{"id":70934,"date":"2026-02-16T22:48:19","date_gmt":"2026-02-16T22:48:19","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/02\/16\/plarent-ndreca-neni-242-2-mes-interpretimit-kushtetues-dhe-rrezikut-te-antikushtetutshmerise\/"},"modified":"2026-02-16T22:48:19","modified_gmt":"2026-02-16T22:48:19","slug":"plarent-ndreca-neni-242-2-mes-interpretimit-kushtetues-dhe-rrezikut-te-antikushtetutshmerise","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/02\/16\/plarent-ndreca-neni-242-2-mes-interpretimit-kushtetues-dhe-rrezikut-te-antikushtetutshmerise\/","title":{"rendered":"Plarent Ndreca: Neni 242\/2 mes interpretimit kushtetues dhe rrezikut t\u00eb antikushtetutshm\u00ebris\u00eb"},"content":{"rendered":"<p>Juristi Plarent Ndreca ka reaguar mbi relacionin p\u00ebr ndryshimin e nenit 242\/2 t\u00eb Kodit t\u00eb Procedur\u00ebs Penale, duke ngritur pik\u00ebpyetje thelb\u00ebsore mbi koherenc\u00ebn kushtetuese t\u00eb nism\u00ebs.<\/p>\n<p>Sipas tij, dilema \u00ebsht\u00eb e qart\u00eb: ose dispozita \u00ebsht\u00eb n\u00eb pajtim me Kushtetut\u00ebn dhe duhet interpretuar vet\u00ebm n\u00eb harmoni me t\u00eb, ose n\u00eb t\u00eb kund\u00ebrt mbetet e cenueshme si antikushtetuese, bashk\u00eb me \u00e7do ndryshim q\u00eb i b\u00ebhet.<\/p>\n<p>Ndreca argumenton se neni 242\/2 mund t\u00eb q\u00ebndroj\u00eb vet\u00ebm n\u00ebse lexohet n\u00eb p\u00ebrputhje me nenin 73\/1 t\u00eb Kushtetut\u00ebs p\u00ebr imunitetin funksional, duke theksuar se ky imunitet mbron funksionin, jo individin.<\/p>\n<p>Ai paralajm\u00ebron se \u00e7do p\u00ebrpjekje p\u00ebr t\u00eb \u201crregulluar\u201d balanc\u00ebn e pushteteve p\u00ebrmes Kodit t\u00eb Procedur\u00ebs Penale, jasht\u00eb korniz\u00ebs s\u00eb qart\u00eb kushtetuese, mund t\u00eb hap\u00eb rrug\u00eb p\u00ebr kontestim n\u00eb Gjykat\u00ebn Kushtetuese dhe t\u00eb krijoj\u00eb mekanizma paralel\u00eb t\u00eb paautorizuar nga vet\u00eb Kushtetuta.<\/p>\n<p>POSTIMI I PLOT\u00cb:<\/p>\n<p>Lexova relacionin p\u00ebr ndryshimin e nenit 242\/2 t\u00eb Kodit t\u00eb Procedur\u00ebs Penale. Nga p\u00ebrmbajtja e tij ende nuk del qart\u00eb n\u00ebse synohet konkretizimi dhe sqarimi i nj\u00eb parashikimi ekzistues kushtetues, apo n\u00ebse po tentohet t\u00eb krijohet p\u00ebrmes ligjit nj\u00eb mbrojtje q\u00eb Kushtetuta nuk e ka dh\u00ebn\u00eb.<\/p>\n<p>K\u00ebtu duhet ndar\u00eb mendja.<\/p>\n<p>Neni 242\/2 ose pajtohet me Kushtetut\u00ebn, ose nuk pajtohet. N\u00ebse nuk pajtohet, ai \u00ebsht\u00eb antikushtetues dhe \u00e7do ndryshim mbi t\u00eb mbetet i helmuar nga e nj\u00ebjta mang\u00ebsi; si dispozita, ashtu edhe ndryshimet p\u00ebrkat\u00ebse mund t\u00eb shpallen antikushtetuese. N\u00ebse pajtohet, at\u00ebher\u00eb duhet interpretuar vet\u00ebm n\u00eb p\u00ebrputhje me Kushtetut\u00ebn.<\/p>\n<p>Un\u00eb besoj se neni 242\/2 \u00ebsht\u00eb dispozit\u00eb e dal\u00eb n\u00eb pajtim kushtetues, por vet\u00ebm n\u00ebse lexohet n\u00eb harmoni me nenin 73\/1 t\u00eb Kushtetut\u00ebs, i cili rregullon imunitetin funksional. Ky imunitet nuk mbron personin, por funksionin. Ai garanton q\u00eb ushtrimi i funksionit kushtetues t\u00eb mos ngacmohet nga nd\u00ebrhyrja e nj\u00eb pushteti tjet\u00ebr, duke ruajtur balanc\u00ebn institucionale dhe parimin e ndarjes s\u00eb pushteteve.