{"id":70095,"date":"2026-02-12T16:48:24","date_gmt":"2026-02-12T16:48:24","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/02\/12\/aeroporti-i-vlores-drejt-arbitrazhit-konflikti-mes-ortakeve-rrezikon-operimin\/"},"modified":"2026-02-12T16:48:24","modified_gmt":"2026-02-12T16:48:24","slug":"aeroporti-i-vlores-drejt-arbitrazhit-konflikti-mes-ortakeve-rrezikon-operimin","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/02\/12\/aeroporti-i-vlores-drejt-arbitrazhit-konflikti-mes-ortakeve-rrezikon-operimin\/","title":{"rendered":"Aeroporti i Vlor\u00ebs drejt arbitrazhit? Konflikti mes ortak\u00ebve rrezikon operimin"},"content":{"rendered":"<p>Hapja e Aeroportit t\u00eb Vlor\u00ebs mbetet e paqart\u00eb, nd\u00ebrsa konflikti mes ortak\u00ebve t\u00eb koncesionit ka kaluar nga p\u00ebrplasjet publike n\u00eb nj\u00eb seri vendimesh gjyq\u00ebsore t\u00eb cilat duket se kan\u00eb prekur drejtp\u00ebrdrejt drejtimin e projektit.<\/p>\n<p>N\u00eb nj\u00eb konferenc\u00eb p\u00ebr shtyp t\u00eb mbajtur sot, p\u00ebrfaq\u00ebsuesit ligjor\u00eb t\u00eb kompanis\u00eb \u201cMabco Construction\u201d (investitori kryesor i projektit), deklaruan se ajo \u00ebsht\u00eb l\u00ebn\u00eb jasht\u00eb vendimmarrjes dhe paralajm\u00ebruan arbitrazh nd\u00ebrkomb\u00ebtar ndaj qeveris\u00eb n\u00ebse \u00e7\u00ebshtja nuk gjen zgjidhje n\u00eb gjykatat e vendit.<\/p>\n<p>Dokumentet gjyq\u00ebsore t\u00eb siguruara nga Citizens.al tregojn\u00eb se gjykatat kan\u00eb vendosur masa sigurimi q\u00eb pezullojn\u00eb t\u00eb drejt\u00ebn e vot\u00ebs dhe veprimtarin\u00eb vendimmarr\u00ebse t\u00eb Mabco-s si ortak shumic\u00eb n\u00eb shoq\u00ebrin\u00eb koncesionare \u201cVlora International Airport\u201d (VIA), nd\u00ebrsa nj\u00eb proces tjet\u00ebr gjyq\u00ebsor vijon p\u00ebr vlefshm\u00ebrin\u00eb e transferimit t\u00eb aksioneve mes saj dhe ortakut \u201c2A Group\u201d.<\/p>\n<p>Kompania k\u00ebrkoi sot nd\u00ebrhyrjen e shtetit p\u00ebr t\u00eb sqaruar situat\u00ebn, nd\u00ebrsa nuk dhan\u00eb p\u00ebrgjigje p\u00ebr pyetje mbi vlefshm\u00ebrin\u00eb e lejes s\u00eb nd\u00ebrtimit, hetimet e SPAK dhe ndikimin e konfliktit gjyq\u00ebsor n\u00eb licencimin e aeroportit p\u00ebr operim.<\/p>\n<p>\u201cRrezikohet siguria dhe garancia e aeroportit\u201d<br \/>\nN\u00eb konferenc\u00ebn p\u00ebr shtyp, e cila u mbajt m\u00ebngjesin e sot\u00ebm n\u00eb mjediset e nj\u00eb fondacioni privat n\u00eb zon\u00ebn e ish-Bllokut, p\u00ebrfaq\u00ebsuesit ligjor\u00eb t\u00eb Mabco-s deklaruan se, ndon\u00ebse zot\u00ebrojn\u00eb 98% t\u00eb kuotave, aktualisht jan\u00eb l\u00ebn\u00eb jasht\u00eb kontrollit mbi projektin.<\/p>\n<p>K\u00ebshilltarja, Ornela \u00c7u\u00e7i, tha se situata ka pasoja t\u00eb drejtp\u00ebrdrejta mbi investimin dhe vet\u00eb sigurin\u00eb e projektit. Sipas saj, VIA ka investuar rreth 120 milion\u00eb euro, ku pjesa d\u00ebrrmuese ka ardhur nga Mabco si aksionere kryesore: 18 milion\u00eb nga asetet e veta dhe pjesa tjet\u00ebr nga kredi t\u00eb garantuara me pasurit\u00eb e saj.