{"id":70853,"date":"2026-02-16T15:48:25","date_gmt":"2026-02-16T15:48:25","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/02\/16\/safet-gjici-nga-burgu-tek-poligoni-i-qitjes-2-5-miliarde-leke-per-stervitjen-e-gardianeve\/"},"modified":"2026-02-16T15:48:25","modified_gmt":"2026-02-16T15:48:25","slug":"safet-gjici-nga-burgu-tek-poligoni-i-qitjes-2-5-miliarde-leke-per-stervitjen-e-gardianeve","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/02\/16\/safet-gjici-nga-burgu-tek-poligoni-i-qitjes-2-5-miliarde-leke-per-stervitjen-e-gardianeve\/","title":{"rendered":"Safet Gjici nga burgu tek poligoni i qitjes, 2.5 miliard\u00eb lek\u00eb p\u00ebr st\u00ebrvitjen e gardian\u00ebve \u2013"},"content":{"rendered":"<div>\n<p>\u00a0<\/p>\n\n<div class=\"jeg_video_container jeg_video_content\"><\/div>\n<p>Rikthehet fuqish\u00ebm n\u00eb tavolin\u00ebn e ndarjes s\u00eb tenderave Safet Gjici, zyrtari i skandalit seksual n\u00eb zyr\u00ebn e kryetarit t\u00eb Bashkis\u00eb Kuk\u00ebs. Lidhja e Gjicit me \u201cRilindjen\u201d e Ram\u00ebs daton para \u201ctradhtis\u00eb\u201d q\u00eb i b\u00ebri LSI-s\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb 27 Mars 2014, kryeministri Edi Rama e em\u00ebroi Safet Gjicin n\u00eb detyr\u00ebn e Prefektit t\u00eb Qarkut t\u00eb Kuk\u00ebsit. Qysh at\u00ebher\u00eb, Gjici i u b\u00eb i pandalsh\u00ebm. Pavar\u00ebsisht, d\u00ebnimit me burg dhe turpit q\u00eb i la PS-s\u00eb n\u00eb Kuk\u00ebs, Gjici dhe Rama me sa duket vazhdojn\u00eb bashk\u00ebpunimin e n\u00ebndhesh\u00ebm n\u00eb ndarjen e paras\u00eb publike.<\/p>\n\n<p>Rikthimi i tij, p\u00ebr t\u00eb cilin po raportojm\u00eb, \u00ebsht\u00eb mund\u00ebsuar sidomos nga miqt\u00eb e tij fuqish\u00ebm pran\u00eb Ram\u00ebs, q\u00eb jan\u00eb v\u00ebllez\u00ebrit Sako.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa tenderi ku favorizohen s\u00eb fundi kompania \u201cKevin Construction\u201d e Safet Gjicit dhe \u201cApis Construction\u201d e familjes Sako, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb vep\u00ebr q\u00eb d\u00ebshmon munges\u00eb ndjeshm\u00ebrie t\u00eb shkaktuar nga korrupsioni.<\/p>\n<p>T\u00eb nd\u00ebrtosh poligon qitjeje p\u00ebr gardian\u00ebt, kur t\u00eb burgjet kan\u00eb mbipopullim n\u00ebp\u00ebr qeli, kur qytetar\u00ebt akoma nuk kan\u00eb hyr\u00eb n\u00eb sht\u00ebpit\u00eb e d\u00ebmtuara nga t\u00ebrmeti, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb skandal. Dhe t\u00eb kihet parasysh se nuk ka domosdoshm\u00ebri p\u00ebr nj\u00eb investim t\u00eb till\u00eb! Nuk shkojn\u00eb dot t\u00eb kryejn\u00eb qitje n\u00eb poligonet e ushtris\u00eb forcat speciale t\u00eb burgjeve?! Populli zhytet n\u00eb varf\u00ebri (p\u00ebrfshir\u00eb edhe gardian\u00ebt) nd\u00ebrsa parat\u00eb p\u00ebrdoren p\u00ebr projekte t\u00eb tilla si n\u00eb filma.