{"id":70508,"date":"2026-02-14T18:06:06","date_gmt":"2026-02-14T18:06:06","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/02\/14\/lamallari-debat-me-gjyqtarin-e-gjkko-bindjet-politike-mos-i-shfaqni-publikisht\/"},"modified":"2026-02-14T18:06:06","modified_gmt":"2026-02-14T18:06:06","slug":"lamallari-debat-me-gjyqtarin-e-gjkko-bindjet-politike-mos-i-shfaqni-publikisht","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/02\/14\/lamallari-debat-me-gjyqtarin-e-gjkko-bindjet-politike-mos-i-shfaqni-publikisht\/","title":{"rendered":"Lamallari debat me gjyqtarin e GJKKO: Bindjet politike mos i shfaqni publikisht"},"content":{"rendered":"<p>Ministri i Drejt\u00ebsis\u00eb, Besfort Lamallari, ka b\u00ebr\u00eb nj\u00eb reagim publik n\u00eb rrjetet sociale pas nj\u00eb shkrimi t\u00eb publikuar prej gjyqtarit t\u00eb Gjykat\u00ebs s\u00eb Posa\u00e7me t\u00eb Apelit p\u00ebr Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, Florjan Kalaja. Ky i fundit ka th\u00ebn\u00eb mes t\u00eb tjerash n\u00eb nj\u00eb <a href=\"https:\/\/www.balkanweb.com\/gjenerale-apo-ushtare\/#gsc.tab=0\">artikull<\/a>, se procesi p\u00ebr Kodin e ri Penal \u00ebsht\u00eb fasad\u00eb.<\/p>\n<p>Ministri i Drejt\u00ebsis\u00eb hedh posht\u00eb akuzat e magjistratit teksa thekson se \u201cprocesi i ndryshimeve n\u00eb Kodin e ri Penal ka qen\u00eb i hapur, gjith\u00ebp\u00ebrfshir\u00ebs dhe i dokumentuar, me pjes\u00ebmarrjen e ekspert\u00ebve, profesionist\u00ebve t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb dhe partner\u00ebve nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb\u201d.<\/p>\n<p>Lamallari ndon\u00ebse nuk e p\u00ebrmend me em\u00ebr nominalisht gjyqtarin e GJKKO, Florjan Kalaja, i cili \u00ebsht\u00eb nd\u00ebrkoh\u00eb edhe v\u00ebllai i kandidatit p\u00ebr deputet t\u00eb Partis\u00eb Demokratike, Aulon Kalaja, i kujton atij se me reagimin q\u00eb ka b\u00ebr\u00eb ka c\u00ebnuar Kodin e Etik\u00ebs Gjyq\u00ebsore t\u00eb miratuar nga KLGJ.<\/p>\n<p>\u201cN\u00eb Shqip\u00ebri ka plot raste kur gjyqtar\u00eb dhe prokuror\u00eb jan\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb m\u00eb pas aktivisht n\u00eb politik\u00eb, ku shembujt konkret\u00eb i gjen n\u00eb Parlament. Po ashtu, p\u00ebr fat t\u00eb keq, kemi par\u00eb dhe deklarata publike me tone qart\u00ebsisht politike dhe etiketime aspak etike t\u00eb shoqatave t\u00eb gjyqtar\u00ebve!\u201d, shkruan ministri Lamallari.<\/p>\n<p><strong>M\u00eb posht\u00eb reagimi i tij i plot\u00eb.<\/strong><\/p>\n<p><em>Respektoj plot\u00ebsisht t\u00eb drejt\u00ebn e \u00e7do magjistrati, prokuror dhe gjyqtar, i juridiksionit t\u00eb p\u00ebrgjithsh\u00ebm apo qoft\u00eb dhe atij t\u00eb posa\u00e7\u00ebm, p\u00ebr mendim profesional mbi proceset ligjb\u00ebr\u00ebse. Megjithat\u00eb, kur nj\u00eb q\u00ebndrim i till\u00eb paraqitet n\u00eb media duke i cil\u00ebsuar si \u201cfasad\u00eb\u201d tryezat konsultative t\u00eb organizuara nga Ministria e Drejt\u00ebsis\u00eb, lind detyrimi p\u00ebr sqarim dhe transparenc\u00eb ndaj publikut. <\/em><\/p>\n<p><em>Procesi i ndryshimeve n\u00eb Kodin e ri Penal ka qen\u00eb i hapur, gjith\u00ebp\u00ebrfshir\u00ebs dhe i dokumentuar, me pjes\u00ebmarrjen e ekspert\u00ebve, profesionist\u00ebve t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb dhe