{"id":69524,"date":"2026-02-10T07:48:21","date_gmt":"2026-02-10T07:48:21","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/02\/10\/ofensiva-e-rames-ndaj-drejtesise-ngre-alarmin-per-pengim-te-luftes-anti-korrupsion\/"},"modified":"2026-02-10T07:48:21","modified_gmt":"2026-02-10T07:48:21","slug":"ofensiva-e-rames-ndaj-drejtesise-ngre-alarmin-per-pengim-te-luftes-anti-korrupsion","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/02\/10\/ofensiva-e-rames-ndaj-drejtesise-ngre-alarmin-per-pengim-te-luftes-anti-korrupsion\/","title":{"rendered":"Ofensiva e Ram\u00ebs ndaj drejt\u00ebsis\u00eb ngre alarmin p\u00ebr pengim t\u00eb luft\u00ebs anti-korrupsion"},"content":{"rendered":"<p>Kryeministri Edi Rama kaloi nga fjal\u00ebt tek veprat n\u00eb raport me drejt\u00ebsin\u00eb t\u00eb h\u00ebn\u00ebn, kur paralajm\u00ebroi nj\u00eb ofensive ligjore p\u00ebr t\u00eb penguar Prokurorin\u00eb dhe Gjykat\u00ebn e Posa\u00e7me q\u00eb t\u00eb nd\u00ebrmarr\u00eb mas\u00ebn e pezullimit nga detyra p\u00ebr ministrat e kabinetit t\u00eb tij dhe zyrtar\u00eb t\u00eb tjer\u00eb t\u00eb lart\u00eb.<\/p>\n<p>Deklaratat publike t\u00eb Ram\u00ebs erdh\u00ebn si kund\u00ebrp\u00ebrgjigje ndaj nj\u00eb vendimi t\u00eb Gjykat\u00ebs Kushtetuese, q\u00eb la n\u00eb fuqi pezullimin nga detyra p\u00ebr numrin 2 t\u00eb qeveris\u00eb, Belinda Balluku duke rr\u00ebzuar pretendimin e Ram\u00ebs se kjo p\u00ebrb\u00ebnte c\u00ebnim t\u00eb kompetencave kryeministrore.<\/p>\n<p>\u201cFunksionet e padelegueshme kushtetuese, nga ai i an\u00ebtarit t\u00eb qeveris\u00eb tek ai i Presidentit t\u00eb Republik\u00ebs dhe jo vet\u00ebm, nuk mund t\u00eb pezullohen kurr\u00ebsesi nga askush duke u nisur nga nj\u00eb em\u00ebr i p\u00ebrve\u00e7\u00ebm, sepse pezullimi paralizon funksionin, pra institucionin q\u00eb ai\/ajo drejton,\u201d shkroi Rama n\u00eb platform\u00ebn X, duke e justfikuar k\u00ebt\u00eb me nevoj\u00ebn p\u00ebr garantim t\u00eb pavar\u00ebsis\u00eb s\u00eb pushtetit legjislativ dhe ekzekutiv.<\/p>\n<p>Por paralajm\u00ebrimet e tij u lexuan nga opozita dhe nga shoq\u00ebria civile si presion i hapur ndaj drejt\u00ebsis\u00eb dhe kthim pas nga narrativa e luft\u00ebs antikorrupsion, dhe p\u00ebr pasoj\u00eb, si rrezik p\u00ebr ecurin\u00eb e procesit t\u00eb integrimit europian.<\/p>\n<p>Kryetari i grupit parlamentar t\u00eb PD, Gazment Bardhi, deklaroi se ky ishte nj\u00eb \u201cpresion i organizuar kund\u00ebr drejt\u00ebsis\u00eb\u201d.<\/p>\n<p>\u201cKur Qeveria dhe Kuvendi bashkohen p\u00ebr t\u00eb goditur vendimin e dy gjykatave n\u00eb lidhje me nj\u00eb hetim penal aktiv, kemi dy pushtete q\u00eb p\u00ebrpiqen t\u00eb ndikojn\u00eb t\u00eb tretin. Kjo nuk \u00ebsht\u00eb ndarje pushtetesh,\u201d tha Bardhi n\u00eb reagim publik pas deklaratave t\u00eb kryeministrit.<\/p>\n<p>Edhe p\u00ebr organizatat e shoq\u00ebris\u00eb civile, ky \u00ebsht\u00eb nj\u00eb moment kritik p\u00ebr pavar\u00ebsin\u00eb e organeve t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb dhe nj\u00eb ndryshim kursi politik i mazhoranc\u00ebs, q\u00eb n\u00ebse b\u00ebhet realitet, do t\u00eb pengoj\u00eb pun\u00ebn e tyre duke veshur me nj\u00eb imunitet shtes\u00eb ministrat dhe funksionar\u00ebt para ligjit.