{"id":70731,"date":"2026-02-16T06:44:30","date_gmt":"2026-02-16T06:44:30","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/02\/16\/nga-ndjenja-te-kontrata-si-po-rriten-marreveshjet-paramartesore-te-ciftet-shqiptare\/"},"modified":"2026-02-16T06:44:30","modified_gmt":"2026-02-16T06:44:30","slug":"nga-ndjenja-te-kontrata-si-po-rriten-marreveshjet-paramartesore-te-ciftet-shqiptare","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/02\/16\/nga-ndjenja-te-kontrata-si-po-rriten-marreveshjet-paramartesore-te-ciftet-shqiptare\/","title":{"rendered":"Nga ndjenja te kontrata, si po rriten marr\u00ebveshjet paramartesore te \u00e7iftet shqiptare"},"content":{"rendered":"<p>N\u00eb nj\u00eb koh\u00eb kur dashuria deklarohet n\u00eb Instagram, pasuria matet n\u00eb metra katror\u00eb dhe divorci ka pushuar s\u00eb qeni fundi i bot\u00ebs, \u00e7iftet po zbulojn\u00eb se romantizmi nuk e p\u00ebrjashton planifikimin. P\u00ebrkundrazi. Kontrata paramartesore, dikur e konsideruar si nj\u00eb fyerje ndaj ndjenjave, po shfaqet sot si aspekt i ri i martes\u00ebs moderne. Jo p\u00ebr t\u00eb parashikuar ndarjen, por p\u00ebr ta b\u00ebr\u00eb bashkimin m\u00eb t\u00eb menaxhuesh\u00ebm.<\/p>\n<p>N\u00eb Shqip\u00ebri, kontratat paramartesore po hyjn\u00eb ngadal\u00eb n\u00eb fjalorin e \u00e7ifteve moderne, jo si nj\u00eb shenj\u00eb ftoht\u00ebsie apo mosbesimi, por si reflektim i nj\u00eb epoke q\u00eb ka m\u00ebsuar se dashuria nuk e z\u00ebvend\u00ebson nevoj\u00ebn p\u00ebr qart\u00ebsi.<\/p>\n<p>Ajo q\u00eb dikur dukej si nj\u00eb zakon tipik p\u00ebr elitat per\u00ebndimore apo p\u00ebr martesat e famshme q\u00eb p\u00ebrfundojn\u00eb n\u00eb gjykata, sot po shihet gjithnj\u00eb e m\u00eb shum\u00eb si nj\u00eb akt racionaliteti, nj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb p\u00ebr t\u00eb negociuar t\u00eb ardhmen p\u00ebrpara se emocionet ta b\u00ebjn\u00eb t\u00eb pamundur arsyen.<\/p>\n<p>N\u00eb vendin ton\u00eb, ideja e kontrat\u00ebs paramartesore ende p\u00ebrplaset me nj\u00eb kultur\u00eb q\u00eb e sheh martes\u00ebn si nj\u00eb marr\u00ebveshje morale dhe jo juridike. Megjithat\u00eb, realiteti ka filluar t\u00eb ndryshoj\u00eb. \u00c7iftet martohen m\u00eb von\u00eb, shpesh pasi kan\u00eb nd\u00ebrtuar pasuri, biznese, prona ose karriera t\u00eb pavarura.<\/p>\n<p>Grat\u00eb jan\u00eb m\u00eb t\u00eb integruara ekonomikisht, burrat m\u00eb t\u00eb ekspozuar ndaj riskut financiar, nd\u00ebrsa divorci ka humbur statusin e tij si tabu absolute. N\u00eb k\u00ebt\u00eb kontekst, kontrata paramartesore nuk shihet m\u00eb si nj\u00eb parashikim i d\u00ebshtimit, por si nj\u00eb form\u00eb sigurimi emocional dhe ekonomik.<\/p>\n<p>Ligj\u00ebrisht, Shqip\u00ebria e njeh k\u00ebt\u00eb instrument. Kodi i Familjes lejon \u00e7iftet t\u00eb zgjedhin regjimin pasuror p\u00ebrmes nj\u00eb kontrate t\u00eb lidhur para ose gjat\u00eb martes\u00ebs, duke dal\u00eb nga modeli standard i bashk\u00ebsis\u00eb ligjore t\u00eb pasuris\u00eb.<\/p>\n<p>Pavar\u00ebsisht k\u00ebsaj hap\u00ebsire ligjore, praktika mbetet e kufizuar. Kontratat paramartesore jan\u00eb ende p\u00ebrjashtim, jo rregull, dhe p\u00ebrdoren kryesisht nga individ\u00eb me interesa t\u00eb qarta ekonomike, si sip\u00ebrmarr\u00ebs, emigrant\u00eb t\u00eb kthyer me pasuri t\u00eb krijuara jasht\u00eb vendit, apo persona q\u00eb hyjn\u00eb n\u00eb martes\u00eb t\u00eb dyt\u00eb.