{"id":70737,"date":"2026-02-16T08:48:49","date_gmt":"2026-02-16T08:48:49","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/02\/16\/ps-po-cenon-standardet-e-parlamentarizmit-nismat-ligjore-te-opozites-perfundojne-ne-kosh-2\/"},"modified":"2026-02-16T08:48:49","modified_gmt":"2026-02-16T08:48:49","slug":"ps-po-cenon-standardet-e-parlamentarizmit-nismat-ligjore-te-opozites-perfundojne-ne-kosh-2","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/02\/16\/ps-po-cenon-standardet-e-parlamentarizmit-nismat-ligjore-te-opozites-perfundojne-ne-kosh-2\/","title":{"rendered":"PS po c\u00ebnon standardet e parlamentarizmit! Nismat ligjore t\u00eb opozit\u00ebs p\u00ebrfundojn\u00eb n\u00eb kosh"},"content":{"rendered":"<p>Kuvendi mori n\u00eb shqyrtim n\u00eb janar disa ndryshime n\u00eb Kodin Penal, p\u00ebr t\u00eb cilat opinioni publik ishte p\u00ebrgatitur se do t\u00eb sillnin heqjen e \u2018shpifjes\u2019 si vep\u00ebr penale, pas nj\u00eb konsultimi t\u00eb gjat\u00eb t\u00eb dy forcave politike kryesore me shoq\u00ebrin\u00eb civile dhe nj\u00eb premtimi publik t\u00eb kryeministrit Edi Rama.<\/p>\n<p>Por kur deputetja e Partis\u00eb Demokratike, Jorida Tabaku, e paraqiti propozimin n\u00eb Komisionin Parlamentar t\u00eb Ligjeve, ajo u p\u00ebrball me refuzimin e mazhoranc\u00ebs socialiste, nd\u00ebrsa qeveria kishte sjell\u00eb nj\u00eb version t\u00eb ri formulimesh q\u00eb nuk e dekriminalizonin shpifjen t\u00ebr\u00ebsisht, por vet\u00ebm p\u00ebr nj\u00eb kategori t\u00eb caktuar gazetar\u00ebsh.<\/p>\n<p>Nj\u00eb situat\u00eb e ngjashme u p\u00ebrs\u00ebrit n\u00eb fillim t\u00eb muajit shkurt n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjtin komision dhe me nj\u00eb nism\u00eb ligjore t\u00eb deputetes tjet\u00ebr t\u00eb PD-s\u00eb, Ina Zhupa, e depozituar q\u00eb n\u00eb n\u00ebntor n\u00eb Kuvend, me q\u00ebllim korrigjimin e pasojave t\u00eb nj\u00eb vendimi qeverie t\u00eb vitit 2024 p\u00ebr pagat e m\u00ebsuesve, q\u00eb \u00e7oi n\u00eb ulje pagash p\u00ebr m\u00eb shum\u00eb se 11 mij\u00eb m\u00ebsues t\u00eb diplomuar para implementimit t\u00eb sistemit t\u00eb Bolonj\u00ebs p\u00ebr diplomat.<\/p>\n<p>\u201cNuk jemi kund\u00ebr, por nisma duhet t\u00eb vij\u00eb e mir\u00ebstudiuar, e konsultuar dhe me K\u00ebshillin e Ministrave\u201d, i tha kryetari i komisionit, Ulsi Manja, pa nisur ende shqyrtimi i propozimit dhe shtoi se nisma do t\u00eb nd\u00ebrmerrej nga mazhoranca.<\/p>\n<p>Ai e hodhi n\u00eb votim projektligjin pa e shqyrtuar dhe me votat e shumic\u00ebs u rr\u00ebzua.<\/p>\n<p>E revoltuar, Zhupa replikoi se rr\u00ebzimi i nism\u00ebs nga mazhoranca nuk ishte i argumentuar dhe lidhej vet\u00ebm me faktin q\u00eb vinte nga nj\u00eb deputete e opozit\u00ebs.