{"id":70106,"date":"2026-02-12T17:48:38","date_gmt":"2026-02-12T17:48:38","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/02\/12\/skandali-ne-bregdet-si-rama-i-dha-1-miliard-leke-lul-bashes-nepermet-oligarkut-te-afert-me-kryeministrin\/"},"modified":"2026-02-12T17:48:38","modified_gmt":"2026-02-12T17:48:38","slug":"skandali-ne-bregdet-si-rama-i-dha-1-miliard-leke-lul-bashes-nepermet-oligarkut-te-afert-me-kryeministrin","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/02\/12\/skandali-ne-bregdet-si-rama-i-dha-1-miliard-leke-lul-bashes-nepermet-oligarkut-te-afert-me-kryeministrin\/","title":{"rendered":"Skandali n\u00eb bregdet\/ Si Rama i dha 1 miliard lek\u00eb Lul Bash\u00ebs n\u00ebp\u00ebrmet oligarkut t\u00eb af\u00ebrt me kryeministrin \u2013"},"content":{"rendered":"<div>\n<div class=\"jeg_video_container jeg_video_content\"><\/div>\n<p>Frik\u00ebsim me tritol, korrupsion, resorte me para t\u00eb dyshimta, tendera p\u00ebr kompanit\u00eb e politikan\u00ebve! Ky realitet i zymt\u00eb q\u00eb sundon dy vitet e fundit n\u00eb Orikum-Radhim\u00eb. \u00cbsht\u00eb nj\u00ebra prej zonave m\u00eb t\u00eb bukura t\u00eb bregdetit t\u00eb Jugut. Aty ku paralelisht me Lungomaren q\u00eb po zgjatet deri tek dera e Portit t\u00eb Jahteve t\u00eb Artan Dulakut, vazhdon prishja e bizneseve vendase dhe zaptimi territorit me resorte dhe objekte hotelerie.<\/p>\n<p>Operacioni i drejtuar nga kryeministri Rama ka pjes\u00ebn e hekurt n\u00eb terren, ku shtypen t\u00eb vegjlit me forc\u00ebn e IKMT-s\u00eb, t\u00eb Policis\u00eb s\u00eb Shtetit dhe t\u00eb bandave.<\/p>\n\n<p>Ky \u00ebsht\u00eb nj\u00eb hotel trekat\u00ebsh i hedhur n\u00eb er\u00eb me tritol n\u00eb gusht t\u00eb ver\u00ebs s\u00eb vitit 2025.<\/p>\n<p>Q\u00ebllimi ishte t\u00eb terrorizoheshin bizneset q\u00eb t\u00eb mos kund\u00ebrshtojn\u00eb ngritjen e hoteleve q\u00eb autorizohen me firm\u00ebn kryeministrit Edi Rama n\u00eb tokat e tyre. Madje n\u00eb k\u00ebt\u00eb val\u00eb prishen edhe objekte me leje t\u00eb takapaguesve t\u00eb rregullt.<\/p>\n<p>Pjes\u00eb e k\u00ebtyre l\u00ebvizjeve \u00ebsht\u00eb KKT, ku Edi Rama firmos lejet e resorteve p\u00ebr oligark\u00ebt dhe bizneset q\u00eb pastrojn\u00eb para t\u00eb pista.<\/p>\n<p>Vet\u00ebm n\u00eb ver\u00ebn e kaluar u dha drita jeshile p\u00ebr nd\u00ebrtimin e dhjet\u00ebra objekteve n\u00eb bregdetin e Radhim\u00ebs. Dhe vendimmarrja e Ram\u00ebs \u00ebsht\u00eb n\u00eb akord me oligark\u00ebt. Duke qen\u00eb n\u00eb brend\u00ebsi t\u00eb planeve t\u00eb qeveris\u00eb, oligarku Artan Dulaku bleu nga biznesmen\u00ebt italian\u00eb portin e jahteve n\u00eb Orikum dhe aplikoi m shpejt\u00ebsi p\u00ebr t\u00eb nd\u00ebrtuar pallate n\u00eb territorin e Orikumit dhe t\u00eb Radhim\u00ebs. Disa n\u00eb emrin e vet, disa t\u00eb tjera nga njer\u00ebz t\u00eb lidhur me t\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb dy mbledhje n\u00eb maj dhe korrik 2025, KKT kaloi me shpejt\u00ebsi k\u00ebto autorizime:<\/p>\n<p>-Leje Nd\u00ebrtimi p\u00ebr objektin: \u201cStruktura hotelerie 1, 2, 3, 9, 11, 13 kate dhe rezidenciale 1, 2, 13, 15 kate mbi tok\u00eb, me 1 kat parkim n\u00ebntok\u00eb\u201d, me vendndodhje n\u00eb Orikum, Bashkia Vlor\u00eb, n\u00eb favor t\u00eb\u00a0 \u201cMarina Orikum\u201d sh.p.k. Kjo \u00ebsht\u00eb shoq\u00ebria e Artan Dulakut.