{"id":69682,"date":"2026-02-10T18:48:48","date_gmt":"2026-02-10T18:48:48","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/02\/10\/berisha-proteste-ne-diten-e-debatik-coli-82-vjecar-enderron-qylin\/"},"modified":"2026-02-10T18:48:48","modified_gmt":"2026-02-10T18:48:48","slug":"berisha-proteste-ne-diten-e-debatik-coli-82-vjecar-enderron-qylin","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/02\/10\/berisha-proteste-ne-diten-e-debatik-coli-82-vjecar-enderron-qylin\/","title":{"rendered":"Berisha, protest\u00eb n\u00eb dit\u00ebn e DEBATIK, \u2018Coli\u2019 82 vje\u00e7ar \u00ebnd\u00ebrron qylin"},"content":{"rendered":"<p><em><strong>Nga Jakin Marena<\/strong><\/em><br \/>\nPartia Demokratike, bashk\u00eb me partit\u00eb aleate traditcionale opozitare dhe n\u00eb munges\u00eb t\u00eb partive t\u00eb reja q\u00eb garuan n\u00eb zgjedhjet e fundit parlamentare t\u00eb 11 majit, doli n\u00eb shesh dit\u00ebn e sotme, p\u00ebr t\u00eb realizuar protest\u00ebn e paralajm\u00ebruar! T\u00eb cil\u00ebn e quan \u2018kryengritje paq\u00ebsore\u2019!<\/p>\n<p>Si\u00e7 ishte parashikuar, nuk kishte ndonj\u00eb pjes\u00ebmarrje e madhe n\u00eb k\u00ebt\u00eb tubim, pavar\u00ebsisht shifrave t\u00eb shum\u00ebfishuara q\u00eb jep lideri demokrat Sali Berisha, njeriu m\u00eb i d\u00ebshp\u00ebruar p\u00ebr t\u00eb nxjerr\u00eb njer\u00ebz t\u00eb shesh, e p\u00ebr t\u00eb treguar se ai komandon nj\u00eb grusht njer\u00ebzish n\u00eb t\u00eb gjitha her\u00ebt, q\u00eb gjithsesi nuk sjellin asnj\u00eb lloj shprese p\u00ebr t\u00eb realizuar \u00ebndrr\u00ebn n\u00eb \u2018sirtar\u2019!<\/p>\n<p>Themi se Berisha \u00ebsht\u00eb m\u00eb i d\u00ebshp\u00ebruari, pasi, ndon\u00ebse edhe vet\u00eb e di si dreqi se askush nuk ka ardhur n\u00eb pushtet p\u00ebrmes protestave n\u00eb k\u00ebto 36 vite post-komuniz\u00ebm n\u00eb Shqip\u00ebri, s\u00ebrish p\u00ebrdor t\u00eb njejt\u00ebn rrug\u00eb pa krye p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb opozit\u00eb, p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb utopike nj\u00eb rezultat t\u00eb ndrysh\u00ebm nga ajo q\u00eb ka marr\u00eb sa her\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb mb\u00ebshtetur tek protestat n\u00eb rrug\u00eb.<\/p>\n<p>Nj\u00eb \u2018film\u2019 ky i par\u00eb, sa her\u00eb q\u00eb Berisha ka q\u00ebn\u00eb n\u00eb opozit\u00eb me nj\u00eb fjal\u00eb! Por ama nj\u00eb \u2018film\u2019 q\u00eb luhet p\u00ebr interesin madhor t\u00eb Berish\u00ebs dhe t\u00eb familjes s\u00eb tij! Ish kryeministri ka halle t\u00eb m\u00ebdha, me drejt\u00ebsin\u00eb teksa ka nj\u00eb num\u00ebr t\u00eb madh dosjesh n\u00eb ngarkim p\u00ebr t\u2019u hetuar dhe gjykuar, duke filluar nga shp\u00ebrthimi i G\u00ebrdecit, ku \u2018poqi\u2019 t\u00eb gjall\u00eb 26 