<\/p>\n<p>Ajo q\u00eb po ndryshon nuk \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm numri i kontratave, por diskursi rreth tyre. N\u00eb bisedat private dhe n\u00eb zyrat e avokat\u00ebve, ideja e \u201crregullimit t\u00eb gj\u00ebrave q\u00eb n\u00eb fillim\u201d po fiton terren. Frika se nj\u00eb kontrat\u00eb e till\u00eb cenon romantik\u00ebn po z\u00ebvend\u00ebsohet nga bindja se paqart\u00ebsia \u00ebsht\u00eb shum\u00eb m\u00eb e rrezikshme se transparenca.<\/p>\n<p>N\u00eb nj\u00eb shoq\u00ebri ku konfliktet pas divorcit shpesh zgjasin me vite dhe p\u00ebrfshijn\u00eb familje t\u00eb t\u00ebra, prona, biznese dhe f\u00ebmij\u00eb, kontrata paramartesore po shihet si nj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb p\u00ebr t\u00eb kufizuar d\u00ebmin, jo p\u00ebr ta institucionalizuar ndarjen.<\/p>\n<p>Kush po i p\u00ebrdor dhe pse<\/p>\n<p>N\u00eb Shqip\u00ebri, martesa po humbet gradualisht statusin e saj si territor i papreksh\u00ebm nga logjika juridike dhe po shnd\u00ebrrohet, gjithnj\u00eb e m\u00eb shum\u00eb, n\u00eb nj\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnie q\u00eb k\u00ebrkon qart\u00ebsi edhe p\u00ebrtej emocioneve.<\/p>\n<p>Rritja e divorceve, fuqizimi ekonomik i grave, pasurit\u00eb e krijuara para martes\u00ebs dhe p\u00ebrvoja gjithnj\u00eb e m\u00eb e shpesht\u00eb e martesave t\u00eb dyta po e shtyjn\u00eb nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb \u00e7ifteve shqiptare t\u00eb mendojn\u00eb p\u00ebrpara se t\u00eb martohen jo vet\u00ebm p\u00ebr ceremonin\u00eb, por edhe p\u00ebr pasojat ligjore t\u00eb bashk\u00ebjetes\u00ebs. N\u00eb k\u00ebt\u00eb kontekst, kontratat paramartesore, dikur t\u00eb konsideruara thuajse blasfemi sociale, po gjejn\u00eb ngadal\u00eb vend n\u00eb realitetin urban shqiptar.<\/p>\n<p>\u201cPo v\u00ebrehet nj\u00eb ndryshim gradual, ve\u00e7an\u00ebrisht n\u00eb qytetet e m\u00ebdha\u201d, shprehet avokatja Greta Smoqi, duke theksuar se, megjithat\u00eb, kontrata paramartesore vazhdon t\u00eb mbetet tabu p\u00ebr nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb. Sipas saj, kjo lidhet drejtp\u00ebrdrejt me tradit\u00ebn dhe me m\u00ebnyr\u00ebn se si martesa perceptohet ende si nj\u00eb akt thell\u00ebsisht emocional, ku \u00e7do p\u00ebrpjekje p\u00ebr ta rregulluar ligj\u00ebrisht shihet si munges\u00eb besimi.<\/p>\n<p>Tensioni mes dashuris\u00eb dhe ligjit \u00ebsht\u00eb ndoshta arsyeja kryesore pse kontratat paramartesore po ecin m\u00eb shpejt n\u00eb Tiran\u00eb dhe qytete t\u00eb m\u00ebdha sesa n\u00eb zonat m\u00eb tradicionale t\u00eb vendit.<\/p>\n<p>Profilizimi i \u00e7ifteve q\u00eb k\u00ebrkojn\u00eb nj\u00eb kontrat\u00eb paramartesore \u00ebsht\u00eb mjaft i qart\u00eb. \u201cKryesisht jan\u00eb \u00e7ifte me nivel m\u00eb t\u00eb lart\u00eb arsimor, biznese aktive, pasuri t\u00eb krijuara para martes\u00ebs, ose martesa t\u00eb dyta\u201d, thot\u00eb znj. Smoqi.<\/p>\n<p>N\u00eb shum\u00eb raste b\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr individ\u00eb q\u00eb kan\u00eb nd\u00ebrtuar nj\u00eb baz\u00eb ekonomike p\u00ebrpara martes\u00ebs dhe k\u00ebrkojn\u00eb ta mbrojn\u00eb at\u00eb, jo domosdoshm\u00ebrisht nga partneri, por nga pasigurit\u00eb q\u00eb mund t\u00eb sjell\u00eb e ardhmja. Martesat e dyta, n\u00eb ve\u00e7anti, jan\u00eb m\u00eb pragmatike: p\u00ebrvoja e m\u00ebparshme e ndarjes e b\u00ebn planifikimin ligjor t\u00eb duket m\u00eb pak si ciniz\u00ebm dhe m\u00eb shum\u00eb si domosdoshm\u00ebri.