{"id":70305,"date":"2026-02-13T17:48:24","date_gmt":"2026-02-13T17:48:24","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/02\/13\/test-per-drejtesine-pse-21-janari-rrezikon-te-mos-zbardhet-kurre\/"},"modified":"2026-02-13T17:48:24","modified_gmt":"2026-02-13T17:48:24","slug":"test-per-drejtesine-pse-21-janari-rrezikon-te-mos-zbardhet-kurre","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/02\/13\/test-per-drejtesine-pse-21-janari-rrezikon-te-mos-zbardhet-kurre\/","title":{"rendered":"Test p\u00ebr drejt\u00ebsin\u00eb, pse \u201821 janari\u2019 rrezikon t\u00eb mos zbardhet kurr\u00eb?!"},"content":{"rendered":"<p>Nga Jakin Marena<\/p>\n<p>Mund t\u00eb dukemi kategorik\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb konstatim t\u00eb trisht\u00eb, por sikurse po rrjedhin ngjarjet, p\u00ebr hir t\u00eb s\u00eb v\u00ebrtet\u00ebs kan\u00eb ngecur n\u00eb vend dhe pa asnj\u00eb \u2018rrjedhje\u2019 p\u00ebrpara, t\u00eb gjitha analizat t\u00eb \u00e7ojn\u00eb tek ky konkluzion aspak i mir\u00eb: Q\u00eb dosja e vrasjeve t\u00eb 21 janarit 2011 dyshohet se rrezikon t\u00eb zbardhet kurr\u00eb!<\/p>\n<p>Me gjith\u00eb optimizmin e jasht\u00ebzakonsh\u00ebm q\u00eb kemi p\u00ebr ecurin\u00eb e drejt\u00ebsis\u00eb s\u00eb re para, me gjith\u00eb besimin pa limit q\u00eb kemi tek drejt\u00ebsia e re se pand\u00ebshkueshm\u00ebria e zyrtar\u00ebve t\u00eb lart\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb vend do t\u00eb marr\u00eb fund nj\u00ebher\u00eb e p\u00ebrgjithmon\u00eb, teksa nuk kemi rreshtur s\u00eb mb\u00ebshteturi gjat\u00eb gjith\u00eb k\u00ebtyre viteve, dhe do t\u00eb vijohet me mb\u00ebshtetjen pa nd\u00ebrprerje, s\u00ebrish \u2018mjegulla\u2019 e mosbesimit na ka mbuluar, teksa shohim se si po ec\u00ebn procesi i hetimit t\u00eb ngjarjes m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00eb n\u00eb k\u00ebto 35 vite!<\/p>\n<p>Themi m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00eb, pasi vrasja e 4 demonstruesve t\u00eb opozit\u00ebs me duar n\u00eb xhepa para selis\u00eb s\u00eb kryeministris\u00eb n\u00eb mes t\u00eb bulevardit q\u00ebndror t\u00eb kryeqytetit, nga plumbat e Gard\u00ebs s\u00eb Republik\u00ebs, pra nga shteti, \u00ebsht\u00eb dhe m\u00eb e r\u00ebnd\u00eb se sa vrasja e ish liderit t\u00eb L\u00ebvizjes studentore Azem Hajdari m\u00eb 12 shtator 1998, para selis\u00eb s\u00eb PD! Sepse Azem Hajdari nuk u vra nga shteti!<br \/>\nKa mbi nj\u00eb vit q\u00eb Gjykata e Strasburgut e dha verdiktin e saj, duke k\u00ebrkuar zbardhjen e vrasjeve t\u00eb 21 janarit, e mbi t\u00eb gjitha duke u ngjitur m\u00eb lart n\u00eb \u2018herarkin\u00eb\u2019 shtet\u00ebrore t\u00eb asaj dite, p\u00ebr t\u00eb gjetur kush ka dh\u00ebn\u00eb urdh\u00ebr p\u00ebr t\u00eb q\u00eblluar mbi turm\u00ebn e demonstruesve pa dallim, pra p\u00ebr t\u00eb q\u00eblluar n\u00eb \u2018mish\u2019, teksa kjo turm\u00eb ishte shp\u00ebrndar\u00eb thuajse plot\u00ebsisht!