{"id":70126,"date":"2026-02-12T18:48:20","date_gmt":"2026-02-12T18:48:20","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/02\/12\/republika-e-prokuroreve-debati-analog-qe-po-behet-edhe-ne-itali\/"},"modified":"2026-02-12T18:48:20","modified_gmt":"2026-02-12T18:48:20","slug":"republika-e-prokuroreve-debati-analog-qe-po-behet-edhe-ne-itali","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/02\/12\/republika-e-prokuroreve-debati-analog-qe-po-behet-edhe-ne-itali\/","title":{"rendered":"\u201cRepublika e prokuror\u00ebve\u201d? Debati analog q\u00eb po b\u00ebhet edhe n\u00eb Itali!"},"content":{"rendered":"<p>Nga Ylli Pata<\/p>\n<p>Rasti shqiptar i nj\u00eb SPAK-u agresiv ndaj politik\u00ebs s\u00eb lart\u00eb, p\u00ebrgjith\u00ebsisht at\u00eb qeveritare ka nj\u00eb shpjegim, e kot\u00eb ta fshehim. Prapa prokuroris\u00eb Speciale ka nj\u00eb mb\u00ebshtetje t\u00eb fort\u00eb nga Fuqit\u00eb e M\u00ebdha; ku SHBA e Gjermania jan\u00eb sponsor\u00ebt kryesor, por nuk mungojn\u00eb edhe duart e fuqive rajonale, qoft\u00eb Greqia, apo edhe Turqia p\u00ebr shembull, e cila n\u00eb 2009 u akuzua nga Athina se kishte influenc\u00eb t\u00eb fort\u00eb n\u00eb Gjykat\u00ebn Kushtetuese, kur u rr\u00ebua pakti i detit nd\u00ebrmjet Sali Berish\u00ebs dhe Kosta Karamanlis.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkaq, n\u00eb asnj\u00eb vend t\u00eb Ballkanit nuk \u00ebsht\u00eb ky revansh akut i prokuroris\u00eb speciale ndaj sferave t\u00eb larta t\u00eb shtetit. Kroacia, me rastin Sanader ishte e para q\u00eb solli tronditjen nda pand\u00ebshkueshm\u00ebris\u00eb. Nj\u00eb furtun\u00eb, q\u00eb mori jo vet\u00ebm ish-kryeministrin, por edhe nj\u00eb seri zyrtar\u00ebsh t\u00eb nivelit t\u00eb lart\u00eb. Por pas atij uragani, n\u00eb Kroaci nuk pati m\u00eb tronditje, e kjo nuk do t\u00eb thot\u00eb se USOK, homologu i SPAK-ut ton\u00eb atje nuk ka b\u00ebr\u00eb hetime. B\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr operacione arrestimesh preventive dhe agresive.<\/p>\n<p>Mali i Zi, edhe pse \u00ebsht\u00eb nj\u00eb hap para nesh n\u00eb gar\u00ebn e hyrjen e BE-s\u00eb nuk ka ngritur nj\u00eb prokurori Speciale, Maqedonia e Veriut e ka refuzuar vettingun, i cili \u00ebsht\u00eb ofruar si zgjidhje nga BE, Serbia edhe m\u00eb fort nuk e ka pranuar. N\u00eb Kosov\u00eb flitet, por vet\u00ebm n\u00eb fushata.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkaq, nj\u00eb model i fort\u00eb i prokuroris\u00eb antikorrupsion ishte edhe Rumania e Laura Codru\u021ba Kovesit, e cila shkaktoi nj\u00eb uragan t\u00eb madh n\u00eb politik\u00ebn e vendit t\u00eb saj, duke \u00e7uar n\u00eb ndjekje penale dhe arrest nj\u00eb num\u00ebr t\u00eb madh zyrtar\u00ebsh t\u00eb lart\u00eb. Laura i theu nervat politik\u00ebs s\u00eb lart\u00eb rumune, sa partia n\u00eb pushtet e shkarkoi, e m\u00eb pas kreu partis\u00eb, p\u00ebrkat\u00ebsisht socialdemokrat\u00ebt e majt\u00eb u shpall Non Grata e p\u00ebrfundoi n\u00eb burg.