{"id":709,"date":"2024-09-15T07:18:16","date_gmt":"2024-09-15T07:18:16","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2024\/09\/15\/nato-perballe-presionit-qe-te-ndihmoje-ukrainen-te-rrezoje-fluturaket-ruse\/"},"modified":"2024-09-15T07:18:16","modified_gmt":"2024-09-15T07:18:16","slug":"nato-perballe-presionit-qe-te-ndihmoje-ukrainen-te-rrezoje-fluturaket-ruse","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2024\/09\/15\/nato-perballe-presionit-qe-te-ndihmoje-ukrainen-te-rrezoje-fluturaket-ruse\/","title":{"rendered":"NATO p\u00ebrball\u00eb presionit q\u00eb t\u00eb ndihmoj\u00eb Ukrain\u00ebn t\u00eb rr\u00ebzoj\u00eb fluturaket ruse"},"content":{"rendered":"<p>NATO-ja, ndihma ushtarake e s\u00eb cil\u00ebs ka qen\u00eb vitale p\u00ebr Ukrain\u00ebn n\u00eb luft\u00ebn e saj me Rusin\u00eb, po p\u00ebrballet me thirrje n\u00eb rritje q\u00eb t\u00eb b\u00ebj\u00eb m\u00eb shum\u00eb p\u00ebr t\u00eb shmangur sulmet ruse me raketa dhe dron\u00eb \u2013 disa prej t\u00eb cilave kan\u00eb shkelur hap\u00ebsir\u00ebn ajrore t\u00eb shteteve t\u00eb NATO-s.<\/p>\n<p>Rumania dhe Letonia, dy an\u00ebtare t\u00eb NATO-s, s\u00eb fundi kan\u00eb raportuar se dron\u00ebt ushtarak\u00eb rus\u00eb kan\u00eb shkelur hap\u00ebsir\u00ebn e tyre ajrore. Asnj\u00ebri nga k\u00ebto dy shtete nuk veproi ushtarakisht, edhe pse Rumania ngriti n\u00eb aj\u00ebr avion\u00eb luftarak\u00eb dhe e shoq\u00ebroi nj\u00eb dron q\u00eb hyri n\u00eb hap\u00ebsir\u00ebn e saj ajrore, por deklaroi se nuk kishte legjislacion p\u00ebr t\u00eb vepruar.<\/p>\n<p>Rumania m\u00eb pas tha se \u201ccop\u00ebza t\u00eb nj\u00eb droni rus\u201d u gjet\u00ebn \u201cn\u00eb vendin ku ai u p\u00ebrplas\u201d n\u00eb periferi t\u00eb fshatit Periprava n\u00eb Tulcea, q\u00eb gjendet p\u00ebrgjat\u00eb kufirit mes Rumanis\u00eb dhe Ukrain\u00ebs. Letonia tha se nj\u00eb dron kishte fluturuar n\u00eb hap\u00ebsir\u00ebn e saj ajrore nga Bjellorusia dhe fluturakja ishte p\u00ebrplasur n\u00eb komun\u00ebn e Rezeknes.<\/p>\n<p>P\u00ebrderisa t\u00eb rralla, incidentet me dron\u00eb dhe raketa, q\u00eb pothuajse t\u00eb t\u00ebra besohet se ishin t\u00eb Rusis\u00eb, kan\u00eb hyr\u00eb apo jan\u00eb p\u00ebrplasur n\u00eb shtetet fqinje t\u00eb Ukrain\u00ebs \u2013 p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb Poloni, Bullgari, Rumani, Kroacia dhe tani n\u00eb Letoni \u2013 q\u00eb kur Rusia nisi pushtimin n\u00eb shkall\u00eb t\u00eb plot\u00eb t\u00eb Ukrain\u00ebs n\u00eb shkurt t\u00eb vitit 2022.