{"id":69792,"date":"2026-02-11T10:48:26","date_gmt":"2026-02-11T10:48:26","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/02\/11\/bushi-i-krujes-u-ndan-1-5-miliard-leke-pellumb-salillarit-dhe-bandes-se-guroreve-me-prokurime-fiktive-2\/"},"modified":"2026-02-11T10:48:26","modified_gmt":"2026-02-11T10:48:26","slug":"bushi-i-krujes-u-ndan-1-5-miliard-leke-pellumb-salillarit-dhe-bandes-se-guroreve-me-prokurime-fiktive-2","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/02\/11\/bushi-i-krujes-u-ndan-1-5-miliard-leke-pellumb-salillarit-dhe-bandes-se-guroreve-me-prokurime-fiktive-2\/","title":{"rendered":"Bushi i Kruj\u00ebs u ndan 1.5 miliard lek\u00eb P\u00ebllumb Salillarit dhe band\u00ebs s\u00eb guroreve, me prokurime fiktive \u2013"},"content":{"rendered":"<div>\n<div class=\"jeg_video_container jeg_video_content\"><\/div>\n<p>Strategjia e kryeministrit Rama p\u00ebr t\u00eb t\u00ebrhequr mafian dhe t\u00eb fort\u00ebt n\u00eb an\u00ebn e tij ka funksionuar duke i dh\u00ebn\u00eb PS-s\u00eb fitoren n\u00eb bastionet e dikurshme t\u00eb s\u00eb djatht\u00ebs, sic \u00ebsht\u00eb Kruja dhe Fush\u00eb Kruja.<\/p>\n<p>K\u00ebshtu, e kaluara e err\u00ebt e Artur Bushit ishte CV-ja perfekte, p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn Edi Rama e ftoi n\u00eb PS dhe e promovoi.<\/p>\n<p>Tashm\u00eb Bushi shijon pushtetin duke ndar\u00eb parat\u00eb sikur t\u00eb ishin fitimet e nj\u00eb bande dhe jo parat\u00eb e taksapaguesve. Kryebashkiaku nuk pyet p\u00ebr asgj\u00eb: n\u00eb mes mes t\u00eb p\u00ebrmbytjes dhe shirave b\u00ebn tendera asfalti p\u00ebr Thuman\u00ebn. Nuk e konsulton ligjin mbi prokurimet: favorizon ata q\u00eb e zhvasin buxhetin dhe kan\u00eb probleme me kontratat.<\/p>\n<p>Epo, Artur Bushi, kryebashkiaku i Kruj\u00ebs, ka axhend\u00ebn e tij. Nuk mund t\u00eb djeg\u00eb fondet e vitit 2025 pa i prekur me dor\u00ebn e tij! N\u00eb fund t\u00eb janarit t\u00eb 2026-s ka urdh\u00ebruar t\u00eb asfaltohet qyteti dhe fshatrat! T\u00eb ftuarit n\u00eb koktejlin e tenderave jan\u00eb oligarku P\u00ebllumb Salillari q\u00eb p\u00ebrdor Dashnor Sinanajn si mask\u00eb, pronar\u00ebt e guroreve q\u00eb kan\u00eb sh\u00ebmtuar Kruj\u00ebn, dhe oligarku i Matit, Arben \u00c7ela.<\/p>\n\n<p>M\u00eb konkretisht, m\u00eb 29 janar 2026, Bashkia Kruj\u00eb ka prokuruar kontrat\u00ebn me objekt \u201cSistemim Asfaltim i Rrug\u00ebve n\u00eb territorin e Nj\u00ebsis\u00eb Administrative Thuman\u00eb, Bashkia Kruj\u00eb\u201d<\/p>\n<p>P\u00ebr k\u00ebt\u00eb projekt \u00ebsht\u00eb ndar\u00eb m\u00ebnjan\u00eb nj\u00eb fond limit 102 170 900,00 lek\u00eb pa T VSH. Parat\u00eb jan\u00eb v\u00ebn\u00eb n\u00eb dispozicion nga t\u00eb ardhurat e Bashkis\u00eb Kruj\u00eb, t\u00eb miratuara me buxhetin e vitit 2025, qysh n\u00eb 26 dhjetor 2024.