{"id":69887,"date":"2026-02-11T17:48:21","date_gmt":"2026-02-11T17:48:21","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/02\/11\/carlo-bollino-protestat-deshtojne-sepse-urrejtja-e-sali-berishes-nuk-eshte-ajo-e-shqiptareve\/"},"modified":"2026-02-11T17:48:21","modified_gmt":"2026-02-11T17:48:21","slug":"carlo-bollino-protestat-deshtojne-sepse-urrejtja-e-sali-berishes-nuk-eshte-ajo-e-shqiptareve","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/02\/11\/carlo-bollino-protestat-deshtojne-sepse-urrejtja-e-sali-berishes-nuk-eshte-ajo-e-shqiptareve\/","title":{"rendered":"Carlo Bollino: Protestat d\u00ebshtojn\u00eb sepse urrejtja e Sali Berish\u00ebs nuk \u00ebsht\u00eb ajo e shqiptar\u00ebve"},"content":{"rendered":"<p>Fraza m\u00eb zbavit\u00ebse brenda fjalimit t\u00eb zakonsh\u00ebm dhe monoton q\u00eb Sali Berisha mbajti n\u00eb protest\u00ebn e s\u00eb mart\u00ebs n\u00eb mbr\u00ebmje, ishte ajo p\u00ebr grushtin e shtetit. \u201cP\u00ebrpjekja e par\u00eb p\u00ebr grusht shteti ka d\u00ebshtuar \u2013 tha ai \u2013 dhe tani, fal\u00eb jush, ka d\u00ebshtuar edhe p\u00ebrpjekja e dyt\u00eb p\u00ebr grusht shteti\u201d. Dhe n\u00eb fakt, Edi Rama \u00ebsht\u00eb ende n\u00eb vendin e tij, do t\u00eb vinte natyrsh\u00ebm t\u00eb shtohej. Por gj\u00ebja komike \u00ebsht\u00eb se Berisha nuk i referohej p\u00ebrpjekjes s\u00eb tij p\u00ebr ta rr\u00ebzuar Ram\u00ebn nga pushteti, por nj\u00eb grushti shteti tjeter q\u00eb, sipas tij, do ta kishte tentuar vet\u00eb Edi Rama. Por kund\u00ebr kujt? T\u00eb k\u00ebrkosh logjik\u00eb n\u00eb ato q\u00eb thot\u00eb Berisha \u00ebsht\u00eb nj\u00ebsoj si t\u00eb mendosh t\u00eb notosh n\u00eb shkret\u00ebtir\u00eb. Nd\u00ebrsa t\u00eb gjith\u00eb bashk\u00ebmoshatar\u00ebt e tij n\u00eb Ballkan dhe n\u00eb pjes\u00ebn tjet\u00ebr t\u00eb Europ\u00ebs jan\u00eb n\u00eb pension, Sali Berisha, me delirin e tij, k\u00ebmb\u00ebngul t\u00eb mbaj\u00eb peng opozit\u00ebn, duke u ankuar madje se qeveria socialiste nuk bie. Dhe nuk e di (ose b\u00ebn sikur nuk e di) se, n\u00ebse nuk bie, kjo ndodh mbi t\u00eb gjitha fal\u00eb tij.<\/p>\n<p>Pamjet nga droni tregojn\u00eb qart\u00eb se numri i militant\u00ebve t\u00eb mbledhur t\u00eb mart\u00ebn n\u00eb mbr\u00ebmje n\u00eb bulevard ka r\u00ebn\u00eb t\u00eb pakt\u00ebn me nj\u00eb t\u00eb tret\u00ebn krahasuar me dy jav\u00eb m\u00eb par\u00eb. N\u00ebse n\u00eb protest\u00ebn e par\u00eb Ram\u00ebs i kishte mbetur vet\u00ebm nj\u00eb kilomet\u00ebr, tani kilometrat n\u00eb dispozicion t\u00eb tij jan\u00eb b\u00ebr\u00eb dy. Nj\u00eb protest\u00eb q\u00eb zbrazet n\u00eb vend q\u00eb t\u00eb rritet, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb sinjal shum\u00eb negativ p\u00ebr Sali Berish\u00ebn dhe partin\u00eb e tij. Por n\u00eb munges\u00ebn e plot\u00eb t\u00eb logjik\u00ebs q\u00eb vazhdon t\u00eb frym\u00ebzoj\u00eb veprimtarin\u00eb e tyre, nuk duket se kjo shqet\u00ebson ask\u00ebnd. Do t\u2019u mjaftonte t\u00eb sillnin n\u00eb mendje se protestat e Lulzim Bash\u00ebs ishin shum\u00eb m\u00eb t\u00eb mbushura se k\u00ebto q\u00eb organizon sot Sali Berisha, dhe megjithat\u00eb nuk mjaftuan as p\u00ebr t\u00eb rr\u00ebzuar qeverin\u00eb, as p\u00ebr t\u00eb fituar zgjedhjet.