<\/p>\n<p>Ve\u00e7mas, Rumania ka vuajtur shum\u00eb nga e gjith\u00eb kjo. Ky shtet ndan nj\u00eb kufi prej 650 kilometrash me Ukrain\u00ebs dhe ka territor q\u00eb gjendet disa qindra metra larg nga portet ukrainase n\u00eb lumin Danub, q\u00eb kan\u00eb qen\u00eb caqe t\u00eb shpeshta t\u00eb sulmeve ruse.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, vuajtja e Rumanis\u00eb nuk krahasohet me at\u00eb t\u00eb Ukrain\u00ebs. Ukraina \u00ebsht\u00eb goditur nga rreth 15.000 sulme ajrore ruse ose nga sulme me dron\u00eb q\u00eb nga nisja e pushtimit, teksa sulmet jan\u00eb rritur ndjesh\u00ebm q\u00eb nga mesi i vitit 2023.<\/p>\n<p>Rusia sulmon \u00e7do dit\u00eb me raketa dhe dron\u00eb caqe n\u00eb Ukrain\u00eb dhe deri m\u00eb tani ka shkaktuar d\u00ebme prej 155 miliard\u00eb dollar\u00ebsh n\u00eb infrastruktur\u00ebn civile, sipas vler\u00ebsimeve t\u00eb fundit t\u00eb Shkoll\u00ebs Ekonomike t\u00eb Kievit. Pushtimi rus po ashtu ka vrar\u00eb mij\u00ebra civil\u00eb ukrainas, ka shkat\u00ebrruar qytete dhe ka detyruar miliona njer\u00ebz t\u00eb largohen nga sht\u00ebpit\u00eb e tyre.<\/p>\n<p>Ndoshta zyrtari m\u00eb i lart\u00eb per\u00ebndimor q\u00eb ka b\u00ebr\u00eb thirrje p\u00ebr nj\u00eb p\u00ebrgjigje m\u00eb t\u00eb fuqishme per\u00ebndimore ndaj raketave dhe dron\u00ebve rus\u00eb ishte ministri i Jasht\u00ebm polak, Radek Sikorski. N\u00eb nj\u00eb intervist\u00eb dh\u00ebn\u00eb s\u00eb fundi p\u00ebr Financial Times, Sikorski tha se Polonia e ka \u201cp\u00ebr detyr\u00eb\u201d q\u00eb t\u00eb rr\u00ebzoj\u00eb raketat ruse mbi Ukrain\u00eb.<\/p>\n<p>NATO-ja ka refuzuar thirrje t\u00eb tilla.<\/p>\n<p><em>\u201cQ\u00eb nga nisja e pushtimit rus t\u00eb Ukrain\u00ebs, cop\u00ebza t\u00eb dron\u00ebve rus\u00eb dhe raketa n\u00eb disa raste jan\u00eb gjetur n\u00eb territorin e aleat\u00ebve. K\u00ebto akte jan\u00eb t\u00eb pap\u00ebrgjegjshme dhe potencialisht t\u00eb rrezikshme\u201d,<\/em> u tha n\u00eb p\u00ebrgjigjen me shkrim d\u00ebrguar Radios Evropa e Lir\u00eb nga nj\u00eb zyrtar i NATO-s i cili nuk deshi q\u00eb t\u00eb identifikohej.<\/p>\n<p><em>\u201cP\u00ebrderisa ne e njohim t\u00eb drejt\u00ebn e \u00e7do aleati q\u00eb t\u00eb mbroj\u00eb hap\u00ebsir\u00ebn e tij ajrore, ajo \u00e7far\u00eb aleat\u00ebt individualisht b\u00ebjn\u00eb p\u00ebr t\u00eb mb\u00ebshtetur Ukrain\u00ebn, ka r\u00ebnd\u00ebsi p\u00ebr NATO-n si t\u00ebr\u00ebsi. Aleat\u00ebt do t\u00eb vazhdojn\u00eb t\u00eb konsultohen p\u00ebr hapat e m\u00ebtejm\u00eb p\u00ebr t\u00eb mbrojtur territorin e aleat\u00ebve. Ajo q\u00eb \u00ebsht\u00eb e qart\u00eb \u00ebsht\u00eb se NATO-ja nuk do t\u00eb b\u00ebhet pal\u00eb n\u00eb konflikt\u201d<\/em>, shtoi zyrtari.