{"id":70441,"date":"2026-02-14T12:48:49","date_gmt":"2026-02-14T12:48:49","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/02\/14\/fundi-i-nje-makthi-12-vjecar-per-eva-e-endrit-dumanin\/"},"modified":"2026-02-14T12:48:49","modified_gmt":"2026-02-14T12:48:49","slug":"fundi-i-nje-makthi-12-vjecar-per-eva-e-endrit-dumanin","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/02\/14\/fundi-i-nje-makthi-12-vjecar-per-eva-e-endrit-dumanin\/","title":{"rendered":"Fundi i nj\u00eb makthi 12 vje\u00e7ar p\u00ebr Eva e Endrit Dumanin"},"content":{"rendered":"<p><em>Nj\u00eb falenderimi p\u00ebr Sinan Idrizin, n\u00eb em\u00ebr t\u00eb dy f\u00ebmij\u00ebve, Eva dhe Endrit Dumani. Ne foto Sinan Idrizi me Endrin duke e nxjerr\u00eb nga Siria n\u00eb vitin 2020. Sot solli n\u00eb Shqiperi dhe Eva Dumanin<\/em><\/p>\n<p>Mesnat\u00ebn e 4 shkurtit, dhjet\u00eb dit\u00eb m\u00eb par\u00eb, Xhetan Ndregjoni m\u00eb zgjoi nga gjumi duke m\u00eb k\u00ebrkuar ndjes\u00eb q\u00eb shkruante aq von\u00eb, por mesazhi ishte befasues. \u201cKjo \u00ebsht\u00eb dita m\u00eb e gjat\u00eb e jet\u00ebs sime. Jam me mbes\u00ebn n\u00eb Turqi dhe m\u00eb duhet ndihma jote ta sjell n\u00eb Tiran\u00eb.\u201d<br \/>\nB\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr mbes\u00ebn e tij t\u00eb mbetur peng n\u00eb Siri, Eva Dumani.<br \/>\nM\u00eb \u00e7oi disa video duke u p\u00ebrqafuar me t\u00eb pasi e kishte kaluar ilegalisht nga kufiri Siri\u2013Turqi.<br \/>\nP\u00ebr mua, q\u00eb kisha 12 vjet q\u00eb ndiqja p\u00ebrdit\u00eb dram\u00ebn e tij dhe p\u00ebrpjekjet mbinjer\u00ebzore p\u00ebr t\u2019i kthyer dy f\u00ebmij\u00ebt e motr\u00ebs rr\u00ebmbyer nga babai xhihadist n\u00eb Siri, ishte nj\u00eb \u00e7lirim i madh.<br \/>\nI telefonova dhe u sqarova ku ishte problemi. Eva tani kishte shp\u00ebtuar nga kampi i tmerrsh\u00ebm sirian, por ishte ilegale n\u00eb Turqi. Kthimi i saj n\u00eb Shqip\u00ebri tani ishte nj\u00eb kalvar i gjat\u00eb burokracish q\u00eb mund ta d\u00ebshtonte gjith\u00eb mrekullin\u00eb q\u00eb kishte ndodhur.<br \/>\n***<br \/>\nN\u00eb vjesht\u00ebn e vitit 2014, babai i Endrit dhe Eva Dumanit i k\u00ebrkoi bashk\u00ebshortes s\u00eb tij nj\u00eb akt noterial p\u00ebr t\u00eb udh\u00ebtuar me f\u00ebmij\u00ebt drejt Malit t\u00eb Zi p\u00ebr fundjav\u00eb. T\u00eb nes\u00ebrmen ai u gdhi n\u00eb Stamboll, n\u00eb rrug\u00eb drejt Siris\u00eb.<br \/>\nFamilja e alarmuar u p\u00ebrpoq t\u00eb ndalonte udh\u00ebtimin e m\u00ebtejsh\u00ebm t\u00eb f\u00ebmij\u00ebve, por pa sukses.<br \/>\nXhetan Ndregjoni, daja i f\u00ebmij\u00ebve t\u00eb marr\u00eb peng n\u00eb Siri, m\u00eb k\u00ebrkoi ndihm\u00eb at\u00ebher\u00eb q\u00eb autoritetet shqiptare t\u00eb mund t\u00eb kontaktonin me ato turke p\u00ebr ta ndalur. Kryeministri Edi Rama u angazhua personalisht pasi ia shpjegova, por ishte von\u00eb dhe e pamundur. Prokuroria turke nuk mund ta mbante t\u00eb ndaluar m\u00eb shum\u00eb se 48 or\u00eb, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb pala shqiptare duhej t\u00eb paraqiste nj\u00eb baz\u00eb ligjore p\u00ebr ta penguar.<br \/>\nK\u00ebshtu, f\u00ebmij\u00ebt mb\u00ebrrit\u00ebn me baban\u00eb e tyre xhihadist n\u00eb frontin e luft\u00ebs n\u00eb Siri.