{"id":69438,"date":"2026-02-09T17:48:29","date_gmt":"2026-02-09T17:48:29","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/02\/09\/republika-e-prokuroreve-presion-kushtetueses-po-vendoset-pro-ballukut-do-dilni-me-pranga-ne-duar-gent-ibrahimi-i-shantazhueshem\/"},"modified":"2026-02-09T17:48:29","modified_gmt":"2026-02-09T17:48:29","slug":"republika-e-prokuroreve-presion-kushtetueses-po-vendoset-pro-ballukut-do-dilni-me-pranga-ne-duar-gent-ibrahimi-i-shantazhueshem","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/02\/09\/republika-e-prokuroreve-presion-kushtetueses-po-vendoset-pro-ballukut-do-dilni-me-pranga-ne-duar-gent-ibrahimi-i-shantazhueshem\/","title":{"rendered":"Republika e Prokuror\u00ebve presion Kushtetueses: Po vendos\u00ebt pro Ballukut, do dilni me pranga n\u00eb duar, Gent Ibrahimi i shantazhuesh\u00ebm"},"content":{"rendered":"<p><em><strong>Nga Anri Bala<\/strong><\/em><\/p>\n<p>P\u00ebr t\u00eb kuptuar qart\u00eb se \u00e7far\u00eb ka ndodhur me vendimin e fundit t\u00eb Gjykat\u00ebs Kushtetuese, na duhet t\u00eb kthehemi pak n\u00eb koh\u00eb, p\u00ebr disa ngjarje thelb\u00ebsore q\u00eb kan\u00eb ndodhur, n\u00eb at\u00eb q\u00eb duhet t\u00eb ishte institucioni m\u00eb i lart\u00eb i garantimit t\u00eb ndarjes dhe balanc\u00ebs s\u00eb pushteteve dhe presioni i drejtp\u00ebrdrejt\u00eb q\u00eb i ndodhi an\u00ebtar\u00ebve t\u00eb institucionit nga media, disa or\u00eb para se gjykata t\u00eb jepte vendimin p\u00ebr pezullimin apo jo t\u00eb zv. Kryeministres Belinda Balluku.<br \/>\nDisa muaj m\u00eb par\u00eb, nj\u00eb skandal me komunikime t\u00eb pap\u00ebrshtatshme dhe intime, t\u00eb nj\u00eb an\u00ebtari t\u00eb Gjykat\u00ebs Kushtetuese me nj\u00eb vart\u00ebsen e tij u publikuan n\u00eb media. Mendohet se pjes\u00eb e k\u00ebtij skandali ka qen\u00eb gjyqtari Gent Ibrahimi dhe nj\u00eb vart\u00ebsja e tij, bashk\u00ebshortja e nj\u00eb zyrtari t\u00eb lart\u00eb t\u00eb Partis\u00eb Demokratike. Ne si media nuk e botuam skandalin, sepse n\u00eb loj\u00eb nuk ishin orekset e an\u00ebtar\u00ebve t\u00eb Gjykat\u00ebs Kushtetuese me vart\u00ebset e tyre, por se q\u00ebllimi ishte m\u00eb i madh se nj\u00eb afer\u00eb jasht\u00ebmartesore.<\/p>\n<p>N\u00eb fakt korrespondenca mes gjyqtarit dhe vart\u00ebses, u publikua n\u00eb koh\u00ebn kur n\u00eb shqyrtim ishte \u201cLegjitimiteti i p\u00ebrgjimeve Sky Ecc dhe Enchrochat\u201d, ku Gjykata do t\u00eb dilte me nj\u00eb vendim p\u00ebr t\u2019i shpallur t\u00eb vlefshme apo t\u00eb pavlefshme ato. Pra k\u00ebtu nis\u00ebn presionet e para t\u00eb nj\u00eb an\u00ebtari t\u00eb Gjykat\u00ebs Kushtetuese, p\u00ebrmes frekuenc\u00ebs s\u00eb mbajtjes s\u00eb mbathjeve posht\u00eb apo lart\u00eb shal\u00ebve t\u00eb tyre.