{"id":70451,"date":"2026-02-14T12:03:21","date_gmt":"2026-02-14T12:03:21","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/02\/14\/plumbi-i-arte-birn-si-u-rrezua-kerkesa-e-spak-per-konfiskimin-e-disa-pasurive\/"},"modified":"2026-02-14T12:03:21","modified_gmt":"2026-02-14T12:03:21","slug":"plumbi-i-arte-birn-si-u-rrezua-kerkesa-e-spak-per-konfiskimin-e-disa-pasurive","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/02\/14\/plumbi-i-arte-birn-si-u-rrezua-kerkesa-e-spak-per-konfiskimin-e-disa-pasurive\/","title":{"rendered":"Plumbi i art\u00eb\/ BIRN: Si u rr\u00ebzua k\u00ebrkesa e SPAK p\u00ebr konfiskimin e disa pasurive"},"content":{"rendered":"<p>N\u00eb vitin 2022, Prokuroria e Posa\u00e7me regjistroi nj\u00eb procedim kund\u00ebr 32 personave q\u00eb dyshohej se ishin implikuar n\u00eb sigurimin e kushteve p\u00ebr t\u00eb kryer vrasjen e Indrit Dokles, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb ky i fundit ndodhej i shpallur n\u00eb k\u00ebrkim p\u00ebr t\u00eb nj\u00ebjtat akuza.<\/p>\n<p>Mes an\u00ebtar\u00ebve t\u00eb grupit ishte edhe Elvin Merlika, i cili u arrestua n\u00eb dhjetor t\u00eb vitit t\u00eb kaluar i akuzuar n\u00eb dosjen e njohur si \u201cPlumbi i art\u00eb\u201d.<\/p>\n<p>Sipas SPAK, Merlika ka bashk\u00ebpunuar me Ervis Martinajn dhe Alket Xhixh\u00ebn p\u00ebr vrasjen e mbetur n\u00eb tentativ\u00eb t\u00eb Dokles, duke vepruar si grup i strukturuar kriminal. Plani p\u00ebr vrasjen e Dokles u zbulua fillimisht nga i penduari Nuredin Dumani, i cili pranoi se kishte marr\u00eb porosi nga Martinaj p\u00ebr vrasjen e Dokles n\u00eb k\u00ebmbim t\u00eb 500 mij\u00eb eurove. Dumani implikoi n\u00eb k\u00ebt\u00eb ngjarje Merlik\u00ebn dhe Xhixh\u00ebn, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb k\u00ebta t\u00eb fundit i mohojn\u00eb akuzat.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, procedimi i m\u00ebsip\u00ebrm e futi Merlik\u00ebn n\u00eb rrethin e subjekteve t\u00eb ligjit \u201cAntimafia\u201d dhe n\u00eb janar t\u00eb vitit 2023, hetimi u zgjerua edhe n\u00eb drejtim t\u00eb pasuris\u00eb.<\/p>\n<p>Prokuror\u00ebt e SPAK, Doloreza Musabelliu dhe Behar Dibra k\u00ebrkuan asokohe n\u00eb gjykat\u00eb sekuestrimin e pasurive t\u00eb Merlik\u00ebs dhe personave t\u00eb lidhur me t\u00eb, konkretisht tre kompani biznesi, tre ngastra toke t\u00eb llojit ar\u00eb me sip\u00ebrfaqe 3250 m2 secila; truall me sip\u00ebrfaqe 6026 m2; pyll me sip\u00ebrfaqe 6026 m2; tet\u00eb apartamente; dy garazhe; nj\u00eb bodrum; si dhe n\u00ebnt\u00eb autovetura.<\/p>\n<p>K\u00ebrkesa p\u00ebr sekuestrim \u00ebsht\u00eb kryer bazuar n\u00eb rezultatet e hetimit paraprak, prej nga \u00ebsht\u00eb konkluduar se ka dyshime se k\u00ebto pasuri nuk justifikohen me burime t\u00eb ligjshme. Po ashtu, \u00ebsht\u00eb vler\u00ebsuar se ka arsye t\u00eb bazuara p\u00ebr t\u00eb besuar se ekziston rreziku real p\u00ebr humbjen, marrjen apo p\u00ebr transferimin e tyre tek persona t\u00eb tjer\u00eb, me q\u00ebllim p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb t\u00eb pamundur konfiskimin e tyre.