{"id":6981,"date":"2025-02-24T11:03:43","date_gmt":"2025-02-24T11:03:43","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/02\/24\/si-te-kapesh-peshkun-me-te-madh\/"},"modified":"2025-02-24T11:03:43","modified_gmt":"2025-02-24T11:03:43","slug":"si-te-kapesh-peshkun-me-te-madh","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/02\/24\/si-te-kapesh-peshkun-me-te-madh\/","title":{"rendered":"Si t\u00eb kap\u00ebsh peshkun m\u00eb t\u00eb madh"},"content":{"rendered":"<p><strong>Nga Vincent W.J. Van Gerven Oei<\/strong><\/p>\n<p>Historia e SPAK-ut dhe BKH-s\u00eb (krahut ekzekutiv t\u00eb SPAK-ut) \u00ebsht\u00eb nj\u00ebherazi historia e p\u00ebrpjekjeve t\u00eb qeveris\u00eb shqiptare p\u00ebr t\u2019i v\u00ebn\u00eb ato n\u00ebn kontrollin e saj. Krijimi i k\u00ebtyre dy institucioneve t\u00eb reja nga reforma n\u00eb drejt\u00ebsi u vonua p\u00ebrtej \u00e7do afati t\u00eb imagjinuesh\u00ebm ligjor. Dhe nd\u00ebrsa vononte krijimin e tyre, qeveria Rama nd\u00ebrmori nj\u00eb s\u00ebr\u00eb nismash p\u00ebr t\u00eb krijuar nj\u00eb institucion t\u00eb ngjash\u00ebm me BKH-n\u00eb n\u00ebn emrin \u201cForca e Ligjit,\u201d i cili, n\u00eb vend q\u00eb t\u00eb drejtohej nga nj\u00eb gjyq\u00ebsor i pavarur, u vu n\u00ebn kontrollin e Ministris\u00eb s\u00eb Brendshme.<\/p>\n<p>Por sapo SPAK-u, BKH-ja dhe Gjykata e Posa\u00e7me kund\u00ebr Korrupsionit dhe Krimit t\u00eb Organizuar (GJKKO) u b\u00ebn\u00eb funksionale, u pa qart\u00eb se n\u00eb vend q\u00eb t\u00eb mb\u00ebshteste pun\u00ebn e drejt\u00ebsis\u00eb kund\u00ebr korrupsionit, Ministria e Brendshme kishte punuar gjat\u00eb gjith\u00eb koh\u00ebs kund\u00ebr saj. Nd\u00ebrkoh\u00eb, Kuvendi reagoi ndaj krijimit t\u00eb k\u00ebtyre institucioneve duke zgjeruar fush\u00ebn e imunitetit parlamentar dhe duke e b\u00ebr\u00eb m\u00eb t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb p\u00ebr SPAK-un t\u00eb hetoj\u00eb ose arrestoj\u00eb deputet\u00ebt.<\/p>\n<p>Q\u00eb n\u00eb fillimet e Reform\u00ebs n\u00eb Drejt\u00ebsi, krijimi i nj\u00eb institucioni t\u00eb pavarur hetimor t\u00eb lir\u00eb nga nd\u00ebrhyrjet politik, u propagandua si m\u00ebnyra p\u00ebr t\u00eb kapur, n\u00eb fjal\u00ebt e ish-ambasadorit amerikan Donald Lu, \u201cpeshqit e m\u00ebdhenj.\u201d Me t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb, s\u00eb fundmi SPAK-u ka nd\u00ebrmarr\u00eb nj\u00eb fushat\u00eb serioze \u2018peshkimi\u2019, duke kapur jo vet\u00ebm nj\u00eb grup ish-ministrash socialist\u00eb, por edhe ish-presidentin Ilir Meta dhe, pavar\u00ebsisht skepticizmit t\u00eb madh, numrin dy t\u00eb PS-s\u00eb, Kryetarin e Bashkis\u00eb s\u00eb Tiran\u00ebs Erion Veliaj.