<br \/>\nSPAK kishte hezituar m\u00eb par\u00eb t\u00eb merrte n\u00eb dor\u00eb hetimin e k\u00ebsaj \u00e7\u00ebshtjeje, ishte \u2018patate e nxeht\u00eb\u2019, nd\u00ebrsa pas vendimit t\u00eb Strasburgut, ishte Gjykata e Lart\u00eb ajo q\u00eb ia kaloi Prokuroris\u00eb s\u00eb Posa\u00e7me \u00e7\u00ebshtjen, prokuror\u00ebt e t\u00eb cil\u00ebs kan\u00eb gati n\u00eb vit q\u00eb po rreken si e si t\u00eb hetojn\u00eb, por ama, pa prekur Sali Berish\u00ebn, njeriun q\u00eb asokohe ishte kryeminist\u00ebr dhe q\u00eb akuzohet se ka dh\u00ebn\u00eb urdh\u00ebrin ndaj Gard\u00ebs, sipas zinxhirit komanduaes, p\u00ebr t\u00eb q\u00eblluar dhe vrar\u00eb demonstruesit e pafajsh\u00ebm! Nuk ka akuz\u00eb zyrtare p\u00ebr k\u00ebt\u00eb! T\u00eb pakt\u00ebn deri m\u00eb tani!<br \/>\nN\u00eb funksion t\u00eb hetimit, deri m\u00eb tani, \u00ebsht\u00eb thirrur n\u00eb SPAK ish ministri i Brendsh\u00ebm i asaj kohe, Lulzim Basha, i cili kishte mbi \u2018kok\u00eb\u2019 eprorin e tij, jan\u00eb thirrur gardist\u00eb, drejtues t\u00eb lart\u00eb policie, por dhe vet\u00eb kryeministri i asaj kohe, vet\u00eb ai, Sali Berisha!<br \/>\nKreu i PD \u00ebsht\u00eb thirrur si person n\u00eb dijeni, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb nuk ka dh\u00ebn\u00eb ndonj\u00eb detaj n\u00eb lidhje me at\u00eb \u00e7ka \u00ebsht\u00eb pyetur, vet\u00ebm ka nxituar t\u00eb deklaroj\u00eb se Garda nuk ka marr\u00eb urdh\u00ebr prej tij, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb ky institucion sipas tij, vepron sipas rregullores s\u00eb vet! Madje ka deklaruar se dhe kamerat e siguris\u00eb n\u00eb kryeministri, p\u00ebr t\u00eb cilat akuzohet se jan\u00eb fshir\u00eb pamjet e asaj dite, kan\u00eb q\u00ebn\u00eb n\u00eb posedim t\u00eb Gard\u00ebs dhe nuk ka asnj\u00eb lidhje kryeministria! Anipse koh\u00eb m\u00eb par\u00eb ka deklaruar se kishte urdh\u00ebruar sekretarin e p\u00ebrgjithsh\u00ebm t\u00eb asaj kohe n\u00eb kryeministri, q\u00eb t\u2019ua jepte prokuror\u00ebve kasetat, ndon\u00ebse i vonoi, i \u2018p\u00ebrpunoi\u2019, i \u2018pastroi\u2019 dhe ua dha bosh! Anipse thuhet se nj\u00eb nga ata q\u00eb e kan\u00eb instaluar k\u00ebt\u00eb sistem kamerash i ka kopjuar t\u00eb gjitha t\u00eb dh\u00ebnat dhe i mban fort, si garanci p\u00ebr veten! Kan\u00eb frik\u00eb me sa duket njer\u00ebzit, prova \u00ebhst\u00eb garanci!<\/p>\n<p>Nuk jemi plot\u00ebsisht n\u00eb dijeni se si ka q\u00ebn\u00eb ecuria e hetimit t\u00eb dosjes s\u00eb r\u00ebnd\u00eb t\u00eb 21 janarit 2011, ku nga plumbat e Gard\u00ebs u vran\u00eb 4 demonstrues t\u00eb opozit\u00ebs, as se \u00e7far\u00eb ka deklaruar Berisha para prokuror\u00ebve t\u00eb SPAK p\u00ebr k\u00ebt\u00eb ngjarje t\u00eb r\u00ebnd\u00eb krimi shtet\u00ebror, i pyetur si person q\u00eb ka dijeni, as se \u00e7far\u00eb ka deklaruar Basha n\u00eb SPAK, deri ku \u00ebsht\u00eb