{"id":71106,"date":"2026-02-17T16:02:43","date_gmt":"2026-02-17T16:02:43","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/02\/17\/shqiptaret-ne-bordin-e-trump-europianet-refuzojne-ftesat-per-ne-washington\/"},"modified":"2026-02-17T16:02:43","modified_gmt":"2026-02-17T16:02:43","slug":"shqiptaret-ne-bordin-e-trump-europianet-refuzojne-ftesat-per-ne-washington","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/02\/17\/shqiptaret-ne-bordin-e-trump-europianet-refuzojne-ftesat-per-ne-washington\/","title":{"rendered":"Shqiptar\u00ebt n\u00eb Bordin e Trump\/ Europian\u00ebt refuzojn\u00eb ftesat p\u00ebr n\u00eb Washington"},"content":{"rendered":"<p>Takimi inaugurues i Bordit t\u00eb Paqes t\u00eb presidentit amerikan Donald Trump do t\u00eb mbahet n\u00eb Washington DC m\u00eb 19 shkurt. Kryeministri i Shqip\u00ebris\u00eb Edi Rama \u00ebsht\u00eb nisur drejt kryeqytetit amerikan p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb pjes\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb mbledhje, ndryshe nga ceremonia e par\u00eb themeluese n\u00eb Davos, ku ai nuk ishte i pranish\u00ebm.<\/p>\n<p>N\u00eb at\u00eb koh\u00eb, Rama deklaroi n\u00eb Parlament se kishte q\u00ebndruar n\u00eb Shqip\u00ebri p\u00ebr t\u00eb pritur Ivanka Trump. <strong>\u201cZgjodha vajz\u00ebn me lejen e babait\u201d<\/strong> u shpreh Rama p\u00ebrball\u00eb akuzave t\u00eb opozit\u00ebs se ai ishte refuzuar n\u00eb themelimin e bordit.<\/p>\n<p>Pritshm\u00ebrit\u00eb e Trump jan\u00eb t\u00eb larta. Presidenti amerikan ka deklaruar se gjat\u00eb takimit do t\u00eb shpall\u00eb pes\u00eb miliard\u00eb dollar\u00eb ndihma t\u00eb premtuara p\u00ebr humanitariz\u00ebm dhe rind\u00ebrtim n\u00eb Gaza. \u201cBordi i Paqes ka potencial t\u00eb pakufizuar,\u201d \u00ebsht\u00eb shprehur ai.<\/p>\n<h3><strong>Shqip\u00ebria dhe Kosova shkojn\u00eb pas SHBA<\/strong><\/h3>\n<p>I ftuar si pjes\u00eb e themelimit zyrtar t\u00eb k\u00ebtij bordi, Rama ka deklaruar n\u00eb podkastin e tij \u201cFlasim\u201d se Shqip\u00ebria do t\u00eb kontribuoj\u00eb me \u201cdinjitetin dhe respektin nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u201d q\u00eb ka fituar, pa paguar para p\u00ebr an\u00ebtar\u00ebsimin dhe p\u00ebr q\u00ebndrimin e p\u00ebrhersh\u00ebm n\u00eb bord. Sipas tij, ftesa \u00ebsht\u00eb d\u00ebrguar personalisht nga presidenti Trump.<\/p>\n<p>Kosova, e p\u00ebrfaq\u00ebsuar nga presidentja Vjosa Osmani, ishte nd\u00ebr shtetet themeluese n\u00eb Davos. Sht\u00ebpia e Bardh\u00eb ka d\u00ebrguar ftesa n\u00eb m\u00eb shum\u00eb se 50 shtete, me mandat trevje\u00e7ar. Pas p\u00ebrfundimit t\u00eb mandatit, vendet mund t\u00eb aplikojn\u00eb p\u00ebr status t\u00eb p\u00ebrhersh\u00ebm, por kjo k\u00ebrkon pages\u00ebn e 1 miliard dollar\u00ebve.