<\/p>\n<p>Por, disa analist\u00eb ushtarak\u00eb kan\u00eb argumentuar se duke i ndihmuar Kievit p\u00ebr t\u00eb rr\u00ebzuar dron\u00ebt dhe raketat mbi Ukrain\u00eb, s\u00eb bashku me pengimin dhe eliminimin e k\u00ebrc\u00ebnimeve ajrore q\u00eb kalojn\u00eb n\u00ebp\u00ebr territorin e shteteve fqinje, di\u00e7ka e till\u00eb nuk do t\u00eb ishte p\u00ebrshkall\u00ebzim. Ata argumentojn\u00eb se d\u00ebshtimi p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb nj\u00eb gj\u00eb t\u00eb till\u00eb vet\u00ebm do ta inkurajoj\u00eb presidentin rus, Vladimir Putin.<\/p>\n<p><em>\u201cRusia po na b\u00ebn presion n\u00eb shum\u00eb vende, po b\u00ebhet gjithnj\u00eb e m\u00eb e bindur se ne nuk do t\u00eb b\u00ebjm\u00eb asgj\u00eb\u201d, argumentoi Ben Hodges, gjeneral amerikan n\u00eb pension dhe ish-komandant i ushtris\u00eb amerikane n\u00eb Evrop\u00eb. \u201cKa kaluar koha p\u00ebr t\u00eb nd\u00ebrmarr\u00eb hapa m\u00eb aktiv\u00eb p\u00ebr t\u00eb ndihmuar Ukrain\u00ebn q\u00eb t\u00eb fitoj\u00eb, por edhe p\u00ebr t\u00eb mbrojtur njer\u00ebzit e pafajsh\u00ebm\u201d<\/em>, tha Hodges p\u00ebr Radion Evropa e Lir\u00eb.<\/p>\n<p><em>\u201cT\u00eb gjitha shtetet kan\u00eb absolutisht t\u00eb drejt\u00eb p\u00ebr vet\u00ebmbrojtje dhe t\u00eb kontrollojn\u00eb hap\u00ebsir\u00ebn e tyre ajrore, tok\u00ebsore dhe detare. Kina dhe Rusia vazhdimisht shkelin k\u00ebto hap\u00ebsira. Shtetet kan\u00eb t\u00eb drejt\u00eb, sipas ligjit nd\u00ebrkomb\u00ebtar, q\u00eb t\u00eb rr\u00ebzojn\u00eb fluturake t\u00eb paidentifikuara n\u00eb hap\u00ebsirat e tyre ajrore\u201d,<\/em> argumentoi p\u00ebr Radion Evropa e Lir\u00eb, Alexander Crowther, kolonel n\u00eb pension i ushtris\u00eb amerikane, nj\u00ebher\u00ebsh hulumtues n\u00eb Qendr\u00ebn p\u00ebr Analiza t\u00eb Politikave Evropiane, institut me seli n\u00eb Uashington.<\/p>\n<p>Kjo vjen pasi Per\u00ebndimi, kryesisht Shtetet e Bashkuara, po shqyrtojn\u00eb n\u00ebse duhet ta lejojn\u00eb Ukrain\u00ebn q\u00eb t\u00eb p\u00ebrdor\u00eb raketa, q\u00eb ka marr\u00eb nga Per\u00ebndimi, p\u00ebr t\u00eb sulmuar caqet ushtarake thell\u00eb brenda Rusis\u00eb, ve\u00e7mas tani pasi Rusia raportohet se ka pranuar raketa m\u00eb vdekjeprur\u00ebse nga Irani.<\/p>\n<p>Zyrtar\u00ebt ukrainas ia parashtruan k\u00ebt\u00eb k\u00ebrkes\u00eb sekretarit amerikan t\u00eb Shtetit, Antony Blinken, dhe homologut t\u00eb tij britanik, David Lammy, gjat\u00eb vizit\u00ebs t\u00eb tyre n\u00eb Kiev m\u00eb 11 shtator.