<\/p>\n<p>E kuptoj frustrimin e nj\u00eb opozite q\u00eb prej 12 vitesh humbet vazhdimisht dhe beson se t\u00eb b\u00ebrtas\u00eb n\u00eb rrug\u00eb \u00ebsht\u00eb e vetmja gj\u00eb q\u00eb i ka mbetur. Por p\u00ebrpara se t\u00eb b\u00ebrtas\u00eb, duhet t\u00eb pyes\u00eb veten pse \u00ebsht\u00eb gjithnj\u00eb e m\u00eb e vetmuar n\u00eb k\u00ebt\u00eb gjest ekstrem. A beson v\u00ebrtet se opinioni publik shqiptar, i rrethuar nga dhjet\u00ebra televizione, qindra faqe interneti, mij\u00ebra bloger\u00eb dhe analist\u00eb t\u00eb rrjeteve sociale, nuk \u00ebsht\u00eb mjaftuesh\u00ebm i informuar p\u00ebr t\u00eb kuptuar \u00e7far\u00eb funksionon dhe \u00e7far\u00eb nuk funksionon n\u00eb vend? Shqiptar\u00ebt din\u00eb gjith\u00e7ka shum\u00eb mir\u00eb!! Problemi \u00ebsht\u00eb se zhg\u00ebnjimi ndaj qeveris\u00eb Rama, edhe pse ekziston, nuk \u00ebsht\u00eb aq i madh sa t\u2019i shtyj\u00eb t\u00eb zhg\u00ebnjyerit t\u00eb zgjedhin Sali Berish\u00ebn. Sepse shumica d\u00ebrrmuese e vendit e konsideron Berish\u00ebn dhe grupin ekstremist q\u00eb e rrethon si m\u00eb t\u00eb k\u00ebqij se Rama dhe ministrat e tij.<\/p>\n<p>N\u00ebse shum\u00eb shqiptar\u00ebt nuk aprovojn\u00eb mbrojtjen parimore t\u00eb Belinda Ballukut (e cila thjesht duhet t\u00eb jap\u00eb dor\u00ebheqjen, si\u00e7 kan\u00eb b\u00ebr\u00eb shum\u00eb ministra t\u00eb tjer\u00eb para saj, pa e shnd\u00ebrruar k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje n\u00eb nj\u00eb psikodram\u00eb), askush nuk \u00ebsht\u00eb dakord me reagimin e sulmit ndaj polic\u00ebve me bomba molotov apo p\u00ebrpjekjen p\u00ebr t\u00eb djegur Kryeministrin\u00eb me fishekzjarre. Zem\u00ebrimi dhe urrejtja q\u00eb ushqejn\u00eb Sali Berisha dhe rrethi i tij \u201dmagjik\u201d nuk jan\u00eb t\u00eb nj\u00ebjtat me ato t\u00eb popullit.<\/p>\n<p>N\u00ebse populli do ta urrente qeverin\u00eb ashtu si\u00e7 e urren Berisha, n\u00ebse do t\u00eb ndihej v\u00ebrtet i vjedhur n\u00eb zgjedhje, ose n\u00ebse do t\u00eb besonte se drejtohet nga nj\u00eb narkoshtet, at\u00ebher\u00eb do t\u00eb dilte vet\u00eb n\u00eb shesh pa pritur datat e PD-s\u00eb, do t\u00eb marshonte vet\u00ebm, do t\u00eb protestonte me dit\u00eb dhe jav\u00eb t\u00eb t\u00ebra dhe n\u00eb fund do t\u00eb fitonte. Sepse vet\u00ebm protestat spontane me dhjet\u00ebra mij\u00ebra qytetar\u00eb jan\u00eb uragani i v\u00ebrtet\u00eb q\u00eb mund ta k\u00ebrc\u00ebnoj\u00eb Edi Ram\u00ebn, jo \u201curagani\u201d i rrem\u00eb i militant\u00ebve t\u00eb paguar me or\u00eb q\u00eb Sali Berisha th\u00ebrret \u00e7do dy jav\u00eb. E aq m\u00eb pak konferencat e tij t\u00eb pafundme p\u00ebr shtyp, t\u00eb thirrura \u00e7do dit\u00eb sikur t\u00eb kishte ndonj\u00eb lajm t\u00eb madh p\u00ebr t\u00eb shpallur, por q\u00eb n\u00eb fakt jan\u00eb gjithmon\u00eb t\u00eb nj\u00ebjtat g\u00ebnjeshtra q\u00eb p\u00ebrs\u00ebrit prej dhjet\u00eb vitesh, sepse Sali Berisha nuk \u00ebsht\u00eb n\u00eb gjendje t\u00eb rinovohet as n\u00eb shpifjet e tij.<\/p>\n<p>Protestat partiake nuk kan\u00eb rr\u00ebzuar kurr\u00eb asnj\u00eb qeveri, si\u00e7 e d\u00ebshmon historia tragjike e 21 janarit, dhe k\u00ebt\u00eb Sali Berisha e di shum\u00eb mir\u00eb. Prandaj \u00ebsht\u00eb e qart\u00eb se p\u00ebr t\u00eb protesta \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm nj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb p\u00ebr t\u00eb ekzistuar, nj\u00eb instrument p\u00ebr t\u00eb mbijetuar politikisht. Por a \u00ebsht\u00eb e drejt\u00eb q\u00eb mbijetesa e tij politike t\u00eb v\u00ebr\u00eb n\u00eb rrezik jet\u00ebn e polic\u00ebve?