<\/p>\n\n<p>Tenderi \u00ebsht\u00eb mbajtur n\u00eb 20 n\u00ebntor 2025 dhe kan\u00eb marr\u00eb pjes\u00eb 18 operator\u00eb konkurrues. Gjithsesi, loja luhet nga 4-5 kompani q\u00eb nd\u00ebrrojn\u00eb vendet nga fituese n\u00eb humb\u00ebse n\u00eb renditjet e komisionit n\u00eb tenderat e asfaltit. K\u00ebto jan\u00eb firmat e miqve t\u00eb kryebashkiakut: \u201dKEGLI-DURI\u201d, \u201cBAMI HOLDING\u2019\u2019, \u201c MAKARESH\u201d, \u201cUDHA\u201d, \u201cZ D R A V A\u2019\u2019 dhe \u201cSalillari\u201d.<\/p>\n<p>\u00a0<\/p>\n<p>Duke eliminuar t\u00ebr\u00ebsisht konkurrenc\u00ebn, jan\u00eb skualifikuar n\u00eb faz\u00ebn e par\u00eb 16 kompani. Bushi \u00ebsht\u00eb kujdesur q\u00eb mes tyre t\u00eb jen\u00eb edhe ofertat m\u00eb t\u00eb ul\u00ebta se sa ajo fituese.<\/p>\n<p>M\u00ebnyra arrogante e p\u00ebrdorur nga Bushi p\u00ebr t\u00eb shp\u00ebrblyer miqt\u00eb e tij \u00ebsht\u00eb \u201cSkualifikim i t\u00eb gjith\u00eb operator\u00ebve konkurrues p\u00ebrvec fituesit\/ Skualifikim i ofert\u00ebs me vler\u00eb m\u00eb t\u00eb ul\u00ebt\u201d.<\/p>\n<p>Open Data Albania ka p\u00ebrdorur me k\u00ebt\u00eb rast nj\u00eb \u201cFlamur t\u00eb kuq\u201d p\u00ebr t\u00eb sinjalizuar riskun e korrupsionit.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb tender, P\u00ebllumb Salillari ka zgjedhur t\u00eb mb\u00ebshtes\u00eb nj\u00eb kompani tjet\u00ebr dhe t\u00eb mos dal\u00eb vet\u00eb n\u00eb plan t\u00eb par\u00eb, p\u00ebr t\u00eb shmangur opinionin.<\/p>\n\n<p>Kjo mund t\u00eb jet\u00eb zgjedhja e menaxher\u00ebve, pasi pik\u00ebrisht n\u00eb k\u00ebt\u00eb koh\u00eb, \u00ebsht\u00eb diskutuar shum\u00eb\u00a0 publikisht puna pa cil\u00ebsi dhe mos respektimi\u00a0 kontratave t\u00eb mir\u00ebmbajtjes s\u00eb rrug\u00ebve nga \u201cSalillari\u201d. Sidomos problematike dhe e ndjeshme p\u00ebr qytetar\u00ebt ka qen\u00eb gjendja e Rrug\u00ebs \u00eb Kombit gjat\u00eb dimrit.<\/p>\n\n<p>Zyrtarisht, kompania fituese \u00ebsht\u00eb \u201cZ D R A V A\u2019\u2019 sh.p.k me pronar Dashnor Sinanajn, ortak n\u00eb shum\u00eb tendera me P\u00ebllumb Salillarin. Vlera e ofert\u00ebs s\u00eb paraqitur \u00ebsht\u00eb 75\u2019121\u2019368.55 (shtat\u00ebdhjet\u00eb e pes\u00eb milion e nj\u00ebqind e nj\u00ebzet e nj\u00eb mij\u00eb e treqind e gjasht\u00ebdhjet\u00eb e tet\u00eb pik\u00eb pes\u00ebdhjet\u00eb e pes\u00eb) lek\u00eb pa t.v.sh. Subjekti mb\u00ebshtetes \u00ebsht\u00eb \u201cSALILLARI\u201dsh.p.k.<\/p>\n<p>Oferta, pavar\u00ebsisht se duket e koordinuar n\u00eb mar\u00ebveshje me disa kompani, nuk \u00ebsht\u00eb m\u00eb e ul\u00ebta.