{"id":70849,"date":"2026-02-16T14:36:20","date_gmt":"2026-02-16T14:36:20","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/02\/16\/propozimi-i-levizjes-bashke-20-vjet-burg-per-te-korruptuarit-konfiskim-i-pasurise\/"},"modified":"2026-02-16T14:36:20","modified_gmt":"2026-02-16T14:36:20","slug":"propozimi-i-levizjes-bashke-20-vjet-burg-per-te-korruptuarit-konfiskim-i-pasurise","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/02\/16\/propozimi-i-levizjes-bashke-20-vjet-burg-per-te-korruptuarit-konfiskim-i-pasurise\/","title":{"rendered":"Propozimi i L\u00ebvizjes Bashk\u00eb: 20 vjet burg p\u00ebr t\u00eb korruptuarit, konfiskim i pasuris\u00eb!"},"content":{"rendered":"<p>L\u00ebvizja Bashk\u00eb ka hedhur nj\u00eb hap konkret p\u00ebr adresimin e \u201ckriz\u00ebs s\u00eb legjitimitetit\u201d dhe \u201ckapjes s\u00eb shtetit\u201d n\u00eb Shqip\u00ebri, duke prezantuar nj\u00eb platform\u00eb p\u00ebr daljen nga kriza politike dhe sociale. Platforma, e paraqitur n\u00eb nj\u00eb takim me an\u00ebtar\u00eb dhe mb\u00ebshtet\u00ebs, shtrihet n\u00eb disa fusha ky\u00e7e t\u00eb reform\u00ebs institucionale dhe juridike, duke synuar t\u00eb nd\u00ebrrmarr\u00eb nj\u00eb goditje t\u00eb drejtp\u00ebrdrejt\u00eb ndaj korrupsionit dhe ndikimit t\u00eb krimit t\u00eb organizuar n\u00eb politik\u00eb dhe ekonomi. \ufffc<\/p>\n<p>N\u00eb themel t\u00eb paket\u00ebs q\u00ebndron propozimi p\u00ebr ndryshime ligjore dhe amendamenteve, me synimin p\u00ebr t\u00eb forcuar luft\u00ebn kund\u00ebr korrupsionit, duke qart\u00ebsuar se nd\u00ebshkimi p\u00ebr akuzat e korrupsionit t\u00eb arrij\u00eb deri n\u00eb 20 vjet burg.<\/p>\n<p>\u201cSkandalet korruptive q\u00eb kan\u00eb kapur krer\u00ebt e institucioneve dhe kreun e qeveris\u00eb dhe ajo q\u00eb diskutohet shpesh n\u00eb debate publike \u00ebsht\u00eb nevoja e hartimit t\u00eb nj\u00eb platforme p\u00ebr t\u00eb dal\u00eb nga kriza. Shpeshher\u00eb me hartimin e k\u00ebsaj platforme nd\u00ebrthuren edhe k\u00ebto skenar\u00ebt e mundsh\u00ebm t\u00eb bashk\u00ebpunimit t\u00eb opozit\u00ebs: \u201cT\u00eb b\u00ebhemi bashk\u00eb q\u00eb t\u00eb b\u00ebjm\u00eb k\u00ebt\u00eb e at\u00eb. Ajo q\u00eb po tentojm\u00eb t\u00eb b\u00ebjm\u00eb ne \u00ebsht\u00eb pik\u00ebrisht parashtrimi i nj\u00eb platforme jo thjesht si konstatim i problematik\u00eb, por edhe si nd\u00ebrhyrje strukturore, ndryshime ligjore p\u00ebr t\u00eb arritur aty ku duhet. Kur themi se si duhet ta luftojm\u00eb korrupsionin, ta luftojm\u00eb por edhe ta parandalojm\u00eb at\u00eb, duhet t\u00eb flasim p\u00ebr nd\u00ebrhyrje n\u00eb kodin penal. Kur flasim p\u00ebr zgjedhje t\u00eb ndershme, at\u00ebher\u00eb duhet t\u00eb marrim masa dhe hapa konkrete dhe jo thjesht t\u00eb themi \u201cna mjafton nj\u00eb qeveri teknike\u201d si\u00e7 b\u00ebjn\u00eb parti t\u00eb tjera opozita q\u00eb n\u00ebn petkun e nj\u00eb qeverie teknike t\u00eb