{"id":69640,"date":"2026-02-10T15:48:35","date_gmt":"2026-02-10T15:48:35","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/02\/10\/ceshtja-balluku-odiseja-e-luftes-mes-pushteteve\/"},"modified":"2026-02-10T15:48:35","modified_gmt":"2026-02-10T15:48:35","slug":"ceshtja-balluku-odiseja-e-luftes-mes-pushteteve","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/02\/10\/ceshtja-balluku-odiseja-e-luftes-mes-pushteteve\/","title":{"rendered":"\u00c7\u00ebshtja Balluku: \u201cOdiseja\u201d e luft\u00ebs mes pushteteve"},"content":{"rendered":"<p><em><strong>Denada Jushi<\/strong><\/em><\/p>\n<p>N\u00eb muajt e fundit t\u00eb 2025, Belinda Balluku, z\u00ebvend\u00ebskryeministre dhe nj\u00eb nga figurat kryesore t\u00eb kabinetit, u vu n\u00eb sh\u00ebnjest\u00ebr t\u00eb nj\u00eb hetimi t\u00eb profilit t\u00eb lart\u00eb nga Prokuroria e Posa\u00e7me Kund\u00ebr Korrupsionit dhe Krimit t\u00eb Organizuar (SPAK). Hetimi lidhej me dyshime p\u00ebr manipulim t\u00eb procedurave t\u00eb prokurimit publik n\u00eb projekte madhore infrastrukturore, p\u00ebrfshir\u00eb tenderin e nd\u00ebrtimit t\u00eb Tunelit t\u00eb Llogaras\u00eb, nj\u00eb projekt rrugor me vler\u00eb rreth 140 milion\u00eb euro n\u00eb jug t\u00eb vendit dhe Unaza e Madhe e Tiran\u00ebs.<\/p>\n<p>SPAK dyshon se n\u00eb k\u00ebto tendera ishin favorizuar kompani t\u00eb caktuara n\u00ebp\u00ebrmjet shkeljes s\u00eb parimit t\u00eb barazis\u00eb, me p\u00ebrfshirjen direkte t\u00eb zyrtar\u00ebve t\u00eb lart\u00eb n\u00eb Ministrin\u00eb e Infrastruktur\u00ebs. N\u00eb n\u00ebntor 2025, prokuror\u00ebt njoftuan zyrtarisht se Balluku ishte marr\u00eb e pandehur p\u00ebr \u201cshkelje t\u00eb barazis\u00eb n\u00eb tendera\u201d, lidhur me dy kontrata publike me vler\u00eb t\u00eb p\u00ebrgjithshme afro 210 milion\u00eb euro.<\/p>\n<p>Sipas akuz\u00ebs, ajo veproi n\u00eb bashk\u00ebpunim me disa nga vart\u00ebsit e saj m\u00eb t\u00eb ngusht\u00eb, mes t\u00eb cil\u00ebve Evis Berberi, Gentian Gjyli dhe Erald Elezi, p\u00ebr t\u00eb manipuluar procedurat dhe favorizuar ofertuesit fitues. M\u00eb von\u00eb, hetimeve iu shtuan dhe dyshime p\u00ebr shkelje n\u00eb tenderin e projektit t\u00eb Unaz\u00ebs s\u00eb Madhe n\u00eb Tiran\u00eb, duke e zgjeruar akuz\u00ebn kund\u00ebr saj.