<\/p>\n<p>Suksesi i SPAK-ut, jo vet\u00ebm n\u00eb arrestimin e politikan\u00ebve t\u00eb korruptuar, por edhe n\u00eb d\u00ebnimet e dh\u00ebna nga GJKKO-ja, \u00ebsht\u00eb reflektuar n\u00eb p\u00ebrmir\u00ebsimin e Indeksit t\u00eb Perceptimit t\u00eb Korrupsionit n\u00eb Shqip\u00ebri, por mbi t\u00eb gjitha n\u00eb perceptimin e SPAK-ut si institucioni publik m\u00eb i besuar n\u00eb vend. Suksesi duket edhe nga ashp\u00ebrsia me t\u00eb cil\u00ebn kryeministri Edi Rama ka filluar t\u00eb sulmoj\u00eb SPAK-un. Gjat\u00eb viteve t\u00eb fundit, p\u00ebrfshi rastin e arrestimit t\u00eb Met\u00ebs, Rama e ka p\u00ebrshkruar SPAK-un si nj\u00eb \u201cmitraloz t\u00eb pavarur\u201d dhe ka mbajtur qendrimin \u201cnuk kam koment.\u201d Vet\u00eb Veliaj e p\u00ebrshkroi me elokuenc\u00eb k\u00ebt\u00eb qendrim n\u00eb prill 2024:<\/p>\n<p>\u201cPo e nis nga vija e kuqe e Partis\u00eb Socialiste dhe e kryeministrit Rama: \u00c7\u00ebshtjet q\u00eb hap drejt\u00ebsia e re, me k\u00ebdoqoft\u00eb dhe kudoqoft\u00eb, n\u00eb cilindo nivel t\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsive ekzekutive dhe administrative, nuk jan\u00eb p\u00ebr t\u2019u komentuar n\u00eb aspektin e tyre ligjor, por jan\u00eb thjesht p\u00ebr t\u2019ua besuar organeve t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb. Cilido individ q\u00eb \u00ebsht\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb k\u00ebto \u00e7\u00ebshtje, duhet t\u00eb p\u00ebrballet vet\u00eb me drejt\u00ebsin\u00eb, i zhveshur nga \u00e7do lloj mbrojtjeje tjet\u00ebr, p\u00ebrve\u00e7 mbrojtjes ligjore nga avokat\u00ebt e vet.\u201d<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, q\u00eb nga arrestimi i Veliajt, Rama e ka kaluar plot\u00ebsisht k\u00ebt\u00eb vij\u00eb t\u00eb kuqe. N\u00eb nj\u00eb deklarat\u00eb t\u00eb koh\u00ebve t\u00eb fundit p\u00ebr \u201cReporter\u201d, Rama tha:<\/p>\n<p>\u201cQ\u00ebndrimi pes\u00ebvje\u00e7ar i Partis\u00eb Socialiste dhe i kryeministrit p\u00ebr t\u00eb mos b\u00ebr\u00eb asnj\u00eb koment n\u00eb asnj\u00eb rast specifik ka ndryshuar me heqjen e djeshme nga puna t\u00eb kryetarit t\u00eb bashkis\u00eb s\u00eb kryeqytetit, p\u00ebr ta mbyllur pa gjyq n\u00eb nj\u00eb qeli dhe duke ky\u00e7ur n\u00eb sht\u00ebpi edhe bashk\u00ebshorten, n\u00ebn\u00eb e nj\u00eb djali gjasht\u00ebvje\u00e7ar\u2026.<\/p>\n<p>..[N]\u00eb thelb jemi p\u00ebrball\u00eb nj\u00eb rasti q\u00eb krijon dyshimin e arsyesh\u00ebm t\u00eb nj\u00eb hetimi jasht\u00eb shinave kushtetuese dhe nj\u00eb ndalimi n\u00eb shkelje t\u00eb standardeve demokratike\u201d<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb, Policia e Shtetit ka lejuar mb\u00ebshtet\u00ebsit e PS-s\u00eb dhe n\u00ebpun\u00ebsit bashkiak\u00eb t\u00eb ngacmojn\u00eb dhe sulmojn\u00eb prokuror\u00ebt dhe punonj\u00ebsit e GJKKO-s\u00eb, e cila deklaroi e alarmuar se \u201cprotestuesit kan\u00eb rrethuar t\u00eb gjith\u00eb gjyqtar\u00ebt dhe stafin administrativ, dhe siguria e jet\u00ebs dhe sh\u00ebndetit t\u00eb tyre \u00ebsht\u00eb qart\u00ebsisht e k\u00ebrc\u00ebnuar.