<\/p>\n<p>K\u00ebshtu, \u201cCOMPANY RIVIERA 2008\u201dsh.p.k , ka b\u00ebr\u00eb ofert\u00ebn 68\u2019940\u2019361 (gjasht\u00ebdhjet\u00eb e tet\u00eb milion\u00eb e n\u00ebnt\u00ebqind e dyzet mij\u00eb e treqind e gjasht\u00ebdhjet\u00eb e nj\u00eb) lek\u00eb pa t.v.sh.<\/p>\n<p>E pranueshme \u00ebsht\u00eb edhe shifra e ofruar nga \u201cSHPRESA \u2013 AL\u2019\u2019 sh.p.k, 72\u2019950\u2019167.40 (shtat\u00ebdhjet\u00eb e dy milion\u00eb e n\u00ebnt\u00ebqind e pes\u00ebdhjet\u00eb mij\u00eb e nj\u00ebqind e gjasht\u00ebdhjet\u00eb e shtat\u00eb pik\u00eb dyzet) lek\u00eb pa t.v.sh. N\u00eb k\u00ebt\u00eb linj\u00eb \u00ebsht\u00eb edhe oferta e \u201cShendelli\u2019\u2019 sh.p.k me vler\u00eb 73\u2019984\u2019996 (shtat\u00ebdhjet\u00eb e tre milion\u00eb e n\u00ebnt\u00ebqind e tet\u00ebdhjet\u00eb e kat\u00ebr mij\u00eb e n\u00ebnt\u00ebqind e n\u00ebnt\u00ebdhjet\u00eb e gjasht\u00eb) lek\u00eb pa t.v.sh.<\/p>\n<p>Mund t\u00eb merrej n\u00eb konsiderat\u00eb edhe propozimi i \u201cRSM CONSTRUCTION\u2019\u2019 sh.p.k \u00a0me vler\u00ebn 67\u2019432\u2019710 (gjasht\u00ebdhjet\u00eb e shtat\u00eb milion\u00eb e kat\u00ebrqind e tridhjet\u00eb e dy mije e shtat\u00ebqind e dhjet\u00eb) lek\u00eb pa t.v.sh.<\/p>\n<p>N\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb p\u00ebrllogaritur, t\u00eb suskesshme u vler\u00ebsuan vet\u00ebm dy oferta: \u201cBAMI HOLDING\u2019\u2019 sh.p.k me vler\u00eb 90\u2019048\u2019997.12 (n\u00ebnt\u00ebdhjet\u00eb milion\u00eb e dyzet e tet\u00ebmij\u00eb e n\u00ebnt\u00ebqind e n\u00ebnt\u00ebdhjet\u00eb e shtat\u00eb mij\u00eb pik\u00eb dymb\u00ebdhjet\u00eb) lek\u00eb pa t.v.sh.<\/p>\n\n<p>Tjetra \u00ebsht\u00eb kompania e e mb\u00ebshtetur nga Salillari, \u201cZDRAVA\u201d me ofert\u00eb afro 150 milion\u00eb lek\u00eb m\u00eb t\u00eb ul\u00ebt.<\/p>\n<p><strong>Mbingarkes\u00eb tenderash n\u00eb pak duar <\/strong><\/p>\n<p>Salillari dhe Sinanaj ka rrezik t\u2019i l\u00ebn\u00eb rrug\u00ebt pa asfaltuar, ose t\u2019i b\u00ebjn\u00eb shkel dhe shko, si\u00e7 e kan\u00eb zakon. Nuk duhet v\u00ebn\u00eb bast p\u00ebr oligarkun Sallillari q\u00eb mer tendera pa fund. As p\u00ebr Dashnor Sinanajn! Pasi e vum\u00eb veten n\u00eb vend t\u00eb komisionit t\u00eb tenderit dhe \u201cvler\u00ebsuam\u201d kapacitetin teknik t\u00eb operatorit fitues, zbuluam se kompanit\u00eb jan\u00eb t\u00eb angazhuara paralelisht n\u00eb kontrata t\u00eb tjera publike.