{"id":71095,"date":"2026-02-17T16:48:18","date_gmt":"2026-02-17T16:48:18","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/02\/17\/rama-i-jep-3-kulla-35-kateshe-idajet-ismailajt-prishet-shtepia-e-jetimeve-kush-fshihet-pas-kucukut-2\/"},"modified":"2026-02-17T16:48:18","modified_gmt":"2026-02-17T16:48:18","slug":"rama-i-jep-3-kulla-35-kateshe-idajet-ismailajt-prishet-shtepia-e-jetimeve-kush-fshihet-pas-kucukut-2","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/02\/17\/rama-i-jep-3-kulla-35-kateshe-idajet-ismailajt-prishet-shtepia-e-jetimeve-kush-fshihet-pas-kucukut-2\/","title":{"rendered":"Rama i jep 3 kulla 35-kat\u00ebshe Idajet Ismailajt\/ Prishet Sht\u00ebpia e Jetim\u00ebve. Kush fshihet pas Ku\u00e7ukut? \u2013"},"content":{"rendered":"<div>\n<div class=\"jeg_video_container jeg_video_content\"><\/div>\n<p>Edi Rama i jep oligarkut Idajet Ismailaj 3 kulla 35-kat\u00ebshe n\u00eb truallin e Jetimores s\u00eb Tiran\u00ebs \u201cZyber Hallulli\u201d, nd\u00ebrsa Genc Ku\u00e7ukut i dhuron projektin e nd\u00ebrtimit t\u00eb \u201ckampusit\u201d t\u00eb f\u00ebmij\u00ebve tek \u201cVilat gjermane\u201d.<\/p>\n<p>Ky \u00ebsht\u00eb kulmi i munges\u00ebs s\u00eb ndjeshm\u00ebris\u00eb dhe i hipokrizis\u00eb q\u00eb arrin n\u00eb maj\u00ebn e k\u00ebtyre kullave mbi sht\u00ebpin\u00eb e jetim\u00ebve, q\u00eb po ngre Kryeministri i Socialist\u00ebve. Presupozohej q\u00eb kjo parti t\u00eb mbroj\u00eb shtresat n\u00eb nevoj\u00eb nga pangop\u00ebsia e kapitalizmit t\u00eb eg\u00ebr. N\u00eb fakt, Edi Rama \u00ebsht\u00eb kthyer nj\u00eb nj\u00eb agjent t\u00eb madh imobilar n\u00eb sh\u00ebrbim t\u00eb oligark\u00ebve.<\/p>\n\n<p>\u00a0<\/p>\n<p>Juria e udh\u00ebhequr nga Edi Rama arriti n\u00eb p\u00ebrfundimin se asnj\u00eb projekt-propozim nga 5 grupet finaliste nuk i trajtonte n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb plot\u00ebsisht t\u00eb suksesshme k\u00ebrkesat.<\/p>\n<p>Prezantimet e pes\u00eb projekteve finaliste kishin t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn ide, duke propozuar tri deri n\u00eb kat\u00ebr kulla me lart\u00ebsi deri n\u00eb 45 kate.<\/p>\n\n<p>Trualli i jetimores u trajtua nga t\u00eb gjitha ekipet si nj\u00eb nyje intensive zhvillimi imobiliar, ku dominoi vertikalizimi, densiteti i lart\u00eb dhe funksionet rezidenciale elitare, nd\u00ebrsa hap\u00ebsirat publike mbeten t\u00eb kufizuara.<\/p>\n\n<p>M\u00eb konkretisht, projekti i investimit quhet: Korpusi i Inspektorateve dhe Sht\u00ebpia e re e F\u00ebmij\u00ebve \u201cZyber Hallulli\u201d. Gjat\u00eb konkursit nuk u prezantua asnj\u00eb studim mbi nevoj\u00ebn p\u00ebr zyra nga ky inspektoriat, q\u00eb e b\u00ebn t\u00eb domosdoshme shkuljen e prej aty t\u00eb Sht\u00ebpis\u00eb s\u00eb F\u00ebmij\u00ebs. Aty flitet ve\u00e7 p\u00ebr sip\u00ebrfaqe shfryt\u00ebzimi, ndarje p\u00ebrqindjesh, num\u00ebr kullash, fasada dhe num\u00ebr katesh.<\/p>\n<p>Propozuesi i suksessh\u00ebm \u00ebsht\u00eb shpallur shoq\u00ebria \u201cMOTUS\u201d shpk, me n\u00ebnkontraktor t\u00eb specializuar \u201cAsab\u201d shpk + Son Engineering &amp; Construction + Rojkind Arquitectos S.C + Julian Kasharaj.<\/p>\n<p>\u201cMotus\u201d shpk \u00ebsht\u00eb n\u00eb pron\u00ebsi t\u00eb Idajet Ismailajt, i njohur si nd\u00ebrtuesi i kull\u00ebs mbi \u201cAir Albania\u201d dhe i prishjes s\u00eb monumentit t\u00eb kultur\u00ebs n\u00eb hyrje t\u00eb stadiumit t\u00eb vjet\u00ebr. Ismailajt jan\u00eb pjes\u00eb e rrethit t\u00eb ngusht\u00eb t\u00eb nd\u00ebrtuesve pran\u00eb Edi Ram\u00ebs, me t\u00eb cil\u00ebt po ndan s\u00eb fundmi pasurit\u00eb publike mbi tok\u00eb dhe n\u00ebn tok\u00eb, rersortet, lejet e kullave, kazinot\u00eb, HEC-eve, parqet diellore, naft\u00ebn dhe kromin.