{"id":70243,"date":"2026-02-13T12:48:22","date_gmt":"2026-02-13T12:48:22","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/02\/13\/tregu-ushqimor-ne-shqiperi-thellesisht-i-varur-nga-importet-qe-mbajne-cmimet-te-larta\/"},"modified":"2026-02-13T12:48:22","modified_gmt":"2026-02-13T12:48:22","slug":"tregu-ushqimor-ne-shqiperi-thellesisht-i-varur-nga-importet-qe-mbajne-cmimet-te-larta","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/02\/13\/tregu-ushqimor-ne-shqiperi-thellesisht-i-varur-nga-importet-qe-mbajne-cmimet-te-larta\/","title":{"rendered":"Tregu ushqimor n\u00eb Shqip\u00ebri thell\u00ebsisht i varur nga importet q\u00eb mbajn\u00eb \u00e7mimet t\u00eb larta \u2013"},"content":{"rendered":"<div>\n<p>Nj\u00eb analiz\u00eb e publikuar nga Organisation for Economic Co-operation and Development (OECD) n\u00eb edicionin Competition Policy in Eastern Europe and Central Asia hedh drit\u00eb mbi zhvillimet e tregjeve ushqimore n\u00eb Shqip\u00ebri gjat\u00eb periudh\u00ebs 2022\u20132025, duke evidentuar luhatjet e \u00e7mimeve, struktur\u00ebn e tregut dhe rolin e institucioneve n\u00eb mbrojtjen e konkurrenc\u00ebs dhe t\u00eb konsumator\u00ebve.<\/p>\n<p>Raporti thekson se produktet baz\u00eb t\u00eb shport\u00ebs ushqimore, si buka, mielli, vaji, orizi, sheqeri, vez\u00ebt, frutat dhe perimet, p\u00ebrb\u00ebjn\u00eb segmentin m\u00eb t\u00eb ndjesh\u00ebm ndaj ndryshimeve t\u00eb \u00e7mimeve dhe kan\u00eb ndikim t\u00eb drejtp\u00ebrdrejt\u00eb n\u00eb inflacion dhe buxhetet familjare.<\/p>\n<p>Sipas artikulllit t\u00eb OECD, tregjet ushqimore shqiptare u p\u00ebrball\u00ebn me presion t\u00eb fort\u00eb gjat\u00eb viteve 2022\u20132025, p\u00ebr shkak t\u00eb pandemis\u00eb COVID-19, kriz\u00ebs energjetike dhe luft\u00ebs n\u00eb Ukrain\u00eb. K\u00ebto zhvillime soll\u00ebn nd\u00ebrprerje t\u00eb zinxhir\u00ebve t\u00eb furnizimit, rritje t\u00eb inputeve bujq\u00ebsore dhe shtim t\u00eb kostove t\u00eb transportit.<\/p>\n<p>Nj\u00eb faktor vendimtar mbetet var\u00ebsia e lart\u00eb nga importet p\u00ebr produkte ky\u00e7e, si vajrat vegjetal\u00eb, sheqeri, drith\u00ebrat dhe orizi, \u00e7ka e b\u00ebn tregun vendas t\u00eb ndjesh\u00ebm ndaj luhatjeve nd\u00ebrkomb\u00ebtare t\u00eb \u00e7mimeve.<\/p>\n<p><strong>Hetimi p\u00ebr vajin e lulediellit: 80 importues dhe var\u00ebsi totale nga importi<\/strong><\/p>\n<p>N\u00eb vitet 2022\u20132023, Autoriteti i Konkurrenc\u00ebs zhvilloi nj\u00eb hetim t\u00eb thelluar n\u00eb tregun e vajit vegjetal, me fokus t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb te vaji i lulediellit. Raporti tregon se k\u00ebrkesa n\u00eb Shqip\u00ebri plot\u00ebsohet 100% nga importet dhe se rreth 80 nd\u00ebrmarrje importojn\u00eb vaj t\u00eb rafinuar, qoft\u00eb n\u00eb form\u00eb vaji me shumic\u00eb, qoft\u00eb t\u00eb ambalazhuar me marka t\u00eb huaja.