<\/p>\n<p>Cinicizmi me t\u00eb cilin Berisha p\u00ebrmbys akuzat, duke faj\u00ebsuar polic\u00ebt pse jan\u00eb mbrojtur nga bombat molotov t\u00eb tij, \u00ebsht\u00eb i turpsh\u00ebm. Jan\u00eb t\u00eb turpshme g\u00ebnjeshtrat se polic\u00ebt jan\u00eb plagosur vet\u00eb. \u00cbsht\u00eb e turpshme shpikja se snajper\u00ebt e policis\u00eb kan\u00eb q\u00eblluar mbi kater demonstruesit, ashtu si\u00e7 b\u00ebn\u00eb dikur t\u00eb tijt\u00eb. Nd\u00ebrsa krenaria me t\u00eb cil\u00ebn mediat e tij, t\u00eb financuara me para t\u00eb pista, tregojn\u00eb jehon\u00ebn e k\u00ebtyre bombave molotov n\u00eb mediat e huaja, n\u00eb prag t\u00eb sezonit turistik, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb akt thell\u00ebsisht antikomb\u00ebtar.<\/p>\n<p>Q\u00eb Berisha \u00ebsht\u00eb gati p\u00ebr \u00e7do kompromis n\u00eb luft\u00ebn e tij p\u00ebr t\u00eb rimarr\u00eb pushtetin, kjo dihet. Por Shteti nuk mund t\u2019i jap\u00eb edhe nj\u00eb her\u00eb imunitet. P\u00ebrpjekja e vetme p\u00ebr grusht shteti n\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb moderne \u00ebsht\u00eb ajo e 14 shtatorit 1998, kur Berisha shkaktoi nj\u00eb kryengritje t\u00eb armatosur, p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn parashikohet burgim i p\u00ebrjetsh\u00ebm, por p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn SPAK-u nuk pati guximin t\u00eb hetoj\u00eb, duke pretenduar n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb rreme se vepra ishte parashkruar. Sot, hedhja e bombave molotov ndaj polic\u00ebve nuk \u00ebsht\u00eb m\u00eb nj\u00eb protest\u00eb e zhurmshme: \u00ebsht\u00eb nj\u00eb tentativ\u00eb vrasjeje q\u00eb nuk mund t\u00eb mbetet pa u nd\u00ebshkuar.<\/p>\n<p>N\u00ebse Berisha vazhdon t\u00eb g\u00ebzoj\u00eb k\u00ebt\u00eb imunitet t\u00eb paduruesh\u00ebm p\u00ebrball\u00eb \u00e7do krimi t\u00eb kryer n\u00eb em\u00ebr t\u00eb etjes s\u00eb tij p\u00ebr pushtet, at\u00ebher\u00eb askush nuk ka t\u00eb drejt\u00eb t\u00eb skandalizohet n\u00ebse Belinda Balluku nuk shkarkohet. E vetmja Drejt\u00ebsi q\u00eb meriton respekt, ne fakt, \u00ebsht\u00eb ajo q\u00eb \u00ebsht\u00eb v\u00ebrtet e barabart\u00eb p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb.\/Shqiptarja.com <\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Fraza m\u00eb zbavit\u00ebse brenda fjalimit t\u00eb zakonsh\u00ebm dhe monoton q\u00eb Sali Berisha mbajti n\u00eb protest\u00ebn e s\u00eb mart\u00ebs n\u00eb mbr\u00ebmje, ishte ajo p\u00ebr grushtin e shtetit. \u201cP\u00ebrpjekja e par\u00eb p\u00ebr grusht shteti ka d\u00ebshtuar \u2013 tha ai \u2013 dhe tani, fal\u00eb jush, ka d\u00ebshtuar edhe p\u00ebrpjekja e dyt\u00eb p\u00ebr grusht shteti\u201d. Dhe n\u00eb fakt, Edi [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-69887","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/69887","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=69887"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/69887\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=69887"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=69887"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=69887"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}