<\/p>\n\n<p>Renditja si fitues n\u00eb k\u00ebt\u00eb konkurs u b\u00eb n\u00eb baz\u00eb t\u00eb p\u00ebrqindjes s\u00eb sip\u00ebrfaqjes q\u00eb do t\u00eb nd\u00ebrtohet, t\u00eb ofruar p\u00ebr Korporat\u00ebn, e p\u00ebrllogatitur mbi sip\u00ebrfaqjen totale t\u00eb metrave katror\u00eb t\u00eb kullave.<\/p>\n\n<p>M\u00eb konkretisht, projekti i investimit quhet: Korpusi i Inspektorateve dhe Sht\u00ebpia e re e F\u00ebmij\u00ebve \u201cZyber Hallulli\u201d. Gjat\u00eb konkursit nuk u prezantua asnj\u00eb studim mbi nevoj\u00ebn p\u00ebr zyra nga ky inspektoriat, q\u00eb e b\u00ebn t\u00eb domosdoshme shkuljen e prej aty t\u00eb Sht\u00ebpis\u00eb s\u00eb F\u00ebmij\u00ebs. Aty flitet ve\u00e7 p\u00ebr sip\u00ebrfaqe shfryt\u00ebzimi, ndarje p\u00ebrqindjesh, num\u00ebr kullash, fasada dhe num\u00ebr katesh.<\/p>\n<p>Propozuesi i suksessh\u00ebm \u00ebsht\u00eb shpallur shoq\u00ebria \u201cMOTUS\u201d shpk, me n\u00ebnkontraktor t\u00eb specializuar \u201cAsab\u201d shpk + Son Engineering &amp; Construction + Rojkind Arquitectos S.C + Julian Kasharaj.<\/p>\n\n<p>\u201cMotus\u201d shpk \u00ebsht\u00eb n\u00eb pron\u00ebsi t\u00eb Idajet Ismailajt, i njohur si nd\u00ebrtuesi i kull\u00ebs mbi \u201cAir Albania\u201d dhe i prishjes s\u00eb monumentit t\u00eb kultur\u00ebs n\u00eb hyrje t\u00eb stadiumit t\u00eb vjet\u00ebr. Ismailajt jan\u00eb pjes\u00eb e rrethit t\u00eb ngusht\u00eb t\u00eb nd\u00ebrtuesve pran\u00eb Edi Ram\u00ebs, me t\u00eb cil\u00ebt po ndan s\u00eb fundmi pasurit\u00eb publike mbi tok\u00eb dhe n\u00ebn tok\u00eb, rersortet, lejet e kullave, kazinot\u00eb, HEC-eve, parqet diellore, naft\u00ebn dhe kromin.<\/p>\n<p>Renditja si fitues n\u00eb k\u00ebt\u00eb konkurs u b\u00eb n\u00eb baz\u00eb t\u00eb p\u00ebrqindjes s\u00eb sip\u00ebrfaqjes q\u00eb do t\u00eb nd\u00ebrtohet, t\u00eb ofruar p\u00ebr Korporat\u00ebn, e p\u00ebrllogatitur mbi sip\u00ebrfaqjen totale t\u00eb metrave katror\u00eb t\u00eb kullave.<\/p>\n\n<p>Gurpi i Ismailajve ka ofruar 46 % t\u00eb sip\u00ebrfaqes. N\u00eb vend t\u00eb dyt\u00eb renditet shoq\u00ebria \u201cPROGEEN\u201d me pronar Genc Ku\u00e7ukun, q\u00eb ofron\u00a0 45.5 % \u00a0t\u00eb sip\u00ebrfaqes. N\u00eb vend t\u00eb tret\u00eb ishte kompani \u201cBE-IS\u201dshpk me pronar Hamz Islamaj, q\u00eb propozonte 45 % t\u00eb sip\u00ebrfaqes.<\/p>\n<p>Juria p\u00ebrb\u00ebhej nga Kryeministri Edi Rama, drejtueset e Korporat\u00ebs s\u00eb Investimeve Shqiptare (KISH), Agjencis\u00eb s\u00eb Zhvillimit t\u00eb Territorit dhe Agjencis\u00eb Komb\u00ebtare t\u00eb Planifikimit t\u00eb Territorit, si dhe arkitekt\u00eb nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb. Nuk ishte ftuar askush nga Sht\u00ebpia e F\u00ebmij\u00ebs, po ashtu ishte p\u00ebrjashtuar nga vendimmarrja Bashkia e Tiran\u00ebs.<\/p>\n<p>N\u00eb konkurse t\u00eb m\u00ebparshme bashkia ishte e p\u00ebrfshir\u00eb me pjes\u00ebmarrjen e kryetarit Erion Veliaj, aktualisht n\u00eb paraburgim si i pandehur p\u00ebr akuzat e korrupsionit dhe pastrimit t\u00eb parave.<\/p>\n<p>Thirrja \u201cduo p\u00ebr projekt-propozim dhe investim\u201d, e hapur m\u00eb 15 shtator 2025, parashikonte shp\u00ebrnguljen e Jetimores dhe zyrave t\u00eb sh\u00ebrbimeve t\u00eb pun\u00ebs nga trualli aktual, si dhe nd\u00ebrtimin e nj\u00eb kampusi t\u00eb ri te rruga \u201cGramoz Pashko\u201d, n\u00eb ish-kompleksin rezidencial t\u00eb diplomat\u00ebve t\u00eb Gjermanis\u00eb.<\/p>\n<p>Sipas kushteve, nd\u00ebrtimi i godinave t\u00eb reja p\u00ebr jetimoren dhe zyrat do t\u00eb mbulohet nga investitori privat, nd\u00ebrsa nj\u00eb pjes\u00eb e sip\u00ebrfaqes s\u00eb nd\u00ebrtimit n\u00eb kullat e reja do t\u00eb jepet p\u00ebr p\u00ebrdorim publik.