<\/p>\n<p>Bordi i Paqes, ku presidenti Trump do t\u00eb luaj\u00eb rol udh\u00ebheq\u00ebs, p\u00ebrfshin nj\u00eb Bord Ekzekutiv me figura si Marco Rubio, Steve Witkoff, Jared Kushner dhe Tony Blair. Nisma paraqitet si nj\u00eb platform\u00eb e re p\u00ebr zgjidhjen nd\u00ebrkomb\u00ebtare t\u00eb konflikteve, me fokus fillestar te Gaza, por europian\u00ebt jan\u00eb dyshues pasi e konsiderojn\u00eb nj\u00eb sfid\u00eb p\u00ebr institucionet e Organizat\u00ebs s\u00eb Kombeve t\u00eb Bashkuara.<\/p>\n<p>Shum\u00eb prej shteteve t\u00eb Bashkimit Europian e kan\u00eb refuzuar Bordin e Paqes, t\u00eb tjera kan\u00eb zgjedhur t\u00eb marrin pjes\u00eb si v\u00ebzhgues.<\/p>\n<p>Sht\u00ebpia e Bardh\u00eb ka konfirmuar se m\u00eb 19 shkurt do t\u00eb marrin pjes\u00eb delegacione nga m\u00eb shum\u00eb se 20 vende, nd\u00ebrsa Trump pritet t\u00eb shpall\u00eb detaje p\u00ebr planin e rind\u00ebrtimit t\u00eb Gaz\u00ebs dhe p\u00ebr nj\u00eb forc\u00eb stabilizuese nd\u00ebrkomb\u00ebtare.<\/p>\n<h2><strong>Europa v\u00ebzhgon nga larg<\/strong><\/h2>\n\n<p>N\u00eb kryeqytetet europiane reagimi ka qen\u00eb i ftoht\u00eb. Vendet kan\u00eb zgjedhur status v\u00ebzhguesi ose, n\u00eb shum\u00eb raste, kan\u00eb shprehur skepticiz\u00ebm t\u00eb hapur. Vet\u00ebm <strong>Hungaria<\/strong>\u00a0dhe <strong>Bullgaria<\/strong> kan\u00eb sinjalizuar se do t\u2019i bashkohen plot\u00ebsisht nism\u00ebs. Italia, Rumania dhe Qipro do t\u00eb marrin pjes\u00eb si v\u00ebzhgues. Disa vende, p\u00ebrfshir\u00eb Danimark\u00ebn, nuk kan\u00eb marr\u00eb fare ftes\u00eb.<\/p>\n<p>Komisioni Europian gjithashtu nuk do t\u00eb b\u00ebhet an\u00ebtar, duke d\u00ebrguar n\u00eb Uashington komisioneren p\u00ebr Mesdheun<strong> Dubravka \u0160uica.<\/strong> \u201cNe nuk po b\u00ebhemi an\u00ebtar\u00eb,\u201d deklaroi z\u00ebdh\u00ebn\u00ebsja kryesore Paula Pinho.<\/p>\n<p>Presidenti i K\u00ebshillit Europian <strong>Ant\u00f3nio Costa ka<\/strong> shprehur rezerva serioze: \u201cNe kemi dyshime serioze p\u00ebr nj\u00eb s\u00ebr\u00eb elementesh n\u00eb kart\u00ebn e bordit lidhur me fush\u00ebveprimin e tij, qeverisjen dhe p\u00ebrputhshm\u00ebrin\u00eb me Kart\u00ebn e OKB-s\u00eb.\u201d<\/p>\n<p>Sh\u00ebrbimi Europian i Veprimit t\u00eb Jasht\u00ebm ka ngritur shqet\u00ebsime t\u00eb ngjashme, duke theksuar se <strong>\u201ckarta \u2026 ngre shqet\u00ebsime n\u00eb raport me parimet kushtetuese t\u00eb BE-s\u00eb.\u201d<\/strong><\/p>\n<p>N\u00eb shum\u00eb kryeqytete \u00ebsht\u00eb theksuar se ekziston tashm\u00eb nj\u00eb organizat\u00eb p\u00ebr trajtimin e konflikteve nd\u00ebrkomb\u00ebtare, Kombet e Bashkuara dhe se krijimi i strukturave paralele mund t\u00eb minoj\u00eb rendin shum\u00ebpal\u00ebsh.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa Shqip\u00ebria ka zgjedhur t\u00eb jet\u00eb n\u00eb tryez\u00eb, pjesa m\u00eb e madhe e Bashkimit Europian duket se po mban distanc\u00eb, duke e trajtuar Bordin e Paqes me kujdes, dyshim dhe, n\u00eb disa raste, refuzim t\u00eb hapur.