<\/p>\n<p>Edhe pse nuk ka statistika zyrtare t\u00eb detajuara p\u00ebr numrin e kontratave paramartesore t\u00eb n\u00ebnshkruara \u00e7do vit, perceptimi n\u00eb praktik\u00ebn ligjore \u00ebsht\u00eb i qart\u00eb. \u201cKa nj\u00eb rritje t\u00eb dukshme krahasuar me nj\u00eb dekad\u00eb m\u00eb par\u00eb\u201d, pohon avokatja, duke shtuar se informimi m\u00eb i madh ligjor dhe p\u00ebrballja e drejtp\u00ebrdrejt\u00eb me pasojat e divorceve kan\u00eb ndikuar ndjesh\u00ebm n\u00eb k\u00ebt\u00eb prirje.<\/p>\n<p>\u00c7iftet sot jan\u00eb m\u00eb t\u00eb vet\u00ebdijshme p\u00ebr pasurin\u00eb, borxhet, p\u00ebrgjegj\u00ebsit\u00eb dhe p\u00ebr faktin se ndarja nuk \u00ebsht\u00eb m\u00eb nj\u00eb p\u00ebrjashtim i rrall\u00eb, por nj\u00eb realitet i zakonsh\u00ebm shoq\u00ebror.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, kontrata paramartesore vazhdon t\u00eb vuaj\u00eb nga nj\u00eb s\u00ebr\u00eb keqkuptimesh. \u201cKeqkuptimi kryesor \u00ebsht\u00eb se kontrata paramartesore n\u00ebnkupton munges\u00eb dashurie ose besimi\u201d, shpjegon znj. Smoqi. Nj\u00eb tjet\u00ebr ide e gabuar, sipas saj, \u00ebsht\u00eb se kjo kontrat\u00eb u p\u00ebrket vet\u00ebm njer\u00ebzve shum\u00eb t\u00eb pasur.<\/p>\n<p>N\u00eb realitet, ajo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb instrument ligjor q\u00eb mund t\u00eb sh\u00ebrbej\u00eb p\u00ebr \u00e7do \u00e7ift q\u00eb d\u00ebshiron t\u00eb ket\u00eb qart\u00ebsi mbi regjimin pasuror, pavar\u00ebsisht nivelit t\u00eb t\u00eb ardhurave. Paradoksi shqiptar q\u00ebndron n\u00eb faktin se \u00e7iftet shpesh hyjn\u00eb n\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnie financiare shum\u00eb m\u00eb komplekse pa asnj\u00eb dokument, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb nj\u00eb kontrat\u00eb e thjesht\u00eb shihet si shenj\u00eb ftoht\u00ebsie.<\/p>\n<p>N\u00eb rast divorci, pesha reale e kontrat\u00ebs paramartesore b\u00ebhet e dukshme. \u201cKontratat jan\u00eb juridikisht t\u00eb q\u00ebndrueshme n\u00ebse jan\u00eb hartuar sipas ligjit, me transparenc\u00eb dhe pa cenuar t\u00eb drejta themelore\u201d, thekson avokatja.<\/p>\n<p>Problemet lindin zakonisht jo nga vet\u00eb ekzistenca e kontrat\u00ebs, por nga formulimet e paqarta ose nga mungesa e informimit t\u00eb plot\u00eb n\u00eb momentin e n\u00ebnshkrimit. N\u00eb disa raste, presioni emocional ose d\u00ebshira p\u00ebr ta mbyllur shpejt procesin martesor \u00e7on n\u00eb n\u00ebnshkrime q\u00eb m\u00eb pas kontestohen.<\/p>\n<p>N\u00eb nj\u00eb realitet ligjor q\u00eb po modernizohet gradualisht, kontrata paramartesore po p\u00ebrpiqet t\u00eb zhvishet nga stigma morale. \u201cN\u00eb kontekstin ligjor modern shqiptar, ajo duhet par\u00eb si nj\u00eb instrument normal planifikimi financiar dhe ligjor\u201d, p\u00ebrfundon znj. Smoqi, duke theksuar se synimi i saj \u00ebsht\u00eb t\u00eb garantoj\u00eb siguri p\u00ebr t\u00eb dy bashk\u00ebshort\u00ebt dhe t\u00eb reduktoj\u00eb konfliktet n\u00eb rast ndarjeje.