{"id":70775,"date":"2026-02-16T10:48:25","date_gmt":"2026-02-16T10:48:25","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/02\/16\/armand-duka-ne-asamblene-e-pergjithshme-do-te-kemi-rezultate-te-shkelqyera-vetem-nese-do-te-jemi-bashke\/"},"modified":"2026-02-16T10:48:25","modified_gmt":"2026-02-16T10:48:25","slug":"armand-duka-ne-asamblene-e-pergjithshme-do-te-kemi-rezultate-te-shkelqyera-vetem-nese-do-te-jemi-bashke","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/02\/16\/armand-duka-ne-asamblene-e-pergjithshme-do-te-kemi-rezultate-te-shkelqyera-vetem-nese-do-te-jemi-bashke\/","title":{"rendered":"Armand Duka n\u00eb Asamblen\u00eb e P\u00ebrgjithshme: Do t\u00eb kemi rezultate t\u00eb shk\u00eblqyera vet\u00ebm n\u00ebse do t\u00eb jemi bashk\u00eb"},"content":{"rendered":"<p>N\u00eb fjal\u00ebn e mbajtur n\u00eb Asamblen\u00eb e P\u00ebrgjithshme t\u00eb Zakonshme Zgjedhore, Presidenti Armand Duka paraqiti nj\u00eb panoram\u00eb t\u00eb plot\u00eb t\u00eb arritjeve, sfidave dhe objektivave strategjik\u00eb t\u00eb Federat\u00ebs Shqiptare t\u00eb Futbollit, duke theksuar se institucioni hyn n\u00eb nj\u00eb faz\u00eb t\u00eb re konsolidimi dhe rritjeje t\u00eb q\u00ebndrueshme.<\/p>\n<p>Presidenti Duka n\u00ebnvizoi stabilitetin financiar t\u00eb federat\u00ebs, investimet mbi 16 milion\u00eb euro n\u00eb infrastruktur\u00eb sportive, zgjerimin e garave n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb vendin, rritjen e numrit t\u00eb futbollist\u00ebve dhe profesionist\u00ebve t\u00eb certifikuar, si dhe besimin n\u00eb rritje nga institucionet nd\u00ebrkomb\u00ebtare t\u00eb futbollit.<\/p>\n<p>Kreu i futbollit shqiptar \u00a0vuri theksin edhe te ndikimi social dhe ekonomik i futbollit, duke e cil\u00ebsuar at\u00eb si nj\u00eb instrument zhvillimi shoq\u00ebror dhe nj\u00eb sektor me potencial real ekonomik, q\u00eb gjeneron dhjet\u00ebra milion\u00eb euro n\u00eb vit p\u00ebr vendin.<\/p>\n<p>Presidenti Duka theksoi r\u00ebnd\u00ebsin\u00eb e miratimit t\u00eb ligjit t\u00eb sponsorizimit, rritjen e pranis\u00eb s\u00eb tifoz\u00ebve n\u00eb stadiume, si dhe nevoj\u00ebn p\u00ebr mb\u00ebshtetje m\u00eb t\u00eb madhe institucionale p\u00ebr infrastruktur\u00ebn sportive, duke e konsideruar sportin prioritet publik. N\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn koh\u00eb, Presidenti evidentoi progresin e ekipeve komb\u00ebtare, zgjerimin e p\u00ebrfaq\u00ebsimit nd\u00ebrkomb\u00ebtar t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb n\u00eb strukturat e UEFA dhe FIFA, si dhe organizimin me sukses t\u00eb eventeve madhore europiane, q\u00eb kan\u00eb rritur imazhin e vendit n\u00eb aren\u00ebn sportive.<\/p>\n<p>N\u00eb p\u00ebrmbyllje, ai theksoi se strategjia \u201cVision to Victory 2026\u20132030\u201d do t\u00eb jet\u00eb udh\u00ebrr\u00ebfyesi i zhvillimit t\u00eb futbollit shqiptar n\u00eb vitet e ardhshme, me fokus te cil\u00ebsia, transparenca, p\u00ebrfshirja dhe q\u00ebndrueshm\u00ebria financiare, duke shtuar se sukseset e ardhshme do t\u00eb varen nga bashk\u00ebpunimi i gjith\u00eb komunitetit t\u00eb futbollit dhe nga ruajtja e unitetit institucional<\/p>\n<p><strong>M\u00eb posht\u00eb, fjala e plot\u00eb e Presidentit Armand Duka e mbajtur n\u00eb Asamblen\u00eb e P\u00ebrgjithshme Zgjedhore t\u00eb FSHF:<\/strong><\/p>\n<p>\u201cI nderuar zoti Minist\u00ebr i Kultur\u00ebs, Rinis\u00eb dhe Sporteve, z. Blendi Gonxhe,<br \/>\nI nderuar Z\u00ebvend\u00ebs president i UEFA-s, miku yn\u00eb i dashur dhe President i Federat\u00ebs Italiane t\u00eb Futbollit, z. Gabriele Gravina,<br \/>\nI nderuar Drejtor i Zhvillimit t\u00eb Federatave Komb\u00ebtare n\u00eb UEFA, z. Denis Bastari,<br \/>\nI nderuar Drejtor p\u00ebr Federatat An\u00ebtare n\u00eb FIFA, z. Elkhan Mahmadov, si dhe Koordinator Rajonal p\u00ebr Evrop\u00ebn i Federatave An\u00ebtare, z. Marco Ferri,<br \/>\nT\u00eb nderuar p\u00ebrfaq\u00ebsues t\u00eb institucioneve,<br \/>\nT\u00eb dashur miq, partner\u00eb, sponsor\u00eb dhe p\u00ebrfaq\u00ebsues t\u00eb medias,<br \/>\nShum\u00eb t\u00eb nderuar an\u00ebtar\u00eb t\u00eb FSHF, \u00a0Zonja dhe zot\u00ebrinj,<\/p>\n<p>Ju fal\u00ebnderoj p\u00ebr pjes\u00ebmarrjes sot n\u00eb Asamblen\u00eb e P\u00ebrgjithshme t\u00eb Federat\u00ebs Shqiptare t\u00eb Futbollit, r\u00ebnd\u00ebsia e s\u00eb cil\u00ebs \u00ebsht\u00eb e padiskutueshme p\u00ebr komunitetin e futbollit shqiptar dhe p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb ata q\u00eb besojn\u00eb se sporti, dhe ve\u00e7an\u00ebrisht futbolli, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb mjet i fuqish\u00ebm zhvillimi shoq\u00ebror, edukimi dhe bashkimi.<\/p>\n<p>Asambleja e P\u00ebrgjithshme \u00ebsht\u00eb vendi ku ne reflektojm\u00eb me p\u00ebrgjegj\u00ebsi, ku b\u00ebjm\u00eb bilancet, jo vet\u00ebm ato financiare, por t\u00eb t\u00eb gjith\u00eb veprimtaris\u00eb son\u00eb, dhe ku p\u00ebrcaktojm\u00eb qart\u00eb vizionin dhe objektivat tona p\u00ebr t\u00eb ardhmen.