{"id":71160,"date":"2026-02-17T22:48:25","date_gmt":"2026-02-17T22:48:25","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/02\/17\/gjyqi-ne-hage-eshte-nje-fiasko-e-madhe-2\/"},"modified":"2026-02-17T22:48:25","modified_gmt":"2026-02-17T22:48:25","slug":"gjyqi-ne-hage-eshte-nje-fiasko-e-madhe-2","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/02\/17\/gjyqi-ne-hage-eshte-nje-fiasko-e-madhe-2\/","title":{"rendered":"Gjyqi n\u00eb Hag\u00eb \u00ebsht\u00eb nj\u00eb fiasko e madhe \u2013"},"content":{"rendered":"<div>\n<p>Nj\u00eb fiasko t\u00eb madhe e ka cil\u00ebsuar ish-diplomati amerikan William Walker, procesin ndaj ish-krer\u00ebve t\u00eb U\u00c7K-s\u00eb n\u00eb Gjykat\u00ebn Nd\u00ebrkomb\u00ebtare n\u00eb Hag\u00eb. N\u00eb nj\u00eb lidhje direkte me A2 CNN, ai tha se, t\u00eb akuzuarit jan\u00eb mbajtur p\u00ebr vite t\u00eb t\u00ebra n\u00eb paraburgim pa prova konkrete dhe pa akses t\u00eb plot\u00eb ndaj mbrojtjes, duke e b\u00ebr\u00eb procesin t\u00eb padrejt\u00eb.<\/p>\n<p><em>\u201cE shoh k\u00ebt\u00eb proces q\u00eb po ndodh n\u00eb Gjykat\u00ebn Nd\u00ebrkomb\u00ebtare n\u00eb Hag\u00eb mbi 10 vite q\u00eb t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb shkelje e s\u00eb drejt\u00ebs. K\u00ebshtu q\u00eb procesi n\u00eb Hag\u00eb p\u00ebr mendimin tim \u00ebsht\u00eb padrejt\u00ebsia q\u00eb rrjedh nga nj\u00eb tentativ\u00eb p\u00ebr t\u00eb kuptuar se \u00e7far\u00eb ka ndodhur dhe kush ka qen\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebs p\u00ebr ato ngjarje. K\u00ebta zot\u00ebrinj, k\u00ebta ish-drejtues t\u00eb U\u00c7K-s\u00eb jan\u00eb akuzuar, jan\u00eb akuza pra p\u00ebr kryerjen e krimeve t\u00eb luft\u00ebs mbas bombardimeve dhe un\u00eb nuk kam par\u00eb prova p\u00ebr k\u00ebt\u00eb gj\u00eb. Kam par\u00eb nj\u00eb proces shum\u00eb t\u00eb gjat\u00eb nga ana ligjore, nj\u00eb gjyq q\u00eb ka ndodhur pra n\u00eb Hag\u00eb 10 vite hetime, kat\u00ebr vite ndalim, paraburgimi i k\u00ebtyre zot\u00ebrinjve, Hashim Tha\u00e7i, zoti Krasniqi dhe zoti Veseli dhe nj\u00eb apo dy t\u00eb tjer\u00eb, jan\u00eb ndaluar pa asnj\u00eb d\u00ebnim q\u00eb p\u00ebr mua \u00ebsht\u00eb thjesht e pad\u00ebgjuar. Nuk kam d\u00ebgjuar kurr\u00eb njer\u00ebz q\u00eb t\u00eb akuzohen p\u00ebr nj\u00eb krim dhe t\u00eb mos provohen fajtor\u00eb dhe t\u00eb mbahen t\u00eb ndaluar pa pasur akses te bota e jashtme p\u00ebr pothuajse kat\u00ebr vite. E shoh t\u00eb gjith\u00eb k\u00ebt\u00eb gjyq si nj\u00eb fiasko t\u00eb madhe\u201d,<\/em> u shpreh ai.<\/p>\n<p>Ai theksoi se krimet e luft\u00ebs n\u00eb Kosov\u00eb, p\u00ebrfshir\u00eb masakr\u00ebn n\u00eb Ra\u00e7ak, ishin kryer nga qeveria serbe dhe zinxhiri i saj komandues, nd\u00ebrsa ish-udh\u00ebheq\u00ebsit e U\u00c7K-s\u00eb nuk kan\u00eb dh\u00ebn\u00eb urdhra p\u00ebr krime.