<\/p>\n<p>Leje Nd\u00ebrtimi p\u00ebr objektin: \u201cStruktura hotelerie 1, 2, 3, 9, 11, 13 kate dhe rezidenciale 1, 2, 13, 15 kate mbi tok\u00eb me 1 kat parkim n\u00ebntok\u00eb\u201d, me vendndodhje n\u00eb Orikum, Bashkia Vlor\u00eb, gjithashtu n\u00eb em\u00ebr t\u00eb \u201cMarina Orikum\u201d sh.p.k.<\/p>\n<p>Pra, kryeministri prish objektet me 2 dhe 3 kate dhe jep leje p\u00ebr 15 kat\u00ebsha p\u00ebr mikun e tij Dulakun. Nd\u00ebrkoh\u00eb, Lungomare shkon tek k\u00ebto vepra q\u00eb po ngre Dulaku p\u00ebr t\u00eb rritur vler\u00ebn e apartamenteve t\u00eb tij. Zhvillimi i projekteve publike sjell t\u00eb mira vet\u00ebm p\u00ebr oligarkun, nd\u00ebrsa bizneset lokale jan\u00eb t\u00eb d\u00ebnuara me mbyllje.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkaq, mafia po hedh rr\u00ebnj\u00eb duke pastruar parat\u00eb n\u00eb k\u00ebto resorte. N\u00eb k\u00ebt\u00eb koh\u00eb u dha edhe nj\u00eb leje e dyshimt\u00eb nd\u00ebrtimi p\u00ebr objektin: \u201cStruktura sh\u00ebrbimi, banimi dhe hotelerie 1-2-3-9-10 kate mbitok\u00eb, me 1-2 kate parkimi dhe sh\u00ebrbimi n\u00ebntok\u00eb\u201d, me vendndodhje n\u00eb Radhim\u00eb, Bashkia Vlor\u00eb. Subjekti zhvillues \u00ebsht\u00eb shoq\u00ebria \u201cKlint 2021\u201d sh.p.k. Kjo firm\u00eb \u00ebsht\u00eb n\u00eb pron\u00ebsin\u00eb e Henri Meminajt dhe Loren Metushajt t\u00eb dy me probleme penale n\u00eb t\u00eb kaluar\u00ebn.<\/p>\n\n<p>Kompania \u00ebsht\u00eb hapur me kapital 100 lek\u00eb n\u00eb vitin 2021 dhe, qysh at\u00ebher\u00eb, nuk ka asnj\u00eb lloj bilanci financiar t\u00eb paraqitur n\u00eb QKB. Jo vet\u00ebm kaq. Shoq\u00ebria rezulton e bllokuar nga P\u00ebrmbarimi me k\u00ebrkes\u00eb t\u00eb Drejtoris\u00eb s\u00eb Tatimeve, p\u00ebr shkak t\u00eb detyrimeve t\u00eb papaguara.<\/p>\n\n<p>Kryeministri n\u00eb Radhim\u00eb po ndan tokat turistike pik\u00ebrisht me k\u00ebta lloj biznesmen\u00ebsh.<\/p>\n<p>N\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn dit\u00eb, Rama ka dh\u00ebn\u00eb leje nd\u00ebrtimi p\u00ebr resortin \u201cOndee Hotel\u201d \u2013 Struktur\u00eb me funksion hoteleri me 1, 2, 3, 4, dhe 5 kate mbi tok\u00eb dhe 2 kat n\u00ebntok\u00eb, me vendndodhje n\u00eb Radhim\u00eb, Bashkia Vlor\u00eb, me subjekt zhvillues shoq\u00ebrin\u00eb \u201cUlk Invest\u201d sh.p.k. Kjo kompani \u00ebsht\u00eb regjistruar n\u00eb Franc\u00eb n\u00eb vitin 2023 nga Shqiprim Jakupaj me kapital 21172 376 lek\u00eb. Me kaq lek\u00eb nuk mund t\u00eb b\u00ebsh as nj\u00eb bodrum.<\/p>\n<p>Bilanci i kompanis\u00eb \u00ebsht\u00eb shum\u00eb modest, me vet\u00ebm 1 milion lek\u00eb fitim nga aktiviteti vjetor i vitit 2024.<\/p>\n\n<p>Nd\u00ebrkaq, n\u00eb 15 gusht 2025, kryeministri ka dh\u00ebn\u00eb nj\u00eb tjet\u00ebr leje t\u00eb dyshimt\u00eb p\u00ebr nd\u00ebrtim n\u00eb Radhim\u00eb. N\u00eb fakt, i \u00ebsht\u00eb hapur drita jeshile pastrimit t\u00eb parave t\u00eb pista me nj\u00eb tjet\u00ebr resort. N\u00eb K\u00ebshillin Komb\u00ebtar t\u00eb Territorit dhe Ujit, m\u00eb 25 qershor 2025, n\u00eb pik\u00ebn 11 t\u00eb rendit t\u00eb dit\u00ebs \u00ebsht\u00eb futur leja p\u00ebr resort e Ardit Kraj\u00ebs.