{"id":70378,"date":"2026-02-14T08:49:00","date_gmt":"2026-02-14T08:49:00","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/02\/14\/a-eshte-kjo-dite-nje-feste-e-vertete-dashurie-apo-e-faturave-te-te-cmendura\/"},"modified":"2026-02-14T08:49:00","modified_gmt":"2026-02-14T08:49:00","slug":"a-eshte-kjo-dite-nje-feste-e-vertete-dashurie-apo-e-faturave-te-te-cmendura","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/02\/14\/a-eshte-kjo-dite-nje-feste-e-vertete-dashurie-apo-e-faturave-te-te-cmendura\/","title":{"rendered":"A \u00ebsht\u00eb kjo dit\u00eb nj\u00eb fest\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb dashurie, apo e faturave t\u00eb t\u00eb \u00e7mendura! \u2013"},"content":{"rendered":"<div>\n<p>Sh\u00ebn Valentini nuk e shpiku dashurin\u00eb, por e b\u00ebri t\u00eb matshme. P\u00ebr disa dit\u00eb me radh\u00eb, tregu i Tiran\u00ebs merr ngjyr\u00eb t\u00eb kuqe, restorantet kthehen n\u00eb studio me qirinj dhe muzik\u00eb live, agjencit\u00eb publikojn\u00eb paketat e fundjav\u00ebs, nd\u00ebrsa rrjetet sociale b\u00ebhen vitrin\u00eb ku surpriza duhet t\u00eb duket po aq sa t\u00eb ndihet.<\/p>\n<p>N\u00eb nj\u00eb ekonomi ku konsumatori po m\u00ebsohet t\u00eb krahasoj\u00eb, t\u00eb k\u00ebrkoj\u00eb ofert\u00eb dhe t\u00eb blej\u00eb m\u00eb shum\u00eb \u201cp\u00ebrvoj\u00eb\u201d, 14 shkurti \u00ebsht\u00eb nj\u00eb mini sezon q\u00eb i rrit xhiron nj\u00eb serie sektor\u00ebsh nj\u00ebher\u00ebsh, nga lule e \u00ebmb\u00eblsira te argjendaria, hoteleria dhe sh\u00ebrbimet e arg\u00ebtimit.<\/p>\n<p>Kjo dit\u00eb vjen edhe n\u00eb nj\u00eb moment ku \u00e7mimet, edhe kur nuk jan\u00eb n\u00eb alarm, mbeten t\u00eb pranishme n\u00eb vendimmarrje. Inflacioni vjetor n\u00eb dhjetor 2025 ishte 2.3 p\u00ebr qind, nd\u00ebrsa rritja mesatare vjetore e \u00e7mimeve n\u00eb 2025 ishte 2.2 p\u00ebr qind.<\/p>\n<p>\u201cDarka romantike\u201d dhe \u201cbuqeta e bukur\u201d nuk jan\u00eb thjesht zgjedhje emocionale, por pjes\u00eb e nj\u00eb buxheti q\u00eb nd\u00ebrtohet me m\u00eb shum\u00eb kujdes se disa vite m\u00eb par\u00eb. Dhe pik\u00ebrisht k\u00ebtu nis ekonomia e Sh\u00ebn Valentinit: jo me pyetjen \u201cSa do?\u201d, por me pyetjen \u201cSa duket?\u201d.<\/p>\n<p>Shum\u00eb marka shqiptare dhe nd\u00ebrkomb\u00ebtare kan\u00eb investuar n\u00eb reklama t\u00eb shtrenjta gjat\u00eb periudh\u00ebs s\u00eb Sh\u00ebn Valentinit, duke p\u00ebrdorur\u00a0influencues t\u00eb njohur<strong>\u00a0<\/strong>dhe fushata t\u00eb personalizuara p\u00ebr t\u00eb t\u00ebrhequr konsumator\u00ebt. Kjo ka b\u00ebr\u00eb q\u00eb nj\u00eb fest\u00eb q\u00eb dikur ishte e thjesht\u00eb t\u00eb b\u00ebhet nj\u00eb ngjarje masive, duke e kthyer tregun shqiptar n\u00eb nj\u00eb mund\u00ebsi t\u00eb madhe p\u00ebr bizneset.