{"id":70831,"date":"2026-02-16T13:48:27","date_gmt":"2026-02-16T13:48:27","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/02\/16\/revolucioni-i-drejtesise-qe-hengri-bijte-e-vet\/"},"modified":"2026-02-16T13:48:27","modified_gmt":"2026-02-16T13:48:27","slug":"revolucioni-i-drejtesise-qe-hengri-bijte-e-vet","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/02\/16\/revolucioni-i-drejtesise-qe-hengri-bijte-e-vet\/","title":{"rendered":"Revolucioni i drejt\u00ebsis\u00eb q\u00eb \u201ch\u00ebngri\u201d bijt\u00eb e vet"},"content":{"rendered":"<p><em><strong>Nga Hermes Kafexhiu\/\u00a0<\/strong><\/em><\/p>\n<p>N\u00eb fakt e gjitha \u00e7ka ndodhur nga 2016 dhe k\u00ebtej ngjan si nj\u00eb revolucion n\u00eb drejt\u00ebsi. Edhe kur e d\u00ebgjon sot Kryeministri Edi Rama n\u00eb daljen e tij n\u00eb grupin parlamentar p\u00ebr ndryshimet n\u00eb Kodin Penal n\u00eb nenin 242 q\u00eb erdhi si pasoj\u00eb e mas\u00ebs p\u00ebr pezullimin e ministres Belinda Balluku, dy shprehje t\u00eb vijn\u00eb n\u00eb mendje: \u201crevolucioni i ha bijt\u00eb e vet\u201d dhe ajo e Zhizhekut: \u201cSe halli nuk \u00ebsht\u00eb se kush b\u00ebn revolucionin, por \u00e7far\u00eb ndodh pas revolucionit\u201d.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb kontekst kur kujton gjith\u00eb ish-zyrtar\u00ebt publik si majtas, si djathtas apo dhe ata n\u00eb mes, tregon v\u00ebrtet se revolucioni ka nisur t\u2019i haj\u00eb bijt\u00eb e vet, pik\u00ebrisht ata q\u00eb ngrit\u00ebn kartonat apo dhe ata q\u00eb ishin pas kartonave, Ilir Meta, Sali Berisha, Erion Veliaj, Belinda Balluku, Ilir Beqaj, Arben Ahmetaj e shum\u00eb e shum\u00eb t\u00eb tjer\u00eb.<\/p>\n<p>Mir\u00ebpo ky revolucion me dhimbje pati probleme t\u00eb thella, nga vetingu q\u00eb u nd\u00ebrmor p\u00ebr gjyqtar\u00ebt e korruptuar q\u00eb vijojn\u00eb t\u00eb paguhen akoma, e deri tek SPAK q\u00eb sot vendos n\u00eb dyshim n\u00ebse \u00ebsht\u00eb ai q\u00eb po nd\u00ebrmerr drejtimin apo v\u00eb n\u00eb rrezik vet\u00eb balancat e republik\u00ebs. Apo plaga e madhe e paraburgimit q\u00eb e ka ngritur Shqip\u00ebrin\u00eb n\u00eb nivelet m\u00eb t\u00eb larta. Sot ky fragment \u00ebsht\u00eb nj\u00eb rr\u00ebfim q\u00eb tregon m\u00eb shum\u00eb nj\u00eb revolucion statistikash sesa nj\u00eb revolucion p\u00ebr drejt\u00ebsin\u00eb cil\u00ebsore t\u00eb munguar t\u00eb shqiptar\u00ebve.<\/p>\n<p>Pik\u00ebrisht k\u00ebtu nis drama e v\u00ebrtet\u00eb e shqiptar\u00ebve.<\/p>\n<p>Shqiptar\u00ebt nuk k\u00ebrkuan nj\u00eb revolucion p\u00ebr t\u00eb par\u00eb ministra me pranga n\u00eb televizor dhe dosje voluminoze n\u00eb konferenca p\u00ebr shtyp. Ata k\u00ebrkuan drejt\u00ebsi p\u00ebr jet\u00ebn e tyre t\u00eb p\u00ebrditshme. P\u00ebr pron\u00ebn q\u00eb u zvarritet n\u00eb gjykata prej 20 vitesh. P\u00ebr biznesin q\u00eb mbyllet me nj\u00eb kall\u00ebzim anonim. P\u00ebr djalin q\u00eb mbahet n\u00eb paraburgim si statistik\u00eb suksesi. P\u00ebr administrat\u00ebn q\u00eb jeton \u00e7do dit\u00eb me frik\u00ebn se nj\u00eb firm\u00eb mund t\u2019i kthehet n\u00eb pranga.<\/p>\n<p>Kur Rama thot\u00eb se ka tre pushtete t\u00eb pavarura dhe se legjislativi e ekzekutivi jan\u00eb sovran\u00eb n\u00eb vendimmarrje, ai ngre nj\u00eb pyetje q\u00eb n\u00eb fakt ka koh\u00eb q\u00eb zien n\u00ebn sip\u00ebrfaqe, a po rr\u00ebshqasim nga balanca e pushteteve n\u00eb nj\u00eb frik\u00eb kolektive ndaj nj\u00eb pushteti t\u00eb vet\u00ebm? A \u00ebsht\u00eb drejt\u00ebsia sot vigjilente mbi ligjin, apo mbi vendimmarrjen politike? A po kontrollon q\u00ebllimet e shpallura, apo po nd\u00ebrhyn n\u00eb territorin e vendimmarrjes?