<\/p>\n<p><em>\u201cJu e p\u00ebrshkruat masakr\u00ebn n\u00eb Ra\u00e7ak. Un\u00eb e kam p\u00ebrshkruar si krime lufte. Ishte Slobodan Miloshevi drejtuesi i qeveris\u00eb, drejtuesi i nj\u00eb zinxhiri komande, i cili drejtoi ushtar\u00ebt q\u00eb vran\u00eb fshatar\u00ebt n\u00eb Re\u00e7ak. Ky zinxhir komande ishte i qart\u00eb p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb dhe ende ata nuk kan\u00eb shkuar drejt t\u00eb gjith\u00eb zinxhirit urdh\u00ebrues, p\u00ebr t\u00eb shkuar tek pjes\u00ebmarrja e tyre n\u00eb gjenocidin q\u00eb u zhvillua n\u00eb Kosov\u00eb n\u00eb vitet 1999. Mendoj q\u00eb nga fillimi ajo q\u00eb ndodhi n\u00eb Kosov\u00eb m\u00eb p\u00ebrpara masakr\u00ebs s\u00eb Re\u00e7akut, qeveria n\u00eb Beograd po kryente krime t\u00eb tmerrshme lufte n\u00eb provinc\u00ebn e Kosov\u00ebs. Vazhduan ta b\u00ebnin k\u00ebt\u00eb gj\u00eb deri n\u00eb fushat\u00ebn e bombardimeve t\u00eb NATO-s. Por deri n\u00eb at\u00eb moment qeveria n\u00eb Beograd po kryente krime t\u00eb tmerrshme lufte\u201d,<\/em>\u00a0theksoi ai n\u00eb Off the Record me Andrea Dangllin n\u00eb A2 CNN.<\/p>\n<p>Sipas tij U\u00c7K-ja ishte e decentralizuar, me komand\u00eb rajonale, dhe luftimet kund\u00ebr forcave serbe ishin kryesisht t\u00eb organizuara nga drejtues lokal\u00eb, pa urdhra t\u00eb qendr\u00ebs s\u00eb komand\u00ebs. Sipas Walker, krime kan\u00eb ndodhur pas p\u00ebrfundimit t\u00eb bombardimeve t\u00eb NATO-s, por ato nuk ishin rezultat i urdhrave t\u00eb lider\u00ebve t\u00eb U\u00c7K-s\u00eb.<\/p>\n<p><em>\u201cJam i sigurt q\u00eb kan\u00eb ndodhur gj\u00ebra shum\u00eb t\u00eb k\u00ebqija pas \u00e7lirimit, por nuk ishte n\u00ebn drejtimin, apo urdhrat e U\u00c7K-s\u00eb. Nuk ishin n\u00ebn urdhrat e Hashim Tha\u00e7it, apo t\u00eb Jakup Krasniqit, apo t\u00eb Kadri Veselit apo q\u00eb ishte pjes\u00eb e U\u00c7K-s\u00eb. Po kan\u00eb ndodhur krime, por nuk kishin rezultat i urdhrave q\u00eb vinin nga zinxhiri i komand\u00ebs s\u00eb U\u00c7K-s\u00eb dhe jam i bindur p\u00ebr k\u00ebto. Si\u00e7 e thash\u00eb, forcat e siguris\u00eb n\u00eb Kosov\u00eb kan\u00eb kryer krime t\u00eb tmerrshme lufte n\u00ebn nj\u00eb zinxhir komande shum\u00eb t\u00eb drejtp\u00ebrdrejt\u00eb q\u00eb nga majat e pushtetit deri te drejtuesit e tjer\u00eb dhe ata nuk jan\u00eb ndjekur penalisht p\u00ebr krime lufte edhe sepse ato kan\u00eb qen\u00eb n\u00eb nj\u00eb zinxhir komande t\u00eb drejtp\u00ebrdrejt\u00eb. U\u00c7K-ja nuk e kishte k\u00ebt\u00eb zinxhir komande t\u00eb ngjashme\u201d,<\/em> u shpreh ai n\u00eb A2 CNN.