{"id":70209,"date":"2026-02-13T09:07:50","date_gmt":"2026-02-13T09:07:50","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/02\/13\/birn-rama-targeton-gjyqesorin-per-pagesat-kalimtare-te-shkarkuarve-nga-vetingu\/"},"modified":"2026-02-13T09:07:50","modified_gmt":"2026-02-13T09:07:50","slug":"birn-rama-targeton-gjyqesorin-per-pagesat-kalimtare-te-shkarkuarve-nga-vetingu","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/02\/13\/birn-rama-targeton-gjyqesorin-per-pagesat-kalimtare-te-shkarkuarve-nga-vetingu\/","title":{"rendered":"BIRN: Rama targeton gjyq\u00ebsorin p\u00ebr pagesat kalimtare t\u00eb shkarkuarve nga vetingu"},"content":{"rendered":"<p>Menj\u00ebher\u00eb sapo doli nga nj\u00eb takim me krer\u00eb t\u00eb institucioneve t\u00eb sistemit t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb t\u00eb enjten, kryeministri Edi Rama targetoi s\u00ebrish sistemin gjyq\u00ebsor n\u00eb Shqip\u00ebri.<\/p>\n<p>Me nj\u00eb status n\u00eb rrjetin \u201cX\u201d, kryeministri akuzoi Gjykat\u00ebn Administrative se po trajtonte t\u00eb shkarkuarit nga vetingu, t\u00eb cil\u00ebt ai i quajti \u201cllum\u201d, si viktima dhe se u kishte njohur trajtim financiar prej 12 milion\u00eb eurosh n\u00eb 92 vendime.<\/p>\n<p>\u201cA e dini se gjykatat kan\u00eb dh\u00ebn\u00eb deri m\u00eb tani 92 raste n\u00eb favor t\u00eb llumit t\u00eb pastruar nga vetingu, duke u dh\u00ebn\u00eb nj\u00eb trajtim financiar prej rreth 12 milion\u00eb Eurosh nga buxheti i shtetit \u2013 pra duke i trajtuar jo si fajtor\u00eb, po si viktima q\u00eb duhen d\u00ebmshp\u00ebrblyer?!\u201d, shkroi kryeministri, pa sqaruar se p\u00ebr \u00e7far\u00eb vendimesh flitej. \u201cKjo quhet pavar\u00ebsi e pap\u00ebrgjegjshme!\u201d, shtoi ai.<\/p>\n<p>N\u00eb postimin e tij, Rama iu referua nj\u00eb serie padish t\u00eb fituara nga ish-magjistrat\u00eb, prokuror\u00eb dhe gjyqtar\u00eb kund\u00ebr Institutit t\u00eb Sigurimeve Shoq\u00ebrore, ISSH, dhe vendeve t\u00eb m\u00ebparshme t\u00eb pun\u00ebs, p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrfituar dy paga mujore dhe nj\u00eb trajtim me 40% t\u00eb pag\u00ebs p\u00ebr 10 muaj pas shkarkimit nga detyra, t\u00eb njohura si pagesa kalimtare p\u00ebr nd\u00ebrprerjen e detyr\u00ebs.<\/p>\n<p>Ndryshe nga sa pretendoi kryeministri, maksimalisht pagesat p\u00ebr 92 padit\u00eb llogaritet t\u00eb kapin nj\u00eb vler\u00eb prej 2.5 milion\u00eb eurosh.<\/p>\n<p>Sipas vendimeve t\u00eb arsyetuara t\u00eb Gjykat\u00ebs Administrative, gjyqtar\u00ebt e shkarkuar nga vetingu i jan\u00eb drejtuar me padi gjykat\u00ebs, duke shfryt\u00ebzuar legjislacionin n\u00eb fuqi p\u00ebr pensionet suplementare.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb p\u00ebrballje, ISSH bashk\u00eb me deg\u00ebt e saj rajonale, Prokuroria e P\u00ebrgjithshme si dhe gjykatat e thirrura si t\u00eb paditura, kan\u00eb pretenduar se magjistrat\u00ebt e shkarkuar nga vetingu nuk duhej t\u00eb p\u00ebrfitonin pages\u00eb kalimtare p\u00ebr shkak t\u00eb shkarkimit nga detyra.