\u201d<\/p>\n<p>Kjo ngre pyetjen pse Rama ka nisur papritur nj\u00eb sulm t\u00eb ashp\u00ebr ndaj SPAK-ut. Mund t\u00eb ket\u00eb dy drejtime t\u00eb mundhsme p\u00ebr t\u00eb k\u00ebrkuar p\u00ebrgjigjen e mundshme. I par\u00eb hamend\u00ebson se Rama mund t\u00eb jet\u00eb duke e mbrojtur Veliajn sepse, si nj\u00eb nga aleat\u00ebt e tij m\u00eb t\u00eb ngusht\u00eb politik\u00eb, Veliaj ka mjaft informacione q\u00eb mund ta fundosin Ram\u00ebn bashk\u00eb me t\u00eb. N\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb, Veliaj ka b\u00ebr\u00eb n\u00eb t\u00eb shkuar\u00ebn komente q\u00eb n\u00ebnkuptojn\u00eb se fati i Kryeministrit \u00ebsht\u00eb i lidhur me fatin e tij. Ky ishte rasti i deklarat\u00ebs s\u00eb tij publike n\u00eb prill 2024 (cituar m\u00eb sip\u00ebr), pasi ishte zbuluar se disa drejtues t\u00eb lart\u00eb t\u00eb Bashkis\u00eb Tiran\u00eb ishin p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb nj\u00eb afer\u00eb masive korruptive. N\u00eb deklarat\u00eb, Veliaj e krahasoi pafaj\u00ebsin\u00eb e pretenduar t\u00eb tij me at\u00eb t\u00eb Kryeministrit, duke aluduar p\u00ebr ngjashm\u00ebri t\u00eb situateve t\u00eb v\u00ebshtira ku gjendej secili:<\/p>\n<p>\u201cTani ka nj\u00eb pyetje, sa brutale aq edhe banale, q\u00eb ngrihet r\u00ebndom nga inkuizitor\u00ebt mesjetar\u00eb, sigurimsat modern\u00eb dhe prokuror\u00ebt mediatik\u00eb n\u00ebp\u00ebr banaqe televizionesh, kurdo q\u00eb SPAKU vepron ndaj nj\u00eb zyrtari t\u00eb caktuar: Si ka mund\u00ebsi t\u00eb mos i dinte k\u00ebto Edi Rama dhe si mund t\u00eb ndodhi q\u00eb, deri edhe z\u00ebvend\u00ebsi i tij, nj\u00eb person q\u00eb sot \u00ebsht\u00eb n\u00eb k\u00ebrkim nga drejt\u00ebsia, t\u2019i b\u00ebj\u00eb k\u00ebto pisll\u00ebqet e m\u00ebdha p\u00ebr t\u00eb cilat akuzohet, pa bekimin e kryeministrit?<\/p>\n<p>M\u00eb falni! Po pse, n\u00eb cil\u00ebn pjes\u00eb t\u00eb funksionit t\u00eb tij t\u00eb p\u00ebrcaktuar me Kushtetut\u00eb dhe dispozita ligjore, kryeministri duhet t\u00eb p\u00ebrgjoj\u00eb z\u00ebvend\u00ebsin e tij apo cilindo zyrtar tjet\u00ebr, me t\u00eb cilin e lidh puna, kur k\u00ebta t\u00eb fundit e ushtrojn\u00eb influenc\u00ebn e postit dhe i p\u00ebrdorin lidhjet e tyre me X-in ose Y-in, p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrfituar n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb paligjshme?!\u201d<\/p>\n<p>N\u00eb \u00e7astin kur u b\u00eb, kjo deklarat\u00eb u interpretua gjer\u00ebsisht n\u00eb media si nj\u00eb sulm i maskuar ndaj Ram\u00ebs. Dhe, n\u00ebse do t\u00eb ishte i zgjuar, Veliaj mund t\u00eb ket\u00eb ruajtur v\u00ebrtet mjaftuesh\u00ebm dokumenta p\u00ebr ta implikuar Ram\u00ebn, duke pasur parasysh bashk\u00ebpunimin e tyre t\u00eb gjat\u00eb politik. Por un\u00eb do t\u00eb doja t\u00eb eksploroja nj\u00eb linj\u00eb t\u00eb dyt\u00eb mendimi, konkretisht q\u00eb q\u00ebndrimi agresiv i papritur i Ram\u00ebs ndaj SPAK-ut nuk \u00ebsht\u00eb i motivuar nga kush u kap, por si u kap. Sepse dosja Veliaj-Xoxa, si\u00e7 e pranoi edhe Kryeministri n\u00eb nj\u00eb bised\u00eb t\u00eb drejtp\u00ebrdrejt\u00eb n\u00eb Instagram, \u00ebsht\u00eb \u201ce \u00e7uditshme.