<\/p>\n<p>Ajo q\u00eb na bashkon \u00ebsht\u00eb pasioni dhe dashuria p\u00ebr loj\u00ebn e bukur t\u00eb futbollit. Por p\u00ebr ta zhvilluar at\u00eb, p\u00ebr ta afruar sa m\u00eb shum\u00eb me njer\u00ebzit dhe p\u00ebr t\u00eb zgjeruar komunitetin ton\u00eb, pasioni nuk mjafton,<\/p>\n<p>Nuk mjafton as d\u00ebshira. Nuk mjafton as puna.<\/p>\n<p>Puna dhe p\u00ebrkushtimi japin rezultat vet\u00ebm kur shoq\u00ebrohen me profesionaliz\u00ebm, me efikasitet n\u00eb vendimmarrje dhe me nj\u00eb organizim t\u00eb qart\u00eb institucional. Vet\u00ebm kur jemi t\u00eb bashkuar, solidar\u00eb dhe t\u00eb fokusuar n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjtin drejtim, energjit\u00eb tona pozitive kthehen n\u00eb zhvillim konkret.<\/p>\n<p>Dhe pik\u00ebrisht k\u00ebtu q\u00ebndron forca jon\u00eb: tek uniteti, solidariteti dhe pozitiviteti q\u00eb na ka shoq\u00ebruar n\u00eb \u00e7do etap\u00eb t\u00eb rrug\u00ebtimit ton\u00eb.<\/p>\n<p>Ne jemi pjes\u00eb e nj\u00eb loje q\u00eb n\u00eb themelet e saj ka respektin \u2014 respektin p\u00ebr rregullin e loj\u00ebs, p\u00ebr kund\u00ebrshtarin sportiv, p\u00ebr shokun e skuadr\u00ebs dhe p\u00ebr mendimin ndryshe. Futbolli \u00ebsht\u00eb pasion dhe emocion; reagimet pas nj\u00eb ndeshjeje jan\u00eb t\u00eb natyrshme. Por as mendimi ndryshe dhe as deklaratat e nxitura nga emocioni nuk kan\u00eb cenuar ndonj\u00ebher\u00eb themelet tona institucionale.<\/p>\n<p>Sepse themelet tona nuk jan\u00eb t\u00eb brishta. Ato jan\u00eb nd\u00ebrtuar mbi p\u00ebrgjegj\u00ebsi, transparenc\u00eb dhe nj\u00eb vizion t\u00eb qart\u00eb p\u00ebr zhvillimin afatgjat\u00eb t\u00eb futbollit shqiptar.<\/p>\n<p>Raportimet q\u00eb do t\u00eb paraqiten sot n\u00eb Asamble do t\u00eb tregojn\u00eb se efikasiteti i drejtimit t\u00eb FSHF-s\u00eb gjat\u00eb vitit 2025 ka qen\u00eb n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjtin nivel me periudhat m\u00eb t\u00eb suksesshme t\u00eb saj. Stabilitet financiar, investime t\u00eb q\u00ebndrueshme, zhvillim i infrastruktur\u00ebs dhe mb\u00ebshtetje p\u00ebr futbollin n\u00eb \u00e7do nivel jan\u00eb rezultate konkrete, jo deklarata.<\/p>\n<p>Sepse futbolli nuk rritet me emocione t\u00eb momentit, por me strategji, me planifikim dhe me q\u00ebndrueshm\u00ebri.<\/p>\n<p>Kampionatet tona kan\u00eb ndryshuar ndjesh\u00ebm. Sot ato jan\u00eb shum\u00eb m\u00eb t\u00eb shumt\u00eb n\u00eb num\u00ebr e t\u00eb shtrira n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb territorin e Shqip\u00ebris\u00eb, si n\u00eb nivel komb\u00ebtar, ashtu edhe rajonal.<\/p>\n<p>Ne mund t\u00eb jemi e vetmja federat\u00eb n\u00eb Europ\u00eb, q\u00eb jo vet\u00ebm organizojm\u00eb t\u00eb gjith\u00eb garat profesioniste e amatore, komb\u00ebtare e rajonale, por edhe mbulojm\u00eb t\u00eb gjitha kostot p\u00ebr organizimin e tyre, \u00a0p\u00ebr arbitra, delegat\u00eb, v\u00ebzhgues, zyrtar\u00eb ndeshjesh, \u00a0tashm\u00eb edhe p\u00ebr teknologjin\u00eb VAR, q\u00eb \u00ebsht\u00eb nj\u00eb kosto shum\u00eb e shtuar p\u00ebr FSHF<\/p>\n<p>Por jo vet\u00ebm k\u00ebto, ne mb\u00ebshtesin edhe me baz\u00eb materiale, duke financuar 100% t\u00eb topave t\u00eb futbollit n\u00eb t\u00eb gjitha nivelet e garave dhe 95 % t\u00eb uniformave t\u00eb loj\u00ebs dhe st\u00ebrvitore p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb futbollist\u00ebt e futbollistet q\u00eb luajn\u00eb n\u00eb vendin ton\u00eb.<\/p>\n<p>\u00c7do jav\u00eb, n\u00eb Shqip\u00ebri zhvillohen qindra ndeshje komb\u00ebtare e rajonale p\u00ebr djem dhe vajza duke arritur edhe mbi 600 n\u00eb periudha piku. Sot, n\u00eb sistemin ton\u00eb jan\u00eb t\u00eb regjistruar 27.866 persona \u2013 lojtar\u00eb, trajner\u00eb, arbitra dhe v\u00ebzhgues. Dhe kemi m\u00eb shum\u00eb futbollist\u00eb se kurr\u00eb m\u00eb par\u00eb 24.183.<\/p>\n<p>Kjo \u00ebsht\u00eb d\u00ebshmi e qart\u00eb dhe konkrete e kujdesit dhe p\u00ebrkushtimit ton\u00eb ndaj loj\u00ebs t\u00eb bukur, ndaj profesionist\u00ebve e amator\u00ebve, futbollit cil\u00ebsor e atij t\u00eb mas\u00ebs. Ky \u00ebsht\u00eb nj\u00eb realitet q\u00eb shpesh mbetet i paduksh\u00ebm, por q\u00eb p\u00ebrb\u00ebn thelbin e ekzistenc\u00ebs s\u00eb futbollit shqiptar.<\/p>\n<p>Garat komb\u00ebtare t\u00eb organizuara nga Federata kan\u00eb d\u00ebshmuar nj\u00eb nivel konkurrues dhe profesional t\u00eb admiruesh\u00ebm. Kampionatet profesioniste si Abissnet Superiore dhe Kategoria e Par\u00eb kan\u00eb ofruar rivalitet t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb sportiv, me gar\u00eb t\u00eb hapur deri n\u00eb dit\u00ebn dhe minutat e fundit, duke rikthyer emocionin dhe besueshm\u00ebrin\u00eb e rezultateve n\u00eb fush\u00eb.