{"id":70054,"date":"2026-02-12T13:48:29","date_gmt":"2026-02-12T13:48:29","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/02\/12\/15-parti-ne-nje-front-te-perbashket-hasimja-qeveri-tranzitore-dhe-proteste-kombetare-me-20-shkurt\/"},"modified":"2026-02-12T13:48:29","modified_gmt":"2026-02-12T13:48:29","slug":"15-parti-ne-nje-front-te-perbashket-hasimja-qeveri-tranzitore-dhe-proteste-kombetare-me-20-shkurt","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/02\/12\/15-parti-ne-nje-front-te-perbashket-hasimja-qeveri-tranzitore-dhe-proteste-kombetare-me-20-shkurt\/","title":{"rendered":"15 parti n\u00eb nj\u00eb front t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt, Hasimja: Qeveri tranzitore dhe protest\u00eb komb\u00ebtare m\u00eb 20 shkurt"},"content":{"rendered":"<p>Rreth 15 parti politike opozitare dhe l\u00ebvizje qytetare jan\u00eb bashkuar n\u00eb nj\u00eb platform\u00eb t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt veprimi, duke k\u00ebrkuar krijimin e nj\u00eb qeverie teknike dhe duke b\u00ebr\u00eb thirrje p\u00ebr nj\u00eb protest\u00eb komb\u00ebtare m\u00eb 20 shkurt. N\u00eb p\u00ebrfundim t\u00eb nj\u00eb takimi disor\u00ebsh, u prezantuan pes\u00eb pikat kryesore t\u00eb marr\u00ebveshjes, t\u00eb cilat synojn\u00eb t\u00eb unifikojn\u00eb veprimin opozitar kund\u00ebr qeveris\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb nj\u00eb deklarat\u00eb p\u00ebr mediat, politologu Ermal Hasimja, pas p\u00ebrfundimit t\u00eb tryez\u00ebs s\u00eb opozit\u00ebs t\u00eb thirrur prej tij, u shpreh se rreth 15 parti politike opozitare dhe nj\u00eb l\u00ebvizje qytetare kan\u00eb r\u00ebn\u00eb dakord p\u00ebr nj\u00eb platform\u00eb t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt veprimi kund\u00ebr qeveris\u00eb.<\/p>\n<p>Sipas tij, tryeza prodhoi kat\u00ebr vendime konkrete: nj\u00eb q\u00ebndrim t\u00eb unifikuar kund\u00ebr \u00e7do nd\u00ebrhyrjeje ligjore q\u00eb cenon drejt\u00ebsin\u00eb dhe luft\u00ebn kund\u00ebr korrupsionit, mb\u00ebshtetje p\u00ebr nj\u00eb sistem drejt\u00ebsie kushtetuese sipas standardeve per\u00ebndimore, koordinim t\u00eb plot\u00eb p\u00ebr nj\u00eb propozim t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt p\u00ebr Kodin Zgjedhor, si dhe k\u00ebrkes\u00ebn p\u00ebr krijimin e nj\u00eb qeverie tranzitore q\u00eb t\u00eb garantoj\u00eb zgjedhje t\u00eb lira dhe t\u00eb ndershme.<\/p>\n<p>Hasimja b\u00ebri t\u00eb ditur gjithashtu se t\u00eb gjitha forcat pjes\u00ebmarr\u00ebse i jan\u00eb bashkuar thirrjes p\u00ebr protest\u00ebn komb\u00ebtare t\u00eb 20 shkurtit, duke e cil\u00ebsuar k\u00ebt\u00eb si hapin e par\u00eb drejt nj\u00eb fronti t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt opozitar p\u00ebrball\u00eb mazhoranc\u00ebs.<\/p>\n<p><strong>Deklarata<\/strong><\/p>\n<p>Ne jemi t\u00eb k\u00ebnaqur, gjithashtu, mbi t\u00eb gjitha sepse kemi k\u00ebtu rreth 15 parti politike dhe nj\u00eb l\u00ebvizje t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme si ajo e Diaspor\u00ebs p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb e Lir\u00eb. Kemi edhe parti q\u00eb jo domosdoshm\u00ebrisht kan\u00eb r\u00ebn\u00eb dakord me nj\u00ebra-tjetr\u00ebn ose kan\u00eb qen\u00eb, le t\u00eb themi, n\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnie t\u00eb mira politike me nj\u00ebra-tjetr\u00ebn, por n\u00eb fund t\u00eb tryez\u00ebs kemi arritur n\u00eb disa p\u00ebrfundime kryesore q\u00eb mendojm\u00eb se jan\u00eb baza p\u00ebr nd\u00ebrtimin e nj\u00eb bashk\u00ebpunimi t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm opozitar. Po jua rendis nj\u00ebra pas tjetr\u00ebs.