{"id":71135,"date":"2026-02-17T19:48:25","date_gmt":"2026-02-17T19:48:25","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/02\/17\/nderroi-emrin-mbolli-dhe-floket-per-ti-shpetuar-atentatit-detaje-nga-ekzekutimi-i-49-vjecarit-ne-koridhalos-2\/"},"modified":"2026-02-17T19:48:25","modified_gmt":"2026-02-17T19:48:25","slug":"nderroi-emrin-mbolli-dhe-floket-per-ti-shpetuar-atentatit-detaje-nga-ekzekutimi-i-49-vjecarit-ne-koridhalos-2","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/02\/17\/nderroi-emrin-mbolli-dhe-floket-per-ti-shpetuar-atentatit-detaje-nga-ekzekutimi-i-49-vjecarit-ne-koridhalos-2\/","title":{"rendered":"Nd\u00ebrroi emrin, mbolli dhe flok\u00ebt p\u00ebr t\u2019i shp\u00ebtuar atentatit\/ Detaje nga ekzekutimi i 49-vje\u00e7arit n\u00eb Koridhalos"},"content":{"rendered":"<p>Emisioni \u201cN\u00eb Sh\u00ebnjest\u00ebr\u201d me autore gazetaren Klodiana Lala, solli k\u00ebt\u00eb t\u00eb mart\u00eb, t\u00eb reja nga hetimi mbi vrasjen e 49-vje\u00e7arit shqiptar Jani Aliaj n\u00eb burgun e Koirdhalos n\u00eb Greqi.<\/p>\n<p>Jani Aliaj, q\u00ebndronte n\u00eb k\u00ebt\u00eb burg prej vitit 2024, por q\u00eb p\u00ebr t\u00eb ishte firmosur nj\u00eb \u2018kontrat\u00eb vdekje\u2019, nga e cila duket se nuk shp\u00ebtoi kurr\u00eb.<\/p>\n<p>\u2018Kontrat\u00eb vdekje\u2019 q\u00eb nuk kishte nj\u00eb dat\u00eb dhe nj\u00eb firm\u00eb n\u00eb fund t\u00eb saj, por q\u00eb ai e dinte shum\u00eb mir\u00eb q\u00eb ekzistonte dhe ekzekutimi i saj do t\u00eb ishte thjesht \u00e7\u00ebshtje kohe.<\/p>\n<p>Ashtu si\u00e7 edhe erdhi m\u00eb dat\u00eb 19 Janar 2026.<\/p>\n<p>Jani Aliaj q\u00eb ishte nj\u00eb personazh po kaq i njohur i krimit n\u00eb Shqip\u00ebri.<\/p>\n<p>Sipas t\u00eb dh\u00ebnave t\u00eb siguruara nga emisioni \u2018N\u00eb Sh\u00ebnjest\u00ebr\u2019, 49 vje\u00e7ari nga Tepelena, Jani Aliaj, kishte p\u00ebrfunduar n\u00eb k\u00ebt\u00eb burg, pas arrestimit t\u00eb tij, mbr\u00ebmjen e vitit t\u00eb ri 2024.<\/p>\n<p>Nata ku ai do t\u00eb duhej t\u00eb festonte vitin e radh\u00ebs n\u00eb arrati, por q\u00eb e kishte gjetur at\u00eb t\u00eb pap\u00ebrgatitur p\u00ebr supriz\u00ebn q\u00eb do i trokiste n\u00eb der\u00eb.<\/p>\n<p>Ku n\u00eb vend t\u00eb babagjysh\u00ebve, ata q\u00eb po i trokisnin n\u00eb port\u00eb p\u00ebr t\u2019i dh\u00ebn\u00eb dhurat\u00ebn e fundvitit, ishin Forcat Speciale t\u00eb Policis\u00eb.<\/p>\n<p>T\u00eb cil\u00ebt kishin koh\u00eb q\u00eb e kishin lokalizuar.<\/p>\n<p>Dhe po prisnin koh\u00ebn e duhur p\u00ebr ta neutralizuar, kjo duke ditur jo vet\u00ebm rrezikshm\u00ebrin\u00eb e tij t\u00eb lart\u00eb si person q\u00eb kishte kryer krime t\u00eb shumta, por edhe aft\u00ebsin\u00eb e tij, se si kishte mundur t\u2019i fshihej p\u00ebr nj\u00eb koh\u00eb t\u00eb gjat\u00eb autoriteteve ligjzbatuese.