<\/p>\n\n<p>N\u00eb dat\u00ebn 9 shkurt 2026 u b\u00eb e ditur kontrata e lidhur me Gjicin dhe Sakot, ku p\u00ebrshkrimi i shkurt\u00ebr p\u00ebrcakton: Nd\u00ebrtimi i nj\u00eb kompleksi poligoni qitjeje dhe palest\u00ebr p\u00ebr forcat operacionale dhe ato speciale n\u00eb Sistemin e Burgjeve.<\/p>\n<p>Ky projekt \u00ebsht\u00eb i kushtuesh\u00ebm. Fondi limit i ndar\u00eb p\u00ebr tenderin \u00ebsht\u00eb 296,309,312.26 lek\u00eb pa TVSH. Poligoni p\u00ebrfshin edhe ambiente sportive dhe klasa m\u00ebsimore.<\/p>\n\n<p>K\u00ebt\u00eb fond fillimisht ishte l\u00ebn\u00eb ta merrte nj\u00eb kompani tjet\u00ebr, q\u00eb ka qen\u00eb kliente e Erion Veliajt, por nd\u00ebrhyrja e fuqishme n\u00eb favor t\u00eb Gjicit e nd\u00ebrroi vendimmarrjen.<\/p>\n\n<p>Tenderi u shpall m\u00eb 4 shtator 2025 dhe u zhvillua brenda dy jav\u00ebsh duke l\u00ebn\u00eb jasht\u00eb konkurrimit kompani t\u00eb interesuara q\u00eb mund t\u00eb ken\u00eb pasur v\u00ebshtir\u00ebsi t\u00eb plot\u00ebsojn\u00eb dokumentet n\u00eb nj\u00eb koh\u00eb kaq t\u00eb shkurt\u00ebr.<\/p>\n<p>Pavar\u00ebsisht se \u00ebsht\u00eb nj\u00eb objekt i Burgjeve, tenderi organizohet nga Operatori i Blerjeve t\u00eb P\u00ebrq\u00ebndruara, nj\u00eb ent i drejtuar nga drejtoresha Arlinda Pogaj, q\u00eb varet nga ministri Blendi Gonxhe.<\/p>\n\n<p>Sipas dokumenteve t\u00eb tenderit, n\u00eb k\u00ebt\u00eb procedur\u00eb kan\u00eb aplikuar 14 pjes\u00ebmarr\u00ebs. Pasi jan\u00eb skualifikuar 9 oferta, komisioni m\u00eb 10 tetor 2025 ka shpallur fitues biznemenin Florjan Muha, pronar i kompanis\u00eb \u201cINERTI\u201d shpk. Nuk kishte asnj\u00eb surpriz\u00eb! Muha, jo vet\u00ebm q\u00eb kishte dor\u00ebzuar ofert\u00ebn m\u00eb t\u00eb ul\u00ebt, por njihet p\u00ebr lidhjet e forta me kryebashkiakun e arrestuar t\u00eb bashkis\u00eb Tiran\u00eb. Po ashtu, mendojm\u00eb se \u00ebsht\u00eb mir\u00eb q\u00eb kjo kompani \u00ebsht\u00eb m\u00ebjanuar m\u00eb von\u00eb nga projekti. \u201cInerti\u201d \u00ebsht\u00eb identifikuar p\u00ebr pun\u00eb pa cil\u00ebsi dhe zvarritje jasht\u00eb afateve t\u00eb kontratave. Kujtojm\u00eb se edhe KLSH ka evidentuar mashtrime n\u00eb volumin e punimeve nga kompania e Florjan Muh\u00ebs.<\/p>\n\n<p>N\u00eb nj\u00eb raport auditimi t\u00eb veprimtaris\u00eb s\u00eb Bashkis\u00eb Elbasan p\u00ebr vitin 2022 ka konstatuar vjedhjen q\u00eb ka b\u00ebr\u00eb kompania e Muh\u00ebs me punimet e riparimit t\u00eb rrjetit t\u00eb kanalizimeve.