<\/p>\n<p>Implementimi i formul\u00ebs \u201cFinal 4\u201d n\u00eb Kategorin\u00eb Abissnet Superiore ka rezultuar nj\u00eb hap i menduar dhe i guximsh\u00ebm, q\u00eb ka shtuar intensitetin, interesin mediatik dhe vler\u00ebn sportive t\u00eb kampionatit, duke krijuar nj\u00eb kulm sezoni dinjitoz dhe t\u00eb denj\u00eb p\u00ebr standardet europiane. Nj\u00eb gar\u00eb e hapur deri n\u00eb minutat e fundit e q\u00eb nj\u00ebkoh\u00ebsisht ka sjell\u00eb m\u00eb shum\u00eb t\u00eb ardhura p\u00ebr klubet.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, p\u00ebrtej progresit organizativ dhe sportiv, sfida jon\u00eb e p\u00ebrbashk\u00ebt mbetet rritja e pranis\u00eb s\u00eb spektator\u00ebve n\u00eb stadiume. Futbolli merr kuptim t\u00eb plot\u00eb vet\u00ebm kur tribunat jan\u00eb t\u00eb gjalla, kur komuniteti b\u00ebhet pjes\u00eb e loj\u00ebs dhe kur klubet nd\u00ebrtojn\u00eb nj\u00eb lidhje t\u00eb q\u00ebndrueshme me tifoz\u00ebt e tyre. Kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsi kolektive: e Federat\u00ebs, e klubeve dhe e aktor\u00ebve t\u00eb tjer\u00eb t\u00eb futbollit p\u00ebr ta kthyer stadiumin n\u00eb nj\u00eb hap\u00ebsir\u00eb feste, p\u00ebrkat\u00ebsie dhe krenarie komb\u00ebtare.<\/p>\n<p>Natyrisht, n\u00eb nj\u00eb sistem me kaq shum\u00eb aktivitete dhe gara, ka mendime ndryshe. Ka debate p\u00ebr formatet, p\u00ebr organizimin, p\u00ebr vendimmarrjet n\u00eb fush\u00eb dhe p\u00ebr arbitrimin. K\u00ebto jan\u00eb t\u00eb natyrshme n\u00eb nj\u00eb gar\u00eb t\u00eb gjall\u00eb. Por k\u00ebto nuk duhet t\u00eb na largojn\u00eb nga fokusi yn\u00eb kryesor: pasioni p\u00ebr loj\u00ebn dhe progresin e saj.<\/p>\n<p>Futbolli \u00ebsht\u00eb emocion, \u00ebsht\u00eb rivalitet, \u00ebsht\u00eb rezultat. Por rezultati nuk duhet t\u00eb na ndaj\u00eb m\u00eb shum\u00eb se 90 minuta, ndoshta edhe pak m\u00eb shum\u00eb pas r\u00ebnies s\u00eb bilbilit. M\u00eb pas, t\u00eb gjith\u00eb mbetemi pjes\u00eb e t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebs familje.<\/p>\n<p>Sepse kur nd\u00ebrtohen alibi duke goditur loj\u00ebn, arbitrat apo vet\u00eb gar\u00ebn, ne nuk d\u00ebmtojm\u00eb nj\u00eb individ apo nj\u00eb vendim, d\u00ebmtojm\u00eb produktin ton\u00eb t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt. D\u00ebmtojm\u00eb besimin. Dhe kur dob\u00ebsohet besimi, dob\u00ebsohet i gjith\u00eb ekosistemi i futbollit.<\/p>\n<p>Mbrojtja e imazhit t\u00eb futbollit nuk \u00ebsht\u00eb kufizim i fjal\u00ebs; \u00ebsht\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsi institucionale dhe morale ndaj sportit q\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsojm\u00eb.<\/p>\n<p>T\u00eb gjith\u00eb duam t\u00eb fitojm\u00eb. T\u00eb gjith\u00eb duam t\u00eb dalim kampion\u00eb. Por n\u00eb nj\u00eb ndeshje fiton vet\u00ebm nj\u00eb skuad\u00ebr, ashtu si n\u00eb nj\u00eb kampionat. Kjo \u00ebsht\u00eb natyra e gar\u00ebs.<\/p>\n<p>Ne i zhvillojm\u00eb k\u00ebto gara n\u00eb nj\u00eb realitet jo t\u00eb leht\u00eb: me infrastruktur\u00eb ende t\u00eb paplot\u00eb, me burime financiare t\u00eb kufizuara dhe n\u00eb nj\u00eb ekonomi q\u00eb ka sfidat e saj. Dhe megjithat\u00eb, fal\u00eb p\u00ebrkushtimit, sakrific\u00ebs dhe pasionit tuaj \u2013 t\u00eb nderuar drejtues klubesh dhe akademish \u2013 futbolli shqiptar jo vet\u00ebm q\u00eb mbahet n\u00eb k\u00ebmb\u00eb, por rritet dita dit\u00ebs.<\/p>\n<p>Prandaj dua t\u00eb ritheksoj nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje thelb\u00ebsore: nevoj\u00ebn jetike p\u00ebr miratimin e ligjit t\u00eb sponsorizimit. Ky ligj nuk \u00ebsht\u00eb privilegj p\u00ebr sportin. \u00cbsht\u00eb nj\u00eb instrument zhvillimi. Ai nxit investimet, formalizon marr\u00ebdh\u00ebniet financiare, rrit transparenc\u00ebn dhe krijon mund\u00ebsi reale p\u00ebr t\u00eb rinjt\u00eb, p\u00ebr komunitetet dhe p\u00ebr ekonomin\u00eb n\u00eb t\u00ebr\u00ebsi.<\/p>\n<p>Miratimi i tij do t\u00eb ishte nj\u00eb hap strategjik p\u00ebr t\u2019i dh\u00ebn\u00eb sportit shqiptar nj\u00eb baz\u00eb m\u00eb t\u00eb q\u00ebndrueshme financiare dhe p\u00ebr t\u00eb shum\u00ebfishuar ndikimin pozitiv q\u00eb futbolli dhe aktivitetet sportive sjellin n\u00eb shoq\u00ebri.<\/p>\n<p>Ne kemi punuar intensivisht p\u00ebr p\u00ebrmir\u00ebsimin e infrastruktur\u00ebs.<\/p>\n<p>N\u00eb kat\u00ebr vitet e fundit jan\u00eb investuar 16.503.145 euro n\u00eb projekte infrastrukturore \u2014 nga t\u00eb ardhurat tona, nga mb\u00ebshtetja e FIFA dhe UEFA, si dhe n\u00eb bashk\u00ebpunim me bashki, klube, akademi dhe qeveri. Si rezultat, jan\u00eb nd\u00ebrtuar 40 fusha t\u00eb reja dhe jan\u00eb ri konstruktuar apo jan\u00eb n\u00eb proces rikonstruksioni 7 stadiume n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb vendin.<\/p>\n<p>K\u00ebto jan\u00eb investime konkrete, t\u00eb prekshme, q\u00eb mbeten si asete p\u00ebr brezat e ardhsh\u00ebm.