<\/p>\n<p>Pas ngritjes s\u00eb akuz\u00ebs penale, \u00e7\u00ebshtja kaloi n\u00eb duart e Gjykat\u00ebs s\u00eb Posa\u00e7me Kund\u00ebr Korrupsionit dhe Krimit t\u00eb Organizuar (GJKKO). N\u00eb fund t\u00eb n\u00ebntorit 2025, GJKKO-s\u00eb pranoi k\u00ebrkes\u00ebn e SPAK-ut p\u00ebr caktimin e nj\u00eb mase sigurie personale ndaj Ballukut: pezullimin e saj t\u00eb menj\u00ebhersh\u00ebm nga detyra e ministres dhe ndalimin e daljes jasht\u00eb shtetit. Me k\u00ebt\u00eb vendim, z\u00ebvend\u00ebskryeministrja u detyrua t\u00eb largohej p\u00ebrkoh\u00ebsisht nga posti qeveritar, nd\u00ebrsa iu sekuestrua edhe pasaporta p\u00ebr t\u00eb parandaluar \u00e7do p\u00ebrpjekje p\u00ebr t\u2019u larguar nga vendi. Ishte hera e par\u00eb n\u00eb histori q\u00eb nj\u00eb an\u00ebtar aktiv i kabinetit qeveritar shqiptar pezullohej nga detyra me vendim gjyq\u00ebsor p\u00ebr shkak t\u00eb akuzave penale n\u00eb proces.<\/p>\n<p>Ky hap i paprecedent i pushtetit gjyq\u00ebsor shkaktoi menj\u00ebher\u00eb reagime t\u00eb forta nga ana e qeveris\u00eb. Kryeministri Edi Rama denoncoi publikisht vendimin e gjykat\u00ebs s\u00eb posa\u00e7me si nj\u00eb nd\u00ebrhyrje antikushtetuese n\u00eb pun\u00ebt e ekzekutivit. Sipas Ram\u00ebs, pezullimi i nj\u00eb ministreje n\u00eb detyr\u00eb cenonte pavar\u00ebsin\u00eb e pushtetit ekzekutiv dhe shkelte kompetencat kushtetuese t\u00eb Kryeministrit p\u00ebr formimin dhe funksionimin e kabinetit. Ai argumentoi se vendimmarrja e nj\u00eb gjyqtari po pengonte ushtrimin normal t\u00eb funksioneve qeveritare, duke e cil\u00ebsuar k\u00ebt\u00eb si nj\u00eb \u201dbetej\u00eb p\u00ebr pavar\u00ebsin\u00eb e pushtetit ekzekutiv\u201d. Nga ana tjet\u00ebr, vet\u00eb znj. Balluku i hodhi posht\u00eb akuzat dhe i cil\u00ebsoi veprimet e prokuroris\u00eb dhe gjykat\u00ebs si t\u00eb pabaza, megjith\u00ebse deklaratat e saj publike qen\u00eb t\u00eb pakta gjat\u00eb procesit hetimor.<\/p>\n<p>Q\u00ebndrimi konfliktual i Kryeministrit ndaj trup\u00ebs gjyq\u00ebsore ngriti shqet\u00ebsim n\u00eb radh\u00ebt e sistemit t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb. Shoqata Komb\u00ebtare e Gjyqtar\u00ebve reagoi m\u00eb 9 dhjetor 2025, me nj\u00eb deklarat\u00eb publike, duke d\u00ebnuar retorik\u00ebn e Ram\u00ebs si presion ndaj gjykatave. Gjyqtar\u00ebt vun\u00eb n\u00eb dukje se, n\u00ebn petkun e ankes\u00ebs p\u00ebr shkelje t\u00eb kompetencave, Kryeministri po d\u00ebrgonte n\u00eb fakt nj\u00eb mesazh k\u00ebrc\u00ebnues ndaj organeve t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb q\u00eb po shqyrtonin \u00e7\u00ebshtjen Balluku. Deklarata theksoi se sulmet e p\u00ebrs\u00ebritura verbale ndaj vendimeve gjyq\u00ebsore rrezikojn\u00eb t\u00eb minojn\u00eb besimin e publikut tek drejt\u00ebsia dhe cenojn\u00eb parimin themelor t\u00eb ndarjes dhe balancimit t\u00eb pushteteve n\u00eb nj\u00eb demokraci.