<\/p>\n<p>N\u00eb radh\u00eb t\u00eb par\u00eb, meqen\u00ebse ka lidhje edhe me zhvillimet m\u00eb urgjente dhe m\u00eb aktuale, p\u00ebrmes k\u00ebsaj tryeze ram\u00eb dakord p\u00ebr nj\u00eb q\u00ebndrim t\u00eb unifikuar kund\u00ebr \u00e7do lloj ndryshimi ligjor q\u00eb synon t\u00eb godas\u00eb drejt\u00ebsin\u00eb dhe ta paaft\u00ebsoj\u00eb at\u00eb n\u00eb goditjen ndaj krimit t\u00eb organizuar dhe korrupsionit.<\/p>\n<p>N\u00eb radh\u00eb t\u00eb dyt\u00eb, dhe n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjtin kuad\u00ebr, ram\u00eb dakord p\u00ebr mb\u00ebshtetjen ndaj nj\u00eb drejt\u00ebsie kushtetuese, ndaj nj\u00eb sistemi drejt\u00ebsie q\u00eb funksionon n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb kushtetuese, n\u00eb respekt t\u00eb t\u00eb drejtave t\u00eb njeriut dhe standardeve m\u00eb t\u00eb mira per\u00ebndimore, t\u00eb cilat i marrim si model, n\u00eb luft\u00ebn kund\u00ebr krimit t\u00eb organizuar dhe korrupsionit.<\/p>\n<p>Kemi gjithashtu nj\u00eb q\u00ebndrim t\u00eb unifikuar p\u00ebr \u00e7\u00ebshtjen e Kodit Zgjedhor, q\u00eb do t\u00eb trajtohet n\u00eb nj\u00eb hap t\u00eb dyt\u00eb, ndoshta bashk\u00eb me ekspert\u00ebt teknik\u00eb. Por, p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb, mund t\u00eb themi se kemi nj\u00eb vullnet q\u00eb \u00e7do lloj kodi zgjedhor q\u00eb do t\u00eb paraqitet si propozim nga Partia Demokratike n\u00eb Komisionin e Reform\u00ebs Zgjedhore, t\u00eb dal\u00eb n\u00eb bashk\u00ebpunim dhe n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb rakorduar me t\u00eb gjitha partit\u00eb e tjera q\u00eb jan\u00eb prezente k\u00ebtu dhe me ato q\u00eb mund t\u2019i shtohen bashk\u00ebpunimit ton\u00eb n\u00eb t\u00eb ardhmen.<\/p>\n<p>Nj\u00eb pik\u00eb tjet\u00ebr e r\u00ebnd\u00ebsishme \u00ebsht\u00eb k\u00ebrkesa e p\u00ebrbashk\u00ebt e t\u00eb gjitha partive t\u00eb pranishme p\u00ebr nj\u00eb qeveri tranzitore ose kujdestare, e cila do t\u00eb kishte si funksion dhe mision kryesor garantimin e zgjedhjeve t\u00eb lira dhe t\u00eb ndershme, duke marr\u00eb parasysh t\u00eb gjitha rekomandimet e OSBE-ODIHR-it dhe partner\u00ebve nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb, si dhe duke luftuar e parandaluar problemet e konstatuara, si p\u00ebrdorimi i administrat\u00ebs, burimeve njer\u00ebzore dhe financiare t\u00eb saj, bashk\u00ebpunimi me krimin e organizuar dhe \u00e7\u00ebshtje t\u00eb tjera.<\/p>\n<p>Nga ana tjet\u00ebr, kjo tryez\u00eb ra dakord me nj\u00eb q\u00ebndrim unanim, nj\u00ebsoj si p\u00ebr pikat e tjera, p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb thirrje p\u00ebr protest\u00ebn e radh\u00ebs n\u00eb dat\u00ebn simbolike 20 shkurt. Pra, tashm\u00eb \u00ebsht\u00eb nj\u00eb protest\u00eb, ftesa p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn vjen nga t\u00eb gjitha pal\u00ebt q\u00eb jan\u00eb k\u00ebtu, p\u00ebrfshir\u00eb edhe Forumin p\u00ebr Dialogun Politik. Nj\u00eb ftes\u00eb q\u00eb u drejtohet n\u00eb radh\u00eb t\u00eb par\u00eb qytetar\u00ebve t\u00eb thjesht\u00eb, jo vet\u00ebm aktivist\u00ebve t\u00eb k\u00ebtyre partive, por t\u00eb gjith\u00eb atyre q\u00eb e ndjejn\u00eb pesh\u00ebn e k\u00ebsaj qeverisjeje.<\/p>\n<p>K\u00ebto ishin pikat kryesore p\u00ebr t\u00eb cilat diskutuam. Si\u00e7 e thash\u00eb, \u00ebsht\u00eb tryeza e par\u00eb dhe jemi shum\u00eb t\u00eb k\u00ebnaqur. Do t\u00eb vijojm\u00eb me aspektet teknike, si p\u00ebr shembull p\u00ebrzgjedhja e nj\u00eb kodi zgjedhor t\u00eb unifikuar dhe t\u00eb rakorduar, t\u00eb cilin m\u00eb pas Partia Demokratike, p\u00ebr shkak t\u00eb pesh\u00ebs q\u00eb ka n\u00eb Komisionin e Reform\u00ebs Zgjedhore, do ta \u00e7oj\u00eb n\u00eb forumin e duhur.