{"id":69436,"date":"2026-02-09T17:48:27","date_gmt":"2026-02-09T17:48:27","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/02\/09\/pse-rama-nuk-e-pranoi-doreheqjen-e-ballukut\/"},"modified":"2026-02-09T17:48:27","modified_gmt":"2026-02-09T17:48:27","slug":"pse-rama-nuk-e-pranoi-doreheqjen-e-ballukut","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/02\/09\/pse-rama-nuk-e-pranoi-doreheqjen-e-ballukut\/","title":{"rendered":"Pse Rama nuk e pranoi dor\u00ebheqjen e Ballukut"},"content":{"rendered":"<p>Sepse pezullimin nuk e sheh si mas\u00eb ndaj nj\u00eb ministri, por si nd\u00ebrhyrje t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb n\u00eb p\u00ebrb\u00ebrjen e ekzekutivit<\/p>\n<p>Nga Baton Haxhiu<\/p>\n<p>Belinda Balluku sot n\u00eb m\u00ebngjes i ka ofruar dor\u00ebheqjen Kryeministrit. Edi Rama nuk ka dashur ta pranoj\u00eb. Dhe kjo nuk ka qen\u00eb nj\u00eb zgjedhje emocionale, por nj\u00eb q\u00ebndrim i qart\u00eb institucional.<\/p>\n<p>Q\u00ebndrimi i Edi Ram\u00ebs pas rezultatit 4 me 4 n\u00eb Gjykat\u00ebn Kushtetuese nuk \u00ebsht\u00eb thjesht reagim politik. \u00cbsht\u00eb nj\u00eb pozicionim institucional q\u00eb synon t\u00eb vendos\u00eb nj\u00eb vij\u00eb ndar\u00ebse mes asaj q\u00eb ai e konsideron ushtrim normal t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb dhe asaj q\u00eb ai e sheh si nd\u00ebrhyrje t\u00eb saj n\u00eb funksionimin e pushtetit ekzekutiv.<\/p>\n<p>Rama nuk e pranoi dor\u00ebheqjen e Belinda Ballukut jo sepse nuk e konsideron serioz hetimin, por sepse nuk e pranon pezullimin si instrument p\u00ebr t\u00eb ndryshuar p\u00ebrb\u00ebrjen e qeveris\u00eb p\u00ebrpara se gjykata t\u00eb ket\u00eb folur me vendim p\u00ebrfundimtar. N\u00eb logjik\u00ebn e tij, kjo nuk \u00ebsht\u00eb \u00e7\u00ebshtje individi, por \u00e7\u00ebshtje parimi.<\/p>\n<p>Dhe ky parim ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb me kufijt\u00eb mes drejt\u00ebsis\u00eb dhe ekzekutivit.<\/p>\n<p>Vendimi, ose m\u00eb sakt\u00eb mosvendimi i Gjykat\u00ebs Kushtetuese, la n\u00eb fuqi pezullimin e Ballukut nga detyra. Pra, praktikisht, masa e par\u00eb e SPAK-ut \u00ebsht\u00eb zbatuar. Balluku sot nuk ushtron funksionin e ministres. N\u00eb k\u00ebt\u00eb pik\u00eb lind paradoksi q\u00eb Rama e artikulon me qet\u00ebsi.<\/p>\n<p>N\u00ebse pezullimi \u00ebsht\u00eb n\u00eb fuqi, at\u00ebher\u00eb argumenti se ajo ndikon n\u00eb hetim bie. Dhe n\u00ebse bie ky argument, at\u00ebher\u00eb masa e dyt\u00eb e SPAK-ut, k\u00ebrkesa p\u00ebr heqje imuniteti dhe arrestim, b\u00ebhet e panevojshme.<\/p>\n<p>Kjo \u00ebsht\u00eb logjika q\u00eb ai k\u00ebrkon t\u00eb vendos\u00eb n\u00eb debat.