<\/p>\n<p>\u201cDoni t\u00eb na hiqni t\u00eb drejt\u00ebn p\u00ebr t\u00eb propozuar\u201d, tha ajo.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb, nj\u00eb nism\u00eb e ngjashme ligjore me at\u00eb t\u00eb Zhup\u00ebs, q\u00eb synon po ashtu korrigjimin e pagave t\u00eb m\u00ebsuesve, \u00ebsht\u00eb depozituar n\u00eb Kuvend n\u00eb shkurt nga deputetja socialiste Evis Kushi.<\/p>\n<p>K\u00ebto raste jan\u00eb vet\u00ebm shembuj t\u00eb nj\u00eb sjelljeje t\u00eb vazhdueshme t\u00eb shumic\u00ebs socialiste n\u00eb disa sesione parlamentare, ku statistikat zyrtare tregojn\u00eb se si qindra nisma ligjore q\u00eb vijn\u00eb nga deputet\u00eb t\u00eb partive opozitare n\u00eb Kuvend ose futen n\u00eb \u2018kalendat greke\u2019 t\u00eb Kuvendit, n\u00eb shkelje t\u00eb procedurave parlamentare t\u00eb shqyrtimit t\u00eb tyre, ose rr\u00ebzohen pa nj\u00eb debat publik parlamentar dhe, n\u00eb raste t\u00eb tjera, dublikohen me nisma t\u00eb ngjashme q\u00eb mbajn\u00eb firm\u00ebn e qeveris\u00eb ose deputet\u00ebve socialist\u00eb.<\/p>\n<p>Tabaku, propozuese e 12 nismave ligjore gjat\u00eb jet\u00ebs s\u00eb saj parlamentare n\u00eb disa legjislatura, i tha BIRN-it se ajo e shihte k\u00ebt\u00eb sjellje t\u00eb mazhoranc\u00ebs si penges\u00eb t\u00eb hap\u00ebsir\u00ebs p\u00ebr opozit\u00ebn p\u00ebr t\u00eb operuar, por edhe si nj\u00eb n\u00ebnvler\u00ebsim t\u00eb pun\u00ebs s\u00eb deputet\u00ebve.<\/p>\n<p>\u201cKy ngushtim i hap\u00ebsirave institucionale n\u00eb rolin vendimmarr\u00ebs t\u00eb parlamentit e redukton rolin e parlamentit\u201d, tha ajo.<\/p>\n<p>N\u00eb 12 nisma ligjore t\u00eb propozuara prej saj nd\u00ebr vite, vet\u00ebm nj\u00eb nism\u00eb q\u00eb lidhej me rolin e Kuvendit n\u00eb integrimin europian \u00ebsht\u00eb miratuar nga mazhoranca, nd\u00ebrsa nismat e tjera, edhe kur jan\u00eb p\u00ebrkrahur parimisht, gjithsesi jan\u00eb rr\u00ebzuar nga PS, nd\u00ebrsa ka pasur raste, sipas saj, q\u00eb disa dispozita ligjore \u201cjan\u00eb marr\u00eb nga ana e qeveris\u00eb dhe jan\u00eb adoptuar n\u00eb ligje\u201d.<\/p>\n<p>\u201cDuke pasur parasysh q\u00eb ka grupe t\u00eb pap\u00ebrfaq\u00ebsuara q\u00eb nuk preken nga qeveria, si minator\u00ebt, prodhuesit e birr\u00ebs, prodhuesit fason dhe grat\u00eb q\u00eb kujdesen p\u00ebr f\u00ebmij\u00eb me sindrom\u00ebn Down, me spektrin autik, jam p\u00ebrpjekur t\u2019i sjell si iniciativa ligjore, por megjith\u00ebse ato nuk bien ndesh me programin e qeveris\u00eb dhe jan\u00eb n\u00eb p\u00ebrputhje me procesin e integrimit, ka qen\u00eb e pamundur q\u00eb k\u00ebto t\u00eb procedohen apo t\u00eb miratohen me ligj\u201d, shpjegoi Tabaku.