{"id":70123,"date":"2026-02-12T18:48:19","date_gmt":"2026-02-12T18:48:19","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/02\/12\/lorenc-vangjeli-destabiliteti-kur-interesi-marton-ramen-me-berishen\/"},"modified":"2026-02-12T18:48:19","modified_gmt":"2026-02-12T18:48:19","slug":"lorenc-vangjeli-destabiliteti-kur-interesi-marton-ramen-me-berishen","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/02\/12\/lorenc-vangjeli-destabiliteti-kur-interesi-marton-ramen-me-berishen\/","title":{"rendered":"Lorenc Vangjeli: Destabiliteti, kur interesi marton Ram\u00ebn me Berish\u00ebn"},"content":{"rendered":"<p>Duket si paradoks. Ngjan si pamund\u00ebsi. Teorikisht \u00ebsht\u00eb n\u00eb kufijt\u00eb e t\u00eb pabesueshmes. Por nj\u00ebkoh\u00ebsisht, \u00ebsht\u00eb edhe nj\u00eb mund\u00ebsi logjike, q\u00eb p\u00ebr shkak t\u00eb rrethanave dhe interesave krejt\u00ebsisht t\u00eb ndryshme, dy ekstremet politike n\u00eb vend, Rama dhe Berisha, t\u2019i bashkoj\u00eb interesi i p\u00ebrbashk\u00ebt p\u00ebr \u201cpak loj\u00eb\u201d me destabilitet t\u00eb vendit.<\/p>\n<p>I dyti, q\u00eb \u00ebsht\u00eb pala e par\u00eb e interesuar n\u00eb k\u00ebt\u00eb ekuacion logjik, natyrisht \u00ebsht\u00eb Berisha. Mbas dy protestave me regji e skenografi t\u00eb p\u00ebrcaktuar, lideri i opozit\u00ebs k\u00ebrkon q\u00eb vendi t\u00eb rr\u00ebshqas\u00eb n\u00eb destabilitet. Ky do t\u00eb ishte momenti ideal p\u00ebr rifaktorizimin e opozit\u00ebs n\u00eb loj\u00ebn politike t\u00eb p\u00ebrditshm\u00ebris\u00eb s\u00eb vendit. Sepse n\u00eb p\u00ebrpjekjet p\u00ebr rinormalizimin e situat\u00ebs, opozita do t\u00eb ishte pala bashk\u00ebbiseduese n\u00eb negociatat p\u00ebr zgjidhje. Ku padyshim, sipas tradit\u00ebs qesharake t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, faktori nd\u00ebrkomb\u00ebtar do t\u00eb ishte gjithashtu arbitri i ftuar n\u00eb tryez\u00eb. Kjo gj\u00eb nuk ka ndodhur m\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri prej pothuaj nj\u00eb dekade. P\u00ebr opozit\u00ebn do t\u00eb ishte pozitiv \u00e7do ndryshim sado modest nga Status Qo-ja humb\u00ebse i Status Quo-s\u00eb aktuale. E pafuqishme n\u00eb Kuvend, me diferenc\u00eb t\u00eb madhe elektorale nga PS, e paaft\u00eb t\u00eb p\u00ebrfitoj\u00eb politikisht nga spiralja e andrallave penale ku ka hyr\u00eb maxhoranca, e frustruar nga dilemat p\u00ebr q\u00ebndrimin e saj ndaj SPAK-ut dhe ende n\u00eb p\u00ebrpjekje p\u00ebr t\u00eb \u00e7ar\u00eb izolimin e vjet\u00ebr nd\u00ebrkomb\u00ebtar, kryesisht non gratat amerikane dhe britanike, p\u00ebr opozit\u00ebn kjo do t\u00eb ishte zgjidhja ideale. Ajo \u00ebsht\u00eb kryq\u00ebzuar me shpatulla pas murit dhe nuk ka mund\u00ebsi t\u00eb b\u00ebj\u00eb m\u00eb asnj\u00eb hap pas edhe kur duket se hedh ndonj\u00eb hap t\u00eb ndrojtur bashk\u00ebpunimi me pozit\u00ebn. Kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nga m\u00ebnyrat p\u00ebr t\u00eb shpjeguar dhun\u00ebn e orkestruar dhe skenike