<\/p>\n<p>Pyetja q\u00eb mbetet e hapur \u00ebsht\u00eb n\u00ebse shoq\u00ebria shqiptare \u00ebsht\u00eb gati ta pranoj\u00eb k\u00ebt\u00eb qasje si shenj\u00eb pjekurie dhe jo si munges\u00eb ndjenjash, apo n\u00ebse kontrata paramartesore do t\u00eb mbetet ende p\u00ebr nj\u00eb koh\u00eb t\u00eb gjat\u00eb privilegj i nj\u00eb elite urbane m\u00eb t\u00eb informuar.<\/p>\n<p>Dashuria n\u00eb epok\u00ebn e kapitalit personal<\/p>\n<p>Martesa nuk \u00ebsht\u00eb m\u00eb hyrje n\u00eb jet\u00eb, por nj\u00eb kapitull i nd\u00ebrmjet\u00ebm, q\u00eb vjen pasi individ\u00ebt kan\u00eb kaluar nj\u00eb faz\u00eb t\u00eb gjat\u00eb nd\u00ebrtimi personal dhe profesional.<\/p>\n<p>Avokat\u00ebt q\u00eb merren me t\u00eb drejt\u00ebn familjare v\u00ebrejn\u00eb se \u00e7iftet po martohen gjithnj\u00eb e m\u00eb shpesh n\u00eb mosha m\u00eb t\u00eb pjekura se m\u00eb par\u00eb, zakonisht pasi kan\u00eb mbyllur ciklin e studimeve, kan\u00eb nd\u00ebrtuar karrier\u00eb, kan\u00eb marr\u00eb kredi afatgjata, kan\u00eb hapur biznese ose kan\u00eb krijuar nj\u00eb baz\u00eb t\u00eb q\u00ebndrueshme pasurore. Martesa, n\u00eb k\u00ebt\u00eb kuptim, nuk sh\u00ebrben m\u00eb si pik\u00ebnisje ekonomike, por si bashkim i dy individ\u00ebve q\u00eb tashm\u00eb kan\u00eb histori financiare t\u00eb ve\u00e7anta.<\/p>\n<p>Kjo prirje ndryshon thell\u00ebsisht ekuilibrat brenda marr\u00ebdh\u00ebnies. Partner\u00ebt hyjn\u00eb n\u00eb martes\u00eb jo nga nevoja ekonomike, por nga zgjedhja, duke ruajtur nj\u00eb nivel autonomie q\u00eb n\u00eb brezat e m\u00ebparsh\u00ebm ishte i pazakont\u00eb. Pasuria e krijuar p\u00ebrpara martes\u00ebs, qoft\u00eb nj\u00eb apartament, nj\u00eb biznes, kursime apo detyrime financiare, sjell me vete edhe nevoj\u00ebn p\u00ebr qart\u00ebsi juridike.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb kontekst, kontrata paramartesore nuk shihet m\u00eb si shenj\u00eb mosbesimi apo si paradhom\u00eb e ndarjes, por si nj\u00eb instrument racional p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrcaktuar kufijt\u00eb financiar\u00eb dhe p\u00ebr t\u00eb mbrojtur investimet individuale t\u00eb b\u00ebra p\u00ebrpara lidhjes.<\/p>\n<p>Sipas praktik\u00ebs s\u00eb avokat\u00ebve, k\u00ebto kontrata pasqyrojn\u00eb nj\u00eb ndryshim i cili ka zhvendosur iden\u00eb e nj\u00eb partneriteti t\u00eb nd\u00ebrtuar mbi var\u00ebsi, por mbi dy autonomi q\u00eb zgjedhin t\u00eb bashk\u00ebjetojn\u00eb.<\/p>\n<p>Avokatja Nexhi Beqiraj thot\u00eb se \u00ebsht\u00eb rritur interesimi p\u00ebr kontratat paramartesore, edhe pse ende nuk flasim p\u00ebr shifra masive.<\/p>\n<p>\u201cKam komunikuar edhe me noter\u00eb, vitet e fundit k\u00ebrkesat jan\u00eb shtuar sidomos n\u00eb qytetet e m\u00ebdha dhe n\u00eb \u00e7iftet ku t\u00eb dy partner\u00ebt jan\u00eb ekonomikisht aktiv\u00eb. Ky interesim lidhet me disa faktor\u00eb. S\u00eb pari, rritja e pasuris\u00eb private dhe e sip\u00ebrmarrjes individuale.<\/p>\n<p>S\u00eb dyti, rritja e divorceve q\u00eb ka krijuar m\u00eb shum\u00eb vet\u00ebdije p\u00ebr pasojat financiare t\u00eb ndarjes. Dhe s\u00eb treti, ndryshimi kulturor ku pasuria po shihet m\u00eb pak si tabu emocionale dhe m\u00eb shum\u00eb si \u00e7\u00ebshtje q\u00eb k\u00ebrkon rregullim racional q\u00eb n\u00eb fillim t\u00eb martes\u00ebs\u201d, \u2013 thot\u00eb avokatja.