<\/p>\n<p>Leja e Nd\u00ebrtimit p\u00ebr objektin sipas shkres\u00ebs s\u00eb p\u00ebrgatitur nga Sekretariati i KKT, \u00ebsht\u00eb p\u00ebr kompleksin \u201cVerde\u201d. B\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr nj\u00eb num\u00ebr godinash banimi dhe sh\u00ebrbimesh 2, 3, 4, 5 dhe 6 kate mbitok\u00eb dhe 1 kat n\u00ebntok\u00eb dhe pishin\u00eb, me vendndodhje n\u00eb Radhim\u00eb, Bashkia Vlor\u00eb.<\/p>\n\n<p>Sipas dokumenteve, subjekte zhvilluese jan\u00eb shoq\u00ebrit\u00eb \u201cS.A.G\u201d sh.p.k dhe \u201cFuture Enterprises and Investments\u201d sh.p.k. Kjo e fundit \u00ebsht\u00eb pron\u00eb e Ardit Kraj\u00ebs, bosit t\u00eb bixhozit n\u00eb Shqip\u00ebri.<\/p>\n\n<p>Subjekt zhvillues i projektit t\u00eb resortit deklaron vet\u00ebm humbje t\u00eb m\u00ebdha. N\u00eb vitin 2024 humbja e deklaruar \u00ebsht\u00eb 68447870 lek\u00eb dhe n\u00eb vitin 2023 \u00ebsht\u00eb llogaritur humbja zyrtare 79798410\u00a0 lek\u00eb.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa n\u00eb vitin 2022, kompania e Ardit Kraj\u00ebs ka deklaruar humbjen -6 802 634,00 lek\u00eb dhe n\u00eb vitin paraardh\u00ebs 7 328 976,00 lek\u00eb.<\/p>\n\n<p>Normalisht, q\u00eb duke deklaruar humbje t\u00eb tilla, sipas ligjit, kompania duhet t\u00eb kishte kaluar n\u00eb faliment, por kryeministri Rama i jep leje p\u00ebr nj\u00eb nd\u00ebrtim gjigant n\u00eb zem\u00ebr t\u00eb Rivier\u00ebs.<\/p>\n<p>Biznesmeni p\u00ebrfitues m\u00eb von\u00eb do t\u00eb marr\u00eb ndonj\u00eb licenc\u00eb kazinoje. M\u00eb 21 mars 2024, biznesmeni 50-vje\u00e7ar, Ardit Kraja \u00ebsht\u00eb arrestuar n\u00eb Kosov\u00eb. Ai \u00ebsht\u00eb i njohur si nj\u00eb prej \u201cbos\u00ebve\u201d t\u00eb loj\u00ebrave t\u00eb fatit n\u00eb Shqip\u00ebri, ku ka qen\u00eb pronar i kompanis\u00eb \u201cSuperbast\u201d.<\/p>\n<p>Kraja \u00ebsht\u00eb ndaluar n\u00eb pik\u00ebn kufitare n\u00eb V\u00ebrmic\u00eb dhe pas verifikimit ka rezultuar se ndaj tij ishin l\u00ebshuar dy urdh\u00ebr-arreste t\u00eb l\u00ebshuara nga dy gjykata n\u00eb Kosov\u00eb.<\/p>\n<p>M\u00eb konkretisht nga Gjykata Themelore n\u00eb Prizren dhe Gjykata Themelore n\u00eb Mitrovic\u00eb p\u00ebr shkak t\u00eb dyshimit t\u00eb bazuar se ka kryer vepr\u00ebn penale \u201cOrganizim i skemave piramidale dhe bixhozit t\u00eb paligjsh\u00ebm\u201d.<\/p>\n<p>Pas ndalimit, ndaj biznesmenit Kraja, Gjykata e Mitrovic\u00ebs vendosi urdh\u00ebr-arresti p\u00ebr 48 or\u00eb deri n\u00eb momentin kur t\u00eb dal\u00eb para gjykat\u00ebs p\u00ebr t\u2019u njohur me mas\u00ebn e siguris\u00eb.<\/p>\n<p>Ardit Kraja, tek shtetasit e Kosov\u00ebs, por jo vet\u00ebm, e jepte programin online, duke p\u00ebrfshir\u00eb linkun dhe kodet e operimit, dhe madje edhe investonte n\u00eb bizneset e tyre. N\u00ebse nj\u00eb lojtar fitonte, humbjen e merrte p\u00ebrsip\u00ebr Kraja, nd\u00ebrsa n\u00eb rast se lojtar\u00ebt humbisni, 60 p\u00ebrqind t\u00eb fitimit e merrte Kraja.<\/p>\n<p>Sipas k\u00ebtyre burimeve, ky ka qen\u00eb nj\u00ebri prej ofruesve t\u00eb k\u00ebtij sh\u00ebrbimi p\u00ebr bixhoz n\u00eb Kosov\u00eb, i cili prej disa vitesh \u00ebsht\u00eb i paligjsh\u00ebm.