zb\u00ebrthyer dhe a e ka ruajtur at\u00eb \u2018paktin e heshtjes\u2019 me Berish\u00ebn apo \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb nj\u00eb \u2018i penduar\u2019 i drejt\u00ebsis\u00eb. Nuk dim\u00eb me sakt\u00ebsi as se \u00e7far\u00eb kan\u00eb deklaruar zyrtar\u00ebt e policis\u00eb e t\u00eb Gard\u00ebs, pjes\u00eb t\u00eb \u2018zinxhirit komandues\u2019 t\u00eb cil\u00ebt Berisha nuk i dor\u00ebzoi sipas k\u00ebrkes\u00ebs s\u00eb prokuroris\u00eb, p\u00ebr t\u2019i futur n\u00ebn arrest n\u00eb qeli!<\/p>\n<p>P\u00ebr hir t\u00eb s\u00eb v\u00ebrtet\u00ebs kur vjen puna p\u00ebr dosjet e Berish\u00ebs, edhe k\u00ebta \u2018investiguesit\u2019 e mediave q\u00eb \u2018furnizohen\u2019 me lajme nga SPAK, duke publikuar deri dhe element\u00ebt m\u00eb ordiner\u00eb t\u00eb nj\u00eb p\u00ebrgjimi ambiental apo zb\u00ebrthim celulari, n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast nuk publikojn\u00eb asnj\u00eb informacion se \u00e7far\u00eb ka ndodhur s\u00ebpaku p\u00ebr hetimin e vrasjeve t\u00eb 21 janarit! Jo vet\u00ebm q\u00eb nuk \u2018rrjedhin\u2019 por as \u2018pikojn\u00eb\u2019 dosjet e Berish\u00ebs nga SPAK tek mediat dhe tek publiku! E shtr\u00ebngojn\u00eb fort, dosjen n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast!<\/p>\n<p>Por deri m\u00eb tani, kur kan\u00eb kaluar shum\u00eb koh\u00eb, kemi par\u00eb se po ecet shum\u00eb ngadal\u00eb! Mbetet mister pse prokuror\u00ebt e posa\u00e7\u00ebm ende nuk kan\u00eb arritur t\u00eb sfidojn\u00eb veten, q\u00eb n\u00eb funksion t\u00eb kopsitjes s\u00eb dosjes  s\u00eb \u201921 janarit\u2019 t\u00eb shkojn\u00eb dhe n\u00ebp\u00ebr mediat tona komb\u00ebtare ose jo, p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb at\u00eb kaset\u00ebn origjinale t\u00eb emisioneve televizive, n\u00eb t\u00eb cilat me z\u00eb e figur\u00eb Berisha mburrej se kishte vendosur n\u00eb tarrac\u00ebn e kryeministris\u00eb 5 snajper\u00eb me urdh\u00ebrin e prer\u00eb p\u00ebr t\u00eb q\u00eblluar direkt me plumb ballit kreun e at\u00ebhersh\u00ebm t\u00eb opozit\u00ebs Edi Rama, n\u00ebse ai b\u00ebnte nj\u00eb hap para dhe kalonte gardhin e kryeministris\u00eb! Gardh i cili q\u00eb nga viti 2013 nuk ekziston m\u00eb!<\/p>\n<p> Apo deklarat\u00ebn tjet\u00ebr t\u00eb Berish\u00ebs, sipas t\u00eb cil\u00ebs, jo 3 por 300 protestues do t\u00eb vriteshin, n\u00ebse m\u00eb 21 janar kalohej gardhi i godin\u00ebs s\u00eb kryeministris\u00eb! Nuk e din\u00eb n\u00ebse \u00ebsht\u00eb marr\u00eb nga SPAK dhe kjo kaset\u00eb.