<\/p>\n<p>Por duhet ta themi qart\u00eb: p\u00ebrpjekjet tona, burimet tona financiare dhe kapacitetet tona organizative nuk mund t\u00eb jen\u00eb kurr\u00eb t\u00eb mjaftueshme p\u00ebr t\u00eb nd\u00ebrtuar nj\u00eb infrastruktur\u00eb moderne komb\u00ebtare pa nj\u00eb mb\u00ebshtetje m\u00eb t\u00eb gjer\u00eb institucionale.<\/p>\n<p>Sporti dhe futbolli duhet t\u00eb trajtohen si prioritet publik. Dhe k\u00ebtu roli i Qeveris\u00eb Shqiptare \u00ebsht\u00eb thelb\u00ebsor.<\/p>\n<p>Sot, Shqip\u00ebria ka nj\u00eb fush\u00eb futbolli p\u00ebr 18.981 banor\u00eb. Mesatarja europiane \u00ebsht\u00eb nj\u00eb fush\u00eb p\u00ebr rreth 3.800 banor\u00eb. Ky hendek \u00ebsht\u00eb i madh dhe nuk mund t\u00eb mbyllet me iniciativa t\u00eb fragmentuara. Ai k\u00ebrkon nj\u00eb strategji komb\u00ebtare p\u00ebr sportin, t\u00eb koordinuar, afatgjat\u00eb dhe t\u00eb financuar n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb q\u00ebndrueshme.<\/p>\n<p>Ne do t\u00eb vazhdojm\u00eb t\u00eb b\u00ebjm\u00eb maksimumin ton\u00eb p\u00ebrmes pun\u00ebs s\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt, p\u00ebrkushtimit dhe rritjes s\u00eb besueshm\u00ebris\u00eb s\u00eb institucionit ton\u00eb p\u00ebr ta fituar k\u00ebt\u00eb mb\u00ebshtetje dhe p\u00ebr ta kthyer zhvillimin e infrastruktur\u00ebs n\u00eb nj\u00eb prioritet komb\u00ebtar.<\/p>\n<p>Sepse infrastruktura nuk \u00ebsht\u00eb luks. \u00cbsht\u00eb themeli mbi t\u00eb cilin nd\u00ebrtohet e ardhmja e futbollit shqiptar.<\/p>\n<p>Futboll \u00ebsht\u00eb luajtur gjithmon\u00eb. Por futbolli modern k\u00ebrkon profesionist\u00eb.<\/p>\n<p>Dhe pik\u00ebrisht k\u00ebt\u00eb e kemi vendosur si prioritet: nd\u00ebrtimin e nj\u00eb sistemi t\u00eb mir\u00ebfillt\u00eb edukimi dhe certifikimi p\u00ebr t\u00eb gjitha specialitetet q\u00eb i duhen progresit t\u00eb loj\u00ebs son\u00eb : trajner\u00eb, drejtor\u00eb sportiv\u00eb, administrator\u00eb, mjek\u00eb sportiv\u00eb, fizioterapist\u00eb, etj.<\/p>\n<p>Jo shum\u00eb vite m\u00eb par\u00eb, Shqip\u00ebria nuk kishte asnj\u00eb autoritet komb\u00ebtar q\u00eb trajnonte dhe certifikonte profesionist\u00ebt e futbollit. Num\u00ebronim me gishtat e dor\u00ebs 2\u20133 trajner\u00eb t\u00eb licencuar jasht\u00eb vendit, kryesisht n\u00eb Coverciano n\u00eb Itali.<\/p>\n<p>Sot realiteti \u00ebsht\u00eb krejt tjet\u00ebr.<\/p>\n<p>Me d\u00ebshmi dhe njohje t\u00eb plot\u00eb nga UEFA, kemi edukuar dhe formuar:<\/p>\n<p>216 trajner\u00eb me licenc\u00eb UEFA Pro<br \/>\n563 trajner\u00eb me licenc\u00eb UEFA A<br \/>\n828 trajner\u00eb me licenc\u00eb UEFA B<br \/>\n497 trajner\u00eb me licenc\u00eb UEFA C<br \/>\n377 profesionist\u00eb t\u00eb tjer\u00eb: mjek\u00eb sportiv\u00eb, drejtor\u00eb teknik\u00eb e sportiv\u00eb, trajner\u00eb atletik\u00eb, fizioterapist\u00eb, video-analist\u00eb, skaut\u00eb dhe specialist\u00eb t\u00eb tjer\u00eb t\u00eb lidhur me performanc\u00ebn.<\/p>\n<p>K\u00ebto nuk jan\u00eb thjesht statistika. K\u00ebto jan\u00eb kapacitete njer\u00ebzore q\u00eb ndryshojn\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e loj\u00ebs n\u00eb \u00e7do nivel.<\/p>\n<p>Shkolla e Federat\u00ebs nuk \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm nj\u00eb mekaniz\u00ebm licencimi. Ajo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb platform\u00eb e p\u00ebrhershme bashk\u00ebpunimi, ku njer\u00ebzit e futbollit shk\u00ebmbejn\u00eb eksperienc\u00eb, ide dhe praktika m\u00eb t\u00eb mira jo vet\u00ebm gjat\u00eb dit\u00ebve t\u00eb kursit, por gjat\u00eb gjith\u00eb periudh\u00ebs.<\/p>\n<p>Paralelisht, kemi punuar p\u00ebr futboll p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb: nga programet n\u00eb shkolla p\u00ebr vajza dhe djem, te futbolli amator, futbolli n\u00eb r\u00ebr\u00eb dhe futsali. Sepse zhvillimi nuk \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm elitar; \u00ebsht\u00eb gjith\u00ebp\u00ebrfshir\u00ebs.<\/p>\n<p>Identifikimi dhe zhvillimi i talenteve nuk \u00ebsht\u00eb m\u00eb proces spontan. Programi \u201cElite Youth Academy\u201d ka krijuar nj\u00eb sistem t\u00eb strukturuar monitorimi dhe vler\u00ebsimi, duke u dh\u00ebn\u00eb talenteve m\u00eb t\u00eb mira mund\u00ebsi reale p\u00ebr t\u2019u zhvilluar n\u00eb kushte optimale, me standarde bashk\u00ebkohore.<\/p>\n<p>Ky \u00ebsht\u00eb ndryshimi mes nj\u00eb futbolli q\u00eb mbijeton dhe nj\u00eb futbolli q\u00eb nd\u00ebrton t\u00eb ardhmen.<\/p>\n<p>Nj\u00eb nga prioritetet tona kryesore ka qen\u00eb dhe mbetet futbolli i t\u00eb rinjve dhe f\u00ebmij\u00ebve, aty ku nd\u00ebrtohet e ardhmja e futbollit shqiptar dhe ku formohen jo vet\u00ebm lojtar\u00eb, por edhe qytetar\u00eb t\u00eb denj\u00eb p\u00ebr shoq\u00ebrin\u00eb ton\u00eb. Zonat rajonale kan\u00eb luajtur nj\u00eb rol ky\u00e7 n\u00eb k\u00ebt\u00eb proces, duke afruar futbollin me komunitetet lokale dhe duke krijuar mund\u00ebsi p\u00ebr f\u00ebmij\u00ebt n\u00eb \u00e7do cep t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb. Pavar\u00ebsisht se ky investim nuk jep rezultate t\u00eb menj\u00ebhershme, ai \u00ebsht\u00eb thelb\u00ebsor p\u00ebr suksesin e t\u00eb ardhmes.