{"id":70289,"date":"2026-02-13T16:48:13","date_gmt":"2026-02-13T16:48:13","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/02\/13\/skandali-me-2-mln-euro-tenderi-i-hidrovorit-ne-vlore-u-dhurohet-2-oligarkeve-te-kryebashkiakes\/"},"modified":"2026-02-13T16:48:13","modified_gmt":"2026-02-13T16:48:13","slug":"skandali-me-2-mln-euro-tenderi-i-hidrovorit-ne-vlore-u-dhurohet-2-oligarkeve-te-kryebashkiakes","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/02\/13\/skandali-me-2-mln-euro-tenderi-i-hidrovorit-ne-vlore-u-dhurohet-2-oligarkeve-te-kryebashkiakes\/","title":{"rendered":"Skandali me 2 MLN Euro, tenderi i hidrovorit n\u00eb Vlor\u00eb u dhurohet 2 oligark\u00ebve t\u00eb kryebashkiakes \u2013"},"content":{"rendered":"<div>\n<div class=\"jeg_video_container jeg_video_content\"><\/div>\n<p>Kjo ishte situata n\u00eb hidrovorin e Vlor\u00ebs m\u00eb 26 janar 2026. Nga kat\u00ebr pompat q\u00eb disponon hidrovori, vet\u00ebm nj\u00ebra \u00ebsht\u00eb aktualisht n\u00eb funksion. Niveli i ujit n\u00eb kanalin q\u00eb derdhet drejt pompave rritet gradualisht.<\/p>\n\n<p>Banor\u00ebt e zon\u00ebs kryq\u00ebzojn\u00eb gishtat teksa kjo situat\u00eb p\u00ebrs\u00ebritet sa her\u00eb ka reshje shiu. Banesat e tyre p\u00ebrmbyten p\u00ebr shkak t\u00eb munges\u00ebs s\u00eb mir\u00ebmbajtjes s\u00eb hidrovorit.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb dikush po merret me parat\u00eb e hidrovorit: Kryebashkiakja Brunilda Mersini dhe dy oligark\u00ebt Ardit Ismailaj e Xhavit Ismaili!<\/p>\n<p>Zyrtarja \u00ebsht\u00eb n\u00eb zinxhir korrupsioni dhe duket sikur nuk e percepton rrezikun p\u00ebr gjith\u00eb qytetin. K\u00ebshtu e p\u00ebson Vlora! Kryebashkiakja Brunilda Mersini administron pazarin afro 2 miliard\u00eb lek\u00eb t\u00eb tenderit t\u00eb hidrovorit, pa pyetur se situata \u00ebsht\u00eb emergjente.<\/p>\n\n<p>P\u00ebrmbytjet n\u00eb Vlor\u00eb q\u00eb ndodh\u00ebn 4 tetor 2024, nuk e kan\u00eb nd\u00ebrgjegj\u00ebsuar bashkin\u00eb. Ky qytet ka nevoj\u00eb p\u00ebr investime n\u00eb kanalizime dhe hidrovor. Kujtojm\u00eb q\u00eb nga mosfunksionimi i pompave t\u00eb hidrovorit u mbulua m\u00eb uj\u00eb qyteti bregdetar duke shkaktuar d\u00ebme t\u00eb m\u00ebdha materiale jo vet\u00ebm n\u00eb infrastruktur\u00eb. Shum\u00eb familje p\u00ebr dit\u00eb me radh\u00eb fjet\u00ebn jasht\u00eb n\u00eb qiell t\u00eb hapur, p\u00ebr shkak se pushteti vendor nuk mori masa. Ata pat\u00ebn d\u00ebme t\u00eb m\u00ebdha n\u00eb banesat e tyre.