{"id":71248,"date":"2026-02-18T11:48:20","date_gmt":"2026-02-18T11:48:20","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/02\/18\/manjani-drejtesia-penale-ne-krize-nuk-mjafton-vetem-rishikimi-i-arrestit-me-burg\/"},"modified":"2026-02-18T11:48:20","modified_gmt":"2026-02-18T11:48:20","slug":"manjani-drejtesia-penale-ne-krize-nuk-mjafton-vetem-rishikimi-i-arrestit-me-burg","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/02\/18\/manjani-drejtesia-penale-ne-krize-nuk-mjafton-vetem-rishikimi-i-arrestit-me-burg\/","title":{"rendered":"Manjani: Drejt\u00ebsia penale n\u00eb kriz\u00eb, nuk mjafton vet\u00ebm rishikimi i arrestit me burg"},"content":{"rendered":"<p>sh-ministri i Drejt\u00ebsis\u00eb, Ylli Manjani, thot\u00eb se problemi i sistemit penal nuk kufizohet m\u00eb vet\u00ebm te masa e arrestit me burg, por te vet\u00eb m\u00ebnyra si funksionon procesi gjyq\u00ebsor. Sipas tij, pranueshm\u00ebria e lart\u00eb e k\u00ebrkesave t\u00eb prokuroris\u00eb nga gjykatat, ve\u00e7an\u00ebrisht nga Gjykata e Posa\u00e7me Kund\u00ebr Korrupsionit dhe Krimit t\u00eb Organizuar, tregon munges\u00eb barazie mes pal\u00ebve dhe cenim t\u00eb gjykimit t\u00eb paansh\u00ebm.<\/p>\n<p>Manjani flet p\u00ebr nj\u00eb sistem ku lirit\u00eb kushtetuese mbeten dyt\u00ebsore dhe k\u00ebrkon reform\u00eb t\u00eb thell\u00eb, duke theksuar se korrigjimi i arrestit me burg nuk mjafton p\u00ebr t\u00eb rikthyer standardet e drejt\u00ebsis\u00eb.<\/p>\n<p>Postimi plot\u00eb i Manjanit:<\/p>\n<p>Tashm\u00eb trajtimi i arrestit me burg nuk mjafton.<br \/>\n*****<br \/>\nNuk \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm arresti me burg problemi i drejt\u00ebsis\u00eb penale t\u00eb sotme. Sigurisht ndihem mir\u00eb q\u00eb m\u00eb n\u00eb fund sot ka edhe t\u00eb tjer\u00eb e madje edhe zyrtar\u00eb q\u00eb e pranojn\u00eb k\u00ebt\u00eb problem, t\u00eb cilin kam t\u00eb pakt\u00ebn 10 vite q\u00eb e them zyrtarisht dhe n\u00eb publik.<\/p>\n<p>Por sot gropat e minuara n\u00eb at\u00eb q\u00eb quhet pro\u00e7es i rregullt jan\u00eb t\u00eb shumta. Nga regjistrimi i pro\u00e7edimit penal me anonimat\u00eb, kall\u00ebzues politik\u00eb e popullor\u00eb dhe, deri n\u00eb vendimin p\u00ebrfundimtar t\u00eb tij ka shum\u00eb pak shance q\u00eb t\u00eb mos shkel\u00ebsh n\u00eb min\u00eb. N\u00eb fund t\u00eb pro\u00e7esit, edhe sikur larg mendsh t\u00eb dal\u00ebsh pa faj, prap del i gjymtuar r\u00ebnd\u00eb.<\/p>\n<p>E gjitha kjo vjen m\u00eb s\u00eb shumti p\u00ebr shkak t\u00eb munges\u00ebs s\u00eb gjykat\u00ebs s\u00eb paan\u00ebshme. Dmth t\u00eb gjykat\u00ebs mbi pal\u00ebt n\u00eb sall\u00ebn e gjyqit. T\u00eb gjykat\u00ebs ku prokurori dhe i pandehuri kan\u00eb t\u00eb nj\u00ebjtat mjete dhe mund\u00ebsi. Asnj\u00ebri t\u00eb mos jet\u00eb m\u00eb i preferuar se tjetri.<\/p>\n<p>Shikoni, sot pranueshm\u00ebria e k\u00ebrkesave t\u00eb prokuroris\u00eb \u00ebsht\u00eb af\u00ebrsisht 80%. GJKKO e ka mbi 90%\u2026. N\u00eb per\u00ebndimin q\u00eb na p\u00eblqen ti referohemi, kur kjo shif\u00ebr e kalon 40%-shin, krijohet shqet\u00ebsim.<\/p>\n<p>Ky nivel i lart\u00eb pranueshm\u00ebrie i k\u00ebrkesave t\u00eb nj\u00ebr\u00ebs pal\u00eb, pra prokuroris\u00eb, e rr\u00ebzon edhe p\u00ebrkufizimim e termit gjykim. Nuk ka gjykim kur gjithmon\u00eb nj\u00ebra pal\u00eb ka t\u00eb drejt\u00eb.<\/p>\n<p>Kur nuk ka gjykim, gjykata ska asnj\u00eb kuptim m\u00eb.<\/p>\n<p>Pse vjen kjo?<\/p>\n<p>Qart\u00ebsisht p\u00ebr dy ar\u00ebsye themelore:<\/p>\n<p>1. Shteti komunist dhe mend\u00ebsia e tij jeton ende n\u00eb memorien ton\u00eb kolektive. N\u00eb at\u00eb shtet, njiheshin vet\u00ebm prokuror\u00ebt. Gjykat\u00ebsit megjithse zgjidheshin, nuk i njihte askush, sepse ata vendosnin \u00e7far\u00eb thoshte prokurori. N\u00ebse dikush vendos t\u00eb kthehet n\u00eb at\u00eb koh\u00eb, pranueshm\u00ebria dhe p\u00eblqyeshm\u00ebria publike mbetet e lart\u00eb.????