<\/p>\n<h2><strong>Q\u00ebndrimet e vendeve t\u00eb BE-s\u00eb<\/strong><\/h2>\n\n<p><strong>Austria:<\/strong> Nuk ka gjasa t\u00eb bashkohet. Kancelari austriak Christian Stocker tha se vendi i tij nuk kishte plane p\u00ebr t\u2019u b\u00ebr\u00eb an\u00ebtar. \u201cEkziston tashm\u00eb nj\u00eb organizat\u00eb e krijuar p\u00ebr raste t\u00eb tilla, OKB-ja \u2026 dhe un\u00eb nuk jam n\u00eb favor t\u00eb strukturave paralele\u201d.<\/p>\n<p><strong>Belgjika:<\/strong> Nuk po bashkohet dhe nuk \u00ebsht\u00eb ftuar. Ministri i Jasht\u00ebm Maxime Pr\u00e9vot u detyrua t\u00eb mohoj\u00eb pretendimet nga Sht\u00ebpia e Bardh\u00eb se Belgjika ishte regjistruar muajin e kaluar. Transmetuesi komb\u00ebtar RTBF raportoi se amerikan\u00ebt kishin ngat\u00ebrruar Belgjik\u00ebn me Bjellorusin\u00eb. Belgjika d\u00ebshiron q\u00eb BE-ja t\u00eb arrij\u00eb nj\u00eb q\u00ebndrim t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt p\u00ebr k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje, tha Pr\u00e9vot.<\/p>\n<p><strong>Bullgaria:<\/strong> Po shqyrton an\u00ebtar\u00ebsimin. Kryeministri n\u00eb detyr\u00eb Rossen Jeliazkov u ul pran\u00eb Trump kur nisma u lan\u00e7ua zyrtarisht muajin e kaluar n\u00eb Zvic\u00ebr, por vendimi \u00ebsht\u00eb ende n\u00eb pritje t\u00eb ratifikimit n\u00eb parlament.<\/p>\n<p><strong>Kroacia:<\/strong> Nuk po bashkohet. Si Kryeministri Andrej Plenkovi\u0107 ashtu edhe Presidenti Zoran Milanovi\u0107, zakonisht rival\u00eb politik\u00eb, u shfaq\u00ebn t\u00eb nj\u00eb mendimi n\u00eb refuzimin e ftes\u00ebs.<\/p>\n<p><strong>Qipro:<\/strong> Status v\u00ebzhguesi. Si Athina ashtu edhe Nikozia than\u00eb se kan\u00eb kanale t\u00eb hapura me Izraelin dhe Autoritetin Palestinez.<\/p>\n<p><strong>\u00c7ekia:<\/strong> Nuk ka gjasa t\u00eb bashkohet. Kryeministri Andrej Babi\u0161 tha se Praga d\u00ebshiron t\u00eb koordinohet me vendet e tjera t\u00eb BE-s\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Danimarka:<\/strong> Nuk \u00ebsht\u00eb ftuar. Nd\u00ebrsa marr\u00ebdh\u00ebniet me SHBA-n\u00eb jan\u00eb n\u00eb pik\u00ebn m\u00eb t\u00eb ul\u00ebt pasi Trump ushtroi presion t\u00eb fort\u00eb ndaj Kopenhag\u00ebs dhe Nuuk-ut p\u00ebr t\u00eb hequr dor\u00eb nga Groenlanda, nj\u00eb territor gjysm\u00eb-autonom danez, Danimarka ishte i vetmi vend skandinav q\u00eb nuk mori ftes\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Estonia:<\/strong> Nuk \u00ebsht\u00eb ftuar.<\/p>\n<p><strong>Finlanda:<\/strong> Nuk po bashkohet. Presidenti Alexander Stubb tha se bordi \u201c\u00ebsht\u00eb nj\u00eb nism\u00eb e mir\u00eb\u201d, por shtoi se Finlanda nuk do t\u00eb bashkohet n\u00eb form\u00ebn aktuale. \u201cNe kemi nj\u00eb politik\u00eb t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt europiane dhe do t\u2019i q\u00ebndrojm\u00eb asaj,\u201d i tha ai medias finlandeze Yle muajin e kaluar.