n\u00eb fundin e dy protestave t\u00eb nj\u00ebpasnj\u00ebshme t\u00eb k\u00ebtij dimri. Kjo taktik\u00eb, p\u00ebrve\u00e7se nj\u00eb injeksion adrenaline p\u00ebr militant\u00ebt, \u00ebsht\u00eb tentativ\u00eb e maskuar keq p\u00ebr t\u00eb t\u00ebrhequr maxhoranc\u00ebn n\u00eb nj\u00eb spirale dhune si kund\u00ebrp\u00ebrgjigje. Protesta e tret\u00eb e 20 shkurtit parashihet t\u00eb kulmoj\u00eb dhe m\u00eb tej n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn m\u00ebnyr\u00eb apo edhe me p\u00ebrshkall\u00ebzimin e dhun\u00ebs dhe q\u00ebndres\u00ebs n\u00eb shesh. P\u00ebr t\u00eb shkuar k\u00ebshtu drejt \u00ebndrr\u00ebs dhe makthit t\u00eb Berish\u00ebs p\u00ebr t\u00eb patur edhe ai 21 janarin e tij. Edhe Rama, edhe Berisha e din\u00eb q\u00eb historia e k\u00ebtyre 15 viteve t\u00eb fundit n\u00eb Shqip\u00ebri, do t\u00eb ishte krejt ndryshe pa at\u00eb masak\u00ebr kriminale dhe t\u00eb pakuptimt\u00eb n\u00eb bulevard. Ndaj n\u00ebse nj\u00ebri k\u00ebrkon rikthimin n\u00eb Tiran\u00eb t\u00eb fantazm\u00ebs s\u00eb asaj t\u00eb Premteje t\u00eb Zez\u00eb, por tashm\u00eb nga pozitat e viktim\u00ebs, tjetri di se nuk duhet t\u00eb z\u00ebr\u00eb kurr\u00eb vendin e agresorit t\u00eb dikursh\u00ebm.<\/p>\n<p>I pari, q\u00eb \u00ebsht\u00eb pala e dyt\u00eb e interesuar n\u00eb k\u00ebt\u00eb ekuacion logjik \u00ebsht\u00eb Rama. Mbas nj\u00eb fitoreje n\u00eb kufijt\u00eb e t\u00eb pamundur\u00ebs dhe t\u00eb nj\u00eb p\u00ebrmase epike, normaliteti dhe rrjedha logjike e ngjarjeve, p\u00ebr paradoks duket se nuk \u00ebsht\u00eb n\u00eb interes t\u00eb kryeministrit. Ndryshe nga sa ishte menduar dhe pik\u00ebrisht p\u00ebr shkak t\u00eb thell\u00ebsis\u00eb s\u00eb triumfit t\u00eb tij vetjak n\u00eb zgjedhjet e vjetshme, Rama nuk realizoi planin e tij t\u00eb katarsisit t\u00eb kampit t\u00eb tij. Rinovimi pothuaj t\u00ebr\u00ebsor i grupit parlamentar me njer\u00ebz t\u00eb rinj pa ngarkesa dosjesh penale n\u00eb shpin\u00eb, nuk u shoq\u00ebrua me t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn skem\u00eb edhe n\u00eb qeveri. Qeveria Rama 4 \u00ebsht\u00eb identike me Rama 3, edhe pse kryeministri e dinte mir\u00eb serin\u00eb e halleve me SPAK q\u00eb pritej t\u00eb kishin, si\u00e7 po ndodh, nj\u00eb pjes\u00eb dometh\u00ebn\u00ebse e kabinetit t\u00eb tij. Z\u00ebvend\u00ebsja e tij Balluku \u00ebsht\u00eb pika m\u00eb dometh\u00ebn\u00ebse e mosveprimit t\u00eb tij at\u00ebher\u00eb kur mund t\u00eb hiqte dor\u00eb dje nga \u00e7far\u00eb nuk ka sot n\u00eb dor\u00eb ta mbaj\u00eb. N\u00eb vend t\u00eb saj, ai hapi disa fronte beteje pa ndonj\u00eb dometh\u00ebnie t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb. Turi n\u00eb bashkit\u00eb e vendit, aksioni p\u00ebr prishjet e tendave dhe nd\u00ebrtimeve pa leje, edhe n\u00ebse ishin t\u00eb nevojshme, nuk kishin asnj\u00eb urgjenc\u00eb. Rama p\u00ebrdori fasho kirurgjikale n\u00eb vend t\u00eb mjekimit p\u00ebr plag\u00ebt e ardhshme q\u00eb po hapen n\u00eb