njer\u00ebz t\u00eb pafajsh\u00ebm teksa shp\u00ebrthyen municionet e ushtris\u00eb, akuzat thon\u00eb se kan\u00eb q\u00ebn\u00eb biznes i t\u00eb birit Shkelzen, si dhe u plagos\u00ebn mbi 300 t\u00eb tjer\u00eb, po t\u00eb pafajsh\u00ebm. Duke vijuar me vrasjen e 4 demonstruesve t\u00eb pafajsh\u00ebm t\u00eb opozit\u00ebs, n\u00eb bulevardin q\u00ebndror t\u00eb Tiran\u00ebs p\u00ebrball\u00eb kryeministris\u00eb me 21 janar 2011, dhe p\u00ebrfunduar me dosjen e afer\u00ebs \u201cPartizani\u2019 dhe hetimin e pasuris\u00eb s\u00eb tij e t\u00eb familjes!<\/p>\n<p>Ka dhe halle t\u00eb tjera Berisha, pasi u shpall \u2018non grata\u2019 nga SHBA dhe Britania e Madhe sa ishte deputet i thjesht\u00eb p\u00ebr korrupsion madhor, minim t\u00eb demokracis\u00eb e shantazhim t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb, duke u detyruar t\u00eb rikthehet nga pensionimi politik, t\u00eb d\u00ebbonte Bash\u00ebn nga kreu i PD e t\u00eb rimerrte dhe zyrtarisht postin e kryetarit t\u00eb PD dhe opozit\u00ebs. I kushtoi p\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr, miliona dollar\u00eb dhe euro, teksa \u00ebsht\u00eb n\u00ebn hetim p\u00ebr parat\u00eb e \u201cFoltores\u2019 por dhe p\u00ebr lobimin n\u00eb SHBA p\u00ebr heqjen e \u2018non grat\u00ebs\u2019!<\/p>\n<p>U detyrua q\u00eb n\u00eb pleq\u00ebrin\u00eb e thell\u00eb t\u00eb marr\u00eb udh\u00ebt p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb opozit\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb vend, n\u00eb p\u00ebrpjekjen e tij titanike p\u00ebr t\u00eb shp\u00ebtuar familjen nga p\u00ebrballja me drejt\u00ebsin\u00eb e n\u00eb fund t\u00eb her\u00ebs, p\u00ebrballja me qelit\u00eb e ftohta t\u00eb burgut! Nuk ka l\u00ebn\u00eb presion pa b\u00ebr\u00eb n\u00eb drejtim t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb s\u00eb vjet\u00ebr dhe t\u00eb re, me t\u00eb njejt\u00ebn gjat\u00ebsi vale, duke marr\u00eb po me t\u00eb njejt\u00ebn gjat\u00ebsi vale, \u2018frytet\u2019 e d\u00ebshiruara! E themi k\u00ebt\u00eb, sepse me ato zullume q\u00eb ka b\u00ebr\u00eb gjat\u00eb viteve q\u00eb ka q\u00ebn\u00eb n\u00eb pushtet por dhe n\u00eb opozit\u00eb, n\u00eb nj\u00eb vend normal me drejt\u00ebsi normale, Berisha duhej t\u00eb ishte me koh\u00eb dhe vakt i d\u00ebnuar s\u00ebpaku!<\/p>\n<p>Por prokuror\u00ebt dhe gjyqtar\u00ebt e posa\u00e7\u00ebm, ndon\u00ebse me qytetar\u00ebt dhe mazhoranc\u00ebn socialiste jan\u00eb \u2018tigra\u2019 e \u2018tigresha\u2019, p\u00ebrball\u00eb Berish\u00ebs tkurren n\u00eb at\u00eb far\u00eb feje, sa p\u00ebr t\u00eb q\u00ebn\u00eb t\u00eb kursyer n\u00eb epitete fjala m\u00eb e but\u00eb q\u00eb mund t\u00eb themi \u00ebsht\u00eb se, ata nuk njihen pasi jan\u00eb shnd\u00ebrruar n\u00eb mace t\u00eb lagura