partner\u00ebve nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb. Konkretisht, gjat\u00eb periudh\u00ebs shtator\u2013dhjetor 2025 jan\u00eb zhvilluar gjithsej 25 takime konsultative. N\u00eb k\u00ebto tryeza kan\u00eb marr\u00eb pjes\u00eb gjithsej 488 p\u00ebrfaq\u00ebsues nga institucionet e drejt\u00ebsis\u00eb, administrata publike, organizatat nd\u00ebrkomb\u00ebtare dhe shoq\u00ebria civile. Pjes\u00ebmarrja e tyre \u00ebsht\u00eb dokumentuar me procesverbal, ashtu si dhe mendimet e shprehura krahas atyre t\u00eb p\u00ebrcjella me shkrim, zyrtarisht nga insitucionet e ndryshme, p\u00ebrfshi ato t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb. M\u00eb shum\u00eb se gjysma e dispozitave t\u00eb publikuara m\u00eb her\u00ebt n\u00eb muajin korrik 2025, ka ndryshuar tashm\u00eb dhe puna vijon duke reflektuar n\u00eb mas\u00eb t\u00eb gjer\u00eb komentet dhe sugjerimet me vend t\u00eb ardhura nga institucionet dhe profesionist\u00ebt e angazhuar n\u00eb frym\u00ebn e bashk\u00ebpunimit korrekt, pa paragjykim dhe t\u00eb pandikuar nga prania ose jo e v\u00ebmendjes mediatike.<\/em><br \/>\n<em>Debati profesional \u00ebsht\u00eb i mir\u00ebpritur, por ai duhet t\u00eb mb\u00ebshtetet mbi fakte dhe duke shmangur etiketimet apo ndikimin institucional, aq m\u00eb tep\u00ebr t\u00eb nj\u00eb pushteti tjet\u00ebr, t\u00eb cilat nuk i sh\u00ebrbejn\u00eb paanshm\u00ebris\u00eb apo perceptimit i t\u00eb qenit i paansh\u00ebm.<\/em><br \/>\n<em>N\u00eb Shqip\u00ebri, kufizimet p\u00ebr opinione publike t\u00eb magjistrat\u00ebve (gjyqtar\u00eb dhe prokuror\u00eb) burojn\u00eb nga disa shtylla kryesore t\u00eb kuadrit ligjor dhe etik. Thelbi \u00ebsht\u00eb ruajtja e pavar\u00ebsis\u00eb, paanshm\u00ebris\u00eb dhe besimit publik n\u00eb drejt\u00ebsi.<\/em><br \/>\n<em>R\u00ebnd\u00ebsia e vet\u00ebp\u00ebrmbajtjes s\u00eb gjyqtarit, n\u00eb jet\u00ebn publike dhe private sanksionohet dhe n\u00eb Kodin e Etik\u00ebs Gjyq\u00ebsore, t\u00eb miratuar me Vendim nr 171, dat\u00eb 22.04.2021 t\u00eb K\u00ebshillit t\u00eb Lart\u00eb Gjyq\u00ebsor, i cili nd\u00ebr t\u00eb tjera k\u00ebrkon q\u00eb gjyqtari:<\/em><br \/>\n<em>\u2013 kujdeset gjithmon\u00eb q\u00eb sjellja e tij, zyrtare apo private, t\u00eb mos c\u00ebnojn\u00eb pavar\u00ebsin\u00eb individuale apo institucionale t\u00eb gjyq\u00ebsorit dhe as dukjen e pavar\u00ebsis\u00eb n\u00eb syt\u00eb e publikut. Gjyqtari duhet t\u00eb shmang\u00eb sjelljet q\u00eb mund t\u00eb krijojn\u00eb p\u00ebrshtypjen te publiku se \u00ebsht\u00eb i angazhuar politikisht\u2026\u201d dhe;<\/em><br \/>\n<em>\u2013 duhet t\u00eb tregoj\u00eb vet\u00ebp\u00ebrmbajtje n\u00eb mb\u00ebshtetjen publikisht apo shprehjen e kritikave t\u00eb \u00e7far\u00ebdolloji e natyre ndaj pushteteve t\u00eb tjera\u201d dhe;<\/em><br \/>\n<em>\u2013 duhet t\u00eb shmanget nga b\u00ebrja e komenteve mbi \u00e7\u00ebshtje t\u00eb diskutueshme politike apo deklarata publike, t\u00eb cilat mund t\u00eb krijojn\u00eb p\u00ebrshtypjen se gjyqtari \u00ebsht\u00eb i nj\u00ebansh\u00ebm\u2026\u2019 si dhe;<\/em><br \/>\n<em>\u2013 duhet t\u00eb shfaq\u00eb vet\u00ebp\u00ebrmbajtje n\u00eb p\u00ebrdorimin e medias dhe rrjeteve sociale\u201d<\/em><br \/>\n<em>T\u00eb nj\u00ebjtat parime t\u00eb etik\u00ebs udh\u00ebzohen dhe nga Komiteti K\u00ebshillimor i Gjyqtar\u00ebve Evropian\u00eb (Opinion Nr. 25 (2022) i K\u00ebshillit t\u00eb Europ\u00ebs \u2018Liria e Shprehjes e Gjyqtar\u00ebve dhe detyrimi i gjyqtar\u00ebve p\u00ebr pavar\u00ebsi\u2019):<\/em><br \/>\n<em>\u2022 Magjistrati duhet t\u00eb tregoj\u00eb vet\u00ebp\u00ebrmbajtje n\u00eb shprehje publike, sidomos ndaj pushteteve t\u00eb tjera.