<\/p>\n<p>Laura, megjithat\u00eb u p\u00ebrkrah nga krer\u00ebt e BE dhe sot \u00ebsht\u00eb Kryeprokurore Europiane p\u00ebr antikorrupsionin. Operacionin e par\u00eb t\u00eb fort\u00eb e b\u00ebri ndaj njeriut m\u00eb t\u00eb fort\u00eb t\u00eb Bullgaris\u00eb, kreut t\u00eb partis\u00eb s\u00eb qendr\u00ebs s\u00eb djatht\u00eb, Boyko Borisov. T\u00eb cilin e arrestoi me akuz\u00ebn p\u00ebr korrupsion, por ish-kryebashkiaku i Sofjes dhe kryeministri bullgar, arriti t\u00eb dal\u00eb e t\u00eb triumfoj\u00eb n\u00eb zgjedhje, ku dhe sot \u00ebsht\u00eb partia e par\u00eb.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkaq, Shqip\u00ebria \u00ebsht\u00eb vendi i vet\u00ebm n\u00eb Ballkanin Per\u00ebndimor, ku \u00ebsht\u00eb zbatuar modeli i nj\u00eb Prokurorie Speciale, e cila ka pasur nj\u00eb fuqi potenciale t\u00eb madhe n\u00eb nj\u00eb koh\u00eb t\u00eb gjat\u00eb e t\u00eb p\u00ebrq\u00ebndruar n\u00eb nj\u00eb krah politik-mazhoranc\u00ebn qeveris\u00ebse.<\/p>\n<p>Tashm\u00eb Shqip\u00ebria po p\u00ebrjeton nj\u00eb duel interesant politik nd\u00ebrmjet drejt\u00ebsis\u00eb e mazhoranc\u00ebs p\u00ebrgjith\u00ebsisht, debat q\u00eb thelbin e ka tek kushtetueshm\u00ebria dhe procesi i rregullt gjyq\u00ebsor, duke mos p\u00ebrdorur lin\u00e7imin si prov\u00eb. Si\u00e7 po ndodh n\u00eb Hag\u00eb me krer\u00ebt e U\u00c7K-s\u00eb, \u00e7el\u00ebsi i qelive t\u00eb tyre \u00ebsht\u00eb hedhur n\u00eb det q\u00eb prej pes\u00eb vjet\u00ebsh.<\/p>\n<p>Por q\u00eb t\u00eb mos hallakatemi, ajo q\u00eb po ndodh aktualisht, pra kjo p\u00ebrplasje, ndoshta n\u00eb mas\u00eb mund t\u00eb mos parashikohesh, por si debat apo duel, do t\u00eb vinte patjet\u00ebr n\u00eb k\u00ebt\u00eb pik\u00eb.<\/p>\n<p>E kan\u00eb provuar dhe e provojn\u00eb t\u00eb gjith\u00eb at\u00eb vendet q\u00eb e kan\u00eb kaluar k\u00ebt\u00eb faz\u00eb. Italia, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb vend q\u00eb p\u00ebr ne \u00ebsht\u00eb jo thjeshte i njohur dhe i af\u00ebrt, por edhe n\u00eb zhvillime aty aty, mund t\u00eb shikojm\u00eb apo ientifikojm\u00eb pika takimi.<\/p>\n<p>Italia, ishte vendi q\u00eb kreu nj\u00eb revolucion t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb n\u00eb fillim t\u00eb viteve 90 t\u00eb shekullit t\u00eb shkuar me prokurorin\u00eb e Milanos, p\u00ebrkat\u00ebsisht grupin e prokuror\u00ebve t\u00eb Mani Pulite-s, e cila tronditi dhe fshiu klas\u00ebn e vet\u00ebr politike apo si\u00e7 quhet Republika e Dyt\u00eb, duke sjell\u00eb n\u00eb jet\u00eb Republik\u00ebn e Tret\u00eb.<\/p>\n<p>Realisht, Antionio di Pietro, Piercamillo Davigo, Gerardo D\u2019Ambrosio, Gherardo Colombo u b\u00ebn\u00eb n\u00eb pak vite njer\u00ebzit m\u00eb t\u00eb dashur t\u00eb Italis\u00eb, pasi prek\u00ebn at\u00eb q\u00eb deri dje nuk ndodhte. Por vet\u00ebm 2 vite m\u00eb pas, kurba ra, duke u kthyer n\u00eb problem t\u00eb madh, e konsideruar si \u201cgjykat\u00ebs me telekomand\u00eb\u201d.<\/p>\n<p>Kjo ndodhi, pasi Silvio Berlusconi e ktheu n\u00eb betej\u00eb politike p\u00ebrplasjen e tij me drejt\u00ebsin\u00eb, betej\u00eb, q\u00eb e kreu n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb epike deri dit\u00ebn e fundit t\u00eb jet\u00ebs s\u00eb tij t\u00eb pasur, t\u00eb plot\u00ebsuar, p\u00ebr disa t\u00eb lavdishme, p\u00ebr disa jo, megjithat\u00eb super t\u00eb suksesshme e me mjaft kolorit n\u00eb t\u00eb gjitha aspektet e saj.