<\/p>\n<p>Zyrtari i NATO-s, q\u00eb foli me REL-in, tha se aleanca ushtarake ka b\u00ebr\u00eb \u201ckontribute t\u00eb paprecedent ndaj mbrojtjes t\u00eb Ukrain\u00ebs, duke shpenzuar rreth 40 miliard\u00eb euro n\u00eb vit p\u00ebr ta mb\u00ebshtetur ushtarakisht Ukrain\u00ebn\u201d.<\/p>\n<p><strong>NATO, \u201cmburoj\u00eb e mbrojtjes ajrore\u201d<\/strong><\/p>\n<p>Fredrik Wesslau, ish-diplomat suedez dhe hulumtues n\u00eb Qendr\u00ebn e Stokholmit p\u00ebr Studime t\u00eb Evrop\u00ebs Lindore, s\u00eb fundi ka publikuar n\u00eb gazet\u00ebn amerikane, Foreign Affairs, nj\u00eb propozim p\u00ebr NATO-n q\u00eb aleanca t\u00eb mbroj\u00eb krahun e saj lindor dhe t\u2019i ofroj\u00eb Ukrain\u00ebs per\u00ebndimore m\u00eb shum\u00eb mbrojtje ajrore, p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn ka nevoj\u00eb.<\/p>\n<p><em>\u201cIdeja \u00ebsht\u00eb q\u00eb t\u00eb dislokohen asete tok\u00ebsore dhe ajrore nga aleat\u00ebt e NATO-s, p\u00ebr shembull sisteme Patriot apo avion\u00eb luftarak\u00eb F-16 n\u00eb Poloni, Sllovaki dhe Rumani, n\u00eb an\u00ebn tjet\u00ebr t\u00eb kufirit me Ukrain\u00ebn, n\u00eb vendndodhje strategjike. Dhe t\u00eb p\u00ebrdoren k\u00ebto asete, pik\u00eb s\u00eb pari p\u00ebr t\u00eb penguar dron\u00ebt dhe raketat ruse, hyrjen e tyre n\u00eb hap\u00ebsirat ajrore t\u00eb k\u00ebtyre aleat\u00ebve, por edhe pengimi i tyre mbi territorin e Ukrain\u00ebs kur ato t\u00eb jen\u00eb duke u nisur drejt NATO-s apo aleat\u00ebve t\u00eb NATO-s\u201d<\/em>, shpjegoi Wesslau n\u00eb nj\u00eb intervist\u00eb dh\u00ebn\u00eb Radios Evropa e Lir\u00eb.<\/p>\n<p>Disa analist\u00eb kan\u00eb argumentuar se plane t\u00eb tilla paraqesin sfida logjistike.<\/p>\n<p><em>\u201cN\u00ebse do t\u00eb angazhoheni me caqe mbi hap\u00ebsir\u00ebn ajrore ukrainase, duhet t\u00eb ket\u00eb nj\u00eb lloj mekanizmi t\u00eb koordinimit n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb arm\u00ebt ukrainase t\u00eb mos bien n\u00eb konflikt me arm\u00ebt e NATO-s dhe t\u00eb dyja pal\u00ebt ta ken\u00eb t\u00eb qart\u00eb identifikimin e raketave ruse\u201d<\/em>, tha William Taylor, ish-ambasadori amerikan n\u00eb NATO. K\u00ebto deklarata ai i b\u00ebri gjat\u00eb nj\u00eb interviste dh\u00ebn\u00eb s\u00eb fundi p\u00ebr ABC News n\u00eb Australi.<\/p>\n<p>P\u00ebrfshirja e t\u00eb pakt\u00ebn dy komandave t\u00eb kontrollit dhe disa shteteve q\u00eb do t\u00eb b\u00ebnin dallimin mes caqeve t\u00eb armikut dhe atyre miq\u00ebsore \u201cdo ta b\u00ebnte k\u00ebt\u00eb t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb\u201d, tha Taylor. \u201cM\u00eb e mira \u00ebsht\u00eb kur ka vet\u00ebm nj\u00eb sistem\u201d.