<\/p>\n<p><strong>Franca:<\/strong> Nuk po bashkohet. Franca ishte nd\u00ebr vendet e para q\u00eb sinjalizoi se nuk do t\u00eb bashkohej, duke kritikuar mbivendosjen e mundshme me OKB-n\u00eb, papajtueshm\u00ebrin\u00eb me angazhimet e saj nd\u00ebrkomb\u00ebtare dhe zgjerimin e fokusit p\u00ebrtej Gaz\u00ebs.<\/p>\n<p><strong>Gjermania:<\/strong> Nuk ka gjasa t\u00eb bashkohet. Deri tani, qeveria gjermane ka reaguar me kujdes ndaj bordit. Nd\u00ebrsa mb\u00ebshtet n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi p\u00ebrpjekjet p\u00ebr t\u00eb arritur paqe n\u00eb Gaza, Ministri i Jasht\u00ebm Johann Wadephul ka theksuar vazhdimisht se OKB-ja ekziston tashm\u00eb si nj\u00eb trup\u00eb nd\u00ebrkomb\u00ebtare e vendosur p\u00ebr zgjidhjen e konflikteve.<\/p>\n<p><strong>Greqia:<\/strong> Status v\u00ebzhguesi. Greqia fillimisht e kund\u00ebrshtoi bordin, duke k\u00ebmb\u00ebngulur q\u00eb ai t\u00eb kufizohej vet\u00ebm n\u00eb Gaza, nga frika e anashkalimit t\u00eb OKB-s\u00eb dhe sfidave t\u00eb mundshme ndaj q\u00ebndrimit t\u00eb saj n\u00eb mosmarr\u00ebveshjen detare me Turqin\u00eb. Megjithat\u00eb, qeveria greke tha se bordi duhet t\u2019u p\u00ebrmbahet rezolutave t\u00eb K\u00ebshillit t\u00eb Sigurimit t\u00eb OKB-s\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Hungaria:<\/strong> Po bashkohet. Nj\u00eb aleat i ngusht\u00eb i Donald Trump, Kryeministri Viktor Orb\u00e1n tha se vendi i tij do t\u2019i bashkohet nism\u00ebs si nj\u00eb nga an\u00ebtar\u00ebt themelues, \u201csepse Hungaria ka nevoj\u00eb p\u00ebr paqe p\u00ebr t\u00eb vazhduar t\u00eb rritet dhe t\u00eb zhvillohet\u201d.<\/p>\n<p><strong>Irlanda:<\/strong> Nuk po bashkohet. Z\u00ebvend\u00ebskryeministri Simon Harris tha muajin e kaluar se nisma ngre \u201csinjale shum\u00eb serioze alarmi.\u201d \u201c\u00c7do gj\u00eb q\u00eb Putini po konsideron t\u2019i bashkohet dhe q\u00eb ka fjal\u00ebn paqe n\u00eb t\u00eb nuk m\u00eb duket mir\u00eb,\u201d tha ai, sipas transmetuesit vendas RTE.<\/p>\n<p><strong>Italia:<\/strong> Status v\u00ebzhguesi. Ministri i Jasht\u00ebm Ant\u00f3nio Tajani tha se ishte \u201ce p\u00ebrshtatshme\u201d q\u00eb Roma t\u00eb merrte pjes\u00eb si v\u00ebzhguese n\u00eb takimin e par\u00eb t\u00eb enjten, pasi Qipro kishte marr\u00eb nj\u00eb vendim t\u00eb ngjash\u00ebm, duke mbajtur aktualisht presidenc\u00ebn rrotulluese t\u00eb K\u00ebshillit. \u201cNe jemi europian\u00eb dhe, pas k\u00ebtij vendimi, e konsideruam t\u00eb p\u00ebrshtatshme t\u00eb d\u00ebrgojm\u00eb nj\u00eb delegacion si v\u00ebzhgues.\u201d<\/p>\n<p><strong>Letonia:<\/strong> Nuk \u00ebsht\u00eb ftuar.<\/p>\n<p><strong>Lituania:<\/strong> Nuk \u00ebsht\u00eb ftuar dhe nuk do t\u00eb bashkohej.