{"id":70114,"date":"2026-02-12T17:37:53","date_gmt":"2026-02-12T17:37:53","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/02\/12\/arkitekti-i-njohur-dorezon-licensen-ne-shqiperi-nuk-ka-asnje-vlere\/"},"modified":"2026-02-12T17:37:53","modified_gmt":"2026-02-12T17:37:53","slug":"arkitekti-i-njohur-dorezon-licensen-ne-shqiperi-nuk-ka-asnje-vlere","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/02\/12\/arkitekti-i-njohur-dorezon-licensen-ne-shqiperi-nuk-ka-asnje-vlere\/","title":{"rendered":"Arkitekti i njohur dor\u00ebzon licens\u00ebn\/ N\u00eb Shqip\u00ebri nuk ka asnj\u00eb vler\u00eb"},"content":{"rendered":"<p><em><span>Astrit Nixha, nj\u00eb nga emrat e shquar t\u00eb arkitektur\u00ebs shqiptare, me karrier\u00eb 30 vje\u00e7are, i vler\u00ebsuar me disa \u00e7mime nd\u00ebrkomb\u00ebtare, drejtues mbi 20 vjet i studios Anarch n\u00eb Prishtin\u00eb e Tiran\u00eb, ka nd\u00ebrmarr\u00eb s\u00eb fundmi nj\u00eb akt t\u00eb rrall\u00eb p\u00ebr nj\u00eb shoq\u00ebri si kjo e jona. Karshi nj\u00eb fenomeni m\u00eb shum\u00eb se posht\u00ebrues p\u00ebr arkitekt\u00ebt shqiptar\u00eb, t\u00eb cil\u00ebt jan\u00eb p\u00ebrjashtuar de facto nga e drejta p\u00ebr t\u00eb konkurruar p\u00ebr projekte t\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme arkitekturore, n\u00eb nj\u00eb realitet ku n\u00eb 10 vitet e fundit gati 100 p\u00ebrqind e nd\u00ebrtesave publike e atyre private (me nj\u00eb ligj t\u00eb pashkruar asnj\u00eb investitor nuk merr dot leje nd\u00ebrtimi n\u00ebse p\u00ebr projektin arkitekturor nuk ka paguar nj\u00eb studio t\u00eb p\u00ebrcaktuar nga Edi Rama personalisht), Astrit Nixha ka vendosur t\u00eb dor\u00ebzoj\u00eb licens\u00ebn e tij t\u00eb arkitektit si nj\u00eb akt dinjiteti dhe p\u00ebrgjegj\u00ebsie profesionale e shoq\u00ebrore. <\/span><\/em><\/p>\n<p><em><span>\u201c\u00cbsht\u00eb refuzim i rolit t\u00eb rrem\u00eb brenda nj\u00eb shfaqjeje q\u00eb vazhdon prej vitesh: shfaqja ku politika luan rolin e arkitektit, ekonomia luan rolin e urbanistit, kurse arkitekti shtyhet n\u00eb fund si \u201cvizatues\u201d\u2026 Un\u00eb nuk e kam luksin t\u00eb ndryshoj shoq\u00ebrin\u00eb vet\u00ebm; askush nuk e ka. Por kam detyrimin t\u00eb mos e mashtroj veten, t\u00eb mos b\u00ebj sikur jam arkitekt n\u00eb nj\u00eb sistem ku arkitekti trajtohet vet\u00ebm si dor\u00eb teknike\u201d. shkruan Nixha.<\/span><\/em><\/p>\n<p><em><span>N\u00eb nj\u00eb koh\u00eb kur jo vet\u00ebm arkitekt\u00ebt, por edhe pedagog\u00ebt, mjek\u00ebt, akademik\u00ebt kan\u00eb ulur kok\u00ebn dhe i jan\u00eb n\u00ebnshtruar nj\u00eb realiteti posht\u00ebrues ndaj profesioneve t\u00eb tyre, akti publik i Astrit Nixh\u00ebs \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nga ato shembuj t\u00eb harruar t\u00eb intelektualit t\u00eb angazhuar. Nj\u00eb shembull q\u00eb m\u00eb shum\u00eb se dinjitetin e nj\u00eb profesionisti, nxjerr zbuluar tredhjen e nj\u00eb shoq\u00ebrie t\u00eb t\u00ebr\u00eb.