<\/p>\n<p>Ai \u00ebsht\u00eb pronar dhe ortak n\u00eb shum\u00eb firma. Telashe, k\u00ebrc\u00ebnime me biznesmen\u00eb tjer\u00eb t\u00eb bixhozit, si\u00e7 ishte Ervis Martinaj. Vite m\u00eb par\u00eb n\u00eb luft\u00ebn p\u00ebr kontroll dhe territorit sa i p\u00ebrket loj\u00ebrave t\u00eb fatit n\u00eb tok\u00ebn shqiptare, biznesmeni Ardit Kraja u k\u00ebrc\u00ebnua nga Ervis Martinaj- nj\u00eb ish-oficer policie q\u00eb u lidh me biznesin e bixhozit dhe ka koh\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb deklaruar i zhdukur. Pas tij, hov mori rivali i tij n\u00eb k\u00ebt\u00eb biznes, Ardit Kraja.<\/p>\n<p>Projekti i zhvillimit t\u00eb zon\u00ebs ka koh\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb hartuar, por mbahej n\u00eb sirtar nga Edi Rama. Pas hapit t\u00eb tij si t\u00eb breshk\u00ebs fshihet zinxhiri i pazareve me lejet e nd\u00ebrtimit.<\/p>\n<p>N\u00eb vitin 2015, Banka p\u00ebr Zhvillim e K\u00ebshillit t\u00eb Evrop\u00ebs (CEB) n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb Korniz\u00ebs s\u00eb Investimeve p\u00ebr Ballkanin Per\u00ebndimor (\u00cbBIF) do t\u2019i akordonte qeveris\u00eb shqiptare kredin\u00eb me vler\u00eb 36.7 milion\u00eb Euro p\u00ebr projektin \u201cZhvillimi i Alpeve Shqiptare dhe Zon\u00ebs Bregdetare\u201d. Nga k\u00ebto 28.7 milion\u00eb euro kredi ishin nga CEB, 1 milion Euro grant nga CEB Social Dividend Account, nj\u00eb kontribut 6 milion\u00eb Euro ishte nga Qeveria e Shqip\u00ebris\u00eb dhe bashkit\u00eb p\u00ebrfituese, 1 milion euro grant nga \u00cbBIF p\u00ebr Masterplanin e Alpeve.<\/p>\n<p>Parashikohej q\u00eb dy t\u00eb tretat e kostos s\u00eb Programit do t\u00eb investohen n\u00eb zon\u00ebn bregdetare t\u00eb Jugut dhe nj\u00eb e treta n\u00eb zon\u00ebn e Alpeve Shqiptare.<\/p>\n<p>Marr\u00ebveshja \u00ebsht\u00eb firmosur n\u00eb dat\u00eb 21 Maj, 2015 dhe \u00ebsht\u00eb ratifikuar nga Parlamenti n\u00eb 2 Korrik 2015. Projekti, sipas marr\u00ebveshjes, duhet t\u00eb fillonte nga puna n\u00eb tremujorin e fundit t\u00eb vitit 2015 dhe parashikohej t\u00eb p\u00ebrfundonte n\u00eb shtator 2019.<\/p>\n<p>N\u00eb fakt, puna ka nisur shum\u00eb von\u00eb. M\u00eb 27 shtator 2018 \u00ebsht\u00eb zhvilluar tenderi dhe i \u00ebsht\u00eb lidhur kontrata me studion greke THYMIO PAPAYANNIS AND ASSOCIATES INC-Dega n\u00eb Tiran\u00eb.<\/p>\n\n<p>N\u00eb vazhdim n\u00eb 14 shkurt 2020, studioja greke do t\u00eb merrte 540 milion\u00eb lek\u00eb p\u00ebr tenderin \u201cProjektim p\u00ebr rikualifikimin e Zon\u00ebs Bregdetare Vlor\u00eb \u2013 Radhim\u00eb \u2013 Orikum Loti III\u201d. P\u00ebr Lotin II dhe I, m\u00eb 17 qershor 2019, kishte marr\u00eb respektivisht 245 milion\u00eb lek\u00eb dhe 239 milion\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n\n<p>Askush nuk i diskutoi me komunitetin k\u00ebto projekte, q\u00eb dalin nga sirtari bashk\u00eb me fadromat p\u00ebr t\u00eb liruar vendin e oligark\u00ebve t\u00eb planifikuar n\u00eb fsheht\u00ebsi dhe t\u00eb legalziuar n\u00eb fund me firmat e KKT.<\/p>\n\n<p>Ndarja e parave t\u00eb marra me kredi vazhdon me tenderat. Kjo \u00ebsht\u00eb pjesa tjet\u00ebr e operacionit t\u00eb Ram\u00ebs n\u00eb Radhim\u00eb, q\u00eb favorizon oligark\u00ebt.<\/p>\n<p>Nj\u00eb nga k\u00ebto prokurime quhet \u201cTransformimi urban n\u00eb hap\u00ebsira publike kryesore, Rajoni 4: Rigjenerim urban i fshatit Rradhim\u00eb, Vlor\u00eb\u201d.