<\/p>\n<p>Nga ky presion u vu n\u00eb l\u00ebvizje Prokuroria e Posa\u00e7me, e cila p\u00ebrmes nj\u00eb urdhri t\u00eb paligjsh\u00ebm t\u00eb kreut t\u00eb sot\u00ebm t\u00eb SPAK Klodian Braho, n\u00eb at\u00eb koh\u00eb prokuror, vendosi t\u00eb p\u00ebrgjonte pa nj\u00eb vendim gjykate, an\u00ebtar\u00ebt e Gjykat\u00ebs Kushtetuese. Sipas pretendimeve t\u00eb Klodian Brahos, ndaj gjyqtar\u00ebve, dyshohet se \u00ebsht\u00eb ushtruar ndikim, n\u00eb k\u00ebmbim t\u00eb p\u00ebrfitimeve t\u00eb paligj\u00ebshme. E th\u00ebn\u00eb tro\u00e7, Prokuroria e Posa\u00e7me dyshonte se gjyqtar\u00eb t\u00eb Kushtetueses po korruptoheshin kundrejt parave p\u00ebr t\u00eb dh\u00ebn\u00eb nj\u00eb arsyetim, pra jo vendim, sepse vendimi ishte dh\u00ebn\u00eb p\u00ebr legjitimitetin, por arsyetim p\u00ebr p\u00ebrdorimin e p\u00ebrgjimeve, q\u00eb mund t\u00eb ndikonte n\u00eb proceset penale.<\/p>\n<p>Ky p\u00ebrgjim ishte nj\u00eb tjet\u00ebr skandal, sepse an\u00ebtar\u00ebt e Kushtetueses g\u00ebzojn\u00eb garanci t\u00eb shtuara pavar\u00ebsie dhe nuk mund t\u00eb p\u00ebrgjohen pa nj\u00eb vendim gjykate ,pasi \u00ebsht\u00eb vep\u00ebr penale. Por kjo pak r\u00ebnd\u00ebsi kishte p\u00ebr SPAK! Q\u00ebllimi ishte q\u00eb p\u00ebrmes k\u00ebtij p\u00ebrgjimi, t\u00eb kishte presion t\u00eb shtuar tek an\u00ebtar\u00ebt e Gjykat\u00ebs Kushtetuese, p\u00ebr t\u00eb vendosur \u201cPro SPAK\u201d p\u00ebr legjitimitetin e p\u00ebrdorimit t\u00eb bisedave Sky Ecc dhe Enchrochat n\u00eb hetimet penale.<br \/>\nMe t\u00eb drejt\u00eb do pyesni ju, \u00e7far\u00eb lidhje kan\u00eb shal\u00ebt e Gentit, p\u00ebrgjimi i SPAK me vendimin p\u00ebr pezullimin e Belinda Ballukut?!<\/p>\n<p>Gjat\u00eb mbledhjes s\u00eb an\u00ebtar\u00ebve t\u00eb Gjykat\u00ebs Kushtetuese, p\u00ebr vendimin e pezullimit t\u00eb Ballukut, dol\u00ebn n\u00eb media disa \u201ckanakar\u00eb\u201d t\u00eb Prokuroris\u00eb s\u00eb Posa\u00e7me, si gazetarja Anduena Llabani, e cila nga studio e \u201cNews 24\u201d, b\u00ebri presion t\u00eb hapur ndaj gjyqtar\u00ebve duke th\u00ebn\u00eb publikisht:<\/p>\n<p>\u201cAn\u00ebtar\u00ebt e Gjykat\u00ebs Kushtetuese, jan\u00eb n\u00eb monitorim t\u00eb plot\u00eb nga nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00ebt dhe nga SPAK, pik\u00ebrisht n\u00eb lidhje me disa veprime abuzive qe kan\u00eb treguar n\u00eb raport me element\u00eb t\u00eb politik\u00ebs shqiptare, \u00e7far\u00eb do t\u00eb thot\u00eb q\u00eb mund t\u00eb jen\u00eb t\u00eb kompromentuar n\u00eb vot\u00ebn e zonj\u00ebs Balluku.\u201d, duke n\u00ebnkuptuar se an\u00ebtar\u00ebt e Gjykat\u00ebs Kushtetuese jan\u00eb n\u00ebn p\u00ebrgjim nga SPAK, sepse n\u00eb thelb jan\u00eb an\u00ebtar\u00eb q\u00eb korruptohen leht\u00eb, jan\u00eb t\u00eb ndikuesh\u00ebm nga politika dhe pavar\u00ebsia nuk ekziston n\u00eb k\u00ebt\u00eb institucion, por p\u00ebr hir t\u00eb presionit t\u00eb nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00ebve dhe SPAK, \u201cdetyrohen\u201d t\u00eb mos b\u00ebjn\u00eb gabime n\u00eb vendimarrje.