<\/p>\n\n<p>K\u00ebshtu, dy jav\u00eb para se t\u00eb merrnin tenderin nga Bushi, m\u00eb 16 Janar 2026, \u201cSalillari\u201d dhe \u201cZDRAVA\u201d dhe do t\u00eb firmosnin kontrat\u00ebn me koh\u00ebzgjatje 2 vjet me Bashkin\u00eb Mat. Objekti i prokurimit edhe n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast \u00ebsht\u00eb asfaltim. N\u00eb tenderin \u201cAsfaltimi i rrug\u00ebve lidh\u00ebse n\u00eb fshatrat e Nj\u00ebsive Administrative Burrel, Baz, Lis, Komsi, Rukaj\u201d, dy firmat kan\u00eb marr\u00eb fondin limit 360 432 604,00 lek\u00eb pa TVSH.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa m\u00eb 25 janar 2026, \u201cZ D R A V A\u201d sh.p.k ka firmosur kontrat\u00eb si subjekt mb\u00ebshtet\u00ebs n\u00eb tenderin \u201cNd\u00ebrtim i objektit shum\u00ebfunksional 3 kate p\u00ebr akomodimin e Komand\u00ebs dhe Shtabit t\u00eb Forc\u00ebs Tok\u00ebsore (Repart Ushtarak Nr. 1001). Fondi limit i caktuar nga Ministria e Mbrojtjes dhe i prokuruar nga Operatori i Blerjeve t\u00eb P\u00ebrqendruara \u00ebsht\u00eb 254,010,508.84 lek\u00eb pa TVSH.<\/p>\n\n<p><strong>Biznesmeni i kapur n\u00eb mashtrim nga KLSH<\/strong><\/p>\n<p>Nd\u00ebrkaq, Dashnor Sinanaj, nuk mjaftohet me fitimet e zakonshme. Kompania e nd\u00ebrtimit \u2018Zdravo\u2019 \u00ebsht\u00eb evidentuar n\u00eb p\u00ebrvet\u00ebsime t\u00eb paras\u00eb publike, p\u00ebrmes mashtrimit me zbatimin e kontratave. K\u00ebt\u00eb e ka b\u00ebr\u00eb duke marr\u00eb para nga drejtor\u00eb dhe kryebashkiak\u00eb t\u00eb korruptuar p\u00ebr punimet e pakryera.<\/p>\n\n<p>Kompanis\u00eb me baz\u00eb n\u00eb Fier-Shegan t\u00eb Lushnjes, n\u00eb nj\u00eb kontrat\u00eb t\u00eb audituar nga Kontrolli i Lart\u00eb i Shtetit \u00a0i \u00ebsht\u00eb zbuluar mashtrimi me volumin e punimeve. B\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr tenderin me \u201cFlamur t\u00eb kuq\u201d p\u00ebr rikonstruksionin e rrug\u00ebs s\u00eb fshatit \u00c7ekin dhe z\u00ebvend\u00ebsimin e tubacionit kryesor t\u00eb Uj\u00ebsjell\u00ebsit \u00c7ekin n\u00eb Gramsh.<\/p>\n<p>Kontrata me vler\u00eb rreth 1 milion USD \u00ebsht\u00eb firmosur nga kryetari i Bashkis\u00eb s\u00eb Gramshit, Klodian Ta\u00e7e. Kontrolli i Lart\u00eb i Shtetit ka konstatuar abuzimin n\u00eb zbatimin e k\u00ebsaj kontrate, ku Bashkia Gramsh ka likuiduar punime t\u00eb pakryera. KLSH-ja ka k\u00ebrkuar q\u00eb t\u00eb kthehen parat\u00eb n\u00eb buxhetin e shtetit.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb, kryetari Bushi ka shp\u00ebrndar\u00eb lek\u00eb t\u00eb tjera, p\u00ebr t\u00eb mbuluar gropat e rrug\u00ebve. N\u00eb k\u00ebt\u00eb rast, objekti i tenderit \u00ebsht\u00eb \u201dRiparim me asfaltobeton i rrug\u00ebve t\u00eb d\u00ebmtuara n\u00eb territorin e Bashkis\u00eb Kruj\u00eb.