<\/p>\n<p>Pasi ka dh\u00ebn\u00eb lejet p\u00ebr resorte, kryeministri p\u00ebrmes Fondit Shqiptar t\u00eb Zhvillimit u nd\u00ebrton rrug\u00ebt e hoteleve. Fondi Limit p\u00ebr k\u00ebt\u00eb projekt \u00ebsht\u00eb 102,382,933 lek\u00eb pa TVSH. Tenderi \u00ebsht\u00eb shpallur m\u00eb 12 dhjetor 2025 dhe \u00ebsht\u00eb mbyllur me shpejt\u00ebsi m\u00eb 29 dhjetor.<\/p>\n\n<p>Pavar\u00ebsisht se kriteri i vler\u00ebsimit \u00ebsht\u00eb oferta ekonomikisht m\u00eb e favorshme bazuar n\u00eb \u00e7mim, fituesi \u00ebsht\u00eb zgjedhur sipas porosive nga \u201clart\u201d. Pra, qysh n\u00eb fillim dyshimi ishte n\u00eb aj\u00ebr: Fitues i paracaktuar.<\/p>\n<p>\u201cSkualifikim i t\u00eb gjith\u00eb operator\u00ebve konkurrues perve\u00e7 fituesit. Kusht: fituesi nuk \u00ebsht\u00eb operatori me ofert\u00ebn m\u00eb t\u00eb ul\u00ebt\u201d, me k\u00ebt\u00eb p\u00ebrshkrim klasifikohet tenderi nga Open Data Albania. \u201cFlamur i kuq\u201d i p\u00ebrdorur certifikon riskun e korrupsionit.<\/p>\n<p>Kompania \u201cSHKEQIMI 07\u201d shpk me pronar Shk\u00eblqim Kapllanaj, v\u00ebllai i politikanit Agron Kapllanaj, ka dor\u00ebzuar ofert\u00ebn me vler\u00eb 65,000,000 lek\u00eb pa tvsh.<\/p>\n\n<p>Por kishte propozime ekonomike konkurruese, q\u00eb u skualifikuan. P\u00ebr shembull \u201cNDERTIMI\u201d shpk ka prezantuar ofert\u00ebn 64,075,843.93 lek\u00eb pa tvsh.<\/p>\n\n<p>Gjithsesi, drejtori i FSHZH, Dritan Agolli ka vazhduar me shpalljen fitues t\u00eb Kapllanajt, i cili \u00ebsht\u00eb klient i vjet\u00ebr i tij.<\/p>\n\n<p>Agron Kapllanaj e ka nisur karrier\u00ebn si kryetar i Komun\u00ebs Qend\u00ebr Mallakast\u00ebr dhe n\u00eb vitin 2015 u zgjodh n\u00ebn sigl\u00ebn e Partis\u00eb Demokratike si kryetar i Bashkis\u00eb s\u00eb Mallakastr\u00ebs. N\u00eb vitin 2021, politikani kandidoi p\u00ebr deputet, por pa arritur t\u00eb siguronte nj\u00eb mandat dhe m\u00eb pas u b\u00eb nj\u00eb nga aktor\u00ebt e angazhuar publikisht n\u00eb krah t\u00eb Lulzim Bash\u00ebs. Kapllanaj u em\u00ebrua nga Basha si kryetar i deg\u00ebs s\u00eb PD-s\u00eb n\u00eb Mallakast\u00ebr. Por e kaluara e Agron Kapllanajt \u00ebsht\u00eb e err\u00ebt.<\/p>\n<p>Ai \u00ebsht\u00eb nj\u00eb em\u00ebr i njohur p\u00ebr drejt\u00ebsin\u00eb italiane. P\u00ebrtej \u2018Adriatikut\u2019 Kapllanaj ka nj\u00eb sked\u00eb me veprimtari kriminale, pasi ka qen\u00eb i d\u00ebnuar edhe me burg. Nj\u00eb gj\u00eb t\u00eb till\u00eb e ka deklaruar vet\u00eb ish-kryetari i Bashkis\u00eb Mallakast\u00ebr (2015-2019) n\u00eb formularin e dekriminalizimit q\u00eb ka dor\u00ebzuar n\u00eb KQZ.<\/p>\n<p>Kapllanaj rezulton i d\u00ebnuar n\u00eb Itali n\u00eb vitin 2003 me 2 vite burg p\u00ebr vjedhje. D\u00ebnimi i tij \u00ebsht\u00eb dh\u00ebn\u00eb nga Gjykata e Firences. Por d\u00ebnimi n\u00eb Itali \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm maja e ajsbergut e asaj q\u00eb kompromenton figur\u00ebn e tij n\u00eb politik\u00eb.<\/p>\n<p>Agron Kapllanaj dhe v\u00ebllai i tij Shk\u00eblqim Kapllanaj, p\u00ebrmes kompanis\u00eb s\u00eb nd\u00ebrtimit q\u00eb ndodhet e regjistruar n\u00eb em\u00ebr t\u00eb k\u00ebtij t\u00eb fundit, kan\u00eb p\u00ebrfituar afro 70 milion\u00eb euro tendera.