<\/p>\n<p>\u201cQuhet Kor, si z\u00ebri i shum\u00eb njer\u00ebzve\u201d tha gjat\u00eb prezantimit arkitekti meksikan i projektit q\u00eb parashikon tre kulla 20-25-35 kat\u00ebshe t\u00eb lidhura me ura (korridore t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebta) dhe shfryt\u00ebzim maksimal t\u00eb truallit p\u00ebr parking (rreth 3,500 m2). Dy prej kullave parashikohen p\u00ebr rezidenca teksa fasada propozohet t\u00eb jet\u00eb e varur me forma unike t\u00eb \u00e7rregullta.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa pjesa e kampusit t\u00eb ri t\u00eb jetimores iu dha grupit t\u00eb angazhuar nga PROGEEN me pronar Genc Ku\u00e7ukun.<\/p>\n<p><strong>Kush fshihet pas Genc Ku\u00e7ukut?<\/strong><\/p>\n<p>Inxhinieri Ku\u00e7uku e themeloi kompanin\u00eb n\u00eb vitin 2013, pas fitores s\u00eb PS-s\u00eb, me bashk\u00ebshortin e nj\u00eb prokuroreje t\u00eb fuqishme. Nj\u00eb dor\u00eb e pushtetshme e ngriti nga hi\u00e7i dhe e b\u00ebri gati p\u00ebr \u201cbiznes\u201d me kryeministrin Edi Rama. Pra, n\u00eb nivelin e nd\u00ebrtuesit t\u00eb kullave n\u00eb Tiran\u00eb.<\/p>\n<p>Shtylla mb\u00ebshtet\u00ebse e kompanis\u00eb ka qen\u00eb Vangjel Prela, bashk\u00ebshorti e ish-drejtueses s\u00eb Krimeve t\u00eb R\u00ebnda, Donika Prela.<\/p>\n<p>Sipas raportimeve t\u00eb m\u00ebhershme, t\u00eb pakt\u00ebn gjat\u00eb vitit 2019, Vangjel Prela, edhe ai inxhinjer, ka qen\u00eb nj\u00eb nd\u00ebr bashk\u00ebpun\u00ebtor\u00ebt m\u00eb t\u00eb af\u00ebrt t\u00eb pronarit t\u00eb kompanis\u00eb dhe q\u00ebndronte n\u00eb krahun e djatht\u00eb t\u00eb Ku\u00e7ukut n\u00eb renditjen e fotove t\u00eb stafit, n\u00eb nj\u00eb faqe t\u00eb vjet\u00ebr t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb s\u00eb nd\u00ebrtimit.<\/p>\n<p>Problemet me justifikimin e pasuris\u00eb dol\u00ebn n\u00eb drit\u00eb edhe gjat\u00eb procesit t\u00eb vetingut bashk\u00ebshortes s\u00eb tij, prokurores Donika Prela.\u00a0 Kolegji i Posa\u00e7\u00ebm i Apelimit, shkalla e dyt\u00eb e procesit t\u00eb vetingut, shkarkon nga detyra prokuroren Donika Prela, ish-drejtuesen e Prokuroris\u00eb p\u00ebr Krimet e R\u00ebnda. Prela u p\u00ebrball\u00eb me Apelin p\u00ebr shkak se Komisioneri Publik kund\u00ebrshtoi vendimin e KPK p\u00ebr konfirmimin e saj n\u00eb detyr\u00eb.<\/p>\n<p>Ajo u nd\u00ebshkua me largim nga sistemi i drejt\u00ebsis\u00eb p\u00ebr shkak t\u00eb problemeve t\u00eb v\u00ebrejtura n\u00eb pasurit\u00eb e saj. KPA vler\u00ebsoi t\u00eb drejta pretendimet e Komisionerit Publik, sipas t\u00eb cilit Prela nuk justifikonte n\u00eb burime t\u00eb ligjshme disa nga pasurit\u00eb e saj.<\/p>\n\n<p>Pika m\u00eb e lart\u00eb e arritur nga kompania e Ku\u00e7ukut \u00ebsht\u00eb n\u00eb vitin 2023! \u201cPROGEEN\u201d mori kull\u00ebn e kat\u00ebrt n\u00eb Tiran\u00eb, q\u00eb do t\u00eb nd\u00ebrtohet n\u00eb zon\u00ebn e Bulevardit t\u00eb ri. Nj\u00eb projekt me 52 kate n\u00eb total, ajo do t\u00eb zhvillohet nga dy kompani q\u00eb nuk duken se kan\u00eb kapacitet financiar. Megjithat\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri lek\u00ebt gjenden! E para, \u2018Smart Construction Invest\u2019 \u00ebsht\u00eb themeluar vet\u00ebm n\u00eb vitin 2021 me aksioner t\u00eb vet\u00ebm shtetasin Redi Struga. P\u00ebr vitin 2022, kompania deklaron t\u00eb ardhura 28 milion\u00eb lek\u00eb dhe 100 mij\u00eb lek\u00eb kapital, shum\u00ebfish m\u00eb pak se kosto e kull\u00ebs q\u00eb do t\u00eb nd\u00ebrtoj\u00eb.