{"id":70954,"date":"2026-02-17T07:48:37","date_gmt":"2026-02-17T07:48:37","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/02\/17\/saktesimi-i-pezullimit-ka-kuptim-vetem-per-ministrat\/"},"modified":"2026-02-17T07:48:37","modified_gmt":"2026-02-17T07:48:37","slug":"saktesimi-i-pezullimit-ka-kuptim-vetem-per-ministrat","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/02\/17\/saktesimi-i-pezullimit-ka-kuptim-vetem-per-ministrat\/","title":{"rendered":"Sakt\u00ebsimi i \u201cpezullimit\u201d ka kuptim vet\u00ebm p\u00ebr ministrat"},"content":{"rendered":"<p><em><strong>Nga Mero Baze<\/strong><\/em><\/p>\n<p>Debati mbi ndryshimet ligjore q\u00eb ndalojn\u00eb nd\u00ebrfutjen e pushtetit gjyq\u00ebsor n\u00eb pushtetet e tjera n\u00eb vend lindi nga pezullimi i Belinda Ballukut si an\u00ebtare e qeveris\u00eb. I gjith\u00eb debati madje zhvillohej \u201cn\u00eb tehun e briskut\u201d, duke marr\u00eb t\u00eb mir\u00ebqen\u00eb q\u00eb meq\u00eb an\u00ebtari i qeveris\u00eb g\u00ebzon imunitetin e deputetit, nuk mund t\u00eb pezullohet.<\/p>\n<p>P\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye nd\u00ebrhyrja n\u00eb nenin 242, paragrafi 2, t\u00eb Kodit t\u00eb Procedur\u00ebs Penale, i cili u garanton imunitetin t\u00eb zgjedhurve edhe p\u00ebr ministrin, p\u00ebr ta sakt\u00ebsuar k\u00ebt\u00eb ka kuptim vet\u00ebm p\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn lindi debati. Nj\u00eb dit\u00eb pas vendimit t\u00eb Gjykat\u00ebs Kushtetuese e kam th\u00ebn\u00eb publikisht se kjo k\u00ebrkon t\u00eb sakt\u00ebsohet procedura n\u00eb nenin e Kodit t\u00eb Procedur\u00ebs Penale.<\/p>\n<p>Pra q\u00eb n\u00eb Kodin e Procedur\u00ebs Penale kjo gj\u00eb t\u00eb mos lihet me n\u00ebnkuptim, por t\u00eb sakt\u00ebsohet.<\/p>\n<p>Propozimi i sot\u00ebm i lexuar nga Ulsi Manja e zhb\u00ebn arsyen p\u00ebrse ka nisur kjo nism\u00eb, duke u zgjeruar edhe me institucione t\u00eb tjera si Kontrolli i Shtetit, Avokati i Popullit, Gjykata Kushtetuese etj.<\/p>\n<p>K\u00ebtu pastaj nuk jemi m\u00eb n\u00eb debatin q\u00eb prodhoi Gjykata Kushtetuese me mosmarrjen e vendimit, por n\u00eb hallet q\u00eb mund t\u00eb ken\u00eb institucionet tona n\u00eb t\u00eb ardhmen nga masa t\u00eb ngjashme. Kjo i ngjan Reform\u00ebs n\u00eb Drejt\u00ebsi q\u00eb nis t\u00eb nd\u00ebrtoj\u00eb nj\u00eb k\u00ebshtjell\u00eb dhe murator\u00ebt kan\u00eb parasysh si t\u00eb gjejn\u00eb nj\u00eb qoshe p\u00ebr vete duke rr\u00ebzuar gjith\u00eb k\u00ebshtjell\u00ebn.<\/p>\n<p>Po t\u2019i shtosh k\u00ebsaj historie dhe sulmet spekulative t\u00eb opozit\u00ebs q\u00eb mbrojn\u00eb t\u00eb kund\u00ebrt\u00ebn e problemit real q\u00eb \u00ebsht\u00eb, situata b\u00ebhet edhe m\u00eb konfuze.<\/p>\n<p>Dometh\u00ebn\u00eb, po t\u00eb d\u00ebgjosh k\u00ebta t\u00eb Berish\u00ebs, jan\u00eb duke th\u00ebn\u00eb q\u00eb Edi Rama po b\u00ebn nj\u00eb ndryshim ligjor p\u00ebr t\u00eb mbrojtur veten nga drejt\u00ebsia. N\u00eb fakt Edi Rama \u00ebsht\u00eb i mbrojtur, por duhet t\u00eb sakt\u00ebsoj\u00eb q\u00eb edhe ministrat jan\u00eb t\u00eb mbrojtur nga pezullimi me urdh\u00ebr t\u00eb SPAK. E theksoj: nga pezullimi, jo nga hetimi dhe gjykimi, se at\u00eb s\u2019e ndal kush.