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa Agron Kapllanaj u zgjodh kryebashkiak i Partis\u00eb Demokratike, e k\u00ebrkoi t\u00eb b\u00ebhej deputet n\u00ebn k\u00ebt\u00eb sig\u00ebl. Milionat q\u00eb i jepnin zyrtar\u00ebt e Ram\u00ebs me tendera ishin edhe m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme se sa mandati i deputetit. Kompania n\u00eb em\u00ebr t\u00eb t\u00eb v\u00ebllait apo njer\u00ebzve t\u00eb tjer\u00eb t\u00eb lidhur me t\u00eb, rezultojn\u00eb nga p\u00ebrfitueset m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha t\u00eb fondeve publike, apo atyre q\u00eb r\u00ebndom\u00eb jan\u00eb quajtur tendera korruptiv. Vet\u00ebm nga procesi i Rind\u00ebrtimit, kompania \u201cShk\u00eblqimi 07\u201d ka p\u00ebrfituar 12.5 milion\u00eb euro, ku num\u00ebrohen 8 tendera t\u00eb dh\u00ebna nga bashkit\u00eb e drejtuara nga \u201cRilindja\u201d.<\/p>\n<p>Pas t\u00ebrmetit t\u00eb vitit 2019, Qeveria vendosi t`i jap\u00eb n\u00eb tavolin\u00eb kompanis\u00eb \u201cShk\u00eblqimi 07\u201d, n\u00eb em\u00ebr t\u00eb v\u00ebllait t\u00eb Agron Kapllanajt, nj\u00eb nd\u00ebr tenderat e par\u00eb t\u00eb Rind\u00ebrtimit. B\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr \u201cRikonstruksionin e objektit me 1-3 kate mbi tok\u00eb, t\u00eb shkoll\u00ebs 9 \u2013 vje\u00e7are, \u201cJashar Hoxha Paskuqan Bashkia Kam\u00ebz\u201d. Ky tender u mbajt me urgjenc\u00eb. Qeveria hapi procedur\u00ebn n\u00eb dat\u00ebn 17 mars t\u00eb vitit 2020 dhe e mbylli dhjet\u00eb dit\u00eb m\u00eb pas, n\u00eb 27 mars 2020.<\/p>\n<p>Tenderi u fitua nga \u201cShk\u00eblqimi 07\u201d dhe kompania tjet\u00ebr e af\u00ebrt me familjen Kapllanaj, \u201cGrand Konstruksion\u201d n\u00eb bashk\u00ebpunim me dy kompani t\u00eb tjera, \u201cMODESTE\u201d dhe \u201cFLED\u201d. Vlera e k\u00ebtij tenderi ishte rreth 740 mij\u00eb euro. N\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn koh\u00eb, \u201cShk\u00eblqimi 07\u201d, gjithashtu nga programi i Rind\u00ebrtimit p\u00ebrfiton edhe nj\u00eb kontrat\u00eb nga Bashkia e Vor\u00ebs.<\/p>\n<p>B\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr tenderin me objekt: Rind\u00ebrtimi i shkoll\u00ebs 9-vje\u00e7are \u201cAhmetaq, Vor\u00eb\u201d dhe \u201cRind\u00ebrtimi i shkoll\u00ebs 9-vje\u00e7are \u201cRamazan Subashi\u201d Marikaj, Bashkia Vor\u00eb\u201d. Ky tender, s\u00eb bashku me at\u00eb t\u00eb Kamz\u00ebs, u hap\u00ebn n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn dit\u00eb, pra n\u00eb 17 mars 2020, dhe afati i dor\u00ebzimit t\u00eb ofertave ishte e nj\u00ebjta dat\u00eb pra 27 mars 2020. Nd\u00ebrsa kontrata mes qeveris\u00eb dhe \u201cShk\u00eblqimi 07\u201d u lidh n\u00eb dat\u00ebn 9 qershor 2020. N\u00eb k\u00ebt\u00eb tender, vlera e fituar nga kompania e Kapllanajt ishte 1.4 milion\u00eb euro.<\/p>\n<p>Nj\u00eb tjet\u00ebr tender me urgjenc\u00eb, q\u00eb fitoi \u201cShk\u00eblqimi 07\u201d nga parat\u00eb e Rind\u00ebrtimit, ishte edhe ai me objekt: Rind\u00ebrtimi i nj\u00ebsive t\u00eb banimit n\u00eb nd\u00ebrtesa (pallat) n\u00eb zon\u00ebn e shpallur p\u00ebr zhvillim t\u00eb detyruar, n\u00eb nj\u00ebsit\u00eb administrative 4 e 8, zona \u201c5 Maji\u201d Bashkia Tiran\u00eb. \u201cHartim i projektit dhe zbatimi i punimeve p\u00ebr nd\u00ebrtimin e godin\u00ebs 20 n\u00eb zon\u00ebn zhvillimore \u201c5 Maji\u201d. Tenderi u shpall n\u00eb dat\u00ebn 27 gusht t\u00eb vitit 2020, pra n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn koh\u00eb \u201cShk\u00eblqimi \u201c07 po nd\u00ebrtonte dhe shkoll\u00ebn n\u00eb Kam\u00ebz, nd\u00ebrsa mbajtja e tenderit u b\u00eb n\u00eb dat\u00ebn 8 shtator 2020.