<\/p>\n\n<p>Edhe ky tender ka merituar \u201cFlamur t\u00eb kuq\u201d p\u00ebr riskun e korrupsionit. Bashkimi i firmave \u201cKEGLI-DURI\u201d shpk dhe MAKARESH sh.p.k, me baz\u00eb n\u00eb Fush\u00eb Kruj\u00eb, jan\u00eb shpallur fitues, megjith\u00ebse nuk ishte oferta m\u00eb e ul\u00ebt.<\/p>\n<p>Pra, pronar\u00ebt respektiv\u00eb t\u00eb kompanive fituese, Durim Babasi dhe Qamil Babasi paskan qen\u00eb t\u00eb paracaktuar p\u00ebr ta marr\u00eb k\u00ebt\u00eb fond.<\/p>\n\n<p>K\u00ebtu ndalojm\u00eb nj\u00eb moment dhe informojm\u00eb publikun se k\u00ebta biznesmen\u00eb ia kan\u00eb nxir\u00eb faqen Kruj\u00ebs me guroret e tyre. Sigurisht q\u00eb k\u00ebt\u00eb pun\u00eb e b\u00ebjn\u00eb n\u00eb bashk\u00ebpunim me Artur Bushin. Kujtojm\u00eb se m\u00eb 27 janar 2023,\u00a0 pas denoncimeve t\u00eb medias, policia b\u00ebri nj\u00eb aksion n\u00eb zon\u00ebn e mbrojtur natyrore Krast\u00eb \u2013 Verjon, q\u00eb \u00ebsht\u00eb shpallur peisazh i mbrojtur q\u00eb n\u00eb vitin 2018. N\u00eb vitin 2019, Ministria e Mjedisit kishte ndaluar aktivitetin e gruror\u00ebve dhe furrave t\u00eb g\u00eblqeres n\u00eb ket\u00eb zon\u00eb, me q\u00ebllimin e vet\u00ebm p\u00ebr t\u00eb mbrojtur zon\u00ebn.<\/p>\n<p>Policia e Shtetit me operacionin e koduar \u201cMjedisi\u201d \u00e7oi para drejt\u00ebsis\u00eb administrator\u00ebt e guroreve duke i proceduar penalisht. Mes tytre ishin Qamil Babasi, Flavio Babasi, Besnik Babasi.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa p\u00ebr kompanit\u00eb \u201cKegli \u2013 Duri\u201d, \u201cSalillari\u201d, \u00ebsht\u00eb vendosur gjob\u00eb 300.000 lek\u00eb dhe pezullim t\u00eb plot\u00eb t\u00eb aktivitetit. Agjencia Komb\u00ebtare e Mjedisit do t\u00eb propozonte dhe revokimin e lejes mjedisore.<\/p>\n<p>Ministria e Turizmit dhe Mjedisit ka vendosur revokimin e lejes mjedisore dhe gjoba nga 300 mij\u00eb deri n\u00eb 500 mij\u00eb lek\u00eb p\u00ebr subjektet \u201cMakareshi\u201d, \u201cBabasi-COO\u201d.<\/p>\n\n<p>Nd\u00ebrsa tenderi i tret\u00eb i asfaltimit, q\u00eb \u00ebsht\u00eb mbajtur nga Bashkia Kruj\u00eb, brenda dy dit\u00ebve, \u00ebsht\u00eb p\u00ebr rrug\u00ebt e qytetit. Ky i \u00ebsht\u00eb besuar Arben \u00c7el\u00ebs, pronarit t\u00eb kompanis\u00eb \u201cUDHA\u201d shpk. B\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr kontrat\u00ebn me objekt \u201cSistemim Asfaltim i Rrug\u00ebve n\u00eb territorin e Qytetit Kruj\u00eb, Bashkia Kruj\u00eb\u2019\u2019.<\/p>\n<p>\u00c7ela e ka p\u00ebrfituar k\u00ebt\u00eb tender me ofert\u00ebn 37,480,500.05 [tridhjet\u00eb e shtat\u00eb milion\u00eb e kat\u00ebrqind e tet\u00ebdhjet\u00eb mij\u00eb e pes\u00ebqind pik zero pes\u00eb] lek\u00eb pa t.v.sh N\u00eb k\u00ebt\u00eb projekt jan\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb rrug\u00ebt \u201cQyshke\u201d, \u201cBoje\u201d, \u201cVarosh\u201d, \u201cKarl Gega\u201d, \u201cGavril Dara\u201d, \u201cDemerxhi\u201d dhe \u201cRruga e Cac\u00ebve\u201d.