<\/p>\n\n<p>Lulet jan\u00eb sinjali m\u00eb i shpejt\u00eb i k\u00ebsaj ekonomie. Ato jan\u00eb produkt i menj\u00ebhersh\u00ebm, i fotografuesh\u00ebm, i krahasuesh\u00ebm dhe me nj\u00eb var\u00ebsi t\u00eb fort\u00eb nga importi, pra nga kursi i k\u00ebmbimit, kostot e transportit dhe sezonaliteti. Sipas t\u00eb dh\u00ebnave t\u00eb INSTAT, importet e luleve rriten vit pas viti dhe kulmojn\u00eb n\u00eb muajt e shkurtit e marsit, si edhe n\u00eb ver\u00eb, kur shtohen dasmat.<\/p>\n<p>Kjo \u00ebsht\u00eb arsyeja pse n\u00eb prag feste, dyqanet e luleve nuk shesin vet\u00ebm tr\u00ebndafila, por edhe \u201cpaket\u00eb\u201d: aksesor\u00eb, kartolina, tullumbace, kuti dhuratash, pra nj\u00eb vler\u00eb t\u00eb shtuar rreth produktit baz\u00eb, sepse konkurrenca nuk b\u00ebhet m\u00eb te lulja, por te kompozimi dhe sh\u00ebrbimi.<\/p>\n<p>Sipas t\u00eb dh\u00ebnave t\u00eb INSTAT p\u00ebr kapitullin \u201cPem\u00ebt dhe bim\u00ebt, rr\u00ebnj\u00ebt, lulet dhe gjethet zbukuruese\u201d, pesha neto e importeve \u00ebsht\u00eb rritur nga rreth 5.20 milion\u00eb kilogram\u00eb n\u00eb vitin 2020 n\u00eb rreth 9.53 milion\u00eb kilogram\u00eb n\u00eb vitin 2025.<\/p>\n<p>Kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb rritje af\u00ebrsisht 83 p\u00ebr qind n\u00eb gjasht\u00eb vjet. Edhe vlera \u00ebsht\u00eb zgjeruar ndjesh\u00ebm, nga rreth 884.3 milion\u00eb n\u00eb 2020 n\u00eb rreth 1.39 miliard\u00eb n\u00eb 2025, rritje af\u00ebrsisht 58 p\u00ebr qind. N\u00eb vitin 2025, Holanda dhe Italia jan\u00eb dy qendrat kryesore t\u00eb k\u00ebtij importi, por me role t\u00eb ndryshme. Holanda kryeson n\u00eb vler\u00eb, nd\u00ebrsa Italia n\u00eb volum.<\/p>\n<p>Florist\u00ebt n\u00eb kryeqytet pohojn\u00eb se k\u00ebrkesa p\u00ebr buqet\u00eb lulesh n\u00eb Sh\u00ebn Valentin \u00ebsht\u00eb gjithmon\u00eb e q\u00ebndrueshme, shpenzimet p\u00ebr to nisin nga 2000-10mij\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>Nga buqeta te tavolina, \u201cshpenzimi i dashuris\u00eb\u201d zhvendoset shpejt te restorantet dhe hotelet. Ajo q\u00eb blihet n\u00eb fakt \u00ebsht\u00eb koha jasht\u00eb rutin\u00ebs, nj\u00eb ambient q\u00eb t\u00eb duket i ve\u00e7ant\u00eb, nj\u00eb menu e menduar si ceremoni, nj\u00eb performanc\u00eb e vog\u00ebl q\u00eb e dallon mbr\u00ebmjen nga nj\u00eb dark\u00eb e zakonshme.<\/p>\n<p>N\u00eb vitet e fundit, ky model \u00ebsht\u00eb p\u00ebrforcuar edhe nga m\u00ebnyra se si paguajm\u00eb. Banka e Shqip\u00ebris\u00eb ka raportuar rritje t\u00eb fort\u00eb t\u00eb pagesave elektronike dhe t\u00eb pagesave me kart\u00eb n\u00eb POS, duke sinjalizuar se gjithnj\u00eb e m\u00eb shum\u00eb transaksione kalojn\u00eb n\u00eb kanale formale, aty ku ofertat, paketat dhe promocionet e organizuara funksionojn\u00eb m\u00eb leht\u00eb.