q\u00eb as p\u00ebr t\u00eb mjaullitur s\u2019mjaullijn\u00eb dot! Dhe nganj\u00ebher\u00eb drejt\u00ebsia jon\u00eb n\u00eb t\u00ebr\u00ebsi, nga presioni i Berish\u00ebs p\u00ebr t\u00eb leht\u00ebsuar akuzat ndaj tij e familjes por dhe p\u00ebr t\u00eb r\u00ebnduar vendimet gjyq\u00ebsore kund\u00ebr Ram\u00ebs, kund\u00ebrshtarit politik, si nj\u00eb \u2018dor\u00eb ndihme\u2019 n\u00eb favor t\u00eb liderit t\u00eb PD p\u00ebr t\u00eb rr\u00ebzuar nga pushteti k\u00ebt\u00eb mazhoranc\u00eb, shfryt\u00ebzohet vende vende dhe \u2018harresa\u2019 e \u2018zinxhirit\u2019 hapur , e ku nga shpesht\u00ebsia e k\u00ebsaj \u2018harrese\u2019, varet dhe kushtetueshm\u00ebria e vendimeve n\u00eb sall\u00ebn e gjyqit, q\u00eb po e d\u00ebrgojn\u00eb k\u00ebt\u00eb vend n\u00eb shtigje antikushtetuese e antiqytetare, t\u00eb pamenduara as nga ata q\u00eb kan\u00eb hedhur vot\u00ebn dhe po hedhin lek\u00eb pafund p\u00ebr t\u00eb mbajtur me trajtim \u2018Ajaksi\u2019 k\u00ebto njer\u00ebz t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb q\u00eb na mor\u00ebn erzin para shqiptar\u00ebve, para nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00ebve e p\u00ebrpara Zotit!<\/p>\n<p>Por q\u00eb, zgjidhja e vetme q\u00eb mendojn\u00eb shumica e shqiptar\u00ebve, \u00ebsht\u00eb fakti q\u00eb t\u00eb d\u00ebrgohet n\u00eb \u2018habitatin\u2019 e vet nga ku jan\u00eb marr\u00eb kushedi se pse, t\u00eb gjith\u00eb k\u00ebta njer\u00ebz t\u00eb padenj\u00eb t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb, q\u00eb po e katandisin Shqip\u00ebrin\u00eb, n\u00eb nj\u00eb vend pa drejt\u00ebsi por dhe t\u00eb pajetuesh\u00ebm, ku askush nuk e ka p\u00ebr gj\u00eb t\u00eb t\u00eb d\u00ebrgoj\u00eb n\u00eb qeli, thjesht\u00eb e vet\u00ebm e vet\u00ebm me nj\u00eb perceptim p\u00ebr t\u00eb t\u00eb \u2018harruar\u2019 n\u00eb paraburgim! Duhen urgjent ndryshime ligjore, por ama n\u00eb versionin \u2018shqip-shqip\u2019 q\u00eb t\u00eb mos ket\u00eb mund\u00ebsi askush t\u00eb abuzoj\u00eb me artificat ligjore n\u00eb k\u00ebt\u00eb vend! Nj\u00ebher\u00ebsh duhen l\u00ebn\u00eb m\u00ebnjan\u00eb dhe \u2018artificat\u2019 nga deputet\u00ebt e vet\u00eb shumic\u00ebs, q\u00eb ka pritur deri m\u00eb tani, duke i zvarritur pafund gj\u00ebrat!<\/p>\n<p>Pavar\u00ebsisht k\u00ebtyre leht\u00ebsive q\u00eb ka p\u00ebrfituar nga gjuha e ashp\u00ebr ndaj drejt\u00ebsis\u00eb s\u00eb re n\u00eb k\u00ebt\u00eb vend, duke mbetur mbi t\u00eb gjitha familjarisht jasht\u00eb qelive t\u00eb burgut si dhe jasht\u00eb \u2018radar\u00ebve\u2019 t\u00eb t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb p\u00ebr akuzat e m\u00ebdha, p\u00ebr dosjet e t\u00eb cilave ende nuk \u00ebsht\u00eb pyetur, s\u00ebrish Berisha proteston, pasi ka halle t\u00eb tjera! Ai