{"id":69613,"date":"2026-02-10T13:48:35","date_gmt":"2026-02-10T13:48:35","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/02\/10\/kushtetuta-nuk-lejon-pezullimin-e-qeverisjes\/"},"modified":"2026-02-10T13:48:35","modified_gmt":"2026-02-10T13:48:35","slug":"kushtetuta-nuk-lejon-pezullimin-e-qeverisjes","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/02\/10\/kushtetuta-nuk-lejon-pezullimin-e-qeverisjes\/","title":{"rendered":"Kushtetuta nuk lejon pezullimin e qeverisjes"},"content":{"rendered":"<p>Nga Sokol Berberi<\/p>\n<p>Kushtetuta, si ligji themelor i shtetit, mish\u00ebron vlerat dhe parimet thelb\u00ebsore t\u00eb qeverisjes demokratike, t\u00eb cilat, n\u00ebdrejtime t\u00eb caktuara, q\u00ebndrojn\u00eb n\u00eb nj\u00eb gjendje tensioni dhe konkurrimi midis tyre. K\u00ebshtu, pushtetet duhet t\u00eb jen\u00eb t\u00eb ndara,por edhe t\u00eb balancuara, sistemi duhet t\u00eb krijoj\u00eb mund\u00ebsi t\u00ebbarabarta demokratike p\u00ebr p\u00ebrfaq\u00ebsim politik, por nj\u00ebkoh\u00ebsisht duhet t\u00eb marr\u00eb n\u00eb konsiderat\u00eb qeverisjen efektive, organet kushtetuese kan\u00eb pavar\u00ebsi funksionale, por duhet edhe t\u00eb japin llogari dhe t\u00eb jen\u00eb t\u00eb p\u00ebrgjegjshme, etj.. Po ashtu, edhe t\u00eb drejtat themelore kushtetuese evokojn\u00eb pretendime legjitime q\u00eb mund t\u00eb jen\u00eb n\u00eb konflikt midis tyre. Nj\u00ebkoh\u00ebsisht, vet\u00eb Kushtetutaofron standarde dhe rregullime specifike p\u00ebr zgjidhjen e k\u00ebtyre tensioneve dhe p\u00ebr harmonizimin e interesave kushtetuese legjitime. Ka nj\u00eb q\u00ebndrim t\u00eb konsoliduar t\u00eb jurisprudenc\u00ebs kushtetuese, sipas t\u00eb cilit \u00e7do dispozit\u00eb e Kushtetut\u00ebs duhet t\u00eb interpretohet n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb t\u00eb jet\u00eb e pajtueshme me parimet themelore kushtetuese, p\u00ebr arsye se t\u00eb gjitha normat dhe standardet kushtetuese formojn\u00eb nj\u00eb sistem t\u00eb vet\u00ebm, koherent dhe harmonik. Natyra e Kushtetut\u00ebs, koncepti i kushtetutshm\u00ebris\u00eb, n\u00ebnkupton q\u00eb Kushtetuta nuk mund t\u00eb ket\u00eb kontradikta t\u00eb brendshme. Pohimi se Kushtetuta ka \u2018zbraz\u00ebti\u2019apo \u2018boshll\u00ebqe\u2019nuk \u00ebsht\u00eb n\u00eb p\u00ebrputhje me k\u00ebt\u00eb premis\u00eb t\u00ebinterpretimit kushtetues.<\/p>\n<p>N\u00eb vijim, fokusi n\u00eb k\u00ebt\u00eb shkrim kufizohet vet\u00ebm te \u00e7\u00ebshtja e garancive funksionale t\u00eb organeve kushtetuese ndaj p\u00ebrgjegj\u00ebsis\u00eb dhe procedimit penal, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb tekushtet e pezullimit nga detyra n\u00eb k\u00ebt\u00eb aspekt.<\/p>\n<p>Garancit\u00eb ndaj procedimit penal p\u00ebr organet kushtetuese kan\u00ebdimension kushtetues. K\u00ebto garanci synojn\u00eb t\u00eb harmonizojn\u00ebinteresin publik p\u00ebr pavar\u00ebsin\u00eb funksionale t\u00eb organit me p\u00ebrgjegjshm\u00ebrin\u00eb penale t\u00eb subjektit p\u00ebrkat\u00ebs, n\u00eb respekt t\u00ebparimit t\u00eb barazis\u00eb p\u00ebrpara ligjit dhe llogaridh\u00ebnies. Kushtetuta parashikon rregullime specifike n\u00eb var\u00ebsi t\u00eb natyr\u00ebs s\u00eb organit kushtetues. N\u00eb k\u00ebt\u00eb kuptim, k\u00ebto organe mund t\u2019i grupojm\u00eb n\u00ebdy kategori: a) organet kushtetuese t\u00eb pavarura jo-politike, q\u00ebnuk e marrin mandatin nga zgjedhjet demokratike; dhe b) organet kushtetuese q\u00eb burojn\u00eb nga zgjedhjet politike (n\u00eb nivel qendror dhe vendor).