{"id":69477,"date":"2026-02-09T20:48:32","date_gmt":"2026-02-09T20:48:32","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/02\/09\/nje-drejtesi-qe-funksionon-keq-nuk-duhet-te-monitorohet-por-te-korrigjohet\/"},"modified":"2026-02-09T20:48:32","modified_gmt":"2026-02-09T20:48:32","slug":"nje-drejtesi-qe-funksionon-keq-nuk-duhet-te-monitorohet-por-te-korrigjohet","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/02\/09\/nje-drejtesi-qe-funksionon-keq-nuk-duhet-te-monitorohet-por-te-korrigjohet\/","title":{"rendered":"Nj\u00eb drejt\u00ebsi q\u00eb funksionon keq nuk duhet t\u00eb monitorohet, por t\u00eb korrigjohet"},"content":{"rendered":"<p><em><strong>Nga Mero Baze<\/strong><\/em><\/p>\n<p>Pash\u00eb nj\u00eb reagim t\u00eb Ylli Manjanit kund\u00ebr Komisionit parlamentar q\u00eb organizon d\u00ebgjesa qytetare dhe tenton t\u00eb monitoroj\u00eb institucionet e drejt\u00ebsis\u00eb. E bashkuar me lajmet se institucionet kryesore t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb e refuzojn\u00eb k\u00ebt\u00eb kontroll, situata duket edhe m\u00eb kaotike.<\/p>\n<p>N\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb, kontrolli mbi institucionet e drejt\u00ebsis\u00eb, n\u00eb kuptimin e zbatimit t\u00eb ligjeve, duhet t\u00eb b\u00ebhet n\u00eb Kuvend, por jo nga Kuvendi. Mekanizmat e monitorimit t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb te ne formalisht jan\u00eb t\u00eb ngritur. Ato jan\u00eb Inspektori i Lart\u00eb i Drejt\u00ebsis\u00eb, pastaj K\u00ebshilli i Lart\u00eb Gjyq\u00ebsor, K\u00ebshilli i Lart\u00eb i Prokuroris\u00eb, Komisioni i Em\u00ebrimeve n\u00eb Drejt\u00ebsi etj.<\/p>\n<p>Raportimi i tyre n\u00eb Kuvend dhe aprovimi apo mosaprovimi i pun\u00ebs s\u00eb tyre jan\u00eb kontroll parlamentar.<\/p>\n<p>Por detyra kryesore e Parlamentit sot nuk \u00ebsht\u00eb t\u00eb verifikoj\u00eb a zbatohet si duhet Reforma n\u00eb Drejt\u00ebsi, por si ta korrigjoj\u00eb at\u00eb q\u00eb nuk shkon te reforma n\u00eb drejt\u00ebsi.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb aspekt mendoj se SPAK apo GJKKO b\u00ebjn\u00eb mir\u00eb q\u00eb refuzojn\u00eb t\u00eb bashk\u00ebpunojn\u00eb me k\u00ebt\u00eb institucion, pasi mungesa e drejt\u00ebsis\u00eb sot nuk vjen nga defekte formale t\u00eb k\u00ebtyre institucioneve si orari i pun\u00ebs apo disiplina, por nga defekte thelb\u00ebsore.<\/p>\n<p>Problemi kryesor \u00ebsht\u00eb se reforma n\u00eb drejt\u00ebsi ka prodhuar drejt\u00ebsi jofunksionale dhe nj\u00eb superstruktur\u00eb jofunksionale t\u00eb sistemit, q\u00eb prodhon mij\u00ebra dosje stok, \u00e7\u00ebshtje t\u00eb pagjykuara, nd\u00ebrvarje burokratike mes institucioneve t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb q\u00eb shkaktojn\u00eb vakanca dhe mosplot\u00ebsim kuadri n\u00eb shum\u00eb hallka t\u00eb sistemit dhe si rrjedhoj\u00eb munges\u00eb drejt\u00ebsie p\u00ebr qytetar\u00ebt shqiptar\u00eb.<\/p>\n<p>Sot ne kemi nj\u00eb sistem gjyq\u00ebsor shum\u00eb her\u00eb m\u00eb t\u00eb korruptuar, me tarifa korrupsioni t\u00eb shum\u00ebfishuara, ku p\u00ebr nj\u00eb dosje p\u00ebr t\u2019u afruar afati i gjykimit paguhen deri 30 mij\u00eb euro, ku 200 mij\u00eb dosje presin n\u00eb radh\u00eb. Ne kemi nj\u00eb hart\u00eb t\u00eb re gjyq\u00ebsore n\u00eb vend q\u00eb ka shkaktuar centralizim kriminal dhe rritje pazaresh, si dhe kosto ekstra t\u00eb qytetar\u00ebve q\u00eb kan\u00eb pun\u00eb me drejt\u00ebsin\u00eb, q\u00eb tani duhet t\u00eb flen\u00eb edhe lulishteve t\u00eb Tiran\u00ebs p\u00ebr t\u00eb pritur dit\u00ebn e gjyqit q\u00eb shtyhet sa her\u00eb i dhemb dh\u00ebmballa nj\u00eb avokati apo koka nj\u00eb gjyqtareje.