<\/p>\n<p>Kur ai thot\u00eb se punonj\u00ebsit e administrat\u00ebs nuk jan\u00eb \u201cmish p\u00ebr top\u201d dhe se flet\u00ebt e arrestit shp\u00ebrndahen si ftesa p\u00ebr dasm\u00eb, ai n\u00eb fakt artikulon frik\u00ebn e nj\u00eb sistemi q\u00eb ka kaluar nga pand\u00ebshkueshm\u00ebria n\u00eb hiper-nd\u00ebshkim. Nga heshtja totale n\u00eb zhurm\u00eb totale. Nga imuniteti politik n\u00eb pasiguri administrative.<\/p>\n<p>Problemi \u00ebsht\u00eb m\u00eb i thell\u00eb se kaq.<\/p>\n<p>Revolucioni i drejt\u00ebsis\u00eb u shit si \u00e7lirim. Sot, p\u00ebr shum\u00eb shqiptar\u00eb, ai perceptohet si pasiguri. U premtua pavar\u00ebsi; sot flitet p\u00ebr balanca t\u00eb cenuara. U k\u00ebrkua fundi i pand\u00ebshkueshm\u00ebris\u00eb; sot kemi nj\u00eb debat p\u00ebr kufijt\u00eb e nd\u00ebrhyrjes.<\/p>\n<p>N\u00eb mes t\u00eb gjith\u00eb k\u00ebsaj, shqiptari i zakonsh\u00ebm rri e sheh. Ai sheh nj\u00eb elit\u00eb politike q\u00eb dikur ishte e paprekshme dhe sot p\u00ebrballet me hetime. Sheh prokuror\u00eb q\u00eb dikur heshtnin dhe sot flasin me masa sigurie. Sheh nj\u00eb kryeminist\u00ebr q\u00eb mbron reform\u00ebn si akt historik, 100 her\u00eb po t\u00eb kthehej pas do ta b\u00ebnte s\u00ebrish.<\/p>\n<p>Revolucioni i v\u00ebrtet\u00eb nuk matet me numrin e zyrtar\u00ebve t\u00eb arrestuar. Matet me ndjesin\u00eb e siguris\u00eb juridike. Me koh\u00ebzgjatjen e proceseve. Me barazin\u00eb para ligjit. Me kufirin e qart\u00eb mes vendimmarrjes politike dhe kontrollit penal.<\/p>\n<p>N\u00ebse revolucioni fillon t\u00eb haj\u00eb bijt\u00eb e vet, historia na m\u00ebson se faza tjet\u00ebr \u00ebsht\u00eb frika. Frika nuk prodhon shtet t\u00eb s\u00eb drejt\u00ebs, prodhon paraliz\u00eb. Nj\u00eb administrat\u00eb q\u00eb nuk firmos. Nj\u00eb politik\u00eb q\u00eb mbron veten. Nj\u00eb drejt\u00ebsi q\u00eb rrezikon t\u00eb perceptohet si pal\u00eb.<\/p>\n<p>Shqip\u00ebria kishte nevoj\u00eb p\u00ebr nj\u00eb revolucion drejt\u00ebsie. Sot pyetja nuk \u00ebsht\u00eb m\u00eb n\u00ebse revolucioni ishte i domosdosh\u00ebm. Pyetja \u00ebsht\u00eb: a po dim\u00eb ta menaxhojm\u00eb pasoj\u00ebn e tij?<\/p>\n<p>Si\u00e7 thot\u00eb Zhizheku, problemi nuk \u00ebsht\u00eb kush e b\u00ebn revolucionin. Problemi \u00ebsht\u00eb \u00e7far\u00eb ndodh pas tij.<\/p>\n<p>Pas revolucionit, shqiptar\u00ebt nuk duan m\u00eb spektak\u00ebl. Duan drejt\u00ebsi q\u00eb funksionon. Duan balanc\u00eb reale pushtetesh. Duan liri si parim dhe nd\u00ebshkim si p\u00ebrjashtim. Duan shtet, jo ethe revolucionare t\u00eb p\u00ebrhershme.<\/p>\n<p>N\u00eb t\u00eb kund\u00ebrt, revolucioni do vazhdoj\u00eb t\u00eb haj\u00eb bijt\u00eb e vet dhe bashk\u00eb me ta, besimin e nj\u00eb shoq\u00ebrie t\u00eb t\u00ebr\u00eb.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Hermes Kafexhiu\/\u00a0 N\u00eb fakt e gjitha \u00e7ka ndodhur nga 2016 dhe k\u00ebtej ngjan si nj\u00eb revolucion n\u00eb drejt\u00ebsi. Edhe kur e d\u00ebgjon sot Kryeministri Edi Rama n\u00eb daljen e tij n\u00eb grupin parlamentar p\u00ebr ndryshimet n\u00eb Kodin Penal n\u00eb nenin 242 q\u00eb erdhi si pasoj\u00eb e mas\u00ebs p\u00ebr pezullimin e ministres Belinda Balluku, dy [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-70831","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/70831","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=70831"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/70831\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=70831"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=70831"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=70831"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}