<\/p>\n<p>Kemi punuar fort p\u00ebr t\u00eb forcuar prezenc\u00ebn ton\u00eb nd\u00ebrkomb\u00ebtare p\u00ebrmes pun\u00ebs, seriozitetit dhe rezultateve konkrete.<\/p>\n<p>Nga nj\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsim minimal vite m\u00eb par\u00eb, sot Shqip\u00ebria ka:<\/p>\n<p>21 arbitra me stem\u00ebn e FIFA<br \/>\n5 delegat\u00eb dhe 2 v\u00ebzhgues nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb<br \/>\n9 p\u00ebrfaq\u00ebsues n\u00eb komitetit e UEFA-s<br \/>\n2 p\u00ebrfaq\u00ebsues n\u00eb komisionet e FIFA-s<\/p>\n<p>Ky nuk \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm nj\u00eb sukses numerik. \u00cbsht\u00eb d\u00ebshmi e besimit q\u00eb institucionet m\u00eb t\u00eb larta t\u00eb futbollit europian dhe bot\u00ebror kan\u00eb ndaj profesionalizmit dhe integritetit ton\u00eb.<\/p>\n<p>Shqip\u00ebria \u00ebsht\u00eb afirmuar si partner serioz dhe i besuesh\u00ebm n\u00eb familjen europiane dhe bot\u00ebrore t\u00eb futbollit.<\/p>\n<p>Vet\u00ebm n\u00eb vitin 2025 kemi organizuar 10 turne europian\u00eb : 5 p\u00ebr djem dhe 5 p\u00ebr vajza. Pas suksesit n\u00eb organizimin e finales s\u00eb par\u00eb historike t\u00eb UEFA Europa Conference League n\u00eb vitin 2022, n\u00eb vitin 2025 organizuam me sukses turneun final t\u00eb Kampionatit Europian U-17 dhe po p\u00ebrgatitemi p\u00ebr nj\u00eb tjet\u00ebr ngjarje madhore: Kampionatin Europian U-21 n\u00eb vitin 2027.<\/p>\n<p>Pse jo, nes\u00ebr edhe nj\u00eb finale t\u00eb Superkup\u00ebs Europiane n\u00eb 2028.<\/p>\n<p>K\u00ebto nuk jan\u00eb thjesht evente. Jan\u00eb investime n\u00eb imazhin e vendit, n\u00eb ekonomin\u00eb lokale dhe n\u00eb pozicionimin e Shqip\u00ebris\u00eb si destinacion i besuesh\u00ebm p\u00ebr organizimin e ngjarjeve t\u00eb m\u00ebdha sportive.<\/p>\n<p>Paralelisht, kemi qen\u00eb serioz\u00eb n\u00eb prezantimin dhe realizimin e projekteve pran\u00eb FIFA, UEFA, Bashkimit Europian dhe organizatave t\u00eb tjera nd\u00ebrkomb\u00ebtare, duke sjell\u00eb n\u00eb jet\u00eb projekte madhore investimesh q\u00eb kan\u00eb rritur kapacitetet tona infrastrukturore dhe administrative.<\/p>\n<p>Loja jon\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm sport. Ajo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb instrument i fuqish\u00ebm p\u00ebr p\u00ebrmir\u00ebsimin e shoq\u00ebris\u00eb son\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb q\u00ebndrueshme dhe n\u00eb rritje, ne jemi orientuar drejt ndikimit social t\u00eb futbollit p\u00ebrmes projekteve konkrete dhe t\u00eb matshme. Vet\u00ebm gjat\u00eb vitit 2025 kemi zhvilluar 6 aktivitete me ndikim t\u00eb drejtp\u00ebrdrejt\u00eb shoq\u00ebror, duke adresuar \u00e7\u00ebshtje t\u00eb p\u00ebrfshirjes, barazis\u00eb dhe solidaritetit.<\/p>\n<p>Jemi gjithashtu organizata e par\u00eb sportive n\u00eb vend q\u00eb kemi nd\u00ebrtuar nj\u00eb sistem t\u00eb strukturuar vullnetarizmi, me rreth 100 vullnetar\u00eb aktiv\u00eb. Ky nuk \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm nj\u00eb model organizimi, por nj\u00eb kultur\u00eb e re pjes\u00ebmarrjeje qytetare p\u00ebrmes sportit.<\/p>\n<p>Rreth 2.500 persona marrin pjes\u00eb n\u00eb aktivitetet tona amatore 5\u00d75 dhe 9\u00d79, p\u00ebrfshir\u00eb ekipet komb\u00ebtare amatore dhe ekipet p\u00ebr persona me aft\u00ebsi ndryshe. K\u00ebto iniciativa trajtohen me p\u00ebrkushtim dhe dinjitet, sepse p\u00ebr ne p\u00ebrfshirja nuk \u00ebsht\u00eb slogan \u2014 \u00ebsht\u00eb standard.<\/p>\n<p>Futbolli ka fuqin\u00eb t\u00eb bashkoj\u00eb, t\u00eb edukoj\u00eb dhe t\u00eb krijoj\u00eb mund\u00ebsi. Dhe ne kemi zgjedhur ta p\u00ebrdorim k\u00ebt\u00eb fuqi me shum\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsi.<\/p>\n<p>Ekipet Komb\u00ebtare mbeten vitrina m\u00eb e dukshme e pun\u00ebs son\u00eb dhe pika ku bashkohen emocionet e gjith\u00eb shqiptar\u00ebve. N\u00eb k\u00ebto vite kemi forcuar identitetin ton\u00eb futbollistik, kemi rritur respektin nd\u00ebrkomb\u00ebtar dhe kemi krijuar nj\u00eb ndikim real sportiv dhe financiar p\u00ebr futbollin shqiptar.<br \/>\nNe sot num\u00ebrojm\u00eb 15 ekipe komb\u00ebtare vajza dhe djem, nga 15-vje\u00e7ar\u00ebt e deri n\u00eb ekipet e para.<\/p>\n<p>Kemi zgjeruar p\u00ebrfaq\u00ebsimin n\u00eb garat nd\u00ebrkomb\u00ebtare n\u00eb t\u00eb gjitha kompeticionet nd\u00ebrkomb\u00ebtare p\u00ebr vajza e djem duke b\u00ebr\u00eb performanca e rezultate t\u00eb k\u00ebnaqshme n\u00eb rritje.