<\/p>\n<p>N\u00eb 29 dhjetor t\u00eb vitit 2021, Irland Sina, n\u00eb at\u00eb koh\u00eb n\u00ebnkryetar i Bashkis\u00eb Elbasan, shpalli fituese kompanin\u00eb Inerti shpk t\u00eb tenderit me objekt \u2018Rikonstruksion dhe nd\u00ebrhyrje n\u00eb linj\u00ebn KUZ dhe nd\u00ebrtim i sheshit t\u00eb parkimit t\u00eb Varrezave Publike\u2019. Shuma e vjedhur \u00ebsht\u00eb nj\u00eb bakshish n\u00eb raport me abuzimet e m\u00ebdha q\u00eb jan\u00eb kryer n\u00eb k\u00ebt\u00eb tender, por tregon se sa e pam\u00ebshirshme \u00ebsht\u00eb kjo \u00e7et\u00eb abuzuesish q\u00eb p\u00ebrlajn\u00eb parat\u00eb publike edhe kur ato jan\u00eb p\u00ebr varrezat.<\/p>\n<p>Lidhur me tenderin e poligonit t\u00eb qitjes, Operatori ekonomik \u201cINERTI\u201d sh.p.k do t\u00eb prezantonte ofert\u00ebn 194,460,287.28 lek\u00eb pa tvsh. N\u00eb an\u00ebn tjet\u00ebr, konkurrenti m\u00eb i fort\u00eb ishte \u201cKEVIN CONSTRUKSION\u201d sh.p.k e Gjicit &amp; \u201cAPIS CONSTRUCTION\u201d sh.p.k me vler\u00ebn 210,461,923.43 lek\u00eb pa tvsh.<\/p>\n\n<p>Sa i p\u00ebrket ofertave t\u00eb tjera ekonomike, ato u skualifikuan. P\u00ebrmendim k\u00ebtu \u201cDION-AL\u201d sh.p.k me vler\u00eb 202,744,391.63 lek\u00eb pa tvsh. N\u00eb k\u00ebt\u00eb nivel \u00ebsht\u00eb edhe oferta e bashkimit t\u00eb operator\u00ebve \u201cALKO IMPEX CONSTRUCTION\u201d sh.p.k &amp; \u201cMF INVEST GROUP\u201d q\u00eb propozonte ta ngrinte poligonin me 207,307,051.50 lek\u00eb pa tvsh.<\/p>\n<p>Por, kur n\u00eb k\u00ebto uj\u00ebra korrupsioni afrohen peshkaqen\u00eb m\u00eb t\u00eb m\u00ebdhenj, \u00ebsht\u00eb Komisionit i Prokurimit Publik (KPP) q\u00eb hyn n\u00eb loj\u00eb. Ky institucion varet nga Kryeministria, por me shkarkimin nga SPAK t\u00eb kryetarit Jonaid Myzyri, duket se pun\u00ebt drejtohen nga vet\u00eb Edi Rama.<\/p>\n\n<p>Firmat q\u00eb u ankuan n\u00eb KPP p\u00ebr klientin e Veliajt, jan\u00eb klient\u00eb t\u00eb njohur t\u00eb kryeministrit Rama t\u00eb shp\u00ebrblyer me projekte strategjike, tendera dhe koncesione. K\u00ebshtu m\u00eb 20 tetor 2025, \u00ebsht\u00eb ankuar kund\u00ebr fituesit t\u00eb tenderit bashkimi i operator\u00ebve \u201cBE \u2013 IS\u201d sh.p.k &amp; \u201cERGI\u201d sh.p.k &amp; \u201cHTM\u201d. Koalicioni q\u00eb\u00a0 p\u00ebrfaq\u00ebsohej nga biznesmeni Hamz Islamaj, pretendonte se \u201cINERTI\u201d Shpk nuk p\u00ebrmbushte kriteret.<\/p>\n<p>Nj\u00eb ankes\u00eb tjet\u00ebr u b\u00eb nga kompania \u201cED KONSTRUKSION\u201d Shpk. Dhe s\u00eb fundi, n\u00eb mes t\u00eb ankuesve \u00ebsht\u00eb edhe bashkimi i firmave \u201cKEVIN CONSTRUKSION\u201d sh.p.k &amp; \u201cAPIS CONSTRUCTION\u201d sh.p.k.<\/p>\n<p>Meqen\u00ebse ankesat jan\u00eb t\u00eb nj\u00ebjta, ku t\u00eb gjith\u00eb jan\u00eb kund\u00ebr Florian Muh\u00ebs, KPP \u00ebsht\u00eb marr\u00eb vet\u00ebm me denoncimin e firm\u00ebs s\u00eb familjes Gjici.