<\/p>\n<p>Ai p\u00ebrshkruan gjithashtu situat\u00ebn e refugjat\u00ebve shqiptar\u00eb q\u00eb u d\u00ebbuan nga Kosova, duke theksuar se qytetar\u00ebt k\u00ebrkonin shpagim p\u00ebr dhun\u00ebn e p\u00ebrjetuar, por kjo nuk lidhej me veprimet e udh\u00ebheq\u00ebsve t\u00eb U\u00c7K-s\u00eb.<\/p>\n<p><em>\u201cJam p\u00ebrpjekur shum\u00eb t\u00eb paraqis veten time si nj\u00eb d\u00ebshmitar p\u00ebr mbrojtjen dhe t\u00eb paraqes kontekstin n\u00eb t\u00eb cilin jetonte Kosova pas p\u00ebrfundimit t\u00eb bombardimeve t\u00eb NATO-s. Un\u00eb kam qen\u00eb n\u00eb Maqedoni dhe kam udh\u00ebtuar dhe n\u00eb Shqip\u00ebri dhe kam vizituar dhe kampet e refugjat\u00ebve, ku kishte qindra mij\u00ebra shqiptar\u00eb q\u00eb ishin d\u00ebbuar brutalisht nga vendi i tyre dhe kishte ndodhur nj\u00eb gjenocid kund\u00ebr tyre dhe kishte shum\u00eb refugjat\u00eb n\u00eb kampe t\u00eb cil\u00ebt kishin d\u00ebgjuar p\u00ebr q\u00eb familjet e tyre ishin vrar\u00eb q\u00eb sht\u00ebpit\u00eb e tyre ishin shkat\u00ebrruara fshatrat e tyre ishin shkat\u00ebrruar grat\u00eb e tyre, grat\u00eb ishin p\u00ebrdhunuar dhe njer\u00ebzit n\u00eb k\u00ebto kampe refugjat\u00ebsh m\u00eb than\u00eb q\u00eb kur ktheheshin n\u00eb Kosov\u00eb do t\u00eb k\u00ebrkonin shpagim p\u00ebr at\u00eb q\u00eb i kishte ndodhur atyre\u201d.<\/em><\/p>\n<p>Sipas tij, v\u00ebmendja duhet t\u00eb p\u00ebrqendrohet tek urdh\u00ebrdh\u00ebn\u00ebsit e krimeve, dhe jo tek U\u00c7K-ja.<\/p>\n<p><em>\u201cDuhet nj\u00eb hetim i thelluar, q\u00eb BE-ja dhe Gjykata e Hag\u00ebs t\u2019i kushtojn\u00eb v\u00ebmendje se cil\u00ebt ishin drejtuesit n\u00eb Beograd q\u00eb kryen k\u00ebto krime dhe dhan\u00eb urdhrat p\u00ebr to, sesa t\u00eb shohin U\u00c7K-n\u00eb,\u201d<\/em>\u00a0u shpreh Walker.<\/p>\n<p>Ai theksoi se ngjarja e Re\u00e7akut ishte nj\u00eb pik\u00eb kthese historike, q\u00eb ndikoi drejtp\u00ebrdrejt n\u00eb zhvillimet e m\u00ebvonshme n\u00eb Kosov\u00eb.<\/p>\n<p><em>\u201cAjo q\u00eb ndodhi pas Re\u00e7akut ndryshoi kursin e historis\u00eb dhe jo fjal\u00ebt e mia. Un\u00eb dola n\u00eb p\u00ebrfundimin se viktimat ishin civil\u00eb, banor\u00eb t\u00eb nj\u00eb fshati t\u00eb vog\u00ebl, q\u00eb ishin marr\u00eb n\u00eb mes t\u00eb nat\u00ebs. Regjimi nuk pati koh\u00eb ta ndryshonte vendngjarjen p\u00ebr ta b\u00ebr\u00eb t\u00eb p\u00ebrputhshme me trillimin e tij,\u201d<\/em>\u00a0deklaroi ai.<\/p>\n<p>Walker foli edhe p\u00ebr mosmarr\u00ebveshjen fillestare me mjeko-ligjoren finlandeze, Helena Ranta, e cila n\u00eb dit\u00ebt e para pas ngjarjes ngurroi ta cil\u00ebsonte masak\u00ebr, dhe se si\u00e7 u raportua n\u00eb shtyp e kishte q\u00eblluar me laps.