{"id":69858,"date":"2026-02-11T15:48:24","date_gmt":"2026-02-11T15:48:24","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/02\/11\/liria-kishte-emer-po-haga-e-drejtesise\/"},"modified":"2026-02-11T15:48:24","modified_gmt":"2026-02-11T15:48:24","slug":"liria-kishte-emer-po-haga-e-drejtesise","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/02\/11\/liria-kishte-emer-po-haga-e-drejtesise\/","title":{"rendered":"Liria kishte em\u00ebr? Po Haga e drejt\u00ebsis\u00eb\u2026?"},"content":{"rendered":"<p><em><strong>Nga Visar Zhiti<\/strong><\/em><\/p>\n<p>Tani nga Haga erdhi nj\u00eb pretenc\u00eb nga m\u00eb t\u00eb r\u00ebndat, jo vet\u00ebm p\u00ebr drejt\u00ebsin\u00eb nd\u00ebrkomb\u00ebtare, por edhe p\u00ebr kujtes\u00ebn historike t\u00eb luft\u00ebs \u00e7lirimtare t\u00eb nj\u00eb populli n\u00eb Europ\u00eb, t\u00eb shqiptar\u00ebve n\u00eb Kosov\u00eb.<\/p>\n<p>Prokuroria k\u00ebrkoi 45 vjet burg p\u00ebr Hashim Tha\u00e7in, 45 vjet burg Kadri Veselin, 45 vjet burg p\u00ebr Rexhep Selimin dhe 45 vjet burg p\u00ebr Jakup Krasniqin. 189 vjet burg. Nuk \u00ebsht\u00eb ende nj\u00eb vendim gjykate, por prokuroria e Hag\u00ebs \u00ebsht\u00eb \u00e7mendur, vet\u00ebm pesha simbolike e k\u00ebsaj k\u00ebrkese r\u00ebndon si nj\u00eb verdikt paraprak jo vet\u00ebm mbi kronik\u00ebn e koh\u00ebs, mbi t\u00eb tashmen dhe historin\u00eb, por e p\u00ebson e ardhmja.<\/p>\n<p>Dhe kronika e historis\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb thjesht dosje juridike. Ajo \u00ebsht\u00eb dhimbje, gjak, shp\u00ebrngulje, varre pa em\u00ebr, por edhe q\u00ebndres\u00eb, sakrific\u00eb, \u00ebnd\u00ebrr dhe ringritje, etj., etj..<\/p>\n<p>Kam shkruar dikur: Jo Kosova n\u00eb Hag\u00eb, por Haga n\u00eb Kosov\u00eb. Dhe m\u00eb pas: Po p\u00ebr gjyqin e Hag\u00ebs, a ka tjet\u00ebr gjyq?<\/p>\n<p>Sot ato m\u00eb duken m\u00eb aktuale se m\u00eb par\u00eb.<\/p>\n<p>GJYKIMI I HISTORIS\u00cb APO HISTORIA E GJYKIMIT?<\/p>\n<p>Ushtria \u00c7lirimtare e Kosov\u00ebs nuk u krijua si krim, por si p\u00ebrgjigje krimit. Ajo lindi nga nj\u00eb terr represioni shtet\u00ebror, nga nj\u00eb realitet ku shqiptar\u00ebt e Kosov\u00ebs p\u00ebrjetuan p\u00ebrjashtimin sistematik, burgosje, dhun\u00eb dhe spastrim etnik. N\u00eb nj\u00eb rrethan\u00eb t\u00eb till\u00eb, q\u00ebndresa p\u00ebr mbijetes\u00eb dhe kushtrim brezash, t\u00eb atyre q\u00eb kishin ikur dhe t\u00eb atyre q\u00eb do t\u00eb vinin.<\/p>\n<p>T\u00eb gjykosh sot drejtuesit e saj duke e shk\u00ebputur luft\u00ebn nga koha e saj, nga ai kontekst historik, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb operacion q\u00eb rrezikon t\u00eb prodhoj\u00eb nj\u00eb drejt\u00ebsi pa kujtes\u00eb. Dhe drejt\u00ebsia pa kujtes\u00eb shpesh shnd\u00ebrrohet n\u00eb krim tjet\u00ebr, n\u00eb formaliz\u00ebm t\u00eb nj\u00eb politike \u00e7njer\u00ebzore.<\/p>\n<p>Ajo po vepron p\u00ebr t\u00eb gjykuar ekskluzivisht nj\u00eb struktur\u00eb t\u00eb vetme t\u00eb konfliktit. Pyetja q\u00eb lind natyrsh\u00ebm \u00ebsht\u00eb: a mund t\u00eb jet\u00eb drejt\u00ebsia e plot\u00eb kur \u00ebsht\u00eb e nj\u00ebanshme?<\/p>\n<p>Krimet e dokumentuara t\u00eb aparatit shtet\u00ebror serb jan\u00eb t\u00eb njohura nga bota. Masakrat, deportimet masive, dhuna sistematike jan\u00eb pjes\u00eb e arkivit t\u00eb nd\u00ebrgjegjes europiane. Por historia duket se po futet n\u00eb nj\u00eb ekuilib\u00ebr artificial, ku k\u00ebrkohet nj\u00eb simetri faji edhe aty ku realiteti historik nuk e njeh at\u00eb.