{"id":71046,"date":"2026-02-17T12:02:57","date_gmt":"2026-02-17T12:02:57","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/02\/17\/dw-impiantet-e-prishura-dhe-dete-te-ndotura-shqiperia-e-fundit-ne-cilesine-e-ujit\/"},"modified":"2026-02-17T12:02:57","modified_gmt":"2026-02-17T12:02:57","slug":"dw-impiantet-e-prishura-dhe-dete-te-ndotura-shqiperia-e-fundit-ne-cilesine-e-ujit","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/02\/17\/dw-impiantet-e-prishura-dhe-dete-te-ndotura-shqiperia-e-fundit-ne-cilesine-e-ujit\/","title":{"rendered":"DW: Impiantet e prishura dhe dete t\u00eb ndotura, Shqip\u00ebria e fundit n\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e ujit"},"content":{"rendered":"<p>Trajtimi i uj\u00ebrave urbane duhet t\u00eb jet\u00eb funksion publik, i centralizuar dhe i monitoruar. Fragmentimi i tij n\u00eb qindra impiante individuale rrit rrezikun e ndotjes s\u00eb heshtur.<\/p>\n<p><strong>DEUTSCHE WELLE<\/strong><\/p>\n<p>N\u00eb fund t\u00eb vitit 2023, Shqip\u00ebria u zgjua n\u00eb \u201cemergjenc\u00eb mjedisore\u201d. Qeveria paralajm\u00ebroi se uj\u00ebrat p\u00ebrgjat\u00eb bregdetit po ndoteshin n\u00eb nivele alarmante, duke k\u00ebrc\u00ebnuar sh\u00ebndetin publik dhe imazhin turistik t\u00eb vendit.<\/p>\n<p>Zgjidhja u shpall e shpejt\u00eb dhe e prer\u00eb: nj\u00eb akti normativ si nd\u00ebrhyrje urgjente p\u00ebr t\u00eb ndalur ndotjen e bregdetit. Por nd\u00ebrsa emergjenca u shpall n\u00eb em\u00ebr t\u00eb mjedisit, pasojat ran\u00eb diku tjet\u00ebr.<\/p>\n<p>Vet\u00ebm pak jav\u00eb m\u00eb von\u00eb, nj\u00eb udh\u00ebzim i p\u00ebrbashk\u00ebt i dy ministrive, asaj t\u00eb Infrastruktur\u00ebs dhe e Energjis\u00eb dhe t\u00eb Ministris\u00eb s\u00eb Turizmit dhe t\u00eb Mjedisit, i detyroi operator\u00ebt turistik\u00eb p\u00ebrgjat\u00eb vij\u00ebs bregdetare t\u00eb instalojn\u00eb impiante private p\u00ebr trajtimin e uj\u00ebrave t\u00eb ndotura, edhe kur k\u00ebto biznese ishin t\u00eb lidhura me rrjetin publik t\u00eb uj\u00ebsjell\u00ebs-kanalizimeve dhe paguanin rregullisht p\u00ebr k\u00ebt\u00eb sh\u00ebrbim. Kostoja e imponuar varionte nga 40 mij\u00eb deri n\u00eb 150 mij\u00eb euro p\u00ebr subjekt, nj\u00eb barr\u00eb e pap\u00ebrballueshme p\u00ebr shum\u00eb operator\u00eb t\u00eb vegj\u00ebl dhe t\u00eb mes\u00ebm.<\/p>\n<p><strong>Kontrolle masive dhe gjoba n\u00eb kulmin e sezonit turistik<\/strong><\/p>\n<p>\u201cInspektor\u00ebt e task-forc\u00ebs nis\u00ebn kontrollet masive n\u00eb kulmin e sezonit turistik. Ata vendos\u00ebn gjoba selektive, shpesh pa dh\u00ebn\u00eb shpjegime t\u00eb qarta\u201d \u2013 tregon pronari i nj\u00eb hoteli t\u00eb vog\u00ebl n\u00eb jug, i cili nuk d\u00ebshiron t\u00eb identifikohet.<\/p>\n<p>Dhjet\u00ebra biznese u gjend\u00ebn k\u00ebsisoj p\u00ebrball\u00eb dy zgjedhjeve: t\u00eb investonin urgjentisht n\u00eb impiante private ose t\u00eb p\u00ebrballeshin me penalitete q\u00eb rrezikonin mbylljen e aktivitetit. Dhe nd\u00ebrsa narrativa zyrtare ishte e qart\u00eb: kush kund\u00ebrshton mas\u00ebn, kund\u00ebrshton mbrojtjen e mjedisit, praktika e zbatimit n\u00eb terren tregon nj\u00eb realitet tjet\u00ebr. N\u00ebnflamurin e mbrojtjes s\u00eb mjedisit u nd\u00ebrtua nj\u00eb mekaniz\u00ebm zhvat\u00ebs parash nga xhepi i shum\u00eb bizneseve turistike, q\u00eb t\u00eb shkonin n\u00eb xhepin e vet\u00ebm pak firmave q\u00eb tregtojn\u00eb impiante p\u00ebr trajtimin e uj\u00ebrave t\u00eb ndotura. Dhe \u201cemergjenca mjedisore\u201d filloi t\u00eb marr\u00eb form\u00ebn e nj\u00eb krize tjet\u00ebr: ekonomike dhe ligjore p\u00ebr mij\u00ebra operator\u00eb.