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb procedur\u00eb merr pjes\u00eb formalisht, me ofert\u00eb me diferenc\u00eb t\u00eb vog\u00ebl me at\u00eb fituese: \u201dKEGLI-DURI\u201d sh.p.k, 39\u2019797\u2019146 (Tridhjet\u00eb e n\u00ebnt\u00eb milion\u00eb e shtat\u00ebqind e n\u00ebnt\u00ebdhjet\u00eb e shtat\u00eb mij\u00eb e nj\u00ebqind e dyzet e gjasht\u00eb leke) pa t.v.sh.<\/p>\n<p>\u201c MAKARESH\u201d sh.p.k, e Qamil Babasit b\u00ebn ofert\u00eb anomalisht t\u00eb ul\u00ebt, 161\u2019286\u2019212 [Nj\u00ebqind e gjasht\u00ebdhjet\u00eb e nj\u00eb milion\u00eb e dyqind e tet\u00ebdhjet\u00eb e gjasht\u00eb mij\u00eb e dyqind e dymb\u00ebdhjet\u00eb ] leke pa t.v.sh.<\/p>\n<p>Edhe \u2018MELA\u201d Sh.p.k, ka ofert\u00eb t\u00eb ngjashme si dy pika uji me at\u00eb fituese: 37\u2019376\u2019938.70 [Tridhjete e shtate milion e treqind e shtatedhjete e gjashte mije e nenteqind e tridhjete e tete pike shtatedhjete] lek\u00eb pa t.v.sh .<\/p>\n<p>Kurse \u201cCOMPANY RIVIERA 2008\u201d sh.p.k propozon ta b\u00ebj\u00eb k\u00ebt\u00eb pun\u00eb me 31\u2019456\u2019859 (tridhjet\u00eb e nj\u00eb milion e katerqind e pes\u00ebdhjet\u00eb e gjasht\u00eb mije e tet\u00ebqind e pes\u00ebdhjet\u00eb e n\u00ebnt\u00eb) lek\u00eb pa t.v.sh .<\/p>\n<p>Po ashtu, \u201cRRUGA URA ASFALTIM NR.2 ELBASAN\u201d sh.a, ka prezantuar ofert\u00eb m\u00eb ekonomike: 32\u2019234\u2019606.52 [ tridhjet\u00eb e dy milion e dyqind e tridhjet\u00eb e kat\u00ebr mij\u00eb e gjashteqind e gjasht\u00eb pik\u00eb pes\u00ebdhjet\u00eb e dy] lek\u00eb pa t.v.sh .<\/p>\n\n<p><strong>Oligarku i Berish\u00ebs q\u00eb kaloi me Ram\u00ebn<\/strong><\/p>\n<p>P\u00ebrfituesi i k\u00ebtij tenderi Arben \u00c7ela, ashtu si shum\u00eb biznesmen\u00eb dhe oligark\u00eb t\u00eb tjer\u00eb pran\u00eb PD-s\u00eb, pas r\u00ebnies s\u00eb Berish\u00ebs nga pushteti, nisen t\u00eb afroheshin me Ram\u00ebn, me q\u00ebllim p\u00ebr t\u00eb vijuar loj\u00ebn me tendera.<\/p>\n<p>Arben \u00c7ela i PD nisi t\u00eb shfaqej edhe n\u00eb takimet e Edi Ram\u00ebs, ku n\u00eb nj\u00eb rast, n\u00eb shtator 2019 mori mikrofonin dhe tregoi se si e kishte zgjidhur nj\u00eb hall me \u201cbashk\u00ebqeverisjen\u201d. Halli i tij i madh ishte se duhet t\u00eb merrte ca para tenderash.<\/p>\n\n<p>Pas k\u00ebsaj \u201cUDH\u00cbS\u201d iu \u00e7el udha p\u00ebr tendera me vler\u00eb dhjet\u00ebra milion\u00eb euro nga kryebashkiak\u00ebt dhe drejtor\u00ebt e Edi Ram\u00ebs.