{"id":70653,"date":"2026-02-15T17:06:31","date_gmt":"2026-02-15T17:06:31","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/02\/15\/kosova-dhe-metohia-si-historianet-serbe-ngriten-mitin-kunder-shqiptareve\/"},"modified":"2026-02-15T17:06:31","modified_gmt":"2026-02-15T17:06:31","slug":"kosova-dhe-metohia-si-historianet-serbe-ngriten-mitin-kunder-shqiptareve","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/02\/15\/kosova-dhe-metohia-si-historianet-serbe-ngriten-mitin-kunder-shqiptareve\/","title":{"rendered":"\u201cKosova\u201d dhe \u201cMetohia\u201d\/ Si historian\u00ebt serb\u00eb ngrit\u00ebn mitin kund\u00ebr shqiptar\u00ebve"},"content":{"rendered":"<p><span><em><strong>Nga: Memli Sh. Krasniqi\/ <\/strong><\/em>Shteti dhe shoq\u00ebria serbe pretendojn\u00eb se Kosova \u00ebsht\u00eb pjes\u00eb p\u00ebrb\u00ebr\u00ebse e kujtes\u00ebs historike serbe duke shfryt\u00ebzuar argumente se n\u00eb hap\u00ebsir\u00ebn e k\u00ebtij territori jan\u00eb bazamentet e shtet\u00ebsis\u00eb dhe kultur\u00ebs shpirt\u00ebrore t\u00eb tyre. Natyrisht p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrligjur pretendimet e tyre, historiografia serbe pik\u00ebs\u00ebpari p\u00ebrjashton prejardhjen ilire t\u00eb shqiptar\u00ebve dhe p\u00ebrqendrohet vet\u00ebm n\u00eb periudh\u00ebn e forcimit politik dhe ushtarak t\u00eb Rascis\u00eb apo Rash\u00ebs (sikur e th\u00ebrrasin disa studiues) gjat\u00eb shekujve XIII-XV, koh\u00eb kjo e shtrirjes s\u00eb tyre n\u00eb drejtim t\u00eb jugut t\u00eb pasur dhe t\u00eb banuar nga arbrit, gj\u00eb t\u00eb cil\u00ebn ata e mohojn\u00eb, por pa shpjeguar se cil\u00ebt ishin banor\u00ebt q\u00eb e popullonin k\u00ebt\u00eb zon\u00eb.<\/span><\/p>\n<p><strong><span>Kund\u00ebrth\u00ebniet e historiografis\u00eb<\/span><\/strong><\/p>\n<p><span>Mbret\u00ebrit rascian\u00eb n\u00eb zon\u00ebn e Kosov\u00ebs meremetuan kishat ekzistuese, nd\u00ebrtuan mbi themelet e kishave ekzistuese objekte t\u00eb reja sakrale dhe shtuan presionin p\u00ebr t\u2019i konvertuar n\u00eb ritin rascian ortodoks\u00eb, jo vet\u00ebm besimtar\u00ebt e krishter\u00eb katolik\u00eb, por edhe ata ortodoks\u00eb t\u00eb ritit bizantin. Nuk duhet harruar se n\u00eb vitin 732, me vendim t\u00eb perandorit bizantin, Leonit III, ipeshkvijt\u00eb e Arb\u00ebris\u00eb kalojn\u00eb n\u00ebn var\u00ebsin\u00eb e Patrikan\u00ebs s\u00eb Kostandinopolit.