<\/p>\n<p>Sipas q\u00ebndrimeve t\u00eb tyre, termi \u201cnd\u00ebrprerje e funksionit\u201d q\u00eb mund\u00ebson p\u00ebrfitimin e pages\u00ebs kalimtare dhe \u201cmbarimi i statusit t\u00eb magjistratit\u201d si rrjedhoj\u00eb e vendimit t\u00eb shkarkimit nga Kolegji i Posa\u00e7\u00ebm i Apelimit nuk ishin t\u00eb nj\u00ebjta.<\/p>\n<p>\u201cN\u00eb nd\u00ebrthurje t\u00eb shkaqeve t\u00eb procesit t\u00eb rivler\u00ebsimit me frym\u00ebn e ligjit p\u00ebr pensionet suplementare, q\u00eb ka p\u00ebr q\u00ebllim t\u00eb garantoj\u00eb status dhe dinjitet t\u00eb funksionar\u00ebve q\u00eb i kan\u00eb sh\u00ebrbyer shtetit, mund t\u00eb thuhet se ka p\u00ebrjashtuar subjektet e rivler\u00ebsimit q\u00eb nuk e kan\u00eb kaluar me sukses procesin e rivler\u00ebsimit\u201d, thuhet n\u00eb pretendimet e pal\u00ebs s\u00eb paditur n\u00eb nj\u00eb nga vendimet q\u00eb BIRN ka.<\/p>\n<p>N\u00eb vendimet e arsyetuara, t\u00eb publikuara n\u00eb faqen e Gjykat\u00ebs Administrative, theksohet se legjislacioni \u2013 p\u00ebrfshir\u00eb nj\u00eb vendim t\u00eb Gjykat\u00ebs Kushtetuese, ligjin e vetingut 84\/2016, ligjin p\u00ebr statusin e magjistrat\u00ebve 96\/2016 dhe legjislacionin p\u00ebr pensionet (Ligji nr. 8097, dat\u00eb 21.03.1996 \u201cP\u00ebr pensionet shtet\u00ebrore suplementare t\u00eb personave q\u00eb kryejn\u00eb funksione kushtetuese dhe t\u00eb punonj\u00ebsve t\u00eb shtetit\u201d, i ndryshuar) \u2013 nuk e ndalon p\u00ebrfitimin e pages\u00ebs kalimtare.<\/p>\n<p>\u201cNj\u00eb nga rastet e p\u00ebrfundimit t\u00eb statusit t\u00eb magjistratit, t\u00eb parashikuar n\u00eb shkronj\u00ebn (\u00e7), \u00ebsht\u00eb shkarkimi p\u00ebr shkak t\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsis\u00eb disiplinore. Pavar\u00ebsisht se jan\u00eb p\u00ebrdorur terma t\u00eb ndrysh\u00ebm (nd\u00ebrprerje t\u00eb funksionit dhe mbarim i statusit t\u00eb magjistratit), sipas interpretimit teleologjik t\u00eb normave juridike, q\u00ebllimi i legjislatorit ka qen\u00eb q\u00eb n\u00eb rast nd\u00ebrprerjeje t\u00eb funksionit, p\u00ebrfshi edhe rastin kur shkarkohet nga funksioni p\u00ebr p\u00ebrgjegj\u00ebsi disiplinore, magjistrati g\u00ebzon t\u00eb drejt\u00ebn p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrfituar dy paga mujore t\u00eb funksionit q\u00eb ka ushtruar\u201d, thuhet n\u00eb arsyetimin e vendimit p\u00ebr nj\u00eb nga ish-magjistrat\u00ebt q\u00eb ka p\u00ebrfituar.<\/p>\n<p>Nj\u00eb tjet\u00ebr gjyqtar i Gjykat\u00ebs Administrative arsyeton se \u201cn\u00ebse ligjv\u00ebn\u00ebsi do t\u00eb kishte patur si q\u00ebllim q\u00eb t\u00eb kufizonte p\u00ebrfitimin dhe m\u00ebnyr\u00ebn e p\u00ebrllogaritjes s\u00eb pages\u00ebs kalimtare me kontributin e derdhur\u201d, do ta kishte parashikuar at\u00eb n\u00eb legjislacion.<\/p>\n<p>N\u00eb t\u00eb gjitha vendimet, gjykata arsyeton se t\u00eb vetmet raste p\u00ebrjashtimore ishin personat q\u00eb jepnin dor\u00ebheqjen pas kalimit t\u00eb afatit tremujor nga hyrja n\u00eb fuqi e ligjit 84\/2016 t\u00eb vetingut.