<\/p>\n\n<p>Gjithsesi pazari i tenderit merr m\u00eb shum\u00eb r\u00ebnd\u00ebsi se sa vet\u00eb hidrovori. Kryebashkiakja i ka fshir\u00eb me \u201cgom\u00eb\u201d t\u00eb gjith\u00eb pjes\u00ebmarr\u00ebsit dhe ka ftuar dy oligark\u00ebt t\u00eb firmosin kontrat\u00ebn. \u201cSkualifikim i t\u00eb gjith\u00eb operator\u00ebve konkurrues p\u00ebrve\u00e7 fituesit\/ Skualifikim i ofert\u00ebs me vler\u00eb m\u00eb t\u00eb ul\u00ebt\u201d, me k\u00ebt\u00eb p\u00ebrshkrim, Open Data Albania e ka shenjuar procedur\u00ebn me risk korrupsioni.<\/p>\n\n<p>Tenderi i Bashkis\u00eb Vlor\u00eb \u201cRikonstruksioni i Hidrovorit t\u00eb Qytetit t\u00eb Vlor\u00ebs (Furnizim Vendosje)\u201d \u00ebsht\u00eb njoftuar me vones\u00eb. Procedura ka nisur m\u00eb 16 tetor 2025. Epo, kryetare e re, pazar i ri!<\/p>\n<p>P\u00ebr k\u00ebt\u00eb projekt nga buxheti i shtetit \u00ebsht\u00eb ndar\u00eb fondi limit 154 687 373,00 lek\u00eb pa llogaritur TVSH-n\u00eb. Pra gjasat jan\u00eb q\u00eb kontrata t\u00eb arrij\u00eb n\u00eb afro 2 miliard\u00eb lek\u00eb t\u00eb vjetra.<\/p>\n<p>N\u00eb tenderin e dat\u00ebs 31 tetor 2025 mor\u00ebn pjes\u00eb 4 operator\u00eb, megjithat\u00eb nuk ka pasur nj\u00eb gar\u00eb t\u00eb mir\u00ebfillt\u00eb. P\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr, dyshohet se ka marr\u00ebveshje t\u00eb heshtur mes operator\u00ebve q\u00eb dy oligark\u00ebve tu lirohet rruga.<\/p>\n<p>Dyshimi i par\u00eb t\u00eb lind nga dy ankesa n\u00eb Komisionin e Prokurimit Publik nga dy kompani q\u00eb nuk kan\u00eb marr\u00eb pjes\u00eb fare n\u00eb tender.<\/p>\n<p>N\u00ebp\u00ebrmjet Sistemit t\u00eb Ankesave Elektronike pran\u00eb Komisionit t\u00eb Prokurimit Publik jan\u00eb administruar dy denoncime n\u00eb dat\u00ebn 24 tetor 2025. Nj\u00ebri \u00ebsht\u00eb i operatorit ekonomik \u201cShendelli\u201d SHPK, nd\u00ebrsa tjetri \u00ebsht\u00eb i \u201cNG STRUCTURES\u201d SHPK. T\u00eb dyja kan\u00eb b\u00ebr\u00eb k\u00ebrkesa mbi modifikimin e dokumenteve t\u00eb tenderit.<\/p>\n\n<p>N\u00eb preventivin e miratuar p\u00ebr k\u00ebt\u00eb objekt, rezulton se: rreth 2\/3 e vler\u00ebs totale i p\u00ebrkasin pajisjeve dhe rreth 1\/3 e vler\u00ebs p\u00ebrfshin punime nd\u00ebrtimi ndihm\u00ebse.<\/p>\n<p>Pra, pjesa m\u00eb e madhe ekonomike dhe q\u00eb p\u00ebrcakton q\u00ebllimin kryesor t\u00eb investimit \u00ebsht\u00eb furnizimi dhe v\u00ebnia n\u00eb pun\u00eb e pompave t\u00eb reja, nd\u00ebrsa punimet nd\u00ebrtimore kan\u00eb rol ndihm\u00ebs.<\/p>\n<p>K\u00ebsisoj, theksohet n\u00eb k\u00ebto ankimime, jan\u00eb vendosur kritere t\u00eb pajustifikuara p\u00ebr personel teknik.<\/p>\n<p>Roli i KPP n\u00eb k\u00ebt\u00eb faz\u00eb \u00ebsht\u00eb thjesht t\u2019i jap\u00eb koh\u00eb pal\u00ebve t\u00eb maturojn\u00eb pazarin e tenderit. Komisioni i Prokurimit Publik mori vendim m\u00eb 7 n\u00ebntor 2025, t\u00eb pranoj\u00eb pjes\u00ebrisht ankes\u00ebn e operatorit ekonomik \u201cShendelli\u201d SHPK, p\u00ebr procedur\u00ebn e prokurimit. Sipas vendimit, bashkia duhet t\u00eb kryente modifikimet.