{"id":70203,"date":"2026-02-13T09:48:23","date_gmt":"2026-02-13T09:48:23","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/02\/13\/berisha-nuk-po-ia-vesh-dot-kostumin-e-tij-rames-dhe-kjo-eshte-drama-e-pd\/"},"modified":"2026-02-13T09:48:23","modified_gmt":"2026-02-13T09:48:23","slug":"berisha-nuk-po-ia-vesh-dot-kostumin-e-tij-rames-dhe-kjo-eshte-drama-e-pd","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/02\/13\/berisha-nuk-po-ia-vesh-dot-kostumin-e-tij-rames-dhe-kjo-eshte-drama-e-pd\/","title":{"rendered":"Berisha nuk po ia vesh dot \u2018kostumin\u2019 e tij Ram\u00ebs dhe kjo \u00ebsht\u00eb drama e PD"},"content":{"rendered":"<p>Nga Ardit Rada\/<\/p>\n<p>Ka nj\u00eb p\u00ebrpjekje t\u00eb d\u00ebshp\u00ebruar t\u00eb opozit\u00ebs s\u00eb drejtuar nga PD, p\u00ebr ta kthyer politik\u00ebn n\u00eb sken\u00eb lufte. Dhe regjisori i k\u00ebsaj shfaqjeje s\u00ebrish mbetet Sali Berisha. E gjitha \u00ebsht\u00eb pasoj\u00eb e kompleksit nga e shkuara n\u00ebn drejtimin e Lulzim Bash\u00ebs, por edhe pamund\u00ebsia p\u00ebr ta rinovuar kast\u00ebn e PD-s\u00eb p\u00ebr shkak t\u00eb diktimit q\u00eb Berisha ka nga familjar\u00ebt e tij. Protestat e Berish\u00ebs sot, jo me molotov\u00eb e fishekzjarre, por edhe sikur t\u00eb b\u00ebhen me antitank si\u00e7 i b\u00ebnte n\u00eb vitin 1998, nuk do t\u00eb ngjisin kurr\u00eb. Ndoshta jo sepse mungon zem\u00ebrimi, por sepse kemi t\u00eb b\u00ebjm\u00eb me frym\u00ebzuesin e gabuar. Shqip\u00ebria e sotme nuk \u00ebsht\u00eb ajo e \u201998-\u00ebs. Dhe mbi t\u00eb gjitha, sepse Berisha dhe ata q\u00eb e ndjekin ende pas nuk do t\u00eb marrin kurr\u00eb nj\u00eb p\u00ebrgjigje me plumba nga Edi Rama, si\u00e7 mor\u00ebn protestuesit e 21 Janarit 2011.<\/p>\n<p>K\u00ebtu q\u00ebndron paradoksi i madh i retorik\u00ebs s\u00eb Berish\u00ebs: Ai nd\u00ebrton nj\u00eb skenar p\u00ebrplasjeje q\u00eb pala tjet\u00ebr nuk ka nd\u00ebrmend ta luaj\u00eb. Deklarata e fundit ishte kulmi i k\u00ebsaj gjendjeje! Kur tha se kat\u00ebr protestues \u201cme duar n\u00eb xhepa\u201d qenkan q\u00eblluar me snajper n\u00eb ball\u00eb me plumba gome, ai nuk po b\u00ebnte opozit\u00eb, por po prodhonte nj\u00eb realitet paralel me krimin m\u00eb t\u00eb sh\u00ebmtuar q\u00eb ka kryer shteti shqiptar ndonj\u00ebher\u00eb p\u00ebr aq sa dim\u00eb nga historia.<\/p>\n<p>Kat\u00ebr t\u00eb vrar\u00ebt e 21 Janari nuk jan\u00eb nj\u00eb statistik\u00eb, por nj\u00eb plag\u00eb. Ngjarja e 15 viteve m\u00eb par\u00eb mbetet nj\u00eb moment i filmuar kur kat\u00ebr qytetar\u00eb u vran\u00eb ball\u00eb p\u00ebr ball\u00eb nga Policia e Garda n\u00eb koh\u00ebn kur qeveriste Berisha. Dhe ky i fundit nuk u k\u00ebnaq me kaq, por nxitoi t\u00eb fliste p\u00ebr thika me helm nga gjarp\u00ebrinjt\u00eb e jugut, \u00e7adra pistolet\u00eb e Benz-a t\u00eb mbushur me tritol duke e thelluar m\u00eb tej komplotin e duke p\u00ebrfshir\u00eb gazetar\u00eb, Presidentin e Republik\u00ebs dhe Kryeprokuroren.<\/p>\n<p>Kur Berisha sot p\u00ebrmend s\u00ebrish numrin kat\u00ebr, kur flet p\u00ebr snajper\u00eb e plumba, paralelizmi \u00ebsht\u00eb i friksh\u00ebm. M\u00eb t\u00eb tremburit duhet t\u00eb jen\u00eb ata q\u00eb e ndjekin sesa hetuesit e sken\u00ebs s\u00eb krimit t\u00eb 10 Shkurtit. Sepse me k\u00ebt\u00eb logjik\u00eb, duket sikur Berisha mezi pret kat\u00ebr viktima nga radh\u00ebt e tij p\u00ebr t\u00eb prodhuar 21 Janarin e vet, k\u00ebt\u00eb her\u00eb me rolet e p\u00ebrmbysura.<\/p>\n<p>Por nj\u00eb CV me \u201ckat\u00ebr t\u00eb vrar\u00eb me duar n\u00eb xhepa\u201d nuk i imponohet dot m\u00eb k\u00ebtij vendi sepse historia nuk rishkruhet me konferenca shtypi e as p\u00ebrrenj psiqik\u00eb n\u00eb sall\u00ebn e Parlamentit. Sa p\u00ebr sebepin e ri, akuzat ndaj Belinda Ballukut dhe krahasimi me Ilir Met\u00ebn e 15 viteve m\u00eb par\u00eb \u00ebsht\u00eb i q\u00ebllimsh\u00ebm, por i pavlefsh\u00ebm.