<\/p>\n<p>Por q\u00eb po k\u00ebshtu kishte ditur m\u00eb s\u00eb miri t\u00eb arratisej nga burgu, si\u00e7 kishte b\u00ebr\u00eb nga ai i Korfuzit, ku ishte izoluar n\u00eb vuajtje t\u00eb d\u00ebnimit me burgim t\u00eb p\u00ebrjetsh\u00ebm p\u00ebr vrasjen e nj\u00eb shqiptaru, si edhe arm\u00ebmbajtje pa leje. Ngjarje k\u00ebto t\u00eb ndodhura n\u00eb Athin\u00eb n\u00eb vitin 2006.<\/p>\n<p>Krime t\u00eb cilat pas arratisjes nga burgu i Korfuzit n\u00eb Greqi, e kishin b\u00ebr\u00eb q\u00eb t\u00eb fshihej n\u00eb Shqip\u00ebri.<\/p>\n<p>K\u00ebtu ku ai ishte p\u00ebrfshi\u00eb n\u00eb dy episode t\u00eb dhunshme me humbje jete. Fillimisht n\u00eb vitin 2015 n\u00eb P\u00ebrmet, ku tentativa p\u00ebr t\u00eb vjedhur nj\u00eb sasi t\u00eb konsiderueshme marijuane, kishte p\u00ebrfunduar me disa t\u00eb plagosur.<\/p>\n<p>Ku Aliaj ishte n\u00eb k\u00ebrkim p\u00ebr tre akuza.<\/p>\n<p>Dhe episodi i dyt\u00eb edhe m\u00eb i r\u00ebnd\u00eb, \u00ebsht\u00eb pik\u00ebrisht ky k\u00ebtu q\u00eb shikoni edhe n\u00eb k\u00ebto pamje filmike.<\/p>\n<p>Ku mbr\u00ebmjen e dat\u00ebs 1 Maj 2016, Jani Aliaj, u fut n\u00eb ambientet e brendshme t\u00eb nj\u00eb lokali n\u00eb ish-Bllok n\u00eb kryeqytet dhe q\u00eblloi me nj\u00eb pistolet\u00eb me mulli p\u00ebr vdekje, me dy plumba n\u00eb kok\u00eb, Elton \u00c7i\u00e7on.<\/p>\n<p>Vrasje p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn u d\u00ebnua n\u00eb munges\u00eb me burgim t\u00eb p\u00ebrjetsh\u00ebm.<\/p>\n<p>Por q\u00eb d\u00ebnimi i tij nuk u ekzekutua kurr\u00eb, pasi menj\u00ebher\u00eb ai u zhduk nga qarkullimi, p\u00ebr t\u2019u zhvendosur mesa duket n\u00eb Greqi.<\/p>\n<p>Aty ku jetoi dhe vazhdoi veprimtarin\u00eb e tij kriminale, deri nat\u00ebn e arrestimit n\u00eb nd\u00ebrrimin e viteve, m\u00eb 31 Dhjetor 2024.<\/p>\n<p>Ku fshihej me identitetin e rrem\u00eb Aleksan Kreshnik.<\/p>\n<p>Nj\u00eb identitet q\u00eb i kishte mund\u00ebsuar p\u00ebr nj\u00eb koh\u00eb t\u00eb gjat\u00eb t\u00eb l\u00ebvizte i lir\u00eb.<\/p>\n<p>Por q\u00eb i kishte dh\u00ebn\u00eb mund\u00ebsin\u00eb t\u00eb nd\u00ebrronte edhe pamjen e tij t\u00eb jashtme.<\/p>\n<p>Si\u00e7 shikohet edhe n\u00eb k\u00ebt\u00eb foto, n\u00eb momentin e arrestimit t\u00eb tij.<\/p>\n<p>Ku ndryshe nga fotot e tjera t\u00eb b\u00ebra tashm\u00eb publike rreth identitetit t\u00eb tij. ai shfaqet me flok\u00eb t\u00eb mbjella, ose me paruke.<\/p>\n<p>Por \u00e7far\u00eb e \u00e7oi drejt ekzekutimit Jani Aliajn?<\/p>\n<p>Kush \u00ebsht\u00eb autori i dyshuar dhe pse hetimet kan\u00eb marr\u00eb nj\u00eb rrjedh\u00eb tjet\u00ebr?<\/p>\n<p>Ngjarje t\u00eb komplikuara por q\u00eb hedhin drit\u00eb mbi nj\u00eb sip\u00ebrmarrje t\u00eb frikshme kriminale, ku protagonist\u00eb jan\u00eb shqiptar\u00eb, t\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb m\u00ebnxyra q\u00eb i kan\u00eb hije vet\u00ebm bot\u00ebs s\u00eb n\u00ebndheshme.<\/p>\n<p>T\u00eb cil\u00ebt kundrejt pages\u00ebs jan\u00eb t\u00eb gatsh\u00ebm t\u00eb mos kursejn\u00eb asnj\u00eb form\u00eb terrori, p\u00ebr t\u00eb arritur q\u00ebllimin e tyre.