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, t\u00eb gjith\u00eb shqiptar\u00ebt i kan\u00eb d\u00ebgjuar live deklarimet e Berish\u00ebs n\u00eb k\u00ebto media dhe p\u00ebr k\u00ebto urdh\u00ebra q\u00eb kishte dh\u00ebn\u00eb m\u00eb 21 janar, jan\u00eb dhe n\u00eb google t\u00eb gjitha videot me k\u00ebto deklarata, me t\u00eb cilat jan\u00eb njohur dhe ata shqiptar\u00eb q\u00eb s\u2019kan\u00eb ndjekur emisionet televizive live kur ka folur Berisha p\u00ebr urdh\u00ebrat q\u00eb ka dh\u00ebn\u00eb p\u00ebr snajper\u00ebt dhe p\u00ebr moskalimin e gardhit t\u00eb kryeministris\u00eb! Pra, se kush i ka dh\u00ebn\u00eb urdh\u00ebr Gard\u00ebs p\u00ebr t\u00eb q\u00eblluar mbi demonstruesit e opozit\u00ebs m\u00eb 21 janar 2011, shqiptar\u00ebt e din\u00eb fare mir\u00eb! <\/p>\n<p>E di dhe Strasburgu, i cili vet\u00ebm emrin nuk i ka v\u00ebn\u00eb Berish\u00ebs si urdh\u00ebrdh\u00ebn\u00ebs, n\u00eb vendimin e marr\u00eb mbi nj\u00eb vit m\u00eb par\u00eb ku k\u00ebrkon hetim me themel p\u00ebr k\u00ebt\u00eb dosje t\u00eb r\u00ebnd\u00eb! Pra p\u00ebr t\u2019u \u2018ngjitur\u2019 tek \u2018maja\u2019 e piramid\u00ebs s\u00eb komandimit t\u00eb asaj kohe! Urojm\u00eb q\u00eb ta dij\u00eb edhe SPAK k\u00ebt\u00eb fakt! <\/p>\n<p>Megjith\u00ebse i pashpjeguesh\u00ebm mbetet fakti i zvarritjes s\u00eb hetimit t\u00eb asaj kaset\u00ebs me incizimin audio q\u00eb p\u00ebrmbante urdh\u00ebrat e dh\u00ebna p\u00ebr t\u00eb q\u00eblluar mbi demonstruesit! Pse nuk \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb ende ekspertiza! T\u00eb thuhej se ishte nd\u00ebrhyr\u00eb dhe kaq! P\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr, vonesa n\u00eb dor\u00ebzimin e kaset\u00ebs me regjistrimin origjinal, garancia q\u00eb u tha se u k\u00ebrkua, dhe q\u00ebndrimet e veprimet deri n\u00eb k\u00ebt\u00eb moment, nga shum\u00eb aktor\u00eb q\u00eb me apo pa d\u00ebshir\u00ebn e tyre jan\u00eb t\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb proces! Pasi v\u00ebrtet\u00eb kemi dyshime, sepse ku m\u00eb pak e ku m\u00eb shum\u00eb, t\u00eb gjith\u00eb e kan\u00eb \u2018ngr\u00ebn\u00eb\u2019 presionin e Berish\u00ebs, dhe kjo duket dhe me sy t\u00eb lir\u00eb!<\/p>\n<p>Me pak fjal\u00eb, sa garanci ka q\u00eb kjo kaset\u00eb t\u00eb cil\u00ebsohet si origjinale nga SPAK p\u00ebr t\u2019u marr\u00eb si prov\u00eb n\u00eb hetimin e dosjes s\u00eb \u201921 janarit\u2019. Sepse duhet t\u00eb kuptohemi, Berisha nuk l\u00ebshon \u2018pe\u2019 asnj\u00ebher\u00eb falas! Di\u00e7ka p\u00ebrfiton, ndaj ka ngritur, sikurse thon\u00eb \u2018goj\u00ebt e liga\u2019, dhe nj\u00eb media t\u00eb familjes, p\u00ebrmes t\u00eb cil\u00ebs \u2018dorovit\u2019 sa andej k\u00ebndej kund\u00ebrshtar\u00ebt e vet! Apo ku flasin dhe t\u00eb \u2018penduarit\u2019. <\/p>\n<p>Nuk i shp\u00ebton gj\u00eb Berish\u00ebs, \u00ebsht\u00eb \u2018skile\u2019 e vjet\u00ebr ai! T\u00eb shtrydh mir\u00eb e mir\u00eb, nuk t\u00eb lejon n\u00eb \u2018pron\u00ebn\u2019 e vet q\u00eb t\u00eb luash me dy porta dhe t\u00eb dyzuarin! Prandaj kemi dyshime dhe frik\u00eb se mund t\u00eb rr\u00ebzohet si prov\u00eb nga prokuror\u00ebt incizimi audio, p\u00ebr t\u00eb mos u p\u00ebrdorur n\u00eb hetimin e gjykimin e masakr\u00ebs s\u00eb 21 janarit, me pasoj\u00eb 4 