{"id":70598,"date":"2026-02-15T11:15:23","date_gmt":"2026-02-15T11:15:23","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/02\/15\/nuk-riktheu-dot-ballukun-rama-rikthen-stilolapsin-si-do-te-zhvleresoje-pezullimin\/"},"modified":"2026-02-15T11:15:23","modified_gmt":"2026-02-15T11:15:23","slug":"nuk-riktheu-dot-ballukun-rama-rikthen-stilolapsin-si-do-te-zhvleresoje-pezullimin","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/02\/15\/nuk-riktheu-dot-ballukun-rama-rikthen-stilolapsin-si-do-te-zhvleresoje-pezullimin\/","title":{"rendered":"Nuk riktheu dot Ballukun, Rama rikthen stilolapsin (Si do t\u00eb zhvler\u00ebsoj\u00eb pezullimin)"},"content":{"rendered":"<p>Nga podcasti i tij sot, Edi Rama paralajm\u00ebroi se dit\u00ebn e nes\u00ebrme, bashk\u00eb me kreun e Grupit t\u00eb PS, Taulant Ball\u00ebn dhe drejtuesin e Komisionit t\u00eb Ligjeve, Ulsi Manj\u00ebn, do t\u00eb depozitojn\u00eb nism\u00ebn p\u00ebr ndryshimet ligjore q\u00eb lidhen me kompetencat e gjyq\u00ebsorit, pas vendimit p\u00ebr pezullimin e ministres Belinda Balluku.<\/p>\n<p>Rama (citimi posht\u00eb) tha se pushteti gjyq\u00ebsor nuk mund t\u00eb nd\u00ebrhyj\u00eb n\u00eb pun\u00ebn e pushtetit ekzekutiv dhe shtoi se nisma p\u00ebr ndryshime ligjore do i paraqitet fillimisht grupit t\u00eb PS-s\u00eb. M\u00eb pas nisma p\u00ebr ndryshime ligjore do t\u00eb kaloj\u00eb n\u00eb Kuvend.<\/p>\n<p>Kryeministri u kujdes t\u00eb theksoj\u00eb se \u00e7\u00ebshtja nuk \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm te personi, Belinda Balluku, por te parimi i ndarjes s\u00eb pushteteve. K\u00ebtu ai iu rikthye k\u00ebng\u00ebs s\u00eb vjet\u00ebr, se pezullimi i nj\u00eb ministri apo nj\u00eb funksionari tjet\u00ebr t\u00eb lart\u00eb t\u00eb shtetit shqiptar nga gjykata, paralizon pun\u00ebn n\u00eb dikasterin p\u00ebrkat\u00ebs, si\u00e7 ishin fluturimet me Kanadan\u00eb dy muaj m\u00eb par\u00eb.<\/p>\n<h3>Por si do t\u00eb ndryshoj\u00eb ligji?<\/h3>\n<p><strong>Si \u00ebsht\u00eb:\u00a0<\/strong><br \/>\n\u201cMe vendimin q\u00eb disponon pezullimin e ushtrimit t\u00eb nj\u00eb detyre a sh\u00ebrbimi publik, gjykata i ndalon p\u00ebrkoh\u00ebsisht t\u00eb pandehurit, plot\u00ebsisht ose pjes\u00ebrisht, veprimtarin\u00eb q\u00eb lidhet me to. <strong>Kjo mas\u00eb nuk zbatohet ndaj personave t\u00eb zgjedhur sipas ligjit elektoral\u201d.<\/strong><\/p>\n<p><strong>Si do Rama ta b\u00ebj\u00eb:\u00a0<\/strong><br \/>\n\u201cMe vendimin q\u00eb disponon pezullimin e ushtrimit t\u00eb nj\u00eb detyre a sh\u00ebrbimi publik, gjykata i ndalon p\u00ebrkoh\u00ebsisht t\u00eb pandehurit, plot\u00ebsisht ose pjes\u00ebrisht, veprimtarin\u00eb q\u00eb lidhet me to. <strong>Kjo mas\u00eb nuk zbatohet ndaj personave t\u00eb zgjedhur sipas ligjit elektoral p\u00ebrfshi, Presidentin e Republik\u00ebs, Kryeministrin, An\u00ebtar\u00ebt e Kabinetit Qeveris\u00ebs, Avokatin e Popullit, Kreun e KLSH-s\u00eb dhe Guvernatorin e Bank\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb\u201d.<\/strong><\/p>\n<p>Sidoqoft\u00eb, k\u00ebto ndryshime nuk e rikthejn\u00eb n\u00eb detyr\u00eb z\u00ebvend\u00ebskryeministren dhe ministren e Energjis\u00eb dhe Infrastruktur\u00eb, Belinda Balluku, pasi ligjet nuk kan\u00eb fuqi prapavepruese.