bashk\u00ebqeverisjes mes dy pal\u00ebsh, q\u00eb jan\u00eb PD dhe PS t\u00eb cilat historikisht, 35 vitet e fundit kan\u00eb qen\u00eb joefektive p\u00ebr t\u00eb sjell\u00eb zgjedhje t\u00eb lira dhe t\u00eb ndershme, t\u00eb thuash q\u00eb p\u00ebrs\u00ebri kjo bashk\u00ebqeverisje do t\u00eb sjell\u00eb zgjedhje t\u00eb lira dhe t\u00eb ndershme \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nonsens logjik\u201d tha Redi Mu\u00e7i, deputeti i L\u00ebvizja Bashk\u00eb.<\/p>\n\n<p>Platforma p\u00ebrmban nj\u00eb s\u00ebr\u00eb propozimesh drastike dhe ambicioze q\u00eb sh\u00ebnjestrojn\u00eb thelbin e \u00e7\u00ebshtjeve t\u00eb kriz\u00ebs: nga r\u00ebndimi i d\u00ebnimeve p\u00ebr korrupsion dhe krime zgjedhore, deri te heqja e afateve t\u00eb parashkrimit p\u00ebr korrupsionin e zyrtar\u00ebve t\u00eb lart\u00eb, forcimi i institucioneve t\u00eb luft\u00ebs kund\u00ebr korrupsionit, dhe ndryshimi i legjislacionit zgjedhor p\u00ebr t\u00eb mbyllur kanalet e ndikimit t\u00eb grupeve t\u00eb interesit dhe krimit t\u00eb organizuar. \ufffcM\u00eb posht\u00eb, 4 pikat e platform\u00ebs q\u00eb propozon L\u00ebvizja Bashk\u00eb:<\/p>\n<p><strong>PLATFORMA E DALJES NGA KRIZA<\/strong><\/p>\n<p>L\u00ebvizja BASHK\u00cb prezantoi platform\u00ebn e daljes nga kriza politike dhe sociale. N\u00eb kuadrin e aksionit ton\u00eb politik p\u00ebr rr\u00ebzimin e qeveris\u00eb dhe mbajtjen e zgjedhjeve t\u00eb parakohshme, p\u00ebrfaq\u00ebsuesi yn\u00eb n\u00eb Kuvendin e Shqip\u00ebris\u00eb Redi Mu\u00e7i do t\u00eb marr\u00eb iniciativ\u00ebn e propozimit t\u00eb ligjeve dhe amendamenteve q\u00eb do t\u00eb forconin luft\u00ebn kund\u00ebr korrupsionit dhe kapjes s\u00eb shtetit, do t\u00eb demokratizonin shtetin dhe do t\u00eb p\u00ebrmir\u00ebsonin gjendjen ekonomike t\u00eb qytetar\u00ebve.<\/p>\n<p>Q\u00eb iniciativat tona parlamentare t\u00eb ken\u00eb sukses, na duhet mb\u00ebshtetja e gjer\u00eb e qytetar\u00ebve p\u00ebrmes firmave dhe pjes\u00ebmarrjes n\u00eb protestat e ardhshme.<\/p>\n<p>T\u00eb gjith\u00eb bashk\u00eb k\u00ebrkojm\u00eb nga Kuvendi i Shqip\u00ebris\u00eb:<\/p>\n<p>1. Ndryshime n\u00eb Kodin Penal p\u00ebr:<br \/>\n\u2013 r\u00ebndimin e d\u00ebnimeve t\u00eb korrupsionit aktiv dhe pasiv deri n\u00eb 20 vite burg;<br \/>\n\u2013 heqjen e afateve t\u00eb parashkrimit p\u00ebr veprat penale t\u00eb korruptimit aktiv dhe pasiv t\u00eb zyrtar\u00ebve t\u00eb lart\u00eb t\u00eb shtetit, sidomos p\u00ebr rastet e kapjes s\u00eb shtetit (hartimit t\u00eb ligjeve dhe akteve normative t\u00eb porositura), si dhe t\u00eb ndikimit t\u00eb krimit t\u00eb organizuar n\u00eb vendimmarrjen shtet\u00ebrore dhe veprimtarit\u00eb politike;<br \/>\n\u2013 r\u00ebndimin e d\u00ebnimeve p\u00ebr krime zgjedhore deri n\u00eb 10 vite burg.