<\/p>\n<p>Kompania e \u00c7el\u00ebs gjat\u00eb viteve t\u00eb fundit ka marr\u00eb mbi 70 tendera, n\u0113 shum\u00eb raste me \u201cflamur\u201d sinjalizues t\u00eb korrupsionit. N\u00eb fijet e skem\u00ebs klienteliste t\u00eb Arben \u00c7el\u00ebs futet edhe kryetari i Bashkis\u00eb Kruj\u00eb, Artur Bushi,<\/p>\n<p><strong>Nga arrestimi p\u00ebr kokain\u00eb n\u00eb Itali tek kryetar Bashkie <\/strong><\/p>\n<p>Bushi nd\u00ebrkoh\u00eb \u00ebsht\u00eb n\u00eb pritje t\u2019i vij\u00eb radha q\u00eb SPAK ta arrestoj\u00eb p\u00ebr korrupsion. M\u00eb 17 mars 2023, Artur Bushi u paraqit n\u00eb Prokurorin\u00eb e Posa\u00e7me.<\/p>\n<p>M\u00ebsohet se shtat\u00eb kall\u00ebzime penale jan\u00eb depozituar n\u00eb SPAK, ndaj kryebashkiakut t\u00eb Kruj\u00ebs Artur Bushi.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb 3 prej tyre jan\u00eb regjistruar p\u00ebr procedim, 2 jan\u00eb d\u00ebrguar gjykatat e rretheve, nd\u00ebrsa 2 t\u00eb tjera jan\u00eb pushuar si \u00e7\u00ebshtje.<\/p>\n<p>SPAK po verifikon nj\u00eb afer\u00eb t\u00eb dyshuar korruptive t\u00eb Artur Bushit me ndarjen e banesave p\u00ebr familjet q\u00eb mbet\u00ebn t\u00eb pastreh\u00eb pas t\u00ebrmetit t\u00eb n\u00ebntorit 2019.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb afer\u00eb t\u00eb dyshuar Artur Bushi \u00ebsht\u00eb implikuar p\u00ebrmes v\u00ebllait t\u00eb tij, Ilir Bushi, i cili komandon nj\u00ebsin\u00eb e Thuman\u00ebs me urdhra verbal\u00eb dhe ndikime t\u00eb paligjshme.<\/p>\n<p>Shum\u00eb familje kan\u00eb b\u00ebr\u00eb ndarje fiktive n\u00eb gjendjen civile me q\u00ebllim p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrfituar disa banesa padrejt\u00ebsisht, nd\u00ebrsa familje t\u00eb tjera jan\u00eb nxjerr\u00eb jasht\u00eb loje.<\/p>\n<p>P\u00ebrfituesit kan\u00eb lidhje klienteliste me Artur Bushin, me t\u00eb shkuar t\u00eb err\u00ebt jasht\u00eb vendit. V\u00ebllai i Artur Bushit, Ilir Bushi, kontrollon disa kompani, mes t\u00eb cilave edhe kompanin\u00eb e transportit dhe gurores \u201cFazion\u201d.<\/p>\n<p>Me an\u00eb t\u00eb k\u00ebsaj kompanie Ilir Bushi administron disa gurore n\u00eb Kruj\u00eb n\u00eb konflikt interesi, nd\u00ebrsa ishte futur edhe si n\u00ebnkontraktor i kompanis\u00eb \u201cGener 2\u201d t\u00eb Bashkim Ulajt, ku ka nd\u00ebrtuar nj\u00eb segment t\u00eb rrug\u00ebs Thuman\u00eb-Kashar.<\/p>\n<p>Artur Bushi dyshohet gjithashtu p\u00ebr korrupsion dhe shkelje t\u00eb barazis\u00eb n\u00eb tendera duke diktuar prokurimet p\u00ebr nj\u00eb rreth klient\u00ebsh t\u00eb tij.