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb konferenc\u00ebs p\u00ebr shtyp t\u00eb Mabco p\u00ebr \u00e7\u00ebshtjen e VIA\/Mabetex Group.<br \/>\n\u00c7u\u00e7i theksoi se Mabco k\u00ebrkon angazhimin e nj\u00eb kompanie auditi nd\u00ebrkomb\u00ebtar si SGS, e cila do t\u00eb mund t\u00eb verifikoj\u00eb dhe certifikoj\u00eb punimet p\u00ebr pist\u00ebn dhe veprat e tjera t\u00eb kryera. Teksa avokati Ervin Metalla e p\u00ebrshkroi situat\u00ebn si t\u00eb paprecedent\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cKa 98% t\u00eb kuotave dhe \u00ebsht\u00eb e shpron\u00ebsuar \u2018de facto\u2019 me vendim gjykate,\u201d theksoi ai.<\/p>\n<p>Drejtori juridik i Mabetex n\u00eb Zvic\u00ebr, Korab Troplica, konfirmoi q\u00ebndrimin e avokatit Metalla se ortaku \u201c2A Group\u201d ka marr\u00eb kontroll praktik mbi VIA dhe nuk informon as p\u00ebr mbledhjet e asambles\u00eb. Ai tha se mund\u00ebsia \u00ebsht\u00eb q\u00eb Mabco t\u2019i drejtohet arbitrazhit, megjith\u00ebse \u201cvullneti kryesor nuk \u00ebsht\u00eb ky\u201d.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb konferenc\u00ebs, gazetari i pavarur Artan Rama k\u00ebrkoi q\u00ebndrimin e investitor\u00ebve ndaj rolit t\u00eb qeveris\u00eb dhe mediave n\u00eb konflikt. P\u00ebrfaq\u00ebsuesit e Mabco-s u shpreh\u00ebn se k\u00ebrkojn\u00eb nd\u00ebrhyrje t\u00eb shtetit p\u00ebr t\u00eb garantuar qart\u00ebsi dhe korrekt\u00ebsi n\u00eb nj\u00eb projekt strategjik si\u00e7 \u00ebsht\u00eb VIA.<\/p>\n<p>Nj\u00eb tjet\u00ebr pik\u00eb kritike u ngrit nga Joni Vorpsi nga Qendra p\u00ebr Ruajtjen dhe Mbrojtjen e Mjedisit Natyror n\u00eb Shqip\u00ebri (PPNEA): leja e nd\u00ebrtimit, e cila rezulton e tejkaluar n\u00eb afate.<\/p>\n<p>\u201cAktualisht afati 36-mujor i lejes s\u00eb nd\u00ebrtimit t\u00eb VIA ka mbaruar, a keni ndonj\u00eb njoftim nga autoritetet p\u00ebr k\u00ebt\u00eb dhe si do t\u00eb vazhdohet, do t\u00eb aplikohet p\u00ebr [zgjatje] lejeje, apo do t\u00eb vazhdohet pa leje?\u201d pyeti Vorpsi.<\/p>\n<p>P\u00ebrfaq\u00ebsuesit ligjor\u00eb e konsideruan k\u00ebt\u00eb si informacion teknik dhe se p\u00ebr k\u00ebt\u00eb nuk kishin informacion t\u00eb sakt\u00eb, teksa u justifikuan me iden\u00eb se n\u00eb gjendjen aktuale e kan\u00eb t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb marrin informacione nga koncesionari.<\/p>\n<p>\u201cShqet\u00ebsimi yn\u00eb \u00ebsht\u00eb p\u00ebr k\u00ebt\u00eb situat\u00eb q\u00eb po themi, dhe po na pyesni [p\u00ebr lejen] teksa ne na \u00ebsht\u00eb bllokuar edhe e drejta p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb informacion, n\u00eb thelb as nuk e kuptojm\u00eb kur e kan\u00eb mbledhjen, as kur e hapin der\u00ebn,\u201d tha avokati Metalla.<\/p>\n<p>Foto ilustruese nga VIA gjat\u00eb faz\u00ebs s\u00eb nd\u00ebrtimit\/Facebook VIA.