<\/p>\n<p>Beteja p\u00ebr \u201clegalitet\u201d q\u00eb nisi Silvio Berlusconi, megjithat\u00eb \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nga legacy-t\u00eb e tij politike q\u00eb vijon sot e k\u00ebsaj dite n\u00eb Itali, jo vet\u00ebm n\u00eb krahun e djatht\u00eb politik, por thuajse n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb harkun konstitucional italian.<\/p>\n<p>M\u00eb 22 e 23 mars, n\u00eb Itali zhvillohet nj\u00eb referendum p\u00ebr \u201cndarjen e karrierave\u201d, nj\u00eb betej\u00eb politike q\u00eb e udh\u00ebheq mazhoranca e djatht\u00eb e kryeministres Georgia Meloni.<\/p>\n<p>\u201cNdarja e Karrier\u00ebs\u201d ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb me nj\u00eb fenomen publik n\u00eb vend, ku emra t\u00eb njohur nga prokuror\u00ebt kryesisht, por edhe magjistrat\u00eb t\u00eb tjer\u00eb, jan\u00eb personazhet t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme n\u00eb publik. Kryesisht n\u00eb media, opinion publik, si edhe n\u00eb politik\u00eb. N\u00eb Itali nuk a fare kompleks q\u00eb prokuror\u00eb t\u00eb ndrysh\u00ebm, q\u00eb kan\u00eb kryer hetime t\u00eb m\u00ebdha q\u00eb kan\u00eb prekur edhe politik\u00ebn, i jan\u00eb futur plitik\u00ebs, duke u zgjedhur n\u00eb Parlament, qeveri, deri edhe n\u00eb poste t\u00eb larta.<\/p>\n<p>Ministri aktual i Drejt\u00ebsis\u00eb n\u00eb Itali, Carlo Nordio, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb ish-prokuror shum\u00eb i njohur n\u00eb Verilindjen e Italis\u00eb, p\u00ebrkat\u00ebsisht n\u00eb Veneto, kryesisht p\u00ebr hetimet ndaj brigatte rosse apo terrorizmit t\u00eb viteve 70 t\u00eb \u201cviteve t\u00eb plumbit\u201d. Nordio, q\u00eb politikisht e kulturalisht \u00ebsht\u00eb pran\u00eb s\u00eb djatht\u00ebs, respektohet edhe nga koleg\u00ebt e krahut t\u00eb majt\u00eb p\u00ebr profesionalizmin q\u00eb ka ndjekur n\u00eb pun\u00ebn e tij. Por ai nuk e ka problem t\u00eb b\u00ebj\u00eb debat hapur p\u00ebr \u00e7\u00ebshtjet q\u00eb dalin, ku e djathte italiane \u00ebsht\u00eb m\u00eb e hapur pasi \u00ebsht\u00eb m\u00eb \u201cgarantiste\u201d. Nd\u00ebrkoh\u00eb e majta \u00ebsht\u00eb n\u00eb \u201cjacobine\u201d ngase ka pasur gjithmon\u00eb tek drejt\u00ebsia aleat\u00ebt e fort\u00eb t\u00eb saj, megjith\u00ebse mjaft pjes\u00eb t\u00eb saj e kan\u00eb p\u00ebrjetuar keq nga ajo q\u00eb n\u00eb Itali quhet \u201cmalagiustizia\u201d.<\/p>\n<p>Rasti m\u00eb ikonik \u00ebsht\u00eb ai i ikon\u00ebs televizive, gazetarit t\u00eb famsh\u00ebm Enzo Tortora, i cili u burgos me akuz\u00ebn si i lidhur me mafia-n, vet\u00ebm nga nj\u00eb deklarat\u00eb e nj\u00eb t\u00eb penduari t\u00eb Camorra-s, i cili si\u00e7 ndodh me k\u00ebt\u00eb kategori ja fusin shpesh kot.<\/p>\n<p>Gazetarit t\u00eb njohur ju shkat\u00ebrrua jeta totalisht, ku publiku e koleg\u00ebt e tij ju vun\u00eb p\u00ebr ta lin\u00e7uar pa asnj\u00eb m\u00ebshir\u00eb. P\u00ebrve\u00e7 nj\u00eb prej gazetar\u00ebve m\u00eb t\u00eb mir\u00eb t\u00eb vendit, Vittorio Feltrit, i cili n\u00eb faqet e Corriere Dela Sera-s, duke lexuar me kujdes aktet e procesit zbuloi mashtrimin e t\u00eb penduarit dhe rr\u00ebzoi totalisht prokurorin\u00eb antimafia. Nj\u00eb betej\u00eb q\u00eb e b\u00ebri Feltrin si\u00e7 \u00ebsht\u00eb edhe sot nj\u00eb ikon\u00eb e gazetaris\u00eb s\u00eb vendit fqinj.