{"id":70591,"date":"2026-02-15T12:49:08","date_gmt":"2026-02-15T12:49:08","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/02\/15\/presidentet-doreheqje-ne-dy-kohe-dhe-nje-vazhdimesi-mes-plumbash\/"},"modified":"2026-02-15T12:49:08","modified_gmt":"2026-02-15T12:49:08","slug":"presidentet-doreheqje-ne-dy-kohe-dhe-nje-vazhdimesi-mes-plumbash","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/02\/15\/presidentet-doreheqje-ne-dy-kohe-dhe-nje-vazhdimesi-mes-plumbash\/","title":{"rendered":"President\u00ebt, dor\u00ebheqje n\u00eb dy koh\u00eb dhe nj\u00eb vazhdim\u00ebsi mes plumbash"},"content":{"rendered":"<p>M\u00eb 30 prill t\u00eb vitit 1991, Ramiz Alia u zgjodh President i Shqip\u00ebris\u00eb, post q\u00eb n\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb e kishte mbajtur si vazhdim\u00ebsi t\u00eb rolit t\u00eb tij si udh\u00ebheq\u00ebs i partis\u00eb-shtet, PPSH-s\u00eb. N\u00eb seanc\u00ebn parlamentare t\u00eb dal\u00eb nga zgjedhjet e 31 marsit, ai u propozua nga ish-an\u00ebtari i Byros\u00eb Politike, Xhelil Gjoni, i cili n\u00eb em\u00ebr t\u00eb 30 deputet\u00ebve paraqiti kandidatur\u00ebn e Ramiz Alis\u00eb p\u00ebr president. Natyrisht, presidenti u votua me shumic\u00ebn parlamentare t\u00eb PPSH-s\u00eb, e cila kishte fituar zgjedhjet e 31 marsit t\u00eb atij viti.<\/p>\n<p>Alia e udh\u00ebhoqi vendin mes protestash dhe trazirash t\u00eb shumta p\u00ebr rreth nj\u00eb vit, deri m\u00eb 22 mars 1992, kur zgjedhjet e parakohshme soll\u00ebn mazhoranc\u00ebn e Partis\u00eb Demokratike. M\u00eb 4 prill 1992, Alia dha dor\u00ebheqjen, p\u00ebrmes k\u00ebtij teksti drejtuar Kuvendit t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb.<\/p>\n<p>Letra e dor\u00ebheqjes<\/p>\n<p>T\u00eb nderuar deputet\u00eb,<\/p>\n<p>Zgjedhjet e 22 marsit soll\u00ebn nj\u00eb ndryshim rr\u00ebnj\u00ebsor n\u00eb p\u00ebrb\u00ebrjen politike t\u00eb Kuvendit Popullor. Uroj q\u00eb ky ndryshim t\u00eb rezultoj\u00eb sa m\u00eb i favorsh\u00ebm p\u00ebr zhvillimin demokratik dhe p\u00ebrparimin e gjithansh\u00ebm t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb. E kam pranuar detyr\u00ebn e Kryetarit t\u00eb Shtetit n\u00eb em\u00ebr t\u00eb s\u00eb mir\u00ebs s\u00eb atdheut, n\u00eb em\u00ebr t\u00eb unitetit t\u00eb popullit, n\u00eb em\u00ebr t\u00eb progresit politik dhe t\u00eb konsolidimit t\u00eb demokracis\u00eb. Jan\u00eb t\u00eb nj\u00ebjtat arsye dhe obligime q\u00eb sot m\u00eb shtyjn\u00eb t\u2019i k\u00ebrkoj Kuvendit t\u00eb ri Popullor pranimin e dor\u00ebheqjes sime nga ky funksion, duke shpresuar se Parlamenti do t\u2019ia besoj\u00eb k\u00ebt\u00eb detyr\u00eb nj\u00eb personaliteti t\u00eb ri q\u00eb \u00ebsht\u00eb n\u00eb gjendje ta \u00e7oj\u00eb vendin drejt objektivave q\u00eb synohen nga shumica e popullit.