{"id":69803,"date":"2026-02-11T10:48:37","date_gmt":"2026-02-11T10:48:37","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/02\/11\/imuniteti-funksional-imuniteti-fizik-dhe-zhurma-mediatike\/"},"modified":"2026-02-11T10:48:37","modified_gmt":"2026-02-11T10:48:37","slug":"imuniteti-funksional-imuniteti-fizik-dhe-zhurma-mediatike","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/02\/11\/imuniteti-funksional-imuniteti-fizik-dhe-zhurma-mediatike\/","title":{"rendered":"Imuniteti funksional, imuniteti fizik dhe zhurma mediatike"},"content":{"rendered":"<p>Nga Plarent Ndreca\/<\/p>\n<p>Parmbr\u00ebm\u00eb, n\u00eb nj\u00eb debat televiziv n\u00eb Top Story, u p\u00ebrballa me nj\u00eb habi dometh\u00ebn\u00ebse nga disa bashk\u00ebpanelist\u00eb, jurist\u00eb dhe gazetar\u00eb, p\u00ebr p\u00ebrdorimin e termit \u201cimunitet funksional\u201d, sikur t\u00eb ishte nj\u00eb shpikje retorike apo nj\u00eb ekzagjerim terminologjik nga ana ime. N\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb, b\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr nj\u00ebr\u00ebn nga dy format e imunitetit t\u00eb parashikuara shprehimisht nga Kushtetuta, konkretisht nga neni 73\/1.<\/p>\n<p>Ky nen p\u00ebrcakton se deputeti nuk mban p\u00ebrgjegj\u00ebsi ligjore p\u00ebr fjal\u00ebn dhe vot\u00ebn e tij n\u00eb Kuvend. Por e drejta e vot\u00ebs nuk \u00ebsht\u00eb nj\u00eb akt mekanik i \u00e7astit final; ajo p\u00ebrfshin t\u00ebr\u00eb procesin e formimit t\u00eb vullnetit parlamentar: mendimin, debatin, ballafaqimin, aktet parlamentare dhe, n\u00eb fund, ushtrimin e vot\u00ebs sipas bindjes individuale. Pik\u00ebrisht ky kompleks veprimtarish p\u00ebrb\u00ebn funksionin parlamentar dhe \u00ebsht\u00eb ky funksion q\u00eb Kushtetuta synon t\u00eb mbroj\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb doktrin\u00ebn kushtetuese, ky imunitet njihet si \u201cnon-liability\u201d (mosp\u00ebrgjegj\u00ebsi) dhe quhet imunitet funksional, sepse lidhet me funksionin dhe jo me personin. Ai \u00ebsht\u00eb absolut, i pacenuesh\u00ebm dhe i paheqsh\u00ebm, madje edhe nga vet\u00eb Kuvendi, sepse nuk \u00ebsht\u00eb nj\u00eb privilegj individual, por instrument kushtetues p\u00ebr garantimin e pavar\u00ebsis\u00eb s\u00eb pushtetit legjislativ.<\/p>\n<p>Ndryshe \u00ebsht\u00eb imuniteti fizik (paprekshm\u00ebria \u2013 inviolability), i cili mbron deputetin nga kontrollet, ndalimi dhe arrestimi. Ky imunitet \u00ebsht\u00eb i heqsh\u00ebm, me k\u00ebrkes\u00eb t\u00eb prokuroris\u00eb dhe autorizim t\u00eb Kuvendit. Pra, Kushtetuta parashikon dy imunitete t\u00eb qarta dhe vet\u00ebm dy, pavar\u00ebsisht habive apo konfuzionit t\u00eb t\u00eb painformuarve n\u00eb debatin publik.<\/p>\n<p>Thelbi kushtetues \u00ebsht\u00eb ky:<br \/>\nindividi-deputet mund t\u00eb ndiqet penalisht dhe madje edhe t\u00eb arrestohet, por funksioni i tij kushtetues nuk mund t\u00eb pezullohet nga asnj\u00eb nd\u00ebrhyrje apo ngacmim juridik, p\u00ebrve\u00e7 rasteve t\u00eb mbarimit t\u00eb mandatit t\u00eb parashikuara shprehimisht n\u00eb Kushtetut\u00eb. \u00c7do nd\u00ebrhyrje tjet\u00ebr p\u00ebrb\u00ebn nd\u00ebrhyrje n\u00eb funksionimin e Kuvendit dhe shkelje t\u00eb parimit themelor t\u00eb ndarjes s\u00eb pushteteve.<\/p>\n<p>Rastet jan\u00eb konkrete. Sali Berisha, ndon\u00ebse n\u00ebn mas\u00ebn e arrestit n\u00eb sht\u00ebpi, nuk humbi dhe nuk mund t\u00eb humbte mandatin parlamentar. P\u00ebrkundrazi, Kuvendi kishte nj\u00eb detyrim pozitiv q\u00eb t\u00eb mos e pengonte praktikisht n\u00eb ushtrimin e s\u00eb drejt\u00ebs s\u00eb vot\u00ebs, e drejt\u00eb e garantuar drejtp\u00ebrdrejt nga neni 73\/1 i Kushtetut\u00ebs.