<\/p>\n\n<p>Kompania e dyt\u00eb q\u00eb do t\u00eb marr\u00eb pjes\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb projekt \u00ebsht\u00eb \u201cPROGEEN\u201d me pronar t\u00eb shumic\u00ebs s\u00eb aksioneve dhe administrator inxhienierin Genc Ku\u00e7uku. Pasi e ka nisur me kapital modest, ka arritur t\u00eb ket\u00eb xhiro, 1.2 miliard\u00eb lek\u00eb, por nuk ka kapital p\u00ebr nj\u00eb kull\u00eb t\u00eb till\u00eb.<\/p>\n\n<p>\u201cPROGEEN\u201d shpk kishte filluar rritje t\u00eb shpejt\u00eb qysh nga prej shtatorit 2019, kur \u00ebsht\u00eb\u00a0 \u00ebsht\u00eb e angazhuar n\u00eb kryerjen e nj\u00eb v\u00ebllimi t\u00eb konsideruesh\u00ebm punimesh n\u00eb kantierin e Bank\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb (Ish Hotel Dajti) p\u00ebr nd\u00ebrtimin e godinave t\u00eb reja me punime civile.<\/p>\n<p>Kompania ishte n\u00ebnkontraktuar nga AD-STAR shpk p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb punime tek Hotel Dajti, pasi e kishte fituar tenderin bashk\u00eb me nj\u00eb firm\u00eb italiane t\u00eb falimentuar.<\/p>\n<p>Nj\u00eb vit m\u00eb pas, Fondi Shqiptar i Zhvillimit, i drejtuar nga Dritan Agolli, iu varur drejtp\u00ebrs\u00ebdrejti nga kryeministri Edi Rama, do ta shpallte kompanin\u00eb e Ku\u00e7ukut fituese t\u00eb tenderit p\u00ebr nd\u00ebrtimin e parkimit t\u00eb qytetit t\u00eb Gjirokastr\u00ebs, me fond limit nj\u00eb shif\u00ebr tejet t\u00eb lart\u00eb, rreth 4.2 miliard\u00eb lek\u00eb t\u00eb vjetra, pa TVSH.<\/p>\n<p>Fitues \u00ebsht\u00eb bashkimi i operator\u00ebve \u201cProgeen\u201d dhe \u201cSina\u201d, t\u00eb cil\u00ebt kan\u00eb paraqitur ofert\u00ebn p\u00ebr t\u00eb kryer sh\u00ebrbimin e k\u00ebrkuar p\u00ebr nj\u00eb shum\u00eb prej 2.9 miliard\u00eb lek\u00eb t\u00eb vjetra pa TVSH (rreth 3 milion\u00eb euro, me TVSH).<\/p>\n<p>Pas kull\u00ebs 52 kat\u00ebshe, menj\u00ebher\u00eb qeverisa e ka ndihmuar inxhinierin me nj\u00eb dor\u00eb parash. P\u00ebr Ku\u00e7ukun, drejtori i FSHZH, Agolli ka metod\u00ebn\u00a0 e p\u00ebrjashtimit t\u00eb t\u00eb gjith\u00ebve, p\u00ebrve\u00e7 porosis\u00eb.<\/p>\n<p>Tenderi ka nj\u00eb em\u00ebrtim shum\u00eb t\u00eb gjat\u00eb, q\u00eb tregon edhe nevoj\u00ebn e Agollit p\u00ebr t\u00eb maskuar sa m\u00eb shum\u00eb grop\u00ebn se ku po i \u00e7on 5 miliard\u00eb lek\u00eb. Kontrata ka si objekt \u201cKrijimi i nj\u00eb modeli t\u00eb integruar t\u00eb zhvillimit n\u00eb form\u00ebn e nj\u00eb parku multifunksional me tem\u00ebn e 100 fshatrave: Ferma Didaktike Valias.<\/p>\n<p>Do t\u00eb ishte m\u00eb mir\u00eb t\u00eb quhej \u201crikonstruksion\u201d se sa t\u00eb zbukurohet me terma si \u201cferma didaktike\u201d apo \u201c100 fshatrat\u201d. Kjo e fundit (100 fshatrat) \u00ebsht\u00eb kthyer tashm\u00eb n\u00eb mark\u00eb korrupsioni e Dritan Agollit dhe e kryeministrit Rama.<\/p>\n<p>N\u00eb fund t\u00eb kontrat\u00ebs, pasi t\u00eb jet\u00eb bojatisur ferma, dhe t\u00eb jet\u00eb korrur bari, do t\u00eb kemi k\u00ebt\u00eb pamje 3 D.<\/p>\n<p>P\u00ebr k\u00ebt\u00eb pun\u00eb jan\u00eb v\u00ebn\u00eb n\u00eb loj\u00eb 499,725,589 lek\u00eb pa TVSH. Dhe m\u00eb 16 qershor 2025, \u00ebsht\u00eb mbajtur tenderi ku kan\u00eb marr\u00eb pjes\u00eb 15 operator\u00eb. Megjithat\u00eb, komisioni i Agollit nuk ka lejuar t\u2019i b\u00ebhet konkurrenc\u00eb kompanis\u00eb s\u00eb paracaktuar \u201cPROGEEN\u201d shpk. Fituesi i shpallur\u00a0 nga Agolli m\u00eb 10 korrik 2025. Deri tani nuk \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb asnj\u00eb pun\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb projekt.<\/p>\n\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb Ku\u00e7uku \u00ebsht\u00eb edhe p\u00ebrfituers i projektit t\u00eb kull\u00ebs q\u00eb \u00a0pritet t\u00eb nd\u00ebrtohet mbi truallin dhe godin\u00ebn ekzistuese shtet\u00ebrore, ku sot ndodhet Qendra e Sh\u00ebrbimeve Arsimore dhe m\u00eb par\u00eb kan\u00eb funksionuar Agjencia Telegrafike Shqiptare dhe Ministria e Mjedisit. B\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr nj\u00eb zon\u00eb t\u00eb preferuar, buz\u00eb Lan\u00ebs dhe pran\u00eb Bulevardit \u201cZhan Dark\u201d, shum\u00eb af\u00ebr qendr\u00ebs s\u00eb Tiran\u00ebs.