<\/span><\/p>\n<p><span>Historiografia serbe kur b\u00ebn fjal\u00eb p\u00ebr p\u00ebrb\u00ebrjen etnike t\u00eb banor\u00ebve t\u00eb Rrafshit t\u00eb Kosov\u00ebs dhe t\u00eb Dukagjinit gjat\u00eb mesjet\u00ebs mb\u00ebshtetet n\u00eb tez\u00ebn se t\u00eb gjith\u00eb t\u00eb krishter\u00ebt ortodoks\u00eb dhe ata me antroponomi sllave ishin serb\u00eb dhe vet\u00ebm nj\u00eb pakic\u00eb e krishter\u00eb katolike ishte vendase dhe t\u00eb tjer\u00ebt ishin t\u00eb ardhur kryesisht nga Shqip\u00ebria Veriore dhe t\u00eb cil\u00ebt duke u islamizuar gjat\u00eb shekujve XVI-XVII u b\u00ebn\u00eb shumic\u00eb n\u00eb Rrafshin e Kosov\u00ebs dhe t\u00eb Dukagjinit. Pra, nj\u00eb pakic\u00eb etnike me kultur\u00eb dhe tradit\u00eb inferiore n\u00eb krahasim me serb\u00ebt dhe n\u00ebn sundimin e nj\u00eb fuqie t\u00eb huaj arriti t\u00eb imponohej dhe me dhun\u00eb t\u00eb b\u00ebhej shumic\u00eb n\u00eb Rrafshin e Kosov\u00ebs dhe t\u00eb Dukagjinit? Shpjegimi i till\u00eb i proceseve historike sjell p\u00ebrs\u00ebri historiografin\u00eb serbe n\u00eb kund\u00ebrth\u00ebnie me argumentet e saj. <\/span><\/p>\n<p><span>S\u00eb pari ata nuk marrin mundin t\u00eb theksojn\u00eb se shqiptar\u00ebt deri n\u00eb zgjerimin e mbret\u00ebris\u00eb serbe n\u00eb jug i takonin kryesisht krishterimit lindor t\u00eb ritit bizantin dhe pjes\u00ebrisht atij per\u00ebndimor (katolik). <\/span><\/p>\n<p><span>S\u00eb dyti nuk u referohen as burimeve historike ose ato i kap\u00ebrcejn\u00eb kur flitet p\u00ebr shqiptar\u00ebt e krishter\u00eb ortodoks\u00eb t\u00eb Rrafshit t\u00eb Kosov\u00ebs dhe t\u00eb Dukagjinit sikur jan\u00eb udh\u00ebp\u00ebrshkrimet e Evlija \u00c7elebiut, ku ai qart\u00eb shkruan p\u00ebr shqiptar\u00ebt e krishter\u00eb ortodoks\u00eb t\u00eb Vu\u00e7it\u00ebrn\u00ebs apo t\u00eb \u201cMemories mbi Shqip\u00ebrin\u00eb\u201d t\u00eb p\u00ebrpiluar nga kleriku shqiptar, Tom\u00eb Raspasani, dhe t\u00eb dor\u00ebzuar perandorit habsburgas Leopoldit I nga ana e Marsiglit; t\u00eb letr\u00ebs s\u00eb 6 prillit 1690 t\u00eb Leopoldit I p\u00ebr kryepeshkopin e Pej\u00ebs, patriarkun Arseni III C\u00ebrnojeviq si dhe shum\u00eb d\u00ebshmi t\u00eb tjera nga kjo periudh\u00eb historike. Sudiuesit serb\u00eb si Jovan Tomiq argumentojn\u00eb prezenc\u00ebn e madhe etnike shqiptare n\u00eb Rrafshin e Kosov\u00ebs dhe t\u00eb Dukagjinit vet\u00ebm nga shekulli XVII, kur serb\u00ebt kinse p\u00ebsuan si aleat\u00eb t\u00eb habsburgasve dhe u detyruan t\u00eb shp\u00ebrngulen nga Rrafshi i Kosov\u00ebs edhe t\u00eb Dukagjinit dhe q\u00eb pastaj n\u00ebn dhun\u00ebn e shqiptar\u00ebve t\u00eb islamizuar ata jo vet\u00ebm u islamizuan, por edhe u shqiptarizuan. <\/span><\/p>\n<p><span>Mir\u00ebpo edhe pse gjat\u00eb gjysm\u00ebs s\u00eb dyt\u00eb t\u00eb shekullit XVII dhe fillimit t\u00eb shekullit XVIII procesi i islamizimit t\u00eb popullsis\u00eb s\u00eb krishter\u00eb n\u00eb Perandorin\u00eb Osmane ishte n\u00eb rritje duke p\u00ebrfshir\u00eb rajone t\u00eb t\u00ebra n\u00eb Shqip\u00ebri, Serbi, Bosnj\u00eb, Bullgari, Dalmaci, p\u00ebrs\u00ebri elementi i krishter\u00eb ishte mbizot\u00ebrues. Pra p\u00ebr