<\/p>\n<p>Sa i p\u00ebrket zgjidhjes s\u00eb divorceve, avokat\u00ebt jan\u00eb pothuajse unanim\u00eb q\u00eb kontratat paramartesore e b\u00ebjn\u00eb procesin shum\u00eb m\u00eb t\u00eb qart\u00eb dhe m\u00eb pak konfliktual. Kur ka nj\u00eb marr\u00ebveshje t\u00eb shkruar q\u00eb p\u00ebrcakton se \u00e7far\u00eb \u00ebsht\u00eb pasuri personale dhe \u00e7far\u00eb \u00ebsht\u00eb e p\u00ebrbashk\u00ebt, shmangen betejat e gjata gjyq\u00ebsore dhe interpretimet subjektive. N\u00eb k\u00ebt\u00eb kuptim, kontrata nuk e nxit divorcin, por e menaxhon at\u00eb n\u00ebse ndodh.<\/p>\n<p>Nuk jan\u00eb vet\u00ebm persona VIP q\u00eb u drejtohen k\u00ebtyre kontratave. Sigurisht q\u00eb figura publike, sip\u00ebrmarr\u00ebs, njer\u00ebz me biznese ose pasuri t\u00eb trash\u00ebguara jan\u00eb m\u00eb t\u00eb ekspozuar dhe priren t\u2019i p\u00ebrdorin.<\/p>\n<p>Por avokat\u00ebt po shohin gjithnj\u00eb e m\u00eb shum\u00eb edhe profesionist\u00eb t\u00eb rinj, gra q\u00eb kan\u00eb nd\u00ebrtuar karrier\u00eb dhe pasuri t\u00eb tyre, ose \u00e7ifte ku nj\u00ebri partner ka kredi, biznes apo detyrime financiare q\u00eb k\u00ebrkojn\u00eb qart\u00ebsi ligjore.<\/p>\n<p>Nga tabu emocionale n\u00eb instrument racional<\/p>\n<p>P\u00ebr nj\u00eb koh\u00eb t\u00eb gjat\u00eb, kontratat para martes\u00ebs jan\u00eb par\u00eb si ftes\u00eb p\u00ebr d\u00ebshtim, si nj\u00eb akt q\u00eb minon romantik\u00ebn p\u00ebrpara se ajo t\u00eb nis\u00eb. Por narrativa po ndryshon gradualisht. Ato po flasin m\u00eb pak p\u00ebr mosbesim dhe m\u00eb shum\u00eb p\u00ebr transparenc\u00eb, duke reflektuar nj\u00eb shoq\u00ebri q\u00eb po m\u00ebson ta artikuloj\u00eb konfliktin p\u00ebrpara se ai t\u00eb shp\u00ebrthej\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb vend q\u00eb \u00e7\u00ebshtjet e pasuris\u00eb, detyrimeve dhe p\u00ebrgjegj\u00ebsive t\u00eb lihen n\u00eb heshtje, ato po diskutohen hapur, si pjes\u00eb e nj\u00eb marr\u00ebveshjeje t\u00eb nd\u00ebrgjegjshme mes dy individ\u00ebve.<\/p>\n<p>Sociologia Marsida Simo e sheh k\u00ebt\u00eb zhvendosje si tregues t\u00eb nj\u00eb pjekurie sociale n\u00eb rritje. \u201cKontrata paramartesore nuk \u00ebsht\u00eb fundi i dashuris\u00eb, por shenj\u00eb se marr\u00ebdh\u00ebnia po nd\u00ebrtohet mbi dialog dhe jo mbi supozime emocionale\u201d, shprehet ajo. Sipas znj. Simo, brezat m\u00eb t\u00eb rinj po e shohin martes\u00ebn jo si sakrific\u00eb totale t\u00eb vetes, por si bashk\u00ebjetes\u00eb mes dy identiteteve t\u00eb plota, edhe n\u00eb aspektin ekonomik.<\/p>\n<p>N\u00eb nj\u00eb shoq\u00ebri ku divorci \u00ebsht\u00eb gjithnj\u00eb e m\u00eb i zakonsh\u00ebm dhe m\u00eb pak dramatik, logjika po hyn n\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnie jo si armik i dashuris\u00eb, por si mbrojt\u00ebs i saj.<\/p>\n<p>\u201cKur rregullat jan\u00eb t\u00eb qarta q\u00eb n\u00eb fillim, edhe ndarjet, n\u00ebse ndodhin, jan\u00eb m\u00eb pak traumatike dhe m\u00eb pak shkat\u00ebrruese, sidomos p\u00ebr grat\u00eb\u201d, thekson znj. Simo, duke e lidhur k\u00ebt\u00eb instrument edhe me dimensionin e drejt\u00ebsis\u00eb gjinore dhe balanc\u00ebs s\u00eb pushtetit brenda \u00e7iftit.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, pengesat mbeten t\u00eb forta. Mungesa e kultur\u00ebs juridike, perceptimi se nj\u00eb kontrat\u00eb e till\u00eb \u00ebsht\u00eb ofenduese p\u00ebr partnerin dhe pasiguria mbi m\u00ebnyr\u00ebn se si do t\u00eb interpretohej nga gjykatat, e mbajn\u00eb k\u00ebt\u00eb praktik\u00eb ende n\u00eb periferi.