<\/p>\n<p>Sipas komunikimeve me disa restorante n\u00eb kryeqytet, \u00e7mimet p\u00ebr nj\u00eb dark\u00eb speciale mund t\u00eb varioj\u00eb nga 60 deri n\u00eb 100 euro p\u00ebr \u00e7ift, var\u00ebsisht nga tipologjia e restorantit dhe ofrimi i menus\u00eb speciale. P\u00ebr restorantet me nj\u00eb reputacion t\u00eb njohur, \u00e7mimi mund t\u00eb arrij\u00eb deri n\u00eb 200 euro p\u00ebr \u00e7ift. N\u00eb qytetet si Tiran\u00eb, Durr\u00ebs dhe Vlor\u00eb, ku turizmi dhe aktivitetet jan\u00eb m\u00eb t\u00eb pranishme, oferta e restoranteve dhe hoteleve q\u00eb ofrojn\u00eb paketat speciale \u00ebsht\u00eb m\u00eb e lart\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb skajin tjet\u00ebr t\u00eb spektrit jan\u00eb dhuratat \u201ce q\u00ebndrueshme\u201d, argjendaria, bizhuterit\u00eb, ora, parfumi, ku shpenzimi ka edhe nj\u00eb mesazh statusi. Edhe k\u00ebtu, tregu ka m\u00ebsuar t\u00eb luaj\u00eb me psikologjin\u00eb e konsumatorit: ulje \u00e7mimesh, koleksione me motive zemre, personalizime, kuti premium, pra mekanizma q\u00eb e b\u00ebjn\u00eb blerjen t\u00eb duket si investim emocional, jo si luks i thjesht\u00eb. n\u00eb nj\u00eb kontakt me argjendari Roche Bianka k\u00ebrkesat k\u00ebt\u00eb vit kan\u00eb qen\u00eb t\u00eb p\u00ebrqendruara drejt produkteve t\u00eb personalizuara, kostot p\u00ebr produkte t\u00eb tilla varionin nga 120-500 euro.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb, p\u00ebr nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb \u00e7ifteve, blerja m\u00eb e madhe nuk \u00ebsht\u00eb nj\u00eb send, por nj\u00eb udh\u00ebtim i shkurt\u00ebr, nj\u00eb fundjav\u00eb jasht\u00eb, nj\u00eb arratisje e vog\u00ebl q\u00eb kthehet n\u00eb kujtim dhe p\u00ebrmbajtje p\u00ebr rrjete sociale, pra edhe n\u00eb \u201ckapital\u201d simbolik.<\/p>\n<p>Nga agjencia Ilirida b\u00ebhet me dije se p\u00ebrkimi i 14 shkurtit me fundjav\u00ebn ka rritur ndjesh\u00ebm interesin p\u00ebr paketa dy ose tre ditore, si brenda vendit ashtu edhe jasht\u00eb tij. Sipas tyre, rezervimet kan\u00eb nisur m\u00eb her\u00ebt se zakonisht, me k\u00ebrkesa q\u00eb jan\u00eb p\u00ebrqendruar kryesisht te destinacionet urbane n\u00eb rajon dhe qytetet evropiane me fluturime direkte, ku \u00e7mimi i bilet\u00ebs dhe koha e shkurt\u00ebr e q\u00ebndrimit e b\u00ebjn\u00eb udh\u00ebtimin t\u00eb p\u00ebrballuesh\u00ebm edhe p\u00ebr buxhete mesatare.<\/p>\n\n<p>Brenda vendit destinacionet m\u00eb t\u00eb k\u00ebrkuara kan\u00eb qen\u00eb Vlora, Gjirokastra dhe Kor\u00e7a, si edhe zonat me resorte dhe hotele me sh\u00ebrbime spa, ku \u00e7mimet p\u00ebr nj\u00eb fundjav\u00eb p\u00ebr \u00e7ift variojn\u00eb zakonisht nga 150 deri n\u00eb 300 euro, n\u00eb var\u00ebsi t\u00eb standardit dhe sh\u00ebrbimeve t\u00eb p\u00ebrfshira.