<\/p>\n<p><strong>Shmangia e opozit\u00ebs nga procesi vendimmarr\u00ebs<\/strong><\/p>\n<p><a href=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/2026\/02\/Statistikat-.jpeg\"><\/a>Statistikat e Kuvendit<\/p>\n<p>E drejta p\u00ebr t\u00eb propozuar ligje i takon K\u00ebshillit t\u00eb Ministrave, \u00e7do deputeti dhe 20 mij\u00eb zgjedh\u00ebsve, nd\u00ebrsa Rregullorja e Kuvendit ka p\u00ebrcaktuar disa kritere q\u00eb duhet t\u00eb plot\u00ebsojn\u00eb nismat, duke nisur nga p\u00ebrputhshm\u00ebria e tyre me Kushtetut\u00ebn, harmonizimin me legjislacionin n\u00eb fuqi dhe legjislacionin e Bashkimit Europian, synimin, ndikimin ekonomik etj.<\/p>\n<p>Pas depozitimit t\u00eb tyre, procedura parashikon shp\u00ebrndarjen tek t\u00eb gjith\u00eb deputet\u00ebt, publikimin e tyre n\u00eb faqen e Kuvendit dhe m\u00eb pas, n\u00eb p\u00ebrputhje me kalendarin dhe programin e pun\u00ebs, futjen p\u00ebr shqyrtim n\u00eb komisione, nd\u00ebrsa hapi i fundit \u00ebsht\u00eb votimi n\u00eb seanc\u00eb plenare.<\/p>\n<p>Rregullorja nuk ka afate kohore p\u00ebr shqyrtimin dhe votimin e nj\u00eb nisme ligjore, p\u00ebrve\u00e7 rasteve kur Konferenca e Kryetar\u00ebve vendos q\u00eb ato t\u00eb kalojn\u00eb n\u00eb procedur\u00eb t\u00eb p\u00ebrshpejtuar.<\/p>\n<p>Por mungesa e k\u00ebtyre afateve kohore \u00ebsht\u00eb p\u00ebrdorur nga mazhoranca socialiste p\u00ebr t\u00eb \u2018varrosur\u2019 n\u00eb sirtar\u00ebt e Kuvendit qindra nisma t\u00eb opozit\u00ebs.<\/p>\n<p>N\u00eb sesionin e fundit t\u00eb legjislatur\u00ebs s\u00eb kaluar parlamentare, sipas nj\u00eb dokumenti parlamentar, rezultojn\u00eb n\u00eb procedur\u00eb 232 ligje t\u00eb propozuara nga deputet\u00eb t\u00eb PD-s\u00eb dhe 21 nisma t\u00eb propozuara nga qytetar\u00ebt, shumica t\u00eb mbartura nga sesionet e m\u00ebparshme. Gjat\u00eb 8 sesioneve t\u00eb k\u00ebsaj legjislature, t\u00eb dal\u00eb nga zgjedhjet e 2021-it, u miratuan 328 ligje, nga t\u00eb cil\u00ebt vet\u00ebm dy nisma t\u00eb propozuara nga opozita kan\u00eb mundur t\u00eb miratohen nga Kuvendi.<\/p>\n<p>Me nisjen e legjislatur\u00ebs s\u00eb re n\u00eb shtator, deputet\u00ebt e opozit\u00ebs kan\u00eb depozituar disa nisma ligjore q\u00eb jan\u00eb t\u00eb reja ose rikthim i propozimeve q\u00eb kan\u00eb mbetur pa shqyrtim n\u00eb legjislatur\u00ebn q\u00eb shkoi.<\/p>\n<p>Tre projektligje t\u00eb opozit\u00ebs u fut\u00ebn n\u00eb rend dite dhe m\u00eb pas u t\u00ebrhoq\u00ebn nga seanca plenare e s\u00eb enjtes, pasi ishin rr\u00ebzuar me forc\u00ebn e kartonave t\u00eb PS-s\u00eb, pa nj\u00eb debat real dhe gjith\u00ebp\u00ebrfshir\u00ebs n\u00eb komisione. Nismat jan\u00eb propozime p\u00ebr ndryshime n\u00eb ligjin \u201cP\u00ebr akcizat\u201d, \u201cP\u00ebr Tatimin mbi Vler\u00ebn e Shtuar\u201d dhe \u201cP\u00ebr Trash\u00ebgimin\u00eb Kulturore dhe Muzet\u00eb\u201d.