<\/p>\n<p>Pavar\u00ebsisht kritikave, Kryeministri nuk u t\u00ebrhoq. Ai reagoi publikisht, duke k\u00ebmb\u00ebngulur se nuk do t\u00eb \u201cmbyllte goj\u00ebn\u201d p\u00ebr k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje, pasi sipas tij vet\u00eb posti i Kryeministrit, i mandatuar nga votat e qytetar\u00ebve, ishte v\u00ebn\u00eb n\u00eb rrezik nga vendimi i nj\u00eb prokurori dhe gjyqtari. Rama argumentoi se, meqen\u00ebse ishte pal\u00eb padit\u00ebse n\u00eb k\u00ebt\u00eb proces kushtetues, ai kishte t\u00eb drejt\u00eb t\u00eb shprehte hapur opinionin e tij lidhur me \u00e7\u00ebshtjen.<\/p>\n<p>M\u00eb 4 dhjetor 2025, K\u00ebshilli i Ministrave depozitoi zyrtarisht nj\u00eb ankes\u00eb pran\u00eb Gjykat\u00ebs Kushtetuese, duke k\u00ebrkuar interpretim dhe zgjidhje t\u00eb mosmarr\u00ebveshjes s\u00eb kompetencave midis ekzekutivit dhe gjyq\u00ebsorit. P\u00ebrmbajtja e k\u00ebrkes\u00ebs fokusohej n\u00eb pyetjen thelb\u00ebsore: A mundet nj\u00eb gjykat\u00eb t\u00eb pezulloj\u00eb nj\u00eb minist\u00ebr n\u00eb detyr\u00eb (nj\u00ebkoh\u00ebsisht deputet) pa shkelur Kushtetut\u00ebn?.<\/p>\n<p>Qeveria pretendoi se Kushtetuta dhe kuadri ligjor shqiptar nuk parashikojn\u00eb asnj\u00eb mekaniz\u00ebm pezullimi p\u00ebr an\u00ebtar\u00ebt e K\u00ebshillit t\u00eb Ministrave. Sipas k\u00ebsaj logjike, vendimi i GJKKO-s\u00eb cenoi kompetencat kushtetuese t\u00eb disa pushteteve nj\u00ebher\u00ebsh.<\/p>\n<p>Kuvendi i Shqip\u00ebris\u00eb dhe Presidenca, t\u00eb cilat u thirr\u00ebn nga Gjykata Kushtetuese si pal\u00eb t\u00eb interesuara n\u00eb proces, dol\u00ebn hapur n\u00eb mb\u00ebshtetje t\u00eb q\u00ebndrimit t\u00eb qeveris\u00eb. P\u00ebrfaq\u00ebsuesja e Kuvendit, Mimoza Arbi, argumentoi se pezullimi i nj\u00eb ministri prek edhe rolin e Parlamentit, i cili e ka vot\u00ebbesuar at\u00eb minist\u00ebr n\u00eb detyr\u00eb.<\/p>\n<p>Ajo theksoi se deputet\u00ebt g\u00ebzojn\u00eb imunitet nga ndalimi apo kufizimi i liris\u00eb pa autorizimin e Kuvendit, dhe se pezullimi de facto i znj. Balluku nga detyra (p\u00ebr nj\u00eb periudh\u00eb t\u00eb pacaktuar) cenoi k\u00ebt\u00eb imunitet t\u00eb garantuar nga Kushtetuta. Sipas p\u00ebrfaq\u00ebsueses s\u00eb Kuvendit, n\u00ebse pezullimi do t\u00eb barazohej me shkarkim, at\u00ebher\u00eb GJKKO-ja i ka marr\u00eb kompetenc\u00ebn Kuvendit, i cili \u00ebsht\u00eb organi q\u00eb voton dekretin e Presidentit p\u00ebr em\u00ebrimin ose lirimin e ministrave.<\/p>\n<p>Edhe p\u00ebrfaq\u00ebsuesit ligjor\u00eb t\u00eb Presidentit t\u00eb Republik\u00ebs mbajt\u00ebn t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn linj\u00eb. k\u00ebshilltari juridik Ilir Rusmali u shpreh se \u201cKushtetuta e Shqip\u00ebris\u00eb nuk njeh mekaniz\u00ebm kushtetues pezullues p\u00ebr an\u00ebtar\u00ebt e K\u00ebshillit t\u00eb Ministrave\u201d.