<\/p>\n<p>\u00a0<\/p>\n\n<p>M\u00eb 18 n\u00ebntor 2025, KPP u mblodh s\u00ebrish dhe vendosi t\u00eb lejoj\u00eb bashkin\u00eb me hapat e tjer\u00eb.<\/p>\n<p>Surpriza \u00ebsht\u00eb se t\u00eb dyja kompanit\u00eb q\u00eb k\u00ebrkuan modifikimet nuk kan\u00eb aplikuar n\u00eb tender, edhe pas vendimit n\u00eb favor t\u00eb tyre.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb Kryebashkiakes Mersini dhe komisionit t\u00eb saj t\u00eb vler\u00ebsimit t\u00eb ofertave i \u00ebsht\u00eb leht\u00ebsuar vendimarrja edhe nga nj\u00eb l\u00ebvizje tjet\u00ebr.<\/p>\n\n<p>Kompania \u201cMUHOPLUS LTD\u201d nuk ka paraqitur asnj\u00eb dokument, duke u t\u00ebrhequr n\u00eb mes t\u00eb procesit. Firma e m\u00ebsip\u00ebrme e kishte vler\u00ebn e ofert\u00ebs 129,937,394.00 (nj\u00ebqind e nj\u00ebzet e n\u00ebnt\u00eb million e n\u00ebnt\u00ebqind e tridhjet\u00eb e shtat\u00eb mij\u00eb e treqind e n\u00ebnt\u00ebdhjet\u00eb e kat\u00ebr) lek\u00eb pa TVSH.<\/p>\n\n<p>Kurse oferta fituese e prezantuar nga bashkimi i operator\u00ebve \u201cVIBTIS\u201d shpk &amp; \u201cALBA KONSTRUKSION\u201d shpk \u00ebsht\u00eb shum\u00eb e lart\u00eb: 146,953,012.5 lek\u00eb pa TVSH.<\/p>\n<p>E megjithat\u00eb, ka edhe nj\u00eb ofert\u00eb tjet\u00ebr m\u00eb ekonomike. K\u00ebshtu, \u201cRAFIN COMPANY\u201d shpk ka propozuar t\u2019i sjell\u00eb dhe t\u2019i instaloj\u00eb pajisjet e hidrovorit me 133,412,643.50 (nj\u00ebqind e tridhjet\u00eb e tre milion\u00eb e kat\u00ebrqind e dymb\u00ebdhjet\u00eb mij\u00eb e gjasht\u00ebqind e dyzet\u00eb e tre .5) Lek\u00eb pa TVSH.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, asnj\u00eb nga konkurrent\u00ebt nuk ka fuqin\u00eb dhe lidhjet me qeverin\u00eb, q\u00eb disponojn\u00eb pronar\u00ebt e \u201cVIBTIS\u201d shpk dhe \u201cALBA KONSTRUKSION\u201d shpk.<\/p>\n<p>Ardit Ismailaj, nipi i biznesmenit Sadik Ismailaj, \u00ebsht\u00eb administrator i firm\u00ebs s\u00eb nd\u00ebrtimit \u201cVibtis\u201d shpk. M\u00eb her\u00ebt, Ismailaj ka qen\u00eb pronar i drejt\u00ebp\u00ebrdrejt\u00eb i kompanis\u00eb pas nj\u00eb akti dhurimi nga gjyshi i tij. Aktualisht kompania \u00ebsht\u00eb n\u00eb pron\u00ebsi t\u00eb \u201cperandoris\u00eb\u201d Ismailaj Group, me pronar dhe administrator po Ardit Ismailajn.<\/p>\n\n<p>Gjat\u00eb 5 viteve t\u00eb fundit, p\u00ebrmes kompanis\u00eb \u201cVibtis\u201d, Ardit Ismailaj ka marr\u00eb mbi 6 milion\u00eb euro para publike kryesisht nga Drejtoria e P\u00ebrgjithshme e Uj\u00ebsjell\u00ebs Kanalizimeve, Albpetrol dhe nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit.<\/p>\n\n<p>Kjo \u201cperandori\u201d ekonomike \u00ebsht\u00eb ngritur me themele mbi shkat\u00ebrrimin e vlerave kulturore dhe turistike, mbi koncesione dhe leje nd\u00ebrtimi t\u00eb dyshimta. Paraja e tyre shpesh her\u00eb nuk dihet se nga e ka origjin\u00ebn.<\/p>\n<p>P\u00ebr disa abuzime epike grupi po hetohet nga SPAK. K\u00ebtu hyjn\u00eb nd\u00ebrtimi i stadiumit me kull\u00eb, koncensioni i hekurudh\u00ebs Ballsh-Fier-Vlor\u00eb apo nd\u00ebrtimi i nj\u00eb resorti turistik me nj\u00eb t\u00eb af\u00ebrm t\u00eb Damian Gjiknurit brenda Parkut Komb\u00ebtar t\u00eb Butrintit.<\/p>\n<p>Shum\u00eb p\u00ebrfitime t\u00eb Sadik dhe Idajet Ismailajt, si hidrocentrale, puse nafte, hekurudha etj., lidhen me veprimtarin\u00eb e ish-ministrit Damian Gjiknuri.<\/p>\n<p>Grupi gjendet me adres\u00eb tek kulla e stadiumi Air Albania. Vet\u00ebm Elon Musk ua kalon k\u00ebtyre p\u00ebr pag\u00ebn e madhe. Secili i ka caktuar vetes 85 milion\u00eb lek\u00eb n\u00eb muaj (170 milion\u00eb lek\u00eb n\u00eb muaj t\u00eb dy), rreth 2 milion\u00eb euro n\u00eb vit.<\/p>\n\n<p>Kapitali i tyre shp\u00ebrndahet n\u00eb kompani t\u00eb nd\u00ebrlidhura si k\u00ebmb\u00ebt e oktapodit. K\u00ebshtu Idajet Ismailaj \u00ebsht\u00eb pronar i kompanis\u00eb \u201cMotus\u201d.<\/p>\n<p>Me an\u00eb t\u00eb saj kontrollohen firmat \u201cFinman\u201d dhe \u201cProdev\u201d. Kjo e fundit m\u00eb par\u00eb njihej me emrin \u201cMred\u201d<\/p>\n\n<p>Me an\u00eb t\u00eb kompanis\u00eb \u201cFinman\u201d t\u00ebrhiqen fijet tek firmat \u201cAlb \u2013 Star\u201d, \u201cVibtis\u201d, \u201cIR\u201d, \u201cArena S&amp;P\u201d, \u201cAM Rentals\u201d, \u201cASAB\u201d, \u201cBalkansca Finman\u201d, \u201cANGS\u201d, \u201cAOS\u201d, \u201cManastiri Resort\u201d, \u201cFintrade\u201d, \u201cAPM\u201d. T\u00eb gjitha jan\u00eb p\u00ebrfituese t\u00eb koncensioneve, tenderave, lejeve p\u00ebr kulla dhe resorte, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb dyshimt\u00eb dhe n\u00eb d\u00ebm t\u00eb interesit publik.<\/p>\n\n<p>Me an\u00eb t\u00eb \u201cAlb Star\u201d, Ismailajt kan\u00eb p\u00ebrfituar mbi 100 milion\u00eb euro tendera publik\u00eb. Mbi 60 milion\u00eb euro i kan\u00eb p\u00ebrfituar vet\u00ebm nga ARRSH dhe Fondi Shqiptar i Zhvillimit. Nd\u00ebrkaq, nga \u201cAlb \u2013 Star\u201d shp\u00ebrndahen faturat tek kompanit\u00eb \u201cALBRAIL\u201d, \u201cSpace+\u201d dhe \u201cEcoclean\u201d.<\/p>\n<p>\u201cSpace+\u201d ka si objekt loj\u00ebrat e fatit n\u00eb kategorin\u00eb kazino n\u00eb hotel me 5 yje n\u00eb Hotel Marriott Tirana. Nd\u00ebrsa kompania \u201cEcoclean\u201d posedon vendburime nafte n\u00eb Patos, q\u00eb i ka p\u00ebrfituar n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb klienteliste.