<\/p>\n<p>Ky i fundit \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nism\u00eb e deputetes Ina Zhupa q\u00eb synon t\u00eb rikthej\u00eb administrimin e pasurive t\u00eb trash\u00ebgimis\u00eb kulturore si ekskluzivitet i shtetit, pas nj\u00eb reforme t\u00eb qeveris\u00eb q\u00eb delegoi administrimin e tyre n\u00eb fondacione private.<\/p>\n<p>\u201cKjo nism\u00eb ka 3 vite q\u00eb \u00ebsht\u00eb depozituar n\u00eb Kuvend dhe nuk e fut\u00ebn n\u00eb shqyrtim\u201d, i tha Zhupa BIRN-it, duke akuzuar mazhoranc\u00ebn p\u00ebr nj\u00eb zvarritje t\u00eb q\u00ebllimshme t\u00eb procedurave parlamentare kur vjen puna p\u00ebr nismat e opozit\u00ebs.<\/p>\n<p>Dy nismat e tjera propozojn\u00eb uljen n\u00eb 5 p\u00ebr qind t\u00eb TVSH-s\u00eb p\u00ebr artikujt baz\u00eb ushqimor\u00eb dhe mbanin firm\u00ebn e kat\u00ebr deputet\u00ebve t\u00eb Partis\u00eb s\u00eb Liris\u00eb, si dhe uljen e akciz\u00ebs p\u00ebr prodhuesit e vegj\u00ebl vendas t\u00eb birr\u00ebs, propozim i deputet\u00ebve Jorida Tabaku dhe Eno Bozdo nga PD.<\/p>\n<p>Deputetja e Partis\u00eb s\u00eb Liris\u00eb, Erisa Xhixho, e cila \u00ebsht\u00eb propozuese n\u00eb nj\u00eb prej dy ligjeve t\u00eb opozit\u00ebs t\u00eb miratuara nga Kuvendi, at\u00eb p\u00ebr regjistrin komb\u00ebtar t\u00eb t\u00eb d\u00ebnuarve p\u00ebr krime seksuale, nj\u00eb propozim i hersh\u00ebm i shoq\u00ebris\u00eb civile q\u00eb mbahej pezull n\u00eb Kuvend, i tha BIRN-it se \u00e7do tentativ\u00eb e opozit\u00ebs pengohej n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb vazhdueshme nga mazhoranca.<\/p>\n<p>\u201cNismat e deputet\u00ebve nuk futen normalisht n\u00eb proces legjislativ, sikund\u00ebr ndodh me projektligjet q\u00eb vijn\u00eb nga qeveria, q\u00eb futen me urgjenc\u00eb dhe brenda jav\u00ebs kalojn\u00eb n\u00eb komisione dhe seanc\u00eb plenare,\u201d tha ajo.<\/p>\n<p>\u201cNismat e deputet\u00ebve t\u00eb opozit\u00ebs futen me shum\u00eb vones\u00eb, nga 6 muaj, 1-2 vite apo edhe nuk futen fare n\u00eb proces legjislativ, sikund\u00ebr ka ndodhur me projektligjin ton\u00eb p\u00ebr ndryshimet e Kodit Penal p\u00ebr mbrojtjen e f\u00ebmij\u00ebve n\u00eb legjislatur\u00ebn e kaluar, t\u00eb cilat nuk u fut\u00ebn fare n\u00eb shqyrtim\u201d, shtoi Xhixho.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb, sipas saj, \u201cedhe kur futen n\u00eb shqyrtim, ato jan\u00eb thjesht nj\u00eb kalim formal n\u00eb proces legjislativ, edhe pse k\u00ebmb\u00ebngulja jon\u00eb \u00ebsht\u00eb q\u00eb ta amendojn\u00eb, ta p\u00ebrshtatin edhe me propozimet e tyre, por problematikat t\u00eb adresohen, pasi kan\u00eb t\u00eb b\u00ebjn\u00eb me interesin e qytetar\u00ebve\u201d.