<\/span><\/em><\/p>\n<p><em><span>M\u00eb posht\u00eb shkrimi i plot\u00eb i Astrit Nixh\u00ebs p\u00ebr Lapsi.al.\u00a0<\/span><\/em><\/p>\n<p><span>Nga <strong>Astrit Nixha\u00a0<\/strong><\/span><\/p>\n<p><span>Diku, n\u00eb nj\u00eb nga ato vitet e turbullta t\u00eb Luft\u00ebs s\u00eb Dyt\u00eb Bot\u00ebrore, pas kapitullimit t\u00eb Italis\u00eb, gjerman\u00ebt hyn\u00eb n\u00eb nj\u00eb qytet t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb s\u00eb asaj kohe. Sken\u00eb klasike: ushtar\u00eb t\u00eb armatosur, njer\u00ebz t\u00eb rreshtuar, frik\u00eb, mjegull. Komandanti urdh\u00ebron t\u2019i mbledhin t\u00eb gjith\u00eb meshkujt dhe t\u2019i ndajn\u00eb sipas komb\u00ebsis\u00eb. Por nuk kishte burgje; komandanti urdh\u00ebroi t\u00eb p\u00ebrdoren fu\u00e7i t\u00eb m\u00ebdha druri t\u00eb veraris\u00eb n\u00eb periferi.<\/span><\/p>\n<p><span>Hebrenjt\u00eb, tha kapiteni, i vum\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb fu\u00e7i.<\/span><\/p>\n<p><span>-Mbyllini me kapak dhe gozhdojeni q\u00eb mos t\u00eb ikin,- urdh\u00ebroi komandanti.<\/span><\/p>\n<p><span>Serb\u00ebt, i kemi n\u00eb tjetr\u00ebn.<\/span><\/p>\n<p><span>-Edhe k\u00ebta, mbyllini me kapak dhe gozhdojeni.<\/span><\/p>\n<p><span>Kroat\u00ebt, po ashtu. Edhe k\u00ebta me kapak e gozhd\u00eb.<\/span><\/p>\n<p><span>-Po k\u00ebta, n\u00eb fu\u00e7in\u00eb e fundit?- pyeti komandanti. <\/span><\/p>\n<p><span>-K\u00ebta jan\u00eb shqiptar\u00eb,- iu p\u00ebrgjigj kapiteni.<\/span><\/p>\n<p><span>Komandanti buz\u00ebqeshi leht\u00eb:<\/span><\/p>\n<p><span>-K\u00ebta l\u00ebrini pa kapak. K\u00ebta i d\u00ebnon koha. Edhe n\u00ebse don ndonj\u00ebri t\u00eb dal\u00eb, t\u00eb tjer\u00ebt s\u2019e l\u00ebn\u00eb. <\/span><\/p>\n<p><span>Vrazhd\u00ebsia e batut\u00ebs \u00ebsht\u00eb therr\u00ebse, por trishtuesh\u00ebm funksionale si metafor\u00eb. Se, n\u00eb vend se ta rr\u00ebzojm\u00eb kapakun bashk\u00eb, ne merremi me at\u00eb q\u00eb po ngjitet te buza e fu\u00e7is\u00eb: \u201cKu po shkon ky? Kush i dha t\u00eb drejt\u00eb Pse jo un\u00eb? Pse jo shoku im?