k\u00ebt\u00eb periudh\u00eb historike nuk mund t\u00eb b\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr nj\u00eb popullsi shqiptare plot\u00ebsisht t\u00eb islamizuar. N\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb k\u00ebtij procesi m\u00eb shum\u00eb i ishin n\u00ebnshtruar t\u00eb krishter\u00ebt katolik\u00eb, t\u00eb cil\u00ebt jo vet\u00ebm se kishin qendr\u00ebn shpirt\u00ebrore jasht\u00eb kufijve t\u00eb Perandoris\u00eb Osmane por ishin edhe mb\u00ebshtetje e shteteve t\u00eb krishtera katolike t\u00eb Evrop\u00ebs n\u00eb luft\u00ebn e tyre t\u00eb pand\u00ebrprer\u00eb me Port\u00ebn e Lart\u00eb. <\/span><\/p>\n<p><span>Studiuesi F.F. Anscombe konsideron se p\u00ebr Perandorin\u00eb Osmane nd\u00ebr grupet etnike-gjuh\u00ebsore m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme ishin shqiptar\u00ebt (shum\u00eb m\u00eb pak serb\u00ebt) dhe se me \u201cArnavudluk\u201d ata quanin t\u00eb gjitha vendbanimet ku jetonin shqiptar\u00ebt n\u00eb shumic\u00eb (Shqip\u00ebrin\u00eb, Kosov\u00ebn, Maqedonin\u00eb e Veriut dhe Malin e Zi) dhe ndon\u00ebse nuk kishin krijuar nj\u00eb nj\u00ebsi t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb territoriale p\u00ebrs\u00ebri \u201cArnavudluk\u201d konsiderohej nj\u00eb zon\u00eb me r\u00ebnd\u00ebsi primare p\u00ebr Port\u00ebn e Lart\u00eb.<\/span><\/p>\n<p><strong><span>Etimologjia e \u201cKosov\u00eb\u201d, \u201cMetohis\u00eb\u201d dhe \u201cserbit\u201d<\/span><\/strong><\/p>\n<p><span>Studiuesit serb\u00eb si argument tjet\u00ebr n\u00eb sh\u00ebrbim t\u00eb tez\u00ebs s\u00eb tyre e lidhin etimologjin\u00eb e toponimit \u201cKosov\u00eb\u201d dhe \u201cMetohi\u201d me gjuh\u00ebn serbe. Ata potencojn\u00eb se fjala \u201cKos\u201d \u00ebsht\u00eb em\u00ebr serb me t\u00eb cilin quhet zogu i vog\u00ebl shtegtar me pupla t\u00eb zeza apo m\u00ebllenja (shq.). Nd\u00ebrsa Aristoteli n\u00eb vepr\u00ebn \u201cHistoria Animalium\u201d (Historia e Kafsh\u00ebve) nga shekulli IV p.e.s, me \u03ba\u03bf\u03c4\u03c4\u1f7b\u03c6\u03c9\u03bd quante zogun me pupla t\u00eb zeza apo m\u00ebllenj\u00ebn; n\u00eb Atik\u00eb \u2013 Athin\u00eb, grek\u00ebt e lasht\u00eb, \u03ba\u03cc\u03c4\u03c4\u03c5\u03c6\u03bf\u03c2 (k\u00f3ttiphos) dhe \u03ba\u03cc\u03c3\u03c3\u03c5\u03ba\u03bf\u03c2 (k\u00f3ssikos) quanin zogun e zi apo m\u00ebllenj\u00ebn; n\u00eb periudh\u00ebn bizantine (shek. X-XV) kjo fjal\u00eb vazhdonte t\u00eb p\u00ebrdorej si \u201c\u03ba\u03cc\u03c3\u03c3\u03c5\u03c6\u03bf\u03c2\/ \u03ba\u03cc\u03c3\u03c3\u03c5\u03b2\u03bf\u03c2\u201d (k\u00f3ssyfos). <\/span><\/p>\n<p><span>Prandaj Pjet\u00ebr Bogdani n\u00eb raportin e tij do t\u00eb shkruante \u201c\u2026campo di Cossovo, detto merlino..