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa policia nxirrte me dhun\u00eb banor\u00ebt e 5 Majit nga sht\u00ebpit\u00eb e tyre, makinerit\u00eb e v\u00ebllait t\u00eb Agron Kapllanajt kishin zbarkuar aty p\u00ebr t\u00eb zbatuar k\u00ebt\u00eb projekt.<\/p>\n<p>N\u00eb dat\u00ebn 26 n\u00ebntor t\u00eb vitit 2020, \u201cShk\u00eblqimi 07\u201d mori tenderin p\u00ebr projektin dhe nd\u00ebrtimin e godin\u00ebs 20 n\u00eb lagjen \u201c5 maji\u201d. Ky tender, ishte dhe m\u00eb i madhi q\u00eb kompania e v\u00ebllait t\u00eb Agron Kapllanajt, me vler\u00eb 3.8 milion\u00eb euro. Tenderi iu dha kompanis\u00eb \u201cShk\u00eblqimi 07\u201d nga Erion Veliaj.<\/p>\n<p>N\u00eb 14 maj 2021, vet\u00ebm pak jav\u00eb pasi kishin p\u00ebrfunduar zgjedhjet e p\u00ebrgjithshme, ku Agron Kapllanaj kandidonte me duke humbur mandatin n\u00eb qarkun e Fierit p\u00ebr Partin\u00eb Demokratike, qeveria i vjen si ngush\u00ebllim familjes Kapllanaj. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb, bashkia socialiste e Kavaj\u00ebs drejtuar nga Redian Krali, i jep firm\u00ebs \u201cShk\u00eblqimi 07\u201d tenderin \u201cRikonstruksioni i mjediseve n\u00eb bashk\u00ebpron\u00ebsi ose t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebta n\u00eb nd\u00ebrtesa. Vlera e k\u00ebtij tenderi ishte 3.4 milion\u00eb euro me TVSH.<\/p>\n<p>Redian Krali firmosi edhe n\u00eb 12 prill 2022 nj\u00eb tender me vler\u00eb rreth 770 mij\u00eb eurosh, me objekt \u201cRind\u00ebrtimi i stacionit zjarrfik\u00ebs n\u00eb Kavaj\u00eb\u201d. Edhe ky prokurim \u00ebsht\u00eb sh\u00ebnuar me \u201cFlamur t\u00eb kuq\u201d. Tenderi iu dha pa gar\u00eb kompanis\u00eb s\u00eb v\u00ebllait t\u00eb Agron Kapllanajt dhe dy kompanive t\u00eb tjera.<\/p>\n<p>Nj\u00eb muaj pas tenderit p\u00ebr godin\u00ebn e zjarrfik\u00ebses, n\u00eb Kavaj\u00eb Redian Krali firmosi s\u00ebrish n\u00eb favot t\u00eb \u00a0Kapllanajt. M\u00eb 20 maj 2022, \u201cShk\u00eblqimi 07\u201d mori tenderin me vler\u00eb 1.4 milion\u00eb euro me objekt rikonstruksionin e godin\u00ebs s\u00eb Bordit t\u00eb Kullimit.<\/p>\n<p>P\u00ebr dhurat\u00ebn e fundvitit t\u00eb vitit 2021 mendoi Bashkia e Shijakut. Tenderi n\u00eb dhjetor 2021 p\u00ebr \u201cRind\u00ebrtimin e objektit social kulturor, Pallati i Kultur\u00ebs, Bashkia Shijak (Programi i Rind\u00ebrtimit) e kishte vler\u00ebn 1.9 milion\u00eb euro. S\u00ebrish n\u00eb favor t\u00eb v\u00ebllait t\u00eb Agron Kapllanajt, pa gar\u00eb dhe me \u201cFlamur t\u00eb kuq\u201d. Madje me ofert\u00eb sa 99% t\u00eb vler\u00ebs s\u00eb fondit limit.<\/p>\n<p>Pas k\u00ebsaj, Bashkia e Lushnj\u00ebs me kryetare Eriselda Sef\u00ebn, n\u00eb vitin 2024, i jep tenderin e fundit n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb Rind\u00ebrtimit, kompanis\u00eb \u201cShk\u00eblqimi 07\u201d. B\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr \u201cRikonstruksionin e shkoll\u00ebs \u201cHysen Xheka\u201d n\u00eb Karbunar\u00eb. Vlera e k\u00ebtij tenderi ishte 530 mij\u00eb euro, nd\u00ebrsa nga gara u skualifikuan 29 kompani pjes\u00ebmarr\u00ebse. Eriselsa Sefa zgjodhi pik\u00ebrisht kompanin\u00eb e v\u00ebllait t\u00eb \u201copozitarit\u201d Agron Kapllanaj.