\u201d. E nd\u00ebrkoh\u00eb koha b\u00ebn t\u00eb vet\u00ebn: d\u00ebnon, r\u00ebndon, zhyt\u2026<\/span><\/p>\n<p><span>P\u00ebr k\u00ebt\u00eb vit kam marr\u00eb nj\u00eb vendim t\u00eb thjesht\u00eb, por t\u00eb r\u00ebnd\u00eb: Nuk rri m\u00eb me njer\u00ebz t\u00eb cil\u00ebve kush nuk iu thot\u00eb \u201cpuna e mbar\u00eb\u201d- dhe, po ashtu, nuk rri me ata q\u00eb kujt s\u2019i thon\u00eb \u201cpuna e mbar\u00eb\u201d. Ata t\u00eb par\u00ebt nuk jan\u00eb duke b\u00ebr\u00eb pun\u00eb; jan\u00eb parazit\u00eb q\u00eb jetojn\u00eb si ushuj\u00ebza, duke u kapur pas trupit t\u00eb t\u00eb tjer\u00ebve. T\u00eb dyt\u00ebt jan\u00eb njer\u00ebz q\u00eb nuk e durojn\u00eb pun\u00ebn e tjetrit: nuk e njohin, nuk e respektojn\u00eb, por kan\u00eb gjithmon\u00eb koh\u00eb ta shajn\u00eb dhe perbuzin.<\/span><\/p>\n<p><span>K\u00ebta jan\u00eb njer\u00ebz q\u00eb nuk prodhojn\u00eb, por komentojn\u00eb; nuk nd\u00ebrtojn\u00eb, por rr\u00ebzojn\u00eb me fjal\u00eb. Nuk kan\u00eb ekspertiz\u00eb, por kan\u00eb mendim p\u00ebr gjith\u00e7ka; nuk kan\u00eb projekt, por kan\u00eb paragjykim p\u00ebr \u00e7do projekt.<\/span><\/p>\n<p><span><strong>Kur mashtruesi b\u00ebhet norm\u00eb morale<\/strong><\/span><\/p>\n<p><span>N\u00eb shoq\u00ebrin\u00eb ton\u00eb \u00ebsht\u00eb instaluar, hap pas hapi, niveli moral i mashtruesit. Nuk \u00ebsht\u00eb m\u00eb p\u00ebrjashtim; \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb norm\u00eb. P\u00ebr ta zbutur fjal\u00ebn \u201chajni\u201d apo \u201cmashtrim\u201d, kemi shpikur termin \u201ckeqp\u00ebrdorim\u201d. Keqp\u00ebrdorim i detyr\u00ebs, keqp\u00ebrdorim i fondeve, keqp\u00ebrdorim kompetencash\u2026 Sikur fjala t\u00eb ishte m\u00eb e but\u00eb, edhe krimi t\u00eb ishte m\u00eb i leht\u00eb.<\/span><\/p>\n<p><span>Pik\u00ebrisht p\u00ebr k\u00ebt\u00eb, n\u00eb k\u00ebt\u00eb tekst po p\u00ebrdor nj\u00eb fjal\u00eb t\u00eb re: hamakeq. \u00cbsht\u00eb nj\u00eb akronim q\u00eb i mbledh n\u00eb nj\u00eb fjal\u00eb t\u00eb vetme tri sjellje t\u00eb ndryshme, por me t\u00eb nj\u00ebjtin themel moral: HA- hajnin\u00eb, MA- mashtrimin dhe KEQ- keqp\u00ebrdorimin. Pra, kur them \u201chamakeq\u201d, e kam fjal\u00ebn p\u00ebr at\u00eb profil njeriu q\u00eb vjedh, mashtron dhe keqp\u00ebrdor n\u00eb \u00e7far\u00ebdo mase dhe niveli.<\/span><\/p>\n<p><span>Por n\u00eb thelb, nuk ka dallim t\u00eb madh moral mes atij q\u00eb \u201chamakeq\u201d 1 euro dhe atij q\u00eb \u201chamakeq\u201d 100.000 euro. I pari nuk ka qasje, i dyti ka mund\u00ebsi. Tipari moral \u00ebsht\u00eb i nj\u00ebjt\u00eb; vet\u00ebm shuma ndryshon. N\u00ebse nes\u00ebr ai q\u00eb sot ka n\u00eb dor\u00eb 100 milion\u00eb do t\u00eb mbetej pa fuqi, do t\u00eb ishte i nj\u00ebjti njeri q\u00eb hamakeq 1 euro n\u00eb pazar. Karakteri nuk ndryshon; vet\u00ebm skena ndryshon.