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb dokument k\u00ebrkohet shfuqizimi i vendimit t\u0451 Komisionit t\u00eb Vler\u00ebsimit t\u00eb Ofertave p\u00ebr kualifikimin e ofert\u00ebs t\u00eb paraqitur nga operatori ekonomik \u201cINERTI\u201d Sh.p.k.<\/p>\n<p>Sipas ankes\u00ebs s\u00eb administruar m\u00eb 17 tetor 2025, autoriteti duhej t\u00eb kishte k\u00ebrkuar justifikime t\u00eb detajuara teknike dhe financiare p\u00ebr \u00e7mimet e pap\u00ebrshtatshme. dhe, n\u00eb munges\u00eb t\u00eb tyre, t\u00eb skualifikonte operatorin \u201cInerti\u201d sh.p.k. p\u00ebr ofert\u00eb t\u00eb pamb\u00ebshtetur dhe t\u00eb parealizueshme. KPP mori koh\u00ebn e vet p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrgatitur vendimin. N\u00eb nj\u00eb far\u00eb m\u00ebnyre, n\u00eb k\u00ebt\u00eb moment tenderi zhvillohet p\u00ebr her\u00eb t\u00eb dyt\u00eb, por tashm\u00eb n\u00eb zyrat e KPP.<\/p>\n\n<p>N\u00eb dat\u00ebn 6 janar 2026, KPP mori vendim t\u00eb pranoj\u00eb pjes\u00ebrisht ankes\u00ebn e bashkimit ankimues \u201cKEVIN CONSTRUKSION\u201d sh.p.k &amp; \u201cAPIS CONSTRUCTION\u201d sh.p.k.\u00a0 Urdhi i KPP ishte q\u00eb autoriteti kontraktor t\u00eb skualifikoj\u00eb operatorin ekonomik \u201cInerti\u201d SHPK.<\/p>\n\n<p>Nd\u00ebrkaq, n\u00eb mbledhjen e dat\u00ebs 22 janar 2026 \u00ebsht\u00eb marr\u00eb n\u00eb shqyrtim nj\u00eb k\u00ebrkes\u00eb e re nga kompania \u201cBE- IS\u201d q\u00eb k\u00ebrkonte rishikim t\u00eb vendimit t\u00eb m\u00ebparsh\u00ebm. Por tashm\u00eb \u00e7\u00ebshtja ishte vendosur, parat\u00eb do t\u2019i merrte Safet Gjici dhe nipi i Sakove.<\/p>\n\n<p>Safet Gjici ka themeluar kompanit\u00eb \u201cEurogjici-Security\u201d dhe \u201cKevin Construksion\u201d, q\u00eb sot menaxhohen nga v\u00ebllai i tij Ladrim Gjici. Vet\u00ebm gjat\u00eb 7 viteve para arrestimit, Gjici kishte fituar i vet\u00ebm dhe n\u00eb bashk\u00ebpunim tendera publik\u00eb me vler\u00eb mbi 110 milion\u00eb euro.<\/p>\n<p>K\u00ebshtu, n\u00eb mars t\u00eb vitit 2001, Safet Gjici krijoi kompanin\u00eb e siguris\u00eb dhe ruajtjes fizike \u201cEurogjici-Security\u201d. N\u00eb 23 prill 2014 ia dhuroi aksionet v\u00ebllait t\u00eb tij, Lavdrim Gjicit. Nga viti 2015, kompania Eurogjici-Security, me administrator dhe aksioner t\u00eb vet\u00ebm v\u00ebllain e Safet Gjicit, rezulton se ka fituar 48 tendera nga organet e pushtetit vendor dhe qendror, me vler\u00eb rreth 62 milion\u00eb euro.<\/p>\n<p>N\u00eb dhjetor t\u00eb vitit 2006, Safet Gjici ngriti kompanin\u00eb e nd\u00ebrtimit \u201cKevin Construksion\u201d. N\u00eb 19 prill t\u00eb vitit 2014, Safet Gjici ia dhuroi aksionet v\u00ebllait t\u00eb tij, Lavdrim Gjicit.