<\/p>\n<p>Favorizimi \u00ebsht\u00eb i duksh\u00ebm p\u00ebr \u201c07\u201d-n e v\u00ebllait t\u00eb politikanit t\u00eb Bash\u00ebs, sidomos n\u00eb tenderin e rregullimit t\u00eb Radhim\u00ebs. Kompania v\u00ebshtir\u00eb se e p\u00ebrballon k\u00ebt\u00eb kontrat\u00eb pa shtyr\u00eb afatin ose pa ulur cil\u00ebsin\u00eb e punimeve. Konkretisht, m\u00eb 12 n\u00ebntor 2025, e nj\u00ebjta kompani ka marr\u00eb nga Bashkia Lushnj\u00eb tenderin me objekt \u201cAsfaltim i rrug\u00ebve n\u00eb territorin e Bashkis\u00eb Lushnje\u201d me fond limit 49 997 122,00 lek\u00eb pa TVSH. Ko\u00ebzgjatja e kontrat\u00ebs \u00ebsht\u00eb 111 dit\u00eb, q\u00eb do t\u00eb thot\u00eb se \u201cShk\u00eblqimi 07\u201d \u00ebsht\u00eb akoma duke kryer punimet n\u00eb Lushnj\u00eb.<\/p>\n\n<p>Paralelisht me k\u00ebt\u00eb kontrat\u00eb, m\u00eb 5 n\u00ebntor 2025, nga Bashkia Dimal, Kapllanaj ka marr\u00eb tenderin \u201cRikonstruksion rrug\u00ebsh me r\u00ebr\u00eb bituminoze, rrug\u00eb lagje Poshnje \u201cVelaj\u201d, Allambrez dhe me asfalt rruga \u201cPaqeruajt\u00ebsit Poshnj\u00eb-Bashkia Dimal\u201d. Edhe k\u00ebt\u00eb pun\u00eb firma nuk e ka dor\u00ebzuar akoma. Nd\u00ebrsa m\u00eb 15 janar 2026 do t\u00eb shpallej fitues i tenderit nga Dritan Agolli i FSHZH p\u00ebr rrug\u00ebt e Radhim\u00ebs. Duke qen\u00eb n\u00ebn trysnin\u00eb e drejtorit Agolli, komisioni i vler\u00ebsimit duket se nuk e ka verifikuar kapacitetin e teknik t\u00eb kompanis\u00eb s\u00eb shpallur fituese.<\/p>\n\n<p>Kjo \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm nj\u00eb pjes\u00ebz e operacionit t\u00eb kryeministrit Rama n\u00eb fshatin e vog\u00ebl Radhim\u00eb t\u00eb kapur nga kthetrat e korrupsionit.<\/p>\n<p><strong>\u00a9&#xfe0f;Copyright Gijotina.com<\/strong><br \/><strong>Ky artikull \u00ebsht\u00eb ekskluziv i Gijotina.com, g\u00ebzon t\u00eb drejt\u00ebn e autor\u00ebsis\u00eb sipas Ligjit Nr. 35\/2016, \u201cP\u00ebr t\u00eb drejtat e autorit dhe t\u00eb drejtat e lidhura me to\u201d. Shkrimi mund t\u00eb ripublikohet nga mediat e tjera vet\u00ebm duke cituar Gijotina.com dhe n\u00eb fund t\u00eb vendoset linku i burimit, n\u00eb t\u00eb kund\u00ebrt \u00e7do shkel\u00ebs do t\u00eb mbaj\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsi sipas Nenit 178 t\u00eb Ligjit Nr\/ 35\/2016.<\/strong><\/p>\n<p><!-- CONTENT END 2 --><\/p>\n<\/div>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Frik\u00ebsim me tritol, korrupsion, resorte me para t\u00eb dyshimta, tendera p\u00ebr kompanit\u00eb e politikan\u00ebve! Ky realitet i zymt\u00eb q\u00eb sundon dy vitet e fundit n\u00eb Orikum-Radhim\u00eb. \u00cbsht\u00eb nj\u00ebra prej zonave m\u00eb t\u00eb bukura t\u00eb bregdetit t\u00eb Jugut. Aty ku paralelisht me Lungomaren q\u00eb po zgjatet deri tek dera e Portit t\u00eb Jahteve t\u00eb Artan Dulakut, [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-70106","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/70106","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=70106"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/70106\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=70106"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=70106"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=70106"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}