<\/p>\n<p><strong>Pjes\u00eb nga fjala e Ram\u00ebs:\u00a0<\/strong><\/p>\n<p>Dua t\u00eb ndalem edhe p\u00ebr nj\u00eb sqarim t\u00eb nevojsh\u00ebm lidhur me konkluzionet e mbledhjes s\u00eb grupit parlamentar k\u00ebt\u00eb jav\u00eb pas mosvendimit t\u00eb Gjykat\u00ebs Kushtetuese. Sepse p\u00ebrs\u00ebri, si zakonisht, fillon qarkullon n\u00eb aj\u00ebr nj\u00eb tymnaj\u00eb interpretimesh nga m\u00eb t\u00eb ndryshmet. Edhe nj\u00eb her\u00eb tjet\u00ebr, nuk \u00ebsht\u00eb \u00e7\u00ebshtja tek personi, \u00e7\u00ebshtja \u00ebsht\u00eb tek parimi dhe n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast nuk \u00ebsht\u00eb tek parimi abstrakt, por \u00ebsht\u00eb tek parimi i ndarjes s\u00eb panegociueshme t\u00eb pushteteve kushtetuese, q\u00eb t\u00eb thot\u00eb: nj\u00eb vendim gjyq\u00ebsor p\u00ebr pezullimin nga detyrat e nj\u00eb ministri, n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb nj\u00eb mase sigurimi penal, ka nxjerr\u00eb n\u00eb pah nj\u00eb boshll\u00ebk q\u00eb \u00ebsht\u00eb nj\u00eb boshll\u00ebk q\u00eb ekziston sa n\u00eb koka prokuror\u00ebsh e gjykat\u00ebsish dhe, edhe n\u00eb legjislacionin ton\u00eb, p\u00ebrderisa n\u00eb k\u00ebt\u00eb vend pa kultur\u00eb t\u00eb konsoliduar demokratike, dhe me nj\u00eb drejt\u00ebsi t\u00eb pavarur, n\u00eb mosh\u00eb shum\u00eb t\u00eb mitur, nuk mjafton fryma e Kushtetut\u00ebs q\u00eb \u00ebsht\u00eb shum\u00eb e qart\u00eb, po duhet edhe g\u00ebrma e ligjit, madje g\u00ebrm\u00eb p\u00ebr g\u00ebrm\u00eb p\u00ebr g\u00ebrm\u00eb, qoft\u00eb edhe p\u00ebr gj\u00ebra elementare si kjo.<\/p>\n<p>Gjykata n\u00eb ushtrimin e kompetencave t\u00eb saj ka t\u00eb drejt\u00eb t\u00eb vendos\u00eb masa sigurimi p\u00ebr \u00e7do person n\u00ebn hetim, k\u00ebt\u00eb nuk e diskuton askush dhe askush nuk \u00ebsht\u00eb mbi ligjin e k\u00ebtu biem dakord t\u00eb gjith\u00eb, t\u00eb pakt\u00ebn t\u00eb gjith\u00eb me fjal\u00eb, por un\u00eb bie dakord edhe me vepra. Por n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn koh\u00eb ka disa funksione, ku hyn edhe ai i ministrit, t\u00eb cilat paralizohen n\u00ebse ministri pezullohet.<\/p>\n<p>Pra, faktikisht n\u00ebse ti thua q\u00eb \u201cun\u00eb pezulloj nj\u00eb minister\u201d, \u201cun\u00eb pezulloj Presidentin e Republik\u00ebs\u201d, \u201cun\u00eb pezulloj Kryetarin e Kontrollit t\u00eb Lart\u00eb t\u00eb Shtetit\u201d dhe ku di un\u00eb disa t\u00eb tjer\u00eb q\u00eb mbulojn\u00eb funksione t\u00eb padelegueshme, faktikisht, ti prodhon nj\u00eb pasoj\u00eb t\u00eb menj\u00ebhershme t\u00eb barabart\u00eb me shkarkimin, sepse nuk \u00ebsht\u00eb pezulluar thjesht personi, si\u00e7 mund t\u00eb ndodh\u00eb me nj\u00eb drejtor, pun\u00ebn e t\u00eb cilit e b\u00ebn dikush tjet\u00ebr, por \u00ebsht\u00eb pezulluar funksioni.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb, pik\u00ebrisht p\u00ebr shkak t\u00eb funksionit, em\u00ebrimi apo shkarkimi i ministrit, nuk \u00ebsht\u00eb gj\u00ebkundi kurr\u00eb n\u00eb asnj\u00eb vend t\u00eb bot\u00ebs mund ta them me plot goj\u00ebn tani, sepse nuk e ka nxjerr\u00eb dot kush nj\u00eb rast, kur n\u00eb nj\u00eb vend t\u00eb bot\u00ebs, kjo kompetenc\u00eb \u00ebsht\u00eb e nj\u00eb prokurori dhe nj\u00eb gjykat\u00ebsi n\u00eb nj\u00eb seanc\u00eb paraprake, drejt\u00ebsia duhet t\u00eb jet\u00eb e pavarur.