<\/p>\n<p>Vazhdon m\u00eb tej: \u201cKa informacione t\u00eb tjera se disa an\u00ebtar\u00eb t\u00eb Gjykat\u00ebs Kushtetuese, q\u00eb kan\u00eb dhe shumic\u00ebn e votave, jan\u00eb kontaktuar drejtp\u00ebrs\u00ebdrejti nga zonja Balluku, vet\u00ebm e vet\u00ebm q\u00eb t\u00eb ken\u00eb kuorumin e votave!\u201d, pra sipas gazetares po tentohet deformimi i vullnetit t\u00eb an\u00ebtar\u00ebve t\u00eb Kushtetueses nga Balluku, q\u00eb s\u2019\u00ebsht\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb, pasi SPAK do f\u00ebrkonte duart po ta kishte nj\u00eb prov\u00eb t\u00eb till\u00eb kund\u00ebr zv Kryeministres, e cila po tenton t\u00eb deformoj nj\u00eb vendim t\u00eb Gjykat\u00ebs Kushtetuese, duke korruptuar an\u00ebtar\u00eb t\u00eb gjykat\u00ebs, q\u00eb \u00ebsht\u00eb vep\u00ebr e r\u00ebnd\u00eb penale.<\/p>\n<p>Sipas gazetares: \u201cKa informacione t\u00eb tjera q\u00eb Gjykata Kushtetuese, ka dhe an\u00ebtar\u00eb t\u00eb pabler\u00eb, ose t\u00eb pabindur, t\u00eb cil\u00ebt kan\u00eb kund\u00ebrshtuar dhe jan\u00eb te prirur t\u00eb japin vendimin q\u00eb arsyetojn\u00eb n\u00eb p\u00ebrputhje t\u00eb Kushtetut\u00ebs dhe sipas saj kan\u00eb kund\u00ebrshtuar zonj\u00ebn Balluku, madje k\u00ebto jan\u00eb me emra konkret\u00eb\u201d?! K\u00ebtu gazetarja flet p\u00ebr emra konkret t\u00eb personave t\u00eb cil\u00ebt kan\u00eb pasur debat me Ballukun q\u00eb t\u00eb votojn\u00eb pro saj, ku p\u00ebrmend gjyqtarin Gent Ibrahimi, pasi n\u00eb retorik\u00eb m\u00eb mbrapa p\u00ebrmend edhe p\u00ebrgjimin e paligjsh\u00ebm t\u00eb SPAK t\u00eb b\u00ebr\u00eb ndaj tij, p\u00ebr arsyetimin e vendimit t\u00eb legjitimitetit t\u00eb p\u00ebrgjimeve Sky Ecc dhe Enchrochat.<\/p>\n<p>K\u00ebtu kap kulmin sulmi: \u201cN\u00ebse k\u00ebto 3 element\u00eb v\u00ebrtetohen, pas vendimit t\u00eb Gjykat\u00ebs Kushtetuese, mund t\u00eb shohim edhe goditjen e Gjykat\u00ebs Kushtetuese nga SPAK. Ndaj mos u habisni q\u00eb edhe nj\u00ebri prej an\u00ebtar\u00ebve t\u00eb Gjykat\u00ebs Kushtetuese t\u00eb dali dhe me pranga nga ai institucion!\u201d. Kjo deklarat\u00eb publike \u00ebsht\u00eb nj\u00eb presioni i hapur para vendimit t\u00eb Gjykat\u00ebs Kushtetuese, ndaj nj\u00eb an\u00ebtari t\u00eb saj, si\u00e7 \u00ebsht\u00eb Gent Ibrahimi, p\u00ebr t\u00eb ndikuar n\u00eb vendimin kund\u00ebr Ballukut dhe n\u00eb favor t\u00eb SPAK.<\/p>\n<p>Presioni funksionoi, pasi nj\u00ebsoj si gazetarja dhe SPAK kishte dijeni ndoshta nga \u201cmonitorim-p\u00ebrgjimi\u201d, se an\u00ebtar\u00ebt e Gjykat\u00ebs Kushtetuese ishin 5 me 3 n\u00eb favor t\u00eb Belinda Ballukut dhe kund\u00ebr pezullimit. Por shantazhi i hapur q\u00eb i\u2019u b\u00eb Gent Ibrahimit, se mund t\u00eb dal\u00ebsh me pranga n\u00eb duar nga aty, \u00ebsht\u00eb sa i turpsh\u00ebm dhe i rreziksh\u00ebm.