{"id":70798,"date":"2026-02-16T11:48:39","date_gmt":"2026-02-16T11:48:39","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/02\/16\/jakup-krasniqi-nuk-eshte-si-milloshevici-perfundon-fjala-e-ekipeve-mbrojtese-ne-hage\/"},"modified":"2026-02-16T11:48:39","modified_gmt":"2026-02-16T11:48:39","slug":"jakup-krasniqi-nuk-eshte-si-milloshevici-perfundon-fjala-e-ekipeve-mbrojtese-ne-hage","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/02\/16\/jakup-krasniqi-nuk-eshte-si-milloshevici-perfundon-fjala-e-ekipeve-mbrojtese-ne-hage\/","title":{"rendered":"\u201cJakup Krasniqi nuk \u00ebsht\u00eb si Milloshevi\u00e7i\u201d: P\u00ebrfundon fjala e ekipeve mbrojt\u00ebse n\u00eb Hag\u00eb"},"content":{"rendered":"<p>Ka p\u00ebrfunduar fjala e ekipeve mbrojt\u00ebse n\u00eb Hag\u00eb.<\/p>\n<p>Avokatja e Jakup Krasniqit, Vanketes\u00ebari Alagendra, ka th\u00ebn\u00eb se Jakup Krasniqi nuk \u00ebsht\u00eb sikur krimineli serb, Milloshevi\u00e7.<\/p>\n<p>Ajo ka k\u00ebrkuar q\u00eb Krasniqi t\u00eb shpallet i pafajsh\u00ebm, raporton gazetari i Nacionales, Besian Beha, nga Haga.<\/p>\n<p>Tash \u00ebsht\u00eb radha e pyetjeve t\u00eb gjyqtar\u00ebve.<\/p>\n<p>Avokati Mentor Beqiri n\u00eb Hag\u00eb: K\u00ebrkesa p\u00ebr d\u00ebnim 45 vjet, jasht\u00eb \u00e7do arsye<\/p>\n<p>Avokati i Jakup Krasniqit, Mentor Beqiri, ka mbajtur fjal\u00ebn e fundit n\u00eb Hag\u00eb. Beqiri ka krahasuar d\u00ebnimet e lider\u00ebve serb\u00eb, me k\u00ebrkes\u00ebn e Prokuroris\u00eb s\u00eb Hag\u00ebs.<\/p>\n<p>Ai ka th\u00ebn\u00eb se k\u00ebrkesa p\u00ebr d\u00ebnim 45 vjet \u00ebsht\u00eb jasht\u00eb \u00e7do arsye. Beqiri tha se hakmarrjet personale t\u00eb dikujt, nuk mund t\u2019i atribuohen U\u00c7K-s\u00eb.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb gjith\u00eb jav\u00ebs, procesi gjyq\u00ebsor ndaj ish-krer\u00ebve t\u00eb U\u00c7K-s\u00eb po vazhdon me fjal\u00ebt p\u00ebrfundimtare.<\/p>\n<p>Fillimisht, fol\u00ebn Prokuroria dhe Avokati i Viktimave, e prej t\u00eb m\u00ebrkur\u00ebs, vazhduan avokat\u00ebt e krer\u00ebve t\u00eb U\u00c7K-s\u00eb.<\/p>\n<p>E nisi i pari Luka Misetiq, avokat i Hashim Tha\u00e7it. Ky i fundit theksoi se ish-presidenti i Kosov\u00ebs \u00ebsht\u00eb dhe do t\u00eb mbetet i pafajsh\u00ebm. Ai p\u00ebrmendi kontradiktat e Prokuroris\u00eb s\u00eb Hag\u00ebs, duke theksuar rastin e ish-presidentit t\u00eb Serbis\u00eb i cili ishte liruar nga Tribunali i Hag\u00ebs.