<\/p>\n<p>2. Forcimin e institucioneve q\u00eb luftojn\u00eb korrupsionin dhe zhb\u00ebrjen e kapjes s\u00eb shtetit p\u00ebrmes:<br \/>\n\u2013 rritjes s\u00eb kapaciteteve p\u00ebr hetimin, sekuestrimin dhe konfiskimin e pasurive t\u00eb vendosura prej korrupsionit dhe krimit t\u00eb organizuar;<br \/>\n\u2013 forcimit t\u00eb mbrojtjes ligjore dhe masave t\u00eb konfidencialitetit p\u00ebr sinjalizuesit e praktikave korruptive;<br \/>\n\u2013 abrogimit t\u00eb ligjit p\u00ebr investimet strategjike.<\/p>\n<p>3. Ngritjen e komisioneve hetimore parlamentare p\u00ebr:<br \/>\n\u2013 koncesionet dhe p\u00ebrfituesit nga ligji p\u00ebr investimet strategjike.<br \/>\n\u2013 privatizimet e m\u00ebdha dhe tjet\u00ebrsimin e pasurive dhe pronave publike.<\/p>\n<p>4. Ndryshimin e legjislacionit zgjedhor p\u00ebrmes:<br \/>\n\u2013 hartimit t\u00eb nj\u00eb ligji t\u00eb posa\u00e7\u00ebm p\u00ebr financimin e partive politike, duke pamund\u00ebsuar financimin e tyre nga krimi i organizuar dhe oligarkia ekonomike;<br \/>\n\u2013 hartimit t\u00eb nj\u00eb ligji q\u00eb siguron gjurmimin e procesit ligjv\u00ebn\u00ebs dhe b\u00ebn transparente \u00e7do praktik\u00eb t\u00eb ligjshme t\u00eb ndikimit t\u00eb vendimmarrjes nga grupet e interesit.<br \/>\n\u2013 ndalimit t\u00eb p\u00ebrfshirjes n\u00eb fushata zgjedhore t\u00eb punonj\u00ebsve t\u00eb administrat\u00ebs publike, p\u00ebrve\u00e7 rasteve kur jan\u00eb vet\u00eb kandidat\u00eb.<\/p>\n<p>5. Mb\u00ebshtetjen ekonomike t\u00eb qytetar\u00ebve p\u00ebrmes miratimit t\u00eb ligjeve t\u00eb:<br \/>\n\u2013 minimumit jetik;<br \/>\n\u2013 Statusit t\u00eb Minatorit.<\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/lapsi.al\/2026\/02\/16\/propozimi-i-levizjes-bashke-20-vjet-burg-per-te-korruptuarit-konfiskim-i-pasurise\/\">Propozimi i L\u00ebvizjes Bashk\u00eb: 20 vjet burg p\u00ebr t\u00eb korruptuarit, konfiskim i pasuris\u00eb!<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/lapsi.al\/\">Lapsi.al<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>L\u00ebvizja Bashk\u00eb ka hedhur nj\u00eb hap konkret p\u00ebr adresimin e \u201ckriz\u00ebs s\u00eb legjitimitetit\u201d dhe \u201ckapjes s\u00eb shtetit\u201d n\u00eb Shqip\u00ebri, duke prezantuar nj\u00eb platform\u00eb p\u00ebr daljen nga kriza politike dhe sociale. Platforma, e paraqitur n\u00eb nj\u00eb takim me an\u00ebtar\u00eb dhe mb\u00ebshtet\u00ebs, shtrihet n\u00eb disa fusha ky\u00e7e t\u00eb reform\u00ebs institucionale dhe juridike, duke synuar t\u00eb nd\u00ebrrmarr\u00eb nj\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-70849","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/70849","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=70849"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/70849\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=70849"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=70849"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=70849"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}