<\/p>\n<p>Sipas t\u00eb dh\u00ebnave t\u00eb hapura q\u00eb prej miratimit t\u00eb aktit normativ p\u00ebr mbrojtjen e uj\u00ebrave nga ndotjet e subjekteve n\u00eb fund t\u00eb vitit 2023 deri n\u00eb gusht t\u00eb vitit 2025 jan\u00eb v\u00ebn\u00eb gjithsej 115 masa administrative, nd\u00ebrsa tregu i impianteve private lul\u00ebzoi me shpejt\u00ebsi t\u00eb dyshimt\u00eb.<\/p>\n<p>Shum\u00eb prej bizneseve turistike ju drejtuan gjykatave, sepse ishin gjobitur edhe pse disa syresh kishin kontrata me operator\u00eb privat\u00eb p\u00ebr vendosjen e impianteve, apo dhe me nd\u00ebrmarrjen e uj\u00ebsjell\u00ebs-kanalizimeve p\u00ebr p\u00ebrpunimin e uj\u00ebrave t\u00eb ndotura.<\/p>\n<p><strong>Trajtimi i uj\u00ebrave urbane jo n\u00eb p\u00ebrputhje me standardet europiane<\/strong><\/p>\n<p>Ekspert\u00ebt mjedisor\u00eb paralajm\u00ebruan se modeli i imponuar nuk p\u00ebrputhej me standardet europiane. Trajtimi i uj\u00ebrave urbane, sipas legjislacionit t\u00eb BE-s\u00eb dhe praktikave t\u00eb konsoliduara, \u00ebsht\u00eb funksion publik, i centralizuar dhe i monitoruar. Fragmentimi i tij n\u00eb qindra impiante individuale jo vet\u00ebm q\u00eb nuk garanton p\u00ebrmir\u00ebsim t\u00eb cil\u00ebsis\u00eb s\u00eb ujit, por rrit rrezikun e ndotjes s\u00eb heshtur dhe e b\u00ebn kontrollin institucional pothuajse t\u00eb pamundur \u2013 thot\u00eb Olsi Nika nga organizata Eco Albania.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb ndot\u00ebsit kryesor\u00eb t\u00eb uj\u00ebrave, shkarkimet urbane t\u00eb patrajtuara, impiantet publike jofunksionale dhe ndotja industriale, mbet\u00ebn jasht\u00eb fokusit t\u00eb emergjenc\u00ebs. N\u00eb vend q\u00eb t\u00eb investohej n\u00eb riparimin dhe nd\u00ebrtimin e impianteve publike, barra u zhvendos te nj\u00eb kategori e caktuar biznesesh, kryesisht ato bregdetare.<\/p>\n<p>Uj\u00ebrat e ndotura nuk njohin kufij administrativ\u00eb apo sezonal\u00eb. Ato mblidhen n\u00eb rrjetet urbane, p\u00ebrshkojn\u00eb pellgjet lumore dhe derdhen n\u00eb det, pavar\u00ebsisht origjin\u00ebs s\u00eb tyre. Sipas mendimit te ekspert\u00ebve fakti q\u00eb masat nuk u mor\u00ebn me ndotjen urbane n\u00eb brend\u00ebsi t\u00eb territorit te vendit, as me shkarkimet industriale apo funksionimin e UK-ve joefikase, t\u00eb b\u00ebn t\u00eb mendosh se q\u00ebllimi nuk ka qen\u00eb pastrimi sistemik i uj\u00ebrave, por vendosja e nj\u00eb barre t\u00eb drejtp\u00ebrdrejt\u00eb mbi nj\u00eb kategori t\u00eb caktuar biznesesh.<\/p>\n<p>Po ashtu ekspert\u00ebt mjedisor\u00eb theksojn\u00eb se decentralizimi i trajtimit t\u00eb uj\u00ebrave p\u00ebrmes impianteve individuale rrit rrezikun e mosfunksionimit, e b\u00ebn monitorimin institucional praktikisht t\u00eb pamundur dhe krijon nj\u00eb efekt kumulativ ndotjeje, q\u00eb n\u00eb shum\u00eb raste mund t\u00eb jet\u00eb m\u00eb i d\u00ebmsh\u00ebm se sistemi ekzistues publik.