k\u00ebrkon q\u00eb t\u00eb ruaj\u00eb primatin mbi PD dhe mbi opozit\u00ebn, pasi demokrat\u00ebt duke par\u00eb se kreu aktual i PD nuk mbledh m\u00eb njer\u00ebz, kan\u00eb vendosur t\u2019i bashkohen n\u00eb takime t\u00eb parit demokrat q\u00eb merr iniciativ\u00ebn p\u00ebr ta kund\u00ebrshtuar, qoft\u00eb dhe p\u00ebr ta rivalizuar Berish\u00ebn n\u00eb gar\u00ebn p\u00ebr kreun e opozit\u00ebs! Si n\u00eb rastin aktual, Ervin Salianjin, duke treguar qart\u00eb dhe sakt\u00eb se n\u00eb \u00e7far\u00eb derenxheje \u00ebsht\u00eb katandisur PD, teksa quan Salianjin, m\u00eb t\u00eb aft\u00eb p\u00ebr t\u00eb drejtuar PD-n\u00eb, se sa Sali Berish\u00ebn dhe lidershipin aktual demokrat q\u00eb kan\u00eb uzurpuar partin\u00eb!<\/p>\n<p>Her\u00eb deklaron se do t\u00eb b\u00ebj\u00eb revolt\u00eb p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrmbysur qeverin\u00eb e Ram\u00ebs dhe p\u00ebr t\u00eb sjell\u00eb nj\u00eb qeveri teknike me afat sa m\u00eb t\u00eb gjat\u00eb me q\u00ebllimin final sipas tij, p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrgatitur zgjedhje t\u00eb reja, t\u00eb lira dhe demokratike, her\u00eb deklaron se do t\u00eb b\u00ebj\u00eb protest\u00eb, her\u00eb kryengritje paq\u00ebsore (vet\u00ebm Berisha arrin ta shqiptoj\u00eb edhe ta shpjegoj\u00eb k\u00ebt\u00eb kontradikt\u00eb) dhe her\u00eb demonstrat\u00eb p\u00ebrball\u00eb kryeministris\u00eb! T\u00eb gjitha me em\u00ebruesin e p\u00ebrbashk\u00ebt, rr\u00ebzimin e Ram\u00ebs!<\/p>\n<p>Deklarohet n\u00eb m\u00ebngjes kund\u00ebr SPAK dhe GJKKO q\u00eb e th\u00ebrrasin dhe po zvarriten shum\u00eb madje, duke u marr\u00eb me dosjet e tij t\u00eb r\u00ebnda, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb pas mesdite akuzon Ram\u00ebn, kund\u00ebrshtarin e tij, se po ushtron presion po ndaj SPAK, p\u00ebr t\u00eb l\u00ebn\u00eb jasht\u00eb hetimit zv.kryeministren, Balluku! Jan\u00eb t\u00eb habitshme k\u00ebto deklaratat e Berish\u00ebs, her\u00eb kund\u00ebr e her\u00eb pro drejt\u00ebsis\u00eb, pa u skuqur fare!<\/p>\n<p>Madje edhe Gjykat\u00ebn Kushtetuese e sulmon pa hezitim, aq sa e ka katandisur k\u00ebt\u00eb t\u00eb shkret\u00eb gjykat\u00eb, n\u00eb at\u00eb far\u00eb faje sa t\u00eb arrij\u00eb q\u00eb, t\u00eb marr\u00eb edhe vendim p\u00ebr t\u00eb mos marr\u00eb vendim, si n\u00eb rastin e shqyrtimit t\u00eb ankes\u00ebs s\u00eb kryeministrit Rama p\u00ebr pezullimin nga \u2018paketa\u2019 SPAK-GJKKO t\u00eb numrit dy t\u00eb qeveris\u00eb! Berisha ia uli \u2018qepenin\u2019 dhe Kushtetueses, ndoshta t\u00eb vetmes gjykat\u00eb q\u00eb i kishte rezituar deri tani von\u00eb presionit politik, duke dh\u00ebn\u00eb vendime t\u00eb drejta! Mori fund dhe kjo gjykat\u00eb, e cila \u00ebsht\u00eb dhe \u2018stacioni\u2019 i fundm\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri p\u00ebr t\u00eb intepretuar Kushtetut\u00ebn e vendit!