<\/p>\n<p>Shqip\u00ebria nuk ka ende nj\u00eb jurisprudenc\u00eb t\u00eb konsoliduar mbi kontratat paramartesore, duke i b\u00ebr\u00eb ato m\u00eb shum\u00eb nj\u00eb akt besimi sesa nj\u00eb garanci absolute. Edhe kjo, sipas znj. Simo, \u00ebsht\u00eb pjes\u00eb e tranzicionit shoq\u00ebror. \u201cShoq\u00ebrit\u00eb nuk e p\u00ebrqafojn\u00eb racionalitetin emocional menj\u00ebher\u00eb. Ai vjen gradualisht, p\u00ebrmes debatit dhe normalizimit\u201d, p\u00ebrfundon ajo.<\/p>\n<p>Si nisi?<\/p>\n<p>Marr\u00ebveshjet paramartesore kan\u00eb ekzistuar prej vitesh, duke filluar q\u00eb nga koh\u00ebrat e hershme t\u00eb Egjiptit t\u00eb lasht\u00eb. Ketubah, nj\u00eb kontrat\u00eb martesore e lasht\u00eb hebraike, daton mbi 2,000 vjet m\u00eb par\u00eb, e cila ishte nj\u00eb nga dokumentet e para ligjore q\u00eb u jepte mbrojtje dhe t\u00eb drejta ligjore grave t\u00eb sapomartuara. Marr\u00ebveshjet paramartesore jan\u00eb p\u00ebrdorur kryesisht si nj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb p\u00ebr t\u00eb siguruar q\u00eb grat\u00eb t\u00eb merrnin nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb pron\u00ebs, n\u00eb rast t\u00eb nj\u00eb divorci ose vdekjes s\u00eb burrit t\u00eb tyre.<\/p>\n<p>Por, nd\u00ebrsa shoq\u00ebria ndryshon, t\u00eb pasurit jan\u00eb b\u00ebr\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsuesit e marr\u00ebveshjeve moderne paramartesore, si nj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb p\u00ebr t\u00eb shp\u00ebrndar\u00eb me t\u00eb drejt\u00eb asetet n\u00ebse ndodh nj\u00eb divorc. Megjithat\u00eb, koh\u00ebt e fundit, ka pasur nj\u00eb rritje t\u00eb n\u00ebnshkrimit t\u00eb kontratave paramartesore nga brezi i mij\u00ebvje\u00e7arit.<\/p>\n<p>Vendimet financiare<\/p>\n<p>N\u00eb kontekstin shqiptar, ku ende ekziston nj\u00eb tradit\u00eb ku asetet shpesh menaxhohen ose kontrollohen nga nj\u00ebra pal\u00eb dhe vendimet financiare mund t\u00eb ndikohen nga normat sociale dhe presioni kulturor, kontratat paramartesore sh\u00ebrbejn\u00eb si nj\u00eb shtres\u00eb mbrojt\u00ebse q\u00eb rrit autonomin\u00eb ekonomike t\u00eb individ\u00ebve.<\/p>\n<p>P\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr, ato mund t\u00eb luajn\u00eb nj\u00eb rol n\u00eb parandalimin e konflikteve t\u00eb mundshme pas ndarjes ose divorcit, duke ofruar nj\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb qart\u00eb p\u00ebr ndarjen e pasurive. N\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb, k\u00ebto marr\u00ebveshje nuk jan\u00eb thjesht dokumente ligjore, por instrumente q\u00eb ndikojn\u00eb drejtp\u00ebrdrejt n\u00eb p\u00ebrmir\u00ebsimin e drejt\u00ebsis\u00eb sociale dhe n\u00eb promovimin e barazis\u00eb gjinore n\u00eb nj\u00eb shoq\u00ebri ku praktikat tradicionale shpesh favorizojn\u00eb nj\u00ebra pal\u00eb mbi tjetr\u00ebn.<\/p>\n<p>Fakte<\/p>\n<p>Sot n\u00eb Shqip\u00ebri, rreth 1 n\u00eb 3 martesa p\u00ebrfundon n\u00eb divorc. Kjo do t\u00eb thot\u00eb se martesa nuk \u00ebsht\u00eb m\u00eb vet\u00ebm premtim emocional, por edhe nj\u00eb risk financiar.<br \/>\nN\u00eb shumic\u00ebn e divorceve konfliktuale, sherri kryesor nuk \u00ebsht\u00eb tradhtia, por pasuria: sht\u00ebpia, biznesi, kredit\u00eb.