<\/p>\n<p><strong>Luksemburgu:<\/strong> Nuk \u00ebsht\u00eb ftuar dhe nuk do t\u00eb bashkohej. Kryeministri Luc Frieden tha se vendi i tij ndoshta nuk do t\u00eb merrte pjes\u00eb, edhe n\u00ebse do t\u00eb ishte ftuar. Ai vler\u00ebsoi nism\u00ebn p\u00ebr t\u00eb krijuar paqe n\u00eb Gaza, por tha se preferonte organizatat ekzistuese shum\u00ebpal\u00ebshe, si OKB-ja, p\u00ebr t\u2019u marr\u00eb me k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje, sipas medias lokale Paperjam.<\/p>\n<p><strong>Malta:<\/strong> E pavendosur. Kryeministri Robert Abela tha se vendi i tij nuk ishte ftuar zyrtarisht p\u00ebr t\u2019u bashkuar, por qeveria ka marr\u00eb nj\u00eb ftes\u00eb \u201cjoformale\u201d. Abela ka kritikuar gjithashtu formatin e bordit.<\/p>\n<p><strong>Holanda:<\/strong> E ftuar, e paqart\u00eb n\u00ebse do t\u00eb bashkohet. Kryeministri n\u00eb largim Dick Schoof konfirmoi muajin e kaluar se vendi kishte marr\u00eb nj\u00eb ftes\u00eb p\u00ebr t\u2019iu bashkuar nism\u00ebs, por tha se nuk ishte marr\u00eb ende nj\u00eb vendim p\u00ebrfundimtar. Qeveria e re, e udh\u00ebhequr nga Rob Jetten, ende nuk ka b\u00ebr\u00eb ndonj\u00eb njoftim p\u00ebr k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje.<\/p>\n<p><strong>Polonia:<\/strong> Nuk po bashkohet. Nd\u00ebrsa Presidenti Karol Nawrocki, nj\u00eb aleat i partis\u00eb opozitare konservatore Ligj dhe Drejt\u00ebsi dhe i vet\u00eb Trumpit, ka sinjalizuar mb\u00ebshtetje p\u00ebr nism\u00ebn, vendimi p\u00ebrfundimtar i takon qeveris\u00eb. Kryeministri Donald Tusk ka th\u00ebn\u00eb se Polonia nuk do t\u00eb bashkohet \u201cn\u00eb rrethanat aktuale\u201d.<\/p>\n<p><strong>Portugalia:<\/strong> Do t\u00eb bashkohet vet\u00ebm n\u00ebse fokusi mbetet te Gaza. Qeveria nuk e ka pranuar ende ftes\u00ebn, tha Ministri i Jasht\u00ebm Paulo Rangel muajin e kaluar, por vendi do t\u00eb ishte i hapur p\u00ebr t\u2019u bashkuar \u201cn\u00ebse kufizohet n\u00eb Gaza,\u201d sipas medias lokale Publico.<\/p>\n<p><strong>Rumania:<\/strong> Status v\u00ebzhguesi. Presidenti Nicu\u0219or Dan njoftoi t\u00eb h\u00ebn\u00ebn se do t\u00eb marr\u00eb pjes\u00eb n\u00eb takimin n\u00eb Uashington si v\u00ebzhgues.<\/p>\n<p><strong>Sllovakia:<\/strong> Refuzoi. Qeveria e Kryeministrit Robert Fico nuk do ta pranoj\u00eb ftes\u00ebn p\u00ebr t\u2019u bashkuar. Nj\u00eb nga arsyet e p\u00ebrmendura \u00ebsht\u00eb se vendi nuk mund t\u00eb p\u00ebrballoj\u00eb tarif\u00ebn prej 1 miliard dollar\u00ebsh p\u00ebr t\u00eb siguruar an\u00ebtar\u00ebsim t\u00eb p\u00ebrhersh\u00ebm.<\/p>\n<p><strong>Sllovenia:<\/strong> Refuzoi. Kryeministri Robert Golob refuzoi t\u00eb marr\u00eb pjes\u00eb, duke th\u00ebn\u00eb n\u00eb fund t\u00eb janarit se nisma \u201ccenon seriozisht rendin m\u00eb t\u00eb gjer\u00eb nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u201d dhe se mandati i saj, q\u00eb shkon p\u00ebrtej Gaz\u00ebs, \u00ebsht\u00eb tep\u00ebr i gjer\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Spanja:<\/strong> Refuzoi. Kryeministri Pedro S\u00e1nchez tha muajin e kaluar se e refuzonte ofert\u00ebn, megjith\u00ebse vendi i tij \u201ce vler\u00ebson ftes\u00ebn\u201d. Ai e paraqiti vendimin si nj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb p\u00ebr t\u00eb q\u00ebndruar n\u00eb p\u00ebrputhje me \u201cangazhimin e Spanj\u00ebs ndaj rendit shum\u00ebpal\u00ebsh, sistemit t\u00eb OKB-s\u00eb dhe t\u00eb drejt\u00ebs nd\u00ebrkomb\u00ebtare\u201d.