<\/p>\n<p>Berisha proteston k\u00ebt\u00eb t\u00eb mart\u00eb, duke paralajm\u00ebruar se do ta \u2018r\u00ebndoj\u00eb\u2019 nj\u00eb \u00e7ik\u00eb dor\u00ebn, pavar\u00ebsisht se n\u00eb fund t\u00eb her\u00ebs tek molotovi mbi kryeministri apo dhe mbi Parlament do t\u00eb p\u00ebrfundoj\u00eb! Duke tentuar t\u00eb tensionoj\u00eb deri diku situat\u00ebn, por dhe t\u00eb \u2018provoj\u00eb\u2019 e \u2018testoj\u00eb\u2019 n\u00ebse policia do t\u00eb p\u00ebrdor\u00eb gaz lotsjell\u00ebs t\u00eb sakt\u00eb apo t\u00eb skaduar. Si dhe t\u00eb tregoj\u00eb se \u00ebsht\u00eb vet\u00eb Berisha n\u00eb krye t\u00eb opozit\u00ebs!<\/p>\n<p>Por n\u00eb protest\u00ebn e k\u00ebsaj t\u00eb marte, m\u00eb 10 shkurt, na habit fakti p\u00ebr simbolik\u00ebn q\u00eb ka p\u00ebrdorur, pra pse pik\u00ebrisht ka p\u00ebrzgjedhur k\u00ebt\u00eb dat\u00eb q\u00eb t\u00eb demonstroj\u00eb n\u00eb krye t\u00eb opozit\u00ebs n\u00eb sheshin q\u00ebndror t\u00eb kryeqytetit, p\u00ebrball\u00eb kryeministris\u00eb duke k\u00ebrkuar largimin e Ram\u00ebs dhe qeveri teknike! Kishte 20 shkurtin dit\u00ebn e rr\u00ebzimit t\u00eb bvutit t\u00eb diktatorit Enver Hoxha t\u00eb \u2018gatshme\u2019 me simbolik\u00ebn m\u00eb t\u00eb munmdshme t\u00eb p\u00ebrshtatshme p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb k\u00ebt\u00eb protest\u00eb. Por zgjodhi 10 shkurtin!<\/p>\n<p>Ata q\u00eb jan\u00eb m\u00eb t\u00eb rinj n\u00eb mosh\u00eb, mund t\u00eb m\u00ebsojn\u00eb se 10 shkurti i k\u00ebtij viti sh\u00ebnon 84 vjetorin e themelimit t\u00eb organizat\u00ebs \u2018Djemt\u00eb e Bashkuar An\u00ebtar\u00eb t\u00eb Idealeve Komuniste\u2019, e cila n\u00eb terminologjin\u00eb historike t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb ka hyr\u00eb me emrin \u201cDEBATIK\u201d! Ishte nj\u00eb organizat\u00eb p\u00ebr f\u00ebmij\u00ebt e adoleshent\u00ebt e krijuar gjat\u00eb Luft\u00ebs s\u00eb Dyt\u00eb Bot\u00ebrore, n\u00ebn kujdesin e Partis\u00eb Komuniste t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb. DEBATIK u themelua m\u00eb 10 shkurt 1942 nga nj\u00eb grup f\u00ebmij\u00ebsh t\u00eb moshave nga 10-14 vje\u00e7 t\u00eb cil\u00ebt u grumbulluan tek kodra e Saukut dhe krijuan Organizat\u00ebn e tyre. Betimi i tyre para flamurit ishte solemn dhe lidh\u00ebn bes\u00ebn p\u00ebr luft\u00eb kund\u00ebr armikut dhe bashk\u00ebpun\u00ebtor\u00ebve t\u00eb tij, pushtuesve fashist italian. Organizonin k\u00ebto gj\u00ebrat e vogla, n\u00eb ndohm\u00eb t\u00eb luft\u00ebs!