<\/p>\n<p>TEATRI ABSURD DHE TURPI I KOH\u00cbS<\/p>\n<p>Kryeministri i Shqip\u00ebris\u00eb, Edi Rama, e quajti k\u00ebt\u00eb proces \u201cnj\u00eb teat\u00ebr absurd t\u00eb turpit\u201d, duke shtuar se \u201chistoria nuk rishkruhet me pranga p\u00ebr ata q\u00eb soll\u00ebn lirin\u00eb\u201d. Nuk \u00ebsht\u00eb teat\u00ebr absurd, \u2013 shtoj un\u00eb \u2013 \u00ebsht\u00eb absurdi teatral i nj\u00eb krimi tjet\u00ebr. Nd\u00ebrsa Presidentja e Kosov\u00ebs, Vjosa Osmani, deklaroi se U\u00c7K ishte mburoja e popullit dhe se asnj\u00eb gjykat\u00eb nuk mund ta njollos\u00eb luft\u00ebn \u00e7lirimtare.<\/p>\n<p>Nuk jan\u00eb deklarata politike, por shprehje e nj\u00eb ndjeshm\u00ebrie t\u00eb gjer\u00eb t\u00eb nj\u00eb populli n\u00eb Europ\u00eb, me histori europiane, \u201cmbrojt\u00ebse e qytet\u00ebrimit europian\u201d.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb proces n\u00eb Hag\u00eb nuk gjykohen vet\u00ebm 4 persona n\u00eb krye t\u00eb U\u00c7K-s\u00eb, por nj\u00eb epok\u00eb, nj\u00eb kujtes\u00eb kolektive (europiane) dhe nj\u00eb identitet.<\/p>\n<p>Kur viktima dhe agresori vendosen n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn peshore, tek ajo klasikja e Drejt\u00ebsis\u00eb, historia fillon t\u00eb humbas\u00eb drejtimin moral. Drejt\u00ebsia nuk \u00ebsht\u00eb thjesht p\u00ebrgjigje juridike, por edhe dallim mes shkakut dhe pasoj\u00ebs. N\u00ebse lufta \u00e7lirimtare reduktohet nga kjo Hag\u00eb n\u00eb episod kriminal, at\u00ebher\u00eb rrezikojm\u00eb t\u00eb krijojm\u00eb nj\u00eb narrativ\u00eb ku popujt q\u00eb mbrohen d\u00ebnohen, nd\u00ebrsa strukturat shtet\u00ebrore q\u00eb ushtruan dhun\u00eb shp\u00ebtojn\u00eb n\u00eb mjegull\u00ebn e relativizmit po nga kjo Hag\u00eb a si kjo.<\/p>\n<p>Kosova dhe shqiptar\u00ebt n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi duhet t\u00eb ruajn\u00eb maturin\u00eb dhe unitetin. Mbrojtja e luft\u00ebs \u00e7lirimtare nuk do t\u00eb thot\u00eb mohimi i drejt\u00ebsis\u00eb, por k\u00ebrkes\u00eb p\u00ebr drejt\u00ebsi t\u00eb plot\u00eb, jo selektive.<\/p>\n<p>\u00c7\u2019\u00ebsht\u00eb kjo, drejt\u00ebsi apo gjykim i nj\u00ebansh\u00ebm politik?<\/p>\n<p>E pabesueshme! K\u00ebrkesa e Prokurorit t\u00eb Dhomave t\u00eb Specializuara n\u00eb Hag\u00eb ka shkaktuar tronditje t\u00eb thell\u00eb n\u00eb opinionin publik shqiptar.<\/p>\n<p>Duket si rast unik n\u00eb drejt\u00ebsin\u00eb nd\u00ebrkomb\u00ebtare nj\u00eb gjykat\u00eb e krijuar posa\u00e7\u00ebrisht p\u00ebr t\u00eb gjykuar vet\u00ebm nj\u00eb pal\u00eb t\u00eb konfliktit, Ushtrin\u00eb \u00c7lirimtare t\u00eb Kosov\u00ebs. N\u00eb asnj\u00eb tribunal tjet\u00ebr nuk \u00ebsht\u00eb nd\u00ebrtuar nj\u00eb mekaniz\u00ebm i till\u00eb selektiv, ku agresori shtet\u00ebror, Serbia, me krimet e saj t\u00eb dokumentuara, mbetet jasht\u00eb k\u00ebtij gjykimi.<\/p>\n<p>Drejt\u00ebsia q\u00eb zgjedh vet\u00ebm nj\u00ebr\u00ebn pal\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb neutrale, por as drejt\u00ebsi, guxoj t\u00eb them se \u00ebsht\u00eb vazhdim i krimeve t\u00eb atyre q\u00eb nuk i kan\u00eb n\u00eb bank\u00ebn e t\u00eb akuzuarit.