{"id":70523,"date":"2026-02-14T20:48:24","date_gmt":"2026-02-14T20:48:24","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/02\/14\/bojkot-lara-lara-te-ftojne-ne-uashington-te-lene-pas-dere-ne-mynih\/"},"modified":"2026-02-14T20:48:24","modified_gmt":"2026-02-14T20:48:24","slug":"bojkot-lara-lara-te-ftojne-ne-uashington-te-lene-pas-dere-ne-mynih","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/02\/14\/bojkot-lara-lara-te-ftojne-ne-uashington-te-lene-pas-dere-ne-mynih\/","title":{"rendered":"Bojkot lara-lara, t\u00eb ftojn\u00eb n\u00eb Uashington, t\u00eb len\u00eb pas dere n\u00eb Mynih!"},"content":{"rendered":"<p>Nga Skender Minxhozi <\/p>\n<p>Po t\u00eb d\u00ebgjosh Sali Berish\u00ebn sot Shqip\u00ebria ka vet\u00ebm nj\u00eb person q\u00eb \u00ebsht\u00eb i pad\u00ebsh\u00ebruari i madh i Per\u00ebndimit dhe ky nuk \u00ebsht\u00eb ai vet\u00eb, por Edi Rama. Ai \u00ebsht\u00eb i izoluari sipas Doktorit, ai \u00ebsht\u00eb i anatemuari i Londr\u00ebs, Parisit e Berlinit, ai po tregohet me gisht nga kancelarit\u00eb si e keqja e vendit. Pa\u00e7ka se kryeministri sapo \u00ebsht\u00eb kthyer nga nj\u00eb takim me Presidentin e K\u00ebshillit Evropian n\u00eb Bruksel. Pa\u00e7ka se po b\u00ebn gati valixhet p\u00ebr n\u00eb SHBA n\u00eb ceremonin\u00eb e Bordit t\u00eb Paqes n\u00eb Sht\u00ebpin\u00eb e Bardh\u00eb. Ku natyrsh\u00ebm koncepti i \u201cizolimit nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u201d relativizohet dhe humbet pesh\u00eb.<\/p>\n<p>Personi q\u00eb paraqitet rregullisht tek dezhurni i SPAK p\u00ebr t\u00eb v\u00ebrtetuar prezenc\u00ebn, politikani q\u00eb \u00ebsht\u00eb n\u00ebn proces penal p\u00ebr korrupsion nga drejt\u00ebsia e re, njeriu q\u00eb nuk mund t\u00eb shkel\u00eb n\u00eb tok\u00ebn amerikane dhe britanike prej pes\u00eb vjet\u00ebsh tregon prej muajsh me gisht kund\u00ebrshtarin e tij si njeriun e izoluar nga bota dhe q\u00eb ndodhet n\u00eb prag t\u00eb largimit. Th\u00ebn\u00eb ndryshe, i cili ndodhet n\u00eb kilometrin e fundit si\u00e7 p\u00eblqen t\u00eb shprehet Berisha, por nj\u00eb kilomet\u00ebr q\u00eb duket i gjat\u00eb 13 vite, q\u00ebkurse PD ka zbritur n\u00eb nj\u00eb opozit\u00eb t\u00eb cil\u00ebs nuk i duket fundi.<\/p>\n<p>Mungesa e Edi Ram\u00ebs n\u00eb dy forume me pesh\u00eb n\u00eb ekonomi e biznes si dhe n\u00eb fush\u00ebn e siguris\u00eb, si\u00e7 jan\u00eb Davosi dhe Mynihu, ofrohet sot si prova materiale e izolimit nd\u00ebrkomb\u00ebtar t\u00eb tij. Nj\u00eb aktakuz\u00eb selektive dhe si e till\u00eb edhe iluzive dhe e pav\u00ebrtet\u00eb. N\u00ebse Edi Rama nuk u ftua n\u00eb Davos pasi Trump tha se ka nja dy-tre persona q\u00eb nuk i p\u00eblqejn\u00eb n\u00eb tryez\u00ebn e Bordit t\u00eb Paqes, pse \u00ebsht\u00eb ftuar pas nj\u00eb jave n\u00eb Sht\u00ebpin\u00eb e Bardh\u00eb pik\u00ebrisht n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjtin aktivitet?! Mos u b\u00eb i p\u00eblqyesh\u00ebm papritur tani?