<\/p>\n<p>Sipas nj\u00eb raporti t\u00eb Kontrollit t\u00eb Lart\u00eb t\u00eb Shtetit, disa nga tenderat e fituar nga ky grup jan\u00eb n\u00eb shkelje t\u00eb ligjit.<\/p>\n<p>P\u00ebrmes kompanis\u00eb \u201cAlb Star\u201d \u00ebsht\u00eb marr\u00eb koncensioni i dyshimt\u00eb i transportit hekurudhor i linj\u00ebs Fier-Ballsh-Vlor\u00eb. K\u00ebtu jan\u00eb aksioner\u00eb edhe djemt\u00eb e politikanes Valentina Leskaj. P\u00ebr koncesionin e hekurudh\u00ebs, KLSH ka zbuluar shkelje n\u00eb zbatimin e kontrat\u00ebs, por Ismailajt jan\u00eb t\u00eb papreksh\u00ebm. N\u00eb em\u00ebr t\u00eb \u201cAlb Star\u201d jan\u00eb edhe disa hidrocentrale mbi lumin Shushic\u00eb (HEC Drashovic\u00eb, HEC Kote, HEC Gjorm dhe HEC Brataj).<\/p>\n\n<p>Oleg Deripaska, i cili ka p\u00ebrfituar 20 milion\u00eb euro nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit, u zbulua se kishte paguar ish-zyrtarin e lart\u00eb t\u00eb FBI, Charles McGonigal, p\u00ebr ta hequr nga lista e sanksioneve t\u00eb SHBA. McGonigal \u00ebsht\u00eb i d\u00ebnuar nga drejt\u00ebsia amerikane, por akoma nuk \u00ebsht\u00eb mbyllur hetimi p\u00ebr bashk\u00ebpunimin me kryeministrin Rama.<\/p>\n\n<p>Sipas dokumenteve zyrtare, \u201cAlbstar\u201d rezulton t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb nga p\u00ebrfituesit kryesor\u00eb t\u00eb skem\u00ebs mashtruese t\u00eb fryrjes s\u00eb shpenzimeve dhe pastrimit t\u00eb parave, duke p\u00ebrfituar vet\u00ebm n\u00eb vitin 2011 rreth 22 milion\u00eb euro nga \u201cBankers\u201d. K\u00ebto shuma jan\u00eb p\u00ebrfituar p\u00ebrmes faturimeve fiktive.<\/p>\n<p>N\u00eb shtator t\u00eb vitit 2016, Idajet Ismailaj themeloi nj\u00eb kompani t\u00eb re nd\u00ebrtimi me familjen e tij, fillimisht t\u00eb regjistruar si \u201cReas 16\u201d dhe m\u00eb pas me emrin \u201cIR shpk\u201d. P\u00ebrmes k\u00ebsaj kompanie, jan\u00eb qarkulluar qindra mij\u00ebra euro t\u00eb p\u00ebrfituara nga \u201cBankers\u201d, duke e rritur xhiron e firm\u00ebs n\u00eb 6 milion\u00eb euro dhe fitimet n\u00eb rreth 2 milion\u00eb euro, s\u00ebrish me fatura t\u00eb falsifikuara.<\/p>\n\n<p>Prokuroria e Fierit deri tani ka d\u00ebrguar n\u00eb gjyq vet\u00ebm drejtuesit e \u201cBankers Petroleum Albania Ltd\u201d.<\/p>\n<p>Me an\u00eb t\u00eb kompanis\u00eb, Arena S &amp; P, grupi Ismailaj nd\u00ebrtoi stadiumin \u201cAir Albania\u201d, duke marr\u00eb n\u00eb k\u00ebrmbim pron\u00eb publike n\u00eb mes t\u00eb Tiran\u00ebs dhe kull\u00ebn.