<\/p>\n<p><em>\u201cN\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb kjo t\u00eb funksionoj\u00eb do t\u00eb duhej t\u00eb kishte nj\u00eb shkall\u00eb t\u00eb integrimit me mbrojtjen ajrore ukrainase\u201d,<\/em> u kund\u00ebrp\u00ebrgjigj Wesslau. <em>\u201cDeri n\u00eb nj\u00eb mas\u00eb, kjo ve\u00e7se ekziston, por mendoj se ideja \u00ebsht\u00eb q\u00eb kjo, pra, kjo mburoj\u00eb e mbrojtjes ajrore do t\u00eb operonte nga nj\u00eb koalicion i shteteve q\u00eb do t\u00eb donin t\u00eb merrnin pjes\u00eb n\u00eb t\u00eb\u201d.<\/em><\/p>\n<p><em>\u201cE kuptoj q\u00eb NATO-ja nuk do t\u00eb konfrontohet me Rusin\u00eb. Megjithat\u00eb, shtetet individuale mund t\u00eb mbroj\u00eb hap\u00ebsir\u00ebn e tyre ajrore. Sa p\u00ebr kujtes\u00eb, Turqia, shtet an\u00ebtar i NATO-s, ka rr\u00ebzuar nj\u00eb avion rus q\u00eb shkeli hap\u00ebsir\u00ebn e saj ajrore m\u00eb 2015\u201d, tha Crowther, duke p\u00ebrmendur incidentin q\u00eb Putini i referohet si \u201cthik\u00eb pas shpine\u201d.<\/em><\/p>\n<p>SHBA-ja ve\u00e7se ka d\u00ebshmuar se \u00ebsht\u00eb e gatshme t\u00eb nd\u00ebrmarr\u00eb veprime t\u00eb tilla n\u00eb vende t\u00eb tjera, theksoi Hodges.<\/p>\n<p><em>\u201cNe e b\u00ebjm\u00eb k\u00ebt\u00eb n\u00eb Detin e Kuq, duke mbrojtur tregtin\u00eb nd\u00ebrkomb\u00ebtare kund\u00ebr raketave t\u00eb rebel\u00ebve Huthi dhe qytetar\u00ebt izraelit\u00eb nga raketat iraniane. Pse nuk mund t\u2019i mbrojm\u00eb civil\u00ebt e pafajsh\u00ebm ukrainas nga raketat ruse?\u201d<\/em>, pyeti Hodges.<\/p>\n<p>M\u00eb shum\u00eb se 300 raketa dhe dron\u00eb jan\u00eb l\u00ebshuar nga Irani drejt Izraelit m\u00eb 13 prill, por q\u00eb t\u00eb gjitha u penguan para se t\u00eb hynin n\u00eb territorin izraelit. Forcat amerikane, britanike dhe izraelite shkat\u00ebrruan pothuajse t\u00eb gjith\u00eb predhat.<\/p>\n<p><em>\u201cDron\u00ebt iranian\u00eb, Shahed n\u00eb qiejt mbi Ukrain\u00eb ting\u00ebllojn\u00eb nj\u00ebsoj sikurse ata mbi Lindjen e Mesme. Ndikimi i raketave balistike, n\u00ebse nuk pengohen, \u00ebsht\u00eb i nj\u00ebjt\u00eb kudo\u201d,<\/em> tha presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, p\u00ebrmes nj\u00eb postimi n\u00eb X m\u00eb 15 prill.<\/p>\n<p>M\u00eb von\u00eb gjat\u00eb po asaj dite, gazetar\u00ebt pyet\u00ebn z\u00ebdh\u00ebn\u00ebsin e K\u00ebshillit t\u00eb Siguris\u00eb Komb\u00ebtare t\u00eb Sht\u00ebpis\u00eb s\u00eb Bardh\u00eb, John Kirby, pse SHBA-ja dhe aleat\u00ebt kishin rr\u00ebzuar dron\u00eb mbi Izrael, por jo mbi Ukrain\u00eb.