<\/p>\n<p>\u201cQ\u00ebndrimi i kryeministrit \u00ebsht\u00eb nj\u00eb akt kund\u00ebr retorik\u00ebs antikorrupsion dhe standardeve q\u00eb duhet t\u00eb plot\u00ebsoj\u00eb Shqip\u00ebria p\u00ebr t\u00eb arritur objektimin e an\u00ebtar\u00ebsimit n\u00eb BE,\u201d tha Afrim Krasniqi, drejtues i Institutit p\u00ebr Studime Politike, nj\u00eb organizat\u00eb q\u00eb monitoron pun\u00ebn e Kuvendit.<\/p>\n<p>Krasniqi sheh me shqet\u00ebsim edhe anashkalimin e Kushtetut\u00ebs dhe vendimmarrjes s\u00eb Gjykat\u00ebs Kushtetutuese, si shkelje t\u00eb standardeve demokratike.<\/p>\n<p>Kjo, sipas tij, \u201ctregon se Shqip\u00ebria rrezikon t\u00eb devijoj\u00eb n\u00eb nj\u00eb vend ku Kushtetuta dhe institucionet nuk kan\u00eb vler\u00eb dhe ku liderit politik\u00eb dhe mazhorancat e radh\u00ebs mund ta inteprerojn\u00eb at\u00eb sipas q\u00ebllimeve t\u00eb tyre politike\u201d.<\/p>\n<p>Krasniqi shton se nisma q\u00eb paralajmron kryeministri\u00a0 u jep ministrave t\u00eb tij nj\u00eb pushtet dhe imunitet q\u00eb nuk e kan\u00eb, nuk ua njeh Kushtetuta dhe as praktika e vendeve t\u00eb Bashkimit Europian.<\/p>\n<p>\u201cPo ashtu pengon hetimet e SPAK, duke refuzuar heqjen e imunitetit dhe krijon nj\u00eb hendek t\u00eb thell\u00eb midis ekzekutivit e mazhoranc\u00ebs nga nj\u00ebra an\u00eb dhe drejt\u00ebsis\u00eb nga ana tjet\u00ebr,\u201d shton ai.<\/p>\n<p>Edhe p\u00ebr Erida Sk\u00ebndajn, drejtuese e Komitetit Shqiptar t\u00eb Helsinkit, nisma e kryeministrit lidhet me interesat e tij personale dhe c\u00ebnon parimet themelore t\u00eb shtetit t\u00eb s\u00eb drejt\u00ebs.<\/p>\n<p>\u201cT\u00eb gjitha vonesat q\u00eb jan\u00eb krijuar nga mosekzekutimi i vendimit t\u00eb GJKKO-s\u00eb, shtyrja e paprecedent\u00eb e procesit vendimmarr\u00ebs t\u00eb Kuvendit p\u00ebr k\u00ebrkes\u00ebn p\u00ebr autorizimin nga SPAK p\u00ebr kufizimin e liris\u00eb ndaj zv.kryeministres dhe tanim\u00eb edhe q\u00ebndrimi i Kryeministrit p\u00ebr t\u00eb ndryshuar legjislacionin p\u00ebr t\u00eb mos patur masa ndaluese t\u00eb pezullimit t\u00eb ekzekutimit t\u00eb funksionit (p\u00ebr disa prej tyre), p\u00ebrb\u00ebjn\u00eb nj\u00eb q\u00ebndrim q\u00eb pengon sistemin e drejt\u00ebsis\u00eb p\u00ebr t\u00eb zhvilluar nj\u00eb hetim efektiv, t\u00eb plot\u00eb e t\u00eb gjith\u00ebansh\u00ebm ndaj zyrtares n\u00eb fjal\u00eb,\u201d tha Sk\u00ebndaj.<\/p>\n<p>Sipas Sk\u00ebndajt, Rama po synon ndryshime Kushtetuese, edhe pse shtoi se : \u201cKushtetuta nuk mund t\u00eb ndryshoj\u00eb n\u00eb interes t\u00eb nj\u00ebr\u00ebs apo tjetr\u00ebs pal\u00eb q\u00eb ka mazhoranc\u00ebn qeveris\u00ebse, por vet\u00ebm n\u00eb interes t\u00eb publikut, konform parimeve themelore t\u00eb shtetit t\u00eb s\u00eb drejt\u00ebs dhe me nj\u00eb debat gjith\u00ebp\u00ebrfshir\u00ebs\u201d.<\/p>\n<p>Referuar ndarjes 4 me 4 t\u00eb q\u00ebndrimeve t\u00eb trup\u00ebs gjyq\u00ebsore n\u00eb Gjykat\u00ebn Kushtetuese lidhur me konfliktin e kompetenc\u00ebs, Sk\u00ebndaj tha se kjo e \u201cb\u00ebn k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje t\u00eb debatueshme midis profesionist\u00ebve\u201d.