<br \/>\nPo ashtu, ata deklaruan se nuk kan\u00eb dijeni p\u00ebr hetimet e Prokuroris\u00eb s\u00eb Posa\u00e7me (SPAK), e cila konfirmoi p\u00ebr mediat n\u00eb muajin korrik 2025 se po hetonte koncesionin. Edhe pyetja nga Citizens.al n\u00ebse konflikti mund t\u00eb pengoj\u00eb marrjen e licenc\u00ebs p\u00ebr operimin e aeroportit nuk mori p\u00ebrgjigje konkrete.<\/p>\n<p>Vendimet gjyq\u00ebsore dhe pretendimi p\u00ebr \u201cp\u00ebrjashtim\u201d nga projekti<br \/>\nN\u00eb thelb t\u00eb p\u00ebrplasjes q\u00ebndron kontrolli mbi koncesionarin VIA, e krijuar p\u00ebr zbatimin e kontrat\u00ebs s\u00eb koncesionit me ministrin\u00eb e Infrastruktur\u00ebs, p\u00ebr nd\u00ebrtimin dhe operimin e aeroportit t\u00eb Vlor\u00ebs.<\/p>\n<p>Dokumentet gjyq\u00ebsore t\u00eb siguruara nga Citizens.al tregojn\u00eb se konflikti p\u00ebr kontrollin e koncesionarit VIA ka kaluar prej muajsh n\u00eb procese t\u00eb nj\u00ebpasnj\u00ebshme sigurimi padie.<\/p>\n<p>Kompania \u201c2A Group\u201d (e cila zot\u00ebronte vet\u00ebm 2% t\u00eb aksioneve) pretendon se n\u00eb prill 2025 ka bler\u00eb rreth 47% t\u00eb kuotave t\u00eb ortakut shumic\u00eb Mabco, mbi baz\u00ebn e nj\u00eb kontrate shitblerjeje aksionesh.<\/p>\n<p>Por, Mabco e kund\u00ebrshton vlefshm\u00ebrin\u00eb e k\u00ebsaj kontrate dhe pretendon se transferimi nuk mund t\u00eb prodhoj\u00eb pasoja juridike pa miratimin e kontraktorit, n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast ministris\u00eb s\u00eb Infrastruktur\u00ebs.<\/p>\n<p>Sip\u00ebrmarr\u00ebsi B. Pacolli gjat\u00eb n\u00ebnshkrimit t\u00eb kontrat\u00ebs koncesionare VIA dhe qeveris\u00eb shqitpare, 2021\/Kryeministria.<br \/>\nMosmarr\u00ebveshja kaloi n\u00eb gjykat\u00eb n\u00eb tetor 2025, kur \u201c2A Group\u201d k\u00ebrkoi mas\u00eb sigurimi padie p\u00ebr pezullimin e vendimmarrjes s\u00eb asambles\u00eb dhe t\u00eb drejt\u00ebs s\u00eb vot\u00ebs s\u00eb Mabcos si ortak shumic\u00eb. Gjykata i pranoi k\u00ebrkes\u00ebn dhe pezulloi t\u00eb drejt\u00ebn e vot\u00ebs s\u00eb Mabco-s deri n\u00eb sqarimin e \u00e7\u00ebshtjes s\u00eb pron\u00ebsis\u00eb s\u00eb kuotave.<\/p>\n<p>Sipas p\u00ebrfaq\u00ebsuesve ligjor\u00eb t\u00eb Mabco-s, vendimi u mor n\u00eb dhom\u00eb k\u00ebshillimi, pa pranin\u00eb dhe pa njoftimin e kompanis\u00eb, duke e l\u00ebn\u00eb at\u00eb praktikisht jasht\u00eb kontrollit t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb.<\/p>\n<p>Mabco e apeloi vendimin duke pretenduar se \u201cpezullimi i s\u00eb drejt\u00ebs s\u00eb vot\u00ebs s\u00eb ortakut shumic\u00eb krijon nj\u00eb p\u00ebrjashtim faktik nga shoq\u00ebria dhe rrezikon p\u00ebrmbushjen e kontrat\u00ebs koncesionare p\u00ebr aeroportin.\u201d<\/p>\n<p>Gjykata e Apelit ndryshoi vendimin e par\u00eb n\u00eb dhjetor 2025. Megjithat\u00eb, sipas dokumenteve dhe pretendimeve t\u00eb paraqitura nga Mabco, nj\u00eb dit\u00eb pas vendimit t\u00eb Apelit, m\u00eb 23 dhjetor 2025, Gjykata e Shkall\u00ebs s\u00eb Par\u00eb vendosi s\u00ebrish nj\u00eb mas\u00eb sigurimi ndaj kompanis\u00eb.