<\/p>\n<p>SPAK e k\u00ebrkoi mas\u00ebn e dyt\u00eb pasi qeveria e \u00e7oi pezullimin n\u00eb Gjykat\u00ebn Kushtetuese. Pra, si reagim ndaj rezistenc\u00ebs s\u00eb qeveris\u00eb. Tani q\u00eb Gjykata nuk dha p\u00ebrgjigje, por la n\u00eb fuqi pezullimin, SPAK praktikisht e ka arritur at\u00eb q\u00eb k\u00ebrkoi fillimisht.<\/p>\n<p>Prandaj, sipas Ram\u00ebs, nuk mund t\u00eb q\u00ebndrojn\u00eb nj\u00ebkoh\u00ebsisht dy masa mbi t\u00eb nj\u00ebjtin subjekt. Nuk mund t\u00eb jesh nj\u00ebkoh\u00ebsisht i pezulluar nga detyra dhe objekt i nj\u00eb mase t\u00eb re q\u00eb justifikohet pik\u00ebrisht me faktin se je n\u00eb detyr\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb pik\u00eb, ai nuk po flet m\u00eb p\u00ebr Ballukun. Po flet p\u00ebr koherenc\u00ebn e veprimit t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb.<\/p>\n<p>Sepse n\u00ebse vazhdohet me procedur\u00ebn p\u00ebr heqjen e imunitetit, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb pezullimi \u00ebsht\u00eb n\u00eb fuqi, at\u00ebher\u00eb krijohet p\u00ebrshtypja se SPAK po e injoron efektin e vendimit t\u00eb Gjykat\u00ebs Kushtetuese dhe po vepron sikur masa e par\u00eb nuk ekziston.<\/p>\n<p>Kjo \u00ebsht\u00eb arsyeja pse mazhoranca po e trajton k\u00ebrkes\u00ebn e dyt\u00eb si jo urgjente.<\/p>\n<p>Nga k\u00ebndv\u00ebshtrimi i Ram\u00ebs, beteja me Gjykat\u00ebn Kushtetuese nuk kishte si q\u00ebllim mbrojtjen e Ballukut, por detyrimin e Gjykat\u00ebs q\u00eb t\u00eb shprehej mbi ligjshm\u00ebrin\u00eb e nd\u00ebrhyrjes s\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb n\u00eb ekzekutiv p\u00ebrmes pezullimit.<\/p>\n<p>Gjykata nuk e b\u00ebri k\u00ebt\u00eb. P\u00ebr shkak t\u00eb barazimit t\u00eb votave, ajo nuk prodhoi nj\u00eb interpretim kushtetues. Kjo e l\u00eb qeverin\u00eb pa p\u00ebrgjigje, por pezullimin n\u00eb fuqi.<\/p>\n<p>Dhe pik\u00ebrisht kjo e b\u00ebn situat\u00ebn absurde n\u00eb syt\u00eb e tij.<\/p>\n<p>Sepse ekzekutivi \u00ebsht\u00eb sot i ndikuar nga nj\u00eb mas\u00eb penale e p\u00ebrkohshme, nd\u00ebrsa Gjykata Kushtetuese nuk ka th\u00ebn\u00eb as po, as jo p\u00ebr legjitimitetin e k\u00ebsaj mase.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb kuptim, Rama e sheh ekzekutivin si t\u00eb mbajtur peng nga nj\u00eb situat\u00eb juridike e paqart\u00eb.<\/p>\n<p>Ai nuk kund\u00ebrshton hetimin. Nuk kund\u00ebrshton drejt\u00ebsin\u00eb. Kund\u00ebrshton faktin q\u00eb nj\u00eb mas\u00eb e p\u00ebrkohshme po prodhon pasoja t\u00eb p\u00ebrhershme n\u00eb funksionimin e qeveris\u00eb, pa nj\u00eb interpretim t\u00eb qart\u00eb kushtetues.<\/p>\n<p>Dhe p\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye ai e lidh \u00e7\u00ebshtjen jo me rastin konkret, por me t\u00eb ardhmen.