<\/p>\n<p>\u201cDeri m\u00eb tani, jurisprudenca e tribunaleve ka konkluduar se NATO ka nd\u00ebrhyr\u00eb ushtarakisht n\u00eb Kosov\u00eb, n\u00eb p\u00ebrgjigje t\u00eb Nd\u00ebrmarrjes Kriminale Serbe. ZPS-ja k\u00ebrkon juve q\u00eb U\u00c7K-ja ishte ajo q\u00eb kishte administratorja e nj\u00eb NPK-ja muaj apo vite m\u00eb p\u00ebrpara, e jo marsi 1998. TPNJ ka konkluduar se ishte udh\u00ebheq\u00ebsi serb, Milutinoviq, nuk kishte p\u00ebrgjegj\u00ebsi penale n\u00eb Kosov\u00eb, pasi ishte figur\u00eb politike q\u00eb nuk pati kontroll n\u00eb forcat e RFJ-s\u00eb, dhe nuk ka dh\u00ebn\u00eb kontribut t\u00eb ndjesh\u00ebm n\u00eb NPK. ZPS-ja po k\u00ebrkon nga ana e juaj t\u00eb konkludoni pavar\u00ebsisht se nj\u00eb udh\u00ebheq\u00ebs serb i shtetit t\u00eb organizuar nuk ka pasur p\u00ebrgjegj\u00ebsi penale p\u00ebr krime t\u00eb luft\u00ebs e krime kund\u00ebr njer\u00ebzimit, ju duhet t\u00eb konkludoni se udh\u00ebheq\u00ebsi i shqiptar\u00ebve t\u00eb Kosov\u00ebs, nj\u00eb grup i armatosur p\u00ebr disa muaj, ka pasur kontroll e p\u00ebrgjegj\u00ebsi. Kjo do t\u00eb ishte padrejt\u00ebsi historike\u201d, tha ai.<\/p>\n<p>Misetiq kritikoi Prokurorin\u00eb se po synon ta rr\u00ebzoj\u00eb d\u00ebshmin\u00eb end\u00ebrkomb\u00ebtar\u00ebve, kurse n\u00eb an\u00ebn tjet\u00ebr, emrat e nj\u00ebjt\u00eb i kishin ftuar p\u00ebr t\u00eb d\u00ebshmuar.<\/p>\n<p>\u201cZPS-ja p\u00ebrpiqet t\u00eb hedh posht\u00eb d\u00ebshmin\u00eb e nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00ebve, duke th\u00ebn\u00eb se nuk ishin t\u00eb informuar p\u00ebr funksionimin e U\u00c7K-s\u00eb. Pretendimi i ZPS-s\u00eb se ata nuk ishin t\u00eb informuar, \u00ebsht\u00eb karakteristik\u00eb e ve\u00e7ant\u00eb duke patur parasysh natyr\u00ebn e centralizuar t\u00eb komunikatave t\u00eb U\u00c7K-s\u00eb, deklaratat politike, intervistat n\u00eb media. Ne d\u00ebgjuam nga ZPS q\u00eb than\u00eb se politika ndaj kund\u00ebrshtar\u00ebve, artikulohej n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb hapur. T\u00eb gjitha k\u00ebto dokumente publike, duhet t\u00eb ken\u00eb qen\u00eb n\u00eb dispozicion t\u00eb Burnes e d\u00ebshmitar\u00ebve t\u00eb mbrojtjes\u201d, tha m\u00eb tutje avokati kroat.<\/p>\n<p>I ashp\u00ebr me Prokurorin\u00eb ishte avokati tjet\u00ebr i Tha\u00e7it, Pierre Prosper, i cili reagoi ashp\u00ebr pasi Prokuroria tha se diplomat\u00ebt nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb nuk kishin infromacione.<\/p>\n<p>\u201cDje komunikova me nj\u00eb diplomat t\u00eb lart, ambasador, i d\u00ebrguar i posa\u00e7\u00ebm, i lexova disa nga citimet e s\u00eb h\u00ebn\u00ebs nga ZPS-ja. Ve\u00e7an\u00ebrisht p\u00ebr faktin se gjyqtar\u00ebt kan\u00eb d\u00ebgjuar d\u00ebshmi nga shtat\u00eb nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb. U p\u00ebrpoqen me \u00e7ilt\u00ebrsi t\u00eb sillnin paqe n\u00eb Kosov\u00eb. Por, p\u00ebrfshirja e tyre n\u00eb k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje dhe observimet e tyre t\u00eb kufizuara, a jan\u00eb apo nuk jan\u00eb t\u00eb vlefshme kjo \u00ebsht\u00eb tem\u00eb m\u00eb vete. Shtat\u00eb d\u00ebshmitar\u00ebt nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb u soll\u00ebn k\u00ebtu, n\u00eb situate t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb, sepse kishin pak njohuri me aktor\u00ebt e p\u00ebrfshir\u00eb, gjuh\u00ebn nuk e flisnin, kan\u00eb komunikuar vet\u00ebm disa her\u00eb me aktor\u00ebt kryesor\u00eb, nuk kan\u00eb lexuar komunikata t\u00eb U\u00c7K-s\u00eb, nuk e njihnin struktur\u00ebn. Dhe vazhdon prokurorja t\u00eb thot\u00eb se kishin informacione t\u00eb kufizuara. Kolegu im m\u00eb tha e tmerrshme, kaq pak respektojn\u00eb profesionin tone. T\u00eb nderuar zot\u00ebrinj\u00eb duhet ta shikojm\u00eb ndryshe k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje, sepse k\u00ebto komente tregojn\u00eb arrogance, munges\u00eb respekti, i cili ka qen\u00eb e pranishme qysh nga fillimi. T\u00eb rr\u00ebzosh p\u00ebrvojat d\u00ebshmit\u00eb e k\u00ebtyre profesionist\u00ebve, t\u00eb cil\u00ebt kan\u00eb pasur p\u00ebr detyr\u00eb t\u00eb shkojn\u00eb, t\u00eb analizojn\u00eb situatat, t\u00eb shikojn\u00eb ngjarjet\u201d, tha Prosper, raporton Nacionale.<\/p>\n<p>Madje, sipas tij, kjo \u00ebsht\u00eb arsyeja q\u00eb qeverit\u00eb po humbin besimin n\u00eb tribunalet nd\u00ebrkomb\u00ebtare.<\/p>\n<p>\u201cP\u00ebr mua \u00ebsht\u00eb gjest d\u00ebshp\u00ebrimi. Nuk \u00ebsht\u00eb p\u00ebr t\u2019u habitur q\u00eb qeverit\u00eb dyshojn\u00eb n\u00eb besueshm\u00ebrin\u00eb e tribunaleve nd\u00ebrkomb\u00ebtare, sepse kur vet profesionist\u00ebt dalin e tregojn\u00eb \u00e7far\u00eb ka ndodhur, e deklaratat e tyre hidhen posht\u00eb, kjo \u00ebsht\u00eb problematike\u201d, K\u00ebto tribunale jan\u00eb mjet, instrument, i sistemit t\u00eb rendit nd\u00ebrkomb\u00ebtar, personat q\u00eb kan\u00eb qen\u00eb para jush jan\u00eb pjes\u00eb e k\u00ebtij sistemi, n\u00ebse duhet t\u00eb ket\u00eb tribunale e drejt\u00ebsi. Ju ishit atje, po nuk e dini sepse ne do t\u00eb interpretojm\u00eb ndryshe. Mos iu besoni syve, vesh\u00ebve, dime ne m\u00eb shum\u00eb se ju. \u00cbsht\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme t\u2019i kujtojm\u00eb vetes r\u00ebnd\u00ebsin\u00eb e d\u00ebshmitar\u00ebve, mund t\u00eb mos p\u00eblqejn\u00eb, mund t\u00eb mos repsketoni d\u00ebshmitar\u00ebt nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb, por duhet t\u00eb respektoni rolin q\u00eb kan\u00eb pasur, profesionet e tyre, dhe shtetet q\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsojn\u00eb, Amerik\u00ebn, Britanin\u00eb, NATO-n\u201d, tha ai m\u00eb tutje.