<\/p>\n<p>S\u00eb dyti, n\u00ebse Mynihu \u00ebsht\u00eb prova se evropian\u00ebt e kan\u00eb izoluar politikisht kryeministrin shqiptar, p\u00ebrse u pranua ai n\u00eb Bruksel pak dit\u00eb m\u00eb par\u00eb Presidenti i K\u00ebshillit Evropian? Q\u00eb \u00ebsht\u00eb struktura m\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme vendimmarr\u00ebse e BE? Si funksionoka k\u00ebshtu ky izolim \u201c\u00e0 la carte\u201d, si nj\u00eb menu restoranti ku zgjedh nj\u00eb gatim e jo nj\u00eb tjet\u00ebr?! A mund t\u00eb jet\u00eb i izoluar nj\u00eb lider politik q\u00eb b\u00ebhet gati t\u00eb shkoj\u00eb n\u00eb Uashington, por q\u00eb nuk qenka ftuar n\u00eb Mynih?<\/p>\n<p>E v\u00ebrteta \u00ebsht\u00eb se klima e instaluar pas hetimeve t\u00eb SPAK ka krijuar realisht nj\u00eb problem politik delikat p\u00ebr qeverisjen e majt\u00eb. E v\u00ebrtet\u00eb \u00ebsht\u00eb edhe se k\u00ebto rrethana kan\u00eb krijuar nj\u00eb spostim nga lufta politike klasike, ku opozita e sheh veten t\u00eb spostuar nga epiqendra e teatrit politik dhe n\u00ebp\u00ebr sheshe pa popull me vete, kurse drejt\u00ebsia b\u00ebhet de facto oponentja kryesore dhe m\u00eb serioze e qeveris\u00eb.<\/p>\n<p>Ky rreshtim i pazakont\u00eb n\u00eb fush\u00ebn e loj\u00ebs e ka futur n\u00eb nj\u00eb kriz\u00eb t\u00eb dukshme Ram\u00ebn n\u00eb raport me qeverisjen e tij hij\u00ebr\u00ebnd\u00eb dhe t\u00eb qet\u00eb me 83 mandate parlamentare.<\/p>\n<p>Por nga prishja e qet\u00ebsis\u00eb s\u00eb qeverisjes e deri tek \u201cp\u00ebrmbysja n\u00eb 20 shkurt\u201d \u00ebsht\u00eb n\u00eb mes nj\u00eb hendek i madh. Nj\u00eb maxhoranc\u00eb e plagosur nuk \u00ebsht\u00eb domosdoshm\u00ebrisht nj\u00eb maxhoranc\u00eb n\u00eb prag t\u00eb p\u00ebrmbysjes. Sidomos kur ka p\u00ebrball\u00eb nj\u00eb opozit\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb konsumuar po aq sa qeveria, jo duke qeverisur po duke ndenjur n\u00eb pakic\u00eb.<\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb nd\u00ebrtuar k\u00ebto muaj pas zgjedhjeve t\u00eb 11 majit nj\u00eb narrativ\u00eb politiko-mediatike q\u00eb synon t\u00eb vendos\u00eb shenj\u00ebn e barazimit mes halleve t\u00eb pozit\u00ebs dhe opozit\u00ebs. Teksa PD-PL dhe PR, pra t\u00eb tre formacionet kryesore t\u00eb opozit\u00ebs, i kan\u00eb drejtuesit e tyre n\u00eb procese penale n\u00eb SPAK-GJKKO, sipas fabul\u00ebs q\u00eb nd\u00ebrtohet kryesisht n\u00eb disa nga studiot televizive t\u00eb debatit politik, hallexhiu i v\u00ebrtet\u00eb, ai q\u00eb ka b\u00ebr\u00eb valixhet gati p\u00ebr t\u00eb ikur, \u00ebsht\u00eb kryeministri dhe partia e tij n\u00eb pushtet. Jo ata q\u00eb jan\u00eb n\u00ebp\u00ebr gjyqe, por ata q\u00eb jan\u00eb n\u00eb qeveri. Nj\u00eb vizion kok\u00ebposht\u00eb ky i asaj q\u00eb jan\u00eb faktet reale. Berisha e Meta e kan\u00eb g\u00eblltitur tashm\u00eb si t\u00eb mir\u00ebqen\u00eb faktin se ndodhen n\u00ebn akuza penale ose jan\u00eb t\u00eb skeduar nga per\u00ebndimor\u00ebt, por nga ana tjet\u00ebr akuzojn\u00eb gjith\u00eb dit\u00ebn t\u00eb tret\u00ebt p\u00ebr faje e akuza q\u00eb i kan\u00eb vet\u00eb aktualisht mbi shpin\u00eb.