<\/span><\/p>\n<p><span>N\u00eb mendje shfaqen fytyrat q\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri u thon\u00eb t\u00eb \u201ckuruara\u201d, t\u00eb atyre q\u00eb sot jan\u00eb n\u00eb pozita- me kravat\u00eb dhe podium- e n\u00eb nj\u00eb realitet tjet\u00ebr do t\u00eb ishin thjesht vjedh\u00ebs xhepash n\u00eb pazar. Dallimi \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm n\u00eb veshje; jo n\u00eb moral.<\/span><\/p>\n<p><span><strong>Politika si streh\u00eb e t\u00eb padiplomuarve\/ paditurve<\/strong><\/span><br \/>\n<span>Le t\u00eb pyesim veten: si fitohet pozita n\u00eb shoq\u00ebrin\u00eb shqiptare? Pyet dik\u00eb n\u00eb rrug\u00eb t\u00eb p\u00ebrmend\u00eb pes\u00eb akademik\u00eb t\u00eb Akademis\u00eb s\u00eb Shkencave dhe Arteve; pes\u00eb arkitekt\u00eb shqiptar\u00eb; pes\u00eb kompozitor\u00eb, pes\u00eb inxhinier\u00eb, pes\u00eb shkenc\u00ebtar\u00eb. Shumica do t\u00eb ngurrojn\u00eb. Por po t\u2019u k\u00ebrkosh pes\u00eb politikan\u00eb, do t\u00eb t\u00eb pyesin: \u201cNga cila parti\u2026?\u201d<\/span><\/p>\n<p><span>Pozita n\u00eb shoq\u00ebrin\u00eb ton\u00eb nuk vjen nga vlera profesionale, as nga p\u00ebrgjegj\u00ebsia, as nga licenca. Vjen nga partia. Rrjedhimisht, ata q\u00eb e mbajn\u00eb pushtetin politik, mbajn\u00eb automatikisht n\u00eb dor\u00eb edhe statusin social, edhe t\u00eb ardhmen e profesionist\u00ebve: mjek\u00ebve, inxhinier\u00ebve, arkitekt\u00ebve, artist\u00ebve. Dhe pik\u00ebrisht k\u00ebtu lind paradoksi:<\/span><\/p>\n<p><span>-P\u00ebr t\u2019u b\u00ebr\u00eb mjek duhen vite studimesh, specializime, prova, licenc\u00eb.<\/span><\/p>\n<p><span>-P\u00ebr t\u2019u b\u00ebr\u00eb arkitekt apo inxhinier duhen vite studimi, pun\u00eb, eksperienc\u00eb, licenc\u00eb profesionale.<\/span><\/p>\n<p><span>\u2013 P\u00ebr t\u00eb drejtuar nj\u00eb automjet duhen teste teorike dhe praktike.<\/span><\/p>\n<p><span>Por p\u00ebr t\u00eb \u201ctimonuar\u201d nj\u00eb shtet, nj\u00eb qytet, nj\u00eb ekonomi, nj\u00eb territor, nuk k\u00ebrkohet as shkollim i detyruesh\u00ebm, as eksperienc\u00eb profesionale, as licenc\u00eb etike. Politikan\u00ebt vet\u00ebquhen profesionist\u00eb, por nuk i n\u00ebnshtrohen asnj\u00eb tregu profesional dhe asnj\u00eb standardi minimal. Kjo e kthen politik\u00ebn n\u00eb streh\u00eb t\u00eb atyre q\u00eb nuk ia dol\u00ebn n\u00eb profesione t\u00eb tjera- e shpesh n\u00eb vend ku grumbullohen d\u00ebshtak\u00ebt e fushave t\u00eb ndryshme, por me oreks t\u00eb madh p\u00ebr pushtet.