<\/p>\n<p>Safet Gjici ka pasur 87.5 % t\u00eb aksioneve edhe n\u00eb Klubin e Futbollit t\u00eb Kuk\u00ebsit, duke qen\u00eb edhe President i klubit. N\u00eb prill t\u00eb vitit 2014, Gjici ia kaloi aksionet e klubit s\u00ebrish v\u00ebllait t\u00eb tij, Lavdrim Gjicit. Nd\u00ebrkaq, sipas deklarat\u00ebs s\u00eb pasuris\u00eb, kur ishte kryebashkiak, krahas nj\u00eb vile me 3 kate n\u00eb Tiran\u00eb, ka pasur edhe 9 pasuri t\u00eb palujtshme (apartamente dhe nj\u00ebsi nd\u00ebrtimore), nj\u00eb lokal pran\u00eb Parlamentit, Kevin Bar, \u00ebsht\u00eb n\u00eb pron\u00ebsi t\u00eb bashk\u00ebshortes s\u00eb Gjicit, Manjola Gjici.<\/p>\n<p>Kompania e krijuar nga kryebashkiaku i Kuk\u00ebsit, Safet Gjici, rezulton p\u00ebrfituesja m\u00eb e madhe e parave t\u00eb ind\u00ebrtimit me 1.35 miliard\u00eb lek\u00eb, e kontraktuar nga Bashkia e Tiran\u00ebs.<\/p>\n<p>Gjithashtu, nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb tenderave t\u00eb k\u00ebsaj kompanie jan\u00eb marr\u00eb nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit. Ky institucion shpalli n\u00eb Prill 2020 tenderin masiv p\u00ebr rind\u00ebrtimin e disa qindra banesave individuale, t\u00eb d\u00ebmtuara nga t\u00ebrmeti i 26 N\u00ebntorit n\u00eb qytetet Durr\u00ebs, Kam\u00ebz, Kurbin, Lezh\u00eb, Kruj\u00eb, Vor\u00eb, Kam\u00ebz, Kavaj\u00eb e Rrogozhin\u00eb.<\/p>\n<p>Fondi limit, q\u00eb qeveria shqiptare i akordoi Fondit Shqiptar t\u00eb Zhvillimit p\u00ebr k\u00ebt\u00eb projekt \u00ebsht\u00eb mbi 6 miliard\u00eb lek\u00eb t\u00eb reja, i ndar\u00eb n\u00eb tre faza.<\/p>\n<p>Pas nj\u00eb shtyrje gati 6-mujore, e cila u justifikua nga Ministri i Rind\u00ebrtimit, Arben Ahmetaj, si nj\u00eb koh\u00eb e nevojshme p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrgatitur kriteret m\u00eb t\u00eb mira p\u00ebr banesat e reja, Fondi Shqiptar i Zhvillimit shpalli k\u00ebt\u00eb rezultatet e lotit t\u00eb par\u00eb t\u00eb tenderit.<\/p>\n<p>N\u00eb gar\u00eb mor\u00ebn pjes\u00eb disa prej kompanive m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha t\u00eb nd\u00ebrtimit n\u00eb vend, t\u00eb cilat jan\u00eb edhe kontraktor\u00ebt kryesor\u00eb t\u00eb qeveris\u00eb \u201cRama\u201d n\u00eb realizimin e pun\u00ebve publike.<\/p>\n<p>Krahas kompanis\u00eb fituese, t\u00eb themeluara nga Safet Gjici, n\u00eb tender ishin pjes\u00ebmarr\u00ebs edhe \u201cG.P.G Company\u201d, \u201cGjikuria\u201d, \u201c2T\u201d, \u201cGener 2\u201d, \u201cAlb Building\u201d, \u201cV\u00ebllez\u00ebrit Hysa\u201d, e disa t\u00eb tjera.