<\/p>\n<p>P\u00ebr udh\u00ebtimet jasht\u00eb vendit, interes ka pasur kryesisht p\u00ebr Rom\u00ebn, Milanon, Venezia dhe Stambollin, me kosto totale p\u00ebr dy persona q\u00eb n\u00eb shumic\u00ebn e rasteve luhaten nga 400 deri n\u00eb 700 euro, duke p\u00ebrfshir\u00eb fluturimin dhe akomodimin p\u00ebr dy net.<\/p>\n<p>Kujdesi personal mendohet se z\u00eb nj\u00eb vend shum\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm n\u00eb shpenzimet e femrave dhe \u00e7do fest\u00eb, sikurse edhe 14 shkurti, e d\u00ebshmon k\u00ebt\u00eb. K\u00ebrkesat p\u00ebr t\u2019i b\u00ebr\u00eb partneres nj\u00eb dhurat\u00eb t\u00eb till\u00eb k\u00ebt\u00eb vit kan\u00eb qen\u00eb t\u00eb shumta. P\u00ebrfaq\u00ebsuesja e \u201cMy spa\u201d n\u00eb kryeqytet pohon se edhe k\u00ebt\u00eb vit, kur krijuan paketat p\u00ebr Sh\u00ebn Valentin, menduan q\u00eb t\u00eb ofronin nj\u00eb gam\u00eb t\u00eb gjer\u00eb t\u00eb sh\u00ebrbimeve: Spa, masazhe, trajtime t\u00eb ndryshime estetike, me q\u00ebllim q\u00eb t\u00eb ken\u00eb interes t\u00eb gjer\u00eb.<\/p>\n<p>Prej disa vitesh, edhe n\u00eb qendra t\u00eb tjera t\u00eb sektorit t\u00eb bukuris\u00eb dhe Spa-s\u00eb, paketat ofrohen n\u00eb \u00e7ift, ose edhe t\u00eb personalizuara p\u00ebr meshkuj. K\u00ebrkesat p\u00ebr t\u00eb tilla paketa jan\u00eb n\u00eb rritje prej vitesh, duke rr\u00ebzuar mitin e dhuratave t\u00eb zakonshme p\u00ebr meshkujt.<\/p>\n<p>Paketat nisin nga 4000 lek\u00eb personi ose n\u00eb ofert\u00eb 6000 lek\u00eb n\u00eb \u00e7ift.\/Monitor<\/p>\n\n<p>\u00a0<\/p>\n<p><!-- CONTENT END 2 --><\/p>\n<\/div>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Sh\u00ebn Valentini nuk e shpiku dashurin\u00eb, por e b\u00ebri t\u00eb matshme. P\u00ebr disa dit\u00eb me radh\u00eb, tregu i Tiran\u00ebs merr ngjyr\u00eb t\u00eb kuqe, restorantet kthehen n\u00eb studio me qirinj dhe muzik\u00eb live, agjencit\u00eb publikojn\u00eb paketat e fundjav\u00ebs, nd\u00ebrsa rrjetet sociale b\u00ebhen vitrin\u00eb ku surpriza duhet t\u00eb duket po aq sa t\u00eb ndihet. N\u00eb nj\u00eb ekonomi [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-70378","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/70378","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=70378"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/70378\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=70378"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=70378"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=70378"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}