<\/p>\n<p>N\u00eb janar 2023, Gjykata e Posa\u00e7me pranoi pjes\u00ebrisht k\u00ebrkes\u00ebn e SPAK, duke sekuestruar pasurit\u00eb e Merlik\u00ebs me p\u00ebrjashtimin e nj\u00eb apartamenti. Vendimi u la m\u00eb pas n\u00eb fuqi nga Apeli dhe Gjykata e Lart\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb funksion t\u00eb hetimit pasuror, SPAK urdh\u00ebroi kryerjen e nj\u00eb akti ekspertimi p\u00ebr t\u00eb verifikuar mund\u00ebsin\u00eb financiare t\u00eb Merlik\u00ebs dhe personave t\u00eb lidhur p\u00ebr t\u00eb krijuar pasurit\u00eb gjat\u00eb periudh\u00ebs 2009-2022. Ekspert\u00ebt nuk kan\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb analiz\u00ebn financiare shumat e parave p\u00ebr t\u00eb cilat nuk ka pasur dokumente justifikuese p\u00ebr burimin e tyre.<\/p>\n<p>N\u00eb p\u00ebrgjigje t\u00eb pyetjeve t\u00eb Prokuroris\u00eb, ekspert\u00ebt kan\u00eb arritur n\u00eb p\u00ebrfundimin se Merlika dhe personat e lidhur me t\u00eb nuk i justifikojn\u00eb pasurit\u00eb e listuara me burime t\u00eb ligjshme, pasi rezultojn\u00eb me bilanc negative prej 32.3 milion\u00eb lek\u00ebsh.<\/p>\n<p>Por konkluzioni i ekspert\u00ebve t\u00eb SPAK u kund\u00ebrshtua nga personat e prekur si dhe u hodh m\u00eb pas posht\u00eb nga nj\u00eb vendim i Gjykat\u00ebs s\u00eb Posa\u00e7me.<\/p>\n<p>Merlika dhe familjar\u00ebt e tij kan\u00eb parashtruar kund\u00ebrshtimet e tyre gjat\u00eb gjykimit t\u00eb k\u00ebrkes\u00ebs p\u00ebr konfiskimin e pasurive, duke pretenduar se jan\u00eb krijuar me burime t\u00eb ligjshme. Ata kund\u00ebrshtuan gjithashtu faktin se k\u00ebrkesa p\u00ebr konfiskim \u00ebsht\u00eb kryer nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb ndaj Merlik\u00ebs po vijon ende procesi penal, pa pasur ende nj\u00eb vendim p\u00ebrfundimtar p\u00ebr faj\u00ebsin\u00eb ose pafaj\u00ebsin\u00eb.<\/p>\n<p>Ata pretenduan gjithashtu se ekspertimi i kryer ishte i nj\u00ebansh\u00ebm dhe me pasakt\u00ebsi t\u00eb shumta, duke mos pasqyruar t\u00eb ardhurat reale t\u00eb familjes si dhe neglizhuar dokumentet e paraqitura ng apala mbrojt\u00ebse.<\/p>\n<p>Gjyqtari Erjon Bani, i cili shqyrtoi k\u00ebrkes\u00ebn e SPAK p\u00ebr konfiskimin e pasurive t\u00eb Elvin Merlik\u00ebs dhe familjar\u00ebve t\u00eb tij, arsyetoi n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb zgjeruar dhe t\u00eb detajuar legjislacionin shqiptar, p\u00ebrfshi p\u00ebrcaktimet kushtetuese, praktik\u00ebn e Gjykat\u00ebs Evropiane p\u00ebr t\u00eb Drejtat e Njeriut, si dhe provat e pretendimet e ngritura nga pal\u00ebt n\u00eb proces.  N\u00eb p\u00ebrfundim, ai rendit nj\u00eb s\u00ebr\u00eb arsyesh p\u00ebrse e ka gjetur t\u00eb pabazuar n\u00eb prova dhe n\u00eb ligj k\u00ebrkes\u00ebn e SPAK p\u00ebr konfiskimin e k\u00ebtyre pasurive.