<\/p>\n<p>Ai paralajm\u00ebroi se legjitimimi i vendimit t\u00eb GJKKO-s\u00eb do t\u00eb krijonte nj\u00eb precedent t\u00eb rreziksh\u00ebm ku, teorikisht, gjith\u00eb ekzekutivi mund t\u00eb pezullohet me k\u00ebrkes\u00eb t\u00eb SPAK n\u00ebse do t\u00eb hetohej nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje q\u00eb p\u00ebrfshin qeverin\u00eb. Nj\u00eb situat\u00eb e till\u00eb hipotetike, ku vendi mund t\u00eb mbetej pa qeveri funksionale, u soll nga Presidenca p\u00ebr t\u00eb ilustruar rrezikun e cenimit ekstrem t\u00eb ekuilibrave kushtetues.<\/p>\n<p>Pasi mori n\u00eb shqyrtim k\u00ebrkes\u00ebn e qeveris\u00eb, Gjykata Kushtetuese veproi me shpejt\u00ebsi p\u00ebr t\u00eb shmangur pasojat e menj\u00ebhershme t\u00eb konfliktit. M\u00eb 12 dhjetor 2025, kolegji i gjyqtar\u00ebve kushtetues vendosi pezullimin e p\u00ebrkohsh\u00ebm t\u00eb ekzekutimit t\u00eb vendimit t\u00eb GJKKO-s\u00eb deri sa \u00e7\u00ebshtja t\u00eb shqyrtohej n\u00eb themel. Kjo do t\u00eb thoshte se, p\u00ebrkoh\u00ebsisht, masa e siguris\u00eb \u201dpezullim nga detyra\u201d u b\u00eb e pazbatueshme.<\/p>\n<p>Si rezultat, znj. Balluku u rikthye menj\u00ebher\u00eb n\u00eb detyr\u00ebn e saj si ministre e Infrastruktur\u00ebs dhe Energjis\u00eb. Vendimi i Kushtetueses erdhi si leht\u00ebsim p\u00ebr qeverin\u00eb, por u prit me shqet\u00ebsim nga organet e drejt\u00ebsis\u00eb. Prokuroria e Posa\u00e7me e konsideroi k\u00ebt\u00eb nd\u00ebrhyrje t\u00eb Kushtetueses si cenim t\u00eb parimit t\u00eb ndarjes s\u00eb pushteteve dhe nj\u00eb penges\u00eb potenciale n\u00eb hetimin penal.<\/p>\n<p>Menj\u00ebher\u00eb pas rikthimit t\u00eb Ballukut n\u00eb zyr\u00eb, SPAK nd\u00ebrmori nj\u00eb veprim t\u00eb ri p\u00ebr t\u00eb siguruar vijimin e pandikuar t\u00eb hetimeve. Brenda pak dit\u00ebsh, prokuror\u00ebt special\u00eb i drejtuan Kuvendit nj\u00eb k\u00ebrkes\u00eb zyrtare p\u00ebr autorizim q\u00eb t\u2019u jepej mund\u00ebsia t\u00eb aplikonin nj\u00eb mas\u00eb sigurie edhe m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00eb ndaj znj.Balluku, arrestimin e saj.<\/p>\n<p>Pavar\u00ebsisht se opozita, p\u00ebrfaq\u00ebsues t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb civile dhe Komisioni Evropian, K\u00ebshilli i Mandateve dhe Imuniteteve ende nuk ka dh\u00ebn\u00eb nj\u00eb vendim p\u00ebr imunitetin e Ballukut, duke e l\u00ebn\u00eb pezull \u00e7\u00ebshtjen e autorizimit p\u00ebr arrest. Vet\u00eb Kryeministri, m\u00eb 9 Shkurt, gjat\u00eb mbledhjes s\u00eb Grupit Parlamentar t\u00eb Partis\u00eb Socialiste refuzoi q\u00eb t\u00eb vijohet me heqjen e mandatit.<\/p>\n<p>Gjykata Kushtetuese \u201ce ka fajin\u201d!