<\/p>\n<p>Pavar\u00ebsisht q\u00eb e dim\u00eb se n\u00eb praktik\u00ebn e gjykatave nd\u00ebrkomb\u00ebtare, k\u00ebrkesa p\u00ebr d\u00ebnime maksimale p\u00ebrdoret shpesh si instrument presioni politik dhe psikologjik, jo domosdoshm\u00ebrish si reflektim i pesh\u00ebs reale t\u00eb provave, por k\u00ebtu kemi di\u00e7ka m\u00eb shum\u00eb, nd\u00ebrtimin e nj\u00eb narrative ku lufta \u00e7lirimtare trajtohet sikur t\u00eb ishte projekt kriminal. Kjo zhvendosje e fajit nga struktura shtet\u00ebrore q\u00eb ushtroi dhun\u00eb tek ata q\u00eb i b\u00ebn\u00eb ball\u00eb asaj, \u00ebsht\u00eb e rrezikshme dhe me pasoja.<\/p>\n<p>U\u00c7K-ja, zonja Hag\u00eb, nuk ishte nj\u00eb ushtri q\u00eb lindi n\u00eb paqe. E p\u00ebrs\u00ebrisim, ajo lindi nga mohimi i t\u00eb drejtave t\u00eb njeriut dhe t\u00eb nj\u00eb populli, nga dhuna shtet\u00ebrore, u mbyll\u00ebn shkolla, u burgos\u00ebn prind\u00ebr, qytetar\u00eb, u masakrua dhe po d\u00ebbohej masivisht jeta shqiptare nga trualli i vet. T\u00eb gjykosh jasht\u00eb k\u00ebtij realiteti, do t\u00eb thot\u00eb t\u00eb kryesh jo vet\u00ebm padrejt\u00ebsi juridike, por edhe t\u00eb b\u00ebsh falsifikim moral t\u00eb historis\u00eb. Sipas meje, ka disa lexime t\u00eb mundshme kjo prapasken\u00eb n\u00eb teatrin absurd t\u00eb Hag\u00ebs:<\/p>\n<p>\u2013 Krijimin artificial t\u00eb p\u00ebrshtypjes se \u201ct\u00eb gjitha pal\u00ebt jan\u00eb nj\u00ebsoj fajtore\u201d.<\/p>\n<p>\u2013 Leht\u00ebsim diplomatik p\u00ebr Serbin\u00eb dhe jo vet\u00ebm duke relativizuar p\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb e saj shtet\u00ebrore.<\/p>\n<p>\u2013 Nj\u00eb drejt\u00ebsi formale, m\u00ebnjan\u00ebse, q\u00eb mbyll kapituj, pa i zgjidhur realisht. \u00c7far\u00eb duhet b\u00ebr\u00eb?<\/p>\n<p>\u2013 Transparenc\u00eb e plot\u00eb dhe debat publik i vazhduesh\u00ebm, jo heshtje.<\/p>\n<p>\u2013 Mb\u00ebshtetje institucionale dhe shoq\u00ebrore p\u00ebr t\u00eb akuzuarit, pa paragjykuar, por duke mbrojtur parimin e drejt\u00ebsis\u00eb s\u00eb barabart\u00eb.<\/p>\n<p>\u2013 Kund\u00ebr-narrativ\u00eb historike dhe morale, e artikuluar qart\u00eb n\u00eb aren\u00ebn nd\u00ebrkomb\u00ebtare.<\/p>\n<p>\u2013 Refuzim i barazimit moral mes agresorit dhe viktim\u00ebs.<\/p>\n<p>Drejt\u00ebsia nuk \u00ebsht\u00eb thjesht zbatim ligji, por edhe kujtes\u00eb, nd\u00ebrgjegje dhe p\u00ebrgjegj\u00ebsi historike. Kur k\u00ebto mungojn\u00eb, ligji kthehet n\u00eb antiprocedur\u00eb t\u00eb ftoht\u00eb, n\u00eb \u201cbanalizim t\u00eb s\u00eb keqes\u201d. Mos duhet n\u00eb Hag\u00eb duhet t\u00eb postojm\u00eb \u201cProcesin\u201d e Franc Kafk\u00ebs?<\/p>\n<p>Pyes prap\u00eb: P\u00ebr gjyqin e Hag\u00ebs, a ka tjet\u00ebr gjyq?<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Visar Zhiti Tani nga Haga erdhi nj\u00eb pretenc\u00eb nga m\u00eb t\u00eb r\u00ebndat, jo vet\u00ebm p\u00ebr drejt\u00ebsin\u00eb nd\u00ebrkomb\u00ebtare, por edhe p\u00ebr kujtes\u00ebn historike t\u00eb luft\u00ebs \u00e7lirimtare t\u00eb nj\u00eb populli n\u00eb Europ\u00eb, t\u00eb shqiptar\u00ebve n\u00eb Kosov\u00eb. Prokuroria k\u00ebrkoi 45 vjet burg p\u00ebr Hashim Tha\u00e7in, 45 vjet burg Kadri Veselin, 45 vjet burg p\u00ebr Rexhep Selimin dhe [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-69858","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/69858","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=69858"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/69858\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=69858"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=69858"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=69858"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}