<\/p>\n<p>Po kaq t\u00eb friksh\u00ebm sa shfaqen edhe vras\u00ebsit n\u00eb burg t\u00eb Jani Aliajt.<\/p>\n<p>Q\u00eb duhet t\u2019ua ket\u00eb b\u00ebr\u00eb aq shum\u00eb borxh, sa ata donin ta hiqnin qafe me \u00e7far\u00ebdo lloj forme, apo mund\u00ebsie q\u00eb mund t\u2019u vinte n\u00eb dor\u00eb.<\/p>\n<p>Vrasje n\u00eb burg e cila fillimisht u ndal te nj\u00eb em\u00ebr.<\/p>\n<p>Nj\u00eb ekzekutor grek me pages\u00eb i d\u00ebnuar me burgim t\u00eb p\u00ebrjetsh\u00ebm i cili qelin\u00eb e tij e kishte ngjitur me at\u00eb t\u00eb Jani Aliaj n\u00eb sektorin nr 3 t\u00eb burgut t\u00eb Koridhalos.<\/p>\n<p>I nj\u00ebjti vras\u00ebs i cili m\u00eb 18 Gusht 2015, kur ishte vet\u00ebm 18 vje\u00e7, kishte vrar\u00eb 47 vje\u00e7arin, shqiptarin nga Gjirokastra, Artur Bashimi.<\/p>\n<p>Bashimi, nj\u00eb ish-i d\u00ebnuar p\u00ebr vjedhje i cili u q\u00ebllua p\u00ebr vdekje me arm\u00eb zjarri n\u00eb Agio Pantaleimona.<\/p>\n<p>Vrasje e cila thuhet se u krye n\u00eb shenj\u00eb hakmarrje, pasi v\u00ebllai i tij Marsel Bashimi ishte p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb krime t\u00eb r\u00ebnda n\u00eb Greqi.<\/p>\n<p>Ku n\u00eb nj\u00ebrin prej tyre kishte bashk\u00ebpunuar edhe me dy personazh\u00eb t\u00eb rreziksh\u00ebm t\u00eb krimit. Konkretisht Bledar Jambellin dhe Kristaq Lecin, t\u00eb dy t\u00eb t\u00eb k\u00ebrkuar ne Shqip\u00ebri p\u00ebr vrasjen e kryekomisarit t\u00eb policis\u00eb, Artan Cuku.<\/p>\n<p>Ngjarje kjo e ndodhur m\u00eb dat\u00eb 8 Gusht 2017, n\u00eb Tiran\u00eb.<\/p>\n<p>Por q\u00eb policia greke dyshoi q\u00eb n\u00eb fillim q\u00eb krimi ishte porositur jasht\u00eb burgut. Dhe vras\u00ebsi ishte p\u00ebrdorur thjesht p\u00ebr t\u00eb kryer vrasjen si\u00e7 ndodh n\u00eb krime t\u00eb tilla, ku t\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb jan\u00eb t\u00eb d\u00ebnuar me burgime t\u00eb p\u00ebrjetshme.<\/p>\n<p>T\u00eb cil\u00ebt duke ditur se asgj\u00eb nuk mund t\u2019u jap\u00eb lirin\u00eb, pranojn\u00eb kundrejt vrasjeve brenda burgjeve, privilegjet q\u00eb mund t\u2019u ofrojn\u00eb porosit\u00ebsit e krimeve.<\/p>\n<p>Jani Aliaj q\u00eb n\u00eb fakt p\u00ebr t\u00eb kjo nuk ishte hera e par\u00eb q\u00eb ishte sh\u00ebnjest\u00ebr e atentateve t\u00eb ngjashme.<\/p>\n<p>Ndaj p\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye, pasi kishte kaluar disa muaj n\u00eb sektorin e burrave n\u00eb burgun e Koridhalos, p\u00ebr \u00e7\u00ebshtje\u00a0 sigurie ai ishte zhvendosur n\u00eb burgun e grave.<\/p>\n<p>Kjo pas dyshimeve dhe sinjalizimeve q\u00eb vinin her\u00ebpashere p\u00ebr atentate ndaj tij.<\/p>\n<p>Informacione t\u00eb cilat i kishte edhe policia greke.<\/p>\n<p>Mediat greke<\/p>\n<p>\u2018Duke pasur parasysh se kishte informacione se kund\u00ebr tij ekzistonte nj\u00eb \u2018kontrat\u00eb vdekje\u2019, pak koh\u00eb m\u00eb par\u00eb ai ishte transferuar n\u00eb burgun e grave, p\u00ebr arsye mbrojtje. Por papritmas, m\u00eb pas ai u vendos pa ndonj\u00eb justifikim q\u00eb t\u00eb transferohej s\u00ebrish n\u00eb burgun e burrave.