viktima. <\/p>\n<p>T\u00eb vrar\u00eb nga shteti! Sepse Berisha nuk pranon asgj\u00eb, s\u2019toleron asnj\u00eb, e p\u00ebr pasoj\u00eb shkon d\u00ebm dhe nj\u00eb mund\u00ebsi p\u00ebr nj\u00eb prov\u00eb shtes\u00eb p\u00ebr 21 janarin! Jo se s\u2019ka prova! Dhe ato q\u00eb jan\u00eb deri m\u00eb tani, mjaftojn\u00eb p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb nj\u00eb hetim t\u00eb plot\u00eb! <\/p>\n<p>Jemi me t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb dyshues n\u00ebse ndonj\u00ebher\u00eb mund t\u00eb zbardhet dosja e 21 janarit 2011, kush ka dh\u00ebn\u00eb urdh\u00ebr q\u00eb Garda e Republik\u00ebs t\u00eb q\u00eblloj\u00eb mbi turm\u00ebn, dhe a do t\u00eb hetohen e gjykohen urdh\u00ebrdh\u00ebn\u00ebsit e hierarkis\u00eb m\u00eb t\u00eb lart\u00eb t\u00eb shtetit t\u00eb asaj kohe, sipas vendimit t\u00eb Gjykat\u00ebs s\u00eb Strasburgut q\u00eb k\u00ebrkon me detyrim p\u00ebrcaktim v\u00ebnien para akuz\u00ebs t\u00eb kupol\u00ebs s\u00eb asaj kohe! T\u00eb shpresojm\u00eb! Megjith\u00ebse ia vlen t\u00eb p\u00ebrs\u00ebritet fakti se zbardhja e vrasjeve t\u00eb 21 janarit jan\u00eb \u2018testi\u2019 num\u00ebr nj\u00eb p\u00ebr drejt\u00ebsin\u00eb e re shqiptare! Kjo pritet nga shqiptar\u00ebt, kjo pritet nga nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00ebt. <\/p>\n<p>Ndryshe dhe sikur t\u00ebr\u00eb qeverin\u00eb e k\u00ebsaj kohe dhe t\u00eb asaj kohe t\u00eb fus\u00ebsh n\u00eb burg dhe t\u00eb l\u00ebsh 21 janarin jasht\u00eb, nuk quhet drejt\u00ebsi e b\u00ebr\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb vend! Kjo duhet t\u00eb jet\u00eb e qart\u00eb p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb! \u201821 janari\u2019 ka q\u00ebn\u00eb dhe \u00ebsht\u00eb test p\u00ebr SPAK e GJKKO q\u00eb n\u00eb krye t\u00eb her\u00ebs dhe n\u00eb vijim! Sado q\u00eb ta zvarrisin me \u2018artifica\u2019 dhe loj\u00eb \u2018ping pongu\u2019!<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Jakin Marena Mund t\u00eb dukemi kategorik\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb konstatim t\u00eb trisht\u00eb, por sikurse po rrjedhin ngjarjet, p\u00ebr hir t\u00eb s\u00eb v\u00ebrtet\u00ebs kan\u00eb ngecur n\u00eb vend dhe pa asnj\u00eb \u2018rrjedhje\u2019 p\u00ebrpara, t\u00eb gjitha analizat t\u00eb \u00e7ojn\u00eb tek ky konkluzion aspak i mir\u00eb: Q\u00eb dosja e vrasjeve t\u00eb 21 janarit 2011 dyshohet se rrezikon t\u00eb zbardhet [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-70305","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/70305","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=70305"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/70305\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=70305"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=70305"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=70305"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}