<\/p>\n<p>Gjyqtar\u00ebt q\u00eb kan\u00eb dh\u00ebn\u00eb vendime n\u00eb favor t\u00eb ish-magjistrat\u00ebve kan\u00eb arsyetuar po ashtu se kjo pages\u00eb kalimtare bazohej n\u00eb kontributet e k\u00ebtyre t\u00eb shkarkuarve.<\/p>\n<p>Sipas tyre, magjistrat\u00ebt kishin derdhur gjat\u00eb detyr\u00ebs s\u00eb tyre kontribute suplementare pran\u00eb Sigurimeve Shoq\u00ebrore.<\/p>\n<p>N\u00eb nj\u00eb vendim, gjykata argumenton se padit\u00ebsja ka paguar kontribute p\u00ebr sigurime suplementare, 4% t\u00eb pag\u00ebs p\u00ebr mbi 15 vjet. Sipas gjykat\u00ebs, mohimi i k\u00ebsaj t\u00eb drejte do t\u00eb p\u00ebrb\u00ebnte cenim t\u00eb s\u00eb drejt\u00ebs s\u00eb pron\u00ebs, pasi k\u00ebto pagesa burojn\u00eb nga kontributi i derdhur nd\u00ebr vite dhe jo nga m\u00ebnyra se si u nd\u00ebrpre marr\u00ebdh\u00ebnia e pun\u00ebs.<\/p>\n<p>Kryeministri nuk sqaroi se p\u00ebr \u00e7far\u00eb d\u00ebmshp\u00ebrblimi b\u00ebhej fjal\u00eb, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb kostot e k\u00ebtyre vendimarrjeve p\u00ebr Institutin e Sigurimeve Shoq\u00ebrore. BIRN llogariti se edhe n\u00ebse ish-magjistrat\u00ebt do t\u00eb paguheshin me referenc\u00eb pag\u00ebn maksimale bruto, at\u00eb t\u00eb Presidentit t\u00eb Republik\u00ebs, pagesa p\u00ebr 92 raste shkon rreth 2.5 milion\u00eb euro, larg nga 12 milion\u00eb eurot q\u00eb pretendoi Rama. Kryeministria nuk iu p\u00ebrgjigj pyetjeve t\u00eb BIRN deri n\u00eb publikimin e k\u00ebtij shkrimi.\/Reporter.al<\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/lapsi.al\/2026\/02\/13\/birn-rama-targeton-gjyqesorin-per-pagesat-kalimtare-te-shkarkuarve-nga-vetingu\/\">BIRN: Rama targeton gjyq\u00ebsorin p\u00ebr pagesat kalimtare t\u00eb shkarkuarve nga vetingu<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/lapsi.al\/\">Lapsi.al<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Menj\u00ebher\u00eb sapo doli nga nj\u00eb takim me krer\u00eb t\u00eb institucioneve t\u00eb sistemit t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb t\u00eb enjten, kryeministri Edi Rama targetoi s\u00ebrish sistemin gjyq\u00ebsor n\u00eb Shqip\u00ebri. Me nj\u00eb status n\u00eb rrjetin \u201cX\u201d, kryeministri akuzoi Gjykat\u00ebn Administrative se po trajtonte t\u00eb shkarkuarit nga vetingu, t\u00eb cil\u00ebt ai i quajti \u201cllum\u201d, si viktima dhe se u kishte njohur [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-70209","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/70209","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=70209"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/70209\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=70209"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=70209"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=70209"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}