<br \/>\nPak koh\u00eb m\u00eb pas, babai i tyre u vra dhe Eva, 9 vje\u00e7e, s\u00eb bashku me v\u00ebllain 7-vje\u00e7ar, mbet\u00ebn vet\u00ebm n\u00eb Siri. Ata ishin viktima t\u00eb zgjedhjes q\u00eb kishte b\u00ebr\u00eb babai i tyre.<br \/>\nPas vitit 2019, me shkat\u00ebrrimin territorial t\u00eb ISIS-it, shum\u00eb gra dhe f\u00ebmij\u00eb p\u00ebrfunduan n\u00eb kampet e kontrolluara nga forcat kurde n\u00eb verilindje t\u00eb Siris\u00eb. Edhe Eva dhe Endri p\u00ebrfunduan n\u00eb Al-Hol.<br \/>\nQeveria shqiptare, sidomos pas vitit 2020, nisi operacione p\u00ebr kthimin e grave dhe f\u00ebmij\u00ebve nga kampet siriane. Procesi ishte i v\u00ebshtir\u00eb p\u00ebr shkak t\u00eb munges\u00ebs s\u00eb dokumenteve, situat\u00ebs s\u00eb paq\u00ebndrueshme t\u00eb siguris\u00eb, negociatave me administrat\u00ebn kurde dhe verifikimeve t\u00eb identitetit.<br \/>\nGjyshja e tyre u nis drejt Siris\u00eb me shpres\u00eb p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb f\u00ebmij\u00ebt, por mbeti aty e bllokuar bashk\u00eb me ta. Pas m\u00eb shum\u00eb se gjasht\u00eb vitesh, ajo vdiq n\u00eb kampin Al-Hol, ku la edhe amanetin e saj t\u00eb fundit: \u201ct\u00eb m\u00eb ktheni n\u00eb Shqip\u00ebri sa m\u00eb shpejt, t\u00eb m\u00eb bashkoni me f\u00ebmij\u00ebt e mi\u2026\u201d.<br \/>\nNd\u00ebrkoh\u00eb, Eva Dumani dhe v\u00ebllai i saj i vog\u00ebl mbet\u00ebn brenda kampit dhe p\u00ebrpjekjet e gjata t\u00eb familjes p\u00ebr t\u2019i liruar d\u00ebshtuan nj\u00ebra pas tjetr\u00ebs. Grupe t\u00eb ndryshme shqiptar\u00ebsh nga Kosova premtonin, kundrejt pages\u00ebs, lirimin e tyre, por gjith\u00e7ka d\u00ebshtonte n\u00eb fund.<br \/>\nEndri Dumani u riatdhesua nga Siria n\u00eb tetor 2020 p\u00ebrmes nj\u00eb operacioni t\u00eb nd\u00ebrlikuar nd\u00ebrkomb\u00ebtar, pas gjasht\u00eb vitesh q\u00ebndrimi n\u00eb kampet e kontrolluara nga forcat kurde, pasi ishte marr\u00eb nga babai i tij n\u00eb vitin 2014.<br \/>\nAi u kthye n\u00eb Shqip\u00ebri me nd\u00ebrmjet\u00ebsimin e autoriteteve shqiptare dhe partner\u00ebve nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb, duke u bashkuar me n\u00ebn\u00ebn e tij. Pas kthimit, iu n\u00ebnshtrua nj\u00eb procesi rehabilitimi dhe riintegrimi.<br \/>\nEva Dumani i mbeti n\u00eb kamp. Ishte e paqart\u00eb kush q\u00ebndronte pas pengmarrjes s\u00eb saj, por dukej qart\u00eb se ajo nuk ishte e lir\u00eb t\u00eb fliste. N\u00eb biseda t\u00eb fshehta me familjar\u00ebt, ajo tregonte se n\u00ebnat dhe f\u00ebmij\u00ebt shqiptar\u00eb brenda kampit Al-Hol po keqtrajtoheshin.<\/p>\n<p>***<br \/>\nTani mrekullia kishte ndodhur. Xhetan Ndregjoni ia kishte dal\u00eb ta kalonte Ev\u00ebn ilegalisht n\u00eb Turqi dhe duhet t\u00eb kalonte edhe penges\u00ebn e fundit, q\u00eb policia turke t\u00eb mos e konsideronte k\u00ebt\u00eb akt kriminal dhe ta lejonte t\u00eb vinte n\u00eb Shqip\u00ebri.<br \/>\nEva kishte n\u00eb dor\u00eb nj\u00eb leje kalimi l\u00ebshuar nga Ministria e Jashtme e Shqip\u00ebris\u00eb, q\u00eb e kishte siguruar vet\u00eb daja i saj, por hyrja n\u00eb Turqi ishte ilegale.