{"id":70690,"date":"2026-02-15T20:48:25","date_gmt":"2026-02-15T20:48:25","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/02\/15\/panairi-i-luksit-te-krimit-prova-qe-vendos-shtetin-ne-prove\/"},"modified":"2026-02-15T20:48:25","modified_gmt":"2026-02-15T20:48:25","slug":"panairi-i-luksit-te-krimit-prova-qe-vendos-shtetin-ne-prove","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/02\/15\/panairi-i-luksit-te-krimit-prova-qe-vendos-shtetin-ne-prove\/","title":{"rendered":"\u201cPanairi\u201d i luksit t\u00eb krimit, prova q\u00eb vendos shtetin n\u00eb prov\u00eb"},"content":{"rendered":"<p>Nga ABCNews<\/p>\n<p>Vila luksoze t\u00eb boshatisura, makina t\u00eb shtrenjta t\u00eb mbuluara me pluhur. Biznese q\u00eb dikur prodhonin para, sot prodhojn\u00eb heshtje.<\/p>\n<p>Kur shteti sekuestron pasurit\u00eb e krimit t\u00eb organizuar, publiku beson se drejt\u00ebsia ka fituar. Por a mjafton nj\u00eb vendim gjykate p\u00ebr ta quajtur k\u00ebt\u00eb nj\u00eb fitore?<\/p>\n<p>Sepse pas kamerave, larg titujve t\u00eb lajmeve, nis nj\u00eb betej\u00eb tjet\u00ebr. Beteja e administrimit. Beteja p\u00ebr t\u00eb mos e humbur at\u00eb q\u00eb u fitua me ligj.<\/p>\n<p>N\u00eb Shqip\u00ebri, 1650 pasuri t\u00eb sekuestruara dhe 455 t\u00eb tjera t\u00eb konfiskuara nga krimi, presin nj\u00eb fat t\u00eb paqart\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb let\u00ebr, procedura \u00ebsht\u00eb e qart\u00eb. Gjykata urdh\u00ebron sekuestrimin m\u00eb pas konfiskimin. Pasuria kalon n\u00eb pron\u00ebsi t\u00eb shtetit. Por ligji nuk administron vila.<\/p>\n<p>Ligji nuk mban gjall\u00eb biznese. Ligji nuk ruan vler\u00ebn e nj\u00eb hoteli apo t\u00eb nj\u00eb mjeti luksoz.<\/p>\n<p>N\u00eb Shqip\u00ebri, kjo p\u00ebrgjegj\u00ebsi i takon Agjencis\u00eb s\u00eb Administrimit t\u00eb Pasurive t\u00eb Sekuestruara dhe t\u00eb Konfiskuara.<\/p>\n<p>Nj\u00eb institucion q\u00eb ndodhet mes dy bot\u00ebve, bot\u00ebs s\u00eb krimit q\u00eb la pas pasurin\u00eb dhe shtetit q\u00eb duhet ta mbaj\u00eb gjall\u00eb at\u00eb.<\/p>\n<p>Por sa e p\u00ebrgatitur \u00ebsht\u00eb kjo struktur\u00eb p\u00ebr k\u00ebt\u00eb barr\u00eb?<\/p>\n<p>AGJENCIA DHE REALITETI N\u00cb TERREN<\/p>\n<p>N\u00eb zyrat e administrimit, pasurit\u00eb nuk jan\u00eb thjesht shifra. Jan\u00eb nd\u00ebrtesa q\u00eb k\u00ebrkojn\u00eb mir\u00ebmbajtje. Biznese q\u00eb k\u00ebrkojn\u00eb menaxhim. Makineri q\u00eb k\u00ebrkojn\u00eb sh\u00ebrbim.<\/p>\n<p>\u00c7do dit\u00eb vones\u00eb \u00ebsht\u00eb humbje vlere. \u00c7do vendim i gabuar \u00ebsht\u00eb d\u00ebm publik. N\u00eb teori, pasurit\u00eb e krimit duhet t\u00eb ruhen dhe t\u00eb shfryt\u00ebzohen deri n\u00eb vendimin p\u00ebrfundimtar. N\u00eb praktik\u00eb, shum\u00eb prej tyre mbeten t\u00eb mbyllura.<\/p>\n<p>Pa investim, pa vizion, pa kontroll real.<\/p>\n<p>Dhe pyetja lind natyrsh\u00ebm: A po i nd\u00ebshkojm\u00eb kriminel\u00ebt, apo po i nd\u00ebshkojm\u00eb qytetar\u00ebt q\u00eb trash\u00ebgojn\u00eb k\u00ebt\u00eb barr\u00eb?<\/p>\n<p>Edval Zoto, ekspert p\u00ebr rreziqet e krimit ekonomik<\/p>\n<p>\u201cAsetet e sekuestruara m\u00eb problematike jan\u00eb ato q\u00eb humbin vler\u00ebn, q\u00eb amortizohen n\u00eb koh\u00eb. N\u00eb k\u00ebt\u00eb aspekt jan\u00eb nxjerr\u00eb udh\u00ebzime nga Ministria e Brendshme, p\u00ebr t\u2019u trajtuar t\u00eb gjitha k\u00ebto asete. K\u00ebtu b\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr rastin e bag\u00ebtive, Agjencis\u00eb do i duheshin shum\u00eb procedura p\u00ebr t\u2019i administruar dhe e mira \u00ebsht\u00eb q\u00eb ato t\u00eb shiten. Vlera p\u00ebrkat\u00ebse mbahet e bllokuar derisa t\u00eb p\u00ebrfundoj\u00eb gjykimi, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb n\u00ebse rezulton q\u00eb pronari i tyre \u00ebsht\u00eb i pafajsh\u00ebm parat\u00eb i kthehen pronarit, n\u00eb t\u00eb kund\u00ebrt parat\u00eb i ngelen shtetit. Kur flasim p\u00ebr pasurit\u00eb e konfiskuara, ato q\u00eb jan\u00eb m\u00eb t\u00eb v\u00ebshtira p\u00ebr t\u2019u administruar dhe k\u00ebtu \u00ebsht\u00eb qasja q\u00eb ndjek AAPSK apo edhe shteti shqiptar. N\u00eb vitet e fundit kemi pasur nj\u00eb num\u00ebr shum\u00eb t\u00eb madh t\u00eb pasurive t\u00eb konfiskuara. Kemi v\u00ebn\u00eb re q\u00eb shpesh her\u00eb Agjencia i nxjerr p\u00ebr t\u2019i dh\u00ebn\u00eb me qira, shum\u00eb rrall\u00eb ka shitje. Nd\u00ebrkoh\u00eb \u00e7do administrim, pavar\u00ebsisht n\u00ebse \u00ebsht\u00eb nj\u00eb pron\u00eb e sekuestruar apo e konfiskuar, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb barr\u00eb p\u00ebr shtetin. Duhet nj\u00eb administrator, duhet nj\u00eb magazinier, nj\u00eb verifikues dhe t\u00eb gjitha k\u00ebto jan\u00eb nj\u00eb num\u00ebr punonj\u00ebsish q\u00eb fryjn\u00eb administrat\u00ebn shtet\u00ebrore\u201d.<\/p>\n<p>Kur nj\u00eb pasuri e krimit sekuestrohet, duket sikur shteti fiton. Por sekuestrimi \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm nj\u00eb firm\u00eb. Prova e v\u00ebrtet\u00eb nis pas saj.<\/p>\n<p>\u00c7far\u00eb ndodh realisht me k\u00ebto pasuri? Kush i administron? Dhe a ka shteti forc\u00ebn t\u2019i mbaj\u00eb apo vet\u00ebm t\u2019i marr\u00eb?\u201d<\/p>\n<p>Me vendim gjykate, pasurit\u00eb e sekuestruara i kalojn\u00eb p\u00ebr administrim Agjencis\u00eb s\u00eb Administrimit t\u00eb Pasurive t\u00eb Sekuestruara dhe Konfiskuara.<\/p>\n<p>2,406,703,000 Lek\u00eb vlera e pasurive t\u00eb sekuestruara<\/p>\n<p>140,296,000 Lek\u00eb vlera e pasurive t\u00eb konfiskuara<\/p>\n<p>336 kontrata qiraje n\u00eb vitin 2025<\/p>\n<p>Shifrat jan\u00eb t\u00eb m\u00ebdha, por shifra nuk do t\u00eb thot\u00eb funksion.<\/p>\n<p>Sipas Agjencis\u00eb, fondet p\u00ebr mir\u00ebmbajtje jan\u00eb t\u00eb mjaftueshme dhe nuk ka pasur raste d\u00ebmtimi apo zhdukjeje t\u00eb pasurive. Vet\u00eb Agjencia pranon se nj\u00eb shoq\u00ebri tregtare e konfiskuar ka humbur vler\u00ebn gjat\u00eb administrimit shtet\u00ebror. Asetet u amortizuan. Ankandet u p\u00ebrs\u00ebrit\u00ebn. Shitja nuk u realizua.