trupin e maxhoranc\u00ebs s\u00eb tij. I shkeli syrin pasojave duke p\u00ebrqeshur shkakun. Edhe kursi i p\u00ebrplasjes me drejt\u00ebsin\u00eb, m\u00eb s\u00eb paku, \u00ebsht\u00eb i vonuar dhe me shum\u00eb nj\u00eb defekt i mosadresimit n\u00eb koh\u00eb t\u00eb problemit, sesa nj\u00eb tentativ\u00eb p\u00ebr zgjidhjen e tij. N\u00eb k\u00ebt\u00eb kuptim, nj\u00eb destabilitet i mundsh\u00ebm dhe i kontrolluar i situat\u00ebs s\u00eb vendit, do t\u2019i jepte atij mund\u00ebsin\u00eb p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb spaletat e zjarrfik\u00ebsit p\u00ebr shuarjen e saj. Do t\u2019i jepte mund\u00ebsi t\u00eb stigmatizonte dhe nj\u00ebher\u00eb kund\u00ebrshtarin si t\u00eb dhunsh\u00ebm, si nj\u00eb bela q\u00eb i ka r\u00ebn\u00eb p\u00ebr pjes\u00eb dhe nj\u00eb jorgan puplash p\u00ebr t\u00eb mbuluar hallet e dit\u00ebs. N\u00eb nj\u00eb arbitrim t\u00eb mundsh\u00ebm nd\u00ebrkomb\u00ebtar, ai do t\u00eb hynte me shum\u00eb karta fituese n\u00eb dor\u00eb, por kryesisht jo p\u00ebr shkak t\u00eb fuqis\u00eb s\u00eb tij t\u00eb v\u00ebn\u00eb n\u00eb diskutim, por t\u00eb pafuqis\u00eb s\u00eb kund\u00ebrshtarit q\u00eb pranohet pa asnj\u00eb diskutim.<\/p>\n<p>Edhe pse duket si paradoks i pamundur dhe n\u00eb kufijt\u00eb e t\u00eb pabesueshmes kjo \u201cmartes\u00eb\u201d interesi, fatmir\u00ebsisht ka nj\u00eb vij\u00eb t\u00eb kuqe q\u00eb i ndan dy armiqt\u00eb e betuar. Dy njer\u00ebzit m\u00eb t\u00eb fuqish\u00ebm t\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Zeqilandit i ndan fatmir\u00ebsisht nj\u00eb bindje absolute: Mbi demonstruesit me molotov\u00eb mund t\u00eb hidhet gaz lot\u00ebsjell\u00ebs, uj\u00eb me presion apo dhe mund t\u2019u hedh\u00eb valle n\u00eb shpin\u00eb shkopi i gom\u00ebs, por nga kryeministria nuk do t\u00eb q\u00ebllohet kurr\u00eb me fishek\u00eb luftarak\u00eb kund\u00ebr tyre. Ndryshe, hataja b\u00ebhet mbret dhe Shqiperia, nje mbreteri e deshperuar!<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Duket si paradoks. Ngjan si pamund\u00ebsi. Teorikisht \u00ebsht\u00eb n\u00eb kufijt\u00eb e t\u00eb pabesueshmes. Por nj\u00ebkoh\u00ebsisht, \u00ebsht\u00eb edhe nj\u00eb mund\u00ebsi logjike, q\u00eb p\u00ebr shkak t\u00eb rrethanave dhe interesave krejt\u00ebsisht t\u00eb ndryshme, dy ekstremet politike n\u00eb vend, Rama dhe Berisha, t\u2019i bashkoj\u00eb interesi i p\u00ebrbashk\u00ebt p\u00ebr \u201cpak loj\u00eb\u201d me destabilitet t\u00eb vendit. I dyti, q\u00eb \u00ebsht\u00eb pala [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-70123","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/70123","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=70123"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/70123\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=70123"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=70123"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=70123"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}