<\/p>\n<p>Sistemi i menaxhimit t\u00eb dosjeve \u00ebsht\u00eb korrupsion m\u00eb vete dhe ato shtyhen n\u00eb pafund\u00ebsi, kur nj\u00eb gjyqtar l\u00ebviz dhe ia l\u00eb dosjen dikujt tjet\u00ebr duke shkuar s\u00ebrish n\u00eb fund t\u00eb stokut.<\/p>\n<p>Inspektori i Lart\u00eb i Drejt\u00ebsis\u00eb, q\u00eb duhet t\u00eb kontrolloj\u00eb sistemin, b\u00ebn thirrje t\u00eb mos b\u00ebhet presion mbi gjyqtar\u00ebt e prokuror\u00ebt, nj\u00ebsoj sikur t\u00eb ngrihej kryetari i Kontrollit t\u00eb Shtetit e t\u00eb thoshte: mos mi shqet\u00ebsoni ministrat dhe zyrtar\u00ebt q\u00eb vjedhin se u prishni terezin\u00eb.<\/p>\n<p>Kjo betej\u00eb e ka t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm dimensionin e saj moral dhe i vetmi dimension moral mbi t\u00eb cilin duhet korrigjuar reforma \u00ebsht\u00eb beteja p\u00ebr t\u2019u dh\u00ebn\u00eb qytetar\u00ebve drejt\u00ebsi. Rastet skandaloze t\u00eb politikan\u00ebve t\u00eb lart\u00eb q\u00eb p\u00ebrballen me drejt\u00ebsin\u00eb dhe hakmarrjen politike jan\u00eb vet\u00ebm sinjale q\u00eb na mb\u00ebrrijn\u00eb neve n\u00eb vesh se \u00e7far\u00eb drejt\u00ebsie kemi b\u00ebr\u00eb.<\/p>\n<p>Z\u00ebri i njer\u00ebzve t\u00eb pambrojtur nga drejt\u00ebsia \u00ebsht\u00eb i v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb arrij\u00eb deri tek ne, n\u00ebse nuk shikojm\u00eb prokuror\u00eb si Olsi Dado q\u00eb quajn\u00eb krim faktin q\u00eb merr avokat\u00eb, apo gjyqtar\u00eb si k\u00ebta t\u00eb Gjykat\u00ebs Kushtetuese, q\u00eb puerpiqen gjat\u00eb si t\u00eb mos japin p\u00ebrgjigje. Kjo vjen mes t\u00eb tjerash ngaq\u00eb formula q\u00eb kemi b\u00ebr\u00eb p\u00ebr t\u00eb plot\u00ebsuar Gjykat\u00ebn Kushtetuese \u00ebsht\u00eb si me ata k\u00ebshilltar\u00ebt e gjykatave t\u00eb fshatrave dikur, q\u00eb i zgjidhnin nga fshatar\u00ebt m\u00eb t\u00eb dalluar n\u00eb kooperativ\u00eb.<\/p>\n<p>Shqip\u00ebria ka nevoj\u00eb p\u00ebr nj\u00eb Gjykat\u00eb Kushtetuese q\u00eb ndoshta edhe kufirin m\u00eb t\u00eb ul\u00ebt t\u00eb mosh\u00ebs ta ket\u00eb 60 vje\u00e7, q\u00eb t\u00eb vijn\u00eb nga sistemi i drejt\u00ebsis\u00eb me nj\u00eb background t\u00eb pakund\u00ebrshtuesh\u00ebm dhe t\u00eb mos ken\u00eb m\u00eb halle t\u00eb tjera n\u00eb jet\u00eb, p\u00ebrve\u00e7 p\u00ebrkushtimit q\u00eb t\u2019i l\u00ebn\u00eb vendit nj\u00eb histori t\u00eb mbrojtjes s\u00eb Kushtetut\u00ebs.<\/p>\n<p>Sistemi korrigjohet aty ku ka lindur me defekt, n\u00eb Parlament. Opozita, n\u00ebse \u00ebsht\u00eb dakord q\u00eb kjo \u00ebsht\u00eb reform\u00eb e mir\u00eb n\u00eb drejt\u00ebsi dhe \u00ebsht\u00eb penduar q\u00eb e ka sulmuar, le t\u00eb mos e votoj\u00eb ose t\u00eb mos marr\u00eb pjes\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb histori. Por Edi Rama duhet t\u00eb p\u00ebrballet me at\u00eb q\u00eb ka b\u00ebr\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb aspekt, t\u00eb monitorosh k\u00ebt\u00eb Reform\u00eb n\u00eb Drejt\u00ebsi nga Parlamenti se si funksionon, \u00ebsht\u00eb t\u00eb b\u00ebhesh roje i nj\u00eb vendi ku ndodh krimi dhe ti t\u00eb kujdesesh q\u00eb vras\u00ebsit t\u00eb punojn\u00eb mir\u00eb.