<\/p>\n<p>N\u00eb vijim t\u00eb p\u00ebrplasjes institucionale, m\u00eb 6 shkurt 2026 Gjykata Kushtetuese u mblodh p\u00ebr t\u00eb shqyrtuar dhe p\u00ebr t\u00eb vendosur mbi k\u00ebrkes\u00ebn e Kryeministrit lidhur me konfliktin e kompetencave mes ekzekutivit dhe GJKKO, si dhe p\u00ebr interpretimin e nenit 103 t\u00eb Kushtetut\u00ebs mbi imunitetin e ministrave. Gjykata vler\u00ebsoi nj\u00ebz\u00ebri se ministrat i n\u00ebnshtrohen ligjit dhe mund t\u00eb mbahen penalisht p\u00ebrgjegj\u00ebs, por u nda n\u00eb dy q\u00ebndrime lidhur me nevoj\u00ebn e autorizimit parlamentar p\u00ebr mas\u00ebn e pezullimit nga detyra. P\u00ebr shkak t\u00eb munges\u00ebs s\u00eb shumic\u00ebs s\u00eb k\u00ebrkuar, k\u00ebrkesa u rr\u00ebzua. Si pasoj\u00eb, u hoq masa e pezullimit e vendosur m\u00eb 12 dhjetor 2025, duke i dh\u00ebn\u00eb fund p\u00ebrkoh\u00ebsisht konfliktit institucional, nd\u00ebrsa debati mbi balanc\u00ebn mes ndjekjes penale dhe funksionimit t\u00eb pushtetit ekzekutiv mbeti i hapur.<\/p>\n<p>Sipas juristit Ili G\u00ebrdupi, \u201cp\u00ebr shkak se asnj\u00eb nga arsyetimet nuk mori shumic\u00ebn e cil\u00ebsuar prej 5 votash, ato nuk konsiderohen detyruese p\u00ebr Kuvendin dhe mazhoranc\u00ebn\u201d.<\/p>\n<p>Ai m\u00eb tej thekson se Gjykata Kushtetuese duhet t\u00eb shpall\u00eb vendimin e arsyetuar, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb t\u00eb ket\u00eb nj\u00eb panoram\u00eb t\u00eb qart\u00eb t\u00eb qasjes s\u00eb secilit grupim gjyqtar\u00ebsh. Sipas tij, nj\u00eb rregullim i procedur\u00ebs n\u00eb p\u00ebrputhje me q\u00ebndrimin e atij grupimi gjyqtar\u00ebsh q\u00eb e konsideronte t\u00eb nevojsh\u00ebm autorizimin nga Kuvendi do t\u00eb rriste probabilitetin q\u00eb ky ndryshim ligjor t\u00eb mos kontestohej m\u00eb pas n\u00eb Gjykat\u00ebn Kushtetuese.<\/p>\n<p>Vet\u00eb Kryeministri reagoi publikisht duke b\u00ebr\u00eb t\u00eb ditura konkluzionet e mbledhjes s\u00eb Grupit Parlamentar Socialist. Sipas Ram\u00ebs, rivendosja e mas\u00ebs s\u00eb pezullimit ndaj z\u00ebvend\u00ebskryeministres Balluku ka nxjerr\u00eb n\u00eb pah nj\u00eb boshll\u00ebk serioz kushtetues dhe ligjor, i cili, sipas tij, paralizon funksione thelb\u00ebsore t\u00eb pushtetit ekzekutiv. Ai paralajm\u00ebroi nd\u00ebrhyrje n\u00eb legjislacion p\u00ebr t\u00eb zgjidhur ng\u00ebr\u00e7in institucional, duke argumentuar se funksionet kushtetuese t\u00eb padelegueshme nuk mund t\u00eb pezullohen pa cenuar vet\u00eb institucionet.