<\/p>\n<p>Edhe pse Gjykata vler\u00ebson se Merlika \u00ebsht\u00eb subjekt i ligjit \u201cAntimafia\u201d, ai konstaton se n\u00eb rastin konkret nuk ekzistojn\u00eb indice t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme p\u00ebr p\u00ebrfshirjen n\u00eb veprimtari kriminale n\u00eb koh\u00ebn e v\u00ebnies s\u00eb pasurive prej tij dhe personave t\u00eb lidhur, q\u00eb ishin pjes\u00eb e k\u00ebtij gjykimi. Gjykata vler\u00ebson n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi se pasurit\u00eb jan\u00eb krijuar p\u00ebrpara se t\u00eb ekzistonin indicie t\u00eb bazuara n\u00eb prova se shtetasi Elvin Merlika ishte p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb veprimtari kriminale.<\/p>\n<p>N\u00eb vendim theksohet gjithashtu se gjat\u00eb hetimit pasuror duhet provuar fakti n\u00ebse kryerja e aktivitetit kriminal ka prodhuar t\u00eb ardhura t\u00eb paligjshme n\u00eb form\u00eb fitimi.<\/p>\n<p>Ai analizon rolin e Elvin Merlik\u00ebs n\u00eb krimin p\u00ebr t\u00eb cilin akuzohet, duke sjell\u00eb n\u00eb v\u00ebmendje se Nuredin Dumani ka deklaruar nd\u00ebr t\u00eb tjera se ka p\u00ebrfituar nj\u00eb shum\u00eb prej 100 mij\u00eb eurosh, por nuk ka t\u00eb dh\u00ebna t\u00eb mjaftueshme q\u00eb t\u00eb tregojn\u00eb se Merlika ka p\u00ebrfituar ndonj\u00eb shum\u00eb t\u00eb hollash.<\/p>\n<p>\u201cNdodhur n\u00eb k\u00ebto kushte, Gjykata \u00e7mon se n\u00ebse n\u00eb kuadrin e hetimit pasuror pasurit\u00eb do t\u00eb konsideroheshin t\u00eb v\u00ebna \u2026 pas muajit Janar 2021 nga shtetasi Elvis Merlika, p\u00ebrs\u00ebri n\u00eb rastin konkret pasurit\u00eb n\u00eb pron\u00ebsi t\u00eb tij nuk mund t\u2019i n\u00ebnshtrohen konfiskimit, pasi nuk ka indicie t\u00eb bazuara n\u00eb prova se ka gjeneruar t\u00eb ardhura t\u00eb paligjshme nga fakti penal,\u201d thuhet n\u00eb vendim, ku theksohet gjithashtu se konfiskimit i n\u00ebnshtrohen vet\u00ebm ato pasuri q\u00eb i korrespondojn\u00eb vler\u00ebs s\u00eb produktit t\u00eb vepr\u00ebs penale.<\/p>\n<p>\u201cProkuroria n\u00eb \u00e7do rast ka p\u00ebr detyr\u00eb q\u00eb t\u00eb identifikoj\u00eb pasurit\u00eb t\u00eb cilat pretendohen se jan\u00eb produkt i veprimtaris\u00eb kriminale t\u00eb parashikuar nga neni 3 i ligjit, me q\u00ebllim q\u00eb interesi publik, i cili determinon n\u00eb vendosjen e kufizimit t\u00eb pron\u00ebs t\u00eb jet\u00eb n\u00eb proporcion me mas\u00ebn q\u00eb merret duke u vendosur vet\u00ebm mbi ato pasuri t\u00eb cilat e kan\u00eb burimin nga aktiviteti kriminal, element ligjor dhe procedural ky i domosdosh\u00ebm, p\u00ebr identifikimin korrekt t\u00eb pasuris\u00eb objekt konfiskimi parandalues,\u201d thuhet n\u00eb vendim.<\/p>\n<p>Gjykata v\u00ebren se n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast, SPAK nuk paraqiti prova p\u00ebr t\u00eb provuar se pasurit\u00eb p\u00ebr t\u00eb cilat k\u00ebrkon konfiskimin vijn\u00eb nga t\u00eb ardhura q\u00eb i p\u00ebrkasin aktivitetit kriminal t\u00eb shtetasit Elvin Merlika. Kjo, pasi sipas Banit, nuk provohet ekzistenca e nj\u00eb lidhje shkak\u00ebsore midis koh\u00ebs s\u00eb krijimit t\u00eb pasurive me at\u00eb t\u00eb p\u00ebrfshirjes n\u00eb veprimtarin\u00eb kriminale.