<\/p>\n<p><em>\u201cDoktoresha Ranta erdhi n\u00eb Kosov\u00eb shum\u00eb dit\u00eb pas masakr\u00ebs. Pat\u00ebm mosmarr\u00ebveshje kur ajo i tha bot\u00ebs se nuk p\u00ebrcaktonte dot se \u00e7far\u00eb kishte ndodhur. M\u00eb von\u00eb, kur doli raporti, aty nuk kund\u00ebrshtohej asgj\u00eb nga p\u00ebrfundimet e mia. Pra, vet\u00ebm n\u00eb dit\u00ebt e para pat\u00ebm mosmarr\u00ebveshje, kur ajo nuk thoshte dot me siguri se \u00e7far\u00eb kishte ndodhur,\u201d<\/em>\u00a0u shpreh ish-diplomati amerikan.<\/p>\n<p>N\u00eb studion e \u201cOff the Record\u201d nga Andrea Danglli, ai tregoi edhe problemet q\u00eb ka patur me z\u00ebvend\u00ebsin e tij, i cili m\u00eb pas u b\u00eb ambasador n\u00eb Serbi.<\/p>\n<p>\u201cMe z\u00ebvend\u00ebsin tim francez kam pasur problem. Ai koordinohej me Beogradin dhe m\u00eb pas u b\u00eb ambasador i Franc\u00ebs n\u00eb Beograd. Ai mendonte q\u00eb un\u00eb po tejkaloja rolin tim duke folur hapur, duke ngritur z\u00ebrin. Ka pasur nj\u00eb incident, kur ai shkoi n\u00eb Paris dhe foli me nj\u00eb gazetar dhe gazetari raportoi se un\u00eb nuk kisha qen\u00eb i sakt\u00eb n\u00eb deklaratat e mia. Kur u kthye n\u00eb Prishtin\u00eb, m\u00eb tha q\u00eb ishte keqinterpretuar nga mediat dhe nuk kishte th\u00ebn\u00eb asgj\u00eb q\u00eb kund\u00ebrshtonte deklaratat e mia\u201d, tha Walker.<\/p>\n<p>\u201cNuk e sqarova kurr\u00eb plot\u00ebsisht n\u00ebse ishte gazetari q\u00eb kishte raportuar gabim apo z\u00ebvend\u00ebsi im q\u00eb kishte b\u00ebr\u00eb deklarat\u00eb t\u00eb till\u00eb, por gjithmon\u00eb kam pasur problem me z\u00ebvend\u00ebsim tim sepse ai mendonte se un\u00eb isha i nj\u00ebansh\u00ebm, por kjo nuk ishte e v\u00ebrtet\u00eb. Ajo q\u00eb thoja un\u00eb ishte e bazuar vet\u00ebm n\u00eb at\u00eb q\u00eb pash\u00eb: pash\u00eb nj\u00eb masak\u00ebr, nj\u00eb krim lufte\u201d, shtoi Walker.<\/p>\n<p>Ai tha se gjyqi ka zgjatur mbi 10 vite dhe \u00ebsht\u00eb shoq\u00ebruar me rotacion t\u00eb shumt\u00eb jurist\u00ebsh, prokuror\u00ebsh dhe gjyqtar\u00ebsh nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb. Sipas tij kushtet komode t\u00eb jetes\u00ebs n\u00eb Hag\u00eb, pagat e larta dhe p\u00ebrfitimet shtes\u00eb mund t\u00eb ken\u00eb ndikuar n\u00eb zvarritjen e procesit, duke shtuar se disa prej zyrtar\u00ebve nuk kan\u00eb pasur interes q\u00eb gjyqi t\u00eb mbyllet shpejt.