<br \/>\nAvokat\u00ebt thon\u00eb se nj\u00eb kontrat\u00eb paramartesore mund ta shkurtoj\u00eb nj\u00eb proces divorci nga vite n\u00eb muaj, sepse nuk negociohet nga e para \u00e7far\u00eb \u00ebsht\u00eb e kujt.<br \/>\nKontrata paramartesore po p\u00ebrdoret gjithnj\u00eb e m\u00eb shum\u00eb nga gra ekonomikisht t\u00eb pavarura, jo vet\u00ebm nga burra me pasuri.<\/p>\n<p>Nj\u00eb rekord prej nj\u00eb n\u00eb tre \u00e7iftesh po ndahen<\/p>\n<p>Shqiptar\u00ebt po martohet gjithnj\u00eb e m\u00eb pak dhe po ndahen gjithnj\u00eb e m\u00eb shum\u00eb. Shifrat m\u00eb t\u00eb fundit t\u00eb INSTAT tregojn\u00eb se numri i martesave ka r\u00ebn\u00eb n\u00eb nivelin m\u00eb t\u00eb ul\u00ebt historik, nd\u00ebrsa divorcet kan\u00eb marr\u00eb drejtim t\u00eb kund\u00ebrt, duke arritur kulme q\u00eb nuk jan\u00eb par\u00eb kurr\u00eb m\u00eb par\u00eb.<\/p>\n<p>Nj\u00eb n\u00eb tre martesa kan\u00eb p\u00ebrfunduar n\u00eb divorc n\u00eb vitin 2024, sipas shifrave t\u00eb Drejtoris\u00eb s\u00eb P\u00ebrgjithshme t\u00eb Gjendjes Civile.<\/p>\n<p>T\u00eb dh\u00ebnat p\u00ebr martesat konfirmojn\u00eb se Shqip\u00ebria nuk po p\u00ebrballet vet\u00ebm me nj\u00eb val\u00eb ndarjesh, por edhe me nj\u00eb tkurrje t\u00eb fort\u00eb t\u00eb vet\u00eb institucionit t\u00eb martes\u00ebs.<\/p>\n<p>Nga rreth 29 mij\u00eb martesa n\u00eb vitin 1990, niveli mbetet relativisht i q\u00ebndruesh\u00ebm gjat\u00eb viteve \u201990 dhe fillimit t\u00eb viteve 2000, me luhatje rreth 25\u201327 mij\u00eb n\u00eb vit, p\u00ebrpara se t\u00eb nis\u00eb nj\u00eb r\u00ebnie strukturore pas vitit 2004.<\/p>\n<p>Nj\u00eb nd\u00ebrprerje e fort\u00eb vihet re q\u00eb nga mesi i viteve 2000, kur martesat bien n\u00ebn 22 mij\u00eb dhe nuk arrijn\u00eb m\u00eb t\u00eb rikuperojn\u00eb nivelet e m\u00ebparshme, pavar\u00ebsisht disa rikthimeve t\u00eb p\u00ebrkohshme.<\/p>\n<p>Pas vitit 2015, trendi b\u00ebhet qart\u00ebsisht negativ, me nj\u00eb p\u00ebrshpejtim t\u00eb r\u00ebnies pas vitit 2019. Pandemia e thellon m\u00eb tej k\u00ebt\u00eb prirje, por r\u00ebnia nuk ndalet as pas saj.<\/p>\n<p>Viti 2024 sh\u00ebnon minimumin historik me vet\u00ebm 16 120 martesa, gati gjysma e nivelit t\u00eb fillimit t\u00eb viteve \u201990, duke reflektuar jo thjesht nj\u00eb efekt demografik apo ekonomik, por nj\u00eb ndryshim t\u00eb thell\u00eb n\u00eb zgjedhjet sociale, emigracionin e t\u00eb rinjve dhe hezitimin gjithnj\u00eb e m\u00eb t\u00eb madh p\u00ebr t\u00eb formalizuar lidhjet n\u00eb martes\u00eb.<\/p>\n<p>Sakaq edhe treguesi i divorceve p\u00ebr 1 000 martesa, i cili n\u00eb vitin 1990 ishte 9.2, ka ndjekur nj\u00eb trajektore rrit\u00ebse p\u00ebr m\u00eb shum\u00eb se tri dekada, por vitet e fundit kan\u00eb thyer \u00e7do rekord t\u00eb m\u00ebparsh\u00ebm.<\/p>\n<p>Nga fundi i viteve \u201990, kur treguesi zbriti n\u00eb minimumin historik prej 5.9 n\u00eb vitin 1997, divorci nisi nj\u00eb ngjitje t\u00eb pandalshme gjat\u00eb viteve 2000 dhe 2010, duke kaluar mbi 20 ndarje p\u00ebr 1 000 martesa q\u00eb pas vitit 2018.Raportimi m\u00eb i fundit tregon se viti 2024 sh\u00ebnon nj\u00eb rekord absolut prej 29.8 divorceve p\u00ebr 1 000 martesa, niveli m\u00eb i lart\u00eb i regjistruar ndonj\u00ebher\u00eb n\u00eb vend.