<\/span><\/p>\n<p><span><strong>Arkitekti shqiptar, nga autor n\u00eb vizatues<\/strong><\/span><\/p>\n<p><span>N\u00eb k\u00ebt\u00eb realitet, arkitekti shqiptar ka humbur gradualisht rolin e tij natyror n\u00eb shoq\u00ebri. Arkitekti nuk \u00ebsht\u00eb thjesht dikush q\u00eb \u201cvizaton nd\u00ebrtesa\u201d; ai \u00ebsht\u00eb profesionisti q\u00eb lexon nevojat e shoq\u00ebris\u00eb dhe i p\u00ebrkthen ato n\u00eb hap\u00ebsira t\u00eb banueshme, n\u00eb qytete t\u00eb sh\u00ebndetshme, n\u00eb vende ku jeta ka dinjitet. Arkitektura nuk \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm form\u00eb; \u00ebsht\u00eb moral i nd\u00ebrtuar n\u00eb beton, qelq dhe drit\u00eb.<\/span><\/p>\n<p><span>Por n\u00eb shoq\u00ebrin\u00eb ton\u00eb, politika ka hyr\u00eb aq thell\u00eb n\u00eb \u00e7do pore, sa edhe k\u00ebt\u00eb profesion e ka kthyer n\u00eb di\u00e7ka tjet\u00ebr: arkitektin e licencuar shqiptar, me vite studimi e p\u00ebrvoje, me p\u00ebrgjegj\u00ebsi ligjore mbi kok\u00eb, po e shnd\u00ebrron n\u00eb vizatues p\u00ebr llogari t\u00eb t\u00eb tjer\u00ebve.<\/span><\/p>\n<p><span>Po marr shkas nga vizita e 80 arkitekt\u00ebve n\u00eb Zv\u00ebrnec p\u00ebr investime. P\u00ebr ata q\u00eb nuk i njohin detajet: m\u00ebnyra se si jan\u00eb nd\u00ebrtuar marr\u00ebdh\u00ebniet i redukton arkitekt\u00ebt e licencuar shqiptar\u00eb n\u00eb n\u00ebnshkrues t\u00eb projekteve t\u00eb vizatuara e konceptuara diku tjet\u00ebr. P\u00ebr ta th\u00ebn\u00eb m\u00eb tro\u00e7: \u00ebsht\u00eb sikur t\u2019i jap\u00ebsh nj\u00eb piktori shqiptar skicat e Salvador Dal\u00edt dhe t\u2019i thuash: \u201cNgjyrosi, por ke p\u00ebrgjegj\u00ebsi penale n\u00ebse del jasht\u00eb vijave\u201d.<\/span><\/p>\n<p><span>Jo, nuk po them q\u00eb jemi m\u00eb t\u00eb mir\u00eb se t\u00eb tjer\u00ebt, as q\u00eb kemi monopolin e talentit; por kemi t\u00eb drejt\u00eb t\u00eb mos jemi t\u00eb p\u00ebrbuzur, t\u00eb mos vendosemi n\u00eb fund t\u00eb vargut, t\u00eb mos trajtohemi si teknik\u00eb q\u00eb vet\u00ebm v\u00ebn\u00eb firm\u00ebn. Arkitekti vendas nuk mund t\u00eb jet\u00eb spektator n\u00eb territorin e vet me taksa te veta.<\/span><\/p>\n<p><span><strong>Fu\u00e7ia shqiptare dhe dor\u00ebzimi i licenc\u00ebs<\/strong><\/span><\/p>\n<p><span>Kthehem te fu\u00e7ia e shqiptar\u00ebve pa kapak. N\u00eb vend q\u00eb ta shohim si anekdot\u00eb p\u00ebr t\u00eb qeshur me veten, duhet ta lexojm\u00eb si aktakuz\u00eb: jemi t\u00eb prirur ta t\u00ebrheqim posht\u00eb at\u00eb q\u00eb tenton t\u00eb dal\u00eb. E b\u00ebjm\u00eb k\u00ebt\u00eb edhe me profesionet. Arkitekti q\u00eb flet p\u00ebr cil\u00ebsi hap\u00ebsinore quhet \u201csnob\u201d. Ai q\u00eb flet p\u00ebr trash\u00ebgimi kulturore quhet \u201ci papun\u00eb\u201d. Ai q\u00eb kund\u00ebrshton nj\u00eb nd\u00ebrhyrje brutale mbi qytetin etiketohet si \u201cpengues i zhvillimit\u201d.