<\/p>\n<p>Agjencia e Administrimit t\u00eb Pronave t\u00eb Sekuestruara dhe Konfiskuara:<\/p>\n<p>\u201cGjat\u00eb administrimit shtet\u00ebror ka humbur nj\u00eb shoq\u00ebri tregtare e konfiskuar, asetet e s\u00eb cil\u00ebs, jan\u00eb amortizuar, duke humbur vler\u00ebn e tyre fillestare, q\u00eb nga koha e marrjes n\u00eb administrim e deri m\u00eb sot. Nga ana e Agjencis\u00eb, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb vazhdueshme, k\u00ebto asete i jan\u00eb n\u00ebnshtruar procedurave t\u00eb ankandit publik, por k\u00ebto ankande nuk jan\u00eb finalizuar me shitjen e tyre. Nuk ka asnj\u00eb rast kur pasurit\u00eb, n\u00ebn administrimin e AAPSK-s\u00eb, t\u00eb jen\u00eb d\u00ebmtuar apo zhduku\u201dr.<\/p>\n<p>K\u00ebtu del n\u00eb pah problemi kryesor: Shteti di t\u00eb sekuestroj\u00eb. Por a di t\u00eb administroj\u00eb biznes?<\/p>\n<p>Edval Zoto, ekspert p\u00ebr rreziqet e krimit ekonomik<\/p>\n<p>\u201c\u00cbsht\u00eb Agjencia e Administrimit t\u00eb Pasurive t\u00eb Sekuestruara dhe Konfiskuara dhe \u00ebsht\u00eb n\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb e tyre q\u00eb \u00e7do aset i sekuestruar t\u00eb mos i bjer\u00eb vlera. N\u00eb rast se kemi nj\u00eb shoq\u00ebri q\u00eb \u00ebsht\u00eb n\u00ebn sekuestro, praktika \u00ebsht\u00eb q\u00eb vet\u00eb ky institucion, em\u00ebron nj\u00eb administrator t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb dhe ai administrator p\u00ebrkujdeset q\u00eb shoq\u00ebria t\u00eb vazhdoj\u00eb aktivitetin e saj n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb normale. Pra t\u00eb pakt\u00ebn p\u00ebr shkak t\u00eb administrimit, shoq\u00ebria t\u00eb mos ket\u00eb humbje apo probleme. Pasi mund t\u00eb ket\u00eb efekte t\u00eb tregut, mund t\u00eb ndodhin ndryshime n\u00eb treg, n\u00eb produkte, etj., por t\u00eb pakt\u00ebn p\u00ebr shkak t\u00eb administrimit q\u00eb i b\u00ebhet nga shteti, p\u00ebr sa koh\u00eb q\u00eb ky aset \u00ebsht\u00eb i sekuestruar, nuk duhet q\u00eb administrimi t\u00eb shkaktoj\u00eb humbje t\u00eb vler\u00ebs. Madje parimi \u00ebsht\u00eb q\u00eb duhet t\u2019u rritet vlera k\u00ebtyre aseteve\u201d.<\/p>\n<p>N\u00eb qytete t\u00eb ndryshme t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, pasurit\u00eb e sekuestruara tregojn\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn histori. Hotele q\u00eb dikur pun\u00ebsonin dhjet\u00ebra njer\u00ebz, sot jan\u00eb t\u00eb mbyllura.<\/p>\n<p>Restorante q\u00eb kishin xhiro t\u00eb lart\u00eb, sot kan\u00eb dyer t\u00eb ndryshkura. Automjete luksoze q\u00eb humbin vler\u00eb \u00e7do muaj.<\/p>\n<p>Administrimi shtet\u00ebror shpesh nuk arrin t\u00eb mbaj\u00eb n\u00eb k\u00ebmb\u00eb nj\u00eb biznes privat. Sepse tregu k\u00ebrkon vendimmarrje t\u00eb shpejt\u00eb. Nd\u00ebrsa burokracia shtet\u00ebrore ec\u00ebn ngadal\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb boshll\u00ebk, pasuria degradohet. Dhe bashk\u00eb me t\u00eb, humbet edhe ideja se krimi mund t\u00eb kthehet n\u00eb dobi publike.<\/p>\n<p>Edval Zoto, ekspert p\u00ebr rreziqet e krimit ekonomik<\/p>\n<p>\u201c\u00c7do biznes q\u00eb \u00ebsht\u00eb sekuestruar n\u00eb nj\u00eb moment t\u00eb caktuar dhe ka qen\u00eb biznes funksional, thjesht\u00eb i \u00ebsht\u00eb vendosur nj\u00eb barr\u00eb p\u00ebr t\u00eb mos tjet\u00ebrsuar pron\u00ebsin\u00eb e biznesit. Por ama ai vazhdon t\u00eb mbetet nj\u00eb biznes, i cili ka funksionuar. N\u00eb rast se ky biznes ka funksionuar n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb fiktive, p\u00ebr shkak t\u00eb konjukturave t\u00eb ndryshme kriminale, at\u00ebher\u00eb ai biznes \u00ebsht\u00eb i destinuar t\u00eb d\u00ebshtoj\u00eb. Por n\u00ebse ky ka qen\u00eb nj\u00eb biznes i mir\u00ebfillt\u00eb, q\u00eb ka funksionuar normalisht, administrimi q\u00eb b\u00ebhet nga AAPSK, shpesh her\u00eb ka treguar q\u00eb e ka ruajtur vler\u00ebn e biznesit, madje edhe e ka rritur n\u00eb disa raste. Parimi \u00ebsht\u00eb q\u00eb t\u00eb mos t\u00eb d\u00ebmtohen k\u00ebto biznese, t\u00eb pakt\u00ebn p\u00ebr shkak t\u00eb administrimit\u201d.<\/p>\n<p>N\u00eb teori, ankandi \u00ebsht\u00eb fundi i ciklit. N\u00eb praktik\u00eb, \u00ebsht\u00eb pika m\u00eb e rrezikshme. Kur administrimi d\u00ebshton, shteti zgjedh rrug\u00ebn m\u00eb t\u00eb shkurt\u00ebr, shitjen.<\/p>\n<p>Ankandet publike prezantohen si zgjidhje. Por a jan\u00eb ato gjithmon\u00eb transparente?<\/p>\n<p>N\u00eb shum\u00eb raste, pasurit\u00eb shiten me \u00e7mime shum\u00eb m\u00eb t\u00eb ul\u00ebta se tregu. Me pak ofertues. Me konkurrenc\u00eb minimale.<\/p>\n<p>N\u00eb raste t\u00eb tjera, pasurit\u00eb jan\u00eb rikthyer n\u00eb duart e krimit p\u00ebrmes personave t\u00eb tret\u00eb.<\/p>\n<p>K\u00ebt\u00eb fakt e artikulonte n\u00eb vitin 2024 ish-ministri i Brendsh\u00ebm, Taulant Balla, i cili teksa po inspektonte magazin\u00ebn q\u00ebndrore ku mbahet automjetet e sekuestruara dhe konfiskuara, u shpreh se nuk do t\u00eb kishte m\u00eb shitje t\u00eb tyre, pasi ishin konstatuar raste q\u00eb ato po bliheshin nga vet\u00eb pronar\u00ebt. Madje, sipas tij, jo vet\u00ebm automjetet, por edhe asete t\u00eb tjera q\u00eb ishin n\u00eb administrim t\u00eb Agjencis\u00eb, nuk do t\u00eb shiteshin.<\/p>\n<p>\u201cNe nuk do t\u00eb shesim m\u00eb asnj\u00eb mjet dhe asnj\u00eb lloj pasurie t\u00eb sekuestruar nga krimi i organizuar, sepse n\u00ebse i nxjerrim n\u00eb shitje, na ndodh sikurse ka ndodhur, jo vet\u00ebm n\u00eb Shqip\u00ebri, por edhe n\u00eb Itali. Italia mori vendimin t\u2019i pezullonte dhe t\u2019i ndalonte p\u00ebrfundimisht shitjet sepse pas nj\u00eb studimi, doli q\u00eb ato ktheheshin p\u00ebrs\u00ebri tek ata q\u00eb i kishin p\u00ebrpara. Edhe k\u00ebto makinat luksoze duhet t\u2019ia kalojm\u00eb Policis\u00eb s\u00eb Shtetit sa m\u00eb shpejt\u201d.  <\/p>\n<p>N\u00eb fakt rreziku q\u00eb pronat e konfiskuara, n\u00ebp\u00ebrmjet ankandeve t\u00eb p\u00ebrfundojn\u00eb n\u00eb duart e ish-pronar\u00ebve t\u00eb tyre, p\u00ebrmes formave t\u00eb ndryshme ka qen\u00eb evident. Me gjith\u00eb rregullimet ligjore p\u00ebr t\u00eb shmangur k\u00ebt\u00eb gj\u00eb, duket se ka ende nevoj\u00eb p\u00ebr nd\u00ebrhyrje.<\/p>\n<p>Edval Zoto, ekspert p\u00ebr rreziqet e krimit ekonomik<\/p>\n<p>\u201cI gjith\u00eb kuadri ligjor e ka parashikuar ndalimin e konfliktit t\u00eb interesit, n\u00eb momentin kur hapet nj\u00eb ankand dhe dikush shfaq interesin p\u00ebr t\u00eb bler\u00eb asete t\u00eb tilla. Duhet pasur parasysh q\u00eb \u00ebsht\u00eb nj\u00eb proces delikat se si menaxhohet dhe shitja, tjet\u00ebrsimi, apo hapi pasardh\u00ebs i pron\u00ebsis\u00eb s\u00eb k\u00ebsaj pasurie. Vende t\u00eb ndryshme kan\u00eb eksperienca t\u00eb ndryshme. Vendet si Italia kan\u00eb nj\u00eb afat kohor, zakonisht shkon mbi 8 vjet, para se nj\u00eb pasuri e caktuar t\u00eb shitet, sidomos kur b\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr pasuri t\u00eb paluajtshme. N\u00eb k\u00ebt\u00eb aspekt, ne kemi hap\u00ebsira absolutisht p\u00ebr ta p\u00ebrmir\u00ebsuar ligjin. \u00cbsht\u00eb e ndaluar me ligjet aktuale, q\u00eb dikush q\u00eb ka konflikt interesi, ose q\u00eb \u00ebsht\u00eb i lidhur me ish-zot\u00ebruesin, subjekt kriminal, t\u00eb blej\u00eb k\u00ebto lloj asetesh, por ndoshta ka edhe probleme t\u00eb tilla q\u00eb lidhen me nxeht\u00ebsin\u00eb e \u00e7\u00ebshtjes. Pra sa ndjeshm\u00ebri ka ish-pronari te prona dhe ai q\u00eb do e blej\u00eb a e ka t\u00eb leht\u00eb q\u00eb ta blej\u00eb dhe ta g\u00ebzoj\u00eb k\u00ebt\u00eb pron\u00eb, pa pasur shqet\u00ebsime t\u00eb natyrave t\u00eb ndryshme. K\u00ebtu mund t\u00eb flasim p\u00ebr nj\u00eb diapazon t\u00eb gjer\u00eb pronash. Ndjeshm\u00ebria p\u00ebr automjetet \u00ebsht\u00eb shum\u00eb m\u00eb e ul\u00ebt, por p\u00ebr shoq\u00ebri t\u00eb m\u00ebdha tregtare ndjeshm\u00ebria \u00ebsht\u00eb shum\u00eb m\u00eb e lart\u00eb. Prandaj dhe duhen krijuar mekanizma p\u00ebr t\u00eb lejuar nj\u00eb lloj afati kohor se \u00e7far\u00eb \u00ebsht\u00eb m\u00eb e mira p\u00ebr t\u2019u b\u00ebr\u00eb. Prandaj duhet l\u00ebn\u00eb nj\u00eb afat kohor i caktuar q\u00eb k\u00ebto ndjeshm\u00ebri p\u00ebr pronat, t\u00eb zbehen me kalimin e koh\u00ebs, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb edhe shteti t\u00eb mos ket\u00eb barr\u00ebn q\u00eb t\u2019i mir\u00ebmbaj\u00eb, p\u00ebr nj\u00eb afat shum\u00eb m\u00eb t\u00eb gjat\u00eb se \u00e7\u2019\u00ebsht\u00eb e nevojshme. Aktualisht tek ne nuk ka nj\u00eb afat kohor. Zakonisht b\u00ebhet nj\u00eb vler\u00ebsim nga ana e AAPSK. Ky vler\u00ebsim i d\u00ebrgohet komitetit nd\u00ebrministror q\u00eb vendos p\u00ebr p\u00ebrdorimin p\u00ebrfundimtar t\u00eb pronave dhe m\u00eb pas ky komitet vendos se \u00e7far\u00eb do t\u00eb b\u00ebhet me k\u00ebto prona\u201d.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb duket se tashm\u00eb situata ka ndryshuar. Agjencia ka ndryshuar qasje, duke mos i nxjerr\u00eb pronat n\u00eb ankand, por duke synuar p\u00ebrdorimin social t\u00eb tyre p\u00ebrmes bashk\u00ebpunimit me shoq\u00ebrin\u00eb civile dhe institucione publike. Agjencia e Administrimit t\u00eb Pasurive t\u00eb Sekuestruara dhe Konfiskuara, ka publikuar n\u00eb faqen zyrtare katalogun prej 74 automjetesh t\u00eb sekuestruara dhe konfiskuara q\u00eb ka aktualisht n\u00eb administrim. Megjithat\u00eb, sakt\u00ebson se katalogu i publikuar ka p\u00ebr q\u00ebllim transparenc\u00ebn dhe informimin institucional, por nuk p\u00ebrfaq\u00ebson nj\u00eb list\u00eb t\u00eb pasurive t\u00eb publikuara p\u00ebr shitje. Procesi i shitjes zhvillohet vet\u00ebm n\u00ebp\u00ebrmjet procedurave t\u00eb miratuara ligj\u00ebrisht dhe me njoftim t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa lidhur me ankandet publike, n\u00eb vitin 2025 jan\u00eb realizuar 3 shitje n\u00eb ankand, nj\u00eb rast nga Agjencia e Administrimit t\u00eb Pasurive t\u00eb Sekuestruara dhe Konfiskuara dhe 2 raste nga Ministria e Financave.<\/p>\n<p>Agjencia e Administrimit t\u00eb Pronave t\u00eb Sekuestruara dhe Konfiskuara:<\/p>\n<p>\u201cGjat\u00eb vitit 2024 nuk ka pasur pasuri t\u00eb shitura me ankand. N\u00eb vitin 2025 pasurit\u00eb jan\u00eb shitur, n\u00eb nj\u00eb rast nga AAPSK (bag\u00ebti t\u00eb im\u00ebta ) dhe dy raste nga Ministria e Financave dhe Ekonomis\u00eb (makina qep\u00ebse p\u00ebr skrap dhe autovetur\u00eb)\u201d.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa p\u00ebr sa i p\u00ebrket vitit 2026, jan\u00eb b\u00ebr\u00eb 3 njoftime ankandi. Nj\u00eb n\u00eb dat\u00ebn 12 janar dhe 2 n\u00eb dat\u00ebn 2 shkurt. Konkretisht b\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr automjete dhe motomjete t\u00eb amortizuara q\u00eb shiten p\u00ebr skrap dhe nj\u00eb sasi l\u00ebnde djeg\u00ebse p\u00ebr motor\u00ebt detar\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb form\u00eb, duke se qasja ka ndryshuar. Ndon\u00ebse jo domosdoshm\u00ebrisht \u00e7do aset i sekuestruar apo konfiskuar mund t\u00eb shitet n\u00eb ankande.