\u201d<\/p>\n<p>Ajo \u00ebsht\u00eb e \u00e7uditshme n\u00eb kuptimin q\u00eb, si\u00e7 kam sugjeruar m\u00eb par\u00eb, \u00e7\u00ebshtja duket se \u00ebsht\u00eb nd\u00ebrtuar, t\u00eb pakt\u00ebn n\u00eb faz\u00ebn e saj fillestare, mbi nj\u00eb analiz\u00eb shkencoro-penale t\u00eb llogarive financiare. N\u00eb vend q\u00eb t\u00eb nisej nga nj\u00eb akt i mir\u00ebp\u00ebrcaktuar kriminal, hetimi i Veliajt e mori shtys\u00ebn nga nj\u00eb seri koincidencash: sht\u00ebpi t\u00eb blera menj\u00ebher\u00eb para se t\u00eb fitohej nj\u00eb tender; pagesa t\u00eb kryera menj\u00ebher\u00eb pas marrjes s\u00eb nj\u00eb lejeje nd\u00ebrtimi; deklarata pasurie q\u00eb nuk p\u00ebrputheshin. Ky hetim shkencoro-penale m\u00eb pas gjeti prova t\u00eb mjaftueshme p\u00ebr t\u00eb justifikuar kontrollet e pronave dhe sekuestrimin e telefonave dhe dokumenteve private, t\u00eb cilat siguruan provat shkresore dhe rrethanore q\u00eb \u00e7uan n\u00eb marrjen n\u00eb pyetje dhe l\u00ebshimin e urdh\u00ebr-arresteve. Me fjal\u00eb t\u00eb tjera, SPAK-u ka treguar aft\u00ebsin\u00eb p\u00ebr t\u00eb nd\u00ebrtuar nj\u00eb hetim t\u00eb plot\u00eb p\u00ebr korrupsion dhe pastrim parash, duke filluar vet\u00ebm nga nj\u00eb fije e vetme: nj\u00eb vil\u00eb plazhi n\u00eb Qerret.<\/p>\n<p>Hipoteza ime \u00ebsht\u00eb se kjo metodologji \u201ce pazakont\u00eb\u201d mund t\u00eb ket\u00eb b\u00ebr\u00eb q\u00eb Ram\u00ebn ta l\u00ebshojn\u00eb nervat, pasi pik\u00ebrisht kjo lloj pune e detajuar hetimore ka potencialin ta z\u00ebr\u00eb edhe at\u00eb n\u00eb grack\u00eb. Rama ka dal\u00eb hapur kund\u00ebr SPAK-ut sepse tani ka filluar ta shoh\u00eb at\u00eb si nj\u00eb k\u00ebrc\u00ebnim real ndaj mbijetes\u00ebs s\u00eb tij politike. Ai \u00ebsht\u00eb i shqet\u00ebsuar sepse, p\u00ebr ta th\u00ebn\u00eb me fjal\u00ebt e Ambasadorit Lu, ai \u00ebsht\u00eb \u201cpeshku m\u00eb i madh\u201d.<\/p>\n<p>Bazuar n\u00eb metodologjin\u00eb e ndjekur n\u00eb dosjen Veliaj\u2013Xoxa, le t\u00eb p\u00ebrpiqemi t\u00eb skicojm\u00eb konturet spekulative t\u00eb nj\u00eb hetimi mbi burimet e pasuris\u00eb s\u00eb Kryeministrit Rama \u2013 sepse ai \u00ebsht\u00eb v\u00ebrtet i pasur.<\/p>\n<p>SPAK mund t\u00eb filloj\u00eb hetimin nga pasurit\u00eb e paluajtshme, n\u00eb ve\u00e7anti nga kompleksi e Ram\u00ebs n\u00eb Surrel, i projektuar nga kompania belge 51N4E, e cila fitoi gjithashtu konkursin p\u00ebr Kull\u00ebn TID dhe, s\u00eb bashku me Anri Sal\u00ebn, konkursin p\u00ebr rinovimin e Sheshit Sk\u00ebnderbej. Ashtu si n\u00eb dosjen Veliaj\u2013Xoxa, mund t\u00eb fillohet duke par\u00eb si u pagua (ose nuk u pagua) 51N4E p\u00ebr projektin e vil\u00ebs; si i ka fituar kjo kompani konkurset e projektimit; cil\u00ebt kan\u00eb qen\u00eb kontraktor\u00ebt e p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb t\u00eb gjitha k\u00ebto projekte t\u00eb ndryshme. Mund t\u00eb shihen, gjithashtu, cilat jan\u00eb procedurat e blerjes s\u00eb tok\u00ebs ku \u00ebsht\u00eb nd\u00ebrtuar vila n\u00eb Surrel dhe cilat jan\u00eb procedurat dhe pagesat p\u00ebr \u00e7do aktivitet (ri)nd\u00ebrtimi t\u00eb saj.