{"id":70234,"date":"2026-02-13T11:38:38","date_gmt":"2026-02-13T11:38:38","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/02\/13\/kajsiu-republika-e-prokuroreve-apo-republika-e-korrupsionit\/"},"modified":"2026-02-13T11:38:38","modified_gmt":"2026-02-13T11:38:38","slug":"kajsiu-republika-e-prokuroreve-apo-republika-e-korrupsionit","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/02\/13\/kajsiu-republika-e-prokuroreve-apo-republika-e-korrupsionit\/","title":{"rendered":"Kajsiu: Republika e Prokuror\u00ebve apo Republika e Korrupsionit?"},"content":{"rendered":"<p><span>Po t\u00eb d\u00ebgjosh kryeministrin, dhe mediat q\u00eb i b\u00ebjn\u00eb fresk, rreziku m\u00eb i madh q\u00eb i kanoset Shqip\u00ebris\u00eb \u00ebsht\u00eb Republika e Prokuror\u00ebve. Sipas tyre vendi \u00ebsht\u00eb n\u00eb prag t\u00eb nj\u00eb regjimi t\u00eb ri politik ku nuk qeverisin qytetar\u00ebt por prokuror\u00ebt e SPAK-ut.<\/span><\/p>\n<p><span>N\u00eb historin\u00eb moderne t\u00eb demokracive per\u00ebndimore nuk kemi ndonj\u00eb shembull t\u00eb z\u00ebvend\u00ebsimit t\u00eb nj\u00eb republike demokratike nga nj\u00eb republik\u00eb prokuror\u00ebsh. Prokurokracia nuk ka ekzistuar ndonj\u00ebher\u00eb si regjim politik as n\u00eb historin\u00eb e demokracive moderne dhe as n\u00eb historin\u00eb e shtetit shqiptar.<\/span><\/p>\n<p><span>Madje as n\u00eb rastin e Italis\u00eb s\u00eb viteve 1990 gjat\u00eb operacionit Duart e Pastra (Mani Pulite) nuk erdh\u00ebn n\u00eb pushtet prokuror\u00ebt edhe pse klasa e vjet\u00ebr politike italiane u hetua dhe d\u00ebnua n\u00eb mas\u00eb nga sistemi i drejt\u00ebsis\u00eb. M\u00eb shum\u00eb sesa prokuror\u00ebt klas\u00ebn e vjet\u00ebr politike italiane e rr\u00ebzoi fundi i Luft\u00ebs s\u00eb Ftoht\u00eb dhe r\u00ebnia e komunizmit q\u00eb justifikonte ekzistenc\u00ebn dhe korrupsionin e saj. N\u00eb fakt, prokurori Di Pietro, q\u00eb e udh\u00ebhoqi k\u00ebt\u00eb operacion, d\u00ebshtoi me sukses kur tentoi ti futej politik\u00ebs.<\/span><\/p>\n<p><a class=\"linkbrenda\" href=\"https:\/\/lapsi.al\/2026\/02\/09\/kur-drejtesia-kthehet-ne-rrezik-se-nuk-vjedh-dot-i-qete\/\">Shkullaku: Kur drejt\u00ebsia kthehet n\u00eb rrezik se nuk vjedh dot i qet\u00eb<\/a><\/p>\n<p><span>Ndaj ky nxitim i qeveris\u00eb Rama p\u00ebr ta shp\u00ebtuar Shqip\u00ebrin\u00eb nga nj\u00eb fenomen q\u00eb nuk ekziston duket i dyshimt\u00eb, vecan\u00ebrisht sot kur drejt\u00ebsia po heton dhe zbulon afera korruptive n\u00eb nivelet m\u00eb t\u00eb larta t\u00eb ekzekutivit. Aq m\u00eb tep\u00ebr kur ajo q\u00eb e rrezikon demokracin\u00eb shqiptare sot\u00a0 \u00ebsht\u00eb Republika e Korrupsionit dhe jo Republika e Prokuror\u00ebve.<\/span><\/p>\n<p><span>\u00cbsht\u00eb nj\u00eb sistem politik ku buxheti dhe paraja publike p\u00ebrdoret p\u00ebr t\u00eb kapur ose krijuar biznese, media dhe vota n\u00ebp\u00ebrmjet manipulimit t\u00eb tenderave, koncesioneve dhe politikave publike n\u00eb funksion t\u00eb interesave t\u00eb ngushta dhe n\u00eb kurriz t\u00eb interesit publik.