<\/p>\n<p>Edval Zoto, ekspert p\u00ebr rreziqet e krimit ekonomik<\/p>\n<p>\u201cKjo \u00ebsht\u00eb n\u00eb qasjen e shtetit, apo t\u00eb AAPSK-s\u00eb, p\u00ebr t\u00eb vendosur se \u00e7far\u00eb duhet b\u00ebr\u00eb me k\u00ebto pasuri. K\u00ebtu fillojm\u00eb q\u00eb nga shitja n\u00eb ankande t\u00eb lira, qoft\u00eb te rip\u00ebrdorimi p\u00ebr q\u00ebllime shtet\u00ebrore, ose p\u00ebr rip\u00ebrdorim p\u00ebr arsye sociale. Kuadri ligjor ia l\u00eb plot\u00ebsisht t\u00eb hapur AAPSK-s\u00eb, q\u00eb t\u00eb zgjedh\u00eb se \u00e7far\u00eb do b\u00ebj\u00eb me k\u00ebto prona t\u00eb konfiskuara. Ka nj\u00eb komitet nd\u00ebrministror q\u00eb merr vendimet p\u00ebrkat\u00ebse p\u00ebr rip\u00ebrdorimin e pronave dhe destinacionin p\u00ebrfundimtar t\u00eb tyre, por kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb qasje se si AAPSK-ja mund t\u2019i p\u00ebrdor\u00eb k\u00ebto prona. Nj\u00eb nga pronar m\u00eb delikate p\u00ebr t\u2019u rip\u00ebrdorur jan\u00eb tokat. Shpesh her\u00eb asetet q\u00eb konfiskohen, konkretisht tokat bujq\u00ebsore, mund t\u00eb jen\u00eb edhe n\u00eb zona t\u00eb tilla q\u00eb nuk e favorizojn\u00eb rip\u00ebrdorimin e tyre. Un\u00eb kam pasur nj\u00eb p\u00ebrvoj\u00eb personale dhe n\u00eb k\u00ebt\u00eb aspekt kemi hasur edhe problematik\u00ebn, se si nj\u00eb aset i llojit tok\u00eb, mund t\u00eb rip\u00ebrdoret p\u00ebr q\u00ebllime sociale. K\u00ebtu jan\u00eb v\u00ebshtir\u00ebsit\u00eb m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha, pasi nj\u00eb shoq\u00ebri mund t\u00eb shitet, nj\u00eb apartament mund t\u00eb rip\u00ebrdoret dhe shpeshher\u00eb subjektet kriminale kan\u00eb apartamente n\u00eb zona jasht\u00ebzakonisht shum\u00eb kompetitive n\u00eb treg, por kur b\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr asete m\u00eb pak t\u00eb vlefshme, si\u00e7 mund t\u00eb jen\u00eb tokat bujq\u00ebsore, at\u00ebher\u00eb k\u00ebto kthehen n\u00eb nj\u00eb barr\u00eb p\u00ebr institucionin. Dhe e mira \u00ebsht\u00eb q\u00eb t\u00eb gjendet nj\u00eb mekaniz\u00ebm, q\u00eb jo vet\u00ebm k\u00ebto, por t\u00eb gjitha asetet AAPSK t\u00eb mendoj\u00eb nj\u00eb lloj strategjie se si t\u2019i vendos\u00eb n\u00eb nj\u00eb rip\u00ebrdorim optimal. N\u00ebse b\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr toka bujq\u00ebsore mund t\u00eb p\u00ebrdoren si ferma didaktike, si stacione autobusi, mund t\u2019u lihen shkollave n\u00eb dispozicion apo dhe mund t\u00eb b\u00ebhen vepra publike n\u00ebse \u00ebsht\u00eb e nevojshme\u201d.<\/p>\n<p>P\u00ebrgjith\u00ebsisht ankandet hapen kur pasuria \u00ebsht\u00eb e konfiskuar, pra ka nj\u00eb vendim t\u00eb form\u00ebs s\u00eb prer\u00eb nga Gjykata. Por n\u00eb raste specifike, mund t\u00eb realizohet shitja edhe p\u00ebr pasuri t\u00eb sekuestruara dhe fondi i p\u00ebrfituar ruhet derisa vendimi t\u00eb marr\u00eb form\u00eb t\u00eb prer\u00eb. N\u00eb rast se subjekti q\u00eb i \u00ebsht\u00eb sekuestruar prona shpallet i pafajsh\u00ebm, parat\u00eb e p\u00ebrfituara nga shitja i kalojn\u00eb atij, n\u00eb t\u00eb kund\u00ebrt i kalojn\u00eb shtetit.<\/p>\n<p>Por publiku rrall\u00eb e sheh efektin konkret. N\u00eb fund, pasurit\u00eb e krimit jan\u00eb e vetmja prov\u00eb e prekshme e fitores s\u00eb shtetit.<\/p>\n<p>Jo t\u00eb gjitha vendet zgjedhin shitjen. Italia, vendi q\u00eb ka luftuar mafian p\u00ebr dekada, zgjodhi nj\u00eb rrug\u00eb tjet\u00ebr. Atje, pasurit\u00eb e mafias nuk shiten gjithmon\u00eb. Ato rikthehen n\u00eb sh\u00ebrbim t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb.<\/p>\n<p>Vila mafioze kthehen n\u00eb qendra sociale. Tokat p\u00ebrdoren nga kooperativa bujq\u00ebsore. Bizneset u jepen t\u00eb rinjve, bashkive, organizatave.<\/p>\n<p>Mesazhi \u00ebsht\u00eb i qart\u00eb, krimi nuk humbet vet\u00ebm pasurin\u00eb, por edhe simbolin e pushtetit.<\/p>\n<p>N\u00eb Shqip\u00ebri, ky model duket se ka nisur t\u00eb gjej\u00eb zbatim koh\u00ebt e fundit.<\/p>\n<p>Risena Xhaja, kryeadministratore e AAPSK, 27 qershor 2025<\/p>\n<p>\u201cAgjencia ka vendosur q\u00eb n\u00eb dit\u00ebt n\u00eb vazhdim t\u00eb b\u00ebj\u00eb nj\u00eb thirrje p\u00ebr organizatat, p\u00ebr t\u00eb shpalosur projektet e tyre dhe idet\u00eb e tyre q\u00eb kan\u00eb p\u00ebr rip\u00ebrdorimin e pronave t\u00eb konfiskuara dhe sekuestruara. Kjo edhe n\u00eb vijim t\u00eb t\u00eb gjith\u00eb pun\u00ebs q\u00eb ka b\u00ebr\u00eb agjencia n\u00eb k\u00ebt\u00eb periudh\u00eb duke inventarizuar t\u00eb gjitha pronat dhe duke i b\u00ebr\u00eb t\u00eb hapura p\u00ebr publikun e p\u00ebr \u00e7dok\u00ebnd q\u00eb vler\u00ebson se do t\u2019i marr\u00eb n\u00eb p\u00ebrdorim\u201d.<\/p>\n<p>Ministrja e Pun\u00ebve t\u00eb Brendshme, Albana Ko\u00e7iu p\u00ebrs\u00ebriti nj\u00eb mesazh t\u00eb qart\u00eb e t\u00eb pakthyesh\u00ebm: Pasurit\u00eb e p\u00ebrfituara nga veprimtaria kriminale nuk do t\u00eb g\u00ebzohen dhe nuk do t\u00eb trash\u00ebgohen, por do t\u00eb kthehen n\u00eb sh\u00ebrbim t\u00eb interesit publik. Para e prona, q\u00eb burojn\u00eb nga droga, mashtrimi apo forma t\u00eb tjera t\u00eb kriminalitetit nuk jan\u00eb m\u00eb simbol fuqie apo privilegji, por do t\u00eb rikthehen aty ku u p\u00ebrkasin, tek f\u00ebmij\u00ebt, familjet, komunitetet n\u00eb nevoj\u00eb dhe viktimat e dhun\u00ebs.<\/p>\n<p>Agjencia e Administrimit t\u00eb Pasurive t\u00eb Sekuestruara dhe t\u00eb Konfiskuara ka hapur Thirrjen p\u00ebr financim projektesh, nj\u00eb mund\u00ebsi e dedikuar p\u00ebr organizatat jofitimprur\u00ebse q\u00eb synojn\u00eb t\u00eb shnd\u00ebrrojn\u00eb pasurin\u00eb e konfiskuar t\u00eb krimit n\u00eb projekte me impakt real shoq\u00ebror. Fondi total n\u00eb dispozicion \u00ebsht\u00eb 150,000 euro, i krijuar jo nga buxheti i qytetar\u00ebve, por nga pasurit\u00eb e konfiskuara t\u00eb krimit, q\u00eb rikthehen n\u00eb dobi t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb. Q\u00ebllimi i mb\u00ebshtetjes financiare \u00ebsht\u00eb parandalimi i kriminalitetit dhe rehabilitimi social, kulturor dhe sh\u00ebndet\u00ebsor i shtresave n\u00eb nevoj\u00eb, ve\u00e7an\u00ebrisht i personave dhe grupeve t\u00eb prekura ose t\u00eb rrezikuara nga krimi i organizuar, trafikimi dhe forma t\u00eb tjera t\u00eb kriminalitetit.