<\/span><\/p>\n<p><span>N\u00eb k\u00ebt\u00eb klim\u00eb, n\u00eb k\u00ebt\u00eb fu\u00e7i komb\u00ebtare pa kapak, roli i arkitektit \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb pothuaj i pakuptuesh\u00ebm p\u00ebr publikun. Shum\u00ebkush sheh vet\u00ebm fasad\u00ebn e nd\u00ebrtes\u00ebs, por jo procesin, konfliktin, p\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb. Askush nuk pyet kush e n\u00ebnshkruan moralin e asaj q\u00eb po nd\u00ebrtojm\u00eb. P\u00ebrball\u00eb k\u00ebsaj, vendimi im \u00ebsht\u00eb personal, por besoj se flet p\u00ebr nj\u00eb gjendje kolektive.<\/span><\/p>\n<p><span>Mbas gjith\u00eb k\u00ebsaj, solemnisht po ia dor\u00ebzoj mbrapsht shtetit shqiptar:<\/span><\/p>\n<p><span>\u2022 Licenc\u00ebn A.0951\/1 \u2013 n\u00eb projektim, dhe<\/span><\/p>\n<p><span>\u2022 Licenc\u00ebn MK.3867 \u2013 p\u00ebr mbik\u00ebqyrje dhe kolaudim t\u00eb punimeve t\u00eb zbatimit.<\/span><\/p>\n<p><span>Nuk jam vizatues. Nuk jam dikush q\u00eb ngjyros skicat e tjetrit, duke mbajtur mbi vete gjith\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb ligjore e morale. Nuk jam i gatsh\u00ebm t\u00eb pranoj nj\u00eb rol ku arkitekti vendas \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm firm\u00ebtar formal i projekteve t\u00eb importuara, nd\u00ebrsa politika negocion interesat pa p\u00ebrfshir\u00eb profesionist\u00ebt e vendit.<\/span><\/p>\n<p><span>Ky akt nuk \u00ebsht\u00eb teat\u00ebr. \u00cbsht\u00eb refuzim i rolit t\u00eb rrem\u00eb brenda nj\u00eb shfaqjeje q\u00eb vazhdon prej vitesh: shfaqja ku politika luan rolin e arkitektit, ekonomia luan rolin e urbanistit, kurse arkitekti shtyhet n\u00eb fund si \u201cvizatues\u201d.<\/span><\/p>\n<p><span><strong>Roli i arkitektit q\u00eb duam dhe shoq\u00ebria q\u00eb kemi<\/strong><\/span><\/p>\n<p><span>Shoq\u00ebria shqiptare ka nevoj\u00eb p\u00ebr arkitekt\u00eb q\u00eb mendojn\u00eb, jo vet\u00ebm q\u00eb vizatojn\u00eb. Ka nevoj\u00eb p\u00ebr profesionist\u00eb q\u00eb pyesin: \u00a0\u00c7far\u00eb qyteti po u l\u00ebm\u00eb f\u00ebmij\u00ebve tan\u00eb? Si do t\u00eb jet\u00eb jeta mes k\u00ebtyre nd\u00ebrtesave pas 30 vitesh?\u00a0A po nd\u00ebrtojm\u00eb ve\u00e7 p\u00ebr sot, apo edhe p\u00ebr nes\u00ebr?<\/span><\/p>\n<p><span>Por p\u00ebr t\u2019i pasur k\u00ebta arkitekt\u00eb, shoq\u00ebria duhet t\u2019i njoh\u00eb dhe t\u2019i respektoj\u00eb si t\u00eb till\u00eb. Duhet ta kuptoj\u00eb q\u00eb arkitekti nuk \u00ebsht\u00eb dekor; \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nga filt\u00ebrat kryesor\u00eb mes pushtetit, kapitalit dhe jet\u00ebs s\u00eb p\u00ebrditshme t\u00eb qytetarit. N\u00ebse ky filt\u00ebr shnd\u00ebrrohet n\u00eb vizatues, kush e mbron qytetin?