<\/p>\n<p>Me respekt,<\/p>\n<p>Ramiz Alia<\/p>\n<p>Tiran\u00eb, 4.04.1992<\/p>\n<p>N\u00eb seanc\u00ebn ku u miratua dor\u00ebheqja e Ramiz Alis\u00eb, u zgjodh President i Republik\u00ebs Sali Berisha, p\u00ebr ta mbajtur k\u00ebt\u00eb post p\u00ebr pes\u00eb vite, deri n\u00eb korrik t\u00eb vitit 1997. Berisha u rizgjodh president po at\u00eb vit, n\u00eb shkurt t\u00eb vitit 1997, n\u00eb nj\u00eb situat\u00eb kaotike, kur vendi ishte p\u00ebrfshir\u00eb nga revolta e shkaktuar prej firmave piramidale. Ky fenomen solli revolt\u00ebn e qytetar\u00ebve shqiptar\u00eb q\u00eb kishin humbur parat\u00eb n\u00eb firmat rentiere dhe \u00e7oi m\u00eb pas n\u00eb r\u00ebnien e institucioneve, hapjen e depove t\u00eb arm\u00ebve dhe, p\u00ebr pasoj\u00eb, rreth 3 mij\u00eb viktima n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb territorin e vendit.<\/p>\n<p>Rizgjedhja e Berish\u00ebs si president n\u00eb k\u00ebto kushte krijoi nj\u00eb reagim mjaft t\u00eb ashp\u00ebr te protestuesit n\u00eb mbar\u00eb vendin. Ai mori 113 vota t\u00eb nj\u00eb parlamenti t\u00eb dal\u00eb nga zgjedhjet e manipuluara t\u00eb 26 majit t\u00eb nj\u00eb viti m\u00eb par\u00eb. Situata politike vijoi t\u00eb ashp\u00ebrsohej deri n\u00eb momentin kur u vendos data e zgjedhjeve t\u00eb parakohshme, m\u00eb 28 qershor 1997. K\u00ebto zgjedhje i fitoi me mazhoranc\u00eb t\u00eb cil\u00ebsuar Partia Socialiste dhe aleat\u00ebt e saj, rezultat q\u00eb solli edhe dor\u00ebheqjen e Sali Berish\u00ebs nga posti i kreut t\u00eb shtetit.<\/p>\n<p>Deklarata e dor\u00ebheqjes nga Sali Berisha:<\/p>\n<p>24 korrik 1997<\/p>\n<p>P\u00ebr 5 vite me radh\u00eb, me vot\u00ebn e lir\u00eb t\u00eb zgjedh\u00ebsve shqiptar\u00eb, kam drejtuar shtetin. N\u00eb k\u00ebto 5 vite kam mbrojtur dhe zhvilluar s\u00eb bashku me shumic\u00ebn e shqiptar\u00ebve alternativ\u00ebn e Partis\u00eb Demokratike, e cila bazohej n\u00eb vlerat, lirit\u00eb dhe t\u00eb drejtat themelore t\u00eb njeriut, dinjitetin njer\u00ebzor, fjal\u00ebn e lir\u00eb, besimin dhe l\u00ebvizjen e lir\u00eb, pron\u00ebn, tregun dhe vlerat e tij, integrimin dinjitoz t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb n\u00eb Evrop\u00eb dhe n\u00eb institucionet euroatlantike si nj\u00eb vend sovran dhe i pavarur, si dhe mbrojtjen e pal\u00ebkundur t\u00eb lirive dhe t\u00eb drejtave komb\u00ebtare t\u00eb shqiptar\u00ebve kudo n\u00eb bot\u00eb.<\/p>\n<p>Kriza financiare e fajdeve, fenomen padyshim negativ i qeverisjes, u shfryt\u00ebzua si pretekst nga antikomunist\u00ebt shqiptar\u00eb dhe mb\u00ebshtet\u00ebsit e tyre p\u00ebr t\u00eb organizuar rebelimin e armatosur komunist, rezultatet e t\u00eb cilit ishin rikthimi n\u00eb pushtet i nomenklatur\u00ebs s\u00eb fundit komuniste n\u00eb Shqip\u00ebri dhe r\u00ebnia e Partis\u00eb Demokratike n\u00eb minoranc\u00eb.<\/p>\n<p>Koh\u00ebt q\u00eb vijn\u00eb shpresoj t\u2019u japin mund\u00ebsi shqiptar\u00ebve t\u00eb rivler\u00ebsojn\u00eb edhe nj\u00eb her\u00eb me gjakftoht\u00ebsi pes\u00eb vitet e demokracis\u00eb dhe pes\u00eb muajt e rebelimit. Ndon\u00ebse jam zgjedhur nga nj\u00eb parlament i dal\u00eb nga zgjedhje shum\u00eb her\u00eb m\u00eb t\u00eb lira dhe m\u00eb t\u00eb ndershme se sa ky q\u00eb po mblidhet sot, kam qen\u00eb dhe mbetem i pal\u00ebkundur n\u00eb vendimin tim p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrfillur minoranc\u00ebn e Partis\u00eb Demokratike p\u00ebrpara bashk\u00ebqeverisjes me mazhoranc\u00ebn.