<\/span><\/p>\n<p><span>Natyrisht q\u00eb korrupsion ka n\u00eb cdo sistem demokratik, edhe n\u00eb ato per\u00ebndimor\u00eb. Problemi \u00ebsht\u00eb se n\u00eb rastin e Shqip\u00ebris\u00eb kemi arritur n\u00eb pik\u00ebn ku nuk mund t\u00eb qeveriset pa korrupsion. Qeverisja dhe korrupsioni jan\u00eb b\u00ebr\u00eb dy faqe t\u00eb s\u00eb nj\u00ebjt\u00ebs medalje.<\/span><\/p>\n<p><span>Pyetja q\u00eb shtrohet sot nuk \u00ebsht\u00eb a ka korrupsion n\u00eb qeverisje, por a ka ndonj\u00eb aspekt t\u00eb qeverisjes pa korrupsion? A ekziston n\u00eb Republik\u00ebn Shqiptare sot qoft\u00eb edhe nj\u00eb tender, koncesion apo prokurim i vet\u00ebm q\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb korruptiv, i manipuluar apo i paracaktuar?<\/span><\/p>\n<p><span>A ka ndonj\u00eb tender, qoft\u00eb n\u00eb nivel qendror apo lokal, q\u00eb jepet me gar\u00eb t\u00eb nder\u00ebshme, sipas ligjit dhe procedur\u00ebs, pa korrupsion, pa nd\u00ebrhyrje nga lart, dhe n\u00eb funksion t\u00eb interesit publik?<\/span><\/p>\n<p><span>\u00cbsht\u00eb b\u00ebr\u00eb thuajse e pamundur ti p\u00ebrgjigjesh pozitivisht k\u00ebsaj pyetje.<\/span><\/p>\n<p><span>Nuk jan\u00eb vet\u00ebm tenderat e hetuara nga SPAK ku \u00ebsht\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb Balluku dhe stafi i saj, por edhe tendera si ai i Aeroportit t\u00eb Vlor\u00ebs ku doli se ishte fituar nga nj\u00eb firm\u00eb turke fantaz\u00ebm p\u00ebr tia l\u00ebn\u00eb tenderin m\u00eb pas dy ortak\u00ebve shqiptar.<\/span><\/p>\n<p><span>\u00cbsht\u00eb edhe TEC-i lundrues n\u00eb Vlor\u00eb q\u00eb m\u00eb shum\u00eb se energji ka prodhuar korrupsion. \u00cbsht\u00eb edhe tenderi i portit t\u00eb Durr\u00ebsit ku u skualifikuan firma prestigjoze evropiane dhe fitoi nj\u00eb firm\u00eb e regjistruar offshore n\u00eb Qipro me pronar\u00eb anonim. (<a href=\"https:\/\/www.balkanweb.com\/investigimi-i-vetting-per-portin-e-ri-te-durresit-kompani-offshore-dyshime-per-korrupsion-me-tendera-miliona-euro-dhe-pse-konsiderohet-rrezik-per-nato-n\/#gsc.tab=0\">shiko k\u00ebtu<\/a>) <\/span><\/p>\n<p><span>Dhe nuk b\u00ebhet fjal\u00eb vet\u00ebm p\u00ebr tenderat. Edhe politikat strategjike p\u00ebr promovimin e turizmit jan\u00eb t\u00eb gjitha t\u00eb zhytura n\u00eb munges\u00eb transparence dhe konflikt interesi. N\u00ebn politik\u00ebn e investitor\u00ebve strategjik qeveria Rama i ka dhuruar me miliona metra katror truall publik firmave private n\u00eb munges\u00eb totale t\u00eb transparenc\u00ebs dhe shpesh n\u00eb konflikt t\u00eb hapur interesi, q\u00eb nga hap\u00ebsirat q\u00eb kan\u00eb p\u00ebrfituar n\u00eb bregdet biznese pran\u00eb qeveris\u00eb deri tek dhurimi i portit t\u00eb Durr\u00ebsit nj\u00eb firme private n\u00eb kuadrin e projektit t\u00eb Marin\u00ebs.