<\/p>\n<p>Balluku po hetohet nga SPAK n\u00eb nj\u00eb proces q\u00eb nuk ka n\u00eb qend\u00ebr nj\u00eb afer\u00eb klasike korrupsioni t\u00eb kapur n\u00eb flagranc\u00eb. Madje edhe akuzat ndaj saj burojn\u00eb nga daljet televizive t\u00eb opozit\u00ebs dhe jo nga dosja q\u00eb t\u00eb gjith\u00eb b\u00ebjn\u00eb sikur e kan\u00eb, por askush nuk e nxjerr. Nd\u00ebrsa Meta u filmua me bllok n\u00eb dor\u00eb, n\u00eb nj\u00eb video q\u00eb tronditi opinionin publik dhe krijoi perceptimin e drejtp\u00ebrdrejt\u00eb t\u00eb pazareve politike. Imazhi ishte i qart\u00eb, simbolika po aq e fort\u00eb. Dhe para videos me bllok, shqiptar\u00ebt kishin par\u00eb masakr\u00ebn e G\u00ebrdecit. Nj\u00eb tragjedi me viktima q\u00eb kishte rr\u00ebnuar p\u00ebrgjithmon\u00eb besimin tek shteti i Partis\u00eb Demokratike. Klima ishte e ndezur dhe revolta k\u00ebrkonte ve\u00e7 nj\u00eb kushtrim. Jo nj\u00eb fishekzjarr.<\/p>\n<p>Sot nuk kemi as at\u00eb video, as at\u00eb tragjedi, as at\u00eb kontekst. Madje ironia thellohet kur kujtojm\u00eb se Berisha i shkoi Met\u00ebs n\u00eb sht\u00ebpi nj\u00eb nat\u00eb para vendimit t\u00eb Gjykat\u00ebs s\u00eb Lart\u00eb p\u00ebr korrupsionin e xhiruar mes Ilirit dhe Dritanit p\u00ebr Gimin. Nj\u00eb vizit\u00eb q\u00eb u interpretua si presion ndaj trupit gjykues nga mediat, por Berisha me arroganc\u00eb iu p\u00ebrgjgij se kishte pir\u00eb ver\u00eb shum\u00eb t\u00eb mir\u00eb, e sh\u00ebrbyer nga tabakaja e Monik\u00ebs. Isht\u00eb koha kur Ilir Meta jetonte n\u00eb nj\u00eb vil\u00eb n\u00eb ish-Bllok, q\u00eb ia kisht\u00eb l\u00ebn\u00eb nj\u00eb bamir\u00ebs pa qira. Pak or\u00eb pas asaj gostie, Gjykata e Lart\u00eb e pushoi \u00e7\u00ebshtjen e Met\u00ebs.<\/p>\n<p>Sot, kontrasti \u00ebsht\u00eb brutal. Ilir Meta zjen moll\u00eb e dardha n\u00eb burg p\u00ebr t\u00eb nxjerr\u00eb nj\u00eb pik\u00eb alkool. Berisha me gjas\u00eb e ka l\u00ebn\u00eb ver\u00ebn, dhe shkak i halu\u00e7inacioneve tani \u00ebsht\u00eb thjesht\u00eb tik-taku i mosh\u00ebs. \u00cbsht\u00eb pamund\u00ebsia p\u00ebr ta zhb\u00ebr\u00eb historin\u00eb 82 vje\u00e7 q\u00eb ia ushqen skenar\u00ebt p\u00ebr snajper\u00eb dhe kat\u00ebrshe fatale.<\/p>\n<p>Problemi i opozit\u00ebs sot nuk \u00ebsht\u00eb pamund\u00ebsia e protestave, por sepse nuk b\u00ebn dot protesta si\u00e7 do donte Berisha: Me viktima dhe t\u00eb filmuara n\u00eb HD! Ai k\u00ebrkon nj\u00eb 21 Janar t\u00eb ri, por nuk mund t\u2019ia vesh\u00eb kund\u00ebrshtarit historin\u00eb e tij.<\/p>\n<p>N\u00ebse politika b\u00ebhet me halu\u00e7inacione, fundi \u00ebsht\u00eb gjithmon\u00eb i nj\u00ebjt\u00eb: As molotov\u00ebt, as fishekzjarr\u00ebt, as \u201csnajper\u00ebt\u201d imagjinar\u00eb nuk e ngrejn\u00eb dot n\u00eb k\u00ebmb\u00eb nj\u00eb parti q\u00eb p\u00ebr inerci ka ngelur e dyta n\u00eb politik\u00eb, por me mbi 325 mij\u00eb vota larg t\u00eb par\u00ebs!<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Ardit Rada\/ Ka nj\u00eb p\u00ebrpjekje t\u00eb d\u00ebshp\u00ebruar t\u00eb opozit\u00ebs s\u00eb drejtuar nga PD, p\u00ebr ta kthyer politik\u00ebn n\u00eb sken\u00eb lufte. Dhe regjisori i k\u00ebsaj shfaqjeje s\u00ebrish mbetet Sali Berisha. E gjitha \u00ebsht\u00eb pasoj\u00eb e kompleksit nga e shkuara n\u00ebn drejtimin e Lulzim Bash\u00ebs, por edhe pamund\u00ebsia p\u00ebr ta rinovuar kast\u00ebn e PD-s\u00eb p\u00ebr shkak [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-70203","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/70203","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=70203"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/70203\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=70203"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=70203"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=70203"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}