<\/p>\n<p>Vajzat e ekipit ton\u00eb komb\u00ebtar kane b\u00ebr\u00eb nj\u00eb progres t\u00eb jasht\u00ebzakonsh\u00ebm, mjafton t\u00eb kujtojm\u00eb se kemi garuar p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb n\u00eb nivelet internacionale n\u00eb vitin 2010 e sot b\u00ebjm\u00eb pjes\u00eb n\u00eb Lig\u00ebn B t\u00eb UEFA Nations League dhe kemi garuar n\u00eb play-off p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb pjes\u00eb e Euro 2025 n\u00eb Zvic\u00ebr.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa ekipi yn\u00eb komb\u00ebtar i djemve \u00ebsht\u00eb kthyer n\u00eb simbol komb\u00ebtar, n\u00eb krenari komb\u00ebtare, n\u00eb dashuri komb\u00ebtare. N\u00eb gjith\u00eb historin\u00eb ton\u00eb t\u00eb para viteve 2000 kemi tentuar, kemi b\u00ebr\u00eb aty k\u00ebtu edhe ndonj\u00eb performanc\u00eb apo rezultat pozitive, por p\u00ebrs\u00ebri jemi renditur t\u00eb fundit n\u00eb grup, p\u00ebrjashto kualifikueset e Euro 1996 ku u rendit\u00ebm t\u00eb parafundit n\u00eb grupin 7 me pik\u00eb t\u00eb barabarta me Uellsin, por me golavarazh m\u00eb t\u00eb mir\u00eb.<br \/>\nSot pasi kemi luajtur dy Europian\u00eb kemi objektiv t\u00eb luajm\u00eb edhe nj\u00eb Bot\u00ebror.<\/p>\n<p>Arritja n\u00eb play-off p\u00ebr Kup\u00ebn e Bot\u00ebs 2026 \u00ebsht\u00eb rezultat i nj\u00eb procesi t\u00eb nd\u00ebrtuar me stabilitet, durim dhe besim te filozofia jon\u00eb e pun\u00ebs. Sot kemi shansin m\u00eb t\u00eb madh n\u00eb historin\u00eb ton\u00eb p\u00ebr t\u00eb shkuar n\u00eb finalet e nj\u00eb Bot\u00ebrori si nj\u00eb ekip q\u00eb ka treguar se di t\u00eb p\u00ebrballet me presionin, di t\u00eb garoj\u00eb n\u00eb nivele t\u00eb larta dhe mbi t\u00eb gjitha di t\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsoj\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb me dinjitet.<\/p>\n<p>Kam shum\u00eb besim dhe kemi mund\u00ebsi reale t\u00eb arrijm\u00eb. Kemi ekip, kemi ekip t\u00eb madh, jo vet\u00ebm ato 11 q\u00eb do t\u00eb jen\u00eb n\u00eb fush\u00eb, por edhe t\u00eb gjith\u00eb shqiptar\u00ebt q\u00eb do ta mb\u00ebshtesin me shum\u00eb zem\u00ebr.<\/p>\n<p>Un\u00eb dua t\u2019i b\u00ebj nj\u00eb thirrje ekipit ton\u00eb komb\u00ebtar, jo vet\u00ebm n\u00eb emrin tim, por n\u00eb em\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb shqiptar\u00ebve: shijojini k\u00ebto dy ndeshje play-off, kushdo q\u00eb t\u00eb jet\u00eb rezultati ju do t\u00eb mbeteni heronjt\u00eb tan\u00eb, ju e keni arritur at\u00eb q\u00eb ne duam. Na keni b\u00ebr\u00eb krenar\u00eb dhe ne do t\u00eb jemi gjithmon\u00eb krenar\u00eb me ju.<\/p>\n<p>Asnj\u00eb presion nuk duhet t\u00eb r\u00ebndoj\u00eb mbi ju p\u00ebrve\u00e7 liris\u00eb p\u00ebr t\u00eb shprehur m\u00eb t\u00eb mir\u00ebn n\u00eb fush\u00eb. Ne nuk kemi asgj\u00eb p\u00ebr t\u00eb humbur, ne kemi fituar gjith\u00e7ka nga ju. Pavar\u00ebsisht se kemi shum\u00eb uri p\u00ebr sukses, e jo vet\u00ebm uri, por edhe shum\u00eb nevoj\u00eb. Nevoj\u00eb q\u00eb i tejkalon kufijt\u00eb e futbollit.<br \/>\nNe nuk kemi premtuar kurr\u00eb perfeksion, por kemi nd\u00ebrtuar konkurrueshm\u00ebri dhe respekt. Dhe mbi k\u00ebt\u00eb baz\u00eb do t\u00eb vazhdojm\u00eb t\u00eb rrisim ambiciet tona p\u00ebr Europian\u00ebt dhe Bot\u00ebror\u00ebt q\u00eb vijn\u00eb n\u00eb t\u00eb ardhmen.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebto vite kemi punuar me p\u00ebrkushtim, disiplin\u00eb dhe vizion t\u00eb qart\u00eb p\u00ebr forcimin financiar t\u00eb Federat\u00ebs.<\/p>\n<p>Sot mund t\u00eb themi me p\u00ebrgjegj\u00ebsi t\u00eb plot\u00eb se Federata Shqiptare e Futbollit g\u00ebzon nj\u00eb situat\u00eb financiare t\u00eb sh\u00ebndosh\u00eb, t\u00eb konsoliduar dhe t\u00eb q\u00ebndrueshme, me t\u00eb ardhura n\u00eb rritje nga t\u00eb gjitha burimet: nga biletaria, komercializimi dhe sponsor\u00ebt, pjes\u00ebmarrja n\u00eb turnet\u00eb nd\u00ebrkomb\u00ebtar, programet dhe projektet e FIFA dhe UEFA, si dhe, s\u00eb fundmi, nga mb\u00ebshtetja p\u00ebrmes buxhetit t\u00eb shtetit.<\/p>\n<p>Asgj\u00eb nuk ka ardhur rast\u00ebsisht. Kjo \u00ebsht\u00eb rezultat i nj\u00eb vizioni afatgjat\u00eb, i nj\u00eb drejtimi profesional, i vendimmarrjeve t\u00eb kujdesshme dhe i nj\u00eb menaxhimi financiar rigoroz, q\u00eb ka garantuar rritje t\u00eb q\u00ebndrueshme t\u00eb buxheteve tona vit pas viti.<\/p>\n<p>Nga rreth 200 mij\u00eb euro buxhet vjetor n\u00eb fillimet tona n\u00eb shkall\u00ebt apo n\u00eb balloren e stadiumit, sot kemi arritur n\u00eb mbi 30 milion\u00eb euro buxhete vjetor. Kemi transformuar Federat\u00ebn nga nj\u00eb organizat\u00eb q\u00eb p\u00ebrballej me v\u00ebshtir\u00ebsi strukturore, n\u00eb nj\u00eb institucion me stabilitet financiar dhe me perspektiv\u00eb t\u00eb sigurt zhvillimi.