<\/p>\n<p>Ai ka l\u00ebn\u00eb t\u00eb kuptohet se kur Gjykata Kushtetuese t\u00eb plot\u00ebsohet me n\u00ebnt\u00eb an\u00ebtar\u00eb, kjo \u00e7\u00ebshtje do t\u00eb rikthehet jo m\u00eb p\u00ebr Ballukun, por p\u00ebr t\u00eb sqaruar nj\u00ebher\u00eb e mir\u00eb kufijt\u00eb mes pushteteve.<\/p>\n<p>Sepse sot kemi nj\u00eb realitet t\u00eb ri.<\/p>\n<p>Nj\u00eb prokurori q\u00eb mund t\u00eb k\u00ebrkoj\u00eb pezullimin e nj\u00eb ministri p\u00ebrpara gjykimit.<\/p>\n<p>Nj\u00eb gjykat\u00eb penale q\u00eb e jep k\u00ebt\u00eb mas\u00eb.<\/p>\n<p>Nj\u00eb Gjykat\u00eb Kushtetuese q\u00eb nuk arrin t\u00eb vendos\u00eb n\u00ebse kjo \u00ebsht\u00eb e pranueshme.<\/p>\n<p>Dhe nj\u00eb ekzekutiv q\u00eb duhet t\u00eb funksionoj\u00eb brenda k\u00ebtij paqart\u00ebsimi.<\/p>\n<p>Ky \u00ebsht\u00eb thelbi i q\u00ebndrimit t\u00eb Ram\u00ebs.<\/p>\n<p>Nuk \u00ebsht\u00eb mbrojtje e individit. \u00cbsht\u00eb kund\u00ebrshtim i nj\u00eb praktike q\u00eb ai e konsideron t\u00eb rrezikshme p\u00ebr balanc\u00ebn e pushteteve.<\/p>\n<p>Sepse n\u00ebse kjo kthehet n\u00eb standard, at\u00ebher\u00eb p\u00ebrb\u00ebrja e qeveris\u00eb mund t\u00eb ndryshohet p\u00ebrmes masave t\u00eb p\u00ebrkohshme penale, pa pritur vendimin e gjykat\u00ebs.<\/p>\n<p>Dhe kjo, n\u00eb logjik\u00ebn e tij, nuk \u00ebsht\u00eb m\u00eb drejt\u00ebsi q\u00eb vepron mbi politik\u00ebn, por drejt\u00ebsi q\u00eb hyn n\u00eb territorin e saj.<\/p>\n<p>Kjo \u00ebsht\u00eb arsyeja pse ai nuk e pranon dor\u00ebheqjen e Ballukut.<\/p>\n<p>Sepse n\u00eb momentin q\u00eb ajo jep dor\u00ebheqjen, ai pranon n\u00eb heshtje se pezullimi \u00ebsht\u00eb nj\u00eb instrument i ligjsh\u00ebm p\u00ebr t\u00eb riform\u00ebsuar ekzekutivin.<\/p>\n<p>Dhe pik\u00ebrisht k\u00ebt\u00eb ai po refuzon.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Sepse pezullimin nuk e sheh si mas\u00eb ndaj nj\u00eb ministri, por si nd\u00ebrhyrje t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb n\u00eb p\u00ebrb\u00ebrjen e ekzekutivit Nga Baton Haxhiu Belinda Balluku sot n\u00eb m\u00ebngjes i ka ofruar dor\u00ebheqjen Kryeministrit. Edi Rama nuk ka dashur ta pranoj\u00eb. Dhe kjo nuk ka qen\u00eb nj\u00eb zgjedhje emocionale, por nj\u00eb q\u00ebndrim i qart\u00eb institucional. Q\u00ebndrimi i [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-69436","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/69436","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=69436"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/69436\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=69436"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=69436"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=69436"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}