<\/p>\n<p><em>\u201cGjyqi n\u00eb Hag\u00eb po zhvillohet p\u00ebr 10 vite. Numri i jurist\u00ebve, gjyqtar\u00ebve, prokuror\u00ebve nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb jan\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb dhe kan\u00eb ikur nga Haga mbas nj\u00eb periudhe kohore q\u00eb kan\u00eb qen\u00eb aty. Shum\u00eb prej tyre kan\u00eb qen\u00eb aty n\u00eb k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje p\u00ebr vite me radh\u00eb dhe t\u00eb jetosh n\u00eb Hag\u00eb \u00ebsht\u00eb nj\u00eb vend shum\u00eb komod p\u00ebr t\u00eb jetuar. T\u00eb gjith\u00eb facilitetet e jet\u00ebs moderne jan\u00eb aty. Hotele shum\u00eb t\u00eb mira, restorante shum\u00eb t\u00eb mira, pagat q\u00eb ato marrin jan\u00eb t\u00eb mira. Ka shtesa gjithashtu t\u00eb pag\u00ebs q\u00eb marrin jo t\u00eb gjith\u00eb, por mendoj q\u00eb disa prej tyre nuk do t\u00eb d\u00ebshironin. Nuk kan\u00eb d\u00ebshiruar q\u00eb ky gjyq t\u00eb p\u00ebrfundoj\u00eb, sepse pothuajse nj\u00eb dekad\u00eb e karrier\u00ebs s\u00eb tyre t\u00eb punojn\u00eb n\u00eb Hag\u00eb, t\u00eb marrin pjes\u00eb n\u00eb hetime dhe pastaj ndjekja penale e k\u00ebtyre personave t\u00eb akuzuar. Kan\u00eb jetuar nj\u00eb jet\u00eb shum\u00eb komode dhe m\u00eb vjen shum\u00eb inat kur e mendoj k\u00ebt\u00eb gj\u00eb, por duke pasur parasysh kushtet n\u00eb Hag\u00eb, duke pasur parasysh akomodimin, pagat e mira dhe shtesat dhe t\u00eb jesh nj\u00eb prokuror, apo nj\u00eb gjyqtar n\u00eb Gjykat\u00ebn nd\u00ebrkomb\u00ebtare t\u00eb Hag\u00ebs. Besoj se kjo ka ndikuar gjithashtu n\u00eb koh\u00ebzgjatjen e k\u00ebtij procesi\u201d,<\/em> tha ai n\u00eb A2 CNN.<\/p>\n<p>Duke sjell\u00eb n\u00eb v\u00ebmendje gjyqet e Nuremberg, t\u00eb cilat, sipas tij, p\u00ebrfunduan brenda dy deri n\u00eb tre vite pas Luft\u00ebs s\u00eb Dyt\u00eb Bot\u00ebrore, pavar\u00ebsisht shkall\u00ebs shum\u00eb m\u00eb t\u00eb madhe t\u00eb krimeve, Walker tha se do t\u00eb donte q\u00eb t\u00eb ishte ndjekur i nj\u00ebjti standard edhe n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast.<\/p>\n<p><em>\u201cUn\u00eb kam qen\u00eb nj\u00eb i interesuar, kam pasur me shum\u00eb interes historin\u00eb dhe marr\u00ebdh\u00ebnie nd\u00ebrkomb\u00ebtare t\u00eb viteve t\u00eb fundit t\u00eb viteve 40 kur u zhvillua gjyqi, kur u zhvilluan gjyqet e Nurembergut. Dhe k\u00ebto gjyqe ishin p\u00ebr t\u00eb d\u00ebnuar pra krimet e Luft\u00ebs s\u00eb Dyt\u00eb Bot\u00ebrore dhe kur gjerman\u00ebt dhe t\u00eb tjer\u00eb kryen krime t\u00eb tmerrshme lufte n\u00eb shkall\u00eb t\u00eb paimagjinueshme miliona njer\u00ebz t\u00eb vrar\u00eb si rezultat i krimeve t\u00eb luft\u00ebs dhe gjyqi i Nurembergut zgjati nga 1945 fundi i luft\u00ebs 1948 pra dy deri n\u00eb tre vite, krahasuar me 10 vite n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast, ishte nj\u00eb proces i drejt\u00eb. Shum\u00eb nga t\u00eb pandehurit u gjend\u00ebn t\u00eb pafajsh\u00ebm do t\u00eb doja q\u00eb k\u00ebto standarde t\u00eb sjelljes nga gjykata t\u00eb ishin ndjekur dhe n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast dhe n\u00eb k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje\u201d,<\/em>\u00a0u shpreh ai p\u00ebr Off the Record me Andrea Dangllin n\u00eb A2 CNN.