<\/p>\n<p>Pastaj vjen \u00e7\u00ebshtja e udh\u00ebtimeve. N\u00eb fillimet e hetimit t\u00eb Veliajt, SPAK-u zbuloi se ai kishte udh\u00ebtuar disa her\u00eb jasht\u00eb vendit me avion\u00eb \u00e7arter, i shoq\u00ebruar nga nd\u00ebrtuesi i sht\u00ebpis\u00eb s\u00eb tij. Gjithashtu, u zbuluan t\u00eb dh\u00ebna udh\u00ebtimesh zyrtare q\u00eb nuk ishin paguar me parat\u00eb publike p\u00ebrmes procedurave t\u00eb rregullta t\u00eb prokurimit. N\u00eb rastin e Ram\u00ebs, ish-z\u00ebvend\u00ebskryeministri Arben Ahmetaj ka b\u00ebr\u00eb akuza shum\u00eb m\u00eb t\u00eb r\u00ebnda, duke pretenduar se midis viteve 2016 dhe 2020, Rama ka b\u00ebr\u00eb disa fluturime \u00e7arter jasht\u00eb vendit t\u00eb paguara nga biznesmen\u00eb, p\u00ebrfshir\u00eb udh\u00ebtime n\u00eb nj\u00eb \u201chotel detoksikifikimi\u201d, Palace Merano, n\u00eb Bolzano t\u00eb Italis\u00eb. Dhe Ahmetaj sigurisht nuk \u00ebsht\u00eb i pari q\u00eb denoncon udh\u00ebtimet e shumta t\u00eb Kryeministrit me avion\u00eb \u00e7arter. Kryq\u00ebzimi i k\u00ebtyre udh\u00ebtimeve me deklarimet vjetore t\u00eb pasuris\u00eb t\u00eb kryeminsitrit dhe me koncesionet e dh\u00ebna nga qeveria e tij do t\u00eb nxirrte me shum\u00eb gjasa n\u00eb pah nj\u00eb s\u00ebr\u00eb \u201crast\u00ebsish\u201d.<\/p>\n<p>Regjistrat publik\u00eb nga vende t\u00eb tjera mund t\u00eb jen\u00eb gjithashtu t\u00eb dobish\u00ebm, si p\u00ebr shembull dokumentet publike t\u00eb SHBA-s\u00eb q\u00eb tregojn\u00eb 6,000 dollar\u00eb t\u00eb shpenzuar n\u00eb hotelin e Trump n\u00eb Uashington DC p\u00ebr t\u2019u takuar me nj\u00eb agjent t\u00eb korruptuar t\u00eb FBI-s\u00eb (shih m\u00eb posht\u00eb). Si udh\u00ebtoi Rama atje? Kush pagoi p\u00ebr udh\u00ebtimin? \u00c7far\u00eb mund t\u00eb ket\u00eb marr\u00eb pagatori n\u00eb k\u00ebmbim?<\/p>\n<p>Nj\u00eb tjet\u00ebr k\u00ebnd p\u00ebr t\u00eb nisur hetimin mund t\u00eb jen\u00eb \u201czakonet\u201d n\u00eb veshja t\u00eb Ram\u00ebs, q\u00eb n\u00ebse nuk jan\u00eb zakone luksoze nuk ka se \u00e7far\u00eb t\u00eb jen\u00eb tjet\u00ebr! N\u00eb media \u00ebsht\u00eb folur shum\u00eb p\u00ebr shpenzimet e Ajola Xox\u00ebs p\u00ebr mod\u00ebn, por SPAK-u mund t\u00eb jap\u00eb p\u00ebrgjigje se si nj\u00eb politikan, qoft\u00eb edhe nj\u00eb kryeminist\u00ebr, mund t\u00eb vishet vazhdimisht me produkte t\u00eb Yohji Yamamotos dhe t\u2019i mbeten para p\u00ebr t\u00eb paguar ushqimet. N\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn m\u00ebnyr\u00eb si\u00e7 SPAK-u mund t\u00eb kishte num\u00ebruar bluzat e mark\u00ebs Comme de Gar\u00e7ons Play n\u00eb garderob\u00ebn e Veliajt thjesht duke analizuar fotot e tij n\u00eb Facebook, ashtu edhe llogaritja e kostos s\u00eb koleksionit t\u00eb veshjeve t\u00eb Ram\u00ebs mund t\u00eb b\u00ebhet nga daljet mediatike t\u00eb tij dhe me shum\u00eb gjasa llogarit\u00eb do t\u00eb zbulojn\u00eb nj\u00eb s\u00ebr\u00eb mosp\u00ebrputhjesh interesante midis t\u00eb ardhurave dhe shpenzimeve t\u00eb Kryeministrit.