<\/p>\n<p><strong>Probleme me rolin e parlamentarizmit<\/strong><\/p>\n<p><a href=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/2025\/09\/Rama-qeveria-e-re--scaled.jpg\"><\/a>Kryeministri Edi Rama dhe ministrat e mandatit t\u00eb tij t\u00eb kat\u00ebrt gjat\u00eb votimit n\u00eb parlament. Foto: LSA.<\/p>\n<p>Nismat ligjore, qoft\u00eb nga qeveria apo nga deputet\u00ebt, duhet t\u00eb ndjekin nj\u00eb praktik\u00eb parlamentare q\u00eb nis me konsultimin publik n\u00eb faqen e Kuvendit, vijon me diskutimin n\u00eb komisionet parlamentare, ku deputet\u00ebt relator\u00eb b\u00ebjn\u00eb analiz\u00ebn dhe vler\u00ebsimet, diskutimin me grupet e interesit, amendimin e nism\u00ebs n\u00eb rastet e propozimeve shtes\u00eb dhe vet\u00ebm si hap i fundit votimin n\u00eb seanc\u00eb plenare.<\/p>\n<p>P\u00ebr organizatat e shoq\u00ebris\u00eb civile q\u00eb monitorojn\u00eb pun\u00ebn e Kuvendit, k\u00ebto hapa nuk ndiqen sipas standardeve parlamentare, nd\u00ebrsa refuzimi i rolit t\u00eb opozit\u00ebs n\u00eb procesin vendimmarr\u00ebs \u00ebsht\u00eb arbitrar.<\/p>\n<p>\u201cN\u00ebse mazhoranca do t\u00eb pyetej se nga qindra propozime t\u00eb opozit\u00ebs sa prej tyre jan\u00eb marr\u00eb n\u00eb shqyrtim dhe sa jan\u00eb miratuar, rezultati \u00ebsht\u00eb zero dhe nj\u00eb parlament q\u00eb nuk merr asnj\u00ebher\u00eb parasysh, p\u00ebr asnj\u00eb rast dhe p\u00ebr asnj\u00eb arsye, asnj\u00eb propozim t\u00eb partive opozitare do t\u00eb thot\u00eb se ka nj\u00eb problem themelor me konceptin e parlamentarizmit dhe me keqkuptimin e rolit q\u00eb duhet t\u00eb ket\u00eb nj\u00eb parlament\u201d, i tha BIRN-it Afrim Krasniqi, drejtor i Institutit p\u00ebr Studime Politike.<\/p>\n<p>Sipas tij, nj\u00eb parlament \u00ebsht\u00eb vendimmarr\u00ebs kur t\u00eb gjitha pal\u00ebt propozojn\u00eb dhe miratohet varianti m\u00eb i mir\u00eb, jo kur t\u00eb gjitha pal\u00ebt propozojn\u00eb dhe miratohet gjithmon\u00eb varianti i nj\u00eb pale.<\/p>\n<p>Kund\u00ebrshtimi i nismave t\u00eb opozit\u00ebs mund t\u00eb jet\u00eb i kuptuesh\u00ebm, sipas Krasniqit, n\u00eb rastin e buxhetit t\u00eb qeveris\u00eb, pasi shihet si nj\u00eb akt politik dhe ka propozime t\u00eb cilat bien n\u00eb kund\u00ebrshtim me programin e mazhoranc\u00ebs.<\/p>\n<p>\u201cPor brenda k\u00ebtyre ka pasur propozime q\u00eb kan\u00eb qen\u00eb t\u00eb arsyeshme, p\u00ebr \u00e7\u00ebshtje q\u00eb nuk kan\u00eb qen\u00eb t\u00eb p\u00ebrfshira n\u00eb programin e qeveris\u00eb, ose \u00e7\u00ebshtje t\u00eb injoruara apo t\u00eb lidhura me komunitete t\u00eb caktuara q\u00eb nuk kan\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsim parlamentar dhe parlamenti do t\u00eb duhej t\u2019i kishte marr\u00eb t\u00eb pakt\u00ebn n\u00eb shqyrtim. Por kjo s\u2019ka ndodhur, jan\u00eb marr\u00eb n\u00eb shqyrtim vet\u00ebm n\u00eb aspektin teknik dhe pastaj jan\u00eb rr\u00ebzuar\u201d, shton ai.