<\/p>\n<p>Tjet\u00ebr kusht q\u00eb duhet t\u00eb plot\u00ebsoj\u00eb hetimi i prokuroris\u00eb, sipas Banit, \u00ebsht\u00eb edhe v\u00ebrtetimi se pasurit\u00eb n\u00eb em\u00ebr t\u00eb personave t\u00eb lidhur, disponohen n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb drejt\u00ebp\u00ebrdrejt\u00eb apo t\u00eb t\u00ebrthort\u00eb nga personi q\u00eb \u00ebsht\u00eb n\u00ebn hetim si pjes\u00eb e krimit t\u00eb organizuart.<\/p>\n<p>\u201cK\u00ebto prova duhet t\u00eb p\u00ebrmbajn\u00eb t\u00eb dh\u00ebna t\u00eb mjaftueshme, jo thjesht n\u00eb trajt\u00ebn e dyshimeve, indicieve, por edhe fakte e rrethana konkrete, t\u00eb sakta, t\u00eb cilat n\u00eb harmoni me nj\u00ebra tjetr\u00ebn p\u00ebrb\u00ebjn\u00eb prova indirekte,\u201d theksohet n\u00eb vendim.<\/p>\n<p>Gjykata \u00e7mon se, n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast, Prokuroria e Posa\u00e7me ka provuar vet\u00ebm ekzistenc\u00ebn e lidhjes familjare, gjinore, t\u00eb krushqis\u00eb t\u00eb shtetasit Elvin Merlika me pes\u00eb shtetasit t\u00eb cil\u00ebve u jan\u00eb sekuestruar pasurit\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cN\u00eb kushtet kur gjat\u00eb gjykimit u provua se pasurit\u00eb e familjar\u00ebve t\u00eb shtetasit Elvin Merlika jan\u00eb fituar kryesisht p\u00ebrpara se ai t\u00eb dyshohej i p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb veprimtari kriminle nuk ka sens logjik dhe juridik q\u00eb pasurit\u00eb t\u00eb vendoseshin n\u00eb em\u00ebr t\u00eb familjar\u00ebve t\u00eb tij apo personave t\u00eb tret\u00eb\u201d, arsyeton Bani dhe shton se nuk ka indicie q\u00eb ato t\u00eb jen\u00eb fiktive.<\/p>\n<p>Argumentet e vendimit gjyq\u00ebsor mb\u00ebshteten edhe nga avokati Eugen Be\u00e7i, i cili i tha BIRN se data e kryerjes s\u00eb vepr\u00ebs penale ishte nj\u00eb kufi themelor ndar\u00ebs n\u00eb hetimet pasurore.<\/p>\n<p>\u201c\u00c7do pron\u00eb e krijuar para asaj date, normal q\u00eb nuk mund t\u2019i n\u00ebnshtrohet sekuestrimit dhe m\u00eb pas konfiskimit,\u201d theksoi ai.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb, Be\u00e7i vler\u00ebson se, p\u00ebr pasurit\u00eb e krijuara pas dat\u00ebs kur v\u00ebrtetohet p\u00ebrfshirja e t\u00eb hetuarit n\u00eb krim, nuk \u00ebsht\u00eb e domosdoshme t\u00eb provohet n\u00ebse jan\u00eb krijuar apo jo t\u00eb ardhura nga vepra penale.<\/p>\n<p>\u201cLigji \u2018Antimafia\u2019 i ka t\u00eb qart\u00ebsuara. N\u00eb rast se prona \u00ebsht\u00eb krijuar pas dyshimit se ke kryer nj\u00eb vep\u00ebr penale, je i detyruar ti, me barr\u00ebn e prov\u00ebs, q\u00eb t\u00eb justifikosh t\u00eb ligjshme \u00e7do pasuri q\u00eb ke,\u201d theksoi Be\u00e7i.