<\/p>\n<p>Mbi k\u00ebt\u00eb pik\u00eb Juristi G\u00ebrdupi shpjegon se \u201cndryshimi ligjor p\u00ebrmes nj\u00eb amendimi t\u00eb Kodit t\u00eb Procedur\u00ebs Penale \u00ebsht\u00eb i mundur t\u00eb realizohet nga Parlamenti. Megjithat\u00eb, kryerja e tij k\u00ebrkon nj\u00eb procedur\u00eb t\u00eb posa\u00e7me, pasi b\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr nj\u00eb Kod dhe jo p\u00ebr nj\u00eb ligj t\u00eb zakonsh\u00ebm. P\u00ebr t\u2019u miratuar, ndryshimi k\u00ebrkon 84 vota, \u00e7ka n\u00ebnkupton unanimitet brenda deputet\u00ebve t\u00eb Partis\u00eb Socialiste dhe t\u00eb pakt\u00ebn nj\u00eb vot\u00eb shtes\u00eb nga opozita.\u201d<\/p>\n<p>Nj\u00ebkoh\u00ebsisht, Rama theksoi se pezullimi i sh\u00ebrben vet\u00ebm vijimit t\u00eb hetimit nga SPAK, nd\u00ebrsa qeveria, sipas tij, do t\u00eb vijoj\u00eb t\u00eb mb\u00ebshtes\u00eb pa kushte pavar\u00ebsin\u00eb e prokuroris\u00eb dhe t\u00eb drejt\u00ebn e saj p\u00ebr t\u00eb hetuar, duke e zhvendosur p\u00ebrplasjen kryesisht n\u00eb planin politik dhe ligjv\u00ebn\u00ebs.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb, organizatat e shoq\u00ebrsi\u00eb civile s\u00ebrisht i k\u00ebrkuan K\u00ebshillit t\u00eb Mandat\u00ebve t\u00eb mbidhet dhe t\u00eb pranoj\u00eb k\u00ebrkes\u00ebn e SPAK, duke theksuar se imuniteti parlamentar nuk \u00ebsht\u00eb mburoj\u00eb personale, por garanci funksionale, dhe \u00e7do vones\u00eb apo instrumentalizim politik cenon parimin e barazis\u00eb para ligjit dhe besimin publik te institucionet.<\/p>\n<p>Duke iu referuar edhe standardeve t\u00eb BE-s\u00eb dhe kapitujve 23 dhe 24, organizatat theksojn\u00eb se respektimi i procedurave kushtetuese \u00ebsht\u00eb detyrim institucional dhe kusht p\u00ebr forcimin e shtetit t\u00eb s\u00eb drejt\u00ebs dhe procesit t\u00eb integrimit evropian.\/acqj.al<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Denada Jushi N\u00eb muajt e fundit t\u00eb 2025, Belinda Balluku, z\u00ebvend\u00ebskryeministre dhe nj\u00eb nga figurat kryesore t\u00eb kabinetit, u vu n\u00eb sh\u00ebnjest\u00ebr t\u00eb nj\u00eb hetimi t\u00eb profilit t\u00eb lart\u00eb nga Prokuroria e Posa\u00e7me Kund\u00ebr Korrupsionit dhe Krimit t\u00eb Organizuar (SPAK). Hetimi lidhej me dyshime p\u00ebr manipulim t\u00eb procedurave t\u00eb prokurimit publik n\u00eb projekte madhore infrastrukturore, [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-69640","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/69640","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=69640"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/69640\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=69640"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=69640"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=69640"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}