<\/p>\n<p>Bushi u p\u00ebrfshi n\u00eb politik\u00eb pas kthimit n\u00eb Shqip\u00ebri nga Italia, duke u zgjedhur kryetar i Komun\u00ebs Thuman\u00eb, n\u00eb vitin 2011. Dy vjet m\u00eb pas, ai u b\u00eb pjes\u00eb e list\u00ebs s\u00eb kandidat\u00ebve t\u00eb Partis\u00eb Socialiste, p\u00ebr deputet n\u00eb qarkun e Durr\u00ebsit dhe fitoi mandatin.<\/p>\n\n<p>N\u00eb gusht 2015, ai u b\u00eb kryetar bashkie n\u00eb Kruj\u00eb, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb nj\u00eb investigim zbuloi se kandidati p\u00ebr kryebashkiak i Kruj\u00ebs ishte arrestuar n\u00eb qershor 2010 nga policia italiane, i dyshuar p\u00ebr lidhjet me nj\u00eb organizat\u00eb t\u00eb trafikut t\u00eb kokain\u00ebs.<\/p>\n<p>Bushi u lirua nj\u00eb muaj e gjysm\u00eb m\u00eb pas, nd\u00ebrsa \u00e7\u00ebshtja kund\u00ebr tij u pushua dhe u arkivua n\u00eb vitin 2011 nga Prokuroria italiane. P\u00ebrve\u00e7 k\u00ebsaj \u00e7\u00ebshtjeje, Artur Bushi sh\u00ebnoi n\u00eb formularin e dekriminalizimit edhe nj\u00eb ndalim t\u00eb vitit 1996 n\u00eb Caserta t\u00eb Italis\u00eb, nd\u00ebrsa procesi p\u00ebrfundimtar gjyq\u00ebsor ka p\u00ebrfunduar m\u00eb 24 korrik t\u00eb vitit 2010.<\/p>\n<p><strong>\u00a9&#xfe0f;Copyright Gijotina.com<\/strong><br \/><strong>Ky artikull \u00ebsht\u00eb ekskluziv i Gijotina.com, g\u00ebzon t\u00eb drejt\u00ebn e autor\u00ebsis\u00eb sipas Ligjit Nr. 35\/2016, \u201cP\u00ebr t\u00eb drejtat e autorit dhe t\u00eb drejtat e lidhura me to\u201d. Shkrimi mund t\u00eb ripublikohet nga mediat e tjera vet\u00ebm duke cituar Gijotina.com dhe n\u00eb fund t\u00eb vendoset linku i burimit, n\u00eb t\u00eb kund\u00ebrt \u00e7do shkel\u00ebs do t\u00eb mbaj\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsi sipas Nenit 178 t\u00eb Ligjit Nr\/ 35\/2016.<\/strong><\/p>\n<p>\u00a0<\/p>\n<p><!-- CONTENT END 2 --><\/p>\n<\/div>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Strategjia e kryeministrit Rama p\u00ebr t\u00eb t\u00ebrhequr mafian dhe t\u00eb fort\u00ebt n\u00eb an\u00ebn e tij ka funksionuar duke i dh\u00ebn\u00eb PS-s\u00eb fitoren n\u00eb bastionet e dikurshme t\u00eb s\u00eb djatht\u00ebs, sic \u00ebsht\u00eb Kruja dhe Fush\u00eb Kruja. K\u00ebshtu, e kaluara e err\u00ebt e Artur Bushit ishte CV-ja perfekte, p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn Edi Rama e ftoi n\u00eb PS [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-69792","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/69792","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=69792"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/69792\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=69792"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=69792"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=69792"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}