<\/p>\n<p>Diskutuam m\u00eb pak p\u00ebr \u00e7\u00ebshtjen e K\u00ebshillit t\u00eb Mandateve, por jam i sigurt se t\u00eb gjith\u00eb k\u00ebtu kan\u00eb t\u00eb nj\u00ebjtin q\u00ebndrim: K\u00ebshilli i Mandateve duhet t\u00eb mblidhet dhe imuniteti i zonj\u00ebs Balluku duhet t\u00eb hiqet. Nuk besoj se ka ndonj\u00eb q\u00ebndrim kund\u00ebr k\u00ebsaj.<\/p>\n<p>Absolutisht, kjo u b\u00eb e qart\u00eb edhe n\u00eb kontekstin e synimit t\u00eb mazhoranc\u00ebs p\u00ebr t\u00eb nd\u00ebrhyr\u00eb me ndryshime ligjore p\u00ebr t\u00eb pezulluar k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje, jo vet\u00ebm n\u00eb rastin e zonj\u00ebs Balluku, por edhe m\u00eb gjer\u00eb. E nd\u00ebrtuam diskutimin n\u00eb nj\u00eb kuad\u00ebr m\u00eb t\u00eb gjer\u00eb, pasi ky ishte objektivi.<\/p>\n<p>Ka shum\u00eb detajime t\u00eb k\u00ebtyre q\u00ebndrimeve, por jemi p\u00ebrpjekur t\u00eb q\u00ebndrojm\u00eb brenda nj\u00eb kornize t\u00eb qart\u00eb. Si\u00e7 e dini, kemi punuar rreth dy or\u00eb e nj\u00eb \u00e7erek, por do t\u00eb vazhdojm\u00eb. Secila prej k\u00ebtyre pikave do t\u00eb p\u00ebrkthehet n\u00eb specifikime konkrete.<\/p>\n<p>Sa i p\u00ebrket \u201cShqip\u00ebria B\u00ebhet\u201d, kemi diskutuar vazhdimisht dhe jemi takuar rregullisht. Q\u00ebndrimi i tyre ka qen\u00eb se presin nj\u00eb d\u00ebshmi t\u00eb angazhimit t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt mbi baz\u00ebn e disa k\u00ebrkesave q\u00eb kan\u00eb b\u00ebr\u00eb publike. Edhe p\u00ebr ato k\u00ebrkesa kemi diskutuar. Nuk shoh ndonj\u00eb arsye q\u00eb \u201cShqip\u00ebria B\u00ebhet\u201d t\u00eb mos jet\u00eb pjes\u00eb e k\u00ebsaj tryeze, por ata jan\u00eb n\u00eb pritje t\u00eb produkteve konkrete t\u00eb saj, ve\u00e7an\u00ebrisht sa i p\u00ebrket protestave t\u00eb vazhdueshme n\u00eb shesh. Element\u00ebt e tjer\u00eb jan\u00eb, pak a shum\u00eb, t\u00eb realizuar.<\/p>\n<p>\u00a0<\/p>\n<p>\u00a0<\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/15-parti-ne-nje-front-te-perbashket-hasimja-qeveri-tranzitore-dhe-proteste-kombetare-me-20-shkurt\/\">15 parti n\u00eb nj\u00eb front t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt, Hasimja: Qeveri tranzitore dhe protest\u00eb komb\u00ebtare m\u00eb 20 shkurt<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/\">GIJOTINA<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Rreth 15 parti politike opozitare dhe l\u00ebvizje qytetare jan\u00eb bashkuar n\u00eb nj\u00eb platform\u00eb t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt veprimi, duke k\u00ebrkuar krijimin e nj\u00eb qeverie teknike dhe duke b\u00ebr\u00eb thirrje p\u00ebr nj\u00eb protest\u00eb komb\u00ebtare m\u00eb 20 shkurt. N\u00eb p\u00ebrfundim t\u00eb nj\u00eb takimi disor\u00ebsh, u prezantuan pes\u00eb pikat kryesore t\u00eb marr\u00ebveshjes, t\u00eb cilat synojn\u00eb t\u00eb unifikojn\u00eb veprimin opozitar kund\u00ebr [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-70054","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/70054","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=70054"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/70054\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=70054"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=70054"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=70054"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}