<\/span><\/p>\n<p><span>Pa p\u00ebrmendur k\u00ebtu rastin e Sazanit apo t\u00eb Zv\u00ebrnecit q\u00eb kryeministri i trajton si prona private q\u00eb mund tia dhuroj\u00eb familjes Trump n\u00eb munges\u00eb t\u00eb plot\u00eb t\u00eb informacionit p\u00ebr publikun.<\/span><\/p>\n<p><a class=\"linkbrenda\" href=\"https:\/\/lapsi.al\/2026\/02\/09\/rreziku-qe-i-kanoset-rames-nga-dosja-balluku\/\">Bushati: Rreziku q\u00eb i kanoset Ram\u00ebs nga dosja Balluku<\/a><\/p>\n<p><span>N\u00eb fakt sa her\u00eb qeveria Rama prodhon nj\u00eb ligj apo politik\u00eb t\u00eb re mbas saj gjithmon\u00eb nxjerrin kok\u00ebn interesa private dhe emra konkret q\u00eb p\u00ebrfitojn\u00eb n\u00eb kurriz t\u00eb interesit publik. Rasti i fundit ishte ndryshimi i Ligjit p\u00ebr Zonat e Mbrojtuara q\u00eb u miratua n\u00eb vitin 2024, pavar\u00ebsisht kund\u00ebrshtimeve t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb civile dhe t\u00eb institucioneve\u00a0 evropiane. Ky ligj i mund\u00ebsoi klientel\u00ebs s\u00eb qeveris\u00eb t\u00eb nd\u00ebrtoj\u00eb n\u00eb zona t\u00eb mbrojtura sic ishte parku komb\u00ebtar i Butrintit. (<a href=\"https:\/\/shqiptarja.com\/lajm\/sot-votohet-ne-seance-ligji-per-zonat-e-mbrojtura-qytetaret-ne-proteste-para-parlamentit\">shiko ketu<\/a>) <\/span><\/p>\n<p><span>Nuk po argumentoj se qeveria Rama nuk ka b\u00ebr\u00eb asnj\u00eb politik\u00eb n\u00eb sh\u00ebrbim t\u00eb qytetar\u00ebve. Natyrisht ka plot politika t\u00eb tilla, sic \u00ebsht\u00eb e-Albania q\u00eb e ka p\u00ebrmir\u00ebsuar jet\u00ebn e qytetar\u00ebve. Dhe n\u00eb k\u00ebt\u00eb pik\u00eb qeveria me t\u00eb drejt\u00eb mund t\u00eb krenohej dhe \u00ebsht\u00eb krenuar p\u00ebr dixhitalizimin e dokumentacionit qytetar.<\/span><\/p>\n<p><span>Ama edhe ajo q\u00eb mund t\u00eb cil\u00ebsohej si nj\u00eb nga politikat m\u00eb t\u00eb suksesshme t\u00eb qeveris\u00eb aktuale \u00ebsht\u00eb e\u00a0 zhytur n\u00eb korrupsion. Mjafton t\u00eb shikosh ato q\u00eb kan\u00eb nxjerr\u00eb n\u00eb pah hetimet e SPAK tek AKSHI (Agjencia Komb\u00ebtare e Shoq\u00ebris\u00eb s\u00eb Informacionit) institucioni p\u00ebrgjegj\u00ebs p\u00ebr e-Albania. Nuk b\u00ebhet fjal\u00eb thjesht p\u00ebr korrupsion por edhe p\u00ebr kapjen e k\u00ebtij institucioni dhe e t\u00eb gjith\u00eb sistemit nga element\u00ebt kriminal.<\/span><\/p>\n<p><span>N\u00eb qeverisjen aktuale \u00ebsht\u00eb gjithnj\u00eb e m\u00eb e v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb gjesh qoft\u00eb edhe nj\u00eb ishull t\u00eb vet\u00ebm integriteti dhe ndershm\u00ebrie, nj\u00eb institucion sado i vog\u00ebl dhe modest, ku mund t\u00eb thuash pa frik\u00eb se pushteti ushtrohet sipas ligjit, n\u00eb funksion t\u00eb interesit publik, ku ka meritokraci dhe konkurrenc\u00eb t\u00eb nder\u00ebshme dhe jo korrupsion e kapje t\u00eb shtetit nga interesa private.<\/span><\/p>\n<p><span>Ndaj ajo q\u00eb po konsolidohet sot n\u00eb Shqip\u00ebri \u00ebsht\u00eb Republika e Korrupsionit dhe jo ajo e prokuror\u00ebve. \u00cbsht\u00eb korruptokracia dhe jo prokurokracia ajo q\u00eb po e shkat\u00ebrron shtetin dhe demokracin\u00eb ton\u00eb.