<\/p>\n<p><strong>Suedia:<\/strong> Nuk po bashkohet. Kryeministri Ulf Kristersson tha se do t\u00eb koordinohet me vendet e tjera t\u00eb BE-s\u00eb, por vendi i tij nuk do t\u2019i bashkohet nism\u00ebs \u201csi\u00e7 q\u00ebndron aktualisht teksti,\u201d sipas medias suedeze Aftonbladet.<\/p>\n<p><strong>Po Brukseli?<\/strong><\/p>\n<p>Komisioni Europian konfirmoi se Komisionerja p\u00ebr Mesdheun, Dubravka \u0160uica, do t\u00eb udh\u00ebtoj\u00eb n\u00eb Uashington p\u00ebr bisedimet mbi Gaz\u00ebn. <strong>\u201cNe nuk po b\u00ebhemi an\u00ebtar\u00eb,\u201d<\/strong> tha t\u00eb h\u00ebn\u00ebn z\u00ebdh\u00ebn\u00ebsja kryesore Paula Pinho. <strong>\u201c\u0160uica do t\u00eb jet\u00eb atje n\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e saj si komisionere p\u00ebrgjegj\u00ebse p\u00ebr Mesdheun, duke p\u00ebrfaq\u00ebsuar angazhimin ton\u00eb p\u00ebr zbatimin e paqes n\u00eb Gaza.\u201d<\/strong><\/p>\n<p>E pyetur n\u00ebse BE-ja do t\u00eb marr\u00eb pjes\u00eb si \u201cv\u00ebzhguese\u201d, Komisioni refuzoi t\u00eb adoptoj\u00eb k\u00ebt\u00eb term.<\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/lapsi.al\/2026\/02\/17\/shqiptaret-ne-bordin-e-trump-europianet-refuzojne-ftesat-per-ne-washington\/\">Shqiptar\u00ebt n\u00eb Bordin e Trump\/ Europian\u00ebt refuzojn\u00eb ftesat p\u00ebr n\u00eb Washington<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/lapsi.al\/\">Lapsi.al<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Takimi inaugurues i Bordit t\u00eb Paqes t\u00eb presidentit amerikan Donald Trump do t\u00eb mbahet n\u00eb Washington DC m\u00eb 19 shkurt. Kryeministri i Shqip\u00ebris\u00eb Edi Rama \u00ebsht\u00eb nisur drejt kryeqytetit amerikan p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb pjes\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb mbledhje, ndryshe nga ceremonia e par\u00eb themeluese n\u00eb Davos, ku ai nuk ishte i pranish\u00ebm. N\u00eb at\u00eb koh\u00eb, Rama [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":71107,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-71106","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/71106","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=71106"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/71106\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media\/71107"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=71106"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=71106"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=71106"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}