<\/p>\n<p>Edval Zoto, ekspert p\u00ebr rreziqet e krimit ekonomik<\/p>\n<p>\u201cAbsolutisht q\u00eb ekziston dhe frika e personit t\u00eb interesuar p\u00ebr ta bler\u00eb, pasi kjo \u00ebsht\u00eb e natyrshme. Thash\u00eb q\u00eb Italia vendos afate kohore, q\u00eb ndoshta mund t\u00eb shkojn\u00eb edhe deri n\u00eb 10 vite, para se t\u00eb shes\u00eb di\u00e7ka. Ose, n\u00ebse konfiskon automjete apo makineri n\u00eb jug t\u00eb vendit, i shet n\u00eb veri t\u00eb vendit. Akti, ose e gjith\u00eb praktika e rip\u00ebrdorimit t\u00eb aseteve t\u00eb konfiskuara, ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb me rikthimin e drejt\u00ebsis\u00eb sociale. Normalisht edhe rikthimi i drejt\u00ebsis\u00eb sociale \u00ebsht\u00eb nj\u00eb proces delikat, pasi mund t\u00eb ket\u00eb ndjeshm\u00ebri t\u00eb caktuara edhe nga ish-pronar\u00ebt. Ose vet\u00eb personat q\u00eb duan t\u00eb blejn\u00eb k\u00ebto lloj pronash, kan\u00eb nj\u00eb far\u00eb shqet\u00ebsimi mbi origjin\u00ebn e k\u00ebtyre pronave dhe \u00e7\u00ebshtje q\u00eb lidhen me reputacionin e tyre p\u00ebr prona t\u00eb caktuara. Nuk \u00ebsht\u00eb e thjesht\u00eb q\u00eb t\u2019i tjet\u00ebrsosh k\u00ebto prona. Prandaj dhe nj\u00eb nga mekanizmat m\u00eb t\u00eb preferuara ka qen\u00eb vendosja e k\u00ebtyre pronave n\u00eb funksion t\u00eb rip\u00ebrdorimit social. N\u00ebse k\u00ebto asete jan\u00eb shoq\u00ebri t\u00eb mir\u00ebfillta, p\u00ebr t\u00eb cilat ndoshta kapitali fillestar p\u00ebr t\u2019i themeluar dhe p\u00ebr t\u2019i vendosur n\u00eb pun\u00eb ka ardhur si rrjedhoj\u00eb e aktivitetit kriminal, por nd\u00ebrkoh\u00eb gjat\u00eb koh\u00ebs s\u00eb funksionimit t\u00eb saj ka funksionuar normalisht si nj\u00eb shoq\u00ebri normale tregtare, at\u00ebher\u00eb \u00ebsht\u00eb edhe m\u00eb e thjesht\u00eb p\u00ebr ta administruar. Por absolutisht pjesa m\u00eb e madhe e rrezikut q\u00ebndron gjat\u00eb administrimit t\u00eb pasurive t\u00eb sekuestruara. Nd\u00ebrsa me pasurit\u00eb q\u00eb jan\u00eb t\u00eb konfiskuara, ekziston rreziku i rikthimit t\u00eb tyre n\u00eb zot\u00ebrimin e subjekteve kriminale.\u201d<\/p>\n<p>Sot, mbi 11 milion\u00eb euro kriptovaluta jan\u00eb ngrir\u00eb nga drejt\u00ebsia shqiptare. Ato ekzistojn\u00eb n\u00eb rrjet, por askush nuk mund t\u2019i shpenzoj\u00eb, as t\u2019i ruaj\u00eb me siguri. Nj\u00eb thesar dixhital q\u00eb k\u00ebrkon urgjentisht nj\u00eb \u00e7el\u00ebs ligjor dhe teknik.<\/p>\n<p>\u201cNuk kemi nj\u00eb portofol p\u00ebr t\u00eb ruajtur kriptomonedhat e sekuestruara. As Agjencia e Administrimit te Pasurive te Sekuestruara dhe te Konfiskuara nuk ka portofol dixhital. Vet\u00ebm n\u00eb 2024 kemi sekuestruar mbi 11 milion\u00eb euro vler\u00eb t\u00eb kriptovalutave dhe kemi hasur n\u00eb v\u00ebshtir\u00ebsi. Problemin e zgjidh\u00ebm duke bashk\u00ebpunuar ngusht\u00eb me nj\u00eb vend t\u00eb BE q\u00eb na u vet\u00ebofrua, ishte nj\u00eb sforco shum\u00eb e madhe. Jemi n\u00eb proces ngrirje t\u00eb nj\u00eb shume m\u00eb t\u00eb madhe se 11 milion\u00eb euro, jan\u00eb t\u00eb ngrira\u201d.<\/p>\n<p>N\u00eb fund t\u00eb dhjetorit t\u00eb vitit 2025, qeveria prezantoi p\u00ebr konsultim publik nj\u00eb nism\u00eb ligjore q\u00eb parashikon se menaxhimi i paras\u00eb virtuale s\u00eb konfiskuar do t\u00eb b\u00ebhet nga Agjencia e Administrimit t\u00eb Pasurive t\u00eb Sekuestruara dhe t\u00eb Konfiskuara.<\/p>\n<p>Drafti i propozimeve p\u00ebr ndryshime n\u00eb ligjin \u201cP\u00ebr administrimin e pasurive t\u00eb sekuestruara dhe t\u00eb konfiskuara\u201d, parashikon q\u00eb AAPSK menaxhon monedha virtuale t\u00eb sekuestruara ose t\u00eb konfiskuara nga organet e drejt\u00ebsis\u00eb sipas  vendimit t\u00eb gjykat\u00ebs apo urdhrit t\u00eb prokurorit, i cili administrohet zyrtarisht n\u00eb institucion. Nj\u00eb nen tjet\u00ebr i cakton K\u00ebshillit t\u00eb Ministrave detyr\u00ebn q\u00eb t\u00eb p\u00ebrcaktoj\u00eb rregullat dhe procedurat e administrimit t\u00eb k\u00ebtyre monedhave.<\/p>\n<p>Reagimi i SPAK p\u00ebr \u201cGj\u00ebrat Tona\u201d<\/p>\n<p>Asetet e kriptovalutave n\u00eb vler\u00eb rreth 11 milion\u00eb dollar\u00eb amerikan\u00eb, jan\u00eb zbuluar n\u00eb disa kuleta kriptovalutash (portofole dixhitale) t\u00eb llojeve t\u00eb ndryshme dhe jan\u00eb t\u00eb bllokuara nga 2 kompani globale, t\u00eb njohura si ofrues t\u00eb sh\u00ebrbimeve p\u00ebr mjetet dixhitale (digital token). N\u00eb rastin konkret, k\u00ebto kompani bashk\u00ebpunojn\u00eb me Prokurorin\u00eb e Posa\u00e7me. Vlerat e aseteve dixhitale jan\u00eb sekuestruar n\u00eb zbatim t\u00eb vendimit p\u00ebr sekuestron preventive t\u00eb Gjykat\u00ebs s\u00eb Posa\u00e7me t\u00eb Shkall\u00ebs s\u00eb Par\u00eb p\u00ebr Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar (GJKKO), mbi portofolet dixhitale dhe asetet p\u00ebrkat\u00ebse. P\u00ebr aq koh\u00eb sa vendimi i sekuestros preventive \u00ebsht\u00eb n\u00eb fuqi, k\u00ebto asete dixhitale t\u00eb bllokuara, jan\u00eb t\u00eb sigurta.<\/p>\n<p>Adrian Civici, ekspert ekonomie<\/p>\n<p>\u201cN\u00eb rast se identifikohen se ku jan\u00eb, zhdukja e tyre \u00ebsht\u00eb shum\u00eb e v\u00ebshtir\u00eb. P\u00ebr faktin se n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast edhe organet e specializuara kur i identifikojn\u00eb, nuk \u00ebsht\u00eb se identifikojn\u00eb \u00e7do lloj kriptomonedhe ose \u00e7do l\u00ebvizje. Identifikojn\u00eb ato l\u00ebvizje apo ato portofole t\u00eb kriptomonedhave q\u00eb jan\u00eb t\u00eb lidhura me transaksione t\u00eb dyshimta, q\u00eb mund t\u00eb jen\u00eb informale deri n\u00eb kriminale, t\u00eb cilat bllokohen. Bllokimi i tyre b\u00ebhet me disa forma, duke marr\u00eb dhe kontrollin e atyre q\u00eb quhen \u00e7el\u00ebsa privat dhe \u00e7el\u00ebsa publik\u00eb, pra bllokohen edhe veprimet q\u00eb mund t\u00eb b\u00ebhen n\u00eb momente t\u00eb m\u00ebtejshme mbas momentit t\u00eb bllokimit dhe pastaj ose duke p\u00ebrdorur kompani apo platforma t\u00eb specializuara q\u00eb i administrojn\u00eb dhe i ruajn\u00eb q\u00eb ato t\u00eb mos preken. Pastaj jan\u00eb edhe t\u00eb gjitha veprimet ligjore q\u00eb kan\u00eb t\u00eb b\u00ebjn\u00eb ne faktin, p\u00ebrve\u00e7 dokumentimit dhe prov\u00ebs q\u00eb k\u00ebto kriptomonedha jan\u00eb p\u00ebrdorur n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb kriminale ose n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb informale, procesi tjet\u00ebr \u00ebsht\u00eb veprim ligjor q\u00eb nga dokumentimi i sakt\u00eb i l\u00ebvizjeve q\u00eb jan\u00eb b\u00ebr\u00eb, q\u00eb nga dokumentimi i sakt\u00eb i portofolit ku ato q\u00ebndrojn\u00eb, deri te vendimet e Gjykatave p\u00ebr sa i p\u00ebrket sekuestrimit t\u00eb tyre. Natyrisht pasi t\u00eb ket\u00eb nj\u00eb vendim gjykata p\u00ebr sekuestrimin, ka disa forma t\u00eb tjera se si ato mund t\u00eb rip\u00ebrdoren\u201d.