<\/p>\n<p>N\u00eb kategorin\u00eb e par\u00eb p\u00ebrfshihen, nd\u00ebr t\u00eb tjera, Gjykata Kushtetuese (GJK), Gjykata e Lart\u00eb (GJL), Prokurori i P\u00ebrgjithsh\u00ebm (PP), K\u00ebshilli i Lart\u00eb Gjyq\u00ebsor (KLGJ), K\u00ebshilli iLart\u00eb i Prokuroris\u00eb (KLP), Inspektori i Lart\u00eb i Drejt\u00ebsis\u00eb (ILD), si dhe gjyqtar\u00ebt dhe prokuror\u00ebt e juridiksionit t\u00eb posa\u00e7\u00ebm dhe t\u00ebp\u00ebrgjithsh\u00ebm. P\u00ebr t\u00eb gjitha k\u00ebto organe Kushtetuta parashikon shprehimisht kushtet e pezullimit nga detyra si rrjedhoj\u00eb e procedimit penal. K\u00ebshtu: p\u00ebr an\u00ebtarin e GJK-s\u00eb pezullimi b\u00ebhet nga vet\u00eb GJK-ja (neni 128, pika 3 e Kushtetut\u00ebs); p\u00ebr an\u00ebtar\u00ebt e KLGJ-s\u00eb, t\u00eb KLP-s\u00eb, p\u00ebr PP dhe p\u00ebr ILD-n\u00eb pezullimi nga detyra b\u00ebhet me vendim t\u00eb GJK-s\u00eb (respektivisht nenet 147\/c, pika 3, 149\/c, pika 3, 147\/e, pika 4 t\u00eb Kushtetut\u00ebs). P\u00ebr gjyqtar\u00ebt dhe prokuror\u00ebt pezullimi nga detyra b\u00ebhet, respektivisht nga KLGJ-ja dhe KLP-ja (nenet 140\/3 dhe 148\/d pika 4, t\u00ebKushtetut\u00ebs). Pra, si\u00e7 v\u00ebrehet, p\u00ebr t\u00eb gjitha k\u00ebto organekushtetuese t\u00eb pavarura, pezullimi nga detyra si rrjedhoj\u00eb e procedimit penal, nuk vendoset nga gjyqtari i juridiksionit t\u00ebposa\u00e7\u00ebm apo t\u00eb zakonsh\u00ebm.<\/p>\n<p>P\u00ebr kategorin\u00eb e dyt\u00eb, ku p\u00ebrfshihen organet kushtetuese q\u00ebburojn\u00eb nga zgjedhjet politike (Kuvendi dhe qeveria n\u00eb nivel qendror, k\u00ebshillat dhe kryetar\u00ebt e bashkis\u00eb n\u00eb nivel vendor), ka rregullime specifike lidhur me procedimin penal, q\u00eb i p\u00ebrgjigjen natyr\u00ebs s\u00eb k\u00ebtyre organeve.<\/p>\n<p>P\u00ebr deputet\u00eb dhe an\u00ebtar\u00ebt e qeveris\u00eb ka garanci ndaj procedimit penal, q\u00eb mbulohen nga imuniteti. Ministri g\u00ebzon imunitetin q\u00ebKushtetuta i njeh deputetit, sipas neneve 73 dhe 103 t\u00ebKushtetut\u00ebs. Duhet theksuar se imuniteti \u00ebsht\u00eb garanci institucionale dhe nuk duhet t\u00eb shihet si privilegj individual. Imuniteti nuk n\u00ebnkupton shmagie nga p\u00ebrgjegj\u00ebsia penale e deputetit\/ ministrit. Me ndryshimet kushtetuese t\u00eb vitit 2012, imuniteti \u00ebsht\u00eb i kufizuar dhe mbulon vet\u00ebm ndalimin earrestimit ose t\u00eb heqjes s\u00eb liris\u00eb n\u00eb \u00e7far\u00eb do lloj forme t\u00ebdeputetit\/ ministrit, e ushtrimit t\u00eb kontrollit personal ose t\u00ebbanes\u00ebs ndaj tyre, pa autorizimin e Kuvendit. Nd\u00ebrsa p\u00ebr fillimin e procedimit penal, p\u00ebr marrjen e masave procedurale t\u00eb tjera, p\u00ebr marrjen t\u00eb pandehur dhe gjykimin, nuk k\u00ebrkohet paraprakisht autorizimi nga Kuvendi. Mandati ideputetit\/ministrit mbaron kur d\u00ebnohet me vendim gjyq\u00ebsor t\u00ebform\u00ebs s\u00eb prer\u00eb p\u00ebr kryerjen e nj\u00eb krimi.