<\/p>\n<p>E nj\u00ebjta logjik\u00eb shtrihet edhe tek Presidenti (neni 90\/1), tek Avokati i Popullit (neni 61\/3), tek Kryetari i KLSH (neni 165\/2) dhe tek gjyqtar\u00ebt e Gjykat\u00ebs s\u00eb Lart\u00eb (neni 137). T\u00eb gjith\u00eb g\u00ebzojn\u00eb imunitet funksional p\u00ebr mendimet dhe q\u00ebndrimet n\u00eb ushtrim t\u00eb funksionit dhe p\u00ebr rrjedhoj\u00eb, nuk mund t\u00eb ndalohen\/pezullohen n\u00eb vet\u00eb ushtrimin e funksionit.<\/p>\n<p>Prandaj duhet th\u00ebn\u00eb qart\u00eb dhe pa ekuivok se ndryshimet e propozuara duhet t\u00eb jen\u00eb thjesht nj\u00eb materializim m\u00eb i qart\u00eb i asaj q\u00eb Kushtetuta tashm\u00eb njeh si imunitet funksional t\u00eb organeve kushtetuese. N\u00ebse ecim me iden\u00eb se po rregullojm\u00eb parimin e balanc\u00ebs s\u00eb pushteteve p\u00ebrmes Kodit t\u00eb Procedur\u00ebs Penale, at\u00ebher\u00eb po i japim nj\u00eb argument t\u00eb fort\u00eb Gjykat\u00ebs Kushtetuese q\u00eb nes\u00ebr t\u00eb v\u00ebr\u00eb n\u00eb diskutim t\u00eb gjith\u00eb nenin 242\/2.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb, nuk kuptohet mosp\u00ebrfshirja e an\u00ebtarit t\u00eb Gjykat\u00ebs s\u00eb Lart\u00eb n\u00eb list\u00ebn e ndryshimeve, kur ai \u00ebsht\u00eb pik\u00eb referimi kushtetuese p\u00ebr imunitetin funksional t\u00eb Avokatit t\u00eb Popullit dhe t\u00eb Kryetarit t\u00eb KLSH, t\u00eb cil\u00ebt jan\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb tashm\u00eb.<\/p>\n<p>Po ashtu, nuk kuptohet p\u00ebrfshirja e an\u00ebtarit t\u00eb Gjykat\u00ebs Kushtetuese, kur instituti i pezullimit t\u00eb tij \u00ebsht\u00eb rregulluar drejtp\u00ebrdrejt nga vet\u00eb Kushtetuta. Neni 128 e ka parashikuar shprehimisht k\u00ebt\u00eb regjim. Kur Kushtetuta ka folur qart\u00eb dhe specifikisht p\u00ebr \u201cpezullimin\u201d, ligji nuk mund t\u00eb krijoj\u00eb nj\u00eb mekaniz\u00ebm paralel t\u00eb paautorizuar prej saj.<\/p>\n<p>Ky \u00ebsht\u00eb nj\u00eb rast i mir\u00eb p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb ndryshime me koherenc\u00eb kushtetuese.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Juristi Plarent Ndreca ka reaguar mbi relacionin p\u00ebr ndryshimin e nenit 242\/2 t\u00eb Kodit t\u00eb Procedur\u00ebs Penale, duke ngritur pik\u00ebpyetje thelb\u00ebsore mbi koherenc\u00ebn kushtetuese t\u00eb nism\u00ebs. Sipas tij, dilema \u00ebsht\u00eb e qart\u00eb: ose dispozita \u00ebsht\u00eb n\u00eb pajtim me Kushtetut\u00ebn dhe duhet interpretuar vet\u00ebm n\u00eb harmoni me t\u00eb, ose n\u00eb t\u00eb kund\u00ebrt mbetet e cenueshme si [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-70934","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/70934","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=70934"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/70934\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=70934"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=70934"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=70934"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}