<\/span><\/p>\n<p><span>\u00cbsht\u00eb nj\u00eb sistem q\u00eb promovon t\u00eb korruptuarit dhe p\u00ebrjashton t\u00eb nder\u00ebshmit, t\u00eb aft\u00ebt, njer\u00ebzit me dinjitet, q\u00eb duan t\u00eb udh\u00ebhiqen nga ligji dhe interesi publik dhe jo nga tekat e shefit dhe t\u00eb klientel\u00ebs s\u00eb tij.<\/span><\/p>\n<p><span>Nuk \u00ebsht\u00eb cudi q\u00eb rinia dhe pjesa m\u00eb e kualifikuar dhe dinjitoze e shoq\u00ebris\u00eb shqiptare po braktis jo vet\u00ebm administrat\u00ebn publike por edhe vendin. N\u00eb Shtetin, Qeverin\u00eb dhe Partin\u00eb Socialiste \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb gjithnj\u00eb e m\u00eb e pamundur t\u00eb ruash dinjitetin, t\u00eb respektosh ligjin, interesin publik dhe veten dhe t\u00eb b\u00ebsh karrier\u00eb.<\/span><\/p>\n<p><span>Republika e Korrupsionit, dhe jo ajo e prokuror\u00ebve, \u00ebsht\u00eb rreziku m\u00eb i madh q\u00eb i kanoset demokracis\u00eb dhe shoq\u00ebris\u00eb shqiptare sot. Kemi t\u00eb b\u00ebjm\u00eb me nj\u00eb k\u00ebrc\u00ebnim jo thjesht politik por edhe fizik q\u00eb po zbraz vendin dhe rrezikon jet\u00ebn e qytetar\u00ebve.<\/span><\/p>\n<p><span>Penetrimi dhe kontrolli i e-Albania nga element\u00ebt kriminal v\u00eb n\u00eb rrezik informacionin dhe privat\u00ebsin\u00eb e qytetar\u00ebve shqiptar, t\u00eb dh\u00ebnat e t\u00eb cil\u00ebve mund t\u00eb kontrollohen nga krimi. Infrastruktura e nd\u00ebrtuar n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb korruptive me tendera t\u00eb manipuluar duhet hetuar me themel sepse pasi prodhon rrug\u00eb, ura dhe tunele q\u00eb nes\u00ebr mund t\u00eb shemben, apo unaza q\u00eb n\u00eb vend q\u00eb ta shfryjn\u00eb e bllokojn\u00eb trafikun.<\/span><\/p>\n<p><span>N\u00eb k\u00ebto 35 vite tranzicion Shqip\u00ebria \u00ebsht\u00eb transformuar gradualisht nga nj\u00eb Republik\u00eb Parlamentare, n\u00eb nj\u00eb Republik\u00eb Kryeministrore q\u00eb ka pjell\u00eb nj\u00eb Republik\u00eb Korrupsioni, ku interesi publik, ligji, procedura, konkurrenca e nder\u00ebshme dhe meritokracia jan\u00eb z\u00ebvend\u00ebsuar me vullnetin, egon dhe interesin e pushtetarit dhe t\u00eb klientel\u00ebs s\u00eb tij.<\/span><\/p>\n<p><span>N\u00eb k\u00ebto kushte nxitimi i qeveris\u00eb Rama p\u00ebr t\u00eb bllokuar pezullimin e ministrave q\u00eb hetohen p\u00ebr korrupsion nga SPAK-u nuk mund t\u00eb shitet si nj\u00eb p\u00ebrpjekje p\u00ebr konsolidimin e shtetit ligjor dhe t\u00eb demokracis\u00eb.<\/span><\/p>\n<p><span>Aq m\u00eb tep\u00ebr n\u00eb nj\u00eb sistem politik ku nuk funksionon as presioni partiak dhe as ai mediatik p\u00ebr largimin nga posti t\u00eb nj\u00eb ministri t\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb skandale korruptive. N\u00eb nj\u00eb demokraci t\u00eb konsoliduar, si ajo e Britanis\u00eb p\u00ebr shembull, pezullimi i Ballukut nga gjyq\u00ebsori do ishte krejt\u00ebsisht i panevojsh\u00ebm sepse vet\u00eb partia n\u00eb pushtet, parlamenti, ose mediat dhe opinioni publik, do ta kishin detyruar t\u00eb dor\u00ebhiqej.