<\/p>\n<p>K\u00ebt\u00eb her\u00eb k\u00ebrkesa u paraqit nga vet\u00eb shoq\u00ebria koncesionare VIA dhe 2A Group, duke k\u00ebrkuar kufizimin e \u00e7do transferimi t\u00eb kuotave t\u00eb Mabco-s n\u00eb shoq\u00ebri.<\/p>\n<p>P\u00ebrfaq\u00ebsuesit ligjor\u00eb t\u00eb Mabco-s pretendojn\u00eb se masa e re rivendosi n\u00eb praktik\u00eb t\u00eb nj\u00ebjtin efekt.<\/p>\n<p>N\u00eb ankimin tjet\u00ebr, t\u00eb depozituar m\u00eb pas, Mabco argumenton se pezullimi i s\u00eb drejt\u00ebs s\u00eb vot\u00ebs e p\u00ebrjashton praktikisht nga drejtimi i shoq\u00ebris\u00eb, ndon\u00ebse mbetet zot\u00ebruese e shumic\u00ebs s\u00eb aksioneve (51%, edhe me ndryshimet e pretenduara nga 2A Group) dhe mban detyrimet financiare t\u00eb projektit.<\/p>\n<p>Pretendimi i Mabco-s p\u00ebr \u201cshpron\u00ebsim\u201d n\u00eb konferenc\u00ebn e sotme p\u00ebr shtyp lidhet pik\u00ebrisht me k\u00ebto vendime gjyq\u00ebsore.<\/p>\n<p>Nga ana tjet\u00ebr, pala kund\u00ebrshtare n\u00eb proces gjyq\u00ebsor pretendon se transferimi i kuotave \u00ebsht\u00eb i vlefsh\u00ebm dhe se masat e siguris\u00eb jan\u00eb t\u00eb nevojshme deri n\u00eb zgjidhjen e konfliktit mbi pron\u00ebsin\u00eb.<\/p>\n<p>Dosja tregon se konflikti nuk \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm nj\u00eb mosmarr\u00ebveshje kontraktuale mes ortak\u00ebsh, por nj\u00eb bllokim i drejtimit t\u00eb koncesionarit: gjykata po vendos masa mbi vot\u00ebn, administrimin dhe transferimin e aksioneve nd\u00ebrsa projekti \u00ebsht\u00eb ende n\u00eb nd\u00ebrtim.<\/p>\n<p>Kjo shpjegon edhe pasigurin\u00eb e shprehur n\u00eb konferenc\u00eb p\u00ebr operimin e aeroportit, p\u00ebr lejen e nd\u00ebrtimit dhe p\u00ebr rolin e shtetit n\u00eb nd\u00ebrmjet\u00ebsimin e konfliktit.\/<a href=\"https:\/\/citizens.al\/2026\/02\/11\/investitori-kryesor-jashte-vendimmarrjes-cfare-po-ndodh-me-aeroportin-e-vlores\/\"><em><strong>Citizens<\/strong><\/em><\/a><\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Hapja e Aeroportit t\u00eb Vlor\u00ebs mbetet e paqart\u00eb, nd\u00ebrsa konflikti mes ortak\u00ebve t\u00eb koncesionit ka kaluar nga p\u00ebrplasjet publike n\u00eb nj\u00eb seri vendimesh gjyq\u00ebsore t\u00eb cilat duket se kan\u00eb prekur drejtp\u00ebrdrejt drejtimin e projektit. N\u00eb nj\u00eb konferenc\u00eb p\u00ebr shtyp t\u00eb mbajtur sot, p\u00ebrfaq\u00ebsuesit ligjor\u00eb t\u00eb kompanis\u00eb \u201cMabco Construction\u201d (investitori kryesor i projektit), deklaruan se ajo [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-70095","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/70095","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=70095"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/70095\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=70095"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=70095"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=70095"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}