<\/p>\n<p>Sot ajo \u00ebsht\u00eb e pavarur dhe duhet t\u00eb mbetet p\u00ebrgjithmon\u00eb e pavarur, por pavar\u00ebsia e pushtetit gjyq\u00ebsor mbaron aty ku fillon pavar\u00ebsia e dy pushteteve t\u00eb tjera, legjislativit dhe ekzekutivit, t\u00eb cilat nd\u00ebr t\u00eb tjera kan\u00eb edhe t\u00eb drejt\u00ebn dhe detyr\u00ebn t\u00eb em\u00ebrojn\u00eb apo t\u00eb shkarkojn\u00eb ministra dhe kjo e drejt\u00eb dhe detyr\u00eb, nuk ndahet me gjyq\u00ebsorin, nuk i takon gjyq\u00ebsorit dhe nuk mund t\u00eb lejohet q\u00eb ta marr\u00eb gjyq\u00ebsori.<\/p>\n<p>Gjithsesi, tanim\u00eb kur as Gjykata Kushtetuese nuk mori dot vendim p\u00ebr rastin konkret, ne do t\u00eb kalojm\u00eb p\u00ebrtej rastit konkret dhe t\u00eb h\u00ebn\u00ebn n\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e deputetit, un\u00eb, s\u00eb bashku me Kryetarin e grupit Taulant Balla dhe me Kryetarin e Komisionit t\u00eb Ligjeve, Ulsi Manja, pra, me tre firmat tona do t\u00eb depozitojm\u00eb nism\u00ebn p\u00ebr t\u00eb adresuar menj\u00ebher\u00eb boshll\u00ebkun n\u00eb fjal\u00eb. Nisma do t\u2019i paraqitet fillimisht, Grupit Parlamentar n\u00eb mbledhjen e tij t\u00eb fillim jav\u00ebs, dit\u00ebn e h\u00ebn\u00eb n\u00eb m\u00ebngjes, dhe do t\u00eb jet\u00eb transparente edhe p\u00ebr opinionin publik, pasi prezantimi i nism\u00ebs do t\u00eb b\u00ebhet me pranin\u00eb e medias.<\/p>\n<p>Gjykata Kushtetuese mori vendim 4-4 p\u00ebr k\u00ebrkes\u00ebn e kryeministrit Edi Rama q\u00eb k\u00ebrkonte rr\u00ebzimin e vendimit t\u00eb SPAK p\u00ebr pezullimin e Belinda Ballukut nga posti i zv.kryeministres dhe ministres s\u00eb Infrastruktur\u00ebs dhe Energjitik\u00ebs, duke l\u00ebn\u00eb k\u00ebshtu n\u00eb fuqi pezullimin e saj. <strong>\u00a9Lapsi.al\u00a0<\/strong><\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/lapsi.al\/2026\/02\/15\/nuk-riktheu-dot-ballukun-rama-rikthen-stilolapsin-si-do-te-ndryshoje-ligjin\/\">Nuk riktheu dot Ballukun, Rama rikthen stilolapsin (Si do t\u00eb zhvler\u00ebsoj\u00eb pezullimin)<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/lapsi.al\/\">Lapsi.al<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga podcasti i tij sot, Edi Rama paralajm\u00ebroi se dit\u00ebn e nes\u00ebrme, bashk\u00eb me kreun e Grupit t\u00eb PS, Taulant Ball\u00ebn dhe drejtuesin e Komisionit t\u00eb Ligjeve, Ulsi Manj\u00ebn, do t\u00eb depozitojn\u00eb nism\u00ebn p\u00ebr ndryshimet ligjore q\u00eb lidhen me kompetencat e gjyq\u00ebsorit, pas vendimit p\u00ebr pezullimin e ministres Belinda Balluku. Rama (citimi posht\u00eb) tha se [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-70598","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/70598","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=70598"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/70598\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=70598"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=70598"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=70598"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}