<\/p>\n<p>Prosper tha se gjenerali Clark, Rubin, Duncan, \u00cbilliams, erdh\u00ebn me informacione t\u00eb dor\u00ebs s\u00eb par\u00eb. Sipas tij, Prokuroria po i cil\u00ebson ata sikur kan\u00eb shkuar p\u00ebr turiz\u00ebm n\u00eb Kosov\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cInformacioni q\u00eb kan\u00eb k\u00ebta persona iu p\u00ebrket institucioneve p\u00ebrkat\u00ebse, kur u dhan\u00eb k\u00ebndv\u00ebshtrimet e tyre, ishin t\u00eb matura, produkt i bashk\u00ebpunimit. Kishin informacion nga organizata ushtarake, civile, raporte nga OJQ-t\u00eb, debate t\u00eb brendshme, konstatime personale n\u00eb terren. Nga raportimet q\u00eb merrnin nga terreni, pra kishin k\u00ebndv\u00ebshtrime t\u00ebr\u00ebsisht t\u00eb bazuara. James Rubin ka punuar p\u00ebr senatorin Biden, k\u00ebshilltar i sekretares s\u00eb shtetit, ka pasur p\u00ebr detyr\u00eb p\u00ebr shkak se ka qen\u00eb n\u00eb \u00e7do takim me sekretaren, ai ishte personi q\u00eb u caktua t\u00eb shkonte e t\u00eb shihte kush ishte Hashim Tha\u00e7i. Ai pati mund\u00ebsin\u00eb t\u00eb b\u00ebnte v\u00ebzhgime t\u00eb veta. Paul \u00cbilliams, profesor i nderuar. K\u00ebtu ishte nj\u00eb person i cili ka ndihmuar shtetet e dob\u00ebta t\u00eb gjejn\u00eb paqe. Dhe k\u00ebt\u00eb e ka b\u00ebr\u00eb falas. Ka qen\u00eb i pranish\u00ebm atje, n\u00eb sall\u00eb, ka d\u00ebgjuar bisedat me vesh\u00ebt e tij. Erdhi k\u00ebtu vullnetarisht sikur t\u00eb tjer\u00ebt. Duncan, Durkee, diplomat karriere. Me shum\u00eb p\u00ebrvoj\u00eb. Prap, prokuroria hodhi posht\u00eb fjal\u00ebt e tyre. Ambasadori Hill, gjasht\u00eb her\u00eb ambasador\u00eb. Fakti q\u00eb ai ka qen\u00eb i d\u00ebrguar p\u00ebr Kosov\u00ebn. Nj\u00eb detyr\u00eb ka pasur ai, t\u00eb zbuloj\u00eb \u00e7far\u00eb roli kishte gjithsecili, \u00e7ka ndodhte. Prokuroria do q\u00eb ne t\u00eb besojm\u00eb se ai informacionin e ka t\u00eb kufizuar, thjesht\u00eb u detyrua t\u00eb vinte k\u00ebtu, m\u00eb vjen keq, e besueshme \u00ebsht\u00eb kjo? N\u00ebse Amerika, Britania, Franca, Italia, Gjermania, Rusia, k\u00ebto shtete duhet t\u00eb dinin kush ishte gjithsecili dhe \u00e7ka b\u00ebnte gjithsecili, e besoni q\u00eb k\u00ebta persona u kthyen dhe thane informacione sip\u00ebrfaq\u00ebsore kam. Sikur do Prokuroria q\u00eb ne t\u00eb besojm\u00eb. Po gjenerali Clark, general me kat\u00ebr yje, ka qen\u00eb n\u00eb Dejton, gjenerali i forcave aleate-supreme n\u00eb Evrop\u00eb. Erdhi k\u00ebtu dha pik\u00ebpamjet e tij, bazuar n\u00eb informacionet q\u00ebkishte marr\u00eb nga takimet profesionale, dhe nga burimet e tjera. Ai iu ka th\u00ebn\u00eb q\u00eb lexoja \u00e7do gj\u00eb. Nuk kishin shkuar p\u00ebr safari n\u00eb Kosov\u00eb. Prokuroria do t\u00eb besoni q\u00eb ata kan\u00eb qen\u00eb vet\u00ebm kalimtar. N\u00eb k\u00ebt\u00eb udh\u00ebtim b\u00ebn\u00eb disa konstatime sip\u00ebrfaq\u00ebsore. Duan t\u00eb minimizojn\u00eb rolin e tyre, \u00ebsht\u00eb munges\u00eb respekti. Kjo tregon injoranc\u00eb sa I takon k\u00ebtij procesi. K\u00ebta diplomat\u00eb, ekspert\u00eb, b\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr pun\u00ebn e jet\u00ebs s\u00eb tyre, erdh\u00ebn vullnetarisht t\u00eb flisnin me ju p\u00ebr t\u00eb th\u00ebn\u00eb k\u00ebto dime ne, k\u00ebto kemi par\u00eb ne\u201d, tha Prosper.