<\/p>\n<p>Ndryshe nga k\u00ebrkesa e Prokuroris\u00eb, q\u00eb ishte bazuar n\u00eb bilancin negativ t\u00eb pasuris\u00eb n\u00eb aktin e ekspertimit, gjykata \u00e7mon se \u201cmendimet e ekspertit p\u00ebrb\u00ebjn\u00eb vet\u00ebm nj\u00eb k\u00ebshill\u00eb p\u00ebr gjykatat\u201d.<\/p>\n<p>\u201cFakti se eksperti ofron mendime t\u00eb specializuara p\u00ebr gjykat\u00ebn n\u00eb nj\u00eb fush\u00eb jojuridike, b\u00ebn q\u00eb mendimi i ekspertit t\u00eb t\u00ebrheq\u00eb v\u00ebmendje m\u00eb t\u00eb madhe n\u00eb momentin e \u00e7muarjes s\u00eb tij nga ana e gjykatave t\u00eb zakonshme dhe se k\u00ebto t\u00eb fundit duhet t\u00eb argumentojn\u00eb me holl\u00ebsi mendimin e kund\u00ebrt. N\u00ebse ato nuk pranojn\u00eb mendimin e ekspertit duhet t\u00eb paraqesin argumente bind\u00ebse, por kjo nuk do t\u00eb thot\u00eb se gjykatat duhet t\u00eb pajtohen gjithmon\u00eb me konkluzionet e ekspert\u00ebve,\u201d thuhet n\u00eb vendim.<\/p>\n<p>N\u00eb p\u00ebrfundim, gjyqtari Bani ka vendosur rr\u00ebzimin e k\u00ebrkes\u00ebs s\u00eb SPAK p\u00ebr konfiskimin e k\u00ebtyre pasurive, si t\u00eb pabazuar n\u00eb ligj dhe n\u00eb prova. Po ashtu, \u00ebsht\u00eb k\u00ebrkuar revokimi i sekuestrove t\u00eb viteve 2022 dhe 2023 p\u00ebr k\u00ebto pasuri.<\/p>\n<p>Prokuroria e Posa\u00e7me depozitoi t\u00eb premten ankim ndaj vendimit t\u00eb Gjykat\u00ebs s\u00eb Posa\u00e7me t\u00eb Shkall\u00ebs s\u00eb Par\u00eb, n\u00eb dat\u00ebn e fundit t\u00eb afatit. E pyetur nga BIRN lidhur me q\u00ebndrimin ndaj vendimit, prokurorja e \u00e7\u00ebshtjes, Doloreza Musabelliu tha se ky q\u00ebndrim do t\u00eb shprehej procedurialisht n\u00eb ankim.\/Reporter.al<\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/lapsi.al\/2026\/02\/14\/plumbi-i-arte-birn-si-u-rrezua-kerkesa-e-spak-per-konfiskimin-e-disa-pasurive\/\">Plumbi i art\u00eb\/ BIRN: Si u rr\u00ebzua k\u00ebrkesa e SPAK p\u00ebr konfiskimin e disa pasurive<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/lapsi.al\/\">Lapsi.al<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>N\u00eb vitin 2022, Prokuroria e Posa\u00e7me regjistroi nj\u00eb procedim kund\u00ebr 32 personave q\u00eb dyshohej se ishin implikuar n\u00eb sigurimin e kushteve p\u00ebr t\u00eb kryer vrasjen e Indrit Dokles, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb ky i fundit ndodhej i shpallur n\u00eb k\u00ebrkim p\u00ebr t\u00eb nj\u00ebjtat akuza. Mes an\u00ebtar\u00ebve t\u00eb grupit ishte edhe Elvin Merlika, i cili u arrestua n\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-70451","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/70451","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=70451"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/70451\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=70451"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=70451"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=70451"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}