\u201d (Fusha e Kosov\u00ebs, e njohur si fusha e m\u00ebllenjave). Pra, nuk \u00ebsht\u00eb e pritshme q\u00eb grek\u00ebt e vjet\u00ebr, romak\u00ebt e lasht\u00eb dhe italian\u00ebt kan\u00eb huazuar ose p\u00ebrkthyer nga sllav\u00ebt emrat e shpez\u00ebve. Perandori bizantin, Constantine VII Porphyrogenitus i quajtur edhe Constantine VII Flavius Porphyrogenitus (905-959), n\u00eb librin e tij \u201cDe Administrando Imperio\u201d shkruante se fjala \u201cserb\u201d n\u00eb gjuh\u00ebn latine n\u00ebnkuptonte skllav, nd\u00ebrsa n\u00eb gjuh\u00ebn e tyre (serbe) fjala \u201cserbula\u201d do t\u00eb thoshte k\u00ebpuc\u00eb t\u00eb r\u00ebndomta (t\u00eb cil\u00ebsis\u00eb s\u00eb ul\u00ebt) dhe \u201ctzerboulianoi\u201d p\u00ebr ata q\u00eb mbathnin k\u00ebpuca t\u00eb cil\u00ebsis\u00eb s\u00eb dob\u00ebt. Nd\u00ebrsa se sa jan\u00eb t\u00eb prir\u00eb p\u00ebr t\u00eb ndryshuar toponomin\u00eb tregon edhe k\u00ebrkesa zyrtare e tyre m\u00eb 1915 q\u00eb shtypi britanik t\u00eb mos p\u00ebrdorte m\u00eb emrin Servi por Serbi.<\/span><\/p>\n<p>Pazari i Prizrenit, 1905 (Foto: Franz Nopcsa)<\/p>\n<p><strong><span>\u201cMetohi\u201d p\u00ebr \u201cndarje\u201d dhe \u201cbashk\u00ebsi\u201d<\/span><\/strong><\/p>\n<p><span>Gjithashtu vet\u00ebm pas vitit 1945 filloi p\u00ebrdorimi zyrtar dhe administrativ i termit Metohi, fjal\u00eb kjo q\u00eb buron nga gjuha greke \u03bc\u03b5\u03c4\u03bf\u03c7\u03ae (ndarje, bashk\u00ebsi) dhe e cila ka kuptimin e pron\u00ebs s\u00eb manastireve ortodokse. Prandaj gjat\u00eb shekullit t\u00eb XIX dhe XX, elitat intelektuale dhe politike serbe, p\u00ebr t\u00eb d\u00ebshmuar p\u00ebrkat\u00ebsin\u00eb serbe t\u00eb Kosov\u00ebs, insistonin n\u00eb p\u00ebrdorimin e em\u00ebrtimit gjeografik Metohi n\u00eb vend t\u00eb atij Dukagjin me t\u00eb cil\u00ebn lidhej p\u00ebrkat\u00ebsia etnike shqiptare e k\u00ebsaj pjese t\u00eb Kosov\u00ebs. Nd\u00ebrsa em\u00ebrtimi zyrtar i Vilajetit t\u00eb Prizrenit n\u00eb vilajet t\u00eb Kosov\u00ebs \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb n\u00eb vitin 1877, n\u00eb prag t\u00eb Luft\u00ebs Ruso-Osmane. Ishte rast\u00ebsi apo projekt i imponuar dhe i jet\u00ebsuar me ndihm\u00ebn ruse p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrligjur pretendimet territoriale serbe drejt jugut t\u00eb populluar nga shqiptar\u00ebt!<\/span><\/p>\n<p><span>Pika kthes\u00eb n\u00eb historin\u00eb e shqiptar\u00ebve ishte dep\u00ebrtimi i forcave habsburgase n\u00eb territorin e Kosov\u00ebs s\u00eb sotme. K\u00ebshtu n\u00eb fushat\u00ebn e suksesshme t\u00eb Pikolominit drejt jugut atij i ndihmoi edhe nj\u00eb legjend\u00eb popullore q\u00eb p\u00ebrflitej n\u00eb mesin e shqiptar\u00ebve dhe boshnjak\u00ebve, sipas s\u00eb cil\u00ebs, ata do t\u2019i \u00e7lironte nga sunduesi osman nj\u00eb princ, devet\u00eb e t\u00eb