<\/p>\n<p>Kushtetuta nuk ka parashikuar mund\u00ebsin\u00eb e pezullimit nga detyra t\u00eb deputetit\/ministrit, si rrjedhoj\u00eb e procedimit penal.Megjith\u00ebse kjo mas\u00eb procedurale bie brenda konceptit t\u00ebimunitetit, n\u00eb nj\u00eb kuptim t\u00eb gjer\u00eb, p\u00ebr shkak t\u00eb pasoj\u00ebs q\u00eb sjell p\u00ebr funksionimin e institucionit, do t\u00eb duhej t\u00eb kishte parashikim t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb. N\u00ebse kushtetutb\u00ebr\u00ebsi do kishte b\u00ebr\u00eb vler\u00ebsim t\u00ebndrysh\u00ebm, do e kishte parashikuar edhe k\u00ebt\u00eb instrument n\u00eb k\u00ebto dispozita, si\u00e7 \u00ebsht\u00eb rregulluar p\u00ebr organet e tjera kushtetuese t\u00ebp\u00ebrmendura m\u00eb lart. Nisur nga premisat e interpretimit kushtetues, at\u00eb q\u00eb nuk ka dashur ta b\u00ebj\u00eb kushtetutb\u00ebr\u00ebsi nuk mund ta b\u00ebj\u00eb ligjv\u00ebn\u00ebsi, duke e konsideruar si \u2018zbraz\u00ebti ose heshtje t\u00eb Kushtetut\u00ebs\u2019. Mbi k\u00ebt\u00eb baz\u00eb arsyetimi, n\u00eb vitin 2012 u ndoq rruga e amendamentit kushtetues p\u00ebr ndryshimin e p\u00ebrmbajtjes s\u00eb imunitetit dhe jo rruga e ligjb\u00ebrjes s\u00eb zakonshme.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, nuk mendoj se imuniteti kushtetues p\u00ebrb\u00ebn argumentin kryesor si arsye p\u00ebr ndalimin e pezullimit nga detyra t\u00eb deputetit\/ministrit. Kuvendi dhe qeveria burojn\u00eb nga zgjedhjet demokratike dhe, p\u00ebr rrjedhoj\u00eb, jan\u00eb organe p\u00ebrfaq\u00ebsuese t\u00ebsovranitetit t\u00eb popullit. Kushtetuta nuk e lejon pezullimin apo bllokimin e qeverisjes. Ky parim \u00ebsht\u00eb mbizot\u00ebrues n\u00ebKushtetut\u00eb. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb q\u00ebllim, Kuvendi q\u00ebndron n\u00eb detyr\u00eb deri n\u00ebmbledhjen e par\u00eb t\u00eb Kuvendit t\u00eb ri t\u00eb zgjedhur (neni 65 iKushtetut\u00ebs) dhe Kryeministri dhe ministrat jan\u00eb t\u00eb detyruar t\u00ebq\u00ebndrojn\u00eb n\u00eb detyr\u00eb deri n\u00eb formimin e K\u00ebshillit t\u00eb Ministrave pasardh\u00ebs (neni 106 i Kushtetut\u00ebs).<\/p>\n<p>Ministri, p\u00ebrve\u00e7 cil\u00ebsis\u00eb si an\u00ebtar i organit kolegjial t\u00eb K\u00ebshillit t\u00eb Ministrave, \u00ebsht\u00eb dhe organ kushtetues monokratik. Aktet kushtetuese, p\u00ebr t\u00eb cilat ministri ngarkohet nga ligji, nuk mund t\u00eb nxirren nga Kryeministri apo K\u00ebshilli i Ministrave, apo t\u2019idelegohen nga qeveria nj\u00eb organi tjet\u00ebr. N\u00eb ushtrimin e kompetenc\u00ebs kushtetuese normative, ministri nuk mund t\u00ebz\u00ebvend\u00ebsohet as nga z\u00ebvend\u00ebsministri. Ministri shkarkohet nga Presidenti i Republik\u00ebs, me propozim t\u00eb Kryeministrit dhe ky dekret i d\u00ebrgohet Kuvendit p\u00ebr miratim (neni 98 i Kushtetut\u00ebs). Edhe n\u00ebse ministri \u00ebsht\u00eb shkarkuar sipas k\u00ebtij parashikimi, ai \u00ebsht\u00eb i detyruar nga Kushtetuta t\u00eb q\u00ebndroj\u00eb n\u00eb detyr\u00eb deri n\u00ebkonfirmimin e pasardh\u00ebsit. Pezullimi nga detyra i ministrit me vendim gjykate, bazuar n\u00eb parashikime extra kushtetuese, p\u00ebr nga pasojat q\u00eb sjell, mund t\u00eb barazohet me aktin e shkarkimit. P\u00ebr k\u00ebto arsye, kjo konsiderohet nd\u00ebrhyrje jo kushtetuese n\u00ebkompetencat e Kryeministrit, Presdidentit dhe Kuvendit, dhe n\u00ebkund\u00ebrshtim me ndarjen dhe balancimin e pushteteve.