<\/p>\n<p>N\u00eb shum\u00eb vende t\u00eb BE-s\u00eb, kjo \u00e7\u00ebshtje \u00ebsht\u00eb trajtuar si emergjenc\u00eb komb\u00ebtare. N\u00eb vitin 2023, Europol propozoi standarde t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebta p\u00ebr ruajtjen e aseteve dixhitale t\u00eb sekuestruara. Shtetet si Gjermania, Holanda, Belgjika dhe Lituania kan\u00eb tashm\u00eb portofol\u00eb t\u00eb certifikuar t\u00eb administruar nga agjenci shtet\u00ebrore.<\/p>\n<p>N\u00eb Gjermani, \u00e7do kriptovalut\u00eb e sekuestruar transferohet menj\u00ebher\u00eb n\u00eb nj\u00eb portofol t\u00eb kontrolluar nga Zyra Federale e Krimeve. \u00c7el\u00ebsat ndahen n\u00eb tri pjes\u00eb t\u00eb koduara, asnj\u00eb person i vet\u00ebm nuk mund t\u00eb ket\u00eb qasje t\u00eb plot\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb Shqip\u00ebri, p\u00ebrkundrazi, ruajtja e pasuris\u00eb dixhitale ende varet nga bashk\u00ebpunimi me nj\u00eb vend t\u00eb BE-s\u00eb q\u00eb ka ofruar p\u00ebrkoh\u00ebsisht infrastruktur\u00ebn e vet.<\/p>\n<p>Nj\u00eb sistem transparent do t\u00eb garantonte jo vet\u00ebm sigurin\u00eb e fondeve, por edhe besimin e publikut n\u00eb drejt\u00ebsi. Sot, mungesa e transparenc\u00ebs ushqen dyshimet dhe krijon terren p\u00ebr abuzim.<\/p>\n<p>Por ekziston edhe nj\u00eb mund\u00ebsi pozitive. Ekspert\u00ebt besojn\u00eb se ngritja e nj\u00eb portofoli dixhital shtet\u00ebror do t\u00eb ishte edhe nj\u00eb hap p\u00ebr zhvillimin e industris\u00eb Fintech n\u00eb Shqip\u00ebri. Nj\u00eb bashk\u00ebpunim mes drejt\u00ebsis\u00eb dhe inovacionit q\u00eb mund t\u00eb vendos\u00eb vendin n\u00eb hart\u00ebn e transparenc\u00ebs dixhitale.<\/p>\n<p>Edval Zoto, ekspert p\u00ebr rreziqet e krimit ekonomik<\/p>\n<p>\u201cKjo \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb e njohur vitet e fundit. Edhe p\u00ebr shkak t\u00eb munges\u00ebs s\u00eb legjislacionit n\u00eb Shqip\u00ebri, p\u00ebr administrimin dhe trajtimin e kriptove. Kriptot, ndryshe nga valutat e zakonshme, leku, dollari, euro, etj., ndodh q\u00eb mund t\u00eb ket\u00eb nj\u00eb luhatje shum\u00eb m\u00eb t\u00eb madhe n\u00eb vler\u00ebn e tyre. Kur flasim p\u00ebr sekuestrimin e tyre, at\u00ebher\u00eb lind dilema se \u00e7far\u00eb mund t\u00eb b\u00ebj\u00eb shteti n\u00eb administrimin e k\u00ebtyre pasurive. N\u00ebse ato kan\u00eb luhatje shum\u00eb t\u00eb madhe, i bie q\u00eb ato kan\u00eb amortizim shum\u00eb t\u00eb madh. N\u00eb baz\u00eb t\u00eb ligjeve shtet\u00ebrore, t\u00eb gjitha ato pajisje q\u00eb sekuestrohen dhe q\u00eb kan\u00eb nj\u00eb amortizim t\u00eb shpejt\u00eb, at\u00ebher\u00eb ato mund t\u00eb kualifikohen si asete q\u00eb mund t\u00eb shiten, pra t\u00eb rikualifikohen. Por nga ana tjet\u00ebr ato kan\u00eb dhe at\u00eb karakteristik\u00ebn q\u00eb njihen si valuta, pra n\u00eb k\u00ebt\u00eb sens \u00ebsht\u00eb nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje q\u00eb duhet rregulluar me ligj se \u00e7far\u00eb duhet b\u00ebr\u00eb. Absolutisht futet edhe ai elementi i amortizimit, apo i ndryshimeve t\u00eb m\u00ebdha t\u00eb vlerave t\u00eb k\u00ebtyre aseteve. Por q\u00eb \u00ebsht\u00eb e nevojshme q\u00eb k\u00ebto t\u00eb trajtohen me ligj, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb institucionet t\u00eb cilat kan\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb p\u00ebr t\u2019i administruar k\u00ebto asete n\u00eb k\u00ebt\u00eb lloj forme, t\u00eb ken\u00eb mund\u00ebsin\u00eb t\u2019i administrojn\u00eb pa shum\u00eb telashe\u201d. <\/p>\n<p>N\u00eb Belgjik\u00eb dhe Finland\u00eb, autoritetet hetimore humb\u00ebn qasje n\u00eb portofolet dixhitale t\u00eb sekuestruara p\u00ebr shkak t\u00eb gabimeve teknike dhe munges\u00ebs s\u00eb menaxhimit t\u00eb sigurt. Humbjet ishin t\u00eb pakthyeshme. Nj\u00eb \u00e7el\u00ebs i humbur do t\u00eb thot\u00eb miliona t\u00eb zhdukura p\u00ebrgjithmon\u00eb.<\/p>\n<p>Nj\u00eb klikim i gabuar, nj\u00eb e-mail i hakuar, apo nj\u00eb \u00e7el\u00ebs privat i harruar dhe thesari dixhital mund t\u00eb zhduket. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye, shum\u00eb shtete p\u00ebrdorin portofole t\u00eb ashtuquajtura \u2018t\u00eb ftohta\u2019, t\u00eb shk\u00ebputura nga interneti dhe t\u00eb mbrojtura fizikisht.<\/p>\n<p>Ato ruhen si ar, n\u00eb ambiente t\u00eb siguruara nga Policia.<\/p>\n<p>N\u00ebse Shqip\u00ebria do t\u00eb krijonte nj\u00eb struktur\u00eb t\u00eb till\u00eb, mund t\u00eb siguronte q\u00eb \u00e7do euro dixhitale e sekuestruar t\u00eb mbetej n\u00eb duart e shtetit. M\u00eb pas, me nj\u00eb vendim final Gjykate p\u00ebr konfiskimin e tyre, praktikat p\u00ebr t\u2019i kthyer n\u00eb paran\u00eb tradicionale mund t\u00eb jen\u00eb t\u00eb ndryshme.<\/p>\n<p>Adrian Civici, ekspert ekonomie<\/p>\n<p>\u201cP\u00ebrvojat e vendeve t\u00eb zhvilluara, sidomos t\u00eb SHBA por edhe vendeve t\u00eb tjera, njohin disa forma, q\u00eb nga forma e nj\u00eb ankandi publik, por n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast duhet t\u00eb kesh nj\u00eb rezerv\u00eb shtet\u00ebror\u00eb ku t\u2019i kesh t\u00eb depozituara, deri te p\u00ebrdorimi i agjencive nd\u00ebrmjet\u00ebse dhe s\u00eb fundmi \u00ebsht\u00eb edhe versioni q\u00eb mund t\u00eb konvertohen n\u00eb nj\u00eb monedh\u00eb tjet\u00ebr, si Euro, Dollar\u00eb dhe pastaj ato mund t\u00eb shiten apo t\u00eb p\u00ebrdoren n\u00eb baz\u00eb t\u00eb vendimit, t\u2019i kalojn\u00eb shtetit\u201d.