cilit do t\u2019i kal\u00ebronin kafsh\u00ebt e huaja t\u00eb panjohura, ekzotike. K\u00ebt\u00eb legjend\u00eb e shfryt\u00ebzoi shum\u00eb mir\u00eb Pikolomini, i cili nga kampi i z\u00ebn\u00eb i osman\u00ebve n\u00eb Nish, solli deve mbi t\u00eb cilat kishte majmun\u00eb dhe papagaj. Dhe n\u00eb momentin q\u00eb ai hyri n\u00eb Prishtin\u00eb, ky veprim i tij rezultoi me sukses t\u00eb madh, sepse duke plot\u00ebsuar fantazin\u00eb popullore, banor\u00ebt shqiptar\u00eb t\u00eb krishter\u00eb t\u00eb Prishtin\u00ebs me rrethin\u00eb, Pikolominin e p\u00ebrjetuan si shp\u00ebtimtar, t\u00eb cilin aq gjat\u00eb e kishin pritur. <\/span><\/p>\n<p><span>\u00c7ka d\u00ebshmon kjo legjend\u00eb? S\u00eb pari kjo goj\u00ebdh\u00ebn\u00eb nuk kishte t\u00eb b\u00ebnte me popullsin\u00eb e islamizuar shqiptare p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebt shk\u00ebputja nga Perandoria Osmane dhe r\u00ebnia n\u00ebn pushtetin e nj\u00eb fuqie t\u00eb krishtere nuk ishte \u00e7lirim por d\u00ebbim ose rikonvertim n\u00eb krishterim. S\u00eb dyti, Pikolomini n\u00eb raportin e tij do t\u00eb lajm\u00ebronte se n\u00eb Prishtin\u00eb at\u00eb e prit\u00ebn p\u00ebrfaq\u00ebsuesit katolik\u00eb, shqiptar\u00ebt dhe t\u00eb tjer\u00eb. Pra, \u00ebsht\u00eb fare i qart\u00eb dallimi q\u00eb ai b\u00ebn\u00eb duke i konsideruar t\u00eb krishter\u00ebt katolik\u00eb si bashk\u00ebsi t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb dhe n\u00eb an\u00ebn tjet\u00ebr me shqiptar\u00eb dhe t\u00eb tjer\u00eb, ai natyrisht nuk n\u00ebnkuptonte popullsin\u00eb e islamizuar t\u00eb cil\u00ebt tashm\u00eb ishin larguar, por bashk\u00ebsin\u00eb e krishter\u00eb ortodokse t\u00eb shqiptar\u00ebve dhe t\u00eb rascian\u00ebve.<\/span><\/p>\n<p><strong><span>Mbi p\u00ebrkat\u00ebsin\u00eb e krishtere ortodokse t\u00eb shqiptar\u00ebve<\/span><\/strong><\/p>\n<p><span>Mbi p\u00ebrkat\u00ebsin\u00eb e krishtere ortodokse t\u00eb shqiptar\u00ebve t\u00eb Rrafshit t\u00eb Kosov\u00ebs dhe t\u00eb Dukagjinit d\u00ebshmojn\u00eb: \u201cMemoria mbi Shqip\u00ebrin\u00eb\u201d (Memorie su l\u2019 Albania), dor\u00ebzuar kancelaris\u00eb perandorake habsburgase nga L. F. Marsigli e cila mb\u00ebshtetej n\u00eb letr\u00ebn e vikarit t\u00eb Kryepeshkopat\u00ebs s\u00eb Shkupit, Tom\u00eb Raspasanit, si dhe letra e par\u00eb e perandorit habsburgas, Leopoldi I, d\u00ebrguar m\u00eb 6 prillit 1690 kryepeshkopit t\u00eb Pej\u00ebs, Patrikut Arseni III C\u00ebrnojeviq. N\u00eb fillim t\u00eb k\u00ebtij let\u00ebrkujtimi mbi Shqip\u00ebrin\u00eb (Marsigli-T. Raspasani) theksohet se shqiptar\u00ebt jan\u00eb t\u00eb ndar\u00eb n\u00eb gjasht\u00eb apo shtat\u00eb rrethe t\u00eb gjith\u00eb t\u00eb ritualit shizmatik (ortodoks\u00eb), me p\u00ebrjashtim t\u00eb