<\/p>\n<p>Mbrojtja e Kadri Veselit vazhdoi m\u00eb pas me fjal\u00ebn e saj p\u00ebrfundimtare.<\/p>\n<p>Avokati i Kadri Veselit, Rodeny Dixon, ka vazhduar me fjal\u00ebn finale n\u00eb seanc\u00eb n\u00eb Hag\u00eb.<\/p>\n<p>Ai ka th\u00ebn\u00eb se Prokuroria nuk ka asnj\u00eb \u00e7\u00ebshtje kund\u00ebr Veselit.<\/p>\n<p>\u201cProkuroria nuk ka asnj\u00eb \u00e7\u00ebshtje kund\u00ebr Veselit, dhe duhet t\u00eb shp\u00ebrndahet n\u00eb t\u00eb gjitha \u00e7\u00ebshtjet si n\u00eb cirk, d\u00ebshp\u00ebrimi t\u00eb b\u00ebn\u00eb qesharak. Kur nuk ka prova, provat jan\u00eb e vetmja rrug\u00eb q\u00eb duhet t\u00eb ndjekin prokuror\u00ebt, n\u00ebse nuk ke prova mos ngre aktkauz\u00eb, standardet nuk duhet t\u00eb ulen p\u00ebr pretekstin e luft\u00ebs p\u00ebr drejt\u00ebsi. Personat q\u00eb mund t\u00eb kishin dh\u00ebn\u00eb prova, \u00e7udit\u00ebrisht asnj\u00ebher\u00eb nuk jan\u00eb thirrur si d\u00ebshmitar\u00eb. D\u00ebshmitar\u00eb sipas ZPS-s\u00eb pretendojn\u00eb se klienti im ka qen\u00eb i p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb vepra penale, nuk jan\u00eb thirrur, e kan\u00eb thirrur persona q\u00eb kan\u00eb d\u00ebgjuar fjal\u00eb nga pal\u00eb t\u00eb dyta e t\u00eb treta. Nuk kemi asnj\u00eb fjal\u00eb t\u00eb drejtp\u00ebrdrejt\u00eb, p\u00ebrve\u00e7 fjal\u00ebve t\u00eb kota\u201d, tha Dixon.<\/p>\n<p>Dixon ka th\u00ebn\u00eb se provat nga Serbia, nuk mund t\u00eb trajtohen sikur dele q\u00eb kalojn\u00eb gjat\u00eb nat\u00ebs.<\/p>\n<p>\u201c\u00cbsht\u00eb mir\u00eb q\u00eb t\u00eb shikohet konteksti m\u00eb i gj\u00ebr\u00eb i zhvillimeve. Ju nuk mund t\u00eb injoroni at\u00eb \u00e7far\u00eb ka b\u00ebr\u00eb Serbia, sikurse Serbia t\u00eb ishte thjesht dele q\u00eb t\u00eb kalonin gjat\u00eb nat\u00ebs. Ky \u00ebsht\u00eb rast klasik i dy standardeve i ZPS-s\u00eb. D\u00ebshmit\u00eb tregojn\u00eb se sistemi i apartheidit \u00ebsht\u00eb ushtruar nga Serbia n\u00eb k\u00ebt\u00eb koh\u00eb. Nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb autor\u00ebt e veprave k\u00ebrkuan pajtim n\u00eb Afrik\u00ebn e Veriut dhe k\u00ebrkuan ndjes\u00eb p\u00ebr at\u00eb \u00e7far\u00eb kishin b\u00ebr\u00eb, n\u00eb Kosov\u00eb arkitekt\u00ebt serb\u00eb dhe ekzekutuesit b\u00ebn\u00eb t\u00eb kund\u00ebrt\u00ebn; ata akuzuan personat q\u00eb kan\u00eb vuajtur n\u00eb at\u00eb sistem dhe k\u00ebrkuan q\u00eb k\u00ebta q\u00eb kishin vuajtur t\u00eb gjykoheshin. Ata jo vet\u00ebm kaq, por edhe dhan\u00eb provat q\u00eb kjo t\u00eb b\u00ebhej. P\u00ebr t\u2019ju th\u00ebn\u00eb nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00ebve se k\u00ebta t\u00eb U\u00c7K-s\u00eb jan\u00eb rruga\u00e7\u00eb, t\u00eb paditur\u201c, deklaroi avokati i Veselit.