<\/p>\n<p>P\u00ebrve\u00e7 kompanis\u00eb \u201cProgeen\u201d e biznesmenit Genc Ku\u00e7uku, n\u00eb gar\u00eb ishte edhe nj\u00eb kompani tjet\u00ebr, e cila u shpall fituese, por u t\u00ebrhoq pa arritur marr\u00ebveshje me korporat\u00ebn.<\/p>\n<p>Si pasoj\u00eb, projekti i \u00ebsht\u00eb kaluar Progeen-it t\u00eb Ku\u00e7ukut, duke e ulur automatikisht p\u00ebrqindjen e hap\u00ebsir\u00ebs q\u00eb i mbetet shtetit shqiptar nga 46.1 p\u00ebr qind 45 p\u00ebr qind.<\/p>\n<p>N\u00eb gjith\u00eb k\u00ebt\u00eb histori kullash dhe tenderash, Ku\u00e7uku dyshohet t\u00eb jet\u00eb thjesht nj\u00eb em\u00ebr q\u00eb sh\u00ebrben si mask\u00eb publike p\u00ebr qarkullimin e parave t\u00eb korrupsionit.<\/p>\n<p>Nga ana tjet\u00ebr, n\u00eb fjal\u00ebn e tij para konkursit, Kryeministri Edi Rama e paraqiti projektin e kullave si nj\u00eb mund\u00ebsi p\u00ebr krijimin e kushteve m\u00eb t\u00eb mira p\u00ebr f\u00ebmij\u00ebt jetim\u00eb dhe si pjes\u00eb t\u00eb nj\u00eb serie veprash madhore arkitekturore q\u00eb, sipas tij, e kthejn\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb n\u00eb pik\u00eb referimi p\u00ebr arkitekt\u00ebt nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb dhe n\u00eb nj\u00eb \u201cuniversitet t\u00eb hapur\u201d p\u00ebr brezat e rinj.<\/p>\n<p>Gjithsesi t\u00eb tronditur nga hetimet e SPAK, q\u00eb kan\u00eb mb\u00ebrritur n\u00eb paradhom\u00ebn e kryeministrit, sip\u00ebrmar\u00ebsit po tregohen t\u00eb t\u00ebrhequr. Bilanci i korporat\u00ebs n\u00eb konkurset p\u00ebr pronat publike mbetet negativ. N\u00eb m\u00eb shum\u00eb se 16 thirrje t\u00eb hapura prej vitit 2024, nuk \u00ebsht\u00eb njoftuar asnj\u00eb kontrat\u00eb finale e p\u00ebrfunduar, nd\u00ebrsa n\u00eb t\u00eb pakt\u00ebn nj\u00eb rast investitori i shpallur fitues \u00ebsht\u00eb t\u00ebrhequr (Void Tower).<\/p>\n<p><strong>\u201cKorporata\u201d apo \u201cShqip\u00ebria 1 Euro\u201d?<\/strong><\/p>\n<p>AIC \u00ebsht\u00eb nj\u00eb em\u00ebr i ri mbi nj\u00eb iniciativ\u00eb t\u00eb vjet\u00ebr. N\u00eb koh\u00ebn e kryeministrit Berisha, pas privatizimit t\u00eb pronave shtet\u00ebrore me borde kryenin ankande, u instalua iniciativa \u201cShqip\u00ebria 1 Euro\u201d q\u00eb jepte tok\u00ebn p\u00ebr 99 vjet p\u00ebr projekte ekonomike. Tashm\u00eb kryeministri Rama n\u00eb vitin 2019 i ka ndryshuar emrin privatizimeve dhe e ka institucionalizuar me emrin Korporata e Investimeve Shqiptare.<\/p>\n<p>\u201cPallati i Kongreseve\u201d \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nga xhevair\u00ebt m\u00eb t\u00eb shtrenjt\u00eb q\u00eb ka nxjerr\u00eb n\u00eb ankand korporata. Monumenti i kultur\u00ebs n\u00eb pron\u00ebsi t\u00eb Bashkis\u00eb Tiran\u00eb, q\u00eb prej 25 korrikut 2025, me vendim t\u00eb mazhoranc\u00ebs s\u00eb an\u00ebtar\u00ebve socialist\u00eb t\u00eb K\u00ebshillit Bashkiak, i ka kaluar n\u00eb pron\u00ebsi Korporat\u00ebs Shqiptare t\u00eb Investimeve, nj\u00eb shoq\u00ebrie aksionare shtet\u00ebrore q\u00eb ka synim \u2018zhvillimin\u2019 e pronave publike.<\/p>\n<p>E nd\u00ebrtuar n\u00eb vitet e fundit t\u00eb diktatur\u00ebs komuniste p\u00ebr kongreset e ish-Partis\u00eb s\u00eb Pun\u00ebs, kjo nd\u00ebrtes\u00eb ka sh\u00ebrbyer p\u00ebr funksione t\u00eb ndryshme, nga koncertet e panairet deri te organizimi i samiteve nd\u00ebrkomb\u00ebtare. Por fati i saj mbetet tashm\u00eb i paqart\u00eb.