<\/p>\n<p>Prandaj deklaroj dor\u00ebheqjen e parevokueshme nga posti i Kryetarit t\u00eb Shtetit, p\u00ebr t\u00eb vazhduar jet\u00ebn time politike parlamentare n\u00eb mb\u00ebshtetje t\u00eb vlerave dhe alternativ\u00ebs q\u00eb un\u00eb besoj: alternativ\u00ebs s\u00eb demokracis\u00eb s\u00eb bazuar n\u00eb vlerat e tregut, integrimin e Shqip\u00ebris\u00eb n\u00eb Evrop\u00eb dhe institucionet euroatlantike dhe zgjidhjen e drejt\u00eb t\u00eb \u00e7\u00ebshtjes son\u00eb komb\u00ebtare.<\/p>\n<p>N\u00eb seanc\u00ebn e 24 korrikut, Kuvendi pranoi dor\u00ebheqjen e Berish\u00ebs pa debate dhe pa e hedhur n\u00eb votim. Po at\u00eb dit\u00eb, Komisioni i Mandateve dhe Imunitetit miratoi mandatin e tij si deputet, me arsyetimin se, n\u00eb momentin e konstituimit t\u00eb Kuvendit Popullor dhe t\u00eb mbledhjes s\u00eb komisionit, ai kishte paraqitur dor\u00ebheqjen nga funksioni i Presidentit t\u00eb Republik\u00ebs.<\/p>\n<p>Pak dit\u00eb m\u00eb pas, Berisha u betua si deputet dhe vijoi drejtimin e Partis\u00eb Demokratike deri m\u00eb sot. P\u00ebr tet\u00eb vite n\u00eb opozit\u00eb, PD kaloi kriza t\u00eb nj\u00ebpasnj\u00ebshme, p\u00ebr t\u2019u rikthyer n\u00eb pushtet n\u00eb vitin 2005. Pas tet\u00eb vitesh qeverisje, Berisha dha dor\u00ebheqjen pas humbjes n\u00eb zgjedhjet e vitit 2013, por nuk u largua nga politika dhe as nga ndikimi n\u00eb drejtimin e partis\u00eb.<\/p>\n<p>Berisha u rikthye zyrtarisht n\u00eb krye t\u00eb Partis\u00eb Demokratike n\u00eb vitin 2022, pas krizave t\u00eb thella q\u00eb solli p\u00ebrjashtimi i tij nga grupi parlamentar si pasoj\u00eb e shpalljes \u201cnon grata\u201d nga SHBA. Prej 13 vitesh, Partia Demokratike ka p\u00ebsuar shtat\u00eb humbje n\u00eb beteja elektorale, nd\u00ebrsa lidershipi i saj nuk ka ndryshuar.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>M\u00eb 30 prill t\u00eb vitit 1991, Ramiz Alia u zgjodh President i Shqip\u00ebris\u00eb, post q\u00eb n\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb e kishte mbajtur si vazhdim\u00ebsi t\u00eb rolit t\u00eb tij si udh\u00ebheq\u00ebs i partis\u00eb-shtet, PPSH-s\u00eb. N\u00eb seanc\u00ebn parlamentare t\u00eb dal\u00eb nga zgjedhjet e 31 marsit, ai u propozua nga ish-an\u00ebtari i Byros\u00eb Politike, Xhelil Gjoni, i cili n\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-70591","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/70591","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=70591"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/70591\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=70591"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=70591"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=70591"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}