<\/p>\n<p>Nj\u00eb nga vendim-marrjet q\u00eb Veliaj si kryetar bashkie kishte kthyer n\u00eb burim parash ishin lejet e nd\u00ebrtimit. Ryshfetet \u00eb kanalizuara p\u00ebrmes organizatave jofitimprur\u00ebse artistike dhe kompanive t\u00eb Xox\u00ebs u b\u00ebn\u00eb pika qendrore e hetimit t\u00eb SPAK-ut. Si kreu i K\u00ebshillit Komb\u00ebtar t\u00eb Territorit (KKT), Rama vendos p\u00ebr leje t\u00eb nj\u00eb shkall\u00eb shum\u00eb m\u00eb t\u00eb madhe: p\u00ebr kullat e larta dhe investimet strategjike. N\u00ebse kujtojm\u00eb nofk\u00ebn q\u00eb Rama \u2018fitoi\u201d si Kryetar i Bashkis\u00eb s\u00eb Tiran\u00ebs, \u201cZoti 10%\u201d dhe shohim p\u00ebrmasat e korrupsionit bashkiak n\u00ebn Veliajn, mund t\u00eb imagjinojm\u00eb p\u00ebrmasat q\u00eb mund t\u00eb ket\u00eb marr\u00eb grabitja e mundshme n\u00eb nivel komb\u00ebtar.<\/p>\n<p>Dhe duke par\u00eb volumin e madh t\u00eb parave t\u00eb pista q\u00eb rrjedhin p\u00ebrmes drejtoris\u00eb s\u00eb lejeve n\u00eb Bashkin\u00eb e Tiran\u00ebs, v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb besohet se ka ndonj\u00eb prokuror n\u00eb SPAK q\u00eb do t\u2019i konsideronte pa vler\u00eb p\u00ebr t\u2019u hetuar projektet masive t\u00eb nd\u00ebrtimit p\u00ebrgjat\u00eb bregdetit shqiptar.<\/p>\n<p>S\u00eb fundmi, nj\u00eb pist\u00eb tjet\u00ebr \u00ebsht\u00eb p\u00ebrfshirja e emrit t\u00eb Ram\u00ebs n\u00eb hetime ndaj krimit t\u00eb organizuar, t\u00eb cilat gjithashtu jan\u00eb n\u00eb juridiksionin e SPAK-ut. Emri i Ram\u00ebs \u00ebsht\u00eb shfaqur n\u00eb disa hetime q\u00eb bazohen n\u00eb mesazhet e \u00e7koduara nga platforma Sky ECC, nj\u00eb rrjet sekret komunikimi i p\u00ebrdorur gjer\u00ebsisht n\u00eb rrethet kriminale n\u00eb bot\u00eb deri kur ai u dep\u00ebrtua nga policit\u00eb europiane n\u00eb vitin 2021. K\u00ebshtu, p\u00ebr shembull, emri i Kryeministrit shfaqet n\u00eb raste t\u00eb nd\u00ebrhyrjes n\u00eb zgjedhje t\u00eb organizatave t\u00eb trafikut t\u00eb drog\u00ebs dhe n\u00eb nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje t\u00eb hetuar n\u00eb Belgjik\u00eb p\u00ebr pastrimin e parave nga trafiku i kokain\u00ebs p\u00ebrmes nd\u00ebrtimeve n\u00eb Shqip\u00ebri.<\/p>\n<p>Lidhur me sa m\u00eb sip\u00ebr, nj\u00eb tjet\u00ebr pik\u00ebnisje hetimesh do t\u00eb ishte shqyrtimi i k\u00ebshilltar\u00ebve t\u00eb jasht\u00ebm t\u00eb Ram\u00ebs dhe lidhjeve q\u00eb ata leht\u00ebsojn\u00eb. P\u00ebr shembull, rasti i k\u00ebshilltarit t\u00eb jasht\u00ebm p\u00ebr sigurin\u00eb, gjeneralit rumun Florian Coldea, i cili \u00ebsht\u00eb i p\u00ebrfshir\u00eb aktualisht n\u00eb nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje t\u00eb madhe korrupsioni n\u00eb vendin e tij. Po ish-k\u00ebshilltari i jasht\u00ebm dhe ish-z\u00ebvend\u00ebsministri i Energjis\u00eb, Dorian Du\u00e7ka, i cili nd\u00ebrmjet\u00ebsoi me \u00c7arls Mekgonigalin, ish-shefin e kund\u00ebrzbulimit t\u00eb FBI-s\u00eb i cili pasi mori 225 