<\/p>\n<p>Fjal\u00ebn finale e edha edhe mbrojtja e Rexhep Selimit, kurse sot m\u00eb von\u00eb, do t\u00eb vazhdoj\u00eb ajo e Jakup Krasniqit.<\/p>\n<p>Avokati i Rexhep Selimit, Jeoffrey Roberts, ka sfiduar Prokurorin\u00eb e Hag\u00ebs.<\/p>\n<p>E ka pyetur n\u00ebse Adem Jashari ishte pjes\u00eb e Nd\u00ebrmarrjes Kriminale.<\/p>\n<p>\u201cNj\u00eb em\u00ebr q\u00eb p\u00ebrmendet \u00ebsht\u00eb Adem Jashari, q\u00eb ka qen\u00eb shum\u00eb i p\u00ebrmendur. \u00cbsht\u00eb p\u00ebrmendur n\u00eb luftimet e Prekazit 1998, fillim t\u00eb marsit, nga Prokuroria. E anashkalojn\u00eb masakr\u00ebn e k\u00ebsaj familje. P\u00ebrmenden disa raste sikur jan\u00eb takuar n\u00eb 1992. Apo q\u00eb \u00ebsht\u00eb prezantuar me z.Selimi nga Sylejman Selimi m\u00eb 1994. P\u00ebrfundimi i logjiksh\u00ebm q\u00eb ka nxjerr ZPS-ja nga k\u00ebto situata, \u00ebsht\u00eb se k\u00ebto lidhje mes t\u00eb akuzuarve dhe z.Jashari jan\u00eb relevante p\u00ebr argumentet e ZPS-s\u00eb p\u00ebr NPK-n\u00eb. Mendoj q\u00eb k\u00ebt\u00eb e b\u00ebjn\u00eb sepse sipas tyre edhe z.Jashari \u00ebsht\u00eb an\u00ebtar i pretenduar i Nd\u00ebrmarrjes Kriminale q\u00eb nuk ia p\u00ebrmendin emrin. Nuk mund t\u00eb diskutosh thelbin e NPK-s\u00eb, dhe t\u00eb pretendosh q\u00eb \u00e7do an\u00ebtar i lart\u00eb n\u00eb U\u00c7K paska qen\u00eb pjes\u00eb e NPK-s\u00eb. N\u00ebse e pyet Prokurorin\u00eb, a ka qen\u00eb z.Jashari pjes\u00eb e NPK-s\u00eb, sepse n\u00ebse do t\u00eb ishte k\u00ebshtu, do t\u00eb duhej t\u00eb v\u00ebrtetonin. Shpresoj q\u00eb ju nj\u00eb moment t\u2019i b\u00ebni k\u00ebto pyetje\u201d, tha ai.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Ka p\u00ebrfunduar fjala e ekipeve mbrojt\u00ebse n\u00eb Hag\u00eb. Avokatja e Jakup Krasniqit, Vanketes\u00ebari Alagendra, ka th\u00ebn\u00eb se Jakup Krasniqi nuk \u00ebsht\u00eb sikur krimineli serb, Milloshevi\u00e7. Ajo ka k\u00ebrkuar q\u00eb Krasniqi t\u00eb shpallet i pafajsh\u00ebm, raporton gazetari i Nacionales, Besian Beha, nga Haga. Tash \u00ebsht\u00eb radha e pyetjeve t\u00eb gjyqtar\u00ebve. Avokati Mentor Beqiri n\u00eb Hag\u00eb: K\u00ebrkesa [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-70798","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/70798","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=70798"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/70798\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=70798"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=70798"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=70798"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}