\u2019<\/p>\n<p>Por n\u00eb fakt d\u00ebrgimi i Jani Aliaj n\u00eb burgun e grave, q\u00eb n\u00eb nj\u00eb situat\u00eb tjet\u00ebr do t\u00eb ishte cil\u00ebsuar si nj\u00eb fyerje p\u00ebr nj\u00eb eksponent t\u00eb krimit t\u00eb rangut t\u00eb tij, n\u00eb fakt do kishte qen\u00eb nj\u00eb shp\u00ebtim p\u00ebr t\u00eb.<\/p>\n<p>Kjo pasi vet\u00ebm dy muaj para se ai t\u00eb q\u00ebllohej me dy goditje vdekjeprur\u00ebse thike n\u00eb qelin\u00eb e tij, ai kishte qen\u00eb pre e nj\u00eb tjet\u00ebr sulmi vrastar ndaj tij n\u00eb burg.<\/p>\n<p>Sulm t\u00eb cilit i shp\u00ebtoi paq.<\/p>\n<p>Por jo aq sa p\u00ebr t\u00eb nd\u00ebrgjegj\u00ebsuar autoritetet e burgut ku ai ndodhej, mbi rrezikun q\u00eb i kanosej jet\u00ebs s\u00eb tij brenda zgavr\u00ebs s\u00eb qelis\u00eb.<\/p>\n<p>Duke e l\u00ebn\u00eb jet\u00ebn e tij n\u00eb m\u00ebshir\u00eb t\u00eb fatit.<\/p>\n<p>Nj\u00eb pik\u00ebpyetje e cila u ngrit edhe nga gazetar\u00ebt grek\u00eb q\u00eb merren me analizimin e ngjarjeve t\u00eb krimit.<\/p>\n<p>Se si \u00ebsht\u00eb e mundur q\u00eb autoritetet n\u00eb burgun e Koridhalos q\u00ebndruan spektatore t\u00eb k\u00ebtij krimi t\u00eb paralajm\u00ebruar dhe nuk vepruan.<\/p>\n<p>Por nd\u00ebrsa n\u00eb fillim emri q\u00eb u p\u00ebrfol si vras\u00ebs n\u00eb qeli i Jani Aliaj ishte ai grekut 28 vje\u00e7ar, t\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb krime t\u00eb ngjashme, shpejt hetimet rrodh\u00ebn n\u00eb nj\u00eb tjet\u00ebr sens.<\/p>\n<p><strong>gijotina.com\/<\/strong><\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/greqi\/\">Nd\u00ebrroi emrin, mbolli dhe flok\u00ebt p\u00ebr t\u2019i shp\u00ebtuar atentatit\/ Detaje nga ekzekutimi i 49-vje\u00e7arit n\u00eb Koridhalos<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/\">GIJOTINA<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Emisioni \u201cN\u00eb Sh\u00ebnjest\u00ebr\u201d me autore gazetaren Klodiana Lala, solli k\u00ebt\u00eb t\u00eb mart\u00eb, t\u00eb reja nga hetimi mbi vrasjen e 49-vje\u00e7arit shqiptar Jani Aliaj n\u00eb burgun e Koirdhalos n\u00eb Greqi. Jani Aliaj, q\u00ebndronte n\u00eb k\u00ebt\u00eb burg prej vitit 2024, por q\u00eb p\u00ebr t\u00eb ishte firmosur nj\u00eb \u2018kontrat\u00eb vdekje\u2019, nga e cila duket se nuk shp\u00ebtoi kurr\u00eb. [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-71135","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/71135","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=71135"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/71135\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=71135"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=71135"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=71135"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}