<\/p>\n<p>K\u00ebta nuk ankohen q\u00eb propozimi ka humbur shkakun p\u00ebrse \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb i nevojsh\u00ebm dhe \u00ebsht\u00eb zgjeruar p\u00ebrtej qeveris\u00eb, por thon\u00eb pse mbrohen ministrat nga pezullimi. Ministrat duhet t\u00eb mbrohen nga pezullimi, pasi n\u00ebse do kishim Gjykat\u00eb Kushtetuese q\u00eb do merrte vendim, mund t\u00eb mos ishte m\u00eb debat tani. D\u00ebshtimi i Gjykat\u00ebs p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb vendim na ka sjell\u00eb te ky debat p\u00ebr imunitetin ndaj pezullimit t\u00eb nj\u00eb ministri. Nuk na ka sjell\u00eb halli i institucioneve t\u00eb tjera se ato s\u2019kan\u00eb imunitetin e deputetit.<\/p>\n<p>Propozimi q\u00eb t\u00eb ken\u00eb mbrojtje nga pezullimi edhe institucione t\u00eb tjera q\u00eb p\u00ebrmenden n\u00eb projektligj, si Gjykata Kushtetuese, Kontrolli i Shtetit, Avokati i Popullit etj., \u00ebsht\u00eb pa kuptim, pasi ato n\u00ebse gjenden para nj\u00eb situate hetimi mund t\u00eb arrestohen, pasi nuk kan\u00eb imunitet parlamentar. Debati \u00ebsht\u00eb te ministrat dhe barazimi i tyre me imunitetin parlamentar. Kryetarin e Kontrollit t\u00eb Shtetit apo Avokatin e Popullit s\u2019ke nevoj\u00eb ta pezullosh. I l\u00ebshon nj\u00eb urdh\u00ebr arresti dhe e \u00e7on n\u00eb gjykat\u00eb. Dhe p\u00ebr k\u00ebt\u00eb nuk mund ta mbrojm\u00eb.<\/p>\n<p>Ndaj dalja p\u00ebrtej problemit q\u00eb krijoi vendimi i GJKKO p\u00ebr pezullimin e nj\u00eb an\u00ebtareje qeverie krijon debat artificial t\u00eb panevojsh\u00ebm dhe nuk u b\u00ebn asnj\u00eb nder atyre q\u00eb jan\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb list\u00eb, pasi \u00ebsht\u00eb nj\u00eb list\u00eb q\u00eb mund ta zgjerosh sa t\u00eb duash dhe ta zvog\u00eblosh sa t\u00eb duash derisa nuk \u00ebsht\u00eb m\u00eb kriter arsyeja p\u00ebrse \u00ebsht\u00eb i nevojsh\u00ebm ky ndryshim. Ky ndryshim \u00ebsht\u00eb i nevojsh\u00ebm pasi u d\u00ebshtua t\u00eb qart\u00ebsohej nga Gjykata Kushtetuese n\u00eb rastin Balluku.<\/p>\n<p>Se po t\u00eb jet\u00eb ashtu, fusni edhe drejtor\u00ebt e televizioneve apo gazetave n\u00eb at\u00eb list\u00eb, se edhe ata pushtet m\u00eb vete jan\u00eb q\u00eb t\u00eb mos nd\u00ebrhyj\u00eb gjykata t\u2019i pezulloj\u00eb, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb e lir\u00eb t\u2019u hedh\u00eb prangat.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Mero Baze Debati mbi ndryshimet ligjore q\u00eb ndalojn\u00eb nd\u00ebrfutjen e pushtetit gjyq\u00ebsor n\u00eb pushtetet e tjera n\u00eb vend lindi nga pezullimi i Belinda Ballukut si an\u00ebtare e qeveris\u00eb. I gjith\u00eb debati madje zhvillohej \u201cn\u00eb tehun e briskut\u201d, duke marr\u00eb t\u00eb mir\u00ebqen\u00eb q\u00eb meq\u00eb an\u00ebtari i qeveris\u00eb g\u00ebzon imunitetin e deputetit, nuk mund t\u00eb pezullohet. [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-70954","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/70954","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=70954"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/70954\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=70954"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=70954"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=70954"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}