<\/p>\n\n<p>Po ashtu, tenderi nd\u00ebrkomb\u00ebtar p\u00ebr \u201cprojektimin, prishjen, financimin dhe nd\u00ebrtimin\u201d e stadiumit iu dha kompanis\u00eb \u201cAlb-Star\u201d, e cila prishi edhe fasad\u00ebn e stadiumit \u201cQemal Stafa\u2019, monument kulture.<\/p>\n<p>Me an\u00eb t\u00eb kompanis\u00eb \u201cManastiri Resort\u201d, grupi Ismailaj \u00ebsht\u00eb nd\u00ebrtuar nj\u00eb kompleks vilash n\u00eb Gjirin e Manastirit. Projekti i ngja nj\u00eb kafke betoni me vila q\u00eb sh\u00ebmtojn\u00eb Parkun Komb\u00ebtar t\u00eb Butrintit.<\/p>\n<p>Dhe prej disa vjet\u00ebsh, ky gji i bukur i Ksamilit, q\u00ebndron i bllokuar p\u00ebr shkak t\u00eb punimeve q\u00eb po b\u00ebhen, p\u00ebr nd\u00ebrtimin e fshatit turistik.<\/p>\n\n<p>Kujtojm\u00eb se n\u00eb 2 Dhjetor 2021, Komiteti i Investimeve Strategjike miratoi statusin e investitorit strategjik p\u00ebr projektin \u201cManastiri Resort\u201d, me subjekt aplikues \u201cAlbstar\u201d shpk, n\u00eb pron\u00ebsi t\u00eb biznesmenit Sadik Ismailaj, i cili ka marr\u00eb edhe plazhin.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb nj\u00eb debati n\u00eb Parlament me deputetin Agron Shehaj, ministrja Mirela Kumbaro e cil\u00ebsoi resortin si nj\u00eb \u201cpik\u00eb t\u00eb vo\u00e7k\u00ebl\u201d n\u00eb hart\u00eb, q\u00eb nuk i prish pun\u00eb parkut.<\/p>\n<p>Kompania tjet\u00ebr, \u201cAlba Konstruksion\u201d \u00ebsht\u00eb n\u00eb letra pron\u00eb e Xhavit Ismailit, v\u00ebllait t\u00eb ish-kryebashkiakut t\u00eb Vor\u00ebs, Fiqiri Ismaili. N\u00ebse komisioni i tenderit do t\u00eb b\u00ebnte verifikime do t\u00eb zbulonte se kjo kompani nd\u00ebrkoh\u00eb \u00ebsht\u00eb e angazhuar n\u00eb kontrata t\u00eb tjera publike.<\/p>\n\n<p>Ismaili i Vor\u00ebs \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nga demokrat\u00ebt q\u00eb i ub\u00eb klient i madhi kryeministrit. \u201cAlba-Konstruksion\u201d ka marr\u00eb kontrata t\u00eb majme nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit, q\u00eb drejtohet nga Dritan Agolli.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb kuad\u00ebr \u00ebsht\u00eb tenderi i programit \u201cP\u00ebr Zhvillimin e Integruar Urban dhe Turizmin\u201d. Projekti parashikon nd\u00ebrtimin e nj\u00eb Qendre Mir\u00ebseardhjeje p\u00ebr panaire dhe ekspozita si dhe nj\u00eb Kull\u00eb Vrojtimi n\u00eb Ksamil.<\/p>\n<p>\u201cAlba Konstruksion\u201d sh.p.k. \u00ebsht\u00eb shpallur fituese e tenderit me vler\u00eb 5 milion\u00eb e 591 mij\u00eb euro, p\u00ebrfshir\u00eb dhe TVSH-n\u00eb.<\/p>\n<p>M\u00eb dat\u00eb 25 qershor 2024 \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb publik emri i fituesit dhe pa asnj\u00eb penges\u00eb Agjencia e Prokurimit Publik e ka regjistruar k\u00ebt\u00eb kontrat\u00eb. Theksojm\u00eb se Open Data Albania i ka vendosur tenderit\u00a0 \u201cFlamurin e Kuq\u201d p\u00ebr t\u00eb treguar riskun e korrupsionit. Kjo vep\u00ebr akoma nuk ka filluar.