kelmendasve q\u00eb jan\u00eb katolik\u00eb. <\/span><\/p>\n<p><span>Duke u nisur nga fakti se Pikolomini kishte pik\u00ebsynim q\u00eb t\u00eb mbyllte brezin malor n\u00eb drejtim t\u00eb Elajetit t\u00eb Bosnj\u00ebs duke filluar nga Shkodra e deri n\u00eb Novi Pazar, vijm\u00eb n\u00eb p\u00ebrfundim se b\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr shqiptar\u00eb t\u00eb krishter\u00eb ortodoks\u00eb banor\u00eb t\u00eb sanxhaqeve t\u00eb Novi Pazarit, Vu\u00e7it\u00ebrn\u00ebs, Prizrenit, Dukagjinit, Shkodr\u00ebs (banor\u00eb t\u00eb zonave malore), Shkupit dhe t\u00eb Nishit. Natyrisht historiografia serbe e hedh posht\u00eb v\u00ebrtet\u00ebsin\u00eb e k\u00ebtij dokumenti, duke pretenduar se Marsigli nuk ka pasur njohuri t\u00eb sakt\u00eb mbi p\u00ebrb\u00ebrjen etnike dhe fetare t\u00eb k\u00ebtyre zonave dhe nj\u00ebkoh\u00ebsisht minimizojn\u00eb ose e kalojn\u00eb n\u00eb heshtje kontributin e Toma Raspasanit n\u00eb p\u00ebrpilimin e k\u00ebtij dokumenti. K\u00ebto pretendime t\u00eb tyre i mb\u00ebshtesin edhe studiues t\u00eb huaj. Po k\u00ebshtu studiuesit serb\u00eb dhe t\u00eb huaj q\u00eb i mb\u00ebshtesin, anashkalojn\u00eb letr\u00ebn e par\u00eb si dhe proklamat\u00ebn e perandorit Leopoldi I t\u00eb 6 prillit 1690. N\u00eb letr\u00ebn e par\u00eb, Leopoldi I, i drejtohet personalisht Arsenit III n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn thekson ndikimin q\u00eb ai ka midis popujve t\u00eb atyre an\u00ebve e sidomos nd\u00ebr shqiptar\u00ebt dhe rascian\u00ebt. <\/span><\/p>\n<p><span>Nd\u00ebrsa n\u00eb proklamat\u00ebn apo thirrjen e 6 prillit t\u00eb vitit 1690, Leopoldi I, u drejtohej t\u00eb gjith\u00eb popujve dhe vendeve n\u00eb var\u00ebsi t\u00eb Mbret\u00ebris\u00eb s\u00eb Hungaris\u00eb (Kroacis\u00eb, Sllavonis\u00eb, Bosnj\u00ebs, Serbis\u00eb dhe Bullgaris\u00eb) dhe ve\u00e7an\u00ebrisht shqiptar\u00ebve. N\u00eb vazhdim t\u00eb proklamat\u00ebs ose t\u00eb deklarat\u00ebs s\u00eb shkruar (manifestit) perandori ftonte t\u00eb gjith\u00eb popujt n\u00eb Shqip\u00ebri, Serbi, Bullgari dhe Maqedoni, q\u00eb t\u2019i rikthehen bashkimit n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb Mbret\u00ebris\u00eb s\u00eb Hungaris\u00eb dhe t\u2019u bashkohen p\u00ebrpjekjeve t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebta n\u00eb luft\u00ebn kund\u00ebr pushtimit osman, si dhe p\u00ebr lart\u00ebsimin e fes\u00eb s\u00eb krishter\u00eb. Prandaj po t\u00eb mos ishin shqiptar\u00ebt edhe t\u00eb krishter\u00eb ortodoks\u00eb pse duhej q\u00eb perandori habsburgas t\u00eb k\u00ebrkonte nga Arseni III C\u00ebrnojeviq t\u00eb ndikonte edhe te shqiptar\u00ebt? <\/span><\/p>\n<p><span>Pjet\u00ebr Mazreku n\u00eb raportin e tij t\u00eb viti 1633 thekson se kishte 12.000 