<\/p>\n<p>Walker theksoi se mbajtja e t\u00eb akuzuarve n\u00eb paraburgim p\u00ebr kat\u00ebr vite pa nj\u00eb vendim p\u00ebrfundimtar bie ndesh me parimin baz\u00eb t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb. Sipas tij \u00ebsht\u00eb e padrejt\u00eb q\u00eb t\u00eb akuzuarit kan\u00eb humbur vite t\u00eb t\u00ebra t\u00eb jet\u00ebs larg familjeve t\u00eb tyre pa nj\u00eb vendim t\u00eb form\u00ebs s\u00eb prer\u00eb.<\/p>\n<p><em>\u201cT\u00eb mbash t\u00eb akuzuarit t\u00eb ndaluar n\u00eb paraburgim p\u00ebr kat\u00ebr vite pa pasur akses n\u00eb bot\u00ebn e jashtme, Zotit Tha\u00e7i i \u00ebsht\u00eb dh\u00ebn\u00eb vet\u00ebm nj\u00eb dit\u00eb nga paraburgimi p\u00ebr t\u00eb shkuar n\u00eb vdekjen dhe ceremonin\u00eb funerale t\u00eb babait t\u00eb tij, nj\u00eb dit\u00eb nga kat\u00ebr vite. P\u00ebr mendimin tim, shprehja i pavarur derisa t\u00eb provohesh i fajsh\u00ebm \u00ebsht\u00eb parimi baz\u00eb i drejt\u00ebsis\u00eb, sistemit t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb. K\u00ebto persona deri m\u00eb tani jan\u00eb t\u00eb pafajsh\u00ebm, derisa t\u00eb provohet faj\u00ebsia e tyre dhe gjithsesi ata kan\u00eb humbur kat\u00ebr vite nga jeta e tyre, kat\u00ebr vite larg familjes s\u00eb tyre dhe kjo mendoj \u00ebsht\u00eb nj\u00eb padrejt\u00ebsi e tmerrshme\u201d.<\/em><\/p>\n<p><!-- CONTENT END 2 --><\/p>\n<\/div>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nj\u00eb fiasko t\u00eb madhe e ka cil\u00ebsuar ish-diplomati amerikan William Walker, procesin ndaj ish-krer\u00ebve t\u00eb U\u00c7K-s\u00eb n\u00eb Gjykat\u00ebn Nd\u00ebrkomb\u00ebtare n\u00eb Hag\u00eb. N\u00eb nj\u00eb lidhje direkte me A2 CNN, ai tha se, t\u00eb akuzuarit jan\u00eb mbajtur p\u00ebr vite t\u00eb t\u00ebra n\u00eb paraburgim pa prova konkrete dhe pa akses t\u00eb plot\u00eb ndaj mbrojtjes, duke e b\u00ebr\u00eb procesin [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-71160","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/71160","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=71160"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/71160\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=71160"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=71160"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=71160"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}