<\/p>\n<p>Analist\u00eb t\u00eb fush\u00ebs socio-demografike shohin n\u00eb k\u00ebto shifra jo vet\u00ebm nj\u00eb ndryshim statistikor, por nj\u00eb transformim t\u00eb thell\u00eb t\u00eb strukturave sociale.<\/p>\n<p>G\u00ebzim Tushi, sociolog shprehet se, n\u00eb vitet pas tranzicionit, kur mungesa e perspektiv\u00ebs dhe krizat ekonomike mbajt\u00ebn bashk\u00eb familje t\u00eb t\u00ebra, divorci shpesh shihej si luks ose d\u00ebshtim.<\/p>\n<p>Sipas tij, sot, shqiptar\u00ebt, t\u00eb ekspozuar ndaj ndikimeve nd\u00ebrkomb\u00ebtare, m\u00eb t\u00eb pavarur ekonomikisht dhe m\u00eb t\u00eb vet\u00ebdijsh\u00ebm p\u00ebr standardet e mir\u00ebqenies personale, po b\u00ebjn\u00eb zgjedhje t\u00eb reja p\u00ebr jet\u00ebn n\u00eb \u00e7ift.<\/p>\n<p>Ekspert\u00eb t\u00eb familjes dhe politikave sociale vler\u00ebsojn\u00eb se rritja e divorceve \u00ebsht\u00eb ndikim i drejtp\u00ebrdrejt\u00eb i disa faktor\u00ebve kryesor\u00eb: urbanizimit t\u00eb shpejt\u00eb, emigracionit masiv t\u00eb brezave t\u00eb rinj, presionit ekonomik mbi familjet e reja dhe nj\u00eb norm\u00eb sociale q\u00eb ka evoluar drejt mir\u00ebqenies individuale, mbi mbijetes\u00ebn kolektive.<\/p>\n<p>Nga ana tjet\u00ebr, sistemi gjyq\u00ebsor dhe sh\u00ebrbimet sociale po p\u00ebrballen me nj\u00eb volum gjithnj\u00eb e m\u00eb t\u00eb madh \u00e7\u00ebshtjesh familjare, q\u00eb k\u00ebrkojn\u00eb reagim politik dhe mb\u00ebshtetje institucionale, sipas komunikimeve t\u00eb marra nga psikolog\u00ebt social\u00eb n\u00eb gjykata.<\/p>\n<p>Z.Tusha thekson se, nj\u00eb rritje e divorceve sjell sfida t\u00eb reja p\u00ebr kujdesin ndaj f\u00ebmij\u00ebve, p\u00ebr \u00e7\u00ebshtjet e pron\u00ebs dhe p\u00ebr mb\u00ebshtetjen sociale t\u00eb prind\u00ebrve t\u00eb vet\u00ebm.<\/p>\n<p>Avokate Nexhi Beqiri shton se divorcet vitet e fundit vijn\u00eb kryesisht nga \u00e7ifte n\u00eb t\u00eb 40at, t\u00eb cil\u00ebt nuk b\u00ebjn\u00eb kompromise si dikur. Problematika q\u00eb ndjekin k\u00ebto divorce, sipas avokates, jan\u00eb ndarjet e pasurive dhe kujdestarit\u00eb e f\u00ebmij\u00ebve, t\u00eb cil\u00ebt marrin muaj e vite n\u00eb dyert e gjykatave.\/Monitor<\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/lapsi.al\/2026\/02\/16\/nga-ndjenja-te-kontrata-si-po-rriten-marreveshjet-paramartesore-te-ciftet-shqiptare\/\">Nga ndjenja te kontrata, si po rriten marr\u00ebveshjet paramartesore te \u00e7iftet shqiptare<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/lapsi.al\/\">Lapsi.al<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>N\u00eb nj\u00eb koh\u00eb kur dashuria deklarohet n\u00eb Instagram, pasuria matet n\u00eb metra katror\u00eb dhe divorci ka pushuar s\u00eb qeni fundi i bot\u00ebs, \u00e7iftet po zbulojn\u00eb se romantizmi nuk e p\u00ebrjashton planifikimin. P\u00ebrkundrazi. Kontrata paramartesore, dikur e konsideruar si nj\u00eb fyerje ndaj ndjenjave, po shfaqet sot si aspekt i ri i martes\u00ebs moderne. Jo p\u00ebr t\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-70731","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/70731","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=70731"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/70731\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=70731"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=70731"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=70731"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}