t\u00eb krishter\u00eb katolik\u00eb n\u00eb \u201cMbret\u00ebrin\u00eb e Serbis\u00eb\u201d sikur vazhdonte kisha katolike t\u2019i quante nj\u00ebsit\u00eb administrative-kishtare edhe pas pushtimit osman t\u00eb k\u00ebtyre zonave dhe t\u00eb cil\u00ebt flisnin gjuh\u00ebn shqipe dhe sllave. Nd\u00ebrkoh\u00eb n\u00eb raportet e Pjet\u00ebr Bogdanit theksohej se n\u00eb Kosov\u00eb kishte 1.000 sht\u00ebpi t\u00eb krishtera katolike nga t\u00eb cil\u00ebt mund t\u00eb mblidheshin 3.000 luft\u00ebtar\u00eb dhe q\u00eb s\u00eb bashku me t\u00eb krishter\u00ebt ortodoks\u00eb apo \u201cserb\u00ebt\u201d (sikur i quan Bogdani) numri i tyre mund t\u00eb rritej n\u00eb 10.000 luft\u00ebtar\u00eb. Mir\u00ebpo m\u00eb par\u00eb duhet shpjeguar se Bogdani me k\u00ebt\u00eb rast ka parasysh kontributin e banor\u00ebve sipas p\u00ebrkat\u00ebsis\u00eb fetare (ortodoks\u00ebt e ritit rascian) dhe jo sipas asaj etnike sepse n\u00eb t\u00eb kund\u00ebrt\u00ebn do t\u00eb potenconte edhe shqiptar\u00ebt (Li miei Albanesi\u2026).<\/span><\/p>\n<p><strong><span>Miti i \u201cshp\u00ebrnguljes s\u00eb madhe serbe\u201d nga Kosova m\u00eb 1690<\/span><\/strong><\/p>\n<p><span>Pika e tret\u00eb n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn mb\u00ebshtetet historiografia dhe shteti serb \u00ebsht\u00eb miti mbi kinse \u201cshp\u00ebrnguljen e madhe serbe nga Kosova m\u00eb 1690\u201d. Sipas burimeve arkivore vjeneze t\u00eb muajit n\u00ebntor 1690, n\u00eb rrethin\u00ebn e Budim\u00ebs kishin ardhur 15.000 t\u00eb shp\u00ebrngulur dhe t\u00eb cil\u00ebve inspektori i administrat\u00ebs tatimore u kishte dh\u00ebn\u00eb leje t\u00eb vendoseshin n\u00eb fshatrat e rrethin\u00ebs s\u00eb Budim\u00ebs e deri n\u00eb Vishegrad (n\u00eb veri t\u00eb Hungaris\u00eb). Nga ky num\u00ebr i t\u00eb zhvendosurve numri optimal i t\u00eb larguarve nga Rrafshi i Kosov\u00ebs mund t\u00eb ishte rreth 3.000-5.000 banor\u00eb t\u00eb ikur dhe jo 37.000 familje sikur pretendon historiografia serbe, gj\u00eb q\u00eb nuk ka ndikuar n\u00eb ndryshimin e struktur\u00ebs etnike t\u00eb popullsis\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs. Shifra prej 37.000 familjeve t\u00eb shp\u00ebrngulura nuk mb\u00ebshteten n\u00eb dokumentet arkivore vjenez\u00eb, por n\u00eb t\u00eb dh\u00ebna kishtare q\u00eb i vinte n\u00eb dyshim edhe Ilarion Ruvarac, duke shtruar pyetjen se si ishte e mundur q\u00eb p\u00ebr baz\u00eb t\u00eb merren shkrimet e nj\u00eb murgu q\u00eb nuk i mb\u00ebshteste k\u00ebto shifra n\u00eb asnj\u00eb t\u00eb dh\u00ebn\u00eb, por edhe shtronte pyetjen se n\u00eb kushte lufte a ishte e mundur zhvendosja e 37.000 familjeve?