<\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb pak a shum\u00eb si fabula tjet\u00ebr krejt\u00ebsisht alogjike, ajo kur opozita ankohet p\u00ebr gazin lotsjell\u00ebs dhe ujin e zjarrfik\u00ebsave n\u00eb protestat e saj plot shishe molotov, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb kur ka qen\u00eb n\u00eb pushtet i ka vrar\u00eb protestuesit n\u00eb vend q\u00eb t\u2019i lagte me uj\u00eb.<\/p>\n<p>Qeveria ndodhet n\u00eb dit\u00ebt e saj m\u00eb gri, por p\u00ebrgjegj\u00ebsit\u00eb dhe korrupsioni i saj nuk i b\u00ebjn\u00eb m\u00eb t\u00eb pranuesh\u00ebm opozitar\u00ebt q\u00eb po enden gjyqeve apo q\u00eb nuk shkelin dot n\u00eb vendet kryesore t\u00eb Per\u00ebndimit. Pse e b\u00ebn m\u00eb t\u00eb pranuesh\u00ebm Sali Berish\u00ebn, fjala vjen, fakti q\u00eb Rama izolohet n\u00eb Per\u00ebndim, kur ai vet\u00eb \u00ebsht\u00eb rasti klasik i izolimit nd\u00ebrkomb\u00ebtar t\u00eb nj\u00eb politikani t\u00eb nj\u00eb vendi t\u00eb vog\u00ebl n\u00eb nj\u00eb cep t\u00eb kontinentit?!<\/p>\n<p>Kur opozita premton se do ndreq\u00eb korrupsionin, keqqeverisjen dhe izolimin nd\u00ebrkomb\u00ebtar t\u00eb socialist\u00ebve, duhet t\u00eb marr\u00eb fillimisht nj\u00eb pasqyr\u00eb e t\u00eb analizoj\u00eb sesi q\u00ebndron ajo vet\u00eb n\u00eb raport me k\u00ebto sfida. Nj\u00eb qeverisje e dikurshme q\u00eb ka vrar\u00eb dhe vjedhur nuk \u00ebsht\u00eb kandidatja m\u00eb e mir\u00eb p\u00ebr t\u00eb z\u00ebvend\u00ebsuar nj\u00eb qeverisje q\u00eb po akuzohet se po vjedh. \u00cbsht\u00eb \u00e7eshtje nenesh t\u00eb kodit penal. Diferenca nuk do shum\u00eb mundim t\u00eb perceptohet, pa\u00e7ka sesi po paketohet k\u00ebto koh\u00eb i gjith\u00eb ky mall n\u00eb prag t\u00eb skadenc\u00ebs q\u00eb quhet elit\u00eb politike e tranzicionit!<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Skender Minxhozi Po t\u00eb d\u00ebgjosh Sali Berish\u00ebn sot Shqip\u00ebria ka vet\u00ebm nj\u00eb person q\u00eb \u00ebsht\u00eb i pad\u00ebsh\u00ebruari i madh i Per\u00ebndimit dhe ky nuk \u00ebsht\u00eb ai vet\u00eb, por Edi Rama. Ai \u00ebsht\u00eb i izoluari sipas Doktorit, ai \u00ebsht\u00eb i anatemuari i Londr\u00ebs, Parisit e Berlinit, ai po tregohet me gisht nga kancelarit\u00eb si e [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-70523","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/70523","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=70523"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/70523\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=70523"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=70523"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=70523"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}