<\/p>\n<p>\u201cN\u00eb vler\u00ebsimin tim, ligjv\u00ebn\u00ebsi kushtetues shqiptar duhet t\u00eb zgjedh\u00eb midis nevoj\u00ebs p\u00ebr ta patur nj\u00eb mas\u00eb t\u00eb till\u00eb pezulluese n\u00eb Kushtetut\u00eb ose jo. N\u00eb kushtet e Shqip\u00ebris\u00eb, kjo mas\u00eb p\u00ebrb\u00ebn n\u00eb parim nj\u00eb kufizim t\u00eb domosdosh\u00ebm dhe proporcional me nevoj\u00ebn q\u00eb e dikton, q\u00eb \u00ebsht\u00eb lufta kund\u00ebr korrupsionit shum\u00eb shqet\u00ebsues n\u00eb vendin ton\u00eb si dhe barazia para ligjit,\u201d tha Sk\u00ebndaj.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa p\u00ebr Krasniqin, nuk ka asnj\u00eb paqart\u00ebsi ligjore n\u00eb k\u00ebt\u00eb drejtim, pasi legjislacioni shqiptar lejon pezullimin deri shkarkimin edhe t\u00eb Presidentit, edhe t\u00eb Kryeministrit p\u00ebr raste kur ata rezultojn\u00eb me probleme me dekriminalizimin, q\u00eb lidhet me deklarimin ose jo t\u00eb rregullt, kurse p\u00ebr raste flagrante korrupsioni, abuzimi dhe keqp\u00ebrdorimi t\u00eb detyr\u00ebs dhe buxhetit publik refuzohet apriori hetimi.<\/p>\n<p>Sipas tij, synimet e mazhoranc\u00ebs jan\u00eb t\u00eb nxitura nga interesa personale dhe bien ndesh me standardet demokratike.<\/p>\n<p>\u201cN\u00eb vendet e BE ka pasur e ka kryeministra dhe zyrtar\u00eb t\u00eb lart\u00eb n\u00ebn hetim, n\u00eb \u00e7do rast \u00ebsht\u00eb dh\u00ebn\u00eb dor\u00ebheqje ose \u00ebsht\u00eb mund\u00ebsuar hetimi pa penges\u00eb imuniteti,\u201d tha Krasniqi.<\/p>\n<p>\u201cN\u00ebse tek ne ndodh e kund\u00ebrta\u2026 ne humbim edhe konceptin formal t\u00eb demokracis\u00eb, kthehemi n\u00eb nj\u00eb regjim dhe japim shembull sesi nuk duhet t\u00eb jet\u00eb demokracia dhe shteti i s\u00eb drejt\u00ebs,\u201d p\u00ebrfundoi ai.\/ BIRN<\/p>\n<p>\u00a0<\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/ofensiva-e-rames-ndaj-drejtesise-ngre-alarmin-per-pengim-te-luftes-anti-korrupsion\/\">Ofensiva e Ram\u00ebs ndaj drejt\u00ebsis\u00eb ngre alarmin p\u00ebr pengim t\u00eb luft\u00ebs anti-korrupsion<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/\">GIJOTINA<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kryeministri Edi Rama kaloi nga fjal\u00ebt tek veprat n\u00eb raport me drejt\u00ebsin\u00eb t\u00eb h\u00ebn\u00ebn, kur paralajm\u00ebroi nj\u00eb ofensive ligjore p\u00ebr t\u00eb penguar Prokurorin\u00eb dhe Gjykat\u00ebn e Posa\u00e7me q\u00eb t\u00eb nd\u00ebrmarr\u00eb mas\u00ebn e pezullimit nga detyra p\u00ebr ministrat e kabinetit t\u00eb tij dhe zyrtar\u00eb t\u00eb tjer\u00eb t\u00eb lart\u00eb. Deklaratat publike t\u00eb Ram\u00ebs erdh\u00ebn si kund\u00ebrp\u00ebrgjigje ndaj [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-69524","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/69524","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=69524"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/69524\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=69524"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=69524"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=69524"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}