<\/p>\n<p>2. Me ligj, me praktik\u00eb po e po, prokuror\u00ebt shantazhojn\u00eb gjykat\u00ebsit, n\u00eb em\u00ebr t\u00eb mbrotjes nga korrupsioni. Ky realitet ligkor e praktik i ka lop\u00ebsuar gjykat\u00ebsit t\u00eb cil\u00ebt as lodhen fare t\u00eb d\u00ebgjojn\u00eb an\u00ebn tjet\u00ebr.<\/p>\n<p>Me k\u00ebto gjykata e n\u00eb k\u00ebt\u00eb realitet, ve\u00e7an\u00ebrisht pas reform\u00ebs, paraburgosen, gjykohen e d\u00ebnohen njer\u00ebz me supozime e hamend\u00ebsime.<\/p>\n<p>Nocionet ligjore t\u00eb prov\u00ebs e provueshm\u00ebris\u00eb jan\u00eb n\u00eb nivelin m\u00eb t\u00eb ul\u00ebt q\u00eb kemi patur ndonj\u00ebher\u00eb, krahasuar edhe me vet\u00eb sistemin komunist. Ky i fundit, ka patur probleme me cil\u00ebsin\u00eb e prov\u00ebs por jo me ekzistenc\u00ebn e saj n\u00eb sall\u00ebn e gjyqit t\u00eb pakt\u00ebn.<\/p>\n<p>Barazia para ligjit dhe e mjeteve n\u00eb gjykim jan\u00eb n\u00eb disbalanc\u00eb totale. Disbalanc\u00eb n\u00eb favor t\u00eb \u201caf\u00ebrmendsh\u201d prokuroris\u00eb.<\/p>\n<p>Lirit\u00eb dhe t\u00eb drejtat themelore q\u00eb parashikohen n\u00eb Kushtetut\u00eb jan\u00eb gjithnj\u00eb sekondare n\u00eb gjykimin penal. Jan\u00eb pak ata q\u00eb kan\u00eb \u201cprivilegjin\u201d t\u00eb gjykohen lirit\u00eb e ture n\u00eb gjykime kushtetuese. Akoma m\u00eb pak jan\u00eb ata q\u00eb kan\u00eb \u201czot\u00ebsin\u00eb\u201d t\u00eb fitojn\u00eb lirit\u00eb apo t\u00eb drejt\u00ebn e dhunuar.<\/p>\n<p>E k\u00ebshtu me radh\u00eb, gropa me mina pa fund ka pro\u00e7esi q\u00eb prodhon viktima t\u00eb gjymtuara, t\u00eb cilat u serviren gazetar\u00ebve \u201ct\u00eb privilegjuar\u201d si burime lajmesh p\u00ebr drejt\u00ebsin\u00eb popullore.<\/p>\n<p>Gjyqi popullor \u00ebsht\u00eb akti i fundit i presionit ndaj gjykat\u00ebs, n\u00eb gjith\u00eb zinxhirin e kontrollit t\u00eb vendimmarrjes s\u00eb gjykat\u00ebs.<\/p>\n<p>Kjo e fundit gjykon, jo n\u00eb pak raste, p\u00ebr t\u00eb drejt\u00ebn t\u00ebnde pa pranin\u00eb t\u00ebnde n\u00eb nj\u00eb sall\u00eb gjyqi!!!<\/p>\n<p>Ndaj them se tashm\u00eb zgjidhja e problemit t\u00eb arrestit me burg tashm\u00eb nuk mjafton.<\/p>\n<p>Duhet reform\u00eb e plot\u00eb!<br \/>\n***<br \/>\nNuk kemi p\u00ebrse presim q\u00eb k\u00ebto t\u00eb na i thot\u00eb K\u00ebshilli i Europ\u00ebs apo ndonj\u00eb Ambasad\u00eb. Kur t\u00eb vij\u00eb puna ti thon\u00eb edhe ata, \u00ebsht\u00eb shum\u00eb von\u00eb\u2026.<\/p>\n<p>Na duhen thjesht syt\u00eb n\u00eb ball\u00eb e mend\u2019t\u00eb n\u00eb kok\u00eb.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>sh-ministri i Drejt\u00ebsis\u00eb, Ylli Manjani, thot\u00eb se problemi i sistemit penal nuk kufizohet m\u00eb vet\u00ebm te masa e arrestit me burg, por te vet\u00eb m\u00ebnyra si funksionon procesi gjyq\u00ebsor. Sipas tij, pranueshm\u00ebria e lart\u00eb e k\u00ebrkesave t\u00eb prokuroris\u00eb nga gjykatat, ve\u00e7an\u00ebrisht nga Gjykata e Posa\u00e7me Kund\u00ebr Korrupsionit dhe Krimit t\u00eb Organizuar, tregon munges\u00eb barazie mes [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-71248","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/71248","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=71248"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/71248\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=71248"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=71248"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=71248"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}