<\/em><br \/>\n<em>\u2022 Duhet t\u00eb shmang\u00eb shfaqjen e bindjeve politike n\u00eb publik.<\/em><br \/>\n<em>Standardi i Gjykat\u00ebs s\u00eb Strasburgut dikton gjithashtu detyrimin p\u00ebr paanshm\u00ebri reale dhe t\u00eb perceptuar, sipas aksiom\u00ebs klasike:<\/em><br \/>\n<em>\u201cDrejt\u00ebsia jo vet\u00ebm duhet t\u00eb b\u00ebhet; ajo duhet edhe t\u00eb duket (e till\u00eb).\u201d<\/em><\/p>\n<p><em>N\u00eb Shqip\u00ebri ka plot raste kur gjyqtar\u00eb dhe prokuror\u00eb jan\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb m\u00eb pas aktivisht n\u00eb politik\u00eb, ku shembujt konkret\u00eb i gjen n\u00eb Parlament. Po ashtu, p\u00ebr fat t\u00eb keq, kemi par\u00eb dhe deklarata publike me tone qart\u00ebsisht politike dhe etiketime aspak etike t\u00eb shoqatave t\u00eb gjyqtar\u00ebve!<\/em><\/p>\n<p><em>P\u00ebrtej debateve t\u00eb natyr\u00ebs etike m\u00eb tep\u00ebr se sa ligjore, besoj fort se barra e ushtrimit dhe perceptimit si i paansh\u00ebm dhe i pandikuesh\u00ebm t\u00eb magjistratit \u00ebsht\u00eb ve\u00e7an\u00ebrisht m\u00eb e lart\u00eb, po aq sa p\u00ebrgjegj\u00ebsia e besuar p\u00ebr hetimin apo gjykimin prej tij t\u00eb funksionar\u00ebve t\u00eb lart\u00eb dhe subjekteve politik\u00eb! <\/em><em>Reforma n\u00eb drejt\u00ebsi dhe p\u00ebrmir\u00ebsimi i legjislacionit penal jan\u00eb procese sfiduese dhe q\u00eb zhvillohen e p\u00ebrmir\u00ebsohen n\u00eb vijim\u00ebsi, mb\u00ebshtetur n\u00eb kontributin dhe p\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb e t\u00eb gjith\u00eb profesionist\u00ebve dhe mbi t\u00eb gjitha n\u00eb besimin publik \u2014 jo etiketime.<\/em><\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/lapsi.al\/2026\/02\/14\/lamallari-debat-me-gjyqtarin-e-gjkko-bindjet-politike-mos-i-shfaqni-publikisht\/\">Lamallari debat me gjyqtarin e GJKKO: Bindjet politike mos i shfaqni publikisht<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/lapsi.al\/\">Lapsi.al<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Ministri i Drejt\u00ebsis\u00eb, Besfort Lamallari, ka b\u00ebr\u00eb nj\u00eb reagim publik n\u00eb rrjetet sociale pas nj\u00eb shkrimi t\u00eb publikuar prej gjyqtarit t\u00eb Gjykat\u00ebs s\u00eb Posa\u00e7me t\u00eb Apelit p\u00ebr Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, Florjan Kalaja. Ky i fundit ka th\u00ebn\u00eb mes t\u00eb tjerash n\u00eb nj\u00eb artikull, se procesi p\u00ebr Kodin e ri Penal \u00ebsht\u00eb fasad\u00eb. Ministri [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-70508","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/70508","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=70508"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/70508\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=70508"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=70508"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=70508"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}