<\/p>\n<p>Mbi k\u00ebt\u00eb baz\u00eb t\u00eb fort\u00eb financiare, \u00e7do vit financojm\u00eb rreth 700 mij\u00eb euro p\u00ebr shoqatat rajonale; 850 mij\u00eb euro p\u00ebr projektin \u201cUniforma Ime\u201d; dhe 140 mij\u00eb euro p\u00ebr projektin \u201cTopi Yt\u201d, e disa projekte t\u00eb tjera.<\/p>\n<p>K\u00ebto investime nuk jan\u00eb shpenzime formale \u2013 ato jan\u00eb mb\u00ebshtetje direkte p\u00ebr baz\u00ebn e sistemit ton\u00eb, p\u00ebr f\u00ebmij\u00ebt, familjet, klubet dhe komunitetet lokale, duke leht\u00ebsuar barr\u00ebn financiare dhe duke rritur aksesin n\u00eb futboll.<\/p>\n<p>Pik\u00ebrisht kjo qasje e p\u00ebrgjegjshme na ka dh\u00ebn\u00eb mund\u00ebsin\u00eb q\u00eb, p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb k\u00ebt\u00eb vit, t\u00eb ndajm\u00eb 3 milion\u00eb euro mb\u00ebshtetje direkte p\u00ebr klubet e Abissnet Superiore dhe t\u00eb Kategoris\u00eb s\u00eb Par\u00eb \u2013 jo si nj\u00eb mas\u00eb e p\u00ebrkohshme, por si nj\u00eb politik\u00eb e q\u00ebndrueshme, t\u00eb cil\u00ebn synojm\u00eb jo vet\u00ebm ta vazhdojm\u00eb, por edhe ta rrisim n\u00eb vitet e ardhshme.<\/p>\n<p>Sot, Federata Shqiptare e Futbollit renditet n\u00eb vendin e par\u00eb, me diferenc\u00eb t\u00eb konsiderueshme, krahasuar me federatat homologe t\u00eb nj\u00eb grupi t\u00eb ngjash\u00ebm, p\u00ebr nga vlera e aseteve n\u00eb pron\u00ebsi t\u00eb saj.<\/p>\n<p>Por ajo q\u00eb e b\u00ebn k\u00ebt\u00eb arritje edhe m\u00eb dometh\u00ebn\u00ebse \u00ebsht\u00eb fakti se, n\u00eb fillimet e viteve tona, FSHF-ja nuk kishte asete dhe pasuri n\u00eb pron\u00ebsi. Nis\u00ebm praktikisht nga zero.<\/p>\n<p>Sot flasim p\u00ebr rreth 90 milion\u00eb euro pasuri \u2013 stadium, qendra st\u00ebrvitore, zyra, infrastruktur\u00eb sportive \u2013 t\u00eb nd\u00ebrtuara, zhvilluara dhe konsoliduara gjat\u00eb k\u00ebtyre viteve. Kjo nuk \u00ebsht\u00eb thjesht nj\u00eb shif\u00ebr financiare; \u00ebsht\u00eb kapital i krijuar p\u00ebr brezat e ardhsh\u00ebm dhe nj\u00eb garanci p\u00ebr stabilitetin institucional t\u00eb futbollit shqiptar.<\/p>\n<p>Ky \u00ebsht\u00eb transformimi real: nga mungesa e aseteve dhe pasiguria strukturore, n\u00eb nj\u00eb federat\u00eb me baz\u00eb t\u00eb fort\u00eb pron\u00ebsie, me autonomi financiare dhe me perspektiv\u00eb t\u00eb q\u00ebndrueshme zhvillimi.<\/p>\n<p>Pak jav\u00eb m\u00eb par\u00eb prezantuam strategjin\u00eb \u201cVision to Victory 2026\u20132030\u201d \u2014 nj\u00eb dokument i nd\u00ebrtuar mbi objektiva t\u00eb matshme, tregues performance dhe afate konkrete, i lidhur drejtp\u00ebrdrejt me realitetin e futbollit shqiptar.<\/p>\n<p>Kjo strategji nuk \u00ebsht\u00eb nj\u00eb deklarat\u00eb q\u00ebllimesh. \u00cbsht\u00eb nj\u00eb angazhim i qart\u00eb p\u00ebr kat\u00ebr vitet e ardhshme t\u00eb futbollit shqiptar.<\/p>\n<p>Ajo vendos standarde p\u00ebr:<br \/>\nm\u00eb shum\u00eb cil\u00ebsi n\u00eb gar\u00eb,<br \/>\nm\u00eb shum\u00eb transparenc\u00eb dhe llogaridh\u00ebnie n\u00eb vendimmarrje,<br \/>\nm\u00eb shum\u00eb p\u00ebrfshirje ,<br \/>\ndhe mbi t\u00eb gjitha, m\u00eb shum\u00eb q\u00ebndrueshm\u00ebri financiare.<\/p>\n<p>\u201cVision to Victory\u201d \u00ebsht\u00eb udh\u00ebrr\u00ebfyesi yn\u00eb konkret p\u00ebr m\u00ebnyr\u00ebn se si do t\u00eb drejtohet, administrohet dhe zhvillohet futbolli shqiptar deri n\u00eb vitin 2030.<\/p>\n<p>Dhe kjo strategji nuk nd\u00ebrtohet mbi d\u00ebshira, por mbi realitet.<\/p>\n<p>Sot, futbolli shqiptar \u2014 pavar\u00ebsisht se mbetet ende i brisht\u00eb n\u00eb disa aspekte strukturore, ai gjeneron nj\u00eb impakt ekonomik prej rreth 100 milion\u00eb euro n\u00eb vit n\u00eb ekonomin\u00eb shqiptare: p\u00ebrmes pun\u00ebsimit, turizmit sportiv, konsumit, medias, sh\u00ebrbimeve dhe investimeve.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, nga ky impakt, futbolli ka marr\u00eb mbrapsht vet\u00ebm rreth 0.2%.<\/p>\n<p>Ky \u00ebsht\u00eb nj\u00eb disproporcion i madh dhe i qart\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00ebse duam q\u00eb futbolli t\u00eb vazhdoj\u00eb t\u00eb kontribuoj\u00eb n\u00eb ekonomi, n\u00eb pun\u00ebsim dhe n\u00eb imazhin e vendit, at\u00ebher\u00eb ai duhet t\u00eb trajtohet si sektor me potencial zhvillimi, jo si aktivitet dyt\u00ebsor.<\/p>\n<p>Strategjia jon\u00eb synon pik\u00ebrisht k\u00ebt\u00eb: ta kthej\u00eb futbollin nga nj\u00eb pasion i madh komb\u00ebtar n\u00eb nj\u00eb industri t\u00eb q\u00ebndrueshme, transparente dhe me ndikim afatgjat\u00eb.<\/p>\n<p>T\u00eb dashur an\u00ebtar\u00eb,<\/p>\n<p>Puna dhe serioziteti juaj kan\u00eb rritur ndjesh\u00ebm besimin e komunitetit t\u00eb biznesit ndaj futbollit shqiptar. Ky besim nuk nd\u00ebrtohet brenda nat\u00ebs; ai \u00ebsht\u00eb rezultat i stabilitetit, transparenc\u00ebs dhe reputacionit q\u00eb kemi krijuar s\u00eb bashku.<\/p>\n<p>N\u00eb emrin tuaj, dua t\u00eb fal\u00ebnderoj partner\u00ebt tan\u00eb tradicional\u00eb: Vodafone, Sigal Insurance Group, Macron, Credins Bank, Uji Tepelen\u00eb, Western Union, Air Albania, Abissnet dhe Karrota.