000 dollar\u00eb rryshfet takoi disa her\u00eb Ram\u00ebn dhe nxiti hetime t\u00eb paligjshme kund\u00ebr opozit\u00ebs shqiptare? Du\u00e7ka u mor n\u00eb pyetje nga SPAK n\u00eb tetor 2023. N\u00eb m\u00ebnyr\u00eb dometh\u00ebn\u00ebse, kur shp\u00ebrtheu skandali rreth Coldea n\u00eb mediat rumune n\u00eb qershor 2024, dol\u00ebn n\u00eb drit\u00eb edhe foto ku Coldea dhe Du\u00e7ka shfaqeshin s\u00eb bashku. P\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr, sipas nj\u00eb hetimi meksikan t\u00eb vitit 2022, Du\u00e7ka gjithashtu ka nd\u00ebrmjet\u00ebsuar mes kartelit t\u00eb drog\u00ebs Sinaloa n\u00eb Meksik\u00eb dhe Kryeministrit shqiptar.<\/p>\n<p>Duke par\u00eb t\u00eb gjitha k\u00ebto pista t\u00eb p\u00ebrshkruara m\u00eb sip\u00ebr mund t\u00eb thuhet vet\u00ebm: \u201c\u00e7far\u00eb boll\u00ebku provash!\u201d<\/p>\n<p>K\u00ebto marr\u00ebdh\u00ebnie komplekse kriminale shpesh jan\u00eb t\u00eb v\u00ebshtira p\u00ebr t\u2019u zbardhur dhe k\u00ebrkojn\u00eb nj\u00eb ekip prokuror\u00ebsh dhe hetuesish profesionist\u00eb dhe t\u00eb mir\u00ebpajisur. Por me dosjen Veliaj\u2013Xoxa, SPAK-u ka d\u00ebshmuar se \u00ebsht\u00eb n\u00eb gjendje t\u2019i zb\u00ebrthej\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnie t\u00eb tilla. Mjafton t\u00eb t\u00ebrheq\u00ebsh nj\u00eb fije p\u00ebr t\u00eb \u00e7thurur t\u00eb gjith\u00eb l\u00ebmshin\u2014nj\u00eb mesazh i vet\u00ebm n\u00eb rrjete t\u00eb pakoduara, nj\u00eb telefonat\u00eb e vetme e kapur n\u00eb p\u00ebrgjime t\u00eb tjera, nj\u00eb pages\u00eb e vetme q\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb me para n\u00eb dor\u00eb.<\/p>\n<p>Ka nj\u00eb rrezik real q\u00eb Rama do t\u00eb p\u00ebrpiqet hapur ta sabotoj\u00eb pun\u00ebn e SPAK-ut. Ai ka n\u00eb dor\u00eb shum\u00eb mjete p\u00ebr ta b\u00ebr\u00eb k\u00ebt\u00eb: shumic\u00ebn parlamentare q\u00eb i jep mund\u00ebsin\u00eb t\u00eb rishkruaj\u00eb ligjet apo shkurtoj\u00eb buxhetet e drejt\u00ebsis\u00eb, duke zvog\u00ebluar fush\u00ebveprimin dhe dhe aft\u00ebsit\u00eb e SPAK-ut dhe institucioneve t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb. Ai gjithashtu ka kontroll thuajse t\u00eb plot\u00eb mbi mediat komb\u00ebtare, q\u00eb i jep mund\u00ebsit\u00eb t\u00eb sulmoj\u00eb pun\u00ebn e institucioneve t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb p\u00ebrmes nj\u00eb s\u00ebr\u00eb kanalesh.<\/p>\n<p>N\u00eb fakt, Rama e pranoi interesin p\u00ebr t\u00eb\u2019u marr\u00eb me SPAK-un n\u00eb nj\u00eb transmetim n\u00eb Instagram:<\/p>\n<p>\u201c[P\u00ebr] Reform\u00ebn n\u00eb Drejt\u00ebsi marr autor\u00ebsin\u00eb s\u00eb bashku me PS, besoj se jeni shum\u00eb m\u00eb t\u00eb qart\u00eb se \u00e7\u2019ishit, tani q\u00eb edhe Amerika \u00ebsht\u00eb t\u00ebrhequr nga kjo pun\u00eb.<\/p>\n<p>\u2026SPAK \u00ebsht\u00eb k\u00ebtu dhe ka vet\u00ebm 1 garanci. Po u them. E vetmja garanci p\u00ebr mbijetes\u00ebn dhe shkuarjen p\u00ebrpara t\u00eb SPAK n\u00eb kushtet e k\u00ebsaj lufte t\u00eb gjithanshme q\u00eb i b\u00ebhet nga k\u00ebneta politike me n\u00eb krye bufin plak \u00ebsht\u00eb PS dhe un\u00eb n\u00eb krye t\u00eb saj.