<\/p>\n<p>Ta marrim p\u00ebr nj\u00eb moment t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb pretendimet e gazetares s\u00eb SPAK, se Gent Ibrahimi u kontaktua nga Belinda Balluku t\u00eb jepte nj\u00eb vendim pro saj. N\u00ebse Prokuroria e Posa\u00e7me e kishte k\u00ebt\u00eb informacion p\u00ebr ushtrim t\u00eb ndikimit t\u00eb paligjsh\u00ebm nga Balluku, q\u00eb \u00ebsht\u00eb vep\u00ebr penale, shp\u00ebrdorimit t\u00eb detyr\u00ebs nga Ibrahimi, q\u00eb \u00ebsht\u00eb vep\u00ebr penale, pse nuk ngre akuza p\u00ebr k\u00ebta t\u00eb dy?<\/p>\n<p>P\u00ebr nj\u00eb organ hetimi, \u00ebsht\u00eb m\u00eb i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm p\u00ebr t\u00eb provuar faj\u00ebsin\u00eb e vepr\u00ebs penale t\u00eb kryer nga dy zyrtar\u00ebt m\u00eb t\u00eb lart\u00eb t\u00eb ekzekutivit dhe gjyq\u00ebsorit, apo p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb nj\u00eb vendim pro oreksit t\u00eb tyre q\u00eb \u00ebsht\u00eb pezullimi nga detyra i nj\u00eb zyrtari, q\u00eb nuk ndikon fare tek procedimi penal i SPAK ndaj Ballukut?<\/p>\n<p>Pse prokuror\u00eb t\u00eb SPAK e lan\u00eb n\u00eb mes konsumimin e nj\u00eb vepre penale, thjesht p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb nj\u00eb vot\u00eb PRO tyre n\u00eb Kushtetuese?<\/p>\n<p>Pra, a \u00ebsht\u00eb shp\u00ebrdorim detyre t\u00eb Prokuror\u00ebve t\u00eb Posa\u00e7\u00ebm, duke p\u00ebrjashtuar p\u00ebr nj\u00eb moment q\u00eb kan\u00eb p\u00ebrgjuar nj\u00eb an\u00ebtar\u00eb t\u00eb Gjykat\u00ebs Kushtetuese, s\u00ebrisht pa vendim gjykate, por k\u00ebt\u00eb po ja \u201cfalim\u201d se e kan\u00eb b\u00ebr\u00eb n\u00eb em\u00ebr t\u00eb \u201cdrejt\u00ebsis\u00eb\u201d, por a po b\u00ebjn\u00eb padrejt\u00ebsi kur e kan\u00eb t\u00eb provuar vepr\u00ebn penale dhe nuk kan\u00eb hapur \u00e7\u00ebshtje p\u00ebr Ballukun dhe Ibrahimin?<\/p>\n<p>A duhet t\u00eb shqet\u00ebsohemi ne se media po i b\u00ebn presion t\u00eb hapur, organit m\u00eb t\u00eb lart\u00eb t\u00eb Gjyq\u00ebsorit, p\u00ebr llogari t\u00eb SPAK? Sepse ajo q\u00eb b\u00ebri gazetarja nuk ishte raportim i ngjarjeve, pas vendimit, apo nj\u00eb analiz\u00eb mbi \u00e7\u2019ka ndodhur, por para tij\u2026 duke influencuar drejtp\u00ebrdrejt p\u00ebrmes presionit vendimin e nj\u00eb gjyqtari t\u00eb Kushtetueses dhe duke e intimiduar me k\u00ebshill\u00ebn\u2026 t\u00eb b\u00ebnte kujdes pasi ata kishin provat kund\u00ebr tij dhe se mund t\u00eb arrestohej menj\u00ebher\u00eb nga SPAK, n\u00ebse do vendoste n\u00eb favor t\u00eb Ballukut.<\/p>\n<p>A do kishte guxim nj\u00eb gazetar\u00eb t\u00eb sulmonte dhe b\u00ebnte presion t\u00eb hapur ndaj nj\u00eb gjyqtari t\u00eb Gjykat\u00ebs Kushtetuese, po t\u00eb mos kishte mb\u00ebshtetjen e SPAK?<\/p>\n<p>Ku mund t\u00eb ankohet nj\u00eb gjyqtar\u00eb i Kushtetueses, se nj\u00eb gazetare e mb\u00ebshtetur nga SPAK po i b\u00ebn\u00eb presion drejt\u00ebsis\u00eb, q\u00eb t\u00eb jap nj\u00eb vendim pro organit t\u00eb akuz\u00ebs?