<\/p>\n<p>Shumica e nd\u00ebrmarrjeve t\u00eb klasifikuara si \u201cprodhues\u201d merren vet\u00ebm me ambalazhimin e vajit t\u00eb importuar, nd\u00ebrsa rafinerit\u00eb e dikurshme p\u00ebr p\u00ebrpunimin e vajit bruto jan\u00eb mbyllur ose kan\u00eb falimentuar.<\/p>\n<p>Analiza e \u00e7mimeve tregoi se n\u00eb periudh\u00ebn janar\u2013shkurt 2022 pati rritje t\u00eb p\u00ebrgjithshme t\u00eb \u00e7mimeve, n\u00eb nj\u00eb koh\u00eb kur Ukraina, q\u00eb prodhon rreth 45\u201350% t\u00eb vajit t\u00eb lulediellit n\u00eb bot\u00eb, u p\u00ebrfshi n\u00eb konflikt. Rritja e \u00e7mimeve me shumic\u00eb p\u00ebrkoi me rritjen e \u00e7mimeve t\u00eb importit, nd\u00ebrsa \u00e7mimet mesatare mujore mes operator\u00ebve nuk rezultuan identike.<\/p>\n<p>P\u00ebrfundimi i hetimit ishte se nuk kishte prova p\u00ebr koordinim ose marr\u00ebveshje antikonkurruese mes nd\u00ebrmarrjeve.<\/p>\n<p>N\u00eb korrik 2023, Autoriteti i Konkurrenc\u00ebs p\u00ebrfundoi monitorimin e tregut t\u00eb orizit dhe sheqerit. Gjetjet treguan se, megjith\u00ebse u regjistruan luhatje t\u00eb ndjeshme t\u00eb \u00e7mimeve, nuk kishte prova p\u00ebr sjellje t\u00eb bashk\u00ebrenduara apo praktika t\u00eb ndaluara.<\/p>\n<p>Sipas raportit, ndryshimet e \u00e7mimeve ishin kryesisht pasoj\u00eb e rritjes s\u00eb kostove t\u00eb inputeve bujq\u00ebsore dhe shpenzimeve t\u00eb transportit, dhe jo rezultat i marr\u00ebveshjeve mes operator\u00ebve.<\/p>\n<p><strong>Tregu i Buk\u00ebs: Presioni i Energjis\u00eb dhe Miellit<\/strong><\/p>\n<p>Gjat\u00eb vitit 2024, v\u00ebmendja institucionale u p\u00ebrqendrua te tregu i buk\u00ebs, si nj\u00eb nga produktet m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme p\u00ebr konsumator\u00ebt. Rritja e kostove t\u00eb energjis\u00eb dhe miellit krijoi presion mbi \u00e7mimet, por analiza tregoi se sektori karakterizohej nga nj\u00eb nivel i lart\u00eb konkurrueshm\u00ebrie.<\/p>\n<p>Burimet e ndryshme t\u00eb furnizimit me miell, si vendase ashtu edhe t\u00eb importuara, kontribuan n\u00eb ruajtjen e konkurrenc\u00ebs. Megjithat\u00eb, OECD thekson se rritjet e menj\u00ebhershme t\u00eb kostove mund t\u00eb p\u00ebrdoren si justifikim p\u00ebr rritje t\u00eb pajustifikuara t\u00eb \u00e7mimeve, ndaj mbik\u00ebqyrja e vazhdueshme mbetet e domosdoshme.<\/p>\n<p><strong>Festat e Fundvitit: Monitorimi Dhjetor 2024 \u2013 Janar 2025<\/strong><\/p>\n<p>Sipas raportit, n\u00eb periudh\u00ebn 1 dhjetor 2024 \u2013 15 janar 2025, Autoriteti i Konkurrenc\u00ebs monitoroi \u00e7mimet e produkteve baz\u00eb t\u00eb shport\u00ebs ushqimore, p\u00ebrfshir\u00eb buk\u00ebn, miellin, orizin, vajin, vez\u00ebt, kafen\u00eb dhe pijet freskuese.<\/p>\n<p>Rezultatet treguan tendenca rrit\u00ebse sezonale, t\u00eb lidhura me k\u00ebrkes\u00ebn e shtuar gjat\u00eb festave. Megjithat\u00eb, nuk u identifikuan prova p\u00ebr koordinim t\u00eb paligjsh\u00ebm. Sipas raportit, ky monitorim sh\u00ebrbeu si nj\u00eb sinjal i fort\u00eb parandalues p\u00ebr tregun.