<\/span><\/p>\n<p><span>Un\u00eb nuk e kam luksin t\u00eb ndryshoj shoq\u00ebrin\u00eb vet\u00ebm; askush nuk e ka. Por kam detyrimin t\u00eb mos e mashtroj veten, t\u00eb mos b\u00ebj sikur jam arkitekt n\u00eb nj\u00eb sistem ku arkitekti trajtohet vet\u00ebm si dor\u00eb teknike. Prandaj, ky \u00ebsht\u00eb akt personal kund\u00ebrshtimi: jo kund\u00ebr profesionit tim, por kund\u00ebr m\u00ebnyr\u00ebs si po trajtohet ai.<\/span><\/p>\n<p><span>N\u00eb fund t\u00eb dit\u00ebs, roli yn\u00eb si arkitekt\u00eb nuk matet me numrin e nd\u00ebrtesave q\u00eb kemi vizatuar, por me cil\u00ebsin\u00eb e jet\u00ebs q\u00eb ato nd\u00ebrtesa prodhojn\u00eb.<\/span><\/p>\n<p><span>Dhe p\u00ebr k\u00ebt\u00eb, duhet s\u00eb pari t\u00eb dalim nga fu\u00e7ia. Ose t\u00eb pakt\u00ebn t\u00eb refuzojm\u00eb t\u00eb jemi ata q\u00eb t\u00ebrheqin posht\u00eb t\u00eb tjer\u00ebt. <strong>\u00a9lapsi.al<\/strong><\/span><\/p>\n<p><span><strong>Astrit Nixha<\/strong><em> \u00ebsht\u00eb arkitekt dhe menaxher projektesh me p\u00ebrvoj\u00eb mbi tri dekada n\u00eb Kosov\u00eb, Shqip\u00ebri dhe jasht\u00eb vendit. I diplomuar n\u00eb Fakultetin e Nd\u00ebrtimtaris\u00eb dhe Arkitektur\u00ebs n\u00eb Universitetin e Prishtin\u00ebs, ai ka qen\u00eb themelues dhe drejtues i disa zyrave t\u00eb arkitektur\u00ebs, mes tyre \u201canarch\u201d, ku ka punuar si projektues kryesor dhe menaxher i projekteve t\u00eb m\u00ebdha publike, kulturore, komerciale e rezidenciale.<\/em><\/span><\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/lapsi.al\/2026\/02\/12\/arkitekti-i-njohur-dorezon-licensen-ne-shqiperi-nuk-ka-asnje-vlere\/\">Arkitekti i njohur dor\u00ebzon licens\u00ebn\/ N\u00eb Shqip\u00ebri nuk ka asnj\u00eb vler\u00eb<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/lapsi.al\/\">Lapsi.al<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Astrit Nixha, nj\u00eb nga emrat e shquar t\u00eb arkitektur\u00ebs shqiptare, me karrier\u00eb 30 vje\u00e7are, i vler\u00ebsuar me disa \u00e7mime nd\u00ebrkomb\u00ebtare, drejtues mbi 20 vjet i studios Anarch n\u00eb Prishtin\u00eb e Tiran\u00eb, ka nd\u00ebrmarr\u00eb s\u00eb fundmi nj\u00eb akt t\u00eb rrall\u00eb p\u00ebr nj\u00eb shoq\u00ebri si kjo e jona. Karshi nj\u00eb fenomeni m\u00eb shum\u00eb se posht\u00ebrues p\u00ebr arkitekt\u00ebt [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-70114","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/70114","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=70114"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/70114\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=70114"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=70114"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=70114"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}