<\/p>\n<p>U b\u00eb dhe nj\u00eb film p\u00ebr themelimin e k\u00ebsaj organizate f\u00ebmij\u00ebsh e adoleshent\u00ebsh p\u00ebr t\u00eb evidentuar rolin e kontributin e tyre n\u00eb ndihm\u00eb t\u00eb luft\u00ebs p\u00ebr \u00e7lirimin e vendit! Ka q\u00ebn\u00eb p\u00ebr shum\u00eb e shum\u00eb vite, madje vijon dhe sot, idhulli i kalamajve personazhi i filmit \u201cDebatiku\u201d, Coli i vog\u00ebl, thirrja p\u00ebr t\u00eb teksa vritet n\u00eb nj\u00eb aksion, u kthye n\u00eb legjend\u00eb, nj\u00eb nga filmat shqiptar\u00eb m\u00eb t\u00eb realizuar n\u00eb fakt, n\u00eb Shqip\u00ebri! Q\u00eb asokohe, n\u00eb literatur\u00ebn e koh\u00ebs, thuhej se \u201cColi\u2019 frym\u00ebzoi shum\u00eb f\u00ebmij\u00eb e t\u00eb rinj p\u00ebr t\u00eb ecur n\u00eb rrug\u00ebn e kalamajve q\u00eb ndihmuan luft\u00ebn!<\/p>\n<p>P\u00ebrzgjedhja nga Berisha e dat\u00ebs 10 shkurt, n\u00eb p\u00ebrvjetorin e 84 t\u00eb themelimit t\u00eb \u201cDebatikut\u201d, p\u00ebr t\u00eb organizuar protest\u00ebn e radh\u00ebs, \u2018revolucionin\u2019 e radh\u00ebs q\u00eb do t\u00eb rr\u00ebzoj\u00eb Ram\u00ebn dhe do t\u00eb sjell\u00eb qeverin\u00eb teknike, mbetet v\u00ebrtet\u00eb i pashpjeguesh\u00ebm! P\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr lidhja me \u2018Colin\u2019 e vog\u00ebl, pasi Berisha \u00ebsht\u00eb n\u00eb \u2018metrat e fundit\u2019, p\u00ebr shkak t\u00eb mosh\u00ebs!<br \/>\nKan\u00eb nisur t\u00eb japin shum\u00eb shpjegime p\u00ebr k\u00ebt\u00eb p\u00ebrzgjedhje t\u00eb Berish\u00ebs! Disa thon\u00eb se i ka mbetur n\u00eb memorje kjo gj\u00eb, p\u00ebr shkak se ka mbajtur p\u00ebr 27 vite, deri n\u00eb shkurt 1991, teseren e PPSH, dhe i \u00ebsht\u00eb fiksuar n\u00eb memorie kontributi i f\u00ebmij\u00ebve gjat\u00eb luft\u00ebs dhe Coli i vog\u00ebl, idhulli i kalamajve t\u00eb asaj kohe, roli kryesor n\u00eb filmin \u201cDebatik\u2019! Disa t\u00eb tjer\u00eb i q\u00ebndrojn\u00eb mendimit se Berisha \u00ebsht\u00eb frym\u00ebzuar nga f\u00ebmija pjes\u00ebmarr\u00ebs n\u00eb protest\u00ebn e fundit para kryeministris\u00eb, ky f\u00ebmij\u00eb ishte nga zona e Bregut t\u00eb Lumit, i cili u ndalua nga policia dhe u lirua pasi erdhi familja p\u00ebr ta marr\u00eb n\u00ebn kujdes! Ka t\u00eb tjer\u00eb q\u00eb thon\u00eb se Berisha k\u00ebrkon t\u00eb mobilizoj\u00eb demokrat\u00ebt p\u00ebrmes rikthimit n\u00eb memorien e shqiptar\u00ebve t\u00eb k\u00ebsaj dite t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb, kur gjat\u00eb luft\u00ebs u mobilizuan dhe f\u00ebmij\u00ebt n\u00eb funksion t\u00eb \u00e7lirimit t\u00eb vendit! Ndoshta e mendon verten si \u201cColi\u2019 i vog\u00ebl, pasi dhe mosha e b\u00ebn t\u00eb vet\u00ebn!