<\/p>\n<p>Gjithashtu, Xhavit Ismailit i \u00ebsht\u00eb dh\u00ebn\u00eb tenderi 7 milion\u00eb euro i Parkimit n\u00ebn\u00ebtok\u00ebsor tek sheshi Avni Rustemi, t\u00eb cilin akoma nuk e ka dor\u00ebzuar, megjith\u00ebse afati ka mbaruar.<\/p>\n\n<p>B\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr prokurimin me objekt \u201cRehabilitimi i fasadave t\u00eb rrug\u00ebs Luigj Gurakuqi deri tek sheshi Avni Rustemi (me parkim 2 kate n\u00ebn tok\u00eb)\u201d.<\/p>\n<p>Xhavit Ismaili e mori tenderin nga kryetari Erion Veliaj. Ata jan\u00eb bashk\u00ebpun\u00ebtor\u00eb t\u00eb vjet\u00ebr. P\u00ebrve\u00e7se ka fituar 4 koncesione, kompania \u201cAlba Kontruksion\u201d, pjes\u00ebn d\u00ebrrmuese t\u00eb tenderave i ka marr\u00eb nga Bashkia Tiran\u00eb.<\/p>\n<p>K\u00ebtu mund t\u00eb p\u00ebrmendim rikontruksionin e Rrug\u00ebs s\u00eb Agallar\u00ebve, Rehabilitimi i Unaz\u00ebs s\u00eb Mesme apo nd\u00ebrtimin e pallateve tek zona \u201c5 Maj\u201d n\u00eb kryeqytet, ku u shemb\u00ebn sht\u00ebpit\u00eb e banor\u00ebve gjoja p\u00ebr projektet e Rind\u00ebrtimit pas t\u00ebrmetit.<\/p>\n<p>Lidhur me tenderin e parkimit tek \u201cAvni Rustemi\u201d ka nj\u00eb fakt interesant q\u00eb tregon se kishte marr\u00ebveshje t\u00eb heshtur se kush do ta fitonte k\u00ebt\u00eb kontrat\u00eb. K\u00ebshtu, n\u00eb tender ka marr\u00eb pjes\u00eb edhe \u201cFusha\u201d SHPK p\u00ebr t\u2019i dh\u00ebn\u00eb larmi \u201cofertave\u201d.\u00a0 Nga ana tjet\u00ebr, oligarku i bashkis\u00eb Tiran\u00eb Shk\u00eblqim Fusha \u00ebsht\u00eb ortak n\u00eb tendera ndrysh\u00ebm t\u00eb fituar m\u00eb par\u00eb bashk\u00eb me Xhavit Ismailin si bashkim operator\u00ebsh.<\/p>\n<p>N\u00eb vitin 2024, Ismailajt iu ngat\u00ebrrua emri n\u00eb nj\u00eb dosje t\u00eb SPAK-ut, por nuk mor n\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsi penale. Kujtojm\u00eb se ish-kryebashkiakja e Libohov\u00ebs, Luiza Mandi u d\u00ebnua me burg prej korrupsionit me t\u00eb. Gjykata e Posa\u00e7me ka d\u00ebnuar m\u00eb 1 vit burg Luiza Mandi p\u00ebr vepr\u00ebn penale t\u00eb shp\u00ebrdorimit t\u00eb detyr\u00ebs.<\/p>\n<p>Hetimi ndaj saj erdhi pas nj\u00eb kall\u00ebzimi t\u00eb b\u00ebr\u00eb nga nj\u00eb qytetar, i cili pretendonte se n\u00eb pronat e familjar\u00ebve t\u00eb tij bashkia po zhvillon nj\u00eb projekt zgjerimi rruge.