<\/p>\n<p><strong>R\u00ebnie e investimeve p\u00ebr impiantet e trajtimit t\u00eb uj\u00ebrave t\u00eb ndotura<\/strong><\/p>\n<p>N\u00eb vitin 2023, kur u iniciua nisma e qeveris\u00eb q\u00eb ia kalonte barr\u00ebn sektorit privat p\u00ebr trajtimin e uj\u00ebrave t\u00eb ndotura, Shqip\u00ebria u promovua si nj\u00eb histori suksesi turistik me mbi 9 milion\u00eb vizitor\u00eb, ndon\u00ebse cil\u00ebsia e uj\u00ebrave t\u00eb larjes arriti nivelin m\u00eb t\u00eb keq n\u00eb dekad\u00ebn e fundit. Sipas nj\u00eb raporti t\u00eb Kontrollit t\u00eb Lart\u00eb t\u00eb Shtetit investimet n\u00eb impiantet e trajtimit t\u00eb uj\u00ebrave t\u00eb ndotura urbane kan\u00eb ardhur n\u00eb r\u00ebnie nga viti n\u00eb vit, nd\u00ebrsa fondet publike jan\u00eb p\u00ebrdorur kryesisht p\u00ebr t\u00eb mbajtur n\u00eb funksion impiantet ekzistuese, jo p\u00ebr t\u00eb nd\u00ebrtuar kapacitete t\u00eb reja.<\/p>\n<p><strong>Impianti i trajtimit t\u00eb uj\u00ebrave t\u00eb ndotura n\u00eb Kashar<\/strong><\/p>\n<p>Sipas kuadrit ligjor ekzistues trajtimi i uj\u00ebrave urbane \u00ebsht\u00eb funksion publik, q\u00eb realizohet nga shoq\u00ebrit\u00eb e uj\u00ebsjell\u00ebs-kanalizimeve n\u00eb var\u00ebsi t\u00eb bashkive. Vet\u00eb materiali shpjegues i Aktit Normativ nr. 8\/2023 e pranon qart\u00eb se problemi kryesor lidhet me zonat: \u201cq\u00eb mbulohen pjes\u00ebrisht me rrjet kanalizimesh\u201d dhe ku subjektet \u201cp\u00ebrdorin zgjidhje t\u00eb pap\u00ebrshtatshme individuale, si gropat septike\u201d.<\/p>\n<p>Qeveria shqiptare ka investuar mbi 112 milion\u00eb euro p\u00ebr nd\u00ebrtimin e impianteve t\u00eb trajtimit t\u00eb uj\u00ebrave t\u00eb ndotura, nd\u00ebrsa 100 milion\u00eb t\u00eb tjera jan\u00eb shpenzuar p\u00ebr nj\u00eb impiant q\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb funksional, si ai i Kasharit.<\/p>\n<p>N\u00eb raportin e fundit t\u00eb Agjencis\u00eb Evropiane t\u00eb Mjedisit (EEA) t\u00eb qershorit 2025) e cila monitoron uj\u00ebrat natyrore \u2013 bregdetare, liqenore dhe lumore \u2013 Shqip\u00ebria rendiet n\u00eb fund t\u00eb list\u00ebs. Vet\u00ebm 41.2 p\u00ebrqind e 119 uj\u00ebrave t\u00eb analizuara t\u00eb deteve, t\u00eb liqeneve apo t\u00eb lumenjve n\u00eb Shqip\u00ebri mor\u00ebn \u201cnot\u00eb kaluese\u201d nga EUA. \/DW<\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/lapsi.al\/2026\/02\/17\/dw-impiantet-e-prishura-dhe-dete-te-ndotura-shqiperia-e-fundit-ne-cilesine-e-ujit\/\">DW: Impiantet e prishura dhe dete t\u00eb ndotura, Shqip\u00ebria e fundit n\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e ujit<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/lapsi.al\/\">Lapsi.al<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Trajtimi i uj\u00ebrave urbane duhet t\u00eb jet\u00eb funksion publik, i centralizuar dhe i monitoruar. Fragmentimi i tij n\u00eb qindra impiante individuale rrit rrezikun e ndotjes s\u00eb heshtur. DEUTSCHE WELLE N\u00eb fund t\u00eb vitit 2023, Shqip\u00ebria u zgjua n\u00eb \u201cemergjenc\u00eb mjedisore\u201d. Qeveria paralajm\u00ebroi se uj\u00ebrat p\u00ebrgjat\u00eb bregdetit po ndoteshin n\u00eb nivele alarmante, duke k\u00ebrc\u00ebnuar sh\u00ebndetin publik [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-71046","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/71046","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=71046"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/71046\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=71046"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=71046"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=71046"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}