<br \/>\nU p\u00ebrpoqa t\u00eb alarmoj Ministrin\u00eb e Jashtme dhe ambasad\u00ebn. Shprehja \u201cpo p\u00ebrpiqemi, por \u00ebsht\u00eb pak e v\u00ebshtir\u00eb\u201d, e shoq\u00ebruar me komplikimet q\u00eb sillte n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast Sh\u00ebrbimi Informativ, q\u00eb shqet\u00ebsohej p\u00ebr \u201ct\u00eb kaluar\u00ebn xhihadiste\u201d t\u00eb Ev\u00ebs q\u00eb kishte ikur 9 vje\u00e7e e rr\u00ebmbyer nga i jati, m\u00eb b\u00ebnte shum\u00eb pesimist.<br \/>\nIsha i pafuqish\u00ebm ta ndihmoja, sikur t\u00eb mos m\u00eb kujtohej Sinan Idrizi, nj\u00eb biznesmen shqiptar i lidhur ngusht\u00eb me njer\u00ebzit e pushtetit n\u00eb Turqi.<br \/>\nSinani ishte personi q\u00eb kishte nd\u00ebrmjet\u00ebsuar edhe sjelljen e Endri Dumanit, v\u00ebllait t\u00eb Ev\u00ebs. Nuk prita t\u00eb zbardhte, por e zgjova nga gjumi dhe ia shpjegova.<br \/>\n\u2013 E di rastin shum\u00eb mir\u00eb, m\u00eb tha, dhe m\u00eb nisi foton e tij me Endri Dumanin n\u00eb avion duke e marr\u00eb nga Siria.<br \/>\nDo merrem un\u00eb nes\u00ebr, rri i qet\u00eb.<br \/>\nFal\u00eb tij dhe shmangies s\u00eb formaliteteve burokratike me autoritetet policore turke, ai arriti t\u00eb b\u00ebj\u00eb at\u00eb q\u00eb burokracia shtet\u00ebrore po e komplikonte.<br \/>\nSot n\u00eb m\u00ebngjes, ende pa hapur syt\u00eb, n\u00eb telefon m\u00eb kishte mb\u00ebrritur nj\u00eb mesazh prej tij.<br \/>\n\u201cMir\u00ebm\u00ebngjes. Vajza \u00ebsht\u00eb n\u00eb Stamboll, vjen me \u2018Pegasus\u2019, kurse t\u00eb tjer\u00ebt vijn\u00eb n\u00eb dark\u00eb me \u2018Turkish\u2019.\u201d<br \/>\nNuk dija si ta fal\u00ebnderoja n\u00eb at\u00eb moment Sinan Idrizin q\u00eb, n\u00eb nj\u00eb hallk\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme t\u00eb k\u00ebtij operacioni, kishte z\u00ebvend\u00ebsuar praktikisht pun\u00ebn e shtetit shqiptar.<br \/>\nIshte fundi i nj\u00eb ankthi q\u00eb un\u00eb e kisha p\u00ebrjetuar si mik i daj\u00ebs s\u00eb Ev\u00ebs prej dit\u00ebs s\u00eb par\u00eb kur ajo u rr\u00ebmbye nga i jati.<br \/>\nSot \u00ebsht\u00eb n\u00eb Tiran\u00eb n\u00eb krah\u00ebt e n\u00ebn\u00ebs s\u00eb saj q\u00eb ka 12 vite pa e takuar, duke shp\u00ebrblyer k\u00ebshtu mundin 12-vje\u00e7ar t\u00eb daj\u00ebs s\u00eb saj q\u00eb nuk u dor\u00ebzua asnj\u00ebher\u00eb.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nj\u00eb falenderimi p\u00ebr Sinan Idrizin, n\u00eb em\u00ebr t\u00eb dy f\u00ebmij\u00ebve, Eva dhe Endrit Dumani. Ne foto Sinan Idrizi me Endrin duke e nxjerr\u00eb nga Siria n\u00eb vitin 2020. Sot solli n\u00eb Shqiperi dhe Eva Dumanin Mesnat\u00ebn e 4 shkurtit, dhjet\u00eb dit\u00eb m\u00eb par\u00eb, Xhetan Ndregjoni m\u00eb zgjoi nga gjumi duke m\u00eb k\u00ebrkuar ndjes\u00eb q\u00eb shkruante [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-70441","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/70441","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=70441"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/70441\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=70441"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=70441"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=70441"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}