{"id":70145,"date":"2026-02-12T20:48:26","date_gmt":"2026-02-12T20:48:26","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/02\/12\/tensionet-ne-kuvend-analisti-sa-here-flet-berisha-lindin-probleme-protestat-nuk-i-sherbejne-opozites\/"},"modified":"2026-02-12T20:48:26","modified_gmt":"2026-02-12T20:48:26","slug":"tensionet-ne-kuvend-analisti-sa-here-flet-berisha-lindin-probleme-protestat-nuk-i-sherbejne-opozites","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/02\/12\/tensionet-ne-kuvend-analisti-sa-here-flet-berisha-lindin-probleme-protestat-nuk-i-sherbejne-opozites\/","title":{"rendered":"Tensionet n\u00eb Kuvend, analisti: Sa her\u00eb flet Berisha, lindin probleme! Protestat nuk i sh\u00ebrbejn\u00eb opozit\u00ebs"},"content":{"rendered":"<p>Seanca parlamentare sot \u00ebsht\u00eb shoq\u00ebruar me tensione, akuza dhe p\u00ebrplasje t\u00eb forta mes mazhoranc\u00ebs dhe opozit\u00ebs. N\u00eb sall\u00eb nuk kan\u00eb munguar, debatet, replikat, ironit\u00eb dhe nd\u00ebrprerjet e vazhdueshme.<\/p>\n<p>P\u00ebr t\u00eb komentuar zhvillimet e fundit politike, analisti Namir Lapardhaja ishte n\u00eb nj\u00eb lidhje t\u00eb drejtp\u00ebrdrejt\u00eb n\u00eb edicionin qendror t\u00eb lajmeve n\u00eb televizionin komb\u00ebtar Vizion Plus, me moderatorin Roland Zili.<\/p>\n<p>Ai u ndal te sjellja e opozit\u00ebs n\u00eb Kuvend, reagimi i mazhoranc\u00ebs pas vendimit t\u00eb Gjykat\u00ebs Kushtetuese p\u00ebr \u00e7\u00ebshtjen \u201cBalluku\u201d, si dhe te protesta e fundit e opozit\u00ebs q\u00eb u shoq\u00ebruan me incidente dhe p\u00ebrplasje me policin\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb analiz\u00ebn e tij, Lapardhaja theksoi se kjo situat\u00eb politike duket se i sh\u00ebrben m\u00eb shum\u00eb pushtetit sesa opozit\u00ebs.<\/p>\n<p>Intervista e plot\u00eb:<\/p>\n<p>Si mund ta shikojm\u00eb sjelljen e opozit\u00ebs n\u00eb parlament sot, por edhe reagimin e mazhoranc\u00ebs, q\u00eb i mori nj\u00eb koh\u00eb t\u00eb mir\u00eb debatit parlamentar me debate, fyerje dhe p\u00ebrplasje?<\/p>\n<p>Lapardhaja: Tashm\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb m\u00eb di\u00e7ka e re q\u00eb sa her\u00eb ka seanca parlamentare, sidomos kur n\u00eb seanc\u00ebn e Kuvendit \u00ebsht\u00eb i pranish\u00ebm Sali Berisha, p\u00ebrgjith\u00ebsisht krijohen tensione. Do t\u00eb sillja n\u00eb v\u00ebmendjen tuaj seancat e m\u00ebparshme kur Berisha nuk ka qen\u00eb prezent, p\u00ebr shembull kur ishte n\u00eb K\u00ebshillin e Evrop\u00ebs, at\u00ebher\u00eb nuk pati asnj\u00eb lloj problemi n\u00eb zhvillimet e Kuvendit. T\u00eb gjith\u00eb deputet\u00ebt diskutuan, debatuan, ballafaquan mendimet dhe pati replika me nj\u00ebri-tjetrin, por gjith\u00e7ka vijonte normalisht. P\u00ebr sa koh\u00eb q\u00eb shfaqet Berisha aty, dhe sidomos kur ai ngrihet n\u00eb foltore dhe k\u00ebrkon t\u00eb marr\u00eb fjal\u00ebn, at\u00ebher\u00eb duket sikur lindin probleme. Nuk e di n\u00ebse kjo \u00ebsht\u00eb e q\u00ebllimshme, apo deputet\u00ebt e opozit\u00ebs kan\u00eb ndonj\u00eb merak n\u00eb raport me sjelljen e tyre ndaj Berish\u00ebs p\u00ebr t\u2019u dukur sikur po e mbrojn\u00eb, por ky fakt \u00ebsht\u00eb evident. Nga ana tjet\u00ebr, sigurisht q\u00eb mazhoranca nuk \u00ebsht\u00eb n\u00eb kushtet e saj optimale. \u00c7\u00ebshtja Balluku \u00ebsht\u00eb aty dhe as Edi Rama, as deputet\u00ebt socialist\u00eb nuk mund t\u00eb fshihen m\u00eb pas gishtit apo pas asaj q\u00eb thoshin deri dje, se po presin vendimin e Gjykat\u00ebs Kushtetuese. Tani q\u00eb Gjykata Kushtetuese mori at\u00eb vendim pa vendim, mazhoranca socialiste duhet t\u2019i jap\u00eb drejtim \u00e7\u00ebshtjes s\u00eb zonj\u00ebs Balluku, ose duhet t\u2019ia heqin imunitetin, ose duhet t\u00eb deklarojn\u00eb hapur se nuk e japin imunitetin e Belinda Ballukut.