<\/p>\n<p>Nj\u00eb fal\u00ebnderim i ve\u00e7ant\u00eb edhe p\u00ebr partner\u00ebt q\u00eb na jan\u00eb bashkuar gjat\u00eb vitit t\u00eb fundit: Birra Vatan, Zenith Travel, Samsonite dhe Sixtus.<\/p>\n<p>Mb\u00ebshtetja e tyre nuk \u00ebsht\u00eb thjesht sponsorizim; \u00ebsht\u00eb investim n\u00eb zhvillimin e nj\u00eb ekosistemi sportiv q\u00eb po rritet dhe po konsolidohet \u00e7do dit\u00eb.<\/p>\n<p>Dua t\u00eb fal\u00ebnderoj Qeverin\u00eb Shqiptare dhe ve\u00e7an\u00ebrisht Ministrin e Kultur\u00ebs Rinise dhe Sportit, z. Blendi Gonxhja, i cili e ka nisur detyr\u00ebn me nj\u00eb angazhim serioz ndaj futbollit, duke na mb\u00ebshtetur me buxhete p\u00ebr organizimin e Kampionateve Europiane U-17 dhe U-21, si dhe p\u00ebrkushtim maksimal p\u00ebr ndryshimet ligjore n\u00eb ndihm\u00eb t\u00eb sportit, t\u00eb cilat shpresojm\u00eb t\u2019i finalizojm\u00eb sa m\u00eb shpejt.<\/p>\n<p>Fal\u00ebnderime t\u00eb ve\u00e7anta p\u00ebr UEFA dhe FIFA p\u00ebr mb\u00ebshtetjen e vazhdueshme me projekte zhvillimi, trajnime dhe asistenc\u00eb teknike, si dhe p\u00ebr besimin q\u00eb kan\u00eb treguar ndaj Federat\u00ebs son\u00eb n\u00eb organizimin e aktiviteteve madhore.<\/p>\n<p>T\u00eb dashur an\u00ebtar\u00eb t\u00eb Asambles\u00eb,<br \/>\nFutbolli shqiptar ka b\u00ebr\u00eb hapa t\u00eb m\u00ebdhenj, por nuk ka arritur ende aty ku ne duam. Faza e rritjes s\u00eb shpejt\u00eb duhet t\u00eb pasohet nga faza e konsolidimit.<br \/>\nVitet q\u00eb vijn\u00eb k\u00ebrkojn\u00eb m\u00eb shum\u00eb bashk\u00ebpunim dhe m\u00eb pak konflikt artificial; m\u00eb shum\u00eb profesionaliz\u00ebm dhe m\u00eb pak improvizim. K\u00ebrkojn\u00eb disiplin\u00eb, standard dhe p\u00ebrgjegj\u00ebsi.<br \/>\nFutbolli nuk \u00ebsht\u00eb pron\u00eb. \u00cbsht\u00eb detyrim.<\/p>\n<p>Mandati i ardhsh\u00ebm duhet t\u00eb mb\u00ebshtetet mbi stabilitet, vizion afatgjat\u00eb dhe vendime t\u00eb guximshme, me respekt t\u00eb plot\u00eb p\u00ebr rregullat dhe p\u00ebr loj\u00ebn. Vet\u00ebm k\u00ebshtu mund t\u00eb nd\u00ebrtojm\u00eb nj\u00eb sistem t\u00eb q\u00ebndruesh\u00ebm dhe t\u00eb besuesh\u00ebm.<\/p>\n<p>Federata \u00ebsht\u00eb e gatshme t\u00eb udh\u00ebheq\u00eb k\u00ebt\u00eb proces, por suksesi nuk \u00ebsht\u00eb individual. Ai k\u00ebrkon angazhim nga t\u00eb gjith\u00eb: klube, institucione, trajner\u00eb, futbollist\u00eb, qeveri, arbitra dhe tifoz\u00eb.<br \/>\nE ardhmja e futbollit shqiptar nuk nd\u00ebrtohet me retorik\u00eb. Nd\u00ebrtohet me pun\u00eb, me seriozitet dhe me unitet.<br \/>\nNe do t\u00eb vazhdojm\u00eb t\u00eb jemi me t\u00eb nj\u00ebjtin p\u00ebrkushtim, do vazhdojm\u00eb t\u00eb punojm\u00eb fort. E do t\u00eb kemi rezultate t\u00eb shk\u00eblqyera vet\u00ebm n\u00ebse jemi bashk\u00eb si\u00e7 kemi qen\u00eb gjithmon\u00eb.<\/p>\n<p>Personalisht vler\u00ebsoj kontributin e madh t\u00eb secilit prej jush, drejtues klubesh, akademish. Besoj tek ju, besoj te t\u00eb gjith\u00eb njer\u00ebzit e futbollit.<\/p>\n<p>Ju fal\u00ebnderoj p\u00ebr besimin dhe mb\u00ebshtetjen tuaj t\u00eb vazhdueshme.<br \/>\nMir\u00ebnjohje pa fund p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb ata q\u00eb kontribuojn\u00eb n\u00eb futbollin shqiptar.<\/p>\n<p>Uroj nj\u00eb Asamble t\u00eb mbar\u00eb dhe progres t\u00eb vazhduesh\u00ebm p\u00ebr futbollin shqiptar.<\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/armand-duka-ne-asamblene-e-pergjithshme-do-te-kemi-rezultate-te-shkelqyera-vetem-nese-do-te-jemi-bashke\/\">Armand Duka n\u00eb Asamblen\u00eb e P\u00ebrgjithshme: Do t\u00eb kemi rezultate t\u00eb shk\u00eblqyera vet\u00ebm n\u00ebse do t\u00eb jemi bashk\u00eb<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/\">GIJOTINA<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>N\u00eb fjal\u00ebn e mbajtur n\u00eb Asamblen\u00eb e P\u00ebrgjithshme t\u00eb Zakonshme Zgjedhore, Presidenti Armand Duka paraqiti nj\u00eb panoram\u00eb t\u00eb plot\u00eb t\u00eb arritjeve, sfidave dhe objektivave strategjik\u00eb t\u00eb Federat\u00ebs Shqiptare t\u00eb Futbollit, duke theksuar se institucioni hyn n\u00eb nj\u00eb faz\u00eb t\u00eb re konsolidimi dhe rritjeje t\u00eb q\u00ebndrueshme. Presidenti Duka n\u00ebnvizoi stabilitetin financiar t\u00eb federat\u00ebs, investimet mbi 16 [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-70775","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/70775","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=70775"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/70775\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=70775"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=70775"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=70775"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}