<\/p>\n<p>Agjencia deklaron se nuk ka pasur presion apo k\u00ebrc\u00ebnime.<\/p>\n<p>Por krimi i organizuar rrall\u00eb vepron drejtp\u00ebrdrejt. Presioni shpesh \u00ebsht\u00eb indirekt. Ekonomik, social.<\/p>\n<p>Edval Zoto, ekspert p\u00ebr rreziqet e krimit ekonomik<\/p>\n<p>\u201cUn\u00eb nuk di p\u00ebr k\u00ebrc\u00ebnime t\u00eb tilla. Kam dhe eksperienc\u00ebn time duke bashk\u00ebpunuar me AAPSK-n\u00eb dhe kjo nxitja q\u00eb ka Agjencia p\u00ebr t\u00eb bashk\u00ebpunuar me sektorin e shoq\u00ebris\u00eb civile, ka qen\u00eb di\u00e7ka q\u00eb un\u00eb e kam diskutuar me drejtuesen aktuale t\u00eb AAPSK dhe m\u00eb vjen mir\u00eb q\u00eb po shkon n\u00eb k\u00ebt\u00eb drejtim. Por kam edhe eksperienc\u00ebn time kur proceset e marrjes n\u00eb administrim t\u00eb pronave t\u00eb ndryshme kalojn\u00eb me problematika me familjar\u00ebt, ose me ish-zot\u00ebruesit e aseteve dhe pronave. Kjo lidhet m\u00eb shum\u00eb edhe me perceptimin e drejt\u00ebsis\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb nga ana e familjar\u00ebve ose ish-zot\u00ebruesve t\u00eb k\u00ebtyre aseteve, lidhet ndoshta me shpres\u00ebn se \u00e7\u00ebshtja do t\u00eb ndiqet n\u00eb nj\u00eb nivel m\u00eb t\u00eb lart\u00eb, por lidhet shum\u00eb edhe me ato ndjeshm\u00ebrit\u00eb shoq\u00ebrore, pasi shpesh her\u00eb asetet e konfiskuara gjenden shum\u00eb af\u00ebr mjedisit ku subjektet jetojn\u00eb. K\u00ebshtu q\u00eb cop\u00ebzimi apo marrja p\u00ebr p\u00ebrdorim i k\u00ebtyre pronave, duke qen\u00eb n\u00eb af\u00ebrsi t\u00eb pronave t\u00eb tjera t\u00eb familjes, ose t\u00eb t\u00eb af\u00ebrmve, ose t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb, shkakton edhe nj\u00eb far\u00eb f\u00ebrkimi me k\u00ebto subjektet e tjera q\u00eb nuk jan\u00eb kriminale, por p\u00ebr shkak t\u00eb ndjeshm\u00ebris\u00eb, apo perceptimeve t\u00eb ndryshme mbi \u00e7ka \u00ebsht\u00eb e drejt\u00eb apo e padrejt\u00eb, k\u00ebto subjekte kan\u00eb ato ndjeshm\u00ebrit\u00eb e tyre dhe shpeshher\u00eb tentojn\u00eb t\u00eb krijojn\u00eb vonesa n\u00eb p\u00ebrdorimin e aseteve q\u00eb atyre u jan\u00eb konfiskuar. K\u00ebto jan\u00eb ngjarje normale, sigurisht jo t\u00eb preferuara, por jan\u00eb t\u00eb pashmangshme, sidomos n\u00eb shoq\u00ebri ku praktika t\u00eb tilla jan\u00eb t\u00eb krijuara rishtazi. Ne, deri para pak vitesh nuk kemi pasur Agjenci t\u00eb Administrimit t\u00eb Pasurive t\u00eb Sekuestruara dhe t\u00eb Konfiskuara. Tashm\u00eb e kemi. Me nj\u00eb praktik\u00eb t\u00eb konsoliduar n\u00eb p\u00ebrdorimin e pronave, t\u00eb administrimit po e po, por un\u00eb shpresoj shum\u00eb q\u00eb e ardhmja e AAPSK-s\u00eb, duke pasur parasysh edhe fluksin e pasurive t\u00eb sekuestruara dhe konfiskuara, k\u00ebto prona t\u00eb fillojn\u00eb t\u00eb shkarkohen sa m\u00eb shpejt nga Agjencia. Pasi krijohet ajo barra administrative dhe vazhdimisht do kemi nevoj\u00eb p\u00ebr nj\u00eb Agjenci t\u00eb st\u00ebrmadhe, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb t\u2019i administroj\u00eb t\u00eb gjith\u00eb k\u00ebto prona\u201d.<\/p>\n<p>Agjencia e Administrimit t\u00eb Pasurive t\u00eb Sekuestruara dhe Konfiskuara, pas inventarizimit ka vendosur t\u00eb b\u00ebj\u00eb transparenc\u00eb. T\u00eb gjitha pronat e paluajtshme q\u00eb ka n\u00ebn administrim, pasi p\u00ebrfundon pasaportat e pasuris\u00eb, i publikon n\u00eb faqen zyrtare t\u00eb institucionit, bashk\u00eb me raportin financiar vjetor.<\/p>\n<p>Pas publikimit t\u00eb katalogut t\u00eb mjeteve dhe pronave t\u00eb sekuestruara, AAPSK publikoi edhe katalogun prej 524 faqesh t\u00eb pronave t\u00eb konfiskuara gjat\u00eb vitit 2025.<\/p>\n<p>Pjesa m\u00eb e madhe e k\u00ebtyre pronave jan\u00eb dh\u00ebn\u00eb me qira dhe Agjencia shpjegon se asnj\u00eb prej tyre nuk \u00ebsht\u00eb n\u00eb shitje.<\/p>\n<p>Nj\u00eb pron\u00eb e till\u00eb \u00ebsht\u00eb edhe nj\u00eb dyqan 30 met\u00ebr katron, q\u00eb i \u00ebsht\u00eb konfiskuar t\u00eb d\u00ebnuarit p\u00ebrjet\u00eb p\u00ebr vrasje, Aurel Hoxhallarit dh\u00eb familjar\u00ebve t\u00eb tij n\u00eb Tiran\u00eb. Vila e Admir Muratajt, i cili mbeti i vrar\u00eb n\u00eb vitin 2019 pas grabitjes n\u00eb pist\u00ebn e avion\u00ebve n\u00eb Rinas, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb tjet\u00ebr pron\u00eb e konfiskuar q\u00eb \u00ebsht\u00eb n\u00eb administrim t\u00eb AAPSK, q\u00eb ende nuk \u00ebsht\u00eb dh\u00ebn\u00eb me qira.<\/p>\n<p>Mes pronave t\u00eb konfiskuara \u00ebsht\u00eb edhe kompleksi \u201cColombo\u201d, n\u00eb Durr\u00ebs, n\u00eb pron\u00ebsi t\u00eb P\u00ebllumb Tud\u00ebs, i akuzuar p\u00ebr shfryt\u00ebzim prostitucioni dhe plagosje t\u00eb r\u00ebnd\u00eb me dashje.<\/p>\n<p>Ish hotel \u201cVollga\u201d n\u00eb Durr\u00ebs, e ndar\u00eb n\u00eb pjes\u00eb t\u00eb ndryshme me sip\u00ebrfaqe 2498.7 met\u00ebr katror\u00eb dhe nd\u00ebrtes\u00eb 1129.39 met\u00ebr katror, n\u00eb bashk\u00ebpron\u00ebsi t\u00eb Fejzi Kodra, Marjeta Kodra, Emiljano Shullazi, pjes\u00eb e regjistruar n\u00eb favor t\u00eb k\u00ebtij t\u00eb fundit m\u00eb dat\u00eb 15 dhjetor 2014, mbi transkriptimin e kontrat\u00ebs s\u00eb dhurimit, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb tjet\u00ebr pron\u00eb e konfiskuar. Me vendimin e dat\u00ebs 1 prill 2021 t\u00eb Gjykat\u00ebs s\u00eb Posa\u00e7me t\u00eb Shkall\u00ebs s\u00eb Par\u00eb p\u00ebr Korrupsion dhe Krimin e Organizuar \u00ebsht\u00eb vendosur konfiskimi i pasuris\u00eb, ky vendim \u00ebsht\u00eb l\u00ebn\u00eb n\u00eb fuqi nga Gjykata e Posa\u00e7me e Apelit p\u00ebr Korrupsion dhe Krimin e Organizuar m\u00eb 7 korrik 2021dhe kan\u00eb kaluar n\u00eb favor t\u00eb shtetit. Sipas kartel\u00ebs s\u00eb pasuris\u00eb 