<\/p>\n<p><strong>Frutat dhe Perimet: P\u00ebrqendrimi Rajonal dhe Informaliteti<\/strong><\/p>\n<p>N\u00eb vitin 2025, u zhvillua nj\u00eb hetim i thelluar n\u00eb tregjet e grumbullimit dhe shitjes me shumic\u00eb t\u00eb frutave dhe perimeve n\u00eb Berat, Fier, Elbasan, Tiran\u00eb dhe Kor\u00e7\u00eb. Analiza u fokusua n\u00eb \u00e7mimet e blerjes nga fermer\u00ebt, \u00e7mimet e shitjes, marzhet e fitimit dhe t\u00eb dh\u00ebnat financiare t\u00eb operator\u00ebve.<\/p>\n<p>Raporti evidenton se tregu karakterizohet nga nj\u00eb num\u00ebr i madh operator\u00ebsh t\u00eb vegj\u00ebl dhe t\u00eb mes\u00ebm, nd\u00ebrsa n\u00eb zona si Fier dhe Lushnj\u00eb disa grumbullues t\u00eb m\u00ebdhenj kan\u00eb rol t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm n\u00eb formimin e \u00e7mimeve. Sezonaliteti, importet dhe informaliteti ndikojn\u00eb ndjesh\u00ebm n\u00eb konkurrenc\u00eb.<\/p>\n<p>Fermer\u00ebt p\u00ebrballen me barriera serioze, si mungesa e magazinimit frigoriferik, akses i kufizuar n\u00eb financa dhe var\u00ebsi nga nd\u00ebrmjet\u00ebsit. OECD rekomandon rritjen e transparenc\u00ebs, forcimin e marr\u00ebdh\u00ebnieve kontraktore dhe digjitalizimin e sistemit t\u00eb \u00e7mimeve.<\/p>\n<p>Raporti identifikon disa probleme t\u00eb vazhdueshme strukturore. Var\u00ebsia shum\u00eb e lart\u00eb nga importet e ekspozon tregun ndaj krizave nd\u00ebrkomb\u00ebtare. Fuqia e pabarabart\u00eb negociuese mes zinxhir\u00ebve t\u00eb m\u00ebdhenj tregtar\u00eb dhe prodhuesve t\u00eb vegj\u00ebl krijon rrezik p\u00ebr praktika t\u00eb padrejta. Informaliteti dhe mungesa e transparenc\u00ebs e v\u00ebshtir\u00ebsojn\u00eb monitorimin e \u00e7mimeve, nd\u00ebrsa barrierat n\u00eb logjistik\u00eb, certifikim dhe shp\u00ebrndarje kufizojn\u00eb konkurrenc\u00ebn e nd\u00ebrmarrjeve t\u00eb vogla dhe t\u00eb mesme.<\/p>\n<p>Nj\u00eb tjet\u00ebr problem mbetet niveli i ul\u00ebt i nd\u00ebrgjegj\u00ebsimit p\u00ebr t\u00eb drejtat e konsumator\u00ebve dhe parimet e konkurrenc\u00ebs.<\/p>\n<p><!-- CONTENT END 2 --><\/p>\n<\/div>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nj\u00eb analiz\u00eb e publikuar nga Organisation for Economic Co-operation and Development (OECD) n\u00eb edicionin Competition Policy in Eastern Europe and Central Asia hedh drit\u00eb mbi zhvillimet e tregjeve ushqimore n\u00eb Shqip\u00ebri gjat\u00eb periudh\u00ebs 2022\u20132025, duke evidentuar luhatjet e \u00e7mimeve, struktur\u00ebn e tregut dhe rolin e institucioneve n\u00eb mbrojtjen e konkurrenc\u00ebs dhe t\u00eb konsumator\u00ebve. Raporti thekson [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-70243","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/70243","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=70243"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/70243\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=70243"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=70243"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=70243"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}