<\/p>\n<p>N\u00eb p\u00ebrfundim t\u00eb procedur\u00ebs, bashkimi i 3 operator\u00ebve turq u shpall i suksessh\u00ebm, me ofert\u00ebn 1.8 miliard lek\u00eb pa TVSH. P\u00ebr shkak t\u00eb mosplot\u00ebsimit n\u00eb koh\u00eb t\u00eb dokumenteve, operatori i renditur i pari humbi t\u00eb drejt\u00ebn p\u00ebr t\u00eb n\u00ebnshkruar kontrat\u00ebn.<\/p>\n<p>Pas kompanive turke, ishte renditur bashkimi i operator\u00ebve i drejtuar nga \u201cKevin Construction\u201d, me nj\u00eb ofert\u00eb financiare 1.7 miliard\u00eb lek\u00eb, i cili fitoi t\u00eb drejt\u00ebn p\u00ebr t\u00eb n\u00ebnshkruar kontrat\u00ebn me Fondin Shqiptar t\u00eb Zhvillimit.<\/p>\n<p>Nd\u00ebr tenderimet e shumta t\u00eb Fondit Shqiptar t\u00eb Zhvillimit, rezulton se kjo agjensi q\u00eb \u00ebsht\u00eb n\u00eb var\u00ebsi direkte t\u00eb Kryeministrit, i ka dh\u00ebn\u00eb nj\u00eb tender me vler\u00ebn 3 mln euro v\u00ebllait t\u00eb kryetarit t\u00eb Bashkis\u00eb s\u00eb Kuk\u00ebsit, Safet Gjici.<\/p>\n<p>B\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr rehabilitimin e Lagjeve 4,5 dhe 6 t\u00eb Bashkis\u00eb Kuk\u00ebs, qytet ku Safet Gjici ishte kryetar Bashkie q\u00eb nga zgjedhjet e 30 qershorit 2019. Pra, nj\u00eb agjenci qeveritare i jepte fonde publike kompanis\u00eb s\u00eb v\u00ebllait t\u00eb kryetarit t\u00eb Bashkis\u00eb p\u00ebr t\u00eb kryer punime n\u00eb territorin e qytetit q\u00eb administron.<\/p>\n\n<p>Po partnerja e Gjicit \u201cAPIS Construction\u201d e kujt \u00ebsht\u00eb n\u00eb pron\u00ebsi? Kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb kompani e themeluar n\u00eb vitin 2014, fillimisht me emrin \u201cGlobal Service Consulting\u201d, nga shtetasi Besnik Binjakaj.<\/p>\n<p>Por menj\u00ebher\u00eb sapo u themelua, kompania e pezulloi aktivitetin dhe kaloi n\u00eb status pasiv.<\/p>\n<p>\u201cGlobal Service Consulting\u201d q\u00ebndroi e pezulluar p\u00ebr plot 7 vite p\u00ebr t\u2019u riaktivizuar n\u00eb vitin 2022. Menj\u00ebher\u00eb pas riaktivizimit, n\u00eb qershor t\u00eb vitit 2022, Besnik Binjakaj vendosi q\u00eb t\u2019ia dhuroj\u00eb Ervin Tartarajt.<\/p>\n<p>Ky i fundit jetonte n\u00eb Itali dhe ishte thjesht nj\u00eb prestanome, pasi pronar\u00ebt e v\u00ebrtet\u00eb t\u00eb APIS jan\u00eb t\u00eb tjer\u00eb.<\/p>\n<p>Dhe kjo do t\u00eb konfirmohej vet\u00ebm pak muaj m\u00eb von\u00eb. Fillimisht kur administratore e kompanis\u00eb u caktua Gloria Ta\u00e7e.<\/p>\n<p>M\u00eb von\u00eb Ta\u00e7e u b\u00eb aksionere me 50 p\u00ebr qind, dhe pak muaj m\u00eb von\u00eb i shiti s\u00ebrish aksionet tek Tartaraj. T\u00eb gjitha kalimet e aksioneve jan\u00eb b\u00ebr\u00eb me dhurime duke mos paguar asnj\u00ebher\u00eb taks\u00eb.