<\/p>\n<p>Sipas pak t\u00eb dh\u00ebnave q\u00eb korporata ka b\u00ebr\u00eb publike, m\u00ebsohet se godina do t\u2019i n\u00ebnshtrohet \u2018rikonstruksionit\u2019 dhe se \u2018partneri privat do t\u00eb p\u00ebrfitoj\u00eb pjes\u00ebn p\u00ebrkat\u00ebse t\u00eb zhvillimit\u2019.<\/p>\n<p>Korporata Shqiptare e Investimeve shtyu afatin p\u00ebr aplikimet p\u00ebr projektin e Pallatit t\u00eb Kongreseve nga data 26 janar n\u00eb 16 shkurt 2026.<\/p>\n<p>Sipas dokumenteve, p\u00ebrve\u00e7 nd\u00ebrhyrjes tek Pallati i Kongreseve, objektivi i dyt\u00eb i projektimit \u00ebsht\u00eb nd\u00ebrtimi i nj\u00eb godine t\u00eb re me p\u00ebrdorim t\u00eb p\u00ebrzier, n\u00eb pron\u00ebn p\u00ebr sip\u00ebrmarrje, n\u00eb kufi me Pallatin e Kongreseve.<\/p>\n<p>\u201cDy strukturat duhet t\u00eb funksionojn\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb pavarur, secila me identitetin dhe q\u00ebllimin e vet t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb\u201d, p\u00ebrshkruhet n\u00eb projekt.<\/p>\n<p>Shtyrjet dhe vonesat tregojn\u00eb se projekti ka probleme t\u00eb pazgjidhura, megjithat\u00eb korporata vepron n\u00eb munges\u00eb transparence dhe nuk b\u00ebn asnj\u00eb sqarim p\u00ebr publikun. Edhe \u201cLift Tower\u201d nj\u00eb projekt q\u00eb p\u00ebrfshin nj\u00eb shum\u00ebkat\u00ebsh tek Inxhinieria e Nd\u00ebrtimit nuk u finalizua asnj\u00ebher\u00eb me sukses, pavar\u00ebsisht shpalljes disa her\u00eb.<\/p>\n<p>Po k\u00ebshtu jan\u00eb nj\u00eb seri procedurash t\u00eb tjera q\u00eb mbeten pezull si stadiumet ne disa qytete apo projekte te ve\u00e7ant\u00eb te lidhura me institucione si Biblioteka e re.<\/p>\n<p>I gjith\u00eb procesi i identifikimit t\u00eb pronave kryhet n\u00eb munges\u00eb transparence dhe pa konsultim publik, nd\u00ebrsa nevoja dhe interesi i publikut p\u00ebrcaktohet n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb arbitrare nga nj\u00eb bord drejtues i em\u00ebruar nga ministri i Ekonomis\u00eb dhe drejtoresha ekzekutive e Korporat\u00ebs.<\/p>\n<p>N\u00eb vitet e para t\u00eb funksionimit, aktiviteti i saj u fokusua te projektet n\u00eb fush\u00ebn e energjis\u00eb, si nd\u00ebrtimi i parqeve fotovoltaike, investime turistike n\u00eb zona t\u00eb mbrojtura apo prona t\u00eb ushtris\u00eb, si Baza e Pashalimanit, Parku Komb\u00ebtar i Divjak\u00ebs dhe Karavastas\u00eb, Syri i Kalt\u00ebr n\u00eb Sarand\u00eb. Por fokusi ndryshoi kryek\u00ebput pasi drejtimin e korporat\u00ebs e mori Elira Kokona, nj\u00eb bashk\u00ebpun\u00ebtore e af\u00ebrt e kryeministrit Edi Rama.<\/p>\n<p>N\u00eb plan t\u00eb par\u00eb ka dal\u00eb \u2018rijet\u00ebzimi\u2019 i stadiumeve apo nd\u00ebrtesave t\u00eb tjera publike t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme \u2013 nj\u00eb term q\u00eb n\u00ebnkupton \u2018faljen\u2019 e tok\u00ebs publike p\u00ebrreth tyre, kryesisht n\u00eb zona t\u00eb lakmueshme t\u00eb Tiran\u00ebs, n\u00eb k\u00ebmbim t\u00eb shpenzimeve t\u00eb rikonstruksionit apo metrave katror\u00eb nd\u00ebrtimi p\u00ebr zyra t\u00eb administrat\u00ebs.<\/p>\n<p>M\u00ebnyra se si kjo agjenci po sillet me pron\u00ebn publike rezulton n\u00eb kund\u00ebrshtim me ligjet n\u00eb fuqi q\u00eb mbrojn\u00eb sigurin\u00eb e pron\u00ebs publike.<\/p>\n<p>Nj\u00eb raport auditimi i Kontrollit t\u00eb Lart\u00eb t\u00eb Shtetit (KLSH), q\u00eb mori n\u00eb analiz\u00eb pun\u00ebn e korporat\u00ebs nga krijimi deri n\u00eb vitin 2024, konstatoi konflikte juridike n\u00eb funksionimin e k\u00ebsaj strukture dhe munges\u00eb mekanizmash p\u00ebr monitorimin e efektivitetit t\u00eb procedurave dhe t\u00eb ekzekutimit t\u00eb projekteve. Sipas KLSH-s\u00eb, k\u00ebto \u201cparaqesin nj\u00eb risk t\u00eb lart\u00eb operacional dhe institucional p\u00ebr menaxhimin e pronave shtet\u00ebrore, si dhe nuk garantojn\u00eb sigurin\u00eb e tyre.