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkaq, beteja kund\u00ebr \u201cmalagiustizia\u201d vijon edhe n\u00eb dit\u00ebt tona. Matteo Renzi, ish-kryeministri italian i qendr\u00ebs s\u00eb majt\u00eb, n\u00eb vitin 2016 ishte politikani m\u00eb popullor dhe m\u00eb i fuqish\u00ebm i vendit.<\/p>\n<p>Pasi humbi nj\u00eb referendum p\u00ebr uljen e posteve publike, ai dha dor\u00ebheqjen, e nj\u00eb prokuror i Firences ju vu aq fort sa arrestoi babain e tij, futi n\u00ebn hetim n\u00ebn\u00ebn, si dhe t\u00eb gjith\u00eb rrethin e ngusht\u00eb t\u00eb fondacionit q\u00eb financonte politikisht Matteo Renzin. P\u00ebr dy vjet, ish-kryeministri vuajti nga nj\u00eb lin\u00e7im publik, por n\u00eb fund t\u00eb gjitha shkall\u00ebt e gjyq\u00ebsorit i dhan\u00eb t\u00eb drejt\u00eb duke rr\u00ebzuar prokurorin\u00eb.<\/p>\n<p>Nj\u00eb tjet\u00ebr politikan i s\u00eb majt\u00ebs, Presidenti karizmatik i rajonit t\u00eb Campagnas q\u00eb ka si qend\u00ebr Napolin, Vincenzo de Luca, drejt\u00ebsin\u00eb e ka n\u00eb qend\u00ebr t\u00eb betej\u00ebs s\u00eb tij politike. Ai i k\u00ebrkon t\u00eb majt\u00ebs q\u00eb t\u00eb dal\u00eb hapur n\u00eb \u00ebt\u00eb betej\u00eb n\u00ebse do t\u00eb fitoj\u00eb zgjedhjet, e a k\u00ebrkuar q\u00eb t\u00eb hiqet nga Kodi Penal neni i \u201cShp\u00ebrdorimit t\u00eb Detyr\u00ebs\u201d, q\u00eb sipas tij me t\u00eb \u00ebsht\u00eb abuzuar shum\u00eb. De Luca sjell shembullin e nj\u00eb kolegu t\u00eb tij, i cili si pasoj\u00eb e nj\u00eb arresti p\u00ebsoi nj\u00eb shock e humbi jet\u00ebn, kur n\u00eb fund gjith\u00e7ka rezultoi jo e v\u00ebrtet\u00eb.<\/p>\n<p>Ky debat n\u00eb Itali b\u00ebhet krejt normal, pa poza moraliste nga nj\u00ebra pal\u00eb apo triumfaliste nga tjetra. Secila ka argumentet e veta, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb prokuror\u00ebt apo gjyqtar\u00ebt q\u00eb jan\u00eb kthyer n\u00eb figura t\u00eb njohura publike nuk e kan\u00eb aspak problem t\u00eb dalin n\u00eb media e t\u00eb debatojn\u00eb me zell, por jo me sherr e n\u00eb pozita moraliste. Debati \u00ebsht\u00eb ndezur po krejt normal. Pasi n\u00eb fund t\u00eb fundit, po diskutohet p\u00ebr nj\u00eb pushtet, i cili t\u00eb b\u00ebn gj\u00ebm\u00ebn ose t\u00eb mbron edhe kur nuk duhet.<\/p>\n<p>TemA    <\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Ylli Pata Rasti shqiptar i nj\u00eb SPAK-u agresiv ndaj politik\u00ebs s\u00eb lart\u00eb, p\u00ebrgjith\u00ebsisht at\u00eb qeveritare ka nj\u00eb shpjegim, e kot\u00eb ta fshehim. Prapa prokuroris\u00eb Speciale ka nj\u00eb mb\u00ebshtetje t\u00eb fort\u00eb nga Fuqit\u00eb e M\u00ebdha; ku SHBA e Gjermania jan\u00eb sponsor\u00ebt kryesor, por nuk mungojn\u00eb edhe duart e fuqive rajonale, qoft\u00eb Greqia, apo edhe Turqia [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-70126","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/70126","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=70126"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/70126\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=70126"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=70126"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=70126"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}