<\/p>\n<p><em>\u201cDy konflikte t\u00eb ndryshme, hap\u00ebsira t\u00eb ndryshme ajrore dhe k\u00ebrc\u00ebnime t\u00eb ndryshme. Dhe, presidenti ka qen\u00eb i qart\u00eb q\u00eb nga nisja e konfliktit n\u00eb Ukrain\u00eb se SHBA-ja nuk do t\u00eb p\u00ebrfshihet \u2026. n\u00eb konflikt, n\u00eb nj\u00eb rol luftues\u201d,<\/em> tha Kirby.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, situata mund t\u00eb ndryshoj\u00eb, megjith\u00ebse gradualisht, me aleat\u00ebt per\u00ebndimor\u00eb t\u00eb Ukrain\u00ebs q\u00eb mund t\u00eb b\u00ebhen m\u00eb pak t\u00eb prir\u00eb t\u00eb marrin nj\u00eb qasje t\u00eb kujdesshme.<\/p>\n<p><em>\u201cShikoni, mendoj se sa m\u00eb shum\u00eb q\u00eb nuk reagojm\u00eb, aq m\u00eb i madh b\u00ebhet rreziku n\u00eb nj\u00ebfar\u00eb kuptimi, p\u00ebr shkak se \u00ebsht\u00eb shum\u00eb e qart\u00eb q\u00eb Rusia po nxit, po shtyn, po teston dhe n\u00ebse nuk ka p\u00ebrgjigje do t\u00eb vazhdoj\u00eb edhe m\u00eb tej t\u00eb veproj\u00eb k\u00ebshtu. Prandaj, n\u00eb k\u00ebt\u00eb kuptim, rritet rreziku i p\u00ebrshkall\u00ebzimit\u201d,<\/em> shpjegoi Wesslau.<\/p>\n<p><em>\u201cDisa aleat\u00eb po e kund\u00ebrshtojn\u00eb k\u00ebt\u00eb, disa e p\u00ebrkrahin, por mendoj se kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nga k\u00ebto gj\u00ebrat q\u00eb b\u00ebhet m\u00eb shum\u00eb tem\u00eb me kalimin e koh\u00ebs dhe ne shohim gjithnj\u00eb e m\u00eb shum\u00eb inkursione t\u00eb tilla nga dron\u00ebt dhe raketat ruse\u201d.\/REL<\/em><\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>NATO-ja, ndihma ushtarake e s\u00eb cil\u00ebs ka qen\u00eb vitale p\u00ebr Ukrain\u00ebn n\u00eb luft\u00ebn e saj me Rusin\u00eb, po p\u00ebrballet me thirrje n\u00eb rritje q\u00eb t\u00eb b\u00ebj\u00eb m\u00eb shum\u00eb p\u00ebr t\u00eb shmangur sulmet ruse me raketa dhe dron\u00eb \u2013 disa prej t\u00eb cilave kan\u00eb shkelur hap\u00ebsir\u00ebn ajrore t\u00eb shteteve t\u00eb NATO-s. Rumania dhe Letonia, dy an\u00ebtare [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-709","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/709","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=709"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/709\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=709"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=709"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=709"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}