\u201d<\/p>\n<p>\u201cP\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr, proceset e p\u00ebrcaktuara n\u00eb k\u00ebto akte ligjore nuk jan\u00eb n\u00eb p\u00ebrputhje me legjislacionin shqiptar mbi Prokurimet Publike, por mb\u00ebshteten ekskluzivisht n\u00eb kompetencat dhe procedurat e brendshme t\u00eb AIC-s\u00eb,\u201d v\u00ebren m\u00eb tej KLSH, duke evidentuar se Korporata nuk ka nj\u00eb metodologji standarde p\u00ebr seleksionimin e projekt-ideve.<\/p>\n<p>Edhe n\u00eb aspektin financiar, deri m\u00eb sot, korporata ka qen\u00eb nj\u00eb barr\u00eb p\u00ebr buxhetin e shtetit, duke thithur miliona euro p\u00ebr paga dhe kosto operative pa arritur t\u00eb finalizoj\u00eb projektet p\u00ebr t\u00eb cilat u ngrit.<\/p>\n<p>KLSH v\u00eb n\u00eb dukje gjithashtu munges\u00ebn e stabilitetit financiar dhe konstaton shkelje n\u00eb aktin e dh\u00ebnies s\u00eb nj\u00eb huaje prej 2.2 miliard\u00eb lek\u00ebsh (22 milion\u00eb euro) n\u00eb form\u00eb borxhi p\u00ebr Albcontroll, nj\u00eb tjet\u00ebr shoq\u00ebri aksionare shtet\u00ebrore, e cila gjendet n\u00eb v\u00ebshtir\u00ebsi pasi llogarit\u00eb e saj bankare u bllokuan p\u00ebr llogari t\u00eb biznesmenit italian Becchetti, q\u00eb fitoi nj\u00eb gjyq arbitrazhi me shtetin shqiptar.<\/p>\n<p>N\u00eb fund t\u00eb majit 2024, nj\u00eb vendim i K\u00ebshillit t\u00eb Ministrave transferoi n\u00eb pron\u00ebsi t\u00eb k\u00ebsaj strukture 17 prona publike, t\u00eb cilat m\u00eb par\u00eb i p\u00ebrkisnin ministrive apo agjencive t\u00eb tjera ligjzbatuese, si dhe 8 godina shtet\u00ebrore q\u00eb do t\u00eb ruajn\u00eb funksionin publik, por do t\u2019i n\u00ebnshtrohen projekteve t\u00eb zhvillimit.<\/p>\n<p>Kategorit\u00eb e \u201cprojekteve strategjike\u2019 p\u00ebrfshijn\u00eb edhe parkun teknologjik t\u00eb Durr\u00ebsit, Expo-Albania n\u00eb Tiran\u00eb dhe projekti \u2018Vrina\u201d, i cili parashikon investime n\u00eb fshatin Vrin\u00eb brenda Parkut t\u00eb Butrinit.<\/p>\n<p>Korporata ka krijuar dy entitete n\u00eb var\u00ebsin\u00eb e saj: \u201cAlbanian State Development &amp; Real Estate\u201d, p\u00ebr realizimin e nj\u00eb resorti turistik n\u00eb ishullin e Sazanit \u2013 nj\u00eb projekt i dh\u00ebndrit t\u00eb presidentit amerikan Donald Trump, Jared Kushner \u2013 dhe \u201cDurana Tech Park\u201d, kompania p\u00ebr financimin dhe nd\u00ebrtimin e nj\u00eb parku teknologjik n\u00eb Durr\u00ebs. Ky i fundit \u00ebsht\u00eb pjes\u00eb e skem\u00ebs s\u00eb korrupsionit t\u00eb lidhur me AKSHI-n. N\u00eb hetimet q\u00eb po kryejn\u00eb BKH dhe SPAK, drejtori i licencave t\u00eb basteve dhe i \u201cDurana Tech Park\u201d, Gjergji Taho, rezulton pjes\u00eb e grupit \u201cAgasi\u201d, si orientues i investimeve n\u00eb nd\u00ebrtim, me miliona euro t\u00eb siguruara nga bastet online ilegale, me vler\u00eb rreth 30 milion\u00eb euro n\u00eb vit.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkaq korporata shpik nevoj\u00ebn p\u00ebr zyra pa kryer asnj\u00eb lloj studimi dhe pa ndonj\u00eb k\u00ebrkes\u00eb nga administrata. P\u00ebr shembull Kadastra nuk ka nj\u00eb nevoj\u00eb t\u00eb p\u00ebrligjur p\u00ebr zyra t\u00eb reja, kur sapo ka p\u00ebrfunduar rikonstruksioni i tyre pas d\u00ebmtimeve nga t\u00ebrmeti.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb koriporata e p\u00ebrfshiu n\u00eb planet p\u00ebr kulla.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkaq \u2018rijet\u00ebzimi\u2019 i zonave urbane ekzistuese dhe lista vijon me projekte p\u00ebr disa stadiume, \u201cNiko Dovana\u201d, Durr\u00ebs, \u201cSelman Stermasi\u201d, Tiran\u00eb, \u201cFlamurtari\u201d, Vlor\u00eb, \u201cSk\u00ebnderbeu\u201d, Kor\u00e7\u00eb dhe Pallati i Lojrave me dor\u00eb \u201cAsllan Rusi\u201d.