\u201d<\/p>\n<p>Un\u00eb i k\u00ebrkova Delegacionit t\u00eb BE-s\u00eb n\u00eb Tiran\u00eb nj\u00eb reagim n\u00eb idhje me k\u00ebrc\u00ebnimet e Ram\u00ebs ndaj SPAK-ut dhe ata m\u00eb dhan\u00eb deklarat\u00ebn e m\u00ebposhtme:<\/p>\n<p>\u201cRoli i ve\u00e7ant\u00eb i SPAK-ut dhe pavar\u00ebsia e tij n\u00eb hetimin, ndjekjen penale dhe gjykimin e rasteve t\u00eb korrupsionit t\u00eb nivelit t\u00eb lart\u00eb, i lir\u00eb nga p\u00ebrpjekjet p\u00ebr nd\u00ebrhyrje politike apo presion t\u00eb padrejt\u00eb, ka r\u00ebnd\u00ebsi ky\u00e7e p\u00ebr konsolidimin e shtetit t\u00eb s\u00eb drejt\u00ebs n\u00eb Shqip\u00ebri.\u201d<\/p>\n<p>K\u00ebto, sigurisht, jan\u00eb fjal\u00eb t\u00eb bukura dhe \u201ct\u00eb forta\u201d. Por n\u00eb k\u00ebto koh\u00eb, kur Shtetet e Bashkuara po t\u00ebrhiqen nga shum\u00eb prej programeve t\u00eb tyre t\u00eb ndihm\u00ebs, do t\u2019i mbetet vet\u00ebm BE-s\u00eb t\u00eb mb\u00ebshtes\u00eb nj\u00eb nga t\u00eb paktat suksese t\u00eb v\u00ebrteta t\u00eb Reform\u00ebs n\u00eb Drejt\u00ebsi: prokurorin\u00eb dhe gjykatat e posa\u00e7me.<\/p>\n<p>N\u00ebse Komisioni Evropian dhe p\u00ebrfaq\u00ebsuesit e tij n\u00eb Tiran\u00eb nuk nd\u00ebrhyjn\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb aktive p\u00ebr t\u00eb mbrojtur investimin e tyre p\u00ebr t\u00eb ardhmen e Shqip\u00ebris\u00eb dhe p\u00ebr sundimin e ligjit\u2014p\u00ebr shembull, duke k\u00ebrc\u00ebnuar me ndalimin e negociatave t\u00eb an\u00ebtar\u00ebsimit n\u00eb \u00e7astin q\u00eb preket SPAK-u\u2014ekziston nj\u00eb rrezik real q\u00eb Veliaj t\u00eb mbetet \u201cpeshku\u201d m\u00eb i madh q\u00eb ata do t\u00eb kapin ndonj\u00ebher\u00eb.<\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/si-te-kapesh-peshkun-me-te-madh\/\">Si t\u00eb kap\u00ebsh peshkun m\u00eb t\u00eb madh<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/\">GIJOTINA<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Vincent W.J. Van Gerven Oei Historia e SPAK-ut dhe BKH-s\u00eb (krahut ekzekutiv t\u00eb SPAK-ut) \u00ebsht\u00eb nj\u00ebherazi historia e p\u00ebrpjekjeve t\u00eb qeveris\u00eb shqiptare p\u00ebr t\u2019i v\u00ebn\u00eb ato n\u00ebn kontrollin e saj. Krijimi i k\u00ebtyre dy institucioneve t\u00eb reja nga reforma n\u00eb drejt\u00ebsi u vonua p\u00ebrtej \u00e7do afati t\u00eb imagjinuesh\u00ebm ligjor. Dhe nd\u00ebrsa vononte krijimin e [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-6981","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/6981","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=6981"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/6981\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=6981"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=6981"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=6981"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}