<\/p>\n<p>E nj\u00ebjta logjik\u00eb kushtetuese vlen edhe p\u00ebr funksione t\u00eb tjera. Kryetari i Bashkis\u00eb s\u00eb Tiran\u00ebs, ndon\u00ebse n\u00eb arrest n\u00eb burg, nuk humbet funksionin, sepse funksioni nuk pezullohet nga masa penale. Pik\u00ebrisht k\u00ebt\u00eb ka riafirmuar edhe Gjykata Kushtetuese, duke sanksionuar paprekshm\u00ebrin\u00eb e funksionit kushtetues ndaj masave penale, p\u00ebrfshir\u00eb edhe arrestin n\u00eb burg. P\u00ebrkundrazi, masat penale duhet t\u00eb zbatohen me kujdes t\u00eb shtuar dhe t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb t\u00eb mos kthehen n\u00eb instrument t\u00eb c\u00ebnimit t\u00eb ushtrimit t\u00eb pavarur t\u00eb nj\u00eb pushteti tjet\u00ebr kushtetues.<\/p>\n<p>P\u00ebr rrjedhoj\u00eb, \u00ebsht\u00eb neni 73\/1 i Kushtetut\u00ebs dhe jo neni 242\/2 i Kodit t\u00eb Procedur\u00ebs Penale, ai q\u00eb p\u00ebrcakton papezullueshm\u00ebrin\u00eb e funksionit parlamentar. Neni 242\/2 thjesht reflekton parashikimin kushtetues; p\u00ebrndryshe do t\u00eb ishte i papajtuesh\u00ebm me Kushtetut\u00ebn, pra antikushtetues. N\u00eb k\u00ebt\u00eb kuptim, arsyetimi i Gjykat\u00ebs Kushtetuese, si n\u00eb paragrafin ku vendimi ishte unanim (8-0), ashtu edhe n\u00eb dy q\u00ebndrimet e ndara (4-4), \u00ebsht\u00eb thelb\u00ebsisht i gabuar, sepse neni 242\/2 interpretohet vet\u00ebm n\u00eb pajtim me nenin 73\/1 t\u00eb Kushtetut\u00ebs. Nuk ekziston asnj\u00eb boshll\u00ebk kushtetues dhe pik\u00ebrisht p\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye, Kuvendi nuk mund t\u00eb autorizoj\u00eb pezullimin e nj\u00eb funksioni kushtetues. Funksionet kushtetuese jan\u00eb t\u00eb papezullueshme dhe mbarojn\u00eb vet\u00ebm sipas parashikimeve strikte t\u00eb Kushtetut\u00ebs.<\/p>\n<p>P\u00ebr shkak t\u00eb nj\u00ebsimit kushtetues t\u00eb statusit t\u00eb deputetit me at\u00eb t\u00eb an\u00ebtarit t\u00eb K\u00ebshillit t\u00eb Ministrave, edhe ministrat g\u00ebzojn\u00eb t\u00eb nj\u00ebjtin imunitet funksional. Individi-minist\u00ebr mund t\u00eb jet\u00eb subjekt i masave penale, por funksioni i ministrit nuk mund t\u00eb pezullohet nga asnj\u00eb ent tjet\u00ebr ligjor, p\u00ebrve\u00e7 dor\u00ebheqjes ose shkarkimit nga Kryeministri.<\/p>\n<p>Me terma t\u00eb thjesht\u00eb: Belinda Balluku mund t\u00eb jet\u00eb teorikisht edhe n\u00eb arrest sht\u00ebpie ose n\u00eb arrest n\u00eb burg (me autorizim t\u00eb Kuvendit), por nuk mund t\u00eb pezullohet nga detyra e ministres pa vullnetin e saj ose t\u00eb Kryeministrit. \u00c7do nd\u00ebrhyrje tjet\u00ebr do t\u00eb ishte antikushtetuese, sepse cenon imunitetin funksional si mekaniz\u00ebm mbrojt\u00ebs t\u00eb ndarjes dhe balancimit t\u00eb pushteteve dhe si penges\u00eb ndaj p\u00ebrdorimit abuziv t\u00eb kompetencave represive t\u00eb pushtetit gjyq\u00ebsor.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Plarent Ndreca\/ Parmbr\u00ebm\u00eb, n\u00eb nj\u00eb debat televiziv n\u00eb Top Story, u p\u00ebrballa me nj\u00eb habi dometh\u00ebn\u00ebse nga disa bashk\u00ebpanelist\u00eb, jurist\u00eb dhe gazetar\u00eb, p\u00ebr p\u00ebrdorimin e termit \u201cimunitet funksional\u201d, sikur t\u00eb ishte nj\u00eb shpikje retorike apo nj\u00eb ekzagjerim terminologjik nga ana ime. N\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb, b\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr nj\u00ebr\u00ebn nga dy format e imunitetit t\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-69803","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/69803","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=69803"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/69803\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=69803"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=69803"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=69803"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}