<\/p>\n<p>Projektet p\u00ebr stadiumet parashikojn\u00eb rikonstruksionin e tyre nga privatet n\u00eb k\u00ebmbim t\u00eb tok\u00ebs publike pran\u00eb tyre p\u00ebr nd\u00ebrtime masive kullash dhe nj\u00ebsive t\u00eb sh\u00ebrbimit.<\/p>\n<p>N\u00eb zonat urbane ka nj\u00eb n\u00ebnprojekt me emrin \u2018Cop\u00ebzat\u2019, ku nuk ka t\u00eb dh\u00ebna konkrete p\u00ebr pronat publike q\u00eb do t\u2019u transferohen privat\u00ebve, por sipas Elira Kokon\u00ebs b\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr \u2018cop\u00ebza toke\u2019 shtet\u00ebrore q\u00eb do t\u2019u jepen investitor\u00ebve privat\u00eb sipas k\u00ebrkesave t\u00eb tyre p\u00ebr t\u00eb mos penguar projektet e nisura ngjitur me k\u00ebto toka.<\/p>\n<p>Projektet p\u00ebr bregdetin kan\u00eb rezultuar deri tani me mbylljen e procedurave p\u00ebr vilat qeveritare t\u00eb Velipoj\u00ebs dhe Vlor\u00ebs, ku do t\u00eb nd\u00ebrtohen hotele me 5 yje dhe ku shteti parashikon t\u00eb marr\u00eb n\u00eb k\u00ebmbim \u2018suita\u2019, q\u00eb do t\u00eb p\u00ebrdoren p\u00ebr autoritetet shtet\u00ebrore. Kompanit\u00eb fituese n\u00eb k\u00ebto dy projekte jan\u00eb fituar nga biznesmen\u00eb pran\u00eb qeveris\u00eb, i nj\u00ebjti rreth q\u00eb ka p\u00ebrfituar me ligjin e \u2018investimeve strategjike\u2019.<\/p>\n<p>Nuk ka asnj\u00eb dallim nga m\u00ebnyra se si u veprua me ligjin 7665 t\u00eb vitit 1993, i cili parashikonte dh\u00ebnien me 99 vjet t\u00eb zonave me p\u00ebrpar\u00ebsi turizmin p\u00ebrmes marr\u00ebveshjeve afatgjata me partner\u00eb t\u00eb p\u00ebrzgjedhur, pa gar\u00eb. Ndryshimi i vet\u00ebm \u00ebsht\u00eb se tashm\u00eb po tjet\u00ebrsohen nd\u00ebrtesa dhe troje n\u00eb mes t\u00eb qyteteve me funksione publike.<\/p>\n<p>K\u00ebshtu, n\u00eb k\u00ebt\u00eb nxitim p\u00ebr ngritjen e kullave n\u00eb vend t\u00eb Sht\u00ebpis\u00eb s\u00eb Jetim\u00ebve, nuk ka nj\u00eb plan se ku do t\u00eb p\u00ebrfundojn\u00eb k\u00ebta f\u00ebmij\u00eb derisa t\u00eb ngrihet \u201ckampusi\u201d i tyre. Edi Rama e ka treguar publikisht se nuk e mban e fjal\u00ebn. Kujtoni si u zhduk kinema \u201cRepublika\u201d. Edi Rama n\u00eb at\u00eb koh\u00eb dha leje p\u00ebr nj\u00eb pallat dhe premtoi se kinemaja do t\u00eb b\u00ebhej e re n\u00eb katin e par\u00eb. Nuk \u00ebsht\u00eb \u00e7udi q\u00eb jetim\u00ebt t\u00eb mbeten pa streh\u00eb ose t\u00eb p\u00ebrfundojn\u00eb n\u00eb ndonj\u00eb konvikt t\u00eb mbetur bosh.<\/p>\n<p><strong>gijotina.com\/<\/strong><\/p>\n<p>\u00a0<\/p>\n<p>\u00a0<\/p>\n<p><!-- CONTENT END 2 --><\/p>\n<\/div>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Edi Rama i jep oligarkut Idajet Ismailaj 3 kulla 35-kat\u00ebshe n\u00eb truallin e Jetimores s\u00eb Tiran\u00ebs \u201cZyber Hallulli\u201d, nd\u00ebrsa Genc Ku\u00e7ukut i dhuron projektin e nd\u00ebrtimit t\u00eb \u201ckampusit\u201d t\u00eb f\u00ebmij\u00ebve tek \u201cVilat gjermane\u201d. Ky \u00ebsht\u00eb kulmi i munges\u00ebs s\u00eb ndjeshm\u00ebris\u00eb dhe i hipokrizis\u00eb q\u00eb arrin n\u00eb maj\u00ebn e k\u00ebtyre kullave mbi sht\u00ebpin\u00eb e jetim\u00ebve, q\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-71095","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/71095","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=71095"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/71095\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=71095"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=71095"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=71095"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}