<\/p>\n<p>Ky sistem drejt\u00ebsie q\u00eb kemi prodhuar nuk ka nevoj\u00eb p\u00ebr t\u2019u monitoruar q\u00eb t\u00eb funksionoj\u00eb mir\u00eb. Ky duhet ndryshuar. Se ky me t\u00eb vet\u00ebn mir\u00eb po punon. Secili prokuror apo gjykat\u00ebs shikon pun\u00ebt e veta, \u00ebsht\u00eb t\u00ebr\u00ebsisht i pavarur, por edhe i pap\u00ebrgjegjsh\u00ebm n\u00eb raport me ligjin dhe me objektivin e dh\u00ebnies s\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb.<\/p>\n<p>K\u00ebshtu q\u00eb k\u00ebta nuk duhen monitoruar a e b\u00ebjn\u00eb mir\u00eb pun\u00ebn, por duhen detyruar t\u00eb b\u00ebjn\u00eb pun\u00ebn q\u00eb duhet p\u00ebr t\u2019u dh\u00ebn\u00eb drejt\u00ebsi qytetar\u00ebve shqiptar\u00eb dhe p\u00ebr t\u00eb vendosur standarde evropiane n\u00eb drejt\u00ebsi.<\/p>\n<p>T\u00eb gjith\u00eb ata q\u00eb mendojn\u00eb se kjo e rr\u00ebzon Edi Ram\u00ebn nga pushteti, n\u00ebse e b\u00ebn, jan\u00eb duke e marr\u00eb m\u00eb qaf\u00eb opozit\u00ebn, si\u00e7 e mor\u00ebn vite m\u00eb par\u00eb kur i thoshin q\u00eb Reforma n\u00eb Drejt\u00ebsi nuk duhet mb\u00ebshtetur se po e b\u00ebn Edi Rama p\u00ebr vete. Tani, si\u00e7 e shikoni, ai nuk e ka b\u00ebr\u00eb as p\u00ebr vete as p\u00ebr shqiptar\u00ebt, por ka p\u00ebrfunduar n\u00eb nj\u00eb republik\u00eb inkuizicioni, ku nj\u00eb grusht gjyqtar\u00ebsh dhe prokuror\u00ebsh kan\u00eb siguruar prej Reform\u00ebs vet\u00ebm pavar\u00ebsin\u00eb nga politika dhe kan\u00eb shtuar korrupsionin dhe pap\u00ebrgjegjshm\u00ebrin\u00eb.<\/p>\n<p>Kush i l\u00eb k\u00ebta t\u00eb mbret\u00ebrojn\u00eb dhe i legjitimon si nj\u00eb republik\u00eb e re, mund t\u00eb fitoj\u00eb mb\u00ebshtetjen e ca prokuror\u00ebve dhe gjyqtar\u00ebve, por kurr\u00eb t\u00eb shqiptar\u00ebve.<\/p>\n<p>Opozita ka arsye t\u00eb g\u00ebzohet n\u00ebse Edi Rama b\u00ebn paqe me k\u00ebt\u00eb situat\u00eb, jo n\u00ebse b\u00ebn luft\u00eb p\u00ebr ta korrigjuar at\u00eb. N\u00ebse b\u00ebn paqe dhe i l\u00eb shqiptar\u00ebt n\u00eb dor\u00eb t\u00eb k\u00ebtij sistemi, ai \u00ebsht\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebs p\u00ebr humbjen e shpres\u00ebs p\u00ebr drejt\u00ebsi n\u00eb Shqip\u00ebri dhe duhet t\u00eb ik\u00eb jo si viktim\u00eb e drejt\u00ebsis\u00eb, por si autor i gjenocidit t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb mbi shqiptar\u00ebt. N\u00ebse b\u00ebn betej\u00eb, t\u00eb pakt\u00ebn \u00ebsht\u00eb duke i kthyer borxhin q\u00eb u ka shqiptar\u00ebve p\u00ebr k\u00ebt\u00eb drejt\u00ebsi q\u00eb ka b\u00ebr\u00eb.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Mero Baze Pash\u00eb nj\u00eb reagim t\u00eb Ylli Manjanit kund\u00ebr Komisionit parlamentar q\u00eb organizon d\u00ebgjesa qytetare dhe tenton t\u00eb monitoroj\u00eb institucionet e drejt\u00ebsis\u00eb. E bashkuar me lajmet se institucionet kryesore t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb e refuzojn\u00eb k\u00ebt\u00eb kontroll, situata duket edhe m\u00eb kaotike. N\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb, kontrolli mbi institucionet e drejt\u00ebsis\u00eb, n\u00eb kuptimin e zbatimit t\u00eb ligjeve, [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-69477","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/69477","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=69477"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/69477\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=69477"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=69477"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=69477"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}