1\/3 e sip\u00ebrfaqes s\u00eb nd\u00ebrtimit 1129.39 met\u00ebr katror i takon Republik\u00ebs e Shqip\u00ebris\u00eb n\u00eb pjes\u00ebn takuese t\u00eb saj. Pjesa tjet\u00ebr e mbetur i p\u00ebrket Fejzi Kodra me 1\/3 pjes\u00eb takuese dhe Marjeta Kodra po me 1\/3 pjes\u00eb takuese. Vlera e sip\u00ebrfaqes q\u00eb tashm\u00eb i takon shtetit, llogaritet sipas vendimit t\u00eb gjykat\u00ebs n\u00eb afro 114 milion\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>Qindra prona t\u00eb tilla, duke nisur nga apartamentet, vilat, nj\u00ebsi sh\u00ebrbimi, hotele, garazhe, apo edhe troje, aktualisht jan\u00eb t\u00eb konfiskuara dhe kan\u00eb kaluar n\u00eb pron\u00ebsi t\u00eb shtetit. Vlera e tyre llogaritet n\u00eb afro 140.3 milion\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>Nga ana tjet\u00ebr jan\u00eb edhe qindra asete t\u00eb tjera t\u00eb sekuestruara, t\u00eb cilat administrohen nga AAPSK, n\u00eb pritje t\u00eb vendimit t\u00eb form\u00ebs s\u00eb prer\u00eb nga gjykata. T\u00eb tilla si, 25 pasurit\u00eb e familjes Berisha, me dy t\u00eb pandehur p\u00ebr korrupsion dhe pastrim parash, Sali Berish\u00ebn dhe dh\u00ebndrin e tij Jamarb\u00ebr Malltezi. Nga apartamentet luksoze, te vila n\u00eb Gjirin e Lal\u00ebzit, aksionet n\u00eb kompanin\u00eb \u201cHomeplan\u201d, e deri tek nj\u00ebsit\u00eb e biznesit n\u00eb kompleksin \u201cMagnet\u201d, i cili u nd\u00ebrtua mbi truallin e ish-klubit sportiv \u201cPartizani\u201d.<\/p>\n<p>Apo edhe vila e Monika Kryemadhit te Kodra e Diellit, q\u00eb vler\u00ebsohet t\u00eb kushtoj\u00eb 51.7 milion\u00eb lek\u00eb, me nj\u00eb sip\u00ebrfaqe totale t\u00eb t\u00eb gjitha ambienteve, gati 620 m2.<\/p>\n<p>Por edhe prona t\u00eb subjekteve t\u00eb krimit t\u00eb organizuar, si nj\u00eb nd\u00ebrtes\u00eb n\u00eb pron\u00ebsi t\u00eb Sajmir Taullaut, pran\u00eb rrethrrotullimit t\u00eb Plugut, n\u00eb Lushnj\u00eb, bashk\u00eb me pik\u00eb karburanti, q\u00eb llogaritet n\u00eb vler\u00ebn e 65.4 milion\u00eb lek\u00ebve. Por edhe 15 nga m\u00eb shum\u00eb se 30 pasuri q\u00eb i jan\u00eb sekuestruar Ervis Martinaj. P\u00ebrve\u00e7 mij\u00ebra metrave katror tok\u00eb are dhe truall n\u00eb Fush\u00eb Kuqe dhe zona t\u00eb tjera, deri n\u00eb jug t\u00eb vendit, rezultojn\u00eb edhe 2 vila n\u00eb Tiran\u00eb, e para me vler\u00eb 8.4 milion\u00eb lek\u00eb dhe e dyta vil\u00eb 2 kat\u00ebshe n\u00eb Dajt, p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn nuk ka t\u00eb p\u00ebrcaktuar nj\u00eb vler\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb katalog p\u00ebrfshihen edhe qindra asete t\u00eb tjera q\u00eb arrijn\u00eb vler\u00ebn e 2.4 miliard\u00eb lek\u00ebve.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa automjetet e sekuestruara dhe konfiskuara jan\u00eb publikuar n\u00eb nj\u00eb tjet\u00ebr katalog. Bien n\u00eb sy makina luksoze, vlera e t\u00eb cilave llogaritet n\u00eb qindra mij\u00ebra euro. Ashtu si ky \u201cLamborghini Urus\u201d e vitit 2022, i sekuestruar n\u00eb tetor t\u00eb vitit 2025 nga GJKKO, vlera e t\u00eb cilit \u00ebsht\u00eb140 mij\u00eb euro. Apo edhe nj\u00eb BMV me vler\u00eb 30 mij\u00eb euro, 3 skafe, 2 prej t\u00eb cil\u00ebve me vler\u00eb nga 45 mij\u00eb euro dhe tjetri me 18 mij\u00eb euro. Por edhe nj\u00eb automjet luksoz \u201cRolls Royce\u201d, q\u00eb ka nj\u00eb vler\u00eb prej afro 520 mij\u00eb euro. Mjeti u konfiskua n\u00eb n\u00ebntor 2022 me vendim t\u00eb GJKKO-s\u00eb. Apo edhe ky \u201cMercedes Benz AMG G63\u201d, me vler\u00eb 150 mij\u00eb euro, ky \u201cPorsche\u201d i sekuestruar n\u00eb vitin 2023, me vler\u00eb 65 mij\u00eb euro, ky \u201cAudi A8\u201d i blinduar, me vler\u00eb 45 mij\u00eb euro, por edhe nj\u00eb \u201cAudi RS Q8\u201d, me vler\u00eb 90 mij\u00eb euro, i v\u00ebn\u00eb n\u00eb duart e shtetit kur SPAK shkat\u00ebrroi nj\u00eb tjet\u00ebr grup t\u00eb strukturuar kriminal q\u00eb trafikonte drog\u00eb nga Amerika e Jugut n\u00eb Evrop\u00ebs. Nj\u00eb tjet\u00ebr mjet luksoz me vler\u00eb prej afro 70 mij\u00eb eurosh, \u00ebsht\u00eb edhe ky \u201cLexus\u201d, model \u201cLX570\u201d, i sekuestruar nga SPAK q\u00eb prej vitit 2022.<\/p>\n<p>N\u00eb nj\u00eb koh\u00eb q\u00eb fati i pasurive t\u00eb konfiskuara, thuajse \u00ebsht\u00eb i qart\u00eb, p\u00ebr asetet q\u00eb jan\u00eb ende n\u00ebn sekuestro Agjencia \u00ebsht\u00eb n\u00eb pritje. Por sa m\u00eb shum\u00eb vite kalojn\u00eb, pasuria duket se e humbet vler\u00ebn. Ashtu si shum\u00eb prona q\u00eb jan\u00eb t\u00eb publikuara n\u00eb k\u00ebt\u00eb katalog t\u00eb pasurive t\u00eb konfiskuara, p\u00ebr t\u00eb cilat vendimi i sekuestros \u00ebsht\u00eb dh\u00ebn\u00eb vite m\u00eb par\u00eb, por derisa ka marr\u00eb form\u00eb t\u00eb prer\u00eb, nuk duken m\u00eb nj\u00ebsoj as n\u00eb foto.<\/p>\n<p>Pasurit\u00eb e bot\u00ebs s\u00eb krimit, nuk jan\u00eb thjesht nj\u00eb \u201cpanair\u201d luksi, por prova q\u00eb vendosin shtetin n\u00eb prov\u00eb.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga ABCNews Vila luksoze t\u00eb boshatisura, makina t\u00eb shtrenjta t\u00eb mbuluara me pluhur. Biznese q\u00eb dikur prodhonin para, sot prodhojn\u00eb heshtje. Kur shteti sekuestron pasurit\u00eb e krimit t\u00eb organizuar, publiku beson se drejt\u00ebsia ka fituar. Por a mjafton nj\u00eb vendim gjykate p\u00ebr ta quajtur k\u00ebt\u00eb nj\u00eb fitore? Sepse pas kamerave, larg titujve t\u00eb lajmeve, nis [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-70690","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/70690","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=70690"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/70690\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=70690"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=70690"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=70690"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}