<\/p>\n<p>Krasniqi v\u00eb n\u00eb dukje edhe problematika t\u00eb tjera n\u00eb rolin vendimmarr\u00ebs t\u00eb Kuvendit, si mungesa e mekanizmave p\u00ebr t\u00eb krijuar nj\u00eb debat publik p\u00ebr nismat e deputet\u00ebve, q\u00eb njer\u00ebzit t\u00eb kuptojn\u00eb se \u00e7far\u00eb propozojn\u00eb deputet\u00ebt dhe cilat jan\u00eb kostot financiare t\u00eb tyre, si dhe kalimin me procedur\u00eb t\u00eb p\u00ebrshpejtuar t\u00eb nismave t\u00eb qeveris\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cEdhe alibia q\u00eb duhet t\u00eb marrim urgjent masa p\u00ebr arsye t\u00eb integrimit nuk vlen, sepse integrim do t\u00eb thot\u00eb t\u00eb b\u00ebsh ligje cil\u00ebsore dhe jo t\u00eb miratosh ligje me procedur\u00eb t\u00eb p\u00ebrshpejtuar\u201d, thekson ai, duke i par\u00eb k\u00ebto elemente si nevoj\u00eb p\u00ebr reflektim nga ana e Kuvendit, bazuar edhe n\u00eb kritikat e raporteve t\u00eb Bashkimit Europian, \u201cku kritikohen limitet e parlamentit dhe parlamentarizmit p\u00ebr ushtrimin e funksionit t\u00eb vet dhe qasjen kritike q\u00eb ka ndaj standardeve t\u00eb llogaridh\u00ebnies dhe transparenc\u00ebs publike\u201d.<\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/ps-po-cenon-standardet-e-parlamentarizmit-nismat-ligjore-te-opozites-perfundojne-ne-kosh\/\">PS po c\u00ebnon standardet e parlamentarizmit! Nismat ligjore t\u00eb opozit\u00ebs p\u00ebrfundojn\u00eb n\u00eb kosh<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/\">GIJOTINA<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kuvendi mori n\u00eb shqyrtim n\u00eb janar disa ndryshime n\u00eb Kodin Penal, p\u00ebr t\u00eb cilat opinioni publik ishte p\u00ebrgatitur se do t\u00eb sillnin heqjen e \u2018shpifjes\u2019 si vep\u00ebr penale, pas nj\u00eb konsultimi t\u00eb gjat\u00eb t\u00eb dy forcave politike kryesore me shoq\u00ebrin\u00eb civile dhe nj\u00eb premtimi publik t\u00eb kryeministrit Edi Rama. Por kur deputetja e Partis\u00eb Demokratike, [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-70737","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/70737","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=70737"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/70737\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=70737"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=70737"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=70737"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}