<\/p>\n<p>N\u00eb krahun tjet\u00ebr kemi nj\u00eb protest\u00eb t\u00eb fundit t\u00eb opozit\u00ebs, e cila p\u00ebrfundoi me sulme, molotov\u00eb, mjete piroteknike dhe sende t\u00eb forta, jo vet\u00ebm ndaj institucioneve, por edhe ndaj punonj\u00ebsve t\u00eb policis\u00eb. Kjo ka marr\u00eb shum\u00eb v\u00ebmendje n\u00eb publik, ve\u00e7an\u00ebrisht l\u00ebndimi i polic\u00ebve dhe konfrontimi me tubuesit. Kjo lloj sjelljeje, i sjell m\u00eb shum\u00eb fitim apo humbje opozit\u00ebs?<\/p>\n<p>Lapardhaja: Opozita nuk \u00ebsht\u00eb n\u00eb kushtet q\u00eb t\u00eb p\u00ebrfitoj\u00eb nga protestat. Protesta e 10 shkurtit, por edhe ajo e m\u00ebparshmja e 24 janarit, duket se ishin thuajse t\u00eb nj\u00ebjta, me dallimin e vet\u00ebm se kjo e dyta kishte nj\u00eb pjes\u00ebmarrje m\u00eb t\u00eb ul\u00ebt. Sigurisht q\u00eb rruga e opozit\u00ebs nuk \u00ebsht\u00eb as dhuna, as lin\u00e7imi dhe as goditja e punonj\u00ebsve t\u00eb policis\u00eb apo e institucioneve. Rruga e duhur q\u00eb do t\u00eb duhej t\u00eb ndiqte opozita, sidomos n\u00eb k\u00ebt\u00eb periudh\u00eb, do t\u00eb ishte reformimi i saj p\u00ebr t\u00eb krijuar nj\u00eb kontrast t\u00eb thell\u00eb me qeverin\u00eb. Nga nj\u00ebra an\u00eb kemi nj\u00eb qeveri thell\u00ebsisht t\u00eb korruptuar, e cila duhet t\u00eb ik\u00eb nj\u00eb or\u00eb e m\u00eb par\u00eb, por nga ana tjet\u00ebr kemi nj\u00eb opozit\u00eb e cila nuk ka ditur t\u00eb reformohet gjat\u00eb k\u00ebsaj kohe. Sa her\u00eb q\u00eb opozita ka probleme, ajo b\u00ebn protesta q\u00eb prodhojn\u00eb dhun\u00eb n\u00eb rrug\u00eb dhe debate t\u00eb forta n\u00eb parlament. Kjo panoram\u00eb i intereson m\u00eb shum\u00eb pushtetit dhe Edi Ram\u00ebs. Sa her\u00eb q\u00eb Sali Berisha b\u00ebn shfaqje dhune, Edi Rama l\u00ebshon karremin p\u00ebr ta t\u00ebrhequr at\u00eb n\u00eb biseda n\u00eb komisionet e posa\u00e7me. Duket sikur ekziston nj\u00eb lloj pazari q\u00eb vijon pavar\u00ebsisht retorik\u00ebs. Pushteti ka nj\u00eb alibi t\u00eb madhe, Sali Berish\u00ebn. Gjithmon\u00eb kthehen te \u00e7\u00ebshtjet e t\u00eb kaluar\u00ebs, si ajo e vitit \u201997, e 21 janarit apo korrupsioni i djesh\u00ebm qeveritar. N\u00eb k\u00ebto kushte, PD-ja dhe opozita nuk kan\u00eb gjetur forc\u00eb t\u00eb reformohen, nd\u00ebrsa PS-ja tregon me gisht \u201cGogolin\u201d Berisha, i cili k\u00ebrkon t\u00eb rikthehet me m\u00ebkatet e s\u00eb kaluar\u00ebs. Ata q\u00eb e vuajn\u00eb k\u00ebt\u00eb situat\u00eb mbi kurriz jan\u00eb qytetar\u00ebt shqiptar\u00eb, t\u00eb cil\u00ebt gjenden mes nj\u00eb qeverie q\u00eb i vjedh p\u00ebrdit\u00eb dhe nj\u00eb opozite q\u00eb nuk po shnd\u00ebrrohet n\u00eb nj\u00eb alternativ\u00eb t\u00eb besueshme morale dhe politike.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Seanca parlamentare sot \u00ebsht\u00eb shoq\u00ebruar me tensione, akuza dhe p\u00ebrplasje t\u00eb forta mes mazhoranc\u00ebs dhe opozit\u00ebs. N\u00eb sall\u00eb nuk kan\u00eb munguar, debatet, replikat, ironit\u00eb dhe nd\u00ebrprerjet e vazhdueshme. P\u00ebr t\u00eb komentuar zhvillimet e fundit politike, analisti Namir Lapardhaja ishte n\u00eb nj\u00eb lidhje t\u00eb drejtp\u00ebrdrejt\u00eb n\u00eb edicionin qendror t\u00eb lajmeve n\u00eb televizionin komb\u00ebtar Vizion Plus, me [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-70145","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/70145","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=70145"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/70145\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=70145"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=70145"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=70145"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}