<\/p>\n<p>Prokurori dhe gjyqtari kan\u00eb detyrimin p\u00ebr t\u00eb vler\u00ebsuar dhe respektuar standardet kushtetuese dhe konventore q\u00eb mund t\u00eb lidhen me \u00e7\u00ebshtjet konkrete n\u00eb praktik\u00ebn gjyq\u00ebsore.  Kur ligji mbi t\u00eb cil\u00ebn bazohet zgjidhja e \u00e7\u00ebshtjes s\u00eb shtruar p\u00ebrpara gjykat\u00ebs krijon implikime kushtetuese\/konventore, gjykata, sipas rastit, p\u00ebrcakton ligjin\/standardin e zbatuesh\u00ebm sipas hierarkis\u00eb s\u00eb burimeve, b\u00ebn interpretim pajtues t\u00eb ligjit me Kushtetut\u00ebn\/Konvent\u00ebn ose v\u00eb n\u00eb l\u00ebvizje kontrollin kushtetues. Lidhur me parashikimin e nenit 242\/2 t\u00eb KPP, mendoj se gjykata duhet ta interpretoj\u00eb k\u00ebt\u00eb dispozit\u00eb n\u00eb harmoni me standardet kushtetuese t\u00eb p\u00ebrmendura m\u00eb lart duke konkluduar se p\u00ebrjashtimi shtrihet jo vet\u00ebm p\u00ebr organet e zgjedhura, por p\u00ebr t\u00eb gjitha organet kushtetuese, duke p\u00ebrfshir\u00eb dhe ministrin.<\/p>\n<p>Ky interpretim nuk cenon kompetencat dhe interesin legjitim t\u00eb prokuroris\u00eb dhe t\u00eb gjykat\u00ebs s\u00eb posa\u00e7me p\u00ebr t\u00eb mbrojtur integritetin e hetimit dhe t\u00eb procedimit penal. P\u00ebrkundrazi, zbatimi i nj\u00eb instrumenti procedural penal si mas\u00eb ndaluese ndaj ministrit, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb Kushtetua nuk e lejon, nuk i sh\u00ebrben pavar\u00ebsis\u00eb s\u00eb tyre. Fuqia e tep\u00ebrt, si\u00e7 historia institucionale d\u00ebshmon, mund t\u00eb sjell\u00eb vet\u00ebd\u00ebmtim dhe cenim t\u00eb legjitimitetit.<\/p>\n<p>*Ish-an\u00ebtari i Gjykat\u00ebs Kushtetuese<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Sokol Berberi Kushtetuta, si ligji themelor i shtetit, mish\u00ebron vlerat dhe parimet thelb\u00ebsore t\u00eb qeverisjes demokratike, t\u00eb cilat, n\u00ebdrejtime t\u00eb caktuara, q\u00ebndrojn\u00eb n\u00eb nj\u00eb gjendje tensioni dhe konkurrimi midis tyre. K\u00ebshtu, pushtetet duhet t\u00eb jen\u00eb t\u00eb ndara,por edhe t\u00eb balancuara, sistemi duhet t\u00eb krijoj\u00eb mund\u00ebsi t\u00ebbarabarta demokratike p\u00ebr p\u00ebrfaq\u00ebsim politik, por nj\u00ebkoh\u00ebsisht duhet t\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-69613","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/69613","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=69613"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/69613\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=69613"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=69613"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=69613"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}