<\/p>\n<p>Menj\u00ebher\u00eb \u201cAPIS\u201d do t\u00eb fillonte rritjen me shpejt\u00ebsi duke fituar kontrata miliona euro nga institucionet publike. Kjo pasi, pronar\u00ebt e saj nuk jan\u00eb jan\u00eb njer\u00ebz dosido.<\/p>\n<p>Pronari i v\u00ebrtet\u00eb i APIS, \u00ebsht\u00eb Sibjon \u00c7obaj. Gloria Ta\u00e7e, e cila figuron si administratore e kompanis\u00eb \u00ebsht\u00eb bashk\u00ebshortja e tij. Zoti \u00c7obaj \u00ebsht\u00eb nipi i Gramoz Sakos, ish-komandanti i gard\u00ebs dhe deputet i PS-s\u00eb, q\u00eb s\u00eb fundi u zgjodh kryebashkiak i Tepelen\u00ebs. Ai \u00ebsht\u00eb edhe shok i vjet\u00ebr i Safet Gjicit. Ndikimi i tij tek Edi Rama p\u00ebr ktimin n\u00eb loj\u00eb t\u00eb Safet Gjicit \u00ebsht\u00eb vendimtar dhe duket nga ky tender.<\/p>\n\n<p>Nd\u00ebrkaq, nipi i Sakove, zot\u00ebron nj\u00eb rrjet kompanish, p\u00ebrmes t\u00eb cilave ka krijuar nj\u00eb zinxhir efektiv t\u00eb rr\u00ebmbimit t\u00eb fondeve publike. Nj\u00ebra prej tyre \u00ebsht\u00eb \u201cSire Alb\u201d, e cila b\u00ebn projektet e pun\u00ebve publike, q\u00eb m\u00eb pas p\u00ebrfundojn\u00eb n\u00eb duart e Apis dhe 2T (kompania e admistraurar nga v\u00ebllai i Gramozit).<\/p>\n<p>Nga 7 milion\u00eb lek\u00eb n\u00eb vitin 2022, xhiro e \u201cApis\u201d n\u00eb vitin e kaluar k\u00ebrceu n\u00eb 86 milion\u00eb lek\u00eb, ose gati 900 mij\u00eb euro, duke u rritur me 10 her\u00eb vet\u00ebm n\u00eb harkun kohor t\u00eb dy viteve.<\/p>\n<p>Pas zgjedhjes s\u00eb Gramoz Sakos kryebashkiak i Tepelen\u00ebs, mb\u00ebshtetja e nipit \u00ebsht\u00eb akoma m\u00eb e fuqishme, si\u00e7 e ilustruam me shembullin e Poligonit t\u00eb gardian\u00ebve.<\/p>\n<p><strong>gijotina.com\/<\/strong><\/p>\n<p><!-- CONTENT END 2 --><\/p>\n<\/div>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>\u00a0 Rikthehet fuqish\u00ebm n\u00eb tavolin\u00ebn e ndarjes s\u00eb tenderave Safet Gjici, zyrtari i skandalit seksual n\u00eb zyr\u00ebn e kryetarit t\u00eb Bashkis\u00eb Kuk\u00ebs. Lidhja e Gjicit me \u201cRilindjen\u201d e Ram\u00ebs daton para \u201ctradhtis\u00eb\u201d q\u00eb i b\u00ebri LSI-s\u00eb. N\u00eb 27 Mars 2014, kryeministri Edi Rama e em\u00ebroi Safet Gjicin n\u00eb detyr\u00ebn e Prefektit t\u00eb Qarkut t\u00eb Kuk\u00ebsit. [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-70853","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/70853","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=70853"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/70853\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=70853"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=70853"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=70853"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}