<\/span><\/p>\n<p><span>Prandaj \u00e7do insistim i historiografis\u00eb serbe dhe t\u00eb atyre q\u00eb vazhdojn\u00eb t\u00eb mb\u00ebshtesin tez\u00ebn se si shqiptar\u00eb n\u00eb Rrafshin e Kosov\u00ebs dhe t\u00eb Dukagjinit n\u00eb l\u00ebvizjen kryengrit\u00ebse t\u00eb viteve 1689-90 pranohen vet\u00ebm shqiptar\u00ebt e krishter\u00eb katolik\u00eb (t\u00eb cil\u00ebt nuk ishin banor\u00eb shumic\u00eb) dhe prezenc\u00ebn e shqiptar\u00ebve mysliman\u00eb (t\u00eb konsideruar bashk\u00ebpun\u00ebtor\u00eb t\u00eb osman\u00ebve), nj\u00ebkoh\u00ebsisht duke hedhur posht\u00eb t\u00eb dh\u00ebnat e shumta q\u00eb d\u00ebshmojn\u00eb p\u00ebr pranin\u00eb e shqiptar\u00ebve t\u00eb krishter\u00eb ortodoks\u00eb n\u00eb Sanxhakun e Shkupit, t\u00eb Vu\u00e7it\u00ebrn\u00ebs, t\u00eb Prizrenit dhe t\u00eb Dukagjinit \u00ebsht\u00eb vazhdim\u00ebsi e narracionit historik serb q\u00eb nga shekulli XIX e tutje.<\/span><\/p>\n<p><span><em>Ky tekst u botua p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb n\u00eb Shtojc\u00ebn p\u00ebr kultur\u00eb m\u00eb 17 shkurt t\u00eb vitit 2023. <strong>\/Marr\u00eb nga <a href=\"https:\/\/www.koha.net\/shtojca-kulture\/shtetesia-e-kontestuar-e-kosoves-historia-si-kuaziargument-i-pales-serbe-1\">KOHA.net (linku i origjinalit)<\/a><\/strong><\/em><\/span><\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/lapsi.al\/2026\/02\/15\/kosova-dhe-metohia-si-historianet-serbe-ngriten-mitin-kunder-shqiptareve\/\">\u201cKosova\u201d dhe \u201cMetohia\u201d\/ Si historian\u00ebt serb\u00eb ngrit\u00ebn mitin kund\u00ebr shqiptar\u00ebve<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/lapsi.al\/\">Lapsi.al<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga: Memli Sh. Krasniqi\/ Shteti dhe shoq\u00ebria serbe pretendojn\u00eb se Kosova \u00ebsht\u00eb pjes\u00eb p\u00ebrb\u00ebr\u00ebse e kujtes\u00ebs historike serbe duke shfryt\u00ebzuar argumente se n\u00eb hap\u00ebsir\u00ebn e k\u00ebtij territori jan\u00eb bazamentet e shtet\u00ebsis\u00eb dhe kultur\u00ebs shpirt\u00ebrore t\u00eb tyre. Natyrisht p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrligjur pretendimet e tyre, historiografia serbe pik\u00ebs\u00ebpari p\u00ebrjashton prejardhjen ilire t\u00eb shqiptar\u00ebve dhe p\u00ebrqendrohet vet\u00ebm n\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":70654,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-70653","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/70653","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=70653"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/70653\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media\/70654"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=70653"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=70653"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=70653"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}