<\/p>\n<p>A duhet t\u00eb shqet\u00ebsohemi ne, se n\u00eb nj\u00eb koh\u00eb kur Gjykata Kushtetuese ka vakanc\u00eb dhe nuk e plot\u00ebson dot kuorumin me 9 an\u00ebtar\u00eb, nj\u00eb gjyqtar\u00eb si Gent Ibrahimi \u00ebsht\u00eb i shantazhuesh\u00ebm \u201cqoft\u00eb p\u00ebr lek\u00ebt apo qoft\u00eb p\u00ebr brek\u00ebt\u201d duke u b\u00ebr\u00eb faktor p\u00ebr nj\u00eb kriz\u00eb institucionale?<\/p>\n<p>N\u00eb nj\u00eb koh\u00eb kur Prokuroria vendos p\u00ebr fatin e dosjeve t\u00eb saj, p\u00ebrmes influenc\u00ebs s\u00eb drejtp\u00ebrdrejt t\u00eb prokuror\u00ebve tek gjytar\u00ebt e posa\u00e7\u00ebm dhe p\u00ebrmes shantazhit duke p\u00ebrdorur p\u00ebrgjime t\u00eb paligjshme, pra pa vendim gjykate p\u00ebr ask\u00ebnd, a mund ta klasifikojm\u00eb SPAK si organ inkuizicioni dhe jo drejt\u00ebsie, ashtu sikurse shum\u00eb media, analist\u00eb dhe politolog e kan\u00eb quajtur deri tani\u2026 \u201cRepublik\u00eb Prokuror\u00ebsh\u201d<\/p>\n<p>Prandaj \u00ebsht\u00eb domosdoshm\u00ebri q\u00eb Rama ta k\u00ebrkoj drejt\u00ebsin\u00eb n\u00eb Strasburg, p\u00ebr vendimin pa vendim t\u00eb pezullimit t\u00eb Ballukut, sepse atje nuk ka gazetar\u00eb q\u00eb mund t\u2019i b\u00ebjn\u00eb presion gjyq\u00ebsorit para nj\u00eb vendimi dhe as prokuror q\u00eb p\u00ebrgjojn\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb paligjshme gjyqtar\u00ebt, p\u00ebr t\u2019i shantazhuar vet\u00ebm pse ata do guxonin \u201ct\u00eb dilnin nga rrjeshti\u201d i \u00ebndrrave t\u00eb tyre, duke mos i lejuar as ta mendojn\u00eb se jetojm\u00eb n\u00eb nj\u00eb \u201cRepublik\u00eb Prokuror\u00ebsh\u201d dhe se fjal\u00ebn e fundit t\u00eb faj\u00ebsis\u00eb e ka vet\u00ebm gjykata.<strong> \/<a href=\"https:\/\/www.facebook.com\/100065031669643\/posts\/pfbid0USMq3S3CWxZBDpic41v1uZDA5qkgzCcnVYP4T4VdzW9ZH7M58bTWLCrXZBkC5t5Jl\/?app=fbl\"><em>Ekskluzive.al<\/em><\/a><\/strong><\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Anri Bala P\u00ebr t\u00eb kuptuar qart\u00eb se \u00e7far\u00eb ka ndodhur me vendimin e fundit t\u00eb Gjykat\u00ebs Kushtetuese, na duhet t\u00eb kthehemi pak n\u00eb koh\u00eb, p\u00ebr disa ngjarje thelb\u00ebsore q\u00eb kan\u00eb ndodhur, n\u00eb at\u00eb q\u00eb duhet t\u00eb ishte institucioni m\u00eb i lart\u00eb i garantimit t\u00eb ndarjes dhe balanc\u00ebs s\u00eb pushteteve dhe presioni i drejtp\u00ebrdrejt\u00eb q\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-69438","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/69438","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=69438"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/69438\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=69438"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=69438"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=69438"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}