<\/p>\n<p>Duke q\u00ebn\u00eb se Berisha n\u00eb realitetin e tij paralel \u00ebsht\u00eb n\u00eb \u2018luft\u00eb\u2019 me t\u00eb gjith\u00eb, p\u00ebr t\u00eb rr\u00ebzuar Ram\u00ebn po me \u2018kryengritje paq\u00ebsore\u2019, pasi me vot\u00eb e ka povuar p\u00ebr 13 vite me radh\u00eb dhe jo vet\u00ebm q\u00eb nuk erdhi n\u00eb pushtet, por PD bie nga 250-300 mij\u00eb vota n\u00eb \u00e7do pal\u00eb zgjedhje, mendon se duke b\u00ebr\u00eb \u2018kryengritjen\u2019 dit\u00ebn e \u201cDebatik\u2019 t\u00eb arrij\u00eb t\u00eb sjell\u00eb qeverin\u00eb teknike, t\u00eb marr\u00eb gjysm\u00ebn e k\u00ebsaj qeverie qyl dhe t\u00eb shkoj\u00eb sa t\u00eb shkoj\u00eb! Mjafton ta quaje \u2018rikthim\u2019 p\u00ebr her\u00eb t\u00eb tret\u00eb, qoft\u00eb dhe n\u00ebn hyqmin e PS, n\u00ebse Rama v\u00eb \u2018dor\u00ebn\u2019 n\u00eb zem\u00ebr, por q\u00eb jan\u00eb t\u00eb pamundura gjasat q\u00eb t\u00eb ndodh\u00eb! Pasi lumi nuk kalon dy her\u00eb n\u00eb t\u00eb njejtat brigje!<br \/>\nP\u00ebr realitetin e tij paralel, nuk e ka keq! Por \u00ebsht\u00eb e pamundur t\u00eb realizohet, pasi mazhoranca ka n\u00eb rastin m\u00eb t\u00eb keq 83 mandate e n\u00eb rastin m\u00eb t\u00eb mir\u00eb 86 mandate n\u00eb Kuvendin me 140 deputet\u00eb! E mbi t\u00eb gjitha, kjo mazhoranc\u00eb ka p\u00ebrball\u00eb nj\u00eb Berish\u00eb \u2018non grata\u2019 n\u00eb SHBA dhe Britani q\u00eb nuk i shkel asnj\u00eb ambasador n\u00eb der\u00ebn e selis\u00eb s\u00eb PD, nj\u00eb Berish\u00eb n\u00ebn hetimin e SPAK e mbi t\u00eb gjitha n\u00eb nj\u00eb pleq\u00ebri t\u00eb thell\u00eb, ku pavar\u00ebsisht se b\u00ebn si \u201cColi\u2019 i vog\u00ebl i \u201cDebatik\u2019, koha politike p\u00ebr t\u00eb ka p\u00ebrfunduar. Madje ka p\u00ebrfunduar me koh\u00eb e vakt, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb PD e ka t\u00eb garantuar q\u00ebndrimin n\u00eb opozit\u00eb, sa koh\u00eb q\u00eb \u201cColi\u2019 82 vje\u00e7ar t\u00eb jet\u00eb n\u00eb krye t\u00eb k\u00ebsaj partie dhe opozit\u00ebs!<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Jakin Marena Partia Demokratike, bashk\u00eb me partit\u00eb aleate traditcionale opozitare dhe n\u00eb munges\u00eb t\u00eb partive t\u00eb reja q\u00eb garuan n\u00eb zgjedhjet e fundit parlamentare t\u00eb 11 majit, doli n\u00eb shesh dit\u00ebn e sotme, p\u00ebr t\u00eb realizuar protest\u00ebn e paralajm\u00ebruar! T\u00eb cil\u00ebn e quan \u2018kryengritje paq\u00ebsore\u2019! Si\u00e7 ishte parashikuar, nuk kishte ndonj\u00eb pjes\u00ebmarrje e madhe [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-69682","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/69682","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=69682"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/69682\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=69682"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=69682"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=69682"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}