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb p\u00ebrfundimit t\u00eb punimeve prej kompanis\u00eb \u201cAlba Konstruksion\u201d, me pronar Xhavit Ismailin, denoncuesi ka konstatuar se muri rrethues nuk ishte nd\u00ebrtuar n\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e duhur, por ishte shtrir\u00eb edhe n\u00eb sip\u00ebrfaqe t\u00eb tjera t\u00eb tokave n\u00eb pron\u00ebsi t\u00eb tij.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebto kushte, Prokuroria e Posa\u00e7me ka nisur pun\u00ebn n\u00eb terren ku ka sekuestruar projektin n\u00eb fjal\u00eb dhe \u00ebsht\u00eb konstatuar se ishte cenuar prona e familjes nga Libohova.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb zhvillimit t\u00eb projektit n\u00eb fjal\u00eb nuk ishte zbatuar procedura e shpron\u00ebsimit, \u00e7ka ka sjell\u00eb dhe d\u00ebmin ekonomik t\u00eb kall\u00ebzuesi.<\/p>\n<p>Urojm\u00eb q\u00eb hidrovori i Vlor\u00ebs t\u00eb m\u00eb mos ket\u00eb k\u00ebt\u00eb fat, por si\u00e7 ka nisur shenjat nuk jan\u00eb t\u00eb mira. Dy oligark\u00ebt akoma nuk ka nisur pun\u00ebn. Dhe pasojat bien mbi banor\u00ebt q\u00eb presin t\u00eb vihet n\u00eb funksionim objekti.<\/p>\n<p><strong>\u00a9&#xfe0f;Copyright Gijotina.com<\/strong><br \/><strong>Ky artikull \u00ebsht\u00eb ekskluziv i Gijotina.com, g\u00ebzon t\u00eb drejt\u00ebn e autor\u00ebsis\u00eb sipas Ligjit Nr. 35\/2016, \u201cP\u00ebr t\u00eb drejtat e autorit dhe t\u00eb drejtat e lidhura me to\u201d. Shkrimi mund t\u00eb ripublikohet nga mediat e tjera vet\u00ebm duke cituar Gijotina.com dhe n\u00eb fund t\u00eb vendoset linku i burimit, n\u00eb t\u00eb kund\u00ebrt \u00e7do shkel\u00ebs do t\u00eb mbaj\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsi sipas Nenit 178 t\u00eb Ligjit Nr\/ 35\/2016.<\/strong><\/p>\n<p>\u00a0<\/p>\n<p><!-- CONTENT END 2 --><\/p>\n<\/div>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kjo ishte situata n\u00eb hidrovorin e Vlor\u00ebs m\u00eb 26 janar 2026. Nga kat\u00ebr pompat q\u00eb disponon hidrovori, vet\u00ebm nj\u00ebra \u00ebsht\u00eb aktualisht n\u00eb funksion. Niveli i ujit n\u00eb kanalin q\u00eb derdhet drejt pompave rritet gradualisht. Banor\u00ebt e zon\u00ebs kryq\u00ebzojn\u00eb gishtat teksa kjo situat\u00eb p\u00ebrs\u00ebritet sa her\u00eb ka reshje shiu. Banesat e tyre p\u00ebrmbyten p\u00ebr shkak t\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-70289","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/70289","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=70289"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/70289\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=70289"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=70289"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=70289"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}