<\/span><\/p>\n<p><span>Ama n\u00eb Shqip\u00ebri nj\u00eb ministre si Balluku e p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb nj\u00eb mega skandal mund t\u00eb vazhdoj\u00eb n\u00eb pushtet sepse fati i saj politik varet vet\u00ebm nga vullneti dhe interesi i kryeministrit. Nuk ka nj\u00eb Parti Socialiste q\u00eb ti k\u00ebrkoj\u00eb llogari, as nj\u00eb parlament q\u00eb mbik\u00ebqyr ekzekutivin, dhe as media t\u00eb pavaruara dhe t\u00eb besueshme q\u00eb mund t\u00eb form\u00ebsojn\u00eb nj\u00eb protest\u00eb tek opinioni publik. Publiku shqiptar prej koh\u00ebsh \u00ebsht\u00eb th\u00ebrrmuar n\u00eb sit\u00ebn e klientelizmit shtet\u00ebror dhe partiak.<\/span><\/p>\n<p><span>Prandaj \u00ebsht\u00eb SPAK-u q\u00eb k\u00ebrkon pezullimin e Ballukut sipas nj\u00eb llogjike juridike, edhe pse ky pezullim duhet t\u00eb ishte b\u00ebr\u00eb prej koh\u00ebsh nga vet\u00eb kryeministri sipas nj\u00eb standarti minimal demokratik.<\/span><\/p>\n<p><span>Por n\u00eb vend q\u00eb t\u00eb pezulloj\u00eb Ballukun kryeministri Rama ka vendosur t\u00eb bllokoj\u00eb SPAK-un duke i hequr mund\u00ebsin\u00eb e pezullimit t\u00eb ministrave q\u00eb jan\u00eb t\u00eb pandehur p\u00ebr korrupsion, cka e v\u00ebshtir\u00ebson hetimin e tyre. Pra ka vendosur t\u00eb blindoj\u00eb Republik\u00ebn e Korrupsionit, q\u00eb mesa duket e paska marr\u00eb peng edhe at\u00eb vet\u00eb.<\/span><\/p>\n<p><strong>Shkruar enkas per Lapsi.al nga Blendi Kajsiu<\/strong><\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/lapsi.al\/2026\/02\/13\/republika-e-prokuroreve-apo-republika-e-korrupsionit\/\">Kajsiu: Republika e Prokuror\u00ebve apo Republika e Korrupsionit?<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/lapsi.al\/\">Lapsi.al<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Po t\u00eb d\u00ebgjosh kryeministrin, dhe mediat q\u00eb i b\u00ebjn\u00eb fresk, rreziku m\u00eb i madh q\u00eb i kanoset Shqip\u00ebris\u00eb \u00ebsht\u00eb Republika e Prokuror\u00ebve. Sipas tyre vendi \u00ebsht\u00eb n\u00eb prag t\u